Art-Kulture

Mu sos durimi duke te pritur ! Nga Adrea Vangjeli (Poetet e krahines)

Mu sos durimi duke tè pritur
Se nuk qe pritja veç se njè or
Kaluan vite edhe shumè vite
Ma bère shpirtin akull dèbor

Dhe nuk mè ndal rruga e ngrir
Dhe nuk kam frik se do rrèshqas
Guximin prap unè do te kem
Qè ty pran meje tè mos tè qas

Nè rrugèn shtruar dèbor e akull
Me shpirtin ftohur bèr kallkan
E sigurt hedh hapin drejt jetès
E shkuara jote dot nuk mè mban

Nè horizontin dèbor tè bardh
Unè u ringrita nisa shtegtimin
Se te njè zemèr djallèzore
Nuk ka mundsi te gjesh shèrimin

Do tè vazhdoj nè rrugèn drejt
Do hec pèrpara do ja bèj fora
Kujtimi yt ka nis venitet
Dhe jam e sigurt de mbuloj bora

Mbas njèj dèshtimi nè dashuri
Nuk èshtè e thèn tè mar fund jeta
Pèr zemrèn mbushur me çiltèrsi
Lulet bashkohen bèhen buqeta

Dikush s”tè don edhe largohet
Dikush me krahèt hapur pret
Kjo èshtè sindrom e kèsaj kohe
Qè pèrdit zemrat po i vret

Mu sos durimi duke te pritur ! Nga Adrea Vangjeli (Poetet e krahines) Read More »

Sot feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori që interpretoi “Gjinon”

Personazhi i Gjinos në filimin “Përrallë nga e Kaluara”, është një nga më të pëlqyerit për publikun shqiptar.

Ai është interpretuar nga aktori vlonjat Admir Sorra, i cili ditën e sotme feston datën e lindjes.
Për shumë shqiptarë tashmë është shumë e vështirë për ta njohur, “Gjinon” pasi ai është shumë ndryshe nga ai që ne kemi parë në film.

Më poshtë foto të aktorit Admir Sorra ditët e sotme dhe kur interpretonte Gjinon:

Por në këtë datë feston datën e lindjes edhe një nga aktorët e humoristët emblematik të Vlorës, Agron Hamo.

Ky i fundit është anëtar i grupit të parodistëve të Vlorës, aq shumë të njohur në të gjithë Shqipërinë.

Sot feston ditëlindjen, ja si duket sot aktori që interpretoi “Gjinon” Read More »

Gafa në ”Top Fest” që e mësojmë pas shumë vitesh, Era Rusi i ka marrë çmimin Xhensilës

Qe neper festivale dhe kompeticione behen gafa dhe askush nuk i kupton nga publiku, kjo dihej. Por sot per here te pare po mesojme se si ngaterrohen cmimet.

E ftuar në Pop Culture, Era Rusi ka ndarë me publikun edhe disa prej sekreteve dhe prapaskenave të kompeticioneve muzikore. Një prej surprizave që Era e tha sot për herë të parë publikisht ishte edhe historia pas një çmimi të ngatërruar në Top Fest 11.

Duke kujtuar një prej kompeticioneve të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Era zbuloi se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt. Kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:

“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë’…” – tregon Era për Pop Culture.

Gafa në ”Top Fest” që e mësojmë pas shumë vitesh, Era Rusi i ka marrë çmimin Xhensilës Read More »

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta

Pas largimit të Big Bastës disa muaj më parë drejt Zelandës së Re, erdhi momenti që familja të bashkohej. Pak kohë më parë drejt Zelandës udhëtoi edhe bashkëshortja e tij, Vesa Luma, së bashku me djalin e çiftit, Lianin.

Këngëtarja vazhdimisht mban të përditësuar ndjekësit e saj në Instagram me atë çka ata bëjnë në vendin e largët dhe së fundmi, ka treguar se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika.

Në disa postime të reja, çifti i artistëve shihet në një studio muzikore, duke treguar kështu se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.

“Vit i ri, fillim i ri!”-ka shkruar Vesa, duke lënë të kuptohet se me shumë gjasa mund të sjellë ndonjë këngë të re.

