Intervista

Historia e dh imbshme e 28 vjecares, u h odh nga kati i 4-t sepse bu llizohej dhe tallej

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një vajzë 28-vjeç e quajtur Xhorxhina e cila është mjaft e pasionuar ndaj librave.

Ajo ka vendosur të ndajë me publikun një nga historitë e saj më të dhimbshme në jetë për t’i dhënë forcë, për t’i këshilluar të gjithë fëmijët që bu llizohen dhe një mesazh të fortë që vetëvr asja nuk është zgjidhje për askënd që ndihet i vetmuar, i lë nduar apo i bu llizuar dhe tallur nga shokët e shkollës.

Ka shumë gjëra të rëndësishme në jetë që kushdo prej nesh duhet t’i vlerësojë dhe mbi të gjitha është familja e cila do e kishte të pamundur të përballonte një tr agjedi që mund të kryhet në momente dep resioni.

Xhorxhina ka treguar se ka tentuar të hi dhet nga kati i 4-t sepse bul lizohej, tallej dhe e shihte veten të padobishme, por mrekullisht dhe falë Zotit ajo shpëtoi. Ajo tregon se kur u rizgjua pa familjarët e saj duke qarë dhe e kuptoi se sa gabim kishte vepruar dhe sa eg oiste ishte treguar.

Rudina Magjistari: Çfarë mendoje në atë moment, e mendove familjen para se të thoje lamtumirë?

Xhorxhina Roçi: Pikërisht nuk mendova për ta, se po të kisha menduar për ta dhe për dashurinë e tyre ndaj meje unë nuk do e kisha bërë atë.

Rudina Magjistari: Mos dyshoje tek dashuria e tyre dhe më pas në ato momente kur i pe që po qanin the çfarë gabimi kam bërë?

Xhorxhina Roçi: Jo absolutisht sepse edhe pse unë mund të ndihesha keq në një moment, gjithmonë ishin motrat aty për mua. Ishte kjo pjesa e të mbajturit mbyllur të emocioneve të mija, frustrimi nga shkolla etj.

Rudina Magjistari: Nuk pate fr ikë që do përjetoje dhi mbje fizike sepse një njeri e mendon edhe këtë.

Xhorxhina Roçi: Kjo është e çuditshme, isha shumë e ftohtë, isha shumë e prekur dhe e ftohtë në të njëjtën kohë. Në këtë moshë që jam, ky veprim më duket shumë i guximshëm, shumë e jashtëzakonshme dhe aspak e konceptueshme, ndërsa në atë fazë duke mos i menduar mirë gjërat.

Historia e dh imbshme e 28 vjecares, u h odh nga kati i 4-t sepse bu llizohej dhe tallej Read More »

Çfarë ndodhi me dy të rinjtë nga Vlora pas d aljes nga emi sioni ‘Dua të të bëj të lumtur? (foto)

H istoria e Ersoneldës dhe Stiljanos e tr ansmetuar ditën e djeshme në emi sionin “Dua të të bëj të l umtur” pr eku gjithë shqiptarët / poshte shfaqen pamjet tjera

Dy të rinjtë d ashuroheshin me njëri-tjetrin, por të afërmit e Ersoneldës nuk i lejonin që ata të b ashkoheshin, me pr etekstin se kishin lidhje gj aku / poshte shfaqen pamjet tjera

“Unë dhe Ersonelda nuk jemi ku shërinj të afërt. Jemi kushërinj shumë të largët. Madje familja ime më ka thënë që mund të jemi kushërinj, por shumë po shumë të largët / poshte shfaqen pamjet tjera

Nëse do ishim të afërt atëherë dhe prindërit e mi nuk do më lejonin që të vazhdoja këtë h istori d ashurie. Ersonelda të kam sjellë këtu për të të thënë që nuk më int ereson aspak se çfarë thonë të tjerët, unë të dua ty.

