Art-Kulture

Playboy thyen tabunë 64-vjeçare, prezanton modelen e parë transgjinore

[sgmb id=”1″]

Ines Rau, francezja do të pushtoj ballinën e “Playboy” për numrin e muajit nëntor të këtij viti.

Ajo në këtë formë modelja e parë transgjinore që do shfaqet në historinë 64-vjeçare të revistës.

“Bukuria e çdo gruaje meriton të festohet”, tha 26-vjeçarja duke shtuar se “Askush nuk meriton të jetë një grua më shumë se ato (gratë trans) të cilët zakonisht vuajnë nga abuzimi dhe trajtohen si asgjë”.

Rau, i cili më parë ka punuar me shtëpinë e modës Balmain dhe Vogue Italia, tha se themeluesi i Playboy, Hugh Hefner, e kishte zgjedhur personalisht atë që të jetë në numrin e parë të ballinës pasi të ndërron jetë.

Përzgjedhja e revistës ka nxitur reagime të ashpra të lexuesve, duke akuzuar udhëheqësit e tanishëm se po i humbasin vizionin e gazetës.

Por, djali i Hefnerit, Cooper Hefner, përmes një mesazhi në Twitter u ka bërë thirrje lexuesve të jenë më të hapur.

“Ne duhet të luftojmë kolektivisht për një botë më të hapur dhe jo të nxisim urrejtje”, tha ndër të tjerash Cooper.

Kujtojmë se themeluesi dhe pronari i revistës ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare në shtator të 2017.

Playboy thyen tabunë 64-vjeçare, prezanton modelen e parë transgjinore Read More »

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë

[sgmb id=”1″]

Ka disa vepra arti dhe arkitektura që janë të njohura në të gjithë botën. Por nëse studioni historinë e disa prej tyre pak më shumë me kujdes, do të zbuloni se shumë prej tyre përmbajnë shumë mistere, shkruan bright side, transmeton Indeksonline.

Ja disa prej tyre qe do te ju habisin:

 

Misteret e ikonave të famshme që 90% e njerëzve nuk i dinë Read More »

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë

[sgmb id=”1″]

Me takimin e zhvilluar në ambjentet e pallatit të kulturës në Vlorë me drejtues të njësive vendore në qark, është mbyllur axhenda e takimeve dy ditore e qeverisë Rama 2 në qytetin bregdetar. Takimet kanë startuar ditën e premte rreth orës 16:00 me mbledhjen e qeverisë, ndërsa kanë vijuar me një takim konsultues mbi buxhetin 2018.

Dita e shtunë ka qenë mjaft e ngjeshur teksa ka nisur me takimet e ministrave me drejtues të institucioneve në varësi të tyre. Takim me prindërit, takime të ministrave në fshatra , por edhe mbledhja me drejtues të njësive vendore kanë vijuar axhendën e qeverisë në qytetin e Vlorës.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Vlorë u morën  një sërë vendimesh të rëndësishme nga qeveria si edhe ishte shpallja zonë e mbrojtur e fshatit Kaninë, apo projekti i kompleksit sportiv , aeroporti dhe një sërë vendimesh të tjera. Qeveria Rama e ka nisur nga Vlora, ndërsa për cdo muaj si edhe konfirmoi vetë,qeveria do të jetë në takime në cdo qark.

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë Read More »

Angelina Jolie më në fund duket e lumtur

[sgmb id=”1″]

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie duket se ka lënë anash përjetimet e këqija të deritanishme, pasi ato dukeshin larg mendjes së saj kur ajo doli në një mbrëmje  në Los Angelos.

Jolie, u pa mahnitëse kur nxitoi për një premierë filmi.

Angelina u pa tejet rrezatuese derisa po mbante të veshur një kep të madh madje dukej tejet e lumtur sa që vërehet dhe buzëqeshja e saj të cilën e ofron shumë rrallë!

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie duket se ka lënë anash përjetimet e këqija të deritanishme, pasi ato dukeshin larg mendjes së saj kur ajo doli në një mbrëmje  në Los Angelos.

Jolie, u pa mahnitëse kur nxitoi për një premierë filmi.