Braktisën Shqipërinë dhe emigruan në Zelandën e Re: Ja çfarë punojnë tani Vesa dhe Big Basta Read More »

Sokol Plakolli, artisti i rebeluar i skenës shqiptare

Shfaqjet dhe Teatrin i ka si profesion dhe pasion për shumë vite, mirëpo kohët e fundit shpesh e kemi parë edhe duke protestuar i vetëm para Teatrit Kombëtarë dhe Ministrisë së Kulturës.

Sokol Plakolli është një personazh interesant që shpesh herë ka rrezikuar edhe karrierën e tij për të mbrojtur vlerat artistike të vendit.

Në një intervistë për IndeksOnline, Plakolli ka zbuluar shumë nga jeta e tij, që nga ngjitja e parë në skenë në moshën gjashtë vjeçare e deri në ditët e sotme.

~ Si e kujtoni ngjitjen e parë në skenë, cila është lidhja juaj me skenën?

Në skenë jam nga mosha 6 vjeçare, nga klasa e parë kur mësuesi na përzgjidhte për të marrë pjesë në organizimin e ditës së shkollës, ishte një skeç me dy personazhe  NËNA DHE DJALI, unë e harrova tekstin dhe fillova të çajë me zë e gjithë klasa bashkë me mësuesin shkriheshin së qeshuri me ulërimat  e mia, dikur më u kujtua teksti dhe me ngazëllim fillova të flasë kjo më bëri personazhin më të përfolur për disa javë në shkollë, atëherë recitonim poezi për Shokun TITO.  Pastaj filluam të recitonim e këndonim për dëshmorët tanë organizonim programe nëpër bodrume, recitonim nëpër varreza fshatrave dikur ndodhi lufta, erdhi liria dhe u krijua mundësia të studioj në akademi fillimisht për aktor pastaj për regjisor teatri. Kam shumë momente të pa harruara në skenë. Unë jetoi vetëm kur jam në skenë, në momentin që zbres nga skena bëhem i rëndomtë fillon të mos më pëlqej jeta. Aktualisht ma kanë ndaluar skenën, andaj kam filluar të luaj në rrugë, në sheshe, bulevarde nganjëherë  i jap vetes të drejtë të hipi edhe mbi tavolinë, kudo që më krijohet mundësia të komunikoi me masën.

~ Kohën e fundit jeni veçuar me një serë grevash protestash në rrugë, cilat janë arsyet që ju kanë shtyrë të jeni kaq i revoltuar?

Si  tip aksidental që jam, po të mos besoja se Zoti njerëzit e tij më të dashur i ka sprovuar më së shumti, do të filloja të dyshoja në vetvete.  Si natyrë, njerëzore  jam mjaftë i qetë dhe i heshtur, shumë vështirë dal nga kjo lloj aure meditative, mënyrë kjo e kahershme e jetesës sime. Si tip aksidental që jam më rastisi që të filloja realizimin e shfaqjes autoriale KARRIGIA E NXEHTË shfaqje e cila padrejtësisht u largua nga repertori i TKK një muaj pas doli premierë. Vendosa të vihem  në mbrojtje të epitetit të veprës sime dhe gjatë rrugës zbulova një komplot i cili tentohej të realizohej në TKK nga disa shqipfolës. Kështu pasi u konsultova mirë  me veten time, vendosa të i dal në ballë tentativës të disa pseudo artistëve të cilët në këmbim të një grusht  parash, deshën të i japin  vetes të drejtë, të zhbëjnë  vlerat kombëtare të Teatrit Kombëtar. Kjo çështje pastaj u kthye në kauzë gjë për të cilën individualisht kam mbledhur më shumë se 15 mijë nënshkrime nga qytetarët. Krejt në fund tentativat për të formuar brenda TKK – së një ansambël serb paralelisht me atë shqiptarë dështuan. Në gjeneral besoi fuqishëm se Zoti më ka ngarkuar me këtë mision në këtë kohë të pa kohë. Ka qenë një nga misionet më të vështira në jetën time, një individ kundër një strukture grupore të shtresuar dhe mbështetur jo vetëm nga Beogradi por shpeshherë edhe nga institucionet tona. Sidokjoftë për këtë çështje dhe çështje të tilla, jam  i gatshëm të konfrontohem dhe sfidohem deri në fund,  sa herë të jetë nevoja.

