Panairi i Librit për këtë vit nuk do të mbahet në “Pallatin e Kongreseve”, për shkak të masave kundër koronavirusit.
Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka bërë me dije se ky organizim do të bëhet online.
Ky Panair do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.
Gjatë ditëve të tij, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në live stream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.
Që sot ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online, ndërsa qendra e këtyre veprimtarive do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.
Sot është një ditë e vecantë për njërin nga Parodistët e vlorës.
I mirënjohuri parodisti dhe aktori Afrim Agalliu feston sot ditën e tij të lindjes!
Të shumtë ishin miqtë të cilët e kanë uruar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jo vetëm.
Stafi i orikuminews bashkohet me urimet e shumta për Afrimin ‘Edhe 100 vite dhe mos ju shterofte humori dhe parodia asnjëherë!’
/orikuminews/
Urimi i vecantë i njerit prej miqve të tij Piro Bregaj:
I veçante sot urimi
Paska ditelindjen Afrimi
Artisti Afrim Agalliu
Fisniku e sojelliu
Urime o miku im
Dhe 100 vite gezim
Paç te perjetshme rinine
Shendetin e lumturine
Sa shume humor na dhuruat
Sa shume kenge e parodi
Ju qe plaget ne mjekuat
Veç buzeqeshje ne sy
Jeni katershja hyjnore
Vlore moj kush ka si ty
Ju qe shkelqyet ne skena
Ju qe bete histori
Afrim te uroj nga zemra
Shume shendet e lumturi
Festofshe dhe 100 te tjera
Te paçim gjithmone te ri 😁🌟
Jurgen Pecnikaj, 25-vjeçari me origjinë nga Tropoja është një djalë shumë i talentuar në muzikë. Jurgeni jeton në Gjermani dhe puna që bën nuk ka lidhje me muzikën, megjithatë ai e sheh këtë si një mundësi për t’u integruar dhe për t’i krijuar vetes rrugë të reja në muzikë.
“Për momentin kam bërë dokumentet me një firmë pastrime, ajo më ndihmoi për të bërë dokumentet gjermane, atje do të rri për ca kohë dhe do shoh ku ka më mirë, është një vend që të jep shumë mundësi për çdo gjë”, shprehet Jurgeni përmes skype-it në emisionin “Rrugëtim me Anilën”.
Edhe pse ka studiuar 10 vite në liceun artistik për violinë dhe piano ajo që e bëri të njohur ishte çiftelia.
“Kam studiuar në lice 10 vite violinë dhe piano ishte vendimi im që jam shkëputur nga shkolla e muzikës, nuk jam penduar edhe këtu i shikoj mundësitë për tu marrë me muzikë në 10 tetor kam një show me çifteli këtu afër qytetit të Këlnit në Gjermani, mundësitë janë tepër të mëdha jo vetëm këtu por edhe në Zvicër, Itali Francë kudo që ka shqiptar mund të bësh show”, shprehet Jurgeni.
Prej vitesh ai risjell në versionet origjinale të hitet shqiptare dhe botërore. Ai i ripërpunon këngët me ritme shqiptare. Ishte Bebe Rexha e cila e nisi ditën duke luajtur “Say my name” të Jurgenit.
“Të vlerësohesh nga këngëtarët të bën të ndihesh mirë dhe më bën të vazhdoj akoma më shumë , sidomos kur të mbështet Bebe Rexha një artiste aq e madhe më bën që t’i kushtoj më shumë rëndësi instrumentit tonë çiftelisë”,-shprehet Jurgeni.
Të shumtë janë artistët shqiptarë që kanë shpërndarë versionet me çifteli të 25 vjeçarit, si Capital T, Ylli Limani, Ardian Bujupi dhe rreth një vit më parë ishte Daddy Yankke ai që postoi në instagramin e tij hitin me çifteli “Con Calma”.
Emrat e njohur dhe hite muzikore është kjo strategjia e Jurgenit për të fituar popullaritet në kohërat virtuale që po jetojmë.
“Fillimisht nuk kam synim të jem vetë i famshëm, ideja është që ta promovoj çiftelinë sa më shumë ta dëgjojnë të rinjtë sa më shumë pasi rinia sot nuk po dëgjon më muzikë me instrumente folklorikë m’u desh të mendoja çfarë të bëja për rininë thashë do bëj remikse do i sjell me këngë rrep deep house lloj lloj rrymash.
