Kulinari

Gjimnazisti nga Tragjasi fiton vendin e tretë në Split të Kroacisë! Ja kush është djaloshi simpatik!

Luciano Daupaj eshte nje gjimnazist nga Tragjasi. Ai eshte ne vitin e trete ne Shkollen Tregetare Vlore. 

Luciano ka marre pjese ne konkursin qe u zhvillua ne Split te Kroacise ne fushen e kuzhines. Ne kete konkurs moren pjese perfaqesues nga te gjitha vendet e Ballkanit.

Luciano zuri vendin e trete ne kete konkurs ku u vleresua me certifikaten dhe medaljen perkatese.

 

Gjimnazisti nga Tragjasi fiton vendin e tretë në Split të Kroacisë! Ja kush është djaloshi simpatik! Read More »

Pulë me kos dhe hudhra , supa e lehtë e stinës

Aroma e mrekullueshme e kësaj recete të vjetër, traditë e nënave dhe gjysheve shqiptare mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për ta konsumuar menjëherë sapo ajo shërbehet në tryezë.

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.

Më poshtë gjeni recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule dhe kos e hudhra në shtëpi.
Përgatitja e Supës me Mish Pule dhe Kos
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4-5 thela mish pule

2 lugë gjelle miell gruri

Një filxhan çaji me kos

1 kokërr vezë

Vaj ulliri

Pak gjalpë i freskët

Piper

Kripë

Majdanoz

1-2 thelpinj hudhra të shtypura
Përgatitja
Si fillim, duhet të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri dhe pak gjalpë të freskët.

Kaurdisini për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.

Ndërkohë, në një tas më vete rrihni vezën, më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë masën derisa ajo të bëhet homogjene.

Në vijim, vendosni një tigan në zjarr. Shtoni pak gjalpë dhe pak vaj ulliri dhe kaurdisni miellin derisa të marrë ngjyrë të artë.

Në këtë moment hiqeni nga zjarri dhe nisni të hidhni nga pak masën e kosit dhe vezës duke e përzjerë masën në mënyrë të pandërprerë derisa e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos ketë kokërriza.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.

Duhet të shtoni masën e kosit me vezë dhe miell tek lëngu i pulës dhe përzjeheni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ulët. Shtoni thelat e mishit të pulës dhe lëreni të zjejë për 5 minuta duke e përzierë herë pas here.

Në fund i hidhet piper, majdanoz, 1-2 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës.

Kur shërbehet i hidhet sipër sipas preferencës pak lëng limoni disa pika gjalpë të freskët të shkrirë.

Pulë me kos dhe hudhra , supa e lehtë e stinës Read More »

Kunefe – Ëmbëlsia unike e kadaifit me krem djathi e sherbet

Është një ëmbëlsirë krejt e veçantë, e cila përgatitet krej lehtë dhe shpejt.

Përgatitet me kadaif, krem djathi dhe sherbet dhe emri i saj është Kunefe.

Kjo ëmbëlsirë unike me prejardhje nga vendet e Lindjes ka një shije mahnitëse dhe është ideale për t’u përgatitur në raste të veçanta festash e gëzimesh familjare por edhe në ditë të zakonshme gjithashtu.

Me poshtë keni përgatitjen e Kunefes në shtëpi, një mënyrë për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj në familje por edhe miqtë dhe të afërmit.
Përgatitja e  Kadaifit me Krem Djathi dhe Sherbet
500 gr kadaif (e gjeni kudo në supermarkete)

200 gr gjalpë i freskët

300 gr krem djathi (e gjeni në supermarkete)

Një filxhan kafeje me qumësht
Për shurupin
300 ml ujë

500 gr sheqer

Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Si fillim, duhet që të copëtoni kadaifin në copëza e fije të holla.

Në vijim, shkrini gjalpin dhe hidhjani sipër duke e përzjerë mirë në mënyrë të gjitha copëzat e kadaifit të lyhen me të.

