Intervista

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim

Presidenti Ilir Meta komentoi në emisionin “Kjo Javë’, në News24, mbërritjen e vaksinës anti-Covid në Shqipëri, para kohës kur ishte parashikuar.

Kreu i Shtetit e cilësoi lajm të mirë mbërritjen e vaksinës së kompanisë Pfizer në vendin tonë, por tha se “Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët”.

Më tej, Presidenti vuri theksin te spitalet tona, duke thënë se e shqetëson gjendja në të cilën ndodhen, si dhe fakti që kemi shënuar një numër të lartë viktimave nga koronavirusi.

Pjesë nga intervista: Pyetje: Zoti President, lamë pas një vit të vështirë dhe po nisim një vit tjetër me shpresën, që gjërat kanë për të shkuar më mirë, por përsëri jemi në pandemi. Lajmi i mirë është mbërritja e vaksinës në Shqipëri, që në fakt shumë vende të tjera ende nuk kanë nisur ta aplikojnë. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Presidenti Meta: Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë dhe duhet ta kishte prej kohësh. Është e nevojshme sigurimi i vaksinës për atë pjesë të popullsisë, që e ka të domosdoshme. Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me COVID-19.

Pyetje: Fakti që Shqipëria i siguron këto vaksina më herët se ç’ishte parashikuar, a është lajm i mirë?

Presidenti Meta: Është lajm i mirë çdo lajm, që i shërben përballimit të kësaj situate në të gjithë dimensionin e vet real. Çdo mbërritje e vaksinave është pozitive, por çdo fshehje e problematikës së gjerë përmes akteve të karakterit propagandistik, nuk i shërben qëllimit të përgjithshëm dhe në këtë drejtim, sigurisht që kemi pasur dhe kemi probleme tepër shqetësuese. Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit. Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar. Ndaj është shumë e rëndësishme që të gjitha hapat t’i shërbejnë një strategjie të qartë të përballimit sa më efektiv të COVID-19.

Pyetje: Pra, nga ana e qeverisë, nga ana e vetë Kryeministrit është bërë propagandë për mbërritjen e vaksinës, nga sa kuptojmë?

Presidenti Meta: Nuk dëshiroj të ndërhyj në këtë çështje. Mua më shqetëson gjendja aktuale e spitaleve tona, që kanë një infrastrukturë problematike. Më shqetëson niveli shumë i lartë i humbjes së jetës për të gjithë ata pacientë, të cilët intubohen. Duhet të kemi në konsideratë edhe shumë problematika të tjera, që mund të ishin menaxhuar shumë më mirë, përfshi edhe çështjen e vaksinimit, kur dihet, që qeveri të tjera i kanë zgjidhur këto probleme prej kohësh dhe kanë një program shumë më të qartë vaksinimi se sa ne.

Pyetje: Zoti President, a duhej bërë më tepër transparencë për mbërritjen e vaksinës? Nuk është thënë vendi prej nga ka ardhur dhe mënyra. Madje vetë Kryeministri Rama në një emision televiziv, u shpreh se janë pjesë e një konfidencialiteti, por nuk duhet zbuluar shumë. Si e shpjegoni këtë? Presidenti Meta:

Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës.

Pyetje: Por gjithsesi kjo e shton skepticizmin te populli për vaksinën, sepse ka jo pak skeptikë për vaksinën. Kjo situatë që është servirur nga ana e qeverisë, apo edhe nga vetë deklaratat e Kryeministrit, a e shton skepticizmin?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me pasojat e mundshme mbi shëndetin e qytetarëve. Kjo është detyra e qeverisë dhe e autoriteteve përgjegjëse.

Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar? Presidenti Meta:

Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Vaksinat anticovid në Shqipëri/ Meta: Duhet bërë transparencë, cdo veprim tjetër është t rafikim Read More »

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për kr imet e ko munizmit, madje nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “ko munizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të di ktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo kr im në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë.

Flloko ka folur për debatin pakuptim, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse, por, sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë? A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë, madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.

“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha ai, teksa sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.

“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – tha Timo Flloko.

Aktorët e kohës së komunizmit vlerësohen gjerësisht nga publiku artdashës, pasi ngritën nga themelet artin dhe kulturën e vendit tonë, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat.
/NOA.al

Timo Flloko: ‘I kërkojmë falje publikut për ‘kr imet’ tona në filmat gjatë perjudhës së k omunizmit Read More »

A do të largohet nga drejtimi i PD nëse h umbet zgjedhjet?Ja si përgjigjet Basha…

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë referendum për ndryshim.

Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në përkrah me çdo shqiptar.

Pyetjes nëse do të largohet nga kreu i PD-së nëse nuk fiton në zgjedhjet e 25-prillit, Basha iu përgjigj:

“Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja”, tha Basha.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?

Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Çfarë do bësh më 26 qershor nëse i humb zgjedhjet?

Basha: Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja

A do të largohet nga drejtimi i PD nëse h umbet zgjedhjet?Ja si përgjigjet Basha… Read More »

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se në maskën anti-Covid që mban në fytyrë, nuk është e stampuar logoja e Partisë Socialiste, por janë lule dhe germa që atë personalisht e intrigojnë.

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojini si të doni. Dikush i lexon PS dhe dikush ndryshe. Nuk është logoja e Partisë Socialiste”, ka thënë Rama.

Në fakt, ndaj kryeministrit Edi Rama ka pasur akuza nga opozita në KQZ, se përdor maskë me simbole partike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të përdoret në aktivitete qeveritare katër muaj para zgjedhjeve parlamentare. /noa.al/

Kryeministri Edi Rama sqaron logon e maskës anti-Covid që mban në fytyrë: ‘Nuk është logo e PS por janë…’ Read More »

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’

Regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid 19.

Ai ka treguar periudhën kur iu shfaqën shenjat e para dhe më pas kur kishte bërë tamponin, ku rezultoi pozitiv.

“Mata temperaturën, e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilaçet. Pra, duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperatura dhe do bëhem më mirë, – tregon Kapexhiu. – Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjekët”.

Aktori rrëfen se gjatë izolimit në shtëpi ishte infektuar edhe bashkëshortja e tij. “Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them, 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam qëndruar kaq shumë sa në këtë periudhë gjatë koronavirusit”, – tha ai.

Gjithashtu, ai rrëfeu dhe frikën që ndiente kur dëgjonte se shumë persona të infektuar nga Covid kanë humbur jetën.

“Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë, mos erdhi radha ime? Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve”.

Kapexhiu pohoi se do ta bëjë vaksinën anti-Covid: “Përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim”. /noa.al/

Karikaturisti dhe aktori i njohur shqiptar, Bujar Kapexhiu tregon momentin pas infektimit me Covid: ‘Mos erdhi radha ime’ Read More »

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos…

Jozefina Topalli gjatë një interviste me moderatorin Ermal Peçi ka folur edhe për dasmën e saj. Ajo tregoi disa detaje shumë interesante, kur Ermali e pyet se si e kujton këtë moment.

“Fustanin e mora me qera. Kisha shumë fr ikë se do hyja në taksi dhe nuk dija si të hyja, se nuk kishte makina në atë kohë dhe nuk dija se si do ishte. Kisha merak se mos ngatërrohej fustani”, kujton ajo me nostalgji.
Por jo vetëm kaq! Ajo kthehet pas në kohë edhe me këngë. Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ajo u ndal në festivalin e Sanremos, kur konkurent ishte Massimo Ranieri, të cilin ajo e donte shumë e dhe ishte vetëm në klasë të parë.

Rrëfimi i rrallë i Jozefina Topallit, tregon sikleti i saj më të madh në ditën e dasmës: Kisha fr ikë se mos… Read More »

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra

Disa ditë më parë kantautori Kujtim Prodani ka hu mbur jetën si pasojë e Covid-19. Ai ishte një artist me shpirt të lirë dhe një njeri që dhuronte vetëm mirësi dhe energji pozitive. Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan kanë qenë të ftuar disa miq të tij si Ardian Trebicka, tekst shkruesja Alda Bida dhe kompozitori Ilirjan Mihali, ku ndanë me publikun mjaft kujtime që kanë pasur me të.

Gjatë intervistës mikja e tij Alda Bida ka folur edhe për partneren e Kujtimit të cilës i është shkulur zemra nga hu mbja e tij.

PJESË NGA BISEDA:

Alda Bida: Mikesha e tij e zemrës ishte shok, e më pas u bë kritikja e tij më e mirë. Shumë nga ne e dimë se kush është, asaj vërtet i është shkulur zemra. Të jeni të sigurt që të gjitha kujtimet e tij, këngët e fundit, ka qenë ajo që e konsultonte, ajo ishte njeriu që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë, me shokët kur ai nuk fliste dot më.

Ardian Trebicka: E kishte problem kur nuk i pëlqente një diçka kur e kompozonte.