Po mendoj t’i futem seriozisht jo vetëm remikseve por edhe dua të krijoj muzikën time. Kushtet nuk i kam këtu në Berlin. Falenderoj shumë News 24 për këtë ftesë”,-përfundon Jurgen Pecnikaj intervistën për “Rrugëtim me Anilën”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton se shkrimtari i njohur Ismail Kadare, do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.
Në një njoftim zyrtar ambasada amerikane thotë se Festivali Neustadt i Letërsisë është një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.
Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, njofton ambasada.
Sot bëhen plot 37 vjet nga nisja e emisionit më të dashur dhe më të njohur sportiv, “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Emisioni që nisi në Radio Tirana, drejtuar nga Ahmet Shqarri, për shkak të kohës kur nuk kishte edhe mënyrë tjetër informimi, tërhiqte sportdashësh nga të gjitha trevat shqiptare.
Përvjetorin e emisionit të njohur e ka kuajtuar sot Sefer Kikija, gazetari sportiv i Elbasanit, pjesë e këtij emisioni. Ndër të tjera ai zbuloi se sigla që niste emisionim ishte e kompozuar nga mjeshtri i madh, Shpëtim Saraçi.
“Historia flet….; “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, – shkroi Sefer Kikija, nga Italia ku jeton sot, teksa solli detaje dhe nostalgjinë e këtij emisioni, aq të dashur dikur për shqiptarët.
NGA SEFER KIKIJA
2 Tetor 1983 – 2 Tetor 2020… Plot 37 vjet me pare, gazetari sportiv, i mirenjohuri AHMET SHQARRI do te ideonte, projektonte dhe Niste ne Radio Tirana, emisionin sportiv te titulluar “Nga njera ndeshje ne tjetren”. Nje nder emisionet me te degjuar ne Shqiperi. Nuk kishte familje shqiptare, qe sapo fillonte ky emision, hapnin radiot dhe degjonin zerin brilant te Shqarrit. Te tjeret nepermjet radiove te dores, nepermjet kasetofoneve te makinave ndiqnin këtë emision. Pas siglës muzikore të kompozuar me plot finesë nga maestro Shpëtim Saraçi, do të vinte zëri i kthjellët, plot timber dhe i qartë tek thoshte… “Mirëdita të nderuar dëgjues, unë Ahmet Shqarri ju përshëndes nga studio nr 1 e Radio Tiranës…, nisim transmetimin e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.
“Falë punes se kordinatorit teknik Fatmir Dizdari dhe teknikut Rubin Kristo, linjat jane gati…Luhen ndeshjet e javes se peste te kampionatit, dhe ka takime te rendesishme……Ne Kavaje, Besa- Vllaznia, radiokronist do te jete Fatmir Efica; ne Durres, Teuta-Flamurtari, radiokronist Bujar Qesja; ne Peqin nje ndeshje e rendesishme, Shkumbini- Tirana, do te jene dy radiokroniste elbasanas, Sefedin Allkja dhe Sefer Kikija…; në Tiranë, Dinamo-Lushnja, radiokronist Ismet Bellova dhe Veli Rada…; në Gjirokastër, Luftëtari-Partizani, radiokronist Frederik Fico…; në Korçë, Skënderbeu-Flamurtari, radiokronist Vladimir Ngjela…; në Fier, derbi i Myzeqesë, Apollonia -Lushnja, radiokronist Arbër Emiri dhe Mikel Mbricaj… E kështu, niste ky emision i shumëpritur nga dashamirësit e futbollit shqiptar.