Më pas, lyeni një tepsi ose tavë me pak gjalpë në të gjithë sipërfaqen e saj.

Shtroni aty gjysmën e masës së kadaifit.

Më pas, AgroWeb.orb ju udhëzon të shtroni kremin e djathit të cilin për t’u bërë edhe më shumë kremoz e holloni edhe me pak qumësht.

Në vijim, shtroni shtresën tjetër të kadaifit.

Dhe futeni të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa sipërfaqja e kadaifit të marrë ngjyrë portokalle në të kuqërremtë.
Shurupi
Hedhim në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

E lëmë derisa sheqeri të shkrihet dhe të vlojë deri sa të masa të krijohet në formën e shurupit.

Shtoni lëngun e limonit.

Shurupin e ngrohtë por jo shumë të nxehtë ia hedhim kadaifit të pjekur menjëherë në momentin që del nga furra dhe është i nxehtë.

Shurupi duhet të hidhet i ngrohtë në mënyrë që kremi i djathit me të cilin kemi mbushur kadaifin të jetë kremoz.

Sipër, sipas preferencës mund t’i hidhni arra, bajame apo fistikë.

Kunefe – Ëmbëlsia unike e kadaifit me krem djathi e sherbet Read More »

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur

Buka e thekur është pjesë e pandashme e një mëngjesi të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Ajo shijon shumë nëse lyhet me pak gjalpë të shkrirë ose akoma më mirë me vaj ulliri.

Por vlerat e bukës së thekur shkojnë përtej shijes së mirë të saj.

Këto vlera shumëfishohen pikërisht gjatë thekjes.
Buka e Thekur Për Diabetikët
Sipas të dhënave, buka e thekur ka dy vlera të mëdha për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ajo ul nivelin e indeksit të glicemisë dhe sasinë e yndyrnave tek buka.
Indeksi i Glicemisë
Normalisht, njerëzit që vuajnë nga diabeti, ose ata që përpiqen të bien në peshë, nuk duhet të konsumojnë bukë.

Por gjatë thekjes, indeksi i glicemisë tek buka ulet.

Kjo do të thotë se buka ka një efekt më të vogël tek niveli i sheqerit në gjak.
Yndyrnat
Buka përmban një sasi të konsiderueshme yndyrnash.

Të dhënat tregojnë se thekja ul përmbajtjen e yndyrnave të buka dhe e bën atë më të lehtë për organizmin.
Tretja
Buka e thekur u vjen në ndihmë njerëzve që vuajnë nga problemet e tretjes.

Buka e thekur, banania, orizi dhe salca e mollës janë produktet më të rekomanduara kundër diaresë.
Më Shumë Energji
Buka e thekur është e pasur me niseshte, e cila ofron shumë energji.

Kjo e fundit është e domosdoshme kur organizmi kërkon të përpunojë ushqyesit.
Të Përzierat
Kombinimi i një gote me qumësht dhe një fete bukë të thekur me pak gjalpë ose vaj krijon një trajtim efikas kundër të përzierave.

Megjithatë, një trajtim i tillë nuk rekomandohet nëse jeni prekur nga virozat, sepse produktet e bulmetit nuk ndërveprojnë mirë në organizëm gjatë kësaj sëmundjeje.

Buka më e shëndetshme që rekomandohet, sipas të dhënave të AgroWeb.org është ajo e përgatitur me drithëra të plota.

Një bukë e tillë është e pasur me ushqyes dhe vlerat e saj rriten gjatë thekjes

Pesë arsye të forta pse duhet të hani bukë të thekur Read More »

Njihni vlerat surprizë të luleve të shegës

Lulja e shegës ka një shije të mprehtë dhe të thartë, dhe si e tillë kombinohet më së miri me çajra të tjerë bimorë siç janë: mentja, kamomili, livando dhe trumza. Lulja e frutit, pra pjesa që i ngjason kurorës, nxirret në diell dhe thahet.

Ajo bëhet pluhur dhe hidhet në ujë të ngrohtë. Ky pluhur mund të gjendet edhe në farmaci në kapsula të vogla si ato të medikamenteve dhe të konsumohet tre herë në ditë.

Por pa diskutim që zgjidhja më e mirë është konsumi i luleve të shegës si çaj bimor të cilin e përgatisni vetë.

Shqipëria është e bekuar me pemishte shegësh dhe muajt e pranverës janë periudhë e artë për t’i gjetur pemët e shegës në lulëzim që të përfitoni nga lulet e tyre.

Lulja e frutit të shegës ka vlera në uljen e sheqerit në gjak, dhe si e tillë sugjerohet për pacientët që vuajnë nga hiperglicemia dhe diabeti.

Një studim i publikuar në Revistën Mjekësore të Ushqimit raportoi se farat e shegës, lulet dhe lëngu i saj përmbajnë tre acide me veti antioksiduese. Këto acide luajnë një rol aktiv kundër diabetit dhe hipoglicemisë.

Ekstraktet nga kurora e shegës mund të zvogëlojnë lëndimet që i vijnë organizmit nga forcimi i arterieve me 70%.

Ky është niveli më i lartë që arrihet nga të gjithë përbërësit e shegës, thonë studimet.

Studimi i lartpërmendur analizoi vlerat e lëkurës, farave dhe luleve të shegës dhe të lëngut kundër një sërë faktorësh që shkaktojnë bllokimin e arterieve.

Të dhënat treguan se shega e plotë kishte vlera të mrekullueshme dhe të pakundërshtueshme në mbrojtje të zemrës, por kurora e shegës kishte vlera të pazbuluara më parë.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Universitetin e Misisipit, publikuan gjetjet e tyre në Revistën e Bujqësisë, Ushqimit dhe Kimisë.

Fruti i pasur me antioksidantë përmirëson shëndetin e zemrës dhe mbron kundër tumoreve të prostatës, Alzheimerit dhe reumatizmës.

Këto antioksidantë siç është punicalagina, bën punën kryesore kundër stresit oksidues në organizëm dhe ka vlerat më të mëdha.

Të dhënat, tregojnë se ekstraktet e lules së shegës ulin nivelet e lipideve dhe glukozës në gjak me 18 dhe 25 përqind respektivisht.

Studiuesit zbuluan se tek kontingjenti eksperimental që kishte konsumuar lëngun dhe lëkurat e shegës, nivelet e kolesterolit të keq kishin rënë ndjeshëm.

Ata zbuluan se ekstraktet e shegës dhe në veçanti, lulet e frutit arritën të pengonin zhvillimin e arteriosklerozës.

Nëse rezultatet e studimit tek kafshët konfirmohen tek njerëzit, atëherë lulja e shegës mund të kthehet në një burim të mirëfilltë vlerash për disa industri ushqimore dhe farmaceutike.
Lëngu i Luleve të Shegës
Mblidhni lulet e shegës dhe i lini të thahen. Më pas kur të jenë tharë plotësisht, shtypni mirë që të copëzohen. Dy lugë çaji grimcash për një kupë çaj është sasia e duhur.

Lërini 3-4 minuta të vlojnë në ujë, filtrojini dhe mund t’i pini rregullisht deri në tri herë në ditë. Shëndeti juaj do t’ju falenderojë.

Njihni vlerat surprizë të luleve të shegës Read More »

Prevedeja e manave , shije dhe shëndet nga natyra

Tradita e ëmbël e amvisave shqiptare është fantastike jo vetëm në shijet mahnitëse e delikate që ofron por në shumë raste edhe në aftësitë shëruese të disa recetave të veçanta e natyrale.

Një prej këtyre recetave është prevedeja e manave , të cilët, të freskët dhe plot shije tashmë në sezonin e tyre gjenden kudo në treg.

Ju sjellim më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së prevedesë me mana në shtëpi, traditë që është trashëguar brez pas brezi nga amvisat shqiptare.

Prevedeja është një shurup natyral dhe fantastik në vlerat ushqyese për organizmin.

Përgatitja e prevedesë nuk kërkon sheqer apo aditivë, që do të thotë se ky lëng është i ëmbël në mënyrë natyrale.

Prevedeja përgatitet nga zierja e manave të çfarëdo ngjyre.

Gjatë pranverës, në shumë fshatra të vendit, mblidhen manat dhe prej tyre nxirret lëngu karakteristik.
Përgatitja e Prevedesë së Manave
Për përgatitjen e prevedesë do të duhen disa kilogramë mana të cilat shtrydhen mirë dhe lëngu i tyre kullohet.

Më pas lëngu i manave hidhet në tenxhere, ku përzihet dhe zihet deri sa të trashet në formën e mushtit.

Pasi proçesi i gjatë i zierjes përfundon, lëngu vendoset në kavanozë dhe ruhet për gjithë vitin.
Përdorimet për Shëndetin
Prevedeja ose shurupi i manave në mjekësinë popullore përdoret për acarimet e zgavrës së gojës si stomatitet dhe faringitet.

Në këto raste lyhet goja dhe gryka me prevede, sidomos në darkë para fjetjes.

Shurupi nga prevedeja e manave përdoret, gjithashtu, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë.

Duhet ta konsumoni prevedenë në formën e shurupit të holluar në mëngjes pasi ai do t’ju japë shumë energji për gjithë ditën.

Por përveç prevedesë, edhe lëngu i manave të freskët ofron vlera shumë mirëbërëse për shëndetin, sidomos në pastrimin e gjakut në ciklet e stinës së pranverës.
Zëvendësues Natyral i Sheqerit
Shija e tij mund të ngjasojë me atë të mjaltit, por të një niveli më superior.

Prevedeja mund të shijohet në shumë trajta të ndryshme.

AgroWeb.org ju këshillon ta përdorni atë edhe në ëmbëlsira si zëvëndësues natyral i sheqerit në proçesin e pjekjes.

Prevedeja e manave , shije dhe shëndet nga natyra Read More »

Kur duhet pirë qumështi , në mëngjes apo në mbrëmje?

Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.

Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.

Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti Fizik
Sipas të dhënave , nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium.

Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalçium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.

Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë AgroWeb.org ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.

Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.

Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.

Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.

Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.

Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Disa Këshilla Për Qumështin
Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.

Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.

Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.

Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e rradhës.

Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.

Kur duhet pirë qumështi , në mëngjes apo në mbrëmje? Read More »

Hasude me Arra – Tradita e Ëmbël !

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është hasudja me arra sipas traditës së amvisave shqiptare.

Një specialitet që është përgatitur prej dekadash me radhë në të gjitha trevat shqiptare.

Megjithëse amvisat shqiptare e gatuajnë hasudenë në mënyra të ndryshme, padyshim një nga më të shijshme është receta e hasudesë me arra dhe bajame.

Dikur, hasudja gatuhej si një ëmbëlsirë e veçantë kur shtëpinë e vizitonin miq e mysafirë apo në raste të veçanta gëzimesh familjare.

Ja se si të përgatisni hasuden me arra krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të konsumohet në çdo kohë.

Receta e saj kërkon pak durim dhe kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.
Përgatitja e Hasudes me Arra në Shtëpi
Përbërësit
300 gr niseshte

300gr sheqer

500 ml ujë

100 gr gjalpë të freskët

Një filxhan çaji me arra të thërrmuara

Pak pluhur kanelle
Përgatitja
Hedhim në një tas masën e ujit dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë karamel dhe të forcohet pak.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni ujin me niseshte dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Shtoni gjithashtu edhe arrat e thërrmuara dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë apo në copa të vogla dhe lëreni të ftohet.

Kur shërbehet sipas preferencës i hidhen bajame të thërmuara dhe spërkatet me pluhur kanelle.

Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me fruta të thata.

Hasude me Arra – Tradita e Ëmbël ! Read More »