Intervista

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja: Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip!

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja, ka treguar se ai ndihet krenarë për këtë moment dhe për golin e realizuar.

Për “Supersport” su lmuesi në pronësi të Chelseat ka thënë:

“Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ka qenë ndeshje e rëndësishme, duhej ta fitonim medoemos për tre pikët. Më futi trajneri dhe shyqyr Zotit bëra gol dhe u kënaqëm të gjithë.

Goli vjen kur do goli, ka raste që luaj mirë e nuk vjen, më e rëndësishme është të marrësh tre pikë. Ekipi është më i rëndësishëm, unë luajta 20 minuta, por gjithë ekipi ka luf tuar në fushë dhe jemi të kënaqur.

Jam lojtar që do të luajë gjithë ndeshjen, por ekipi është më i rëndësishëm dhe kur të fut trajneri 20 minuta, 10 minuta, asnjë, duhet të jesh pjesë e ekipit e duhet të mos bëhesh me nerva dhe të vazhdosh me futbollin

A ndjehem i vlerësuar nga Reja? Nuk di çfarë të them”.

Protagonisti absolut në sfidën ndaj Hungarisë, Armando Broja: Shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip! Read More »

Dasma do bëhet dhe qenka fare afër/ Rudina Dembacaj flet për një ceremoni martese me Mark Frrokun

Kur bëri celebrimin zyrtar me Mark Frrokun më 1 janar, Rudina Dembacaj foli edhe për një ceremoni martese, e cila tashmë është në prag të realizimit.

Dasma do bëhet dhe qenka fare afër. Rudina vetë nuk ka folur ende, por një foto e postuar në “Instagram” i zbuloi të gjitha.

Emrat e konsulentes së saj të imazhit dhe agjencisë së fustaneve të nusërisë dhe ceremonialeve të bërë tag në foto, tregojnë se në restorantin e Rudinës po përgatitet ceremonia e dasmës, që përkon fiks me hyrjen e vjeshtës dhe sezonin e ri të dasmave.

Pritet që vetë moderatorja të tregojë detaje më shumë rreth ceremonisë, pasi herë pas here ndan sekrete nga jeta e saj me ndjekësit, ndërkohë që një fakt që mbetet ende i pandryshueshëm është që në ceremoni do të jetë i ftuar dhe ish-bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Pak kohë më parë, Rudina zbuloi se do të bëjë sërish dasmë, teksa e konsideroi martesën si vesin e saj më të keq.

“Martesa është vesi im më i keq, po planifikoj dasmë prapë”, u shpreh moderatorja, gjatë një pyetësori me ndjekësit në “Instagram”. Ajo u shpreh se gjithashtu po mendon seriozisht të zgjerojë familjen me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, pasi kjo është një dëshirë jo vetëm e ish-deputetit, por edhe e vajzës së saj Vikit nga martesa me Varfajn.

“Nëse Viki do bëhet me një motër, cili do ishte emri i saj. Po për një vëlla?, e pyeti një prej ndjekësve.

“Nuk e di fare! Thjesht mendoj se duhet të mendoj seriozisht për një bebe, jo vetëm Marku, tashmë ma kërkon edhe Viki”, u përgjigj Rudina Dembacaj.

Këtë fillimviti, Rudina e nisi me celebrimin dhe po e mbyll me dasmën. Në 1 janar, aktorja e humorit i surprizoi të gjithë me publikimin e disa fotove të realizuara në Bashkinë e Tiranës, ku bënë celebrimin në prani të vetëm disa personave.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit të mbarë, plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi në dasmë)”, shkruante Rudina poshtë fotove.

Në fillim të 2020, Dembacaj konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar për herë të parë në rrjete sociale një foto përkrah tij.

Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, aktorja tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi. Me ish-in ajo ka treguar se ruan raporte të mira, dhe kjo është arsyeja pse ai do të jetë ndër të ftuarit kryesorë të dasmës.

Dembacaj mori në shtator të vitit të kaluar propozimin më të bukur për martesë nga Mark Frroku, duke i thënë “Po” përgjithmonë.

Propozimi erdhi si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i kishte propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e fiksuan përmes disa fotografive.

Gjatë kësaj kohe, Dembacaj është kthyer në një personazh gjithmonë në qendër të mediave rozë, pikërisht për shkak edhe të jetës së saj private, sidomos që pas deklarimit të lidhjes me Frrokun, ndërkohë që nuk heziton të shkëmbejë zemra me ish-burrin.

Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen e re, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm. Aktualisht, Rudina dhe Marku bashkëjetojnë në shtëpinë e tij, bashkë me prindërit e tij dhe katër fëmijët e tyre, tre fëmijët nga martesa e Markut dhe fëmija i Rudinës nga martesa me Aleksandër Varfajn.

Bën përshtypje fakti që Rudina ka kohë t’i përgjigjet çdo komentuesi, madje edhe njërit që i tha “me fat do jetë burri tjetër pas Markut”, duke i rikujtuar lidhjet e saj të mëparshme e që s’mund të ndalet me kaq, pra s’mund të jetë ish-deputeti i fundit. Nuk dihet se çfarë qëndrimi mbajti Frroku, kur ajo iu përgjigj: “Po ti qenke alamet ylli”. Ata tashmë e konsiderojnë njëri-tjetrin dhe ortakë në punë, pasi menaxhojnë të dy një restorant në Tiranë.

Që nga fillimi i deklarimit të lidhjes, Rudina nuk ka reshtur së rrëfyeri detaje nga lidhja e saj, duke ndarë shpesh momente me Markun, aq sa shumë ndjekës e quajnë të tepërt dhe se ua ka sjellë në majë të hundës me këto postime, a thua sikur vetëm ajo ka një partner.

Vitin e kaluar Rudina foli në ekran për familjen e saj të re, madje nuk hezitoi të jepte detaje shumë personale dhe intime. Ndërsa ishte mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit, moderatorja bëri një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Një ndër pyetjet më ngacmuese për Dembacajn ishte se si është partneri i saj i ri, Mark Frroku, në krevat.

“Zj arr!”, u përgjigj ajo pa komplekse. Rudina gjithashtu u pyet për marrëdhënien e Frrokut me ish-bashkëshortin e saj Aleks, duke thënë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin për shkak se është vajza, Viktoria, në mes.

Por nuk mbetën pas edhe pyetjet kureshtare të fansave nëse do kishte një dasmë të ardhshme. “Të kryejmë një herë këtë hall. Po një valle do ta marr kur të bëhem mbarë”, shkroi Rudina, duke lënë të kuptohej se dasmën e kishin planifikuar pas karantinës.

LIDHJA E RUDINËS ME ISH-DEPUTETIN, SI NDODHI ROMANCA PAS DIVORCIT

Pas deklarimit të lidhjes, aktorja e humorit vendosi të jepte intervistën e saj të parë te “Rudina”, ku zbuloi planin e dasmës dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve të tjerë, por si u njohën?

“Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s’e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, u shpreh Rudina Dembacaj.

Ajo pohoi se marrëdhënia është zyrtarizuar dhe është bërë familjare, ndërsa më tej zbuloi marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.

“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë hu mbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lë nduar t’u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë! Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t’i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, përfundoi Rudina.

Ndërsa pyetjes nëse do të martoheshin, ajo iu përgjigj: “Sigurisht që po”. Edhe pyetjes nëse do të ketë fëmijë tjetër me Markun, pra nëse do ta bënte Viktorian me një motër ose vëlla tjetër, Rudina u përgjigj e bindur me “Po”.

Në një moment të intervistës, ajo theksoi faktin se është kokë e këmbë e dashuruar me Mark Frrokun, janë shumë të zënë me biznesin, udhëtojnë shumë dhe se te Marku gjeti karakterin e njëjtë të babait të saj.

Që prej momentit kur Rudina e bëri publike lidhjen e saj, nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në “Instagram”, momente të ndryshme me partnerin e saj, madje dhe mesazhet private me të, ndaj pritet që të njëjtën gjë të bëjë dhe me ceremoninë e dasmës, ku flitet se do të jetë i ftuar edhe ish-burri.

Për sa u përket thashethemeve se është lidhur me ish-deputetin për paratë e tij, Rudina i mohoi duke thënë se e do atë dhe fëmijët e tij. “Po ta dinin njerëzit se leku nuk puthet dhe përqafohet, nuk do të ishin kaq zil iqarë për lekun. I kam dhënë provat që kam shije. Mekaniku është goxha çun, Aleksi. Edhe Marku që është një superburrë”.

“Unë dua Markun dhe fëmijët e tij. Ai punon shumë për të arritur të ardhurat e veta. Unë punoj shumë për të arritur të ardhurat e mia. Meqë Marku ka më shumë të ardhura se unë, kjo nuk sjell asgjë të keqe, por vetëm të mira. Jemi 50 me 50, sepse jemi me ortakë ligjorë te restoranti.

