Intervista

Artan Hoxha flet për biznesmenin e vrarë: Ja c’më thanë familjarët e tij

Familjarët e biznesmentit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i paje të dhe i mbuluar me z havorr në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt 13 ditë pasi ishte rrë mbyer, shpresonin që ta gjenin gja llë. Gazetari Artan Hoxha në ABC ka deklaruar se ka biseduar me familjarët para se biznesmeni të gjendej i v rarë.

Ata i kanë thënë se ai kishte borxhe ndaj familjarëve dhe brenda fisit, ndaj nuk e shikonin si rre zik që ta vr isnin, duke shpresuar se do ta gjenin gj allë dhe do t’i zgjidhnin pro blemet.

“Ishte një ngjarje e rëndë, ngjarja u publikua ditën e premte, ditën e 13 kur ishte rrë mbyer e zhduk ur ku foma e biznesmenit. U mbajt e fshehtë sepse nuk dihej ku foma, por edhe sepse shpresonin se do e gjenin gj allë. Njerëzit e afërt kishin shpresa se do mund ta gjenin gja llë, sepse kam kontaktuar më parë më to vetë personalisht. Shanset që një i rrë mbyer të mbije tojë janë deri në 48 ore, po i kaluan 48 rre mbim shanset ulen. Sipas kontakteve që kam pasur me familjarët e biznesmenit, thonin se vi ktima kishte borxhe ndaj fisit dhe njerëzve të afër, dhe kjo gjë sipas tyre s’kishte pse t’i rre zikonte jetën sepse e shihnin si të zgjidhshme”, tha Hoxha.

Gazetari deklaroi se ditën kur biznesmeni u rr ëmbye nuk kishte shfaqur asnjë lloj shq etësimi për ndonjë rr ezik të mundshëm që i ka nosej. Biseda e tij e fundit një ditë para rrë mbimit kishte qenë pikërisht me autorin e dy shuar për vr asjen e tij.

“Ditën e ngjarjes kur është rrë mbyer, 16 ditë nga dita e sotme, ai kishte qenë normal, pas asnjë shq etësim madje ishte i qeshur në lagje e me familjarët. Nuk u ka lënë familjarëve të kuptojnë se ka një rr ezik real për jetën. Në kontaktet e para që kam patur me ta, më thanë se dyshon te personi që u arre stua por më tepër më thanë se Rrushi mund ta ketë çuar te vr asësit jo se e ka bërë ai direkt vra sjen, por më thanë që s’e dinin kush ishte pas tij.

Deklarimet e Rrushit të çojnë te kjo që ai duhet ta dinte ku ishte, por jo se e kishte ekze kutuar. Kontakti i fundit që ka patur në mbrëmje vik tima ka qenë me Rrushin. Nuk ia ka hapur telefonin dhe kontakti është bërë me një telefon tjetër. Rrushi e ka marrë në makinë ku dy shohet se kanë qenë edhe 2 persona të tjerë. Rrushi ka thënë se e ka zbritur në autostradë, por në kamera rezulton se nuk ishte parë në atë orë që pretendonte Rrushi, në mes të natës. Kur i ra kjo hipoteze, ai tha pastaj e çova diku mes koka-kolës, kur edhe kjo ra aty e hu mbi toruan dhe u bë agr esiv ndaj of icerëve. Në atë moment po licia ishte para faktit që ta mbante brenda s’kishte provë të fortë. Makina ishte larguar nga vëllai i rrushit”, tha Hoxha më tej.

Artan Hoxha flet për biznesmenin e vrarë: Ja c’më thanë familjarët e tij Read More »

Ermali zbulon shifrën marramëndëse që mori Elvana për ‘2 gisht mjaltë’: ‘Aktorja më e paguar e filmave shqiptarë’

Ermali ka njoftuar se së shpejti do të nisë punën edhe për “Dy gisht mjaltë 2”, duke premtuar se do të ketë edhe më shumë sukses se i pari. I ftuar në një intervistë për “Prive”, Ermali tregoi më shumë mbi këtë prodhim, ku protagoniste kryesore ishte dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Producenti tregoi se Elvana nuk vendosi asnjë kusht për t’u bërë pjesë e serialit, por theksoi se ajo është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë.

“Unë mendoj se ‘Dy gisht mjaltë 2’ do ketë më shumë sukses se i pari. ‘Dy gisht mjaltë’ është një nga dashuritë e mia të para në botën e prodhimeve të filmave sepse më mësoi si vërtet bëhet një film, një prodhim kinematografik. Elvana gjithashtu është një nga njerëzit e mi të dashur, e cila më ka ndihmuar të bëj hapa të mëdhenj në jetë dhe besoj kjo duket në prodhimin e filmit dhe atë që do vijë më vonë”.

I pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana për t’u bërë pjesë e filmave të Ermalit, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht.

“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht. Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”, tha Ermali.

“Sa zero?”, e pyeti gazetari. “6”, ishte përgjigja e producentit.

Ermali zbulon shifrën marramëndëse që mori Elvana për ‘2 gisht mjaltë’: ‘Aktorja më e paguar e filmave shqiptarë’ Read More »

U divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë, historia e Enverit: Ja si i rrita fëmijët

Enveri u divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë. Për të mos i rritur vëllezërit të ndarë dhe nga gjendja jo e mirë ekonomike e së shoqes, ai i mbajti të dy fëmijët.

Ai ka rrëfyer sot në “E Diela Shqiptare” historinë e jetës së tij duke dhënë një mesazh mjaft të vyer për publikun.

Me shumë sakrifica e me dashurinë e të shumtëve, djemtë u rritën ashtu siç Enveri kishte dëshirë që ata të bëheshin njerëz punëtorë dhe të respektuar. Mesazhi sot ishte për djalin e dytë, i cili sapo është celebruar dhe do të largohet së shpejti për në Norvegji. Bashkë me djalin, Enveri i drejtoi ftesë edhe nuses, Kristinës pasi ajo tashmë është pjesë e familjes.

Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem, sa vjeç ishin fëmijët kur u ndatë ju?

Enveri: Të madhin e kam pasur rreth 6 vjeç, të voglin e kam pasur 3 vjeç.

Ardit Gjebrea: Dhe fëmijët i rrite ti?

Enveri: Vajtëm në gjyq, unë i kam kërkuar të mos ndaheshim, por u vendos. Në gjyq isha i mendimit që fëmijët të mos ndaheshin me njëri – tjetrin.

Ardit Gjebrea: Pra o t’i merrte njëri ose tjetri?

Enveri: Të vu anin një nga prindërit por të mos vu anin vëlla me vëlla. Nga ana ekonomike e ish-gruas sime ajo tha se një e marr, dy si marr dot. Unë nuk isha dakord dhe i mbajta të dy unë. Në atë kohë kam punuar roje në një shoqëri private. I mbajta të dy fëmijët unë. Më ka ndihmuar edhe nëna shumë.

Ardit Gjebrea: Fëmijët e vegjël fare. I ke rritur ti?

Enveri: I kam rritur unë. Edhe sot të ma kërkojnë unë ua bëj atë shërbim. Jam i lidhur shumë. Edhe në atë kohë kur ishim bashkë isha shumë i lidhur sa nuk i lija një natë jashtë shtëpisë.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk u martove prapë?

Enveri: Kjo ka një përgjigje, unë e kam menduar shumë se dhe vetë isha i ri, por nuk doja se ndoshta mund të d igjesha prapë. E kisha marrë pak si me fr ikë. Se do vija nga puna, do gjeja një fëmijë duke qarë, mund të ishte faji i fëmijës, por do thoshin “ma bëri kjo”. Kështu që vendosa që, askujt nuk ia kam treguar, vendosa me veten time që derisa unë të vendos dhe të voglin, nuk do martohem.

****

Ardit Gjebrea: Si ia del një baba që të rrisë dy djem?

Enveri: Ndoshta e kanë të vështirë gratë të rrisin fëmijë pa praninë e burrit, por shumë e vështirë të rrisësh fëmijë pa praninë e nënës.

Ardit Gjebrea: Si është Enver, më trego pak?

Enveri: Nuk e di. Merrja të voglin e vija në punë. Të madhin ia lija nënës. Vija shpejt nga puna, e çoja të madhin në shkollë, tjetrin në kopësht. Njerëzit e punës më kanë ndenjur shumë afër. Më kanë ndihmuar, nëna po, motra, kam dy motra dhe një vëlla. Por shumë sakrificë e madhe. Arrija që i laja plaçkat me dorë të fëmijëve, të mos e lodhja nënën aq shumë. Ajo më shikonte dhe bënte punë, pa ardhur unë që të mos lodhesha.

Ardit Gjebrea: I laje, i shpëlaje ti?

Enveri: Po.

Ardit Gjebrea: Po për të gatuar?

Enveri: Për të gatuar, kur bëra ushtrinë bëra një kurs kuzhinieri atë kohë dhe sot më vjen shumë dorësh të gatuaj.