Rudina Magjistari: Ai nuk deshi kurrë të bënte diçka publike nga jeta e tij private përsa i përket një lidhje romantike, shumë i rezervuar dhe diskret ka qenë.

Alda Bida: Ai ishte diskret sepse nuk donte që gjërat e tij t’i ndante me të tjerët dhe gjërat e tij të rëndësishme, ishin gjërat e tij. Ajo ishte një gjë e natyrshme, nuk ishe një gjë që e kërkoi apo ajo e kërkoi.

Rudina Magjistari: Për lidhjen e dashurisë, i erdhi natyrshëm.

Alda Bida: Po.

Ilirjan Mihali: Unë e ngacmoja gjithmonë, i thoja po ti je gjithë ky çun, ke bërë plane që nuk do kishe lidhje të forta.

Rudina Magjistari: Sa herë që flitej për këtë temë ai gjithmonë e shmangte.

Alda Bida: Ajo është një vajzë aq e mençur dhe kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin sa nuk e ndryshoi Kujtimin. Nuk lu ftoi për ta ndryshuar Kujtimin që t’i thoshte… Domethënë kaq shumë e deshte dhe e do saqë nuk e ndryshoi. Madje ai miku ynë Adi Karakashi nga Italia atë ditë që h umbëm Kujtimin tha ia puth duart asaj vajze për këtë Kujtimin e bukur që mbeti zemër gjerë gjithmonë.

Marrë nga tvklan.al

H umbja e këngëtarit/ Mikesha e tij i zbulon ‘sekretin’: Partneres së tij i është shkulur zemra Read More »

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, e ftuar ishte Blerina. Ajo dëshironte t’i bëjë një surprizë bashkëshortit të tij italian, por Ardit Gjebrea i kaishte përgatitur një lojë të vogël. Arditi kishte ftuar Klajdin, një pronar restoranti i cili aktroi dhe do i tha Antonios se ai e njeh Blerinën që në moshën e adoleshencës dhe ka rënë në dashuri me të.

Klajdi: Unë jam Klajdi, nuk njihemi por unë të thirra këtu sot për të folur për bashkëshorten tënde Blerina. Nuk e di nëse ke dëgjuar të flitet për mua, por unë dhe Blerina, gjatë adoleshencës sonë, jemi rritur bashkë. Ti me siguri je në dijeni për periudhën e vështirë që ajo ka kaluar ato vite. Unë i kam ndenjur gjithmonë pranë si një vëlla, por me kalimin e viteve, brenda meje kjo ndjenjë ndryshoi dhe si tha them…
Fillova të ushqej një ndjenjë më të thellë, por nuk e mora kurrë guximin t’ja shprehja këtë ndjenjë. Pastaj në 2010 ajo u largua dhe erdhi të jetojë në Itali. Unë mora vesh për marrëdhënien tuaj, në fillim e pata të vështirë ta pranoja këtë gjë, por me kalimin e kohës fillova të mësohesha. Unë të kam ftuar këtu sot për të ditur nëse ti po e bën të lumtur, nëse ajo është e lumtur me ty. Gjithsesi do të doja t’i bëja me dije se unë jam dhe do jem gjithmonë këtu për të.

Ardit Gjebrea: Si vëlla besoj.

Klajdi: Nuk e di… Po. Unë kam një ndjenjë për të që nuk di si ta përshkruaj me saktësi. Doja të të pyesja, ti Antonio po e bën të lumtur?
Antonio: Duhet të përgjigjet ajo, mendoj se po. Pastaj është punë për mua.

Ardit Gjebrea: Nga sa po kuptoj dhe nga sa kam folur me zotërinë, ai dëshiron të mbyllë një herë e mirë këtë kapitull që të mos mbajë më shpresa.. Sepse ai po jeton me shpresën se një ditë do të bashkohet dhe t’i thotë se çfarë ndjen për të.

Antonio: Jo ky është një kapitull i mbyllur për të. Është një kapitull që nuk është hapur kurrë.

Në këto momente shfaqet Blerina e cila i tregon se ishte vetëm një shaka dhe i kërkon publikisht që t’i kushtojë më shumë vëmendje, nuk do ta shohë të gjithë kohës të stresuar dhe nuk do që të kalojë shumë kohë në telefon, por t’i kushtojë më shumë kohë asaj. /tvklan

Shikoni si reagon burri italian para kamerave pasi shqiptarja i ngrin gjakun Read More »