E mëson goca si të më bëjë dhurata, sepse nuk di të bëjë. Marku ma ka thënë që s’e ka menduar kurrë se do lidhej me dikë që ka lidhje me televizionin, një aktore që vishet me transparente dhe njeri pa filtra. Por ka kuptuar natyrën time dhe e ka pranuar. Nuk jam xheloze fare për të. E di që e gjuajnë, sepse është akoma seksi. Nëse nuk e gjuajnë, do bëhem merak. Nuk ia prek telefonin. M’i tregon dhe më bën të qesh. Marku është princi i Pukës dhe i zemrës sime”, tha ajo në këtë rrëfim publik në televizion.

Ndërkohë sa i përket ceremonisë së dasmës, ajo do të jetë tradicionale me shumë të ftuar. Nuk dihet se a e hapur do të jetë për publikun në këtë ceremoni, duke qenë se me Aleksandrin u martua gjatë një ceremonie televizive të transmet

Dasma do bëhet dhe qenka fare afër/ Rudina Dembacaj flet për një ceremoni martese me Mark Frrokun Read More »

‘Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS’/ Luan Rama lë të hapur mundësinë e rikthimit

Luan Rama e cilësoi Partinë Socialiste si shtëpinë e tij të lindjes politike dhe askush nuk mund të kushtëzojë raportet që ai mund të vendosë me këtë parti.

“Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS. Jam socialist në bindje dhe qëndrim. E kam për nder atë që tha Kryeministri që të jem mbrojtës i gjithë vlerës së lu ftës”, tha Rama në një intervistë për News24.

Ish-nënkryetari i LSI-së, i dorë hequr pak ditë më parë la të hapur mundësinë e rikthimit në politikë, edhe te PS, ndërsa tha se aktualisht ka një projekt gati për t’iu rikthyer gazetarisë.

“Sot jam i papunë si shumë të papunë këtu dhe nuk jam nga ata politikanë që profesion nuk kam. Jam në tu ndimin për t’iu kthyer profesionit të parë. Kam paraqitur një projekt dhe jam në kontakte me disa subjekte mediatike për të parë se sa i vlefshëm është projekti im dhe nëse do të gjej dakordësinë do t’i kthehesha me kënaqësi profesionit si gazetar”, tha ai.

‘Partia Socialiste është partia ime e lindjes dhe nuk kam pse t’i marr askujt leje në raportin tim me PS’/ Luan Rama lë të hapur mundësinë e rikthimit Read More »

Si janë marrëdhëniet me Metën? Ja përgjigja e Luan Ramës

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.

Më tej Rama shton se nuk e di pse Meta dyshoi pikërisht tek ai, ndërsa pohon se këtë e dëgjoi prej thashethemeve.

PYETJA: Marrëdhënia me Presidentin Meta, patët një komunikim me të?

LUAN RAMA: Jo, nuk kam patur, s’kam arsye, as partiake as politike. Ai është në pozicionin e kryetarit të Shtetit, nuk lindi detyrimi për ta informuar apo për ta vënë në dijeni. Do të ishte cënim. Natyrisht e kam falënderuar, kam punuar në LSI me Ilir Metën që në 2008 deri në 2017.

Pa mbështetjen dhe pa vullnetin e tij natyrisht nuk do ia kisha dalë të përmbushja detyrat. Falenderimi për të ka qenë korrekt. Unë s’jam njohur me të në LSI. Jam njohur në vitin 1992 kur erdhi në PS. Kam qenë ministër në qeverinë ku ai ishte kryeministër. Kemi një periudhë të gjatë bashkëpunimi. Ai qëndrim i bërë publik në statusin që unë kam shpallur publikisht, është qëndrim zyrtar dhe korrekt.

PYETJA: Si janë marrëdhëniet me Metën?

LUAN RAMA: Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.

PYETJA: Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një gr indje me të, s’keni asnjë foto?

LUAN RAMA: Nuk kishte arsye të shf aqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tu nduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore.

Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga tha shethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqe tësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën.

Si janë marrëdhëniet me Metën? Ja përgjigja e Luan Ramës Read More »

Shqipëri-Hungari/ Reja jep kushtrimin: Nesër vlen vetëm fitorja, asgjë tjetër

Mund të konsiderohet si “treni i fundit” për në “Katar 2022”. Ndeshja e nesërme kualifikuese me Hungarinë ka vlera të rëndësishme dhe përcaktuese për kuqezinjtë tanë, ashtu si për rivalin, sepse përvijohet beteja për vendin e dytë në Grupin I. Kuptohet, vendi i parë është “pronë” e Anglisë, e cila ka nisur të arra tiset.