Ardit Gjebrea: Pra ti gatuaje, laje, shpëlaje që djemtë t’i gjenin gjërat gati?

Enveri: Po. E them me bindje që i hekurosja, pastaj i çoja në shkollë. Kur bënin mbledhjen e prindërve, thoshte mësuesi: “Hajde ju nëna shikoni. Ky është vetëm dhe shikoni si i sjell”.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që keni ardhur sot?

Enveri: Sot është motivi se këta, u rregulluan, i dyti bëri celebrim. Tani ata janë të lidhur shumë me mua. Nuk ka orë pa komunikuar me mua. Dhe dua t’iu them që ata të shikojnë punën e tyre, të jenë të lumtur, siç jam unë i lumtur për ata që mund të them se 90 % detyrën time them se e kam kryer por s’do të thotë që s’do jem më afër atyre sa të jem gjallë.

****

Enveri: Unë i thirra këtu sot për t’i dhënë në fillim fare një bekim, që këta të trashëgohen, të jenë të lumtur kudo që të shkojnë. Dua t’ju them dhe një këshillë, të respektojnë njëri – tjetrin, si Martini Kristinën dhe Kristina Martinin, sa të jenë gjallë. Të kenë mundësi të punojnë me nder. Unë dua që këta të jenë të lumtur bashkë me familjen që do krijojnë. Unë thashë, jam vërtet në gjendje të mirë shëndetësore. Mua mos ma kini merakun.

Ardit Gjebrea: Kur thua në gjendje të mirë shëndetësore, mos të ka shkuar mendja të krijosh dhe ti ndonjë familje?

Enveri: Po edhe ku i dihet.

Ardit Gjebrea: Do ia prezantosh tani Martinit se kjo ishte surpriza?

Enveri: Jo, s’kam akoma. Po e gjeta, pa miratimin e Martinit jo njëherë.

Ardit Gjebrea: Martin, babi ta dha bekimin, ti do ia japësh?

Martini: Po babai e ka parë dritën e diellit përpara meje kështu që…

Enveri: Do më vijë keq më shumë për Kristinën, pak kohë ka ndenjur me ne por është përshtatur shumë. Unë do t’i uroj rrugë të mbarë, edhe bashkim sa më shpejt me Martinin.

Ardit Gjebrea: Si do ia bësh tani që do të ikë Martini?

Enveri: Nuk e di. E di që lot do më dalin por janë lot gëzimi.

Ardit Gjebrea: Martin, cili është meraku yt për babin?

Martini: S’do jetë kurrë vetëm. 3 muaj këtu, 3 muaj atje do ta gjejmë një zgjidhje. Do e marrim dhe babin andej.

U divorcua nga e shoqja kur djemtë e tyre ishin ende fëmijë, historia e Enverit: Ja si i rrita fëmijët Read More »

Dashuri në ishullin e Sazanit/ Rrëfehet Vladimir Beja: ‘I them gruas si dreqin erdhe në Sazan? Edhe Alen de Lon të isha unë, prapë nuk do të vije’

Ish Komandanti i Flotërs Detare të Republikës së Shqipërisë, Vladimir Beja, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku na tregoi historinë e jetës së tij mes punës dhe jetesës në Ishullin e Sazanit. Vetëm 26 vjeç, Beja emërohet komandant i grupit të anijeve mbiujëse në bazën ushtarake të Sazanit në viti 1974. Ai tregon vështirësitë që hasnin teksa puna ishte kthyer në faktorin kryesor të jetës në ishull.

“Siç thotë edhe Sabri Godo, jemi bijtë e fatit. Por të drejtosh një anije është art dhe do karakter. Deti nuk pranon karaktere të buta. Me 1 shtator të 74 u emërova officer, një shpërblim prestigjoz për moshën time. Deri në 82 ne kishim vetëm 4 orë drita në 24 orë dhe ujë vetëm 10 minuta në 24 orë. Banorë ishin ishin ushtarakët që vepronin në bazë. Është një sakrificë e jashtëzakonshme” , tha komandanti.

Komandant Beja shpreh se një jetë në Sazan për oficerët, ushtarakët e flotës detare por jo vetëm ishte jo thjesht një sakrificë, por një jetë e dedikuar nderimit të forcave ushtarake të vendit. Ai tregoi se përditshmëria ishte e ndërtuar nga familjet e punonjësve, të cilët kishin ndërtuar një shkollë fillore, një rrobaqepësi modeste dhe veprimtari të tjera të nevojshme si të ishte një fshat i vërtetë.