Prandaj dua që dhe ti të vendosësh se çfarë do bëjmë!”,- shpjegoi Stiljano në studio. Nga ana tjetër, Ersonelda tha se gjyshërit e saj, duke qenë se pr indërit nuk i jetojnë, kërkonin që ajo të m errte dikë tjetër, që j etonte jashtë shtetit apo kishte një nivel të lartë ek onomik.

E gjendur nën pr esion të madh dhe duke dëgjuar të bë rtiturat e afërmve të saj në pr apaseknë, Ersonelda pranoi p ropozimin e Stiljanos për ma rtesë dhe që të l argoheshin me njëri-tjetrin.

Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas d aljes nga emi sioni?

Përmes një videoje të p ublikuar në Inst agram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të pr ogramit dhe se janë shumë të l umtur.

Çfarë ndodhi me dy të rinjtë nga Vlora pas d aljes nga emi sioni ‘Dua të të bëj të lumtur? (foto) Read More »

Lulzim Basha i befason të gjithë: Kam punuar si DJ

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela këtë të dielë kanë vendosur që të tregojnë për qytetarët një anë tjetër të tyren.

Larg politikës dhe fushatës Basha të paktën ditën e sotme është përpjekur të “harrojë” fjalimet elektorale dhe të kthehet pas në kohë, në kohën kur ai dhe Aurela u nisën drejt Hollandës aty ku dhe lindën shkëndijat e tyre të dashurisë.

Teksa u pyetën nga Ardit Gjebrea se si lindi dashuria e tyre ishte Aurela ajo e cila zbuloi se gjithçka ka ndodhur krejt natyrshëm.

“Erdhi natyrshëm. Nuk është një momend cdo gjë erdhi natyrshëm. Prej pesë vitesh ishim shokë, nga viti I dytë I universitetit ishim të dashur “boyfriend”- tha Aurela, teksa Basha shtoi se duke qenë se jetonin larg familjes kërkonin mbështetje dhe atë mbështetje e gjetën te njëri tjetri.

Gjatë bisedës dashur pa dashur u zbuluan dhe pasione të fshehura të çifit, Aurela dashurinë për kafshët, hipizmin, ndërsa kryedemokrati “çmendurinë” e tij rinore për muzikën pop.

Krej ndryshe nga sa e shohim tani Basha rrëfeu se si një i ri pak “çapkën” pasi asoj kohe muzika pop nuk lejohej frenkuentonte diskot aty ku dhe mësoi të lunate si DJ.

“Dj është fjalë e madhe. Unë kam patur një pasion të madh për muzikën. “Hiperheit” (grup muzikor) që jepej të shtunë dhe të dielë nga radio italiane. Unë kam filluar ta dëgjoj ‘hipërheit’ shumë i vogël te radio iliria e ndiqja si I çmendur. Kohën e parë që fillovba ta ndjek mbaj mend dhe hitet, kam qenë I marrosur pas muzikës perëndimore, por. Mirëpo, kjo ishte atëhere e ndaluar.

Papritur ndodhem te një vend i icli ishte me disko ku skishte nevojë të merrje një kasetë të Michael Jackson, parpitur muzika mu hap si mundësi dhe unë kisha shumë qejf diskot. Kam një shok Riçardin dhe ai ishte Dj i vërtetë. Afër kampusit të Universitetit kishte një disko të famshme dhe Riçardi ishte mbreti I DJ.

Ne shkonim kërcenim në orët e vona dhe mendoj që ajo dashuria për muzikën mu kthye në një kuriozitet të madh si funksionon kjo gjëra prandaj mësova nga ai. Atëhere ishte me pllaka ndërsa tani është dixhitalizuar dhe atehere kërkonte një fare mjeshtërie”, tha Basha në rubrikën “Gjysma ime”.