~ Nga postimet tua në FB, por edhe nga mënyra e jetesës vërehet se jeni jashtëzakonisht i lidhur me botën bimore dhe shtazore, prej nga kjo lidhmëri.

Nuk e di, mbase mundë të jetë edhe gjenetike, babai im ka qenë një “merakli i jashtëzakonshëm”. Mbase mundë të jem ndikuar nga fakti se  gjithë fëmijërinë dhe rininë e hershme e kam kaluar në fshat i rrethuar nga qindra hektarë fusha me lule, drurë e me kafshë të ndryshme. Por ajo që më lidhë edhe më shumë me botën bimore dhe shtazore, me natyrën është fakti se, aty unë vërejë më së miri forcën fuqisë e mbinatyrore të Krijuesit të botëve dhe gjithësisë. Mënyra se si bashkëjeton flora dhe fauna është mrekulli e Zotit ato bletë që kafshojnë secilën lule duke mundësuar kështu polenizimin, pastaj ringjallja e natyrës në pranverë kanë qenë dhe do të mbeten frymëzimi dhe fisnikërimi im i përhershëm. Gjithë atë energji negative që e akumuloi nga jeta digjitale dhe urbane e shkarkoi në interaksion me natyrën.

~ Së fundmi keni filluar të realizoni performanca me kafshë, cila është arsyeja!? 

Hmm. Nuk mundë të mos jem i sinqertë për hir të sinqeriteti! Në fakt personazhet e përformancës LAUREATATËT E ÇMIMEVE SPECIALE  janë personazhe të marra nga komuniteti artistike, të pasqyruara përmes kafshëve dhe shpezëve. Sinqerisht, jam i irrituar nga niveli në të cilin kemi zbritur si komunitet artistik. Të jesh në gjendje ta kopjosh një shfaqje nga interneti dhe ta shesësh në teatër me çmim 5 mijë euro dhe e njëjta shfaqje të shpërblehet me çmim speciale dhe pse të gjithë e kenë të ditur faktin se ajo është plagjiaturë, askush nuk reagon. Për mua është e pa pranueshme dhe kështu do të mbetet. Pastaj heshtja e komunitetit pra tentativave të disa individëve  të dekretuar që të zhbëjnë çdo lloj vlere kombëtare brenda TKK – së, krejt kjo në emër të artit dhe kulturës “kosmopolitanizmit” për mua është nën nivelin e botës shtazore e cila udhëhiqet nga instinkti jo nga intelekti. Andaj pata vendosur që të realizoi një performancë protestë për komunitetin artistik vendorë të heshtur, duke injoruar ata deri në atë shkallë sa aktorë të performancës të jenë kafshët që luajnë ”personalitet e rrejshme artistike” të krijuara rrejshëm me dekada. Këtë performancë e realizova me qëllim të çjerrjes së maskave të tyre. Krejt, kjo pa qëllim fyerje por më qëllim të ngritjes së ndërgjegjeje së fjetur.

~A është e vërtetë se ju keni një veturë të tipit RENO prodhim i viti 89 e cila shpenzon 35 litra në 100 km?

Ha ha ha. Po, renoja ime është prodhim i vitit 89 e kam blerë 655 euro para dy vitesh dhe nuk planifikoi ta ndërroi vetëm nëse ajo më ndërron mua. Ndërsa sa i përket shpenzimeve ato lëvizin nga 8 litra në 100 km deri në 35 litra në 100 km. Kjo nuk më pengon ngase edhe vet ka raste që shpenzoi 2 euro në ditë por ka raste edhe kur shpenzoi 20 apo edhe 200 euro sipas situatës! E dua këtë veturë, kemi qenë bashkë nëpër festivale, rrugëve të Kosovës për të testuar pëllumbat postier, në mal, më grevë, gjithkah ajo asnjëherë nuk më ka lënë në rrugë i përshtatet  stilit tim, nëse e shikon nga jashtë duket e thjeshtë por kur ndizet ajo gjithmonë të çon në destinacion e kërkuar.