“Një nga arsyet që unë e respektojë shumë dhe e falenderoj shumë zonjën time është se erdhi me mua në Sazan. Përfytyro një vajzë nga Tirana, për humor i them ‘Si dreqin erdhe? Edhe Alen de Lon të isha unë, prapë nuk do të vija. U martuam në Tiranë dhe më pas shkuam në Sazan. Po të mos vinte bashkëshortja në Sazan, jeta ime do të ishte krejt ndryshe. E falenderoj” , rrëfeu ai plot emocion./abcnews.al

Dashuri në ishullin e Sazanit/ Rrëfehet Vladimir Beja: ‘I them gruas si dreqin erdhe në Sazan? Edhe Alen de Lon të isha unë, prapë nuk do të vije’ Read More »

Ja sa para fitoja në muaj/ Rrëfimi i të riut se si ma shtrojnë Call Center-at

Dy ditë më parë u publikua skan dali në lidhje me aktivitetin e 13 kompanive të “Call Center-ave” në Tiranë , të cilat dys hohet se kanë ma shtruar një numër të madh qytetarësh në BE, duke I premtuar se do të pasuroheshin nëse do të investonin në bursa.

Gazetarja Anila Hoxha, ka intervistuar një punonjës të një prej këtyre call center-ave I cili ka treguar me detaje se si arrijnë t’i ‘funsin në kurth” këta shtetas.

I riu quhet Enea, dhe tregon se emësoi gjermanishten me synimin për të emigruar, por pandemia ja vështirësoi pro cedurat ndaj ai nisi punë në një call center në Tiranë.

Pavarësisht pagës minimale, ai tregon se fitimi i tij katërfishohet në varësi të klientëve të huaj që i bind për të investuar në kriptomonedhë.

“Çdo mëngjes supervizori im më jep klientët që duhet të kontaktoj, bëhet fjalë për shtetas të huaj gjermanë. Ata regjistrohen nëpërmjet publiciteteve të ndryshme që shikojnë në internet, kryesisht në FB dhe Instagram”, u shpreh ai.

Hoxha: Çfarë u ofrohet qytetarëve në këto publicitete?

“U ofrohet një mundësi për të fituar lekë dhe për të ndryshuar të ardhmen e tyre. Muaji më me fat ka qenë muaji kur bitcoin ka pasur një lëvizje të madhe dhe klientët ishin pothuajse të bindur dhe arrita të bindja 15 klienta atë muaj”, u shpreh ai më tej.

Hoxha: Si shitet bitcoin, çfarë vlere ka?

“Bitcoin aktualisht kushton rreth 60 mijë dollarë, nëse ti investon dhe nesër shkon 70 mijë ti ke fituar”, u shpreh Enea.

Hoxha: Ndodh që fitojnë këta qytetarë?

“Ndodh që fitojnë por interesi i kompanisë është që ata të mos fitojnë”, tha ai.

Ene këmbëngul se punëdhënësit e garantuan që nuk po kryhen veprime të paligjshme, ndonëse është i bindur se shumë prej tyre janë mashtruar mbasi u është premtuar se do të fitojnë.

“Personalisht kryej 200-250 telefonata në ditë. 1 maksimumi 2 nga 2 arrij ti bind. Në telefonatën time kryesisht investimi i parë shkon 250 euro”, tha ai më tej./CNA.al

Ja sa para fitoja në muaj/ Rrëfimi i të riut se si ma shtrojnë Call Center-at Read More »

Ky është çifti që pret një fëmijë pasi bashkëshortja bëri vaksinën

Numri i të vaksinuarve me dozë të parë në një ditë ka rënë ndjeshëm në vendin tonë për faktin se të rinjtë hezitojnë të bëjnë vaksinë anticovid nga frika se ndikon tek riprodhimi .

Adela Sula e cila është mjeke specializante , tregon se u vaksinua me bluzat e bardha, pas saj u vaksinua edhe bashkëshorti . Dhe tanimë presin një djalë.

Ndikimi i vaksinës anticovid në riprodhim është thjesht një mit. Adela tregon se ecuria e bebes deri më tani ka qenë shumë e mirë.

Adela thotë se vijon të tregohet e kujdesshme për të mos rënë në kontakt me covid ndonëse tanimë ndihet më e lehtësuar .

CDC ka rekomanduar vaksinim të grave shtatzëna në mënyrë të shmangen humbjet e jetëve sikurse ka pasur disa raste në vendin tonë.

