Art-Kulture

UNESCO shton në listë edhe 64 qytete tjera

[sgmb id=”1″]

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Kulturë dhe Shkencë, (UNESCO) ka shtuar në listën e qyteteve kreative edhe 64 qytete të reja.

Në një deklaratë të publikuar nga organizata, thuhet se vendosja e qyteteve në këtë listë njeh kratitivitetin e tyre në shtatë fusha: vepra artizanale dhe art popullor, dizajn, film, gastronomi, letërsi, artet mediale dhe muzikë.

Qyteti turk i Stambollit është emëruar “Qytet i Dizajnit”, Hatay për “Qytet të Gastronomisë”, ndërsa provinca perëndimore Kutahya “Qytet i veprave artizanale dhe artit popullor”.

Numri i përgjithshëm i qyteteve në këtë listë ka shkuar në 180, thotë UNESCO.

Në dhjetor të vitit 2015 gastronomia e provincës juglindore të Gaziantep-it, zuri një vend në listën e qyteteve kreative.

Rrjeti i Qyteteve Kreative është themeluar në vitin 2004 në mënyrë që të rrisë bashkëpunimin mes qyteteve të cilat kanë një dizajn të theksuar.

UNESCO shton në listë edhe 64 qytete tjera Read More »

Gazetarja e njohur, flet në lidhje me Adelajdën: Ja pse dje e urreva facebook-un

[sgmb id=”1″]

Vdekja e parakohshme e Adelajda Xhamanit, moderatorja dhe ish-konkurrente e Big Brother Albania 2 ka prekur zemrat e të gjithëve.

Lajmi për vdekjen e saj pushtoi të gjitha mediat dhe rrjetete sociale, duke prekur zemrat e të gjithëve, Gazetarja e njohur e Top Channel, Beti Njuma tregon si e ka përjetuar ditën e djeshme dhe ashpërsisë së rrjeteve sociale për të dhënë një lajm të trishtë, siç është vdekja në moshë të re e Adelajda Xhamanit.   

 SHKRIMI I BETI NJUMA

Pas një dite të kaluar në mal, në paqe me veten dhe natyrën, e ku telefonin e kisha hapur veçse për ndonjë mesazh, buzë mbrëmjes hap facebookun, dhe lexoj atë që mund të cilësohet ngjarja e ditës, vdekjen e parakohshme e të hidhur të Adelajdës. Përveç empatisë së zakonshme për humbjen e një vajze të re, një kolegeje dhe në fund të fundit një qenieje njerezore, befas u përballa me një dhimbje që vërshonte nga të katër anët. Mesazhe pa fund trishtimi, brenge, lamtumire e keqardhjeje më rrëmbyen duke më pushtuar me një ndjesi me të cilën s’kisha asnjë lidhje. Adela nuk ishte as shoqja e as e njohura ime, por ja që uragani facebook më mbërtheu padashur në një vorbull dhimbjeje ndaj së cilës nuk mund të jesh indiferente e domosdo solidarizohesh.

E urreva facebookun sepse hyri dhunshëm në ditën time, në jetën time e më bëri të ndjehem e brishtë dhe e pambrojtur në këtë dhimbje të shumëfishuar.

E urreva facebookun për pushtetin e pakufishëm që ka fituar mbi të gjithë ne duke përhapur të mirën apo të keqen me një lehtësi të papërballueshme edhe kur të dyja këto duhet t’u përkasin veç të zotëve të tyre.

E urreva facebookun sepse e ka mekanizuar dhe artificializuar dhimbjen me përjetime që fabrikohen sa hap e mbyll sytë me një klik e bëhen dhunshëm edhe personale ndonëse mund të jesh krejt i huaj ndaj ngjarjes.

Dhe si të gjitha gjërat që urrehen, mendova se nuk do të jetë e largët dita kur do ta braktis perandorinë e dhimbjes komunitare.

Them se ka ardhur koha që gëzimet të jenë vetëm të miat, dhimbjet gjithashtu, vetëm të miat, jeta vetëm e imja!

Siç shkruante para do kohe prof Gilman Bakalli, facebooku është tundimi permanent i humbjes së kontrollit. Tinëzisht, por në mënyrë efikase ama! Ndoshta ka ardhur koha të gjejmë kontrollin e humbur. E po qemë të zotët edhe ta rifitojmë atë! 

Gazetarja e njohur, flet në lidhje me Adelajdën: Ja pse dje e urreva facebook-un Read More »

Vdekja e Adelës përlot Vip-at shqiptarë, fjalët e ndjera për moderatoren e njohur

[sgmb id=”1″]

Ndarja e parakohshme nga jeta në moshën 31-vjeçare e moderatores së njohur Adelaida Xhamani si pasojë e një ataku kardiak, ka prekur edhe personazhet e njohur shqiptarë.

Në profilet e tyre përkatëse ata shkruajnë fjalët më të mira për Adelën dhe ndihen mëse të prekur nga vdekja e saj në moshë kaq të re.

Disa prej personazheve të njohur që shkruajnë për ndarjen nga jeta të Adelës janë : aktori Julian Deda, këngëtarja Irma Libohova, moderatorja Roza Lati, gazetarja Iva Tiço, këngëtarja Rozana Radi, këngëtarja Poni etj.

Ja çfarë shkruajnë ata për mikeshën e tyre që vdiq në një moshë tepër të re.