~ A është e vërtetë se ju keni ngritur një padi ndaj një medium në shumë prej 2 milionë euro dhe pse!?

Në Kosovën e pas luftës është krijuar një traditë e keqe, artistët vrapojnë pas mediave, në vend  që të ndodhë e kundërta. Në këtë kontest mediat tona paksa janë “lazdruar” dhe shpesh i japin vetes të drejtë që në mënyrë despotike dhe të një anshme të i prezantojnë figurat publike duke harruar se ato janë përgjegjëse ndaj kodit etik. Thuajse, ata kanë kamerën e kanë TV-në, të gjirojnë kur të duan, bëjnë montazh si të dua dhe të prezantojnë  si të duan, ti mbetesh i pa fuqishëm. Pastaj një shantazh sistematike e një media të shkruar ndaj shfaqjes KARRIGIA E NXEHTË dhe disa lajme të rrejshme të lansuara herë për hatër e herë për inat më kanë bërë që ndaj kësaj kompanie mediale të ngrisë  padi në shumë prej 2 milion euro. Ngase kjo kompani sistematikisht ka shpifur dhe gënjyer opinionin publik në lidhje me mua dhe veprën time KARRIGIA E NXEHTË duke mos kursyer as figurat eminente të ekipit të kësaj shfaqje. Andaj unë me 2 milion eurot që synoi të i fiton përmes gjyqit do të i shkruaj secilit qytetarë të Kosovës letër me qëllim që të i informoi drejtë dhe të ua bëjë me dije se kompania qëllimisht kanë shpifur ndaj nesh.

~ Edhe pse jeni figurë publike, zakonisht kafenë e mëngjesit e pini i vetmuar. Por edhe në shumicën e rasteve rrini vetë, përse ndodhë kjo?

Unë nuk e kam ditur që edhe unë paskam “paparaci”, he he he.  Në fakt mua më pëlqen të rri vetëm, unë meditoi së paku 3 orë në ditë mbase kjo mundë edhe të ketë ndikuar. Jo pse nuk kam me kë të shoqërohem,  jam tip i shoqërueshëm pak dominant  në bisedë, por zakonisht miqësohem me më të moshuar sesa unë andaj më durojnë . Në mbrëmje dhe mesditë gjithmonë ulem me shokë, kolegë, bisedojmë me orë të tëra për artin, për fenomenet e ndryshme. Kam mjaft miq me të cilët më lidhin hobit e ndryshëm si pëllumbat, deltari Ilir, bletët, kam mjaftë shokë të xhamisë, miq të fëmijërisë përpos kolegëve me të cilët bisedojmë pos tjerash për çështje profesionale. Por është e vërtetë se në mëngjes zakonisht më pëlqen që të paktën 2 orë të pi kafen e mëngjesit i vetmuar. Nuk e di përse!

~ Cila është lidhja juaj me poezinë?

Poezi shkruaj që nga fëmijëria e hershme. Një numër të konsiderueshëm të poezive i kam eliminuar para disa vitesh, ngase u binda se nuk janë të denja dhe përfaqësuese për euditoriumin e gjerë. Unë nuk jam poet dhe nuk synoi të jemi asnjëherë. Zakonisht idetë të cilat më vinë si sinkopma dhe nuk mundë të i përshkallëzoi e të i realizoi si dramë mbeten poezi. Së shpejti do të botohet libri me poezi SYTË E SHPIRTIT ky libër po botohet me iniciativën e disa miqve të mi, të cilët i përshëndes. Po të mos e botonin me gjasë edhe këtë cikël do ta eliminoja sikurse dy ciklet e para. Sidokjoftë, meqë ata insistuan të i botojnë nuk munda të i refuzoi për shkak të, konsideroi tematikave që ato trajtojnë. Por, prapë se prapë poezitë e mia vazhdojnë të mos më pëlqejnë.