Pas hu mbjes sh okuese në planin rezultativ, 4-1 ndaj Polonisë, kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja duhet të ringrihet mbi “rrë nojat” dhe të fitojë me patjetër në “Elbasan Arena”. Një kushtrim të tillë e ka dhënë në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri veteran italian, stoli i të cilit ka nisur të lëkundet jo pak:

“Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë, pas atij rezultati të padrejtë që morëm në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje si në Poloni. Nëse shohim vetëm rezultatin, duket sikur polakët na kanë masa kruar, por nuk është ashtu. Në total skuadra bëri paraqitje të mirë.

Shpresojmë të gjejmë nesër frymën e ekipit. Hu mbja me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë të kualifikueseve. Jemi akoma në lojë.

E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem loje, por trajnerët kanë mënyrat e tyre të zhvillimit të ndeshjeve. Rosi ka një ekip kompetitiv, veçanërisht në mbrojtje. Ne kemi lojtarë që mund t’i vendosin hungarezët në vë shtirësi. Sikurse e dini, vuajmë tri mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj.
Duhet të evitojmë gabimet. Nëse ka një analizë precize, Polonia e ka goditur 5 herë portën tonë dhe ka realizuar 4 gola. Ky është efikasitet. Ne kemi bërë gabime, por nuk ka shkuar gjithçka keq. E përsëris, kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet se mbrojtja ka bërë keq. Nëse analizoni golat e pësuar në Poloni, nuk erdhën nga taktikat që kemi përdorur në fushë.

Pse nuk luan Broja? E kam grumbulluar, është një lojtar me të ardhme të ndritur, por ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë atë garancinë se ndihet gati. Moduli është i njëjtë, ka mbërritur Bajrami dhe është në formë. Duhet të bëj një analizë dhe të shoh gjendjen e lojtarëve për formacionin startues nesër.

Për të dyja kombëtaret është ndeshje vendimtare për të synuar deri në fund vendin e dytë në renditje. Anglia është favoritja kryesore e grupit, ne të tjerët luajmë për vendin e dytë. Në eliminatore çdo ndeshje është vendimtare, sidomos Hungari-Shqipëri. Objektivi ynë është se s’bën fitorja. Në shtëpi duhet të fitojmë çdo ndeshje për t’i mbajtur gja llë shpresat e kualifikimit në Botëror.

A jam konsultuar me Uzunin për Hungarinë, meqë luan atje? Në botën e sotme nuk ka nevojë të flas me Uzunin se si është Hungaria apo si luan. Ne kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Mund të flas me Uzunin për Ferencvaros, jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luaj titullar nesër, është shumë i motivuar. Mund të luajë ndaj hungarezëve, por do të shoh deri nesër, sepse nuk e kam vendosur formacionin.

Jam shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa ta. Nëse do t’i kemi në stadium, do të jetë avantazh për ne. Në pandemi ndiheshim bosh, pasi ndeshjet pa tifozë dukeshin si miqësore”.

Shqipëri-Hungari/ Reja jep kushtrimin: Nesër vlen vetëm fitorja, asgjë tjetër Read More »

A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?/ Ja si përgjigjet Rama…

I ftuar në ‘Opinion’, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se për aq kohë sa Presidenti Ilir Meta ndodhet në zyrën e Presidencës, qeveria do të betohet para tij.

Sipas Kryeministrit, ai nuk është zënë me Presidentin Meta, thjesht rrugët e Metës dhe PS-së janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

Rama u pyet nëse ka pasur një takim mes palëve gjatë verës, për shkak se Presidenti është parë më i qetë, mirëpo Rama nuk i ktheu përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?

Rama: Për sa kohë është në zyrë…

Pyetje: Ka pasur tentativa për pajtim mes jush këtë verë? Jeni zë në dhe pajtuar shpesh.

Rama: Nuk jam z ënë. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Pyetje: A do ketë ndonjë reformë?

Rama: Reforma në Arsim është bërë. Ajo që duhet bërë është zbatimi i Reformës në Arsimin e Lartë. Kemi sot një bord të arsimit me personalitete shqiptare dhe të huaja. Qëllimi i këtij mandati është të krijojmë sinergji mes universiteteve tona dhe të huaja. Pra të fusim programe të universiteteve publike europiane apo të tjera, që studentët tanë të marrin diploma.

A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?/ Ja si përgjigjet Rama… Read More »

Burri sapo po më tha që është bis eksual/ A duhet të shq etësohem për të ardhmen tonë

“Burri im dhe unë kemi qenë së bashku për 16 vjet dhe kemi dy fëmijë. Ai kohët e fundit më tha se është bis eksual. U trondita dhe ndjeva si klet duke më sjellë në mendje faktin që ai bën se ks me burra.

