Intervista

A është penduar për Ramën? Flet ish kryeministri Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve

Fatos Nano tha se nuk është penduar për futjen e Edi Ramës në politikë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama është maturuar në detyrën e kryeministrit.

Pjesë nga intervista
Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?
Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhnëien me oligarkët siç thuhet…

Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.

Fevziu: Po akuza për korrupsion?

Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korruspionin në Shqipëri?

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.

Fatos Nano ka treguar gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion” se pavarësisht ftesës që i kishte bërë Edi Ramës në vitin 1998, për t’u përfshirë në PS, ai hezitonte.

Nano tha se Rama ka marr vendimin vetëm pas vdekjes së të atit, pikërisht në një kohë kur ish-Kryeministri ka qenë duke formuar qeverinë e prillit të vitit 1998.

Ministria e Kulturës, e cila vetëm pak minuta më parë i ishte premtuar Luan Ramës, tashmë ju dorëzua Edi Ramës.

Pjesë nga biseda në studio

Fevziu: Ai pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?

Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ja përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.

Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure./Opinion.al

A është penduar për Ramën? Flet ish kryeministri Nano: Kisha nevojë për një rebel mes socialistëve Read More »

Ish-kryeministri Fatos Nano tregon historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe: ‘U dashurua me një djalë, e pe rsekutuan 15 vite në…’

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe, e cila ishte një nga studentete më të mira, por u dërgua si mësuese fizike në Laç.

Sipas tij, kjo ndodhi për shkak se ajo u dashurura dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të persekutuarish, ndaj qëndroi në Laç për 15 vite.
“Motra ime ra në dashuri dhe u martua me një djalë që vinte nga një familje të per sekutuarish. Sa mbaroi shkollën e çuan në Laç si mësuese fizike. Ishte më e mira, por vetëm se bëri atë martesë, qëndroi për 15 vite në Laç. Nuk njihej merita dhe ndershmëria. E bisedoja dhe me babain”, tregoi Nano.

Ish-kryeministri Fatos Nano tregon historinë e tris htë të mostrës së tij të madhe: ‘U dashurua me një djalë, e pe rsekutuan 15 vite në…’ Read More »

Ish-kryeministri Fatos Nano: Duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten…

Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë sot në ekran, për herë të parë pas 10 vitesh dhe ndër të tjera ka folur edhe për situatën në të cilën ndodhet vendi, pasi kanë kaluar 30 vite nga rrëzimi i komunizmit, ndërsa Shqipëria është ende në tranzicion.

I ftuar në Opinion, këtë periudhë, Nano e krahason me periudhën e adoleshencës, dhe thotë se tashmë është momenti që Shqipëria ta kalojë këtë adoleshencë të kapitalizmit.

Pjesë nga intervista:

Kur e sheh nga distanca e sotme, si ju duket ky 30-vjeçar?

Fatos Nano: Po të flasim nga logjika e një brezi, ju studentët dhe ne pedagogët, besoj se mund ta quajmë se kemi kaluar periudhën e adoleshencës së kapitalizmit. Domethënë me gjithçka që karakterizon adoleshencën, me vrullet, me frenimet, me arritjet, me dështimet, me ëndrrat, me zhgënjimet, me rrëzimet, me ringritjet dhe jemi në prag të të sjellurit shpresoj si adult. Pra duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten, shoqërinë, sistemin, institucionet dhe padyshim ekonominë.

Pra ju mendoni që ka ardhur momenti të dalim nga adoleshenca 30-vjeçare e kapitalizmit dhe të futemi në një rrjedhë normale apo jo?

Fatos Nano: Është ajo që të gjithë presin, që të marri fund ky tr anzicion.

Ish-kryeministri Fatos Nano: Duhet përfundimisht të maturohemi, të stabilizojmë vetveten… Read More »

Nano: Ja cili ministër de zertoi duke br aktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë

Neritan Ceka, në pozicionin e ministrit të Brendshëm ka dez ertuar duke bra ktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë, sipas den oncimit që ish-Kryeministri Fatos Nano bëri në një intervistë të regjistruar që po transmetohet në TV Klan.

Z.Nano tha se në mara 1998 kur ishte kryeministër, u përball me një përpjekje për të shpë rthyer b urgun e Tiranës.

Shpë rthimi që ndodhi në bur gun e Tiranës në Mars ‘98, ishte një situatë që Nano tha se mbeti i vetëm.

“Në momentin që unë dhe Ndre Legisi që ishte sekretar i shtetit, po komunikonim pa ndërprerë telefonikisht për masat që duhej të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse FNSH ishin në Shkodër dhe u duhej 2 orë të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe mbi të gjitha ishin specialistë që njihnin planimetrinë e bu rgut dhe dinin të vepronin në këto lloj situatash.

Në orën 9 në mbrëmje, në një nga telefonatat me Ndrekën, Ndreqë Legisi më thotë: Neritani iku, ministri, iku. Më dorëzoi telefonin dhe çelësat dhe më tha: Ika se ra shteti.

Dhe iku vërtet. Dhe unë vazhdova me Ndrekën derisa me ndihmën e radio “Kohës”, bëmë një fushatë div ersioni pozitive në mes të të reb eluarve dhe e ndamë shapin nga sheqeri, derisa u kthyen FNSH nga Shkodra.”

Teksa bëri këtë rrëfim Nano bëri një tjetër de maskim të Cekës: “Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit, më merr Neritani, ministri dhe më thotë: E zgjidhëm ne situatën”, citoi Nano duke theksuar se ky ishte një rast tipik kur ai mbeti vetëm në krye të ek zekutivit.

Nano: Ja cili ministër de zertoi duke br aktisur punën kur shp ërtheu bu rgu në Tiranë Read More »

Nano tregon si e përjashtuan nga shkolla, ja arsyeja…

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar se kur ishte në vitin e dytë të gjimnazit, është përjashtuar nga shkolla së bashku me një shok tjetër.

Ndonëse për një arsye krejt banale, ai është dërguar për punë detyruese në uzinën “Partizani”, duke pohuar se veprime të tilla krijonin pakënaqësitë e para ndaj sistemit.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Nano: Mua ma kanë përjashtuar nga gjimnazi në vitin e dytë.

Fevziu: Çfarë bëre?

Nano: Po bënim orën e fizkulturës. Profesor ka qenë kampioni i atletikës Besim Qyqe. Dhe mbrapa gjimnazit “Sami Frashëri”, nuk di nëse ekziston akoma ajo copë oborr aty, ishte gropa e rërës dhe po kërcenin vetëm djemtë, vajzat ishin në palestër. Ne merrnim vrull në cep të murit, kërcenim në gropë dhe bënim xhiron mbrapsh. Në një nga këto xhiro, në cepin e murit, unë dhe shoku im që ishte familje e pe rsekutuar, daja e tij ishte një nga eksponentët e një nga firmat më të mëdha farmaceutike të kohës. Vemi bëjmë ujët, siç bënin djemtë. Profesori pezullon orën, na merr siç ishim me veshje sportive dhe na çon direkt në zyrën e nëndrejtoreshës. Dhe i thotë: Këta, hoqën të mbathurat, nxorën ato që s’duhen nxjerrë dhe filluan ta tundin para gocave të shkollës. Gjë që nuk ishte e ëvrtetë. Njeriu atë gjë e bën fshehurazi. Unë kam pasur një lloj dinjiteti edhe në gjimnaz. Nuk i nënshtrohesha urdhrave pa kuptim, mund të ketë qenë me këtë idenë: t’ia ulim kokën tij.

Ndërkohë në atë periudhë ishin kapur duke përgjuar banjat e vajzave katër çuna të tjerë nga klasa të tjera. Kishin shpuar brima në tavan dhe u kapën, u përjashtuan. U bashkuan të dy grupet dhe ne u shitëm në opinion sikur kishim bërë këtë gjë të pamoralshme. Dhe na çojnë nga shkurti deri në qershor në uzinën “Partizani”. Mua më futën në repartin mekanik, ku kujdestar ishte sekretari i partisë së reaprtit, i cili më priti me këmbët e para dhe fillova të mësoj rondelet…

Nano tregon si e përjashtuan nga shkolla, ja arsyeja… Read More »

Histori e pazakontë/ Rrëfimi 42-vjeçarit: ‘E gjeta gruan në sh trat me tjetrin, ja cfarë bëra…’

Një histori e pazakontë është rrëfyer nga një 42-vjeçar nga Tirana në emisionin “Jeta pa filtër” në News24. Përballë psikologes Ervisa Lula, e cila është njëkohësisht dhe autore e programit babai i 2 fëmijëve tregon si e zb uloi të vërtetën se e shoqja kishte një tjetër lidhje:

“Vija re që telefonin e mbante pas vetes, nuk ja jepte më djalit, filloi ta mbante me dridhje, në periudhën e pandemisë ra shumë në sy, më çoi drejt bindjes se ishte dikush tjetër midis nesh.

I pë rlotur ai përshkruan dhe momentin më të vështirë atë të pë rballjes me të vërtetën në derën e një apartamenti me qira, aty zb uloi edhe se bashkëshortja e tra dhtonte me një person të cilin e njihte:

“Ngriva për momentin, më nxorën shumë shpejt që andej, gjithçka në krevat ishte filmuar, më nxorën shumë shpejt që të shmangnin ko nfliktin”.

Fajin thotë se e ka vetë pasi punonte shumë dhë nuk arrinte dot t’i qëndronte afër asaj.

Tani jetojnë sërish bashkë, e fali dhe arsyeja janë fëmijët.

42-vjeçari pohon gjithashtu se pa fëmijët s’mund të jetonte kurrë dhe nëse do të di vorcohej atëherë gjykata do ia jepte kujdestarinë nënës.

Psikologia Arjana Muçaj në një intervistë për “Jeta pa filtër” ka bërë një analizë lidhur me këtë fenomen.

Ajo shprehet se: “Në ditët që po jetojmë tra dhtia po kthehet në normale, duke dashur të pr ekin modernen çiftet e reja harrojnë se nëse ndodh një tr adhti kjo tregon se do të hu mbasë besimi dhe h umbja e besimit ndaj partnerit do të thotë se herë pas here ti të jesh në dyshim në lidhje me marrëdhënien që ke me të. Ndërsa avokati Jordan Daci sjelle në vemendje raste kur prindërit për shkak të egoizmit të tyre kanë shkuar deri atje sa kanë bërë fëmijët dëshmitarë okularë të raporteve intime të prindit tr adhtar duke shkaktuar kështu një tr aumë shumë të rëndë.

Ai thotë se: “Çështja e tr adhtisë mund të ndërlikohet vetëm kur përfshin fëmijët. nëse fëmijët përdoren nga një prind kundrejt prindit tjetër duke i bërë dëshmitarë, ky është një krim që bëhet ndaj fëmijëve. Për mua ai prind që e përdor fëmijën dhe e vendos në rrethana tejet të rënda emocionale, ai nuk mund ta ushtrojë kujdestarinë në të tilla raste”.

Sipas tij tradhtia bashkëshortore nuk ka asnjë ndryshim nga arsyet e tjera për sa i përket divo rcit. Ajo nuk ndryshon asgjë as në ndarjen e pasurisë./BW/

Histori e pazakontë/ Rrëfimi 42-vjeçarit: ‘E gjeta gruan në sh trat me tjetrin, ja cfarë bëra…’ Read More »

Flet elektriçisti hero, cau një meter borë për të realizuar detyrën: U përballa edhe me u jkun

Xhemil Mezini, elektriçisti nga Kukësi video e së cilit u bë virale këto ditë, teksa çante dëborën, për të rregulluar një avari në rrjet, tregoi edhe një episod tjetër.

Xhemili shihet teksa ça nte një metër borë në këmbë për të rregulluar de fektin te shtylla e korrentit, duke marrë ëprgëzime të shumta nga qytetarët.

I pyetur sot në “Ftesë në 5”, TCH, 55 vjeçari pohoi se ecën rreth një orë e gjysmë në këmbë në kushte shumë të vë shtira atmosferike.

Xhemili tha se ai dhe bashkëshortja janë mësuar me rre zikun e kësaj pune.

Ai kujtoi një nga momentet më të fr ikshme gjatë gjithë këtyre viteve në krye të detyrës.

“Një kafshë vinte rrugës, kishte qenë ujk. U tme rrova, m’u çu leshi i kokës përpjetë. Pas kodrës ishte një shtyllë. Vesha kambalecin shpejt e shpejt dhe u ngjita në shtyllë. U ula një metër poshtë tensionit qe të mos më kapte tensioni dhe prita derisa të kalonte ujku”, tregoi ndër të tjera elektriçisti./NOA.al

Flet elektriçisti hero, cau një meter borë për të realizuar detyrën: U përballa edhe me u jkun Read More »

Si bëhet për vete një shkodran, moderatorja zbulon ‘recetën’

Moderatorja Dojna Mema dha një intervistë të shkurtër në Instagram dhe siç mund ta mendoni gati të gjitha pyetjet ishin rreth saj dhe Vlashentit. Së pari përse nuk flet shumë për lidhjen me të se dhe së dyti si e bën për vete një shkodran.

Për të parën, Dojna tha se ka dashur ta mbajë personalen dhe profesionalen të ndarë, kurse për pjesën e dytë dha një përgjigje të stërholluar.

“Thuaji që s’ka si Shkodra dhe gegnishtja është dialekti më i ëmbël që ke dëgjuar ndoënjherë. Bik Ndoja është super artist dhe Kafja madhe s’ka të krahasuar as me Cafe de Flore në Paris.

Shto Migjenin dhe thuaji që do kishte shumë dëshirë t’ja vije emrin gocës Rozafa. Sigurisht mos ja vendos ashtu, por bjeri në sy që e ke menduar. Nëse jeni zënë, gatuaji një tavë me krap ose çoje për drekë në Shirokë

Kryesorja: qesh gjithmonë me batutat e tij (sidomos ato në dialekt). Edhe nëse nuk i kupton, vetëm qesh, kot. Do e kuptosh që është batutë se bën një intonacion në fund si tip ofshame”, ka treguar Dojna.

Si bëhet për vete një shkodran, moderatorja zbulon ‘recetën’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com