Lulzim Basha i befason të gjithë: Kam punuar si DJ Read More »

Kur do ta dorëzoni partinë?Ja si përgjigjet Rama…

Kryeministrin Edi Rama, Gilberti nuk la pa e pyetur se kujt do t’ia linte drejtimin e Partisë Socialiste, kur të largohej. Megjithatë, ai nuk mori përgjigjen që priste…

Gilbert Fevziu: Një ditë do lodheni dhe do e dorëzoni PS, apo jo?

Edi Rama: Kurrë.
Gilbert Fevziu: Kurrë? Je bërë si Berisha në 2013-n. Do rrish kryeministri deri në 2100 mër burrë i dheut. Kur ta dorëzoni partinë?

Edi Rama: Jo të jemi të qartë, nuk do lodhem kurrë.

Gilbert Fevziu: Nuk po them që do lodheni, kur të vendosni që të largoheni.

Edi Rama: Hë pra… po mos bëj provokime këtu.

Gilbert Fevziu: Po dakord. Kur të vijë dita.

Edi Rama: Se bëni edhe ju edhe ai Fevziu tjetër bëni si asnjanës, po jemi ca provokatorë, jeni të kapur, e di si iu ka bërë Sandri apo jo.

Gilbert Fevziu: Na ka bërë, na ka bërë milionerë na ka bërë, me djersën e ballit, nuk i bie njeriu në qaj. Në rregull! Ja kështu posi.

Edi Rama: Milioner që rri kërkon nga 100 euro kush vjen në studio.

Gilbert Fevziu: I dua për bixhoz vëlla. Lekët e rrogës i çoj në shtëpi.

Edi Rama: Po ku ka bixhozçi që i çon lekët në shtëpi, je në terezi ti.

Gilbert Fevziu: Nejse. Nga këta të rinjtë e PS-së kur të largoheni ju, cilit do t’ia lini partinë. Për shembull, Erion Veliajt, Ogerta Manastirliut apo Luljeta Bozdos, që të përcjellë brezat e rinj.

Edi Rama: Kjo do varet kush do të marrë PD pas këtyre zgjedhjeve, Fevziu i rremë apo Fevziu i vërtetë. Se po ta marrësh ti, duhet tjetër profil kundërshtari, po ta marrë Fevziu i rremë duhet tjetër profil kundërshtari.

Gilbert Fevziu: E kuptoj. Nuk e paske ndarë akoma kujt do ia lesh…/tvklan

Kur do ta dorëzoni partinë?Ja si përgjigjet Rama… Read More »

‘Vlora do ketë tërmet’/ Rama: ‘Shprehja popullore bërtet hajd uti kape hajd utin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirit’

Nga studioja e “Vizion e Plus”, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer aku zat ndaj Presidentit Ilir Meta, drejtueses së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se të tre ata duan të pengojnë reformën në drejtësi.

Rama rikonfirmoi bindjen e tij për një fitore të thellë në Vlorë, duke u shprehur se do ketë “tërmet” atje.

Duke iu referuar Dibrës, kryeministri tha se janë dë nuar 20 komisionerë për vje dhje votash dhe më shumë nga forca politike e Monika Kryemadhit, e cila së bashku me Metën bëjnë sikur mbrojnë vendin nga “pro stitucioni elektoral”.
“Unë e them prapë tërmet do bëhet atje. Edhe Ccfarë. Në Dibër janë dënuar 20 komisionerë. ATa ishin të gjithë forcave politike dhe më shumë nga këta që bë rtasin dhe bëjnë sikur mbrojnë vendin nga pro stitucioni elektoral. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Shprehja popullore bërtet hajd uti kape hajd utin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirt.

Thirreni Ilir Metën këtu dhe intervistojeni. Ilir Meta nuk është Presidenti i Republikës. Ai së bashku me Sali Berishën do të mbajë pend reformën në drejtësi.”

‘Vlora do ketë tërmet’/ Rama: ‘Shprehja popullore bërtet hajd uti kape hajd utin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirit’ Read More »

‘E kisha si motër, më ka bërë bllok’/ Mbesa në kërkim të hallës që prej 6-7 vitesh nuk ka kontakt me asnjë

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka qenë e ftuar një vajzë 20 vjeç e quajtur Alfrida e cila dëshiron që të takojë hallën e saj që ka hu mbur kontaktet para shumë vitesh.

