Intervista

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua!

Emili ka ardhur nga Borshi për të surprizuar nënën e saj “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 14-vjeçarja tregoi se prindërit e saj emigruan në Greqi kur vajza ishte e vogël dhe më pas u divorcuan.

Babai i saj jeton ende në Greqi, ndërsa Emili dhe nëna e saj, Brisilda u kthyen te gjyshërit. Brisilda iu përvesh punëve të fshatit ndërsa edhe pse është ende e re, vetëm 30 vjeçe, i është përkushtuar vajzës së saj dhe nuk ka krijuar një jetë të re. Emili dëshiron t’i japë nënës së saj një mesazh force.

Emili: Ma mos qaj. E di që je duke kaluar një jetë shumë të vështirë, por jo, më ke mua dhe ti do më kesh gjithmonë krahun tënd të djathtë.

Brisilda: Shpirt i mamit!

Emili: Ti e di që unë të dua shumë.

Brisilda: Edhe unë.

Emili: Fshiji lotët.

Brisilda: Drita ime, shpirti im./tvklan.al

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua! Read More »

‘Më ndjek çdo moment me GPS’, kush është gruaja që ‘përndjek’ Arbër Hajdarin?

Arbër Hajdari i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani.

Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës. Arbëri shprehet se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.
“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

‘Më ndjek çdo moment me GPS’, kush është gruaja që ‘përndjek’ Arbër Hajdarin? Read More »

Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi…

Aktori i humorit, Irgen Çela ka rrëfyer si kurrë më parë pjesë nga fëmijëria e tij, mes komedive dhe tragjedive të jetës.

Aktori tek ‘S’e luan topi’, ka treguar periudhën kur prindërit e tyre janë përfshirë në një aksident dhe babi i tij mbeti i lënduar, ku i është dashur që të kalojë sfida në lidhje me shëndetin e tij.
Ndër të tjera ai ka treguar se i është dashur të punojë edhe gjatë periudhës së adoleshencës për të përballuar sfidat ekonomike.

Si ka qenë fëmijëria jote?

Mami ka qenë mësuesja ime e parë, dhe nuk më ka llastuar fare. Ka qenë marrëdhënie e çuditshme që të kisha mamin mësuese, mërzitesha kur nuk më mbante me hatër, ka qenë e rreptë si zysh. Jam fëmijë i vetëm.

Momenti nga fëmijëria?

Ka qenë një moment kur prindërit bënë aksident dhe periudha e rëndë psikologjike e familjes zgjati rreth 10 vite, babi u dëmtua më shumë. Nuk kam qenë me ta kur ka ndodhur aksidenti, ka ndikuar shumë ajo periudha, u rrita para kohe. Babi më çoi me makinë kur do ikja në Maqedoni, kur u ktheva gjeta dajën në shtëpi, por e kuptova se diçka ka ndodhur. Neglizhenca e mjekëve e mori më qafë babin, ndodhën komplikacione. Kam një akumulim ndaj atyre mjekëve, periudhë kasapësh.

Ka kaluar shumë operacione babai. Ai sot është mirë, është heroi im, jam me fat që e kam në jetë. Babi bën shumë humor edhe në momente më të vështira. Është shumë i lumtur që jam bërë aktor. Në kaluam nga një moment që ishim shumë mirë ekonomikisht, më vonë gjithë investimet shkuan për shëndetin. Gjatë gjimnazit kur unë kisha nevojë për të pirë ndonjë kafe, kam punuar kamerier që të kisha lekët e mia dhe t’i hiqja barrën ekonomike familjes.

Aktori i njohur i humorit rrëfen ngjarjen që për pak u kthye në tragjedi: Kur u ktheva nuk i gjeta në shtëpi… Read More »

Prej 4 vitesh i ndarë nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë

Robert Berisha dhe Nora Istrefi i dhanë fund martesës së tyre 4 vite më parë, një ndarje goxha e bujshme në showbizin shqiptar.

Pas ndarjes shumica e çifteve nuk mbesin miq, por ndryshe ka ndodhur me Robertin dhe Norën.

I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Roberti i ka habitur të gjithë duke u shprehur se Norën e ka shoqe dhe do e ketë gjithmonë.

Po ti e ke shoqe akoma Norën?

Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe.

Prej 4 vitesh i ndarë nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë Read More »

Ish-banori i ‘BBV’ rrëfen historinë e frikshme që është përballur

Në emisionin “Më Lër Të Flas”, sot po diksutohet në lidhje me turizmin në venind tonë.

I ftuar, Bledi Mane zbuloi një histori personale, me dy turiste suedeze, të cilat bënin plazh nudo në Ksamil.

Ai shtoi se në atë kohë kjo i revoltoi banorët, të cilët mendonin se ndikonin negativisht tek fëmijët e tyre.

“Në Ksamil dy turistë suedeze dalin toples. Banorët sapo i panë, morën lopatat dhe iu sulën.

Ato nuk e kuptonin dhe i kërkuan ndihmë përkthyesit. Banorët u thanë po na merrni më qafë fëmijët. I shihnin si ndikim negativ sepse nuk kishin parë të tilla gjëra.”- tha Bledi.

Ish-banori i ‘BBV’ rrëfen historinë e frikshme që është përballur Read More »

Mira: Pas të 40-ave ‘shpërthen’ si shampanjë! Gjen atë më të mirin

Mira nga Tirana e thotë me bindje se jeta nis pas të 40-ave. Sot, për “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo thotë se në atë moshë njeriu i ka sistemuar gjërat dhe i dedikohet dëshirave personale.

Mira: Njeriu ndoshta si ka plotësuar ato që ka dashur dhe pas të 40-ave shpërthen.
5
Aldo: Si shpërthen mi?!

Mira: Si puna e verës që bëhet shampanjë. Eee vera sa më shumë të rrijë bëhet shampanjë.

Aldo: Unë e di uthull.

Mira: Jo, jo! Shumë e saktë kjo, është mëse e vërtetë që fillon sepse njeriu deri në të 40-at i vë në terezi gjërat pastaj rregullon veten e vet.

Aldo: Pastaj kçk, kap ça të kapësh!

Mira: Jo, jo kçk! Të gjejë atë më të mirin! Jo të bëhesh gaz i botës, se priti, priti e ça mori? Kçk!/tvklan.al

Mira: Pas të 40-ave ‘shpërthen’ si shampanjë! Gjen atë më të mirin Read More »

Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën

Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera foli edhe për romancën e Luizit me Kiarën.

Milaimi i bindur u shpreh se lidhja e fituesit të “Big Brother Vip” me moderatoren është vetëm për lojë, pasi sipas tij çdo gjë ka nisur shumë shpejt “brenda një burgu siç është BBV”.

Ai theksoi duke thënë se të njëjtin mendim ka pasur edhe për lidhjen e dy ish-konkurentëve të “BBV 1” Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët u ndanë sapo dolën nga ky reality show.

Moderatorja: Të kemi parë goxha në sulm në lidhje me Luizin. Ke thenë që nuk të ka pëlqyer si personazh.

Milaim Zeka: Ka qenë në fillim unë e kam kritikuar sepse u hap llafi që ai ka gënjyer për punën e sëmundjes. Kam qenë dhe jam prap i bindur që lidhja e tij me Kiarën ka qenë dhe është lojë.

Moderatorja: E mendon përsëri?

Milaim Zeka: Si kam menduar për Beatrix që kam thënë se nuk ka dashuri mes saj dhe Donaldit, përsëri mua mu ka përforcuar mendimi. Një njeri pa hezituar dhe pa menduar mirë nuk ndëron mbiemrin e vet. Martesat e shpejta ose lidhja e tyre në kushte shumë të jashtëzakoshme siç është Big Brother ka qenë lidhja brenda një burgu. Aty kam dyshuar dhe prapë vazhdoj të dyshoj.

Miliam Zeka habit me deklaratën për Luizin dhe Kiarën Read More »

Shpërthen Zhaklin Lekatari: Situatë makabre!

Ngjarja e rëndë në Përmet ku një 24-vjeçar mbyti nënën e tij dhe plagosja e gruas me thikë nga bashkëshorti i saj në Korçë, kanë tronditur vendin ditët e fundit.

Lidhur me këto ngjarje, aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur se në Shqipëri duhet një reformim total kulturor, emocional e seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë.

E ftuar në Klan News, Lekatari thotë se sipas saj, në Shqipëri situata është e ngarkuar dhe makabre dhe si një film triller për shkak të normave të shoqërisë tonë.

Mes të tjerash, Lekatari thotë se duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, sipas saj, me burrat që nuk pranojnë autonominë e gruas.

Zhaklin Lekatari: Nga Janari i këtij viti e deri në Qershor kemi 13 gra të vrara. Unë kam disa vite që them që këtu në Shqipëri po ndodh “holokausti i grave” dhe ne kemi nevojë për një reformim total kulturor, emocional, seksual për rindërtimin e disa vlerave të reja në shoqërinë tonë.

Të mësojmë shoqërinë, dua të përfshij të gjithë pjesëtarët e saj që ta identifikojnë dhunën, ta denoncojnë atë dhe të reagojnë ndaj saj. Mendoj që situata në Shqipëri është kaq e ngarkuar dhe kaq makabre, edhe tamam si një film triller, edhe për shkak të gruas shqiptare, edhe për shkak të normave të shoqërisë tonë, të cilat ende vazhdojnë të në turpërojnë nëse kemi problematika të tilla në familje, nëse ne denoncojmë problematika të tilla, nëse ne i japim zë problematikave të tilla në familje.

Edhe nga të gjitha studimet e fundit që janë bërë, edhe ato socialogjike, edhe ai shumë i rëndësishëm i OSBE-ODIHR i vitit 2020, e tregojnë shumë mirë se sa për qind të grave shqiptare pësojnë dhunë në të gjitha format e saj. Burrat shqiptarë duket sikur po mundohen që të bëhen shumë agresivë dhe shumë jo tolerantë sa herë që thërrimet e fundit të pushtetit të tyre patriarkal, po ju ikin. Duket sikur barazia gjinore që po mundohemi ta arrijmë, që është një tipar i vendeve demokratike apo i vendeve perëndimore, në të vërtetë në vendin tonë po shfaqet me krime dhune, me këta burra që nuk pranojnë autonominë e gruas,

këta burra që nuk pranojnë një grua të rindërtojë një jetë të re, me këta burra që nuk pranojnë që gruaja e tyre nuk është vetëm objekt. Këta krime, që quhen krime pasioni dhe unë nuk e di se çfarë ngel nga dashuria kur ti vret gruan tënde, mamanë e fëmijëve të tu dhe në disa raste fëmijët e tu. Situata është vërtetë alarmante dhe do të doja të mos gjendesha në studio për të folur për të njëjtën gjë. Kemi një ngecje të madhe edhe të shoqërisë civile, edhe nuk zbatojnë ligjin.

Shpërthen Zhaklin Lekatari: Situatë makabre! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com