Angelina u pa tejet rrezatuese derisa po mbante të veshur një kep të madh madje dukej tejet e lumtur sa që vërehet dhe buzëqeshja e saj të cilën e ofron shumë rrallë!

Angelina Jolie më në fund duket e lumtur Read More »

Aurela shfaqet sërish me veshje unike

[sgmb id=”1″]

Aurela Gaçe është shfaqur sërish me një stil tejet interesant.

Këngëtarja mbrëmë ka pasë performancën e radhës ku shihet e veshur e tëra me të zeza, shkruan Indeksonline.

Aurela ka pohuar disa herë që për dukjen e saj në të gjitha mbrëmjet kujdeset vetë.
E me sa duket ajo e di më së miri se cka i shkon.

Aurela shfaqet sërish me veshje unike Read More »

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi baskhë me kabinetin e ri qeveritar.

Në mesin e kabinetit të ri qeveritar, Rama ka edhe tre zëvendësministra kosovarë, transmeton Indeksonline.

“Ju uroj mirëseardhje katër kolegëve nga Kosova, Besës, Ilirijanës, Valbonës dhe Hajrullahut me mirënjohje për pranimin e ftesës që të bëhen pjesë e skuadrës drejtuese për katër vitet e ardhme”, është shprehur Rama

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar Read More »

Disa nga të fshehtat e Nobelit, çmimit më të famshëm në histori

[sgmb id=”1″]

Duke përdorur të dhënat e databezit të Fondacionit të Nobel nga viti 1901 deri më 2016, National Geographic ka zbuluar disa sekrete që qëndrojnë pas çmimit të famshëm.

Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën në Nobel falë emigrantëve:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të fituesve individualë të çmimit Nobel, por numri më i madh i tyre janë emigrantë që kanë ardhur në SHBA gjatë fëmijërisë apo shumë të rinj. Më shumë se 30 % prej tyre janë të lindur jashtë SHBA-së, shkruan bota.al

Mesatarisht, fituesit e viteve të fundit të çmimit Nobel janë më të moshuar:

Nga laureatët e këtij viti në mjekësi, fizikë dhe kimikë, të gjithë, përveç njërës, janë mbi moshën 70 vjeçare. Kjo reflekton një lloj trendi midis laureatëve.

Laureatët e çmimit Nobel në shumicën dërrmuese janë meshkuj:

Nga 881 individët që fituan Çmimet Nobel në periudhën 1901 – 2016, vetëm 48 kanë qenë femra. Në disa disiplina, ‘thatësira’ ka vazhduar për dekada: Gruaja e fundit që fitoi Çmim Nobel për Fizikën ishte  Maria Goeppert Mayer, e cila u nderua në vitin 1964. Hendeku pasqyron paragjykime institucionale gjatë viteve të fundit kundër grave brenda shkencave.

Gjithnjë e më shumë, laureatët e Nobelit përfaqësojnë bashkëpunime shumë më të mëdha shkencore:

Rregullat e Fondacionit Nobel thonë se një çmim Nobel mund t’u jepet vetëm tre individëve, duke reflektuar shkencën e vogël që mbizotëronte në fillim të shekullit të 20-të.

Por sot, përparime të mëdha vijnë gjithnjë nga bashkëpunime shkencore masive dhe Komiteti i Çmimit Nobel ka qenë i kujdesshëm për të dhënë shpërblime shkencore për grupe më të gjera.

Kontrasti është sidomos i zymtë në fizikë, ku bashkëpunimet shkencore mund të përfshijnë mijëra studiues, siç ilustrohet nga zbulimi që fitoi Çmimin Nobel për fizikën 2017.

Çmimi shkoi në Rainer Weiss, Kip Thorne dhe Barry Barish për zbulimin e valëve gravitacionale. Ndërsa kontributet e treshes ishin të mëdha, ata vetë argumentojnë se çmimi duhet të kishte njohur bashkëpunimin më të gjerë i cili përfshin qindra shkencëtarë.

Në fund të fundit, studimi që njoftoi zbulimin e valëve gravitacionale ka 1.001 bashkautorë. Vetëm 0.3 për qind e tyre u nderuan me emër në Stokholm.

Disa nga të fshehtat e Nobelit, çmimit më të famshëm në histori Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com