Art-Kulture

Pershendetje vendlindje, pershendetje Dukat! Nga Zhaneta Braho

Nga Zhaneta Braho

Pershendetje At_ Dhe
Pershendetje krahine
Me mall e nostalgji
Te shkruan nje bije
rrokullisen vitet si guret e lumit
e njeri mbas tjetrit shkojne ata pa zhurme
Por ATA Jane vetem ..numra
Rendesi ka qe jetohen
e Lene mbresa kujtime e gjurme !!!
Pershendetje vend_ lindje pershendet Dukat
Ti je pjesa ime
Nena..Dhe im” ate
Pershendetje te ngrohte
Ju dergoj nga kurbeti
Neper naten e dimrit
ta sjelle era e ngrohte. e detit
Eshte. malli per nenen
Qe me lindi e rriti
Malli per babain
Qe njeri me pregatiti
Aty mesova A_B_C..ne
Me mesuesit e mi te ngrohte
Qe percollen tek une dashurine per dije
E qe tek femijet
E kam perciell sot!!
Pershendetje o tradita
Qe S” kam per tu harruar
Aty….kur njeri…qante
per tjetrin nuk kish te gezuar
Aty ku njehere è nje kohe
Edhe televisori mungonte
Dhe mesues Skenderi ne lagje
Miresevini_ na thoshte!!
Te pakten nje here ne vit
Shihnim festivalin ekenges
Ne vocerraket eMigjenit ..kembe..baltosur
Por ATA nuk e prishnin…zemren!!!!
Aty qe Dhe pse jetoja
Jo me shume se 20 vjet
Por ndihesha e rende sì plumbi
E ketu si nje pupel è lehte!!!
Aty ku Dhe guri te duket jastek
Aty ku Dhe alumini
Shkelqen si argjende
Aty ku kenga e dasmes
hapej gati nje jave perpara
Aty ku per mire a per keq
Cellesat i kish mehalla
Aty ku burrat e rralle
E hidhnin vallen ne gjunje
Aty ku portat mbashin hapur
E frika nuk njihej kurre!!!
Aty ku gjemon e bukur kenga labe
e nenat Tona qajne me bejte
Aty nga ju toka ime
Kam marr gjithshka me vete!!!

 

Pershendetje vendlindje, pershendetje Dukat! Nga Zhaneta Braho Read More »

Qaj o fshati nënë Qore, për Selman Ali me more ! Nga Bedri Kabasha.

QAJ O FSHATI NENE QORE

Qaj, o fshati nene Qore
Per Selman Ali me more
Selman Ali nga Dukati
Nikehila nga llagapi
Dergon mbi Dervish Aine :
Dervish mblidhe djelmerine
Konisbalte , kemi pusine !!

Dukat__Vlore

1) Fshati i Dukatit nen majen Qore te Maleve te Vetetimes.
2) Selman Aliu nga Dukati.
3) Selman Ali me more : I zgjuar, i mençur.

Kenge Popullore te Laberise
Bedri Kabashi
27,12,2017

Qaj o fshati nënë Qore, për Selman Ali me more ! Nga Bedri Kabasha. Read More »

O ti det Adriatik, pse u tregove i lig ? Nga Andrea Vangjeli

O ti det Adriatik
Pse u tregove i lik
Tani tek ty kemi frik
S’diet se sa jet ke fik

E mba mend nisi eksodi
Anijet plot e pèr plot
U nisèn me mijra vet
Po tè gjithè nuk dolèn dot

Vitet ishin tè vèshtira
Shpresa ish pèr Itali
Eksodi i hapi krahèt
Nènat u veshèn nè zi

Gèlonte skafi gomonia
Mbushej me gra e fèmi
S’na tremte nata e errèt
Vendi ishte sterr e zi

Po kuja u hap e madhe
Kur ti pèrpive 100-it
Ti o det si s”pate dhimbje
Kur more grat e fèmit

Dalin nènat der te bregu
Nisin valèt numèrojn
I luten zotit nè qiell
Trupat tuaj po kèrkojn