Ajo ka treguar historinë e hallës që quhet Rudina e cila ka pasur një jetë të vështirë me njerkën dhe të atin e saj.

Alfrida: Jam 20 vjeç, në vitin e fundit të një shkolle profesionale për infermieri, psikologji dhe edukatore.

Kam ardhur sot këtu për një peng të familjes dhe babit tim, por nuk kishte mundësi që të vinte, kështu që jam unë këtu, për hallën time. Kemi rreth 6-7 vite që nuk kemi më kontakte me të.

Para shumë vitesh gjyshi me gjyshen nga ana e babit janë ndarë, nga kjo martesë kanë patur tre fëmijë, babi im dhe dy motra më të vogla.

Kur u ndanë gjyshi me nënën, babai dhe halla e vogël Rudina, vendosën të jetonin me gjyshin, kurse motra e madhe me nënën.
Pas ca kohësh gjyshi u martua prapë dhe nga kjo martesë pati dhe dy çuna.

‘E kisha si motër, më ka bërë bllok’/ Mbesa në kërkim të hallës që prej 6-7 vitesh nuk ka kontakt me asnjë Read More »

Histori e tr ishtë/ U hodh nga ndërtesa dhe h umbi shikimin

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besniku 39-vjeç nga Lezha i cili ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme. Është detyruar që të punojë që në moshën 11 vjeç për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe më pas u nis drejt Greqisë në moshën 14 vjeç si një mundësi më e mirë për të bërë para, aty ku h umbi dhe shikimin e tij.

Besniku: Jam nga Lezha, 39 vjeç dhe i verbër i grupit të parë që do të thotë shikimi 0. Do ja nisim nga vitet 92, vij nga një familje e përbërë nga 10 anëtarë, 8 fëmijë dhe dy prindërit. Unë isha djali më i madh i shtëpisë, normalisht, vështirësitë, hallet ekonomike ishin të mëdha, u detyrova të punoja në fshat dhe të bëja punë më të rënda për moshën që kisha sepse kam nisur të punoj që në moshën 11-vjeçare. Në fillim bëja punë në fshat, bujqësi, në moshën 13 vjeç kalova në ndërtim, punën më të rëndë për moshën që kisha. Kështu vazhdova deri në moshën 14-vjeçare, pastaj mendova të largohem në drejtim të Greqisë. Aty kisha dajën tim i cili kishte emigruar që në vitin ’90-‘91. Ai ishte në mënyrë ilegale por më mori sepse kishte besim në forcën time.

Besniku rrëfen se arritën në një fshat të Greqisë dhe një pronar që kishte domate për salcë kërkonte shtatë punëtorë që t’i mblidhnin, por kur pa Besnikun, tha që është i vogël, nuk bën dot për punë. Norma mesatare e arkave që duhet të mblidhnin ishin 70-80, ndërsa ai ditën e parë e theu rekordin duke mbledhur 110 arka me domate.

Pas dy muajsh që mbaruan punë, daja e tij u kthye në Shqipëri ai vazhdoi të qëndronte dhe punonte aty. Pas 4-5 muajsh u kap nga po licia, ai tregon se është kapur 23 herë nga pol icia për 7 vite qëndrim në Greqi dhe 23 herë ka shkuar e ka ardhur në Shqipëri me shumë vua jtje dhe mund mes maleve. Kjo histori mes Greqisë dhe Shqipërisë vazhdoi deri në vitin 2001.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në vitin 2001?

