Promovohet libri dedikuar burrit te shtetit Koco Kota -Shoqata ‘Laberia’ dhe ‘Shqiperia’ te pranishem !
Nga Blerta ( Haluli ) Xhaferaj
Te Shtunen në ambjentin e pallatit ” Labëria ” është promovuar libri monografik-publicistikë dedikuar burrit të shtetit Shqiptar Dr. KOCO KOTA dhe kombit shqiptar, të cilit i përkasim në gjak dhe në farë.
Autori i librit Harallamb Kota e ka sjellë personazhin e periudhës së Rilindjes sonë Kombëtare në të gjitha dimensionet, duke mos u përfshirë me qëndrime subjektive, fakte të gjalla që të bëjnë të bëhesh pjesë e periudhës që ndryshoi faqen e historisë së popullit tonë liridashës.
Koco Kota punoi për bashkimin e shqiptarëve me qëllimin e vetëm , largimin e lakmitarëve për të zaptuar territoret e Shqipërisë. Në promovim folën Profesor doktor Bardhosh Gace i cili ishte dhe ndihmësi kyc i autorit për të sjellë në jetë këtë libër me vlera historike ku prek personazhe të periudhës së ndritur të RILINDJES. Albert Zholi shkrimtar e të tjerë miq të autorit prezantuan disa nga episodet erëndësishme të personazhit historik.
Auditori i shte mbushur me lexues të sferave të ndryshme si shoqata “Labëria” shoqata “Shqipëria” mësues, gazetar etj