Intervista

Në QSUT s’ka ilaç për kimioterapinë te fëmijët, gjyshja e 6-vjeçarit: Vetëm krevati është falas…

Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, mungon medikamenti bazë për kimionterapinë për fëmijët e prekur nga sëmundje të rënda tumore dhe leuçemike. Bëhet fjalë për medikamentin Asparaginaza, me të cilin trajtohen fëmijët e sëmurë të prekur nga tumoret ose sëmundjet e rënda të gjakut si leucemi akute.

Një qytetare tha për mikrofonin e News 24, se janë detyruar ta blejnë këtë ilaç për të mundësuar kimioterapinë për të afërmin e saj vetëm 6 vjeç. “Medikamenti mungon. Thanë se do të vinte për 10 ditë por nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë. Për kimio i kemi blerë 5 copë nga 50 mijë lekë 250 mijë lekë. Për fëmijën do ta blej”, theksoi ajo.

“Apeli im është që të më gjej ilaçin e djalit sepse nuk kam ku ta gjej”, tha qytetarja, duke shtuar se përveç kostove të këtij ilaçi janë edhe kosto të tjera financiare pasi është e detyruar të vijë nga Saranda. “Ilaçet janë me lekë vetëm krevatet janë falas”, theksoi ajo, duke shtuar se nuk do të largohet nga spitali pa kryer kimioterapinë. Gazetari i News 24, Osman Stafa tha se bari mungon prej rreth dy vitesh dhe se e vetmja mundësi është që bari të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi.

Në QSUT s’ka ilaç për kimioterapinë te fëmijët, gjyshja e 6-vjeçarit: Vetëm krevati është falas… Read More »

Gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara, kanë frikë!

Gazetarja Elsa Ymeri thotë se meshkujt shqiptarë kanë frikë nga femrat e zgjuara dhe kjo është një nga arsyet pse ata mund t’i japin fund një lidhje. Kjo, sepse sipas saj, nuk duan të kenë sfida në jetë.

Julka Gramo: Kur dikush merr vesh që ti je në një status të caktuar, ke një karrierë të mirë, që ke financa të kënaqshme, nëse nuk është në të njëjtën largësi, sikur ikin vetë.

Elsa Ymeri: Ikin edhe kur janë në të njëjtën lartësi, edhe kur janë të realizuar shumë, edhe nëse janë baras. Nuk e di pse djemtë kanë një lloj frike sikur kemi nxjerrë brirët dhe themi që jemi goca të realizuara nga kjo gjë. Kanë shumë frikë!

Alban Musa: Nuk duan femra të zgjuara meshkujt shqiptarë?

Elsa Ymeri: Jo nuk duan sepse nuk kanë dëshirë të kenë sfidë në jetë. Sfida zgjat deri tek flirti dhe derisa mund të të ketë bërë për vete a diçka dhe pastaj mirupafshim.

Gazetarja: Meshkujt shqiptarë nuk duan femra të zgjuara, kanë frikë! Read More »

E dhimbshme! U bë nënë në moshën 18-vjeçare dhe humbi bashkëshortin, Eldona: M’u errësua bota

Eldona nga Fushë-Bulqiza ishte në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” për vëllain e saj.

Ajo ka treguar detaje nga fëmijëria e saj e vështirë.

Teksa fëmijët e tjerë luanin, Eldona dhe familja e saj nuk kishin një shtëpi. Babai i Eldonës punonte në minierë por kur ajo ishte rreth 10-11 