Besniku: Isha në ndërtim duke punuar me disa shokë, aty erdhi policia dhe rrethoi vendin, unë sa i pashë u fr ikësova duke menduar ato vu ajtjet, malit dhe mora iniciativën dhe u hodha nga kati i dytë për t’i ikur. Ika Ardit dhe aty pësova një tr aumë të cilën e dëgjoja përditë. Një ditë prej ditësh shikoja që nga larg nuk po i shihja më gjërat që i shihja më parë, temperatura po më rritej derisa pak nga pak vazhdoi duke u kufizuar shikimi. Nuk shkova në spital sepse isha ilegal, pa dokumente dhe s’kisha ku shkoja. Dajës ja komunikova me vonese pasi më shkoi temperatura 40-41 gradë. Daja shumë i shqetësuar më mori dhe më çoi në një spital në Athinë. Daja më qëndroi për 3 muaj pasi u diagnostikova me tumor në kokë dhe nuk më dhanë asnjë lloj shprese. Daja la punën, dogji letrat dhe sakrifikoi gjithçka për mua, unë ia prisha të ardhmen dajës.

Ardit Gjebrea: Si ndryshoi jeta në Shqipëri?

Besniku: Për mua ishte shumë e vështirë, një djalë 21-vjeçar isha nisur me plot ëndrra dhe të kthehesh pa sy balli ishte shumë e vështirë. Vinin njerëz që më vizitonin, unë nuk doja që të kisha shumë kontakte sepse doja atë vetminë time .

Besniku tregon se koha po kalonte dhe filloi të përshtatej me këtë realitet të ri. Shokët e tij shkonin e vizitonin shpesh dhe e merrnin për shëtitje dhe i thonin që ka hu mbur shikimin por janë ata aty për të.

Besniku: Familja ime kërkonte të më gjente një nuse për të më martuar dhe e gjeta, u martova në vitin 2007, kam dy fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë. Janë 4 vjeç e gjysmë, nusen e kisha pa punë, dolëm në shtëpi me qira dhe jetonim me ato të ardhura që kisha unë, të Kempit.

Ai ka sjellë sot dajën e tij Simonin për ta falenderuar për çdo gjë që ai ka bërë për të. Daja ka qëndruar me Besnikun në spital për 3 muaj, flinte mbi tokë dhe kishte raste që nuk hante as pinte. Simoni i thotë moderatorit Ardit Gjebrea se e kishte për detyrë që ta bënte këtë gjë sepse është djali i motrës së tij.

Histori e tr ishtë/ U hodh nga ndërtesa dhe h umbi shikimin Read More »

‘Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë’/ Rrëfimi i malësorit ho moseksual që dashuroi shokun e ngushtë

Nick Nikic, avokati shqiptar i lindur në New York ka pasion gatimet shqiptare.

Ai tregoi se ushqimi i preferuar tradicional shqiptar është grosha, duke zbuluar se ingredienti “sekret” i recetës së tij është dashuria.

Ai sot ishte në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Teksa Bieta e pyeti se për kë gatuan, Nick tha se gatuan për vete dhe bashkëshortin e tij duke pranuar hapur faktin se është ho moseksual.

Nick tregoi se gjithçka kishte nisur një natë kur miku i tij i kishte shprehur hapur ndjenjat, por ai ende nuk e kishte pranuar brenda vetes or ientimin s eksual.

Pas një predikimi në kishë, Nick kuptoi se çfarë donte realisht dhe lumturia filloi kur i tha po ndjenjave për Mat, shokun e tij prej vitesh.

“Kemi 8 vite të lumtur bashkë. Pati propozim dhe dasmë me çifteli e tupanë”, tha Nick.

Ndërkohë që gjatë intervistës u transmetuan pamje ekskluzive nga dasma e tyre, avokati pranoi se në planet e tyre është dhe një fëmijë.

“Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë”, tha duke qeshur ai, duke theksuar se prej fillimit ka patur mbështetjen e pakushtëzuar të familjes.
/NOA.al

‘Do më vr asë gjyshja po s’ patëm fëmijë’/ Rrëfimi i malësorit ho moseksual që dashuroi shokun e ngushtë Read More »