~ Cilat janë ëndërrt dhe synimet tuaja për të ardhmen

Unë nuk kamë asnjë ëndërr, ngase secilën nga ëndrrat e mia i kamë bërë realitet. Por për të ardhmen kam shumë synime, të cilat shpresoi se do të i realizoi. Të paktën ato që varen nga unë do të i realizoi gjithsesi.

Meqenëse çdo mëngjes Sokolin e kthejë në pikën 0 dhe çdo ditë e filloi me energjinë e re, të asaj dite, besoi fuqishëm se fshati është destinacioni im i fundit. Prishtina nuk më pëlqen, nuk më pëlqen si strukturë, si qasje si gjeografi, ai ambient, si mënyrë e jetesës, por këtu më ka lidhur profesioni, miqtë, kolegët e shumtë. Ndërsa në fshatë jetoi, dhe i gjithë frymëzimi më vije vetëm atje. Meqenëse jam i përbetuar që asnjëherë të mos e lëshoi vendlindjen, Kosovën kam mbetur të kënaqem nga pak në fshat e të vijë të vuaj më shumë këtu në Prishtinë për të u kthyer përsëri atje.

Sokol Plakolli, artisti i rebeluar i skenës shqiptare Read More »

Treshja e famshme e Dukatit, një pirosti e përkryer njerëzore ! Te tre tokë, te tre shokë, te tre kokë me kokë !

Për treshen e famshme të Dukatit; Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani

Do nisnin të bënin emër qysh kur ishin njëzet vjeçare, atë kohë kur në FFK të Lezhës, andej nga viti ’66 i shekullit të kaluar, do këndonin këngën që hyri e mbeti gjatë në histori : “Pesqind vjet kanë kaluar, Kapedan o Skënderbe…”, me tekst të rapsodit që më von do njësohej me vet grupin e Dukatit, Dule Havari.

Në fakt në skenë, jashtë fshatit e Vlorës, ishin ngjitur dy vite më parë, më 1964 kur në Elbasan do organizohej një koncert i madh për shkollën shqipe.

Këto ishin dy daljet e para për tre djemtë e rinj dukatas në skena kënge, dy dalje që i prinë daljes së madhe të vitit 1968, në Kalanë e Argjirosë, aty ku nisi FFK i Gjirokastrës dhe që, prej at’here, edhe dukatasit e këngës nuk do të ktheheshin më pas.

Në Festivalin e parë të Gjirokastrës u ngjitën me këngë, valle e cyla dyjare, ndërkohë që pesë vite më pas, në 1973 me të rrallën Pika Gjoleka do të trondisnin mjediset polifoni-dashëse me të pa përsëritshmen plot pathos e ritme si erë Llogarai ” O trima flini të qetë…”.

E veçanta e grupit historik të Dukatit, veç këngës e valles plot shpirt e dufe, mbetet një Treshe karakteristike që ka lindur atyre anëve, është lëvruar e përsosur po aty e tjetër kund as mund të kopjohet e as mundesh ti afrohesh.Deri sot e pa ngjizur në tjetër derë.Kjo këngë, ky lloj të kënduari, pa as më të voglin dyshim djepin e ka në Dukat.

Dhe ka mbi gjysëm shekulli që zot autentikë ka tre burra. Të tre të pa ndarë, të tre tok, të tre shok, të tre kokë më kok. Leko Gjoleka, Bego Vangjeli e Sulo Bozhani – tre burrat e këngës monumentale, gati proverbiale…Një pirosti e përkryer njerëzore si e prerë për këtë mënyrë të kënduari.Tre burra që të vetëm e pa asnjë tjetër e pa u kuptuar fare, ashtu me bërrylin e dorës mbështetur mbi njerën këmbë e pëllëmbën diku nën vesh e mbi faqe, harmonizojnë katër e më shumë zëra bashkë.

