Kulinari

Një vakt tundues për të gjithë, salmon me spinaq dhe salcë

Salmoni është ushqyes dhe i shijshëm dhe një nga përbërësit e preferuar të atyre që i kushtojnë vëmendje dietës së tyre. I gatuar me spinaq dhe salcë, salmoni bëhet një vakt tundues për shumëkënd.

Çfarë ju duhen

2 lugë çaji vaj ulliri 4 fileto salmon pa lëkurë Piper, kripë 2 lugë gjalpë 6 thelpinj hudhër, të prerë imët 1 qepë e vogël e bardhë e copëtuar 1/3 gotë verë e bardhë 150 gramë domate të thara (sipas dëshirës) 1 ¾ filxhan kafeje krem qumështi (panna) 3 filxhanë spinaq bebe dhe një filxhan parmixhan të grirë

Në një tigan të madh, ngrohni vajin e ullirit mbi nxehtësinë mesatare deri në të lartë. Spërkatni filetot e salmonit nga të dyja anët me kripë dhe piper dhe i vendosni në tiganin që tashmë e keni të nxehtë.

Skuqeni salmonin për 5 minuta nga secila anë, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë.

Hiqeni nga tigani dhe lëreni mënjanë. Në të njëjtën tigan, shkrini gjalpin së bashku me lëngjet e salmonit që kanë mbetur në të. Shtoni hudhrën dhe skuqeni për 1 minutë derisa të lëshojë aromën. Shtoni qepën dhe vazhdoni derisa të skuqet dhe ajo.

Derdhni verën dhe lëreni të shuhet pak. Vendosni domatet e thara në tigan dhe gatuajini për 1-2 minuta për të lëshuar shijen e tyre.

Ulni nxehtësinë, derdhni kremin panna në tigan dhe lëreni të ziejë, duke e trazuar herë pas here, derisa të krijohet një lloj salce. Futni kripë dhe piper, nëse është e nevojshme.

Shtoni gjethet e spinaqit në salcë dhe pas pak, shtoni djathin parmexhano. Lëreni salcën të ziejë për 1 minutë, derisa djathi të jetë shkrirë. Futeni sërish salmonin në tigan dhe lëreni aty ndërsa keni fikur sobën.

Për ta servirur, futni salmon në pjatë dhe derdhni një lugë nga salca e krijuar, para se ta konsumoni dhe… Ju bëftë mirë! /noa.al

Një vakt tundues për të gjithë, salmon me spinaq dhe salcë Read More »

Kek me portokalle për sot pas dreke

Keku me portokall është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë, pa kosto. Mund ta përdorni mëngjeseve, të shoqëruar me një gotë qumësht.

Përbërësit për tavë me kuadrate 23-24cm anësore të gjatë ose e rrumbullakët me diametër 26 cm:

250g gjalpë i butë në temperaturë ambienti 75g sheqer 75g sheqer kaf 100 ml lëng portokalli 225g miell ½lugë e vogël sode bukë 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira 4 vezë lëngu dhe lëkura e grirë e 1 portokalli bio

Përgatitja:

Në një tas përzieni dy llojet e sheqerit me gjalpin me rrahësin e vezëve me dorë ose elektrik, derisa të bëhen si shkumë. Shtoni më pas reçelin, miellin dhe sodden me sitë, vezët dhe së fundi lëngun dhe lëkurën e portokallit.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra, por e lëmë në tavë.

Pjekja bëhet në temperaturën 180 gradë.

Kek me portokalle për sot pas dreke Read More »

Supë franceze me qepë për sot në drekë

Përbërësit:

500 gr qepë të vogla

1 litër lëng zarzavate

100 gr bukë, djathë

kripë edhe piper

Përgatitja:

Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim derisa të jenë zverdhur.

Shtojmë miellin, i skuqim, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve. I lëmë të ziejnë për 30 minuta. U hedhim kripë dhe piper.

Ndërkohë, ndezim furrën. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë dhe i kalojmë në grilë për disa minuta në furrë.

Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë, pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

Supë franceze me qepë për sot në drekë Read More »

‘Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë’

Kryetari i Bashkise Vlora Z.Dritan Leli në Ditën Botërore e Gastronomisë,fton te gjithe te vizitojne Vloren dhe te shijojnë kuzhinën e qytetit tone:

Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë. Çdo ditë është e ushqimit, e rëndësisë së shijes së mirë e të pastër, por le të shërbejë Dita Botërore e Gastronomisë për të na kujtuar që, sa herë të mundemi, t’i drejtojmë turistët drejt vlerave dhe rëndësisë që ka kuzhina e qytetit tonë; që nga bulmeti i bagëtive të maleve, kosi i deleve, sardelet e famshme të Vlorës, ullinjtë e vajin e ullirit që e kërkon gjithkush, kuleçët e Vlorës, përsheshin me peshk, mishin e pjekur, ngjalat e Nartës dhe sigurisht peshkun që jo kudo ke fatin ta shijosh si këtu!

‘Vlora i ofron të gjitha, por nuk e teprojmë fare po të themi që ka edhe ushqimin më të mirë’ Read More »

Vendi që e prodhoi rastësisht kosin dhe e shpërndau në të gjithë botën

Në këtë vend, kosi është kudo, në dyqane e në lokale, dhe është baza e pjatave tradicionale si taratori, apo “snezhanka”, një sallatë e përbërë nga kosi, trangujt, hudhra dhe kopra. Historia e prodhimit të kosit lidhet me Bullgarinë, por identiteti i Bullgarisë mund të gjurmohet përmes prodhimit të këtij produkti.

Shumë bullgarë pretendojnë se kosi u zbulua rastësisht rreth 4000 vjet më parë kur fiset nomade endeshin në këto zona. Nomadët mbanin qumështin në lëkurat e kafshëve, duke krijuar një mjedis të ngrohtë dhe të mbyllur që bakteret të rriteshin dhe të nxisnin fermentimin, që çonte më pas në prodhimin e kosit.

Elitsa Stoilova, profesoreshë e etnologjisë, është e mendimit se ndonëse mund të jetë pak e vështirë të përcaktosh saktë nëse është Bullgaria, vendi i origjinës së këtij produkti, shumë vende të Ballkanit e kanë pasur pjesë të dietës së tyre kosin, për shekuj me radhë. Sipas saj, vetëm në Ballkan dihet formula e papërcaktuar saktë, e prodhimit të këtij produkti. Megjithatë, Bullgaria luajti rol në shndërrimin e kosit në një produkt popullor, që tregtohet masivisht, dhe që hyri shumë shpejt edhe në dietat mesdhetare dhe perëndimore.
Një shkencëtar bullgar në vitin 1904, analizoi në laboratorin e tij një enë tradicionale prej balte, të quajtur “rukatka”, që përmbante kos shtëpie. Ai arriti të identifikonte bakterin thelbësor që nxiste fermentimin e kosit, mikroorganizmi u bë i njohur si “lactobacillus bulgaricus”, duke e lidhur kështu përgjithmonë kombin bullgar me prodhimin e kosit.

Për nder të zbulimit të tij, fshati Trun i Studen Izvor, ku lindi shkencëtari Grigorov, tani strehon muzeun e vetëm të kosit në botë. Pas tij edhe një sërë shkencëtarësh vunë re benefitet e kosit bullgar të prodhuar në mënyrë tradicionale. Ata vunë re se ky produkt ishte një nga ushqimet që siguronte jetëgjatësinë e banorëve sidomos, në Malet Rodope të Bullgarisë, ku prodhimi i kosit bëhej sipas traditës mijëravjeçare.