“Duke qenë pjesëe këtij emisioni, për shumë vite, falenderoj dhe i uroj jetë të gjatë Shqarrit, përshendes ish-kolegët dhe drejtuesit e tanishëm, gazetaren sportive Ajna Erga Kënga, te madhin Shpëtim Gjoshi si analist dhe drejtues, por dhe një tjetër personazh, ikonë e gazetarisë sportive, Bashkim Tufa. Respekte dhe mirënjohje…
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë u përurua busti i Isa Boletinit, i punuar nga skulptori nga Mitrovica Sabri Behramaj. Ky bust iu dhurua muzeut nga skulptori Behramaj duke pasuruar fondin muzeor. Në përurimin e busitit, që u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, skulptori, qytetarë etj. Deputeti Velaj tha në fjalën e tij se “kur Beb Dobi, drejtori i muzeut me lajmëroi se një artist nga Kosova po krijonte një bust të Isa Boletinit, mendova se do ishte Luan Mulliqi apo Adem Rusinovci, dy pesha të rënda të skulpturës kosovare. Rezultati ishte se asnjëri prej tyre nuk ishte por Sabri Berhamaj që kishte studiuar në akademinë e artve pikërisht tek miku im Adem Rusinovci. Vazhdova më tutje kërkimin mbi autorin dhe mësova se e kishte nisur mirë rrugën e suksesit duke u paraqitur në disa ekspozita brenda dhe jashtë Kosovës”. “Ajo që mua sot më gëzon, është fakti se më në fund, pritja mbaroi. Ka kaq vite që këtyre dhjetë burrave në bronx këtu në oborrin e muzeut (dhjetë firmëtarë të pavarësisë si dhe ministra të qeverisë së parë të Ismail Qemalit) ju ngelën sytë nga dera dhe të merakosur, pyesin përse po vonohet Isa. Por sot, tek e panë të hynte, u qetësuan kur ai, pasi u përqafua me ta, ju shpjegoi vonesën, sesi i ishte dedikuar pavarësisë së Kosovës. Unë dua ta falënderoj autorin që e mundësoi këtë bashkim të bronxtë të 1912’s dhe veçanërisht, drejtorin që muzeun e ka kthyer në një vatër të ngrohtë të shqiptarizmit”, – theksoi Velaj. Ky aktivitet u organizua nga Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë. Muzeu i Pavarësisë u përurua në 28 nëntor të vitit 1962 me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare. Ndërtesa gjatë vitit 1913 ishte vend pune për qeverinë shqiptare, për rreth 6 muaj. Më 28 nëntor 1913 këtu u festua përvjetori i parë i pavarësisë. Nga viti 1936 deri në fillimet e Luftës se Dytë Botërore ka shërbyer si muze historik kombëtar.
Muzeu është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Në të të jepet mundësia të shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinalë të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës.
Ky muze iu nënshtrua rikonstruksionit falë projektit për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar, investim i qeverisë shqiptare./atsh
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
“Vlora do të kthehet vit pas viti në një nga motorët më të fuqishëm të industrisë së turizmit shqiptar, duke rritur më tej punësimin, të ardhurat dhe vlerën e pasurive të paluajtshme të zonës. Ky park do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren, ku më në fund do të dalë në dritë shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë, e fshehur pas gardheve e kioskave prej dekadash të tëra; do mbillen shumë pemë e gjelbërim dekorativ, në një tjetër hapësirë fantastike për banorët, vizitorët dhe turistët”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “projekti do të sjellë lidhjen e bukur mes bulevardit të ri të Lungomares dhe do të krijojë një hapësirë krejt ndryshe e të re për gjithë banorët, por edhe për vizitorët e ditës dhe turistët në Vlorë duke iu ofruar një mundësi të gjithëve pavarësisht moshave për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri-tjetrin, sepse jam i bindur se ky park do të jetë shumë i jetuar gjatë çdo dite”.
“Kjo është shtëpia më e rëndësishme e Shqipërisë dhe për fat të keq për shumë shumë kohë është një shtëpi që ka mbetur e vetmuar ndërkohë që duhet të jetë e hapur e plot me njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Mënyra sesi është rrethuar dhe ka humbur pas gardheve e kioskave e ka bërë të pamundur që edhe kjo shtëpi e vogël në përmasë, por kaq e rëndësishme nga pikëpamja historike të jetë pjesë e rasteve që e bën Vlorën të vizituar jo thjesht për detin, diellin, por edhe për historinë e saj”, – nënvizoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “projekti është pjesë e zinxhirit që i kalon përmasat e ngushta të një qyteti kur vjen puna tek aspektet e veta urbanistike e arkitektonike, njësoj si Lungomare, si sheshi ‘Skënderbe’, si shëtitorja pranë detit në Himarë, njësoj si një sërë projektesh të tjera do ti kalojë kufijtë e vendit, do shikohet në publikime urbanistike e arkitekturore e do jetë pjesë e konkurseve të mëdha ndërkombëtare siç ishte Lungomare apo sheshi ‘Skënderbe’ që fitoi çmimin si hapësira më e bukur publike e ndërtuar në Europë”.
“Ne me këtë projekt rrisim edhe hapësirën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijojmë një mundësi urbanistike të re për të lidhur gjithë aksin kryesor”, tha Rama./atsh
Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.
Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.
Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.
Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.