S’duan shumè veç trupat duan
Dhe njè varr pèr ju tè ken
Ato po jetojn me brengèn
Vall ku e ngritèt “folen”

Karafilat tè mbulojn
Ty o det me dallg e shkum
Si nuk naj dhurove trupat
Dhembjen naj shtove mè shumè

O ju nèna shami zeza
Tè madhe plagèn e kini
Po kur deti i shtron valèt
Shpirtrat e tyre i shini

Se ata ikèn pa faj
Kèrkonin njè jet tè re
Trupat i pèrpiu deti
Dhe shpitin ngjitèn mbi re

Deri tudje né Otranto
Turfullo Adriatik
Dhe kur je me valèt shtruar
Asnjèher nuk tè bèj mik

O ti det Adriatik, pse u tregove i lig ? Nga Andrea Vangjeli Read More »

Dhurata e Erdoganit për Shqipërinë, drejt përfundimit xhamia më e madhe në Ballkan

“Dhurata” e Erdogan për Shqipërinë është drejt përfundimit.

Në një artikull nga “TornosNews” kushtuar ndërtimit gjigand në Tiranë, thuhet se projekti i ndërtimit të Namazgjasë së Xhamisë së Madhe në kryeqytet po ecën me ritme më të shpejta nga çfarë ishte parashikuar.

E inauguruar në vitin 2015 nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ky projekt do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Xhamia që kushton rreth 30 milionë euro është financuar nga Presidenca Turke e Diyanet ‘Çështjeve Fetare’ dhe do të ketë hapësirë ​​të mjaftueshme që 5,000 njerëz të falen njëkohësisht.

Me një sipërfaqe prej 20,000 metra katrore kjo xhami u mundëson myslimanëve që në ditë festash luteshin jashtë, tashmë të falen brenda dyerve të xhamisë.

Xhamia do të jetë pjesë e një kompleksi islamik në zemër të qytetit, brenda së cilit do të vendosen sallat e konferencave, ekspozitave, bibliotekave dhe muzeve.

Gjatë çeljes së punimeve Ergodan theksoi:

Kjo xhami do të ndërtohet me kontributin dhe ndihmën e popullit turk. Afërsia e kësaj xhamie me kishën dhe prania e muzeut të bashkëjetesës, që do të ndërtohet përveç kësaj xhamie, tregon diversitetin dhe harmoninë që ekziston në Shqipëri.”

Dhurata e Erdoganit për Shqipërinë, drejt përfundimit xhamia më e madhe në Ballkan Read More »

Ulem e puth token, mall i perveluar. Per Dukatin tim, per cfare kam kaluar ! Nga Musa Alicka.

Fjalet e nje emigranti nga Dukati

Ulem e puth token
malli i perveluar
per Dukatin tim
per cfar kam kaluar
ti o maj e qores
shume me ke munguar
me boren e bardhe
dhe ujet e kulluar
syte hedh nga vastaku
dhe mbushem me mall
me kujtohet gjyshja
kur me jepte dhalle
me kujtohet vrizi
kur vija per uje
si femij te hedhur
kur benim rremuj
me kujtohen shoket
edhe femijria
s mungonte respekti
me shume ciltersia
me kujtohet shkolla
edhe klasa e pare
germat kur mesoja
dhe mesuesi i pare
shkolla mbushur plote
gumezhinte fshati
edhe pleqt e mocem
kur loznin tek rrapi
me kujtohen shume
mbresa qe s harroj
syte me mbushen lote
sa her i kujtoj
fjalet e njej plaku
ne mendje me vin
njeriu ka vler
ku shkon feminin
ndaj mos harro fshatin
atje ku ke ler
ne cdo vend ku shkon
asgje nuk ka vler

Musa Alicka

Ulem e puth token, mall i perveluar. Per Dukatin tim, per cfare kam kaluar ! Nga Musa Alicka. Read More »

Shpërthen moderatori ndaj Adi Krastës:Ti na tregon Moxartin, por a e di çfarë është K***

Pas prezantimit të festivalit të 56-të të fundivitit nga Adi Krasta të shumtë kanë qenë ata që e kanë dashur këtë rikthim të tij, por duket se ka edhe persona që nuk e kanë pritur mirë rikthimin e tij.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtari dhe moderatotri Besmir Metani, i cili hapat e para në muzikë i ka nisur pikërisht në “Ethet e së premtes mbrëma”.

