Kulinari

Kontrolli i cilësisë së vajit të ullirit, miratohen kriteret për analizat që duhet të kryejnë prodhuesit dhe ambalazhuesit

Tregtimi i vajit të ullirit në vend vijon të mbetet problematik për shkak të informalitetit të lartë, ku pjesa më e lartë e tij tregtohet nga fermerët në bidona plastikë.

Qeveria ka miratuar udhëzimin për metodat e analizimit të treguesve të vajit të ullirit që duhet të zbatohen nga prodhuesit dhe ambalazhuesit me qëllim kontrollin e cilësisë.

Kryerja e analizave sipas metodave të përcaktuara në udhëzim si për vajin e ullirit që prodhohet dhe tregtohet për konsum dhe për vajin e bërsive të ullirit ka si qëllim kontrollin e përputhshmërisë së cilësisë me kriteret e përcaktuara në ligjin “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”.

Udhëzimi i hartuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha rregullat për kryerjen e analizave të vajit të ullirit nga operatorët prodhues. Më pas rezultatet e analizave të kryera do të krahasohen me normat e legjislacionit në fuqi.

Tregtimi i vajit të ullirit në vend vijon të mbetet problematik për shkak të informalitetit të lartë, ku pjesa më e lartë e tij tregtohet nga fermerët në bidona plastikë.

Sipas ligjit për kategorizimin e prodhimit dhe tregtimit, vaji i ullirit kategorizohet në: vaj ulliri i virgjër, vaj ulliri i rafinuar dhe vaj ulliri. Vaji i ullirit i virgjër i përshtatshëm për konsum ndahet në: a) vaj ulliri ekstra i virgjër është vaji i ullirit i virgjër, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 0,8 gram për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji; b) vaj ulliri i virgjër është vaji i ullirit i virgjër, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 2 gramë për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji; c) vaj ulliri i virgjër i zakonshëm është vaji i ullirit, i cili ka aciditet të lirë, të shprehur si acid oleik, jo më shumë se 3,3 gramë për 100 gramë dhe karakteristika të tjera, të përcaktuara sipas pikës 1 të nenit 6 të këtij ligji.

Për qëllim të verifikimit të normave të përcaktuar në legjislacion duke përfshirë aciditetin, vlerën e peroksideve, etj kur rezultatet e analizave kontestohen nga operatori, ai ka të drejtë të bëjë rianalizimim, për rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar ai ka të drejtë të kryejë përpara datës së skadencës. Në rastin kur mostra e vajit të ullirit është marrë në depozita, rianalizimi kryhet brenda 6 muajve nga marrja e mostrës.

Për verifikimin e karakteristikave të tjera nga ato të përmendura në pikën 8 (vlera e peroksideve dhe aciditetit), rianalizimi kryhet pa afat kohor, pasi nuk ndikon në rezultatin e analizës. Në rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar, me përjashtim të rasteve kur mostra është marrë më pak se 2 muaj para datës së skadencës, nëse rezultatet e analizave nuk përputhen me karakteristikat e kategorisë së deklaruar, operatori nga i cili është marrë mostra duhet të njoftohet jo më vonë se 1 muaj përpara datës së skadencës së vajit.

Ligji “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit” sakaq parashikon sanksione me gjobë nga 100 mijë deri 200 mijë lekë nëse prodhuesit përdorin ose reklamojnë karakteristika organo-shqisore të vajit të ullirit të virgjër, të cilat nuk janë përcaktuar në ligj.

Për vitin 2021 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u prodhuan 25,882 ton vaj ulliri. Për vitin 2022 prodhimi i vajit të ullirit ishte 29,230 ton (rritja 13%). Për vitin 2023 sipas prodhuesve sasia e vajit të ullirit të prodhuar sipas zonave është 30 deri 60% më pak se 2022./Monitor

Kontrolli i cilësisë së vajit të ullirit, miratohen kriteret për analizat që duhet të kryejnë prodhuesit dhe ambalazhuesit Read More »

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Mëngjesi është vakti më i nevojshëm për të gjithë ne. Ai i jep trupit tonë një shtysë dhe me menunë e duhur, mund të përmirësojë shëndetin tonë.

Por çfarë ndodh kur ne e anashkalojmë mëngjesin?

Ju po e privoni trupin tuaj nga lëndët ushqyese thelbësore

Mëngjesi është një vakt i mirë për të marrë lëndët ushqyese të nevojshme për trupin tuaj. Fibrat, vitaminat dhe elementët gjurmë që ju ndihmojnë të kaloni ditën janë disa nga ato substanca që çdo organizëm ka nevojë. Pra, nëse nuk hani mëngjes, atëherë me siguri nuk merrni elementët e nevojshëm dhe për rrjedhojë, në planin afatgjatë, shëndeti juaj do të ndikohet.

Metabolizmi juaj nuk zgjohet

Ekspertët thonë se mëngjesi ju ndihmon të digjni më shumë kalori. Është vakti i parë që trupi merr pas gjumit, kështu që zgjon edhe metabolizmin e tij. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të digjni më shumë kalori.

Fillojnë dëshirat për ushqime jo të shëndetshme

Mosngrënia e mëngjesit mund të shoqërohet me zgjedhje jo të shëndetshme, si ëmbëlsirat ose ushqimet me shumë yndyrë. Nuk duhet të harroni se organet dhe kockat tuaja duhet të ushqehen siç duhet në mënyrë që të funksionojnë mirë. Me një mëngjes të mirë, pra, do t’u jepni atyre atë që u nevojitet për të qenë të shëndetshëm, por gjithashtu do të mbani të qëndrueshme nivelin e sheqerit në gjak dhe për këtë arsye nuk do të bini kokë e këmbë në katrahurë.

Kortizoli rritet

Nëse kjo ndodh, atëherë do të shfaqet rezistenca ndaj insulinës dhe si rezultat do të jeni të uritur gjatë gjithë ditës. Prandaj, një mëngjes i ekuilibruar është mënyra më e mirë për të nisur ditën dhe për ta vazhduar atë pa u ndjerë të lodhur dhe të uritur.

Nivelet e aciditetit rriten

Nëse stomaku juaj nuk ka ushqim për t’u përpunuar, atëherë acidi i tij do të ngrihet lart në muret e zonave të afërta dhe në fyt dhe kështu do të ndjeni urth dhe gulçim.

Shpesh do të keni dhimbje koke dhe marramendje

Nëse nuk keni energjinë trupin tuaj, truri do të reduktojë funksionimin e qelizave të trurit dhe kjo do t’ju shkaktojë dhimbje koke të forta dhe marramendje për disa orë.

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm Read More »

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat!

Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

Thjerrëzat

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Shega

Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Speci djegës

Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Spinaqi dhe lakrat jeshile

Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat! Read More »

A keni provuar ndonjëherë byrek me turshi?Ja receta…

A keni provuar ndonjëherë byrek me turshi? Kjo recetë nga Zonja Vjollca duhet provuar me patjetër dhe pse jo këtë fundjavë që keni para.

INGREDIENTËT

1 filxhan çaji kos

1 filxhan çaji ujë

Kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri

400 gram miell

1 lugë kafe sodë buke

Mbushja: 1 qepë

1 kg lakër turshi

kripë dhe piper i zi

1 lugë gjelle piper i kuq

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

UDHËZIMET

Lakrën e shpëlajmë mirë dhe e presim shumë hollë.

2.Në një tas të madh hedhim kosin, ujin, kripën dhe vajin. I përziejmë të gjithë përbërësit.

3.Shtojmë sodën tek mielli dhe e trazojmë duke shtuar pak nga pak tek tasi me kos dhe ujë. Punojmë brumin duke shtuar miellin derisa masa të marrë trajtën e një brumi si për byrek.

4.Pasi e punojmë brumin mirë për 10 minuta e ndajmë në dy pjesë, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta.

5.Ndërkohë gjatë kësaj kohe në një tigan kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të bëhet transparente dhe të zbutet mirë.

6.Shtojmë lakrën dhe i kaurdisim së bashku derisa lakra të ulë volumin. Shtojmë kripë nëse duhet, piper të zi, një lugë gjelle piper të kuq,

7.I përziejmë mirë duke shtuar ½ gote ujë dhe e lëmë të ziejë derisa uji të avullojë dhe të mos ketë më lëng në tigan.

8.E largojmë tiganin dhe e ftohim lakrën.

9.Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe fillojmë të hapim një petë jo të hollë, por afërsisht sa një petë tarte. E vendosim në tepsi, duke lënë që peta të varet pak në anët e tepsisë.

10.Shtojmë mbushjen duke e shpëndarë në të gjithë sipërfaqen.

11.Hapim dhe petën e dytë dhe mbulojmë mbushjen duke rrudhur petën sipër.

12.Mbledhim anët e lakrorit, e lyejmë me pak vaj dhe shpërndajmë gjysmë luge me gjalpë në sipërfaqen e lakrorit.

13.Vendosim lakrorin për t;u pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.

14.E nxjerrim dhe e lyjemë përsëri me gjalpin e mbetur duke e vendosur përsëri në furrë dhe për pesë minuta. E shërbejmë të ngrohtë.

A keni provuar ndonjëherë byrek me turshi?Ja receta… Read More »

Për 20 minuta, ja si t’i gatuani në shtëpi me pak përbërës

Sot po ju sjellim recetën e plotë sesi të përgatisni vetë një kruasan në kushte shtëpie dhe me përbërës që ju gjenden në frigoriferin tuaj.

Përbërësit: 250 gr gjalpë; 300 gr miell; 1 lugë kafeje maja buke; 100 gr çokollatë e shkrirë; 3 lugë gjelle sheqer; 2 vezë; kripë.

Receta dhe përgatitja: Fillimisht përzieni gjalpin me miellin dhe formoni një brumë të cilin lëreni të vijë në frigorifer. Në një tas tjetër shkrini majanë dhe hidhni pjesën tjetër të miellit. Pastaj masa e krijuar do jetë homogjene duke shtuar qumështin, sheqerin, kripën dhe vezët. Përzieni përbërësit me dorë derisa brumi të jetë i butë.

Pastaj mbështilleni brumin me një letër kuzhine dhe futeni në frigorifer. Pas disa orësh me ndihmën e një petësi hapni të dy masat e brumit të cilat i keni bashkuar kur i nxorrët nga frigoriferi. E në mes të brumit hidhni gjalpin. Më pas petën paloseni dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta. Nxirreni petën nga frigoriferi dhe ndajeni në trekëndësha të vegjël dhe mbushini me çokollatë.

Lërini për 60 minuta dhe lyejini sipër me vezë dhe futini të piqen në 190 gradë për 20 minuta. Ju bëftë mirë!

Për 20 minuta, ja si t’i gatuani në shtëpi me pak përbërës Read More »

Këto ushqime mund ti konsumoni edhe nëse ka kaluar data e skadencës

Gjithnjë e më shumë, ne po përpiqemi të reduktojmë ushqimet tona. Sigurisht, jo gjithmonë ia dalim dhe përfundojmë duke e lënë bukën e javës së kaluar të prishet. Edhe kur të arrijë në atë pikë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta hedhim atë.

Por pa e ditur, ne shpesh hedhim ushqime që janë ende të ngrënshme. Është koha për t’i hedhur një sy asaj që vërtet ia vlen të hidhet në koshin e plehrave.

Produkte të freskëta

Në përgjithësi, të gjitha produktet e freskëta të qumështit mund t’i konsumoni brenda një muaji pas datës së skadencës. Kosi është i ngrënshëm deri në tre muaj pas datës së skadencës. Për mishin, ky nuk është rasti. Por mishi i thatë mund të ruhet deri në dy javë pas datës së skadencës.

Vezët

Është mirë që vezët të ruhen në frigorifer, pasi i ftohti i mban ato të ngrënshme për rreth dy javë. Nëse e bardha e vezës është rozë ose jeshile, atëherë është koha ta hidhni. Nëse nuk jeni të sigurt, mund ta kontrolloni: vendosni vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Nëse qëndron në fund, atëherë është mirë, është i freskët. Por nëse del në sipërfaqe, nuk është më i freskët dhe është më mirë ta hidhni.

Mjaltë, sheqer dhe kripë

Mjalti, sheqeri dhe kripa janë ushqime që mund të qëndrojnë në raftin tuaj për gjithë jetën, madje edhe për breza. Ju mund të kurseni sasi të mëdha pa pasur nevojë të shqetësoheni për mbarimin.

Çokollatë, oriz, makarona dhe thjerrëza

Këto ushqime janë të gjitha të ngrënshme vite pas datës së skadencës. Duke qenë se këto janë ushqime të thata, nuk ka rrezik për myk. Çokollata është ende e mirë edhe dy vjet pas datës së skadencës.

Djathë

Djathi është në thelb myk. Mund ta hani pa problem edhe nëse merr pak ngjyrë jeshile. Nëse kjo ju shqetëson, thjesht prisni copat e gjelbra dhe hani pjesën tjetër. Është e vështirë të besohet, por djathi është edhe më i mirë nëse është pak i vjetër!

Ushqim të konservuar

Për sa kohë ku kanaçe nuk është e fryrë dhe përmbajtja e saj nuk ka erë të keqe, ju mund të hani përmbajtjen e saj. qofshin ato sardele apo fasule! Edhe pse ushqimet e konservuara nuk janë gjithmonë më të shëndetshmet, kërkoni produkte të freskëta të ruajtura në kavanoza qelqi.

Si rregull i përgjithshëm, besojini hundës! Era dhe shija e ushqimit mund të na paralajmërojë për ushqimet e prishura. Nëse nuhatni, shijoni ose shihni myk jeshil në ushqimin tuaj dhe nuk jeni të sigurt, më mirë mos e rrezikoni.

Këto ushqime mund ti konsumoni edhe nëse ka kaluar data e skadencës Read More »

Restoranti në pronësi të shqiptarit shpallet ‘Restoranti më i Mirë në Botë’

“Noma” në pronësi të shqiptarit Rene Rexhepi është shpallur sërish “Restoranti më i Mirë në Botë”.
Njoftimin në Twitter e ka bërë vet restoranti duke konfirmuar këtë çmim.
“Çfarë momenti i pabesueshëm për të gjithë ne në Kopenhagen. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë që ekipi ynë është votuar restoranti numër 1 në botë”, thuhet në njoftim.

Çmimi i restorantit më të mirë në botë për vit është i pesti më radhë.
Ditë më parë, ky restorant kishte marr 3 yje Michelin.

Rene Rexhepi është shqiptar nga Xhepçishti i Tetovës, ndërsa nëna e tij është nga Danimarka.

Restoranti në pronësi të shqiptarit shpallet ‘Restoranti më i Mirë në Botë’ Read More »

Gjellë me presh, shumë e shijshme/ Nëse doni ta vërtetoni, provoni recetën tonë

Ndërkohë që mishi zien, përgatisni preshin, të cilin duhet ta pastroni mirë, pastaj lajeni dhe priteni në copa rreth 3-4 cm të gjata
Pastroni dhe prisni në kubikë mesatarë edhe karrotat e pataten.

Hidhni vajin në një tigan, të cilin duhet ta vendosni në zjarr të lartë. Kaurdisni me radhë preshin e prerë dhe perimet e tjera.
Skuqini derisa të marrin një ngjyrë të lehtë kafeje.
Perimet e kaurdisura shtoni tek mishi i viçit. Fillimisht preshin, një gjethe dafine, pak kripë, ujë derisa të mbulohet preshi.
Ziejeni këtë masë për 15-20 minuta.

Në 10 minutat e fundit shtoni edhe patatet e karrotat, pak mentë të thatë dhe vazhdoni zierjen derisa të përgjysmohet lëngu i gjellës.
Pastaj fikeni zjarrin dhe gjellën me presh lëreni të pushojë për 15 minuta përpara se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë.

Gjellë me presh, shumë e shijshme/ Nëse doni ta vërtetoni, provoni recetën tonë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com