Ky është çifti që pret një fëmijë pasi bashkëshortja bëri vaksinën Read More »

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vr asë, bëhet fjalë për vitet 1997. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “vik tima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bëra gati për t’u ekz ekutuar.

“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam ar miku i tij i shpallur prej tij, jam vi ktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën se mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhd ukjen e time, në 1997 kam qenë numri një i regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vr arë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.

Dikur Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën, një njeri që e këshillonte shpesh herë, e që një prej këtyre raste ai e ka sjellë në vëmendje edhe në ‘Repolitix’. Mes të tjerave, Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.

“Unë vija nga një persekutim në Spaç, sa isha emëruar në ministrinë e Kulturës, kisha dy fëmijë të vegjël që jetonin shumë keq dhe në atë kohë kisha filluar që të merrja një rrogë që nga gushti i vitit 1990, rrugës më thotë “Lëre punën në ministri dhe kushtoji punën partisë” dhe unë i thashë “pse”. më tha “se fëmijët tu janë mësuar që të vuajnë, ja po vuajnë dhe pak, ndërsa fëmijët e mi nuk janë mësuar kurrë të vuajnë, ka dhe një arsye se unë nuk punoj dot me këta”.

S’ishte ende kryetar partie, me “këta” kuptonte “veriotët nuk janë mësuar të punojnë me jugorët”. I thashë “mua nuk ka rëndësi sa do vuajnë fëmijët e mi, problemi është që këtë ‘ne dhe ata’, mos e thuaj më’. Këshillat e mia kanë qenë në kohën kur i kam bërë kritika të ashpra, ai kurrë nuk dëgjuar, kritikat e detyrojnë atë që ta vr asë atë që bën kritikën”, tha Çupi.

Sot Berishën, e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja, e konsideron ‘si një njeri të sëmurë’ që nuk e di as vetë se çfarë kërkon’.

“Berisha një njeri i sëmurë që ka dalë në rrugë që nuk e di se çfarë kërkon, dhe nuk ka asnjë efekt në vend. Berishës i është ndaluar hyrja në parlament, ai nuk shkon dot”, tha Çupi.

Nga 11 dhjetori, Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

“11 dhjetori do jetë një fals, do mbledh një Kuvend jashtë PD-së, nëse zgjidhet kryetar i asaj mbetjeje të partisë, hallall, nëse jo është tjetër gjë, këta kandidatë do të kenë kandidatë të PD-së, ne nuk dimë nëse këto që thërrasin do mbajnë Kuvendin, do jenë delegatë të PD-së. Nuk i dimë sa firma janë, nuk janë noterizuar, nuk kanë karta identiteti, nuk kanë emra, është një punë si e bën Sali Berisha”, tha Çupi.

Të njëjtin fat si Sali Berisha, Çupi ia parashikon edhe presidentit aktual, Ilir Meta. E ka fjalën për autoritetin e Metës si politikan në opinionin publik, teksa e ka cilësuar si “presidenti më i shëmtuar që ka pasur Shqipëria”.

“Iliri është një president i zhvlerësuar, i shkarkuar nga Parlamenti, pret një vendim nga GJK, nëse nuk shkarkohet në raportin tim ,është më keq për të se do jetë një president zgravër që do rri i trembur, do jetë presidenti më i shëmtuar që ka parë historia dhe ka të njëjtin fat si Berisha në sensin e paraqitjes në publik, autoriteti i tij si politikan”, përfundoi analisti në studion e Report Tv.

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë Read More »

‘Ma hiq babin se po më streson’, Ana tregon ç’ndodhi në sheshxhirim

Anna Gjebrea do tëpërfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision 2021”. E ftuar tek “Rudina” ka folur rreth kësaj eksperience duke treguar edhe se çfarë ka ndodhur gjatë xhirimit të këngës “Stand by you”.
Ana tregoi se prania e Gjebreas ishte një suport i jashtëzakonshëm, por edhe kritiku i saj më i madh pasi kërkon perfeksionin.
“Do them të vërtetën mami nuk ishte problem fare, babi arriti një pjesë që duhet t’i thoja regjisorit ma hiq babin se po më bën stres.
Te skena që është djali ku unë i hedhin librat, babi nuk e pëlqeu se si po e bëja unë por ma tha aq shumë herë sa po më bënte presion psikologjik. Ndaj u detyrova t’i thoja regjisorit të lutem ma hiq babin, nuk e di çfarë bëri por ja doli”, tha duke qeshur Ana.

‘Ma hiq babin se po më streson’, Ana tregon ç’ndodhi në sheshxhirim Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com