Edhe ja marrin, edhe ja kthejnë, edhe ja hedhin e mbajnë iso por…seç nxjerrin edhe ndonjë avaz tjetër që vetëm ata mund ta realizojnë.Treshja me famë e Dukatit shënon një rekord pjesëmarrje kur mëson se është deklamuar në 8 Festivale Kombëtare Folklori nga ku në të gjitha është shpallur laureant.E kush sa ka dëgjuar ” O Dervish Aliu dole” apo “Ranë kartërat në Vlorë” apo lirikën e kadifenjtë ” Atje te lisi në brinjë, Moj Maro, moj Marinë…”.

Në vitin 1989, në përbërje të Ansamblit ” Labëria” të Vlorës, treshja e famshme e Dukatit do befasonte artëdashësit francezë, ndërsa vite më pas me mrekullinë e tyre do çudisnin nga skenat e Italisë, Moldavisë e Hollandës, këtë herë në përbërje të Grupit Folklorik ” Bilbili” të Vlorës, duke treguar jo vetëm fuqinë integruese të kulturës së brezave por mbi të gjitha nevojën që ka çdo kohë e çdo shoqëri për artin e vërtetë. Për këngën që vjen nga rrënjët e nga shpirti i popullit.

Treshja e famshme e Dukatit, një pirosti e përkryer njerëzore ! Te tre tokë, te tre shokë, te tre kokë me kokë ! Read More »

Dedikuar shkollës së vjetër në Gjombit. Nga Skender Hasko.

Nga Skender Hasko

Kush na vrau ABC-në?!
(Shkollës së vjetër në Gjombit)
-1- 
Dikush më tha: “Shkolla u plak,
Edhe ra me gjithë çati”.
E shikoj si i shushatur
Dhe me të unë bëj çudi
-2-
“Shkolla s’plaket, ore mik!”
I them unë më nge më nge.
Ajo lindi që të rrojë
Edhe rri gjithmonë e re.
-3-
Ajo mbushet me fëmijë,
Si të ishte zgjua blete
Ata gaz e cicërima,
Çdo mëngjes sjellin me vete.
– 4 –
Si nëna që ndan nga gjiri
Sa përcolli në çdo vit?
Ç’ djem i fali Shqipërisë
Shkollë e vjetër në Gjombit?
– 5 –
Ndaj bërtas me zë të ngjirur:
Kush e vrau shkollën time,
Që më njohu me ABC-në
Dhe më fali aq gëzime?!
– 6 –
Shkollën tonë kush e braktisi,
Si të ish opingë e grisur?
Kush na vrau ABC-në,
Kush nga mendtë qenka prishur?!
– 7 –
Kush e la që të lëngojë?
Kush e la që të vidhisitet?
Oh ç’më ngec fjala në gojë,
Dhimbja gjoksit më gremiset!
– 8 –
Si i mbyllët sytë o njerëz,
Para tempullit të fshatit?
Si e latë vatrën e dijes,
Nëpër kthetrat e xhelatit?!
– 9 –
Kur t’u pyesin stërnipat”
“Gjyshi im ku ka mësuar?”
A s’ më thoni ç’do t’u thoni?
Nuk do mbeti turpëruar?!

Dedikuar shkollës së vjetër në Gjombit. Nga Skender Hasko. Read More »

C’është Tragjasi me Dukatin,të gjithë këtë e dinë. Jane dy fshatra vëllezer, gjakun me gjak kanë lidhë. Nga Abaz Gjoni

Nga Abaz Gjoni

Ceshte Tragjasi me Dukatin
Te gjithe kete e dine
Jane dy fshatra vellezer
Gjakun me gjak kane lidhe

Kete e sheh historia
Se ne vet e kemi shkruar
Ateher por edhe sot
Ne skemi per ta harruar

Kete edukate na dhane
Te paret tane te zgjuar
Te mbajme vellazerine
Keshtu na paten mesuar

Ne keshtu do ta mbajme
Me shume sot se kurre
Le te lidhemi me fort
Te shqiponja me flamur

Te mesojme edhe te tjeret
Se ceshte vellazeria
Si duhet miku dhe shoku
Ceshte besa, burreria

C’është Tragjasi me Dukatin,të gjithë këtë e dinë. Jane dy fshatra vëllezer, gjakun me gjak kanë lidhë. Nga Abaz Gjoni Read More »