Nuk jam homofobe, por thjesht nuk e mendoja se burrit tim i pëlqenin me shkujt.

E pyeta nëse ka ndjenja për me shkujt dhe më tha se thjesht tërhiqet nga fiziku mashkullor.

Ndihem sikur tani ai nuk është plotësisht i sinqertë me mua. Jam gjithashtu e shqetësuar se ai do të dëshirojë të bëjë marrëdhënie me meshkuk dhe të mos më dojë mua aq shumë sa mendoja se më donte deri tani”.

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat që jep psikologia amerikane.

Përgjigjet dr. Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrr egullimeve se ksuale:

“Nuk është kurrë e lehtë për një person të pranojë çështjet int ime të jetës së tij. Dhe mund të jetë po aq e vështirë për një partner të mësojë se orientimi i tij se ksual mund të jetë i ndryshëm nga ai që dukej se kishte.

Fakt është që ai ka jetuar për vite me ju dhe jeta juaj ka qenë normale, duke pasur dhe fëmijët.

Mundohuni të mos e “kata strofoni” këtë situatë.

Ai u martua me ju, dhe deri tani keni qenë e sigurt për ndjenjat e tij.

Në të vërtetë, asgjë nuk ka ndryshuar – ai thjesht është përpjekur të tregojë diçka të rëndësishme për atë që ndjen se është në të vërtetë.
Nëse ai do të dëshirojë të veprojë sipas dëshirave të tij duke shkuar edhe me meshkuj, kjo është një çështje që mund të ketë nevojë të diskutohet dhe negociohet në një moment të mëvonshëm. Mos nxitoni bëni tani edhe pse e kuptoj që mund t’ju duket kërc ënues, fakti që ai tu ndohet dhe nga meshkuj.

Është gjithashtu e kuptueshme që të tro nditeni nga zbulimi që bëtë, ose më saktë ju bëri ai.

Por gjëja më e mirë që mund të bëni tani është ta mirëkuptoni dhe ta shpërbleni që u hap tek ju dhe të bëni çmos për ta bërë të ndihet sa më i sigurt se mund të ndajë çdo gjë me ju dhe ta tejkaloni së bashku”.

Burri sapo po më tha që është bis eksual/ A duhet të shq etësohem për të ardhmen tonë Read More »

‘Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arre stohem, të vr item ose të fitoj zgjedhjet’

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, ka thënë se sheh vetëm tre mundësi për të ardhmen e tij: vd ekjen, bu rgun ose fitimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.

“Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arre stohem, të vr item ose të fitoj,” tha Bolsonaro të shtunën në fjalimet në një takim të udhëheqësve ungjillorë që u transmetuan në mediat sociale. “Jam i sigurt se alternativa e parë, duke u arr estuar, nuk do të ndodhë. Asnjë njeri në Tokë nuk më tr emb. Unë jam i vetëdijshëm se po bëj gjënë e duhur.

Unë nuk i detyrohem askujt asgjë,” shtoi Bolsonaro, i cili u go dit me th ikë në stomak gjatë një tu bimi fushate në 2018. Bolsonaro ishte në shtetin qendror brazilian të Goias për t’u takuar me udhëheqës politikë dhe biznesmenë për të diskutuar çështjet kombëtare, të tilla si ekonomia, situata pandemike dhe thatësira e zgjatur në Brazil.

“Ne po përballemi gjithashtu me një nga krizat më të mëdha hidrologjike në Brazil, e cila do të ndikojë pjesërisht në bujqësinë tonë dhe ka ndikuar në prodhimin e energjisë, por me dëshirën e Zotit, shirat në shtator, tetor, po vijnë,” tha Bolsonaro. Bolsonaro përmendi gjithashtu një pr otestë autoktone që po zhvillohej në kryeqytet, duke pretenduar se nuk i kuptonte arsyet e demo nstratave.

Dem onstratat vijnë pasi Kongresi i Brazilit shqyrton një p rojekt -ligj që do të kufizonte të dr ejtat e popujve autoktonë për të kërkuar tokat tr adicionale, një çështje që po shqyrtohet edhe nga Gjykata Sup reme. Human Rights Watch thotë se ligji i propozuar shk el të drejtat e popujve aut oktonë sipas li gjit ndërkombëtar.

Një sondazh i Datafolha nga 7 dhe 8 korrik aktualisht tregon Bolsonaro, i cili ka ngritur vazhdimisht dy shime për sistemin zgjedhor, më shumë se 20 pikë prapa kundërshtarit të tij kryesor, ish -presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, në raundin e parë të votimit.

‘Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arre stohem, të vr item ose të fitoj zgjedhjet’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com