Përmes një statusi në Facebook ai ka degjeruar në ofendime për Krastën dhe monologjet e tij në festival.

“Adi Krasta dhe monologjet e tij të sh*****…zhdukeni një herë e mirë nga ekrani. Ky lloj leshko që i thotë një publiku të gjerë “po fundja ku e dini ju kush është Moxarti…e mo Adi ku e di ti ça është K*ri”, – shkruan Besmir Metani.

Festivali I 56-të përfundoi me fitoren e këngëtarit Eugent Bushpepa, ndërkohë që në vend të dytë u rendit Redon Makashi.

Shpërthen moderatori ndaj Adi Krastës:Ti na tregon Moxartin, por a e di çfarë është K*** Read More »

Ministrja Kumbaro tregon të vërtetën.E bëri Rama për të qarë?

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Ministrja ka sqaruar një herë e mirë momentin që nga mediat u raportua si “pezmatim i Kumbaros pas një zënke me Ramën”.

Kumbaro tha se në fakt ishte e gjitha një sajesë dhe se në fakt kishte ulur kokën për të folur në telefon, shkruan BalkanWeb.

Ka patur një moment në mbledhjen e qeverisë ku ju jeni pezmatuar në një komunikim me të?

Kumbaro: Ka qenë 100% sajesë e medias. Kam qenë duke bërë një bisedë në telefon, aty duket. Por pastaj mori kontekst komplet tjetër. Por jam mësuar me këtë. Unë kam respekt për median e gazetarët, ndërsa ajo që kryeministri quan kazan besoj nuk është media profesionale.

Që nga ’90, e para ministre Kulture me mandat të plotë..

Kumbaro: Unë vi nga shoqëria civile, por kam qenë gjithnjë politikisht e angazhuar. Kam qenë gjithnjë e interesuar për çështje të ditës. Rama ma propozoi këtë post në lidhje me vizionin që kishte qeveria e tij për kulturën dhe lidhjen me jetën shoqërore. Që nga ’90 nuk ka asnjë ministër që të ketë bërë një mandat të plotë. Në mandatet e Berishës, ka pasur 6 ministra Kulture.

Kush ua bëri ofertën?

Kumbaro: Kryeministri Edi Rama, më mori një ditë në telefon pastaj lamë një takim për propozimin e tij. Pas disa bisedave, erdhi momenti që s’duhet të isha më personi që vetëm kritikon, duke kaluar në një mundësi për të kthyer në akte mendimet e tua. Nëse e refuzon s’ke pse jep më mendime. Me kryeministrin jemi pak a shumë i njëjtit brez, kemi ndarë ambiente artistike.

Ministrja Kumbaro tregon të vërtetën.E bëri Rama për të qarë? Read More »

Ja kush eshte kegetarja e njohur Shqiptare qe punon ne Post

Ajo ka më shumë se 20 vite që i mungon skenës shqiptare. Sot, Burbuqe Rada, ka një tjetër profesion, shumë larg muzikës. Olti Curri ka shkruar në Facebook se këngëtarja e njohur sot është një punonjëse e Postës Shqiptare.  “Sot në zyrat e Postës Shqiptare takova këtë këngëtare që mësova se punonte aty…

A dini të më thoni si quhet?”- ka shkruar në postim Curri, ndërkohë që ndjekësit e tij kanë komentuar menjëherë se bëhet fjalë për Burbuqe Radën, këngëtaren e “Mes dritash”, “Ngremë dollinë” etj.

Ja kush eshte kegetarja e njohur Shqiptare qe punon ne Post Read More »