Vdekja e Adelës përlot Vip-at shqiptarë, fjalët e ndjera për moderatoren e njohur Read More »

E papritur/ Rama ja cili emision në Shqipëri nuk bën pjesë në kazanin mediatik

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit u shfaq për herë të parë pas shumë vitesh mungesë dhe përplasjesh mes tij dhe moderatorit Arjan Çani në studion e këtij të fundit “Zonë e Lirë”.

Por sot ai pritet të jetë përsëri i ftuar në këtë program të cilin e quan të vetmin kazan pa mbetje toksike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri me anë të një postimi në Facebook.

“Sonte në 9 tek Zona e Lirë e Arian Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan kryeministri.

Besohet se në qendër të ftesës së këtij programi do të jetë çështja “Tahiri” e përfolur kohët e fundit gjerësisht në media si edhe konflikti i Ramës me gazetarët.

Një gjë është e sigurt, që Show i mbrëmjes së sotme do të jetë i garantuar për të gjithë adhuruesit e ekranit.

E papritur/ Rama ja cili emision në Shqipëri nuk bën pjesë në kazanin mediatik Read More »

Qytetarët presin nga ana e Bashkisë Vlorë investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre

[sgmb id=”1″]

U befasova sot në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë, kur nga ana e administratës, në një relacion aspak normal, ishte përgatitur ndër të tjera projekt-vendim për pakësimin e fondit rezervë të Bashkisë Vlorë. Arsyeja ??
Bëhet fjalë për vitet 2007-2008-2009, ku punonjës të bashkisë me anë të kontratave të lidhura me kompani private telefonike, koston e bisedave të konsumuara nga aparatet e tyre telefonike, ia faturojnë buxhetit të bashkisë.
Ne si këshilltare të opozitës votuam kundër këtij absurdi, duke argumentuar se këto fatura nuk kanë pse paguhen nga taksat e qytetarëve, të cilët nga ana e Bashkisë Vlorë presin investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre.

Qytetarët presin nga ana e Bashkisë Vlorë investime për të përmirësuar jetesën dhe jo të shpërdorojë fondet e tyre Read More »

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët

[sgmb id=”1″]

Serbia i ka bërë zullume vetes dhe serbët duhet të jetojnë me këtë vërtetë. Ata i kanë sjellë vuajtje vetvetes dhe të tjerëve.

Kështu ka deklaruar shkrimtarja e famshme gjermane, nobelistja Herta Myller (Herta Müller), e cila është duke e vizituar Beogradin si mysafire e Panairit të Librit.

Ajo e ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexues ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saja dhe të fqinjëve të saj.

Shkrimtares ia kanë rikujtuar kritikat e saja ndaj Serbisë dhe përkrahjen e sulmeve të NATO-s në kohën e bombardimeve më 1999, duke ia cituar fjalinë e saj të atëhershme se “Millosheviqi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.

Nobelistja Muller është përgjigjur rrufeshëm:

“Edhe sot mendoj njëjtë”.

“Një njeri si Millosheviqi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë”.

“Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm”.

“Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmë-parajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes”.

“Serbët i kanë bërë keq vetes”.

“Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur fajësi për tmerret e ndodhura”.

Myller ka thënë se nuk është pacifiste, njofton Klan Kosova.

“Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat”.

“Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me intervenime të caktuara”.

“Kur ndodh lufta atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha dhe të mposhtet nga pala tjetër”.

“Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral”.

“Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm”.

“Popujt që sulmohen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe”.

“Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut”.

 

Duke folur për diktaturat, Myller e ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it.

“Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak”.

 

Këto deklarata kanë shkaktuar reagimet të shumta tek publiku serb, por shkrimtarja ka thënë se nuk e ka ndërmend të arsyetohet.

“Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj. Por, kur më pyesni për diçka, unë dua të jem e sinqertë”.

 

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët Read More »

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu

[sgmb id=”1″]

Rona Nishliu është këngëtarja e njohur shqiptare e cila shquhet për vokalin e saj.

Ajo nuk është shumë aktive me projekte dhe në këtë mënyrë edhe paraqitjet e saj televizive janë më të rralla, shkruan Indeksonline.

Së fundi Rona ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram” në të cilën shfaqet shumë më ndryshe se që e kemi parë më herët.

Në këtë fotografi ajo shfaqet me flokët e shkurta, me veshjen e thjeshtë. Për më tepër shikoni fotografinë.

Nuk do ta besoni se sa shumë ka ndryshuar Rona Nishliu Read More »

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll

[sgmb id=”1″]

Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta shpërndajë muzikën e saj në botë, kështu e ka filluar shkrimin e saj prestigjiozja “Popdust” për Era Istrefin.

Më pas ata vazhdojnë, “Besoj në mrekulli” ka thënë Era tash që hyri në tregun Amerikan. Ata thanë që Era është këngëtarja e parë shqiptare e cila ka arritur që të mbërrijë tregun ndërkombëtar dhe sukses ky që nuk ka ta ndalur, shkruan Indeksonline.

“Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme,” thotë ajo, “por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese! ”

Era në tekstet e saj më shumë frymëzohet nga jeta dhe përvojat e saj. “ Unë flas me emocione dhe ndjenja, unë fus energji në këngët e mija” ka thënë Era.

Era për “Popdust” tha se kur kompozitorët , producentët dhe ajo janë në një dhomë dhe e duan dhe e përfundojnë këngën është nja nga momentet e saj të preferuara. “Kënga rrjedh lehtë, kur të gjithë janë në harmoni, në të njëjtën faqe dhe është shumë pasionante”.

Era Istrefi intervistohet nga “Popdust”, e cilësojnë yll Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com