Kulinari

Shurupi i trëndafilit , shije, aromë dhe vlera të mrekullueshme

Tashmë trëndafilat kanë çelur e gjenden kudo, sidomos në tregjet e fshatarëve e jo vetëm.

Për shumë shqiptarë shurupi i trëndafilit zgjon ndjesinë e nostalgjisë për kohët e dikurshme, kur ishte një ndër pijet më të veçanta që zonjat e shtëpisë përgatisnin kur trëndafilat çelnin nëpër oborret e shtëpisë por edhe në natyrë.

Që nga shekulli X e deri në ditët e sotme shurupi i trëndafilit konsiderohet si një ndër tonikët më fantastik jo vetëm për shijen delikate por edhe për efektet mirëbërëse që petalet e trëndafilit kanë për organizmin dhe bukurinë e jashtme.

Nëse e përdorni trëndafilin për aromën e tij, duhet të dini që kjo lule ka efekt qetësues dhe zbutës për trurin.

Petalet e trëndafilit janë përdorur kryesisht në mjekësinë popullore për të detoksifikuar dhe qetësuar gjithë organizmin.

Shurupi i trëndafilit ofron qetësi shpirtërore dhe mendore duke luftuar stresin.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e përgatitjes së shurupit të trëndafilave në shtëpi.
Përgatitja e Shurupit të Trëndafilit
Petalet e 10 trëndafilave

250 gr sheqer

1 l ujë

Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë.

Më pas, vendosni tenxheren në zjarr, të shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit.

Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer.

Kullojeni para se ta konsumoni.
Vlerat dhe përfitimet për shëndetin nga petalet e trëndafilit
Petalet e trëndafilit luftojnë bakteret në mënyrë natyrale duke ndihmuar mirëqenien e lëkurës.

Sipas të dhënave trëndafili përmban sasi të mëdha të vitaminës C që në vetvete është një antioksidant i fuqishëm.

Kjo vitaminë e rëndësishme ju ndihmon të kuroni dëmet e shkaktuara tek qelizat e lëkurës, si për shembull nga ekspozimi për një kohë të gjatë në diell.  Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini në 100 ml me ujë.

Pas 2 ose 3 orësh, shtypini petalet në ujë, filtrojeni dhe e keni gati për përdorim.

Disa studime kanë treguar që uji i trëndafilit ndihmon në parandalimin e djegies nga dielli.

Trëndafili është plot vlera për ata që kanë një lëkurë të ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojnë një ndjesi të këndshme qetësimi tek lëkura.

Shurupi i trëndafilit , shije, aromë dhe vlera të mrekullueshme Read More »

Misteret e Mantelit të Zonjës !NJË LULE ME VLERA MAGJIKE

A keni dëgjuar për Mantelin e Zonjës? Është një bimë shumëvjeçare që i përket familjes botanike Alchemilla.

Kjo familje e ka marrë emrin pas bestytnive se bulëzat e ujit që formojnë gjethet e Mantelit të Zonjës mund të transformonin metalet bazë në flori.

Alkimistët besojnë se këto bulëza kanë fuqi magjike dhe misterioze që përtej hamendësimeve të transformimit të metaleve në ar, janë mike të rinisë së njeriut.

Manteli i Zonjës është përdorur që në Mesjetë, për të trajtuar disa sëmundje, veçanërisht për të shëruar plagët.

Gjethet e bimës janë përdorur për të trajtuar gjakderdhjen në gojë pas trajtimit të dhëmbëve ose mishrave, pakësuar gjaderdhjen në përgjithësi, ulur dhimbjet, zgjidhur problemet me tretjen dhe për të rimëkëmbur organizmin pas lindjes.

Kjo bimë rritet gjatë gjithë vitit në shumë vende të ndryshme të Evropës. Atë e gjejmë edhe në Shqipëri, ku është përdorur prej koh&eumeuml;sh si një bimë mjekësore.
Si të përgatisni çajin e Mantelit të Zonjës?
Përgatitja e çajit të Mantelit të Zonjës kërkon 3 gramë gjethe të thata të bimës dhe 2 filxhanë me ujë të nxehtë.

Lërini të ziejnë së bashku për 10 minuta. Pas filtrimit, çajin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë.

Ndonëse nuk ka informacione të sakta mbi sasinë e nevojshme ditore të këtij çaji, mendohet që pirja e dy filxhanëve në një javë është një alternativë e sigurt.

Herë pas here, mund të bëni një pushim dhe ta pini sërish.
Vlerat e çajit të Mantelit të Zonjës?
Pasi e keni lënë çajin të ftohet mund ta përdorni në kompresa kundër lëndimeve dhe plagëve të lëkurës.

Një tjetër alternativë është të bëni një pastë të mirëfilltë me çajin dhe 1 lugë gjelle me tërshërë.

Pastën vendoseni mbi plagë dhe shpëlajeni pasi të jetë tharë.
Efektet anësore të Mantelit të Zonjës
Mungesa e studimeve klinike shoqërohet me informacione të pamjaftueshme në lidhje me efektet anësore të Mantelit të Zonjës.

Kjo bimë nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë gjatë shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.

Bima përmban taninë dhe si rrjedhojë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit.

Tanina parandalon përthithjen e duhur të hekurit nga organizmi.

Njerëzit që përdorin medikamente kundër mpiksjes së gjakut duhet të mos e përdorin Mantelin e Zonjës, për shkak të rrezikut që përfaqëson ndaj këtij problemi.

Misteret e Mantelit të Zonjës !NJË LULE ME VLERA MAGJIKE Read More »

Reçeli special me nespulla , shija e veçantë natyralisht bio

Është pikërisht sezoni i tyre dhe i gjen kudo në tregjet e fshatarëve.

Në vendin tonë, Nespulla nuk është një frut që kultivohet masivisht. Pemët e këtyre frutave fantastike gjenden në oborret e shtëpive private, përgjithësisht në fshatra dhe janë tërësisht bio, pra, natyrale.

Sezoni i tyre është i shkurtër dhe zgjat kryesisht dy muaj.

Nespulla ka një shije marramendëse, që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos, por edhe paksa e athët pasi nespulla bën pjesë në të njëtë familje me mollën.

Ndërsa brenda frutit gjenden 2- 3 fara të mëdha me ngjyrë kafe, të cilat janë të pangrënshme.

Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore.

Nespullat shijojnë si fruta por me to përgatitet një reçel i mrekullueshëm ashtu si edhe ëmbëlsira të ndryshme.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org mënyrën e veçantë të përgatitjes së reçelit me nespulla në shtëpi.

Një mënyrë fantastike për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit në familje por njëkohësisht edhe një gosti fantastike për miqtë e të afërmit.
Receta e Reçelit Unik me Nespulla
1.5 kg nespulla

700 gr sheqer

Lëngu i një kokërr limoni
Përgatitja
Si fillim, duhet të pastroni me ujë të rrjedhshëm nespullat dhe më pas ti prisni në dy apo tri pjesë.

Pastrojini nga farat dhe vendosini në tas të madh.

Hidhuni sipër lëngun e limonit dhe sheqerin dhe lërini në nxehtësi mesatare.

Gjatë përgatitjes nuk i hidhet ujë pasi nepsullat kanë lëngun e tyre.

Në momentin që nisin të ziejnë,duhet të ulni nivelin e nxehtësisë duke i lënë në zjarr të ngadaltë përreth 30 minuta.

Gjatë kësaj kohe, AgroWeb.org ju këshillon që të bëni kujdes dhe ta përzieni masën vazhdimisht në mënyrë që të mos digjen dhe derisa reçeli të lidhet dhe shurupi të trashet.

Më pas hidheni reçelin në kavanoza të sterilizuar dhe mbylleni me kapakë. Kur të ftohet, reçelin futeni në frigorifer.

Reçeli special me nespulla , shija e veçantë natyralisht bio Read More »

Cilat janë mëngjeset më të shëndetshme për stomakun

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes.

Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.

Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur.

Më poshtë do të mësoni  për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.
Vezët
Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.

Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.
Shalqini
Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer.

Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.
Tërshëra
Tërshëra është një zgjedhje fantastike.

Sipas të dhënave tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër.

Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.
Boronicat
Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut.

Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.
Qull Me Miell Misri
Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën.

Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.
Mjalti
Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor.

Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.
Hikrra
Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin.

Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.
Arrorët
Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen.
Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh
Agrumet
Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C.

Megjithatë, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.
Ushqimet pikante
Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.
Banania
Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.
Pijet e Gazuara
Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes.

Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.
Perimet Jeshile
Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth.

Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.
Domatet
Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth.

Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.
Dardhat
Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut.

Cilat janë mëngjeset më të shëndetshme për stomakun Read More »

Papare e ngrohtë me djathë , nga më të vjetrat e traditës

Quhet papare(pa para) sepse përbërësit e saj janë të thjeshtë, të paktë dhe jo të kushtueshëm, e gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.

Dikur, Paparja ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.

E ngrohtë dhe fantastike në shije, Paparja edhe sot, mbetet padyshim një gatim unik i traditës së kuzhinës vendase.

Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme ashtu siç edhe receta e saj mund të ndryshojë në elementët e përbërësve, disa përdorin kos ose qumësht në vend të ujit të nxehtë apo lëngut të mishit.

E megjithatë, ajo shijon mrekullisht në të gjitha mënyrat e gatuara nga amvisat.

Më poshtë keni recetën e përgatitjes së Papares me djathë, për të rikthyer edhe njëherë traditën e dikurshme ashtu si edhe shijen e mirë të këtij gatimi të hershëm shqiptar.
Përgatitja e Papares me Djathë
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona. Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

4-5 feta bukë

3-4 lugë gjalpë të freskët(Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit)

1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi

Kripë

Piper

Nenexhik

Djathë të bardhë të thërrmuar

Hudhra të shtypura (Sipas dëshirës)
Përgatitja
Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin ose shtojmë vajin e ullirit.

Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.

Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë ose lëngun e mishit dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.

Në fund, shtojmë djathin e thërrmuar, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin dhe nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.

Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë.

Papare e ngrohtë me djathë , nga më të vjetrat e traditës Read More »

Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin

Studime të njëpasnjëshme shkencore mbi depresionin, kanë konfirmuar se ushqyerja e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe peshk mundet të parandalojë këtë sëmundje.

Ushqyerja e keqe me produkte të përpunuara dhe jo të shëndetshme është një faktor rreziku, sidomos tek adoleshentët.

Studimet më të fundit thonë se ushqyerja e shëndetshme jo vetëm që parandalon depresionin, por edhe mund ta trajtojë atë në mënyrë efikase.

Disa studime, kanë marrë në vëzhgim persona që vuanin nga depresioni duke ndjekur rolin e ushqyerjes tek kjo sëmundje.

Pas 12 javësh, njerëzit që kishin përmirësuar ushqyerjen e tyre, ishin më në humor dhe më të qetë se ata që kishin ruajtur të njëjtin regjim ushqimor.

Ekspertët kanë vënë theksin tek rëndësia e ushqyerjes për shëndetin mendor.
Shkaktarët e Depresionit
Depresioni shkaktohet nga disa faktorë.

Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.

Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm.

Kur zemra është sëmurë, rekomandimi kryesor është që të forcohet përmes mjekimit dhe ushqimit të duhur.

Ndaj kur truri ka nevojë, ai duhet të bëhet më i fortë dhe kjo bëhet nëpërmjet ushqyerjes së duhur.

Sipas të dhënave , një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit.

Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.

Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru.

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.
Çfarë Duhet Të Hamë Për Një Mendje Të Shëndoshë
Studimet shkencore, sipas të dhënave të AgroWeb.org, mbështesin ushqyerjen përmes frutave, perimeve, vajit të ullirit ekstra të virgjër, kosit, djathit, bishtajoreve, arrorëve, ushqimeve të detit.

Ekspertët rekomandojnë racione të vogla të mishit të kuq.

Kjo ushqyerje do t’i japë trurit atë që ka nevojë, do të luftojë inflamacionin dhe do të lulëzojë bakteret e mira në stomak.

Çfarë duhet të hani për të lehtësuar depresionin Read More »

Bajame të karamelizuara – Krokante plot ëmbëlsi

Bajamet janë padyshim fantastike në shijen e tyre ashtu si edhe në vlerat. Ato janë një nga përbërësit kryesorë të shumë ëmbëlsirave dhe recetave fantastike në kuzhinë.

Një prej këtyre recetave, krejt e veçantë është përgatitja e bajameve të karamelizuara.

Bajamet e karamelizuara përgatiten shumë shpejt dhe lehtë njëkohësisht dhe kanë një shije shumë të veçantë, mahnitëse të ëmbël.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës.

Më poshtë do të mësoni recetën interesante të përgatitjes së bajameve të karamelizuara në shtëpi, një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.
Përgatitja e Bajameve të Karamelizuara në Shtëpi
Përbërësit
½ filxhan çaji me ujë

Një filxhan çaji me sheqer

2 filxhanë çaji me bajame
Përgatitja
Si fillim, duhet të vendosni në një pjatancë një letër pjekjeje, dhe lyejeni me disa pika vaj dhe lëreni mënjanë.

Vendosni një tigan në zjarr mesatar.

Shtoni aty ujin dhe sheqerin.

Përziejeni derisa sheqeri të tretet dhe lëreni masën sa të nisë bulëzat e para të vlimit.

Sapo shurupi të nisë të ziejë shtoni bajamet dhe ulni edhe pak nxehtësinë e zjarrit.

Përziejeni masën herë pas here derisa sheqeri të kristalizohet rreth bajameve.

Ky proces zgjat nga 5 në 8 minuta.

Në kohën kur sheqeri të kristalizohet megjithëse procesi do bëhet pak I vështirë për t’u përzierë por vijoni ende ta përzieni masën dhe sheqeri do nisë të shkrijë sërish.

Sheqeri do të karamelizohet duke marrë një ngjyrë të kuqërremtë të artë dhe bajamet do të mbulohen nga shurupi përreth.

Menjëherë sapo masa të arrijë në këtë fazë largojeni nga zjarri dhe vendosni tek pjatanca ku keni shtruar letrën e pjekjes.

Përdorni një pirun për të ndarë bajamet ndërkohë që shurupi ende nuk është ngurtësuar.

Lërini bajamet të ftohen në temperaturë ambjenti dhe të ngurtësohen dhe më pas copëtojini në copa të cogla dhe shërbejini

Bajame të karamelizuara – Krokante plot ëmbëlsi Read More »

Petulla me mollë , të lehta, të shpejta plot shije

Është një recetë fantastike, me një shije të lehtë, të ëmbël e që përgatitet në shumë pak kohë.

Kombinimi i petullave me mollë është ndër recetat më të shijshme e cila pa dyshim tërheq nepsin e oreksin e të vegjëlve dhe më të rriturve në familje.

Përgatitja e tyre kërkon përbërës të thjeshtë por shija që të ofrojnë është sa speciale aq edhe e veçantë.

Më poshtë do të gjeni recetën unike të përgatitjes së petullave me mollë krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Petullave me Mollë në Shtëpi
Përbërësit
1 gotë miell

3-4 kokrra mollë

1/2 lugë kafeje me sheqer

1/2 lugë kafeje me sodë buke

1/2 lugë kafeje me kripë

1 gotë qumësht

1 kokërr vezë

Sheqer  për spërkatjen e petullave

Kanellë
Përgatitja
Në një tas të hidhni miellin, kripën, sodën e bukës dhe sheqerin. Trazojini që të përftoni një masë të vetme.

Në një tas tjetër hedhim vezën dhe gotën e qumështit, e rrahim deri sa masa të jetë bashkuar plotësisht.

Më pas fillojmë dhe shtojmë masën e miellit të përzierë me kripë, sheqer dhe sodë, duke e trazuar gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos mbetet mielli i patretur.

Masa që duhet të arrijmë është një brumë pak më i hollë se ai i petullave tradicionale, dhe pak më i fortë se ai i palaçinkave.

Në vijim, AgroWeb.org ju udhëzon që të merrni mollët dhe t’u hiqni pjesën e brendshme të farave. Pritini në rrathë jo më shumë se 1 cm.

Në një tigan pak të thellë, hedhim 2-3 filxhanë me vaj dhe e vendosim ne zjarr të lartë.

Fetat e mollës i zhysim në brumin e përgatitur dhe i skuqim në tigan. Duke treguar kujdes që t’i kthejmë nga të dyja anët.

Pasi i heqim nga tigani, është mirë që t’i vendosim në një pjatë me letër kuzhine, që të thithet yndyra e tepërt.

Në një pjatë tjetër kemi përzier sheqerin me kanellën, aty kalojmë të gjitha petullat , sa të krijohet një shtresë në të dy anët.

Është e mira që të jenë pak të ftohura (jo direkt nga tigani) që të mos shkrijë sheqeri.

Petulla me mollë , të lehta, të shpejta plot shije Read More »