Veçantia e kosit bullgar qëndron në shumëllojshmërinë e tij. Nëse dy gjyshe në fshatra të ndryshme prodhojnë kos nga të njëjtat produkte, rezultatet do të kenë shije të ndryshme. Kjo vjen nga një sërë faktorësh, që lidhen me tokën, kafshët dhe njohuria për prodhimin e tij që përcillet nga brezi në brez./A2CNN

Vendi që e prodhoi rastësisht kosin dhe e shpërndau në të gjithë botën Read More »

E rëndë/ Ak sidentohet familja shqiptare në Itali, h umb jetën një grua

Një shqiptare hu mbi jetën në një aks ident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Bernalda. Makina në të cilën udhëtonte një familje shqiptare h umbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende të paqarta.

Fatke qësisht nga aks identi hu mbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë publik në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë mbetën të pl agosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familje shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.

E rëndë/ Ak sidentohet familja shqiptare në Itali, h umb jetën një grua Read More »

Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo?

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj.
Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm?
Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj.

Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njeh me ushqimet më të përshtatshme për tu ngrënë në mëngjes dhe me ato që duhet të evitoni.

Ushqimet Që Mund Të Konsumoni Në Mëngjes

Vezët

Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.

Shalqiri

Duke qenë se përmban shumë ujë ai do t’ju mbajë të hidratuar dhe për shkak të pranisë së likopenit, shëndeti i syve dhe zemrës tuaj do të përmirësohet.

Tërshëra

Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi. Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.

Mjalti

Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës. Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangni:

Ushqimi Pikant

Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut. Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.

Bananet

Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës. Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.

Pijet E Gazuara Me Sheqer

Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura. Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.

Perimet Me Gjethe Jeshile

Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes./AgroWeb

Cilat ushqime mund të konsumoni në mëngjes dhe cilat jo? Read More »

Ja si të dalloni domaten organike , disa fakte që duhet ti dini

Ju mund të keni dëgjuar se tregjet tona janë të mbushura me fruta dhe perime që nuk janë aspak të shëndetshme dhe kjo për faktin se ato produkte janë OMGJ (organizëm i modifikuar gjenetikisht).

Kjo po bëhet një çështje jashtëzakonisht e diskutueshme kohët e fundit sepse ushqimi i modifikuar gjenetikisht, ka treguar se është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për njerëzit, kafshët dhe për mjedisin.

Sidoqoftë, përkundër këtij fakti, disa njerëz dhe vende të tëra akoma zgjedhin të mbështesin këto prodhime, duke lejuar shitjen dhe prodhimin e tyre.

Është e rëndësishme të dini si të mbroheni nga këto produkte të rrezikshme që qarkullojnë në tregjet tona, sepse në të kundërt, me vetëdije jeni duke rënë dakord në ujen e cilësisë së jetës.

Për t’u njohur më mirë produktet OMGJ, këshillohet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Si të dalloni nëse po blini një produkt OMGJ

Duhet të dini se etiketimi i vetë produktit na tregon nëse po konsumojmë një produkt OMGJ apo jo.

Kjo do të thotë se duhet të lexoni dhe të interpretoni etiketimin e produktit që po blini.

Numrat ose përbërësit që gjenden në etiketë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë për shëndetin tuaj këto produkte.

Si janë të etiketuara domatet organike?

Shumica e produkteve organike janë të etiketuara si organike, megjithatë një tregues tjetër i një produkti organik është PLU, një sistem numrash që identifikon në mënyrë unike prodhimin me shumicë të shitur në dyqanet ushqimore dhe supermarkete.

Pra, domatet organike janë të etiketuara me një kod pesë shifror dhe ky kod fillon gjithmonë me numrin 9.

Si janë të etiketuara domatet e rritura në mënyrë konvencionale

Domatet që rriten në mënyrë konvencionale janë ato që rriten me pesticide, plehra, hormone, fungicide ose antibiotikë.

Këto lloj domatesh ndryshojnë nga ato organiket sepse etiketa e tyre përmban një kod katër shifror.

Si janë të etiketuara domatet OMGJ

Ushqimi i modifikuar gjenetikisht është etiketuar me një kod pesë shifror, megjithatë ndryshe nga produktet organike, shifra e parë e OMGJ-ve është gjithmonë numri 8. /NOA.al

Ja si të dalloni domaten organike , disa fakte që duhet ti dini Read More »