Intervista

‘Qejf i madh martesa’/ Adi Krasta tregon si la dasmën dhe iku me nusen

Adi Krasta ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e sotme ku u vendos përballë pyetjeve të gazetarëve të vegjël.
E vogla Klea e pyeti Krastën nëse ka qeshur apo ka qarë kur është martuar.

Gazetari tregoi një histori që nuk e kishte thënë më parë sesi ka ikur nga dasma para kohe së bashku me gruan.

Klea: Njerëzit kur martohen gëzohen, pro ti kur je martuar a je gëzuar, apo ke qarë?

Adi Krasta: Klea po qejf i madh shumë. Aq qejf i madh sa nga dasma ime në fund nga ora 12 ikëm ne si burrë e grua. Kishin ardhur njerëz nga jashtë që bënin qejfin e tyre.

Alketa Vejsiu: Po juve çfarë bënit, flinit apo vazhdonit romancën?

Adi Krasta: E quanim një dasmë eksperimentale.

‘Qejf i madh martesa’/ Adi Krasta tregon si la dasmën dhe iku me nusen Read More »

Topalli rrëfen b etejën me Covid: ‘Fatk eqësisht nëna nuk ja doli me virusin’

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka treguar se humbja e nënës së saj erdhi për shkak të Covid-19.

Ish-kryeparlamentarja në muajin shkurt në rrjetin social “Facebook” njoftoi për humbjen e nënës së saj, por pa zbuluar shkakun e hu mbjes së njeriut më të shtrenjtë për të.

Ndërkohë, në një dalje në News24, Topalli rrëfen se edhe pse vetë e kaloi Covid-19, nuk e pati aspak të lehtë.

Topalli me dhi mbje dhe nostalgji tregon se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me nënën, “Ka qenë një grua me kurajë të madhe, ka qenë kolona e shtëpisë”.

Kryeparlamentarja kujton që me motrën dhe vëllain ka kaluar një kohë shumë të bukur, kanë qenë shumë të lidhur dhe të pandarë deri në momentin kur ata kanë emigruar.

Tanimë, si të gjithë, mezi pret të largohet pandemia që të takohet me ta. E teksa flet me shumë dashuri për familjarët e saj, ish-kryeparlamentarja jep një mesazh shumë të bukur, “Nuk ka forcë më të madhe se sa familja”.

Topalli rrëfen b etejën me Covid: ‘Fatk eqësisht nëna nuk ja doli me virusin’ Read More »

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja…

Dy prej personaliteteve të mëdha të artit shqiptar, Osman Mula dhe Vladimir Prifti, kanë ngritur shqe tësimin për vëmendjen thuajse zero të qeverisë karshi tyre.

Ata shq etësimin e ngritën gjatë një takimi me drejtuesin e Fushatës së Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidat për deputet në Tiranë Alfred Rushaj.

Mungesa e investimeve institucionale drejt artit dhe njëkohësisht përzgjedhja selektive prej qeverisë për të investuar te artistët, ishin disa nga shqetësimet e tyre.

Osman Mula rrëfeu edhe përvojën e vet personale. Ai tha se kryeministri aktual ka 7 vjet që nuk i firmos pensionin e posaçëm, vetëm pse është demokrat.

“Këta kanë gjetur një grup të tyre që e sponsorizojnë. Sponsorizimet vijnë nga një pjesë e shtetit, kryesisht bashkia, ku artistët i aktivizojnë për nevojat e tyre dhe dihet se kush janë. Siç kanë dhe një grup aktorësh që janë pjesë e tyre, ata bëjnë reklamat. Mirëpo arti nuk është ky, arti është institucional”, – u shpreh Osman Mula.
/NOA.al

Osman Mula: ‘Prej 7 vitesh Rama nuk firmos pensionin tim, ja arsyeja… Read More »

‘Nxënësit më ndjekin dhe mbështesin’/ Mësuesja 44-vjeçare: Me Ilirin është fillimi i një shoqërie të mirë

Si çdo të premte, në emisionin “Shqipëria Live” komentohet reality show “Për’puthen”. Sot ishin të ftuar disa nga personazhet e “Për’puthen +40”, ata që janë komentuar më së shumti kohët e fundit.

Në një lidhje “Skype” ishte mësuesja 43-vjeçare, Gilberta Simoni, e cila u shpreh se nxënësit e saj janë shumë të kënaqur me performancën e saj.

“Më ndjekin dhe mbështesin shumë, jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre. Ua kam ndaluar komentet, pasi ka edhe negative nga persona të tjerë, e nuk dua që të përfshihen se janë të vegjël. Le të shijojnë programin”, tha ajo.

Mësuesja në fillim tha se ka patur ndrojtje për pjesëmarrjen në program, pasi kishte shumë persona që i thoshin të mos shkonte.

“Por më regjistroi një shoqe. Tani po e shijoj, ka vajza e djem të mirë, Bora është shumë e mirë”, shtoi Gilberta.

Ndërsa e pyetur në lidhje me kiminë që publiku ka parë mes saj dhe inxhinierit elektronik, Ilir Lala, gjatë takimit të tyre 4-minutash, mësuesja tha: “Është fillimi i një shoqërie të mirë, se si do vijojë do ta shikojmë”.

‘Nxënësit më ndjekin dhe mbështesin’/ Mësuesja 44-vjeçare: Me Ilirin është fillimi i një shoqërie të mirë Read More »

Shehi: Kam arritur të them që gomari vrapon por jo që fluturon

Duke analizuar ndryshimin e fushatave politike në 30 vitet e fundit në Shqipëri, politikani i njohur Dashamir Shehi se fushatat kanë ndryshuar shumë, duke u shprehur se dikur ka pasur deb ate dhe qytetarët i kundërviheshin liderëve. Sipas tij, sot ato që thotë kryetari merren si të vërteta.

“Fushatat kanë ndryshuar shumë, ashtu si shoqëria jonë. Tani secili ka tifozët e vet në takime. Dikur bëhej de bat në sallë, tani s’ka më nevojë se në salle s’ke më kundërshtar vetëm idhtarë. Dikur kishte njerëz që dyshonin në sallë në premtimet e tua.
Entuziasti popullor, nuk ekziston, është proces i kalkuar sot fushata elektorale. Dikur fushatat ishin me spontane, kishte batuta. Sot i shefi i di të gjitha, keni parë takimet e Ramës, t’i thotë kush o shef e ke gabim“, tha ai në “Opinion”.

Më tej Shehi kritikoi politikanët që gënjejnë duke thënë se dhe ai mund të ketë gënjyer gjatë fushatave.

“Unë kam mbërritur vetë në këtë gënjeshtrën politike. Mund të kem thënë që gormari vrapon, por nuk them dot që gomari fluturon. Këtë nuk e them dot dreqi ta haje. Deri tek vrapi kam arritur, por të fluturojë jo“, shtoi Shehi.

Shehi: Kam arritur të them që gomari vrapon por jo që fluturon Read More »

Luljeta Bozo: Zgjohem në 4 e gjysmë dhe bëj ecje 5 km,është regjimi ditor i u shtarit

Luljeta Bozo, inxhinierja e ndërtimit në rrëfimin e saj, në videon e prezantimit si deputete, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ka treguar për punën e saj ndër vite, ku thekson se ka shkruar 35 libra por nuk i ka botuar. Ajo gjithashtu tregon se kujdeset për veten dhe çdo ditë bën 5 km ecje në ditë.
“Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Çohem shumë herët në 4 e gjysmë ose 5. Bëj një ecje ky 5 km është regjimi ditor i u shtarit”, tha ajo.

Luljeta Bozo: Zgjohem në 4 e gjysmë dhe bëj ecje 5 km,është regjimi ditor i u shtarit Read More »

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri.

Lala tha se pagesa varion nga 5 mijë euro për ate ntate paralajmëruese dhe shkojnë deri në 1 milionë euro kur duhet të eli minohet një bos kr imi.

Gazetarja tha se vetëm për vr asjen e Behar Sofisë janë shpenzuar rreth 200-250 mijë euro.

“Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen ate ntate të thjeshtë për të paralajmëruar dhe deri në shuma që shkojnë në 1 milionë euro kur janë bo së të k rimit.

Rasti i Behar Sofisë, ka shkuar 200-250 mijë euro”-tha Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vr asës me pagesë në Shqipëri Read More »

Këngëtarja e njohur flet për ish-burrin: I kam cuar trasta në b urgjet e Shqipërisë, më të gjata kam krahët nga pesha

Këngëtarja, Albërije Hadërgjonaj rrëfen për marrëdhënien që ka me babin e fëmijëve tashmë që janë të di vorcuar.

Burri i saj u arr estua rreth dy dekada më parë, pasi u përfshi në tr afik lë ndësh na rkotike.

“Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në bu rgjet e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, tha këngëtarja, e ftuar në “E Diell”.

“Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshjet që ajo mbante.

“E gjitha është të mos teprosh apo ba nalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet ek spozuar pak trup por pa e ekzagjeruar. Mua ish-burri më ka lënë të bëj ka rrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Albërija me humor, thotë se, të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Si një grua që u martua në moshë të re, ka një këshillë për vajzat:

“Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”, u shpreh këngëtarja. /NOA.al

Këngëtarja e njohur flet për ish-burrin: I kam cuar trasta në b urgjet e Shqipërisë, më të gjata kam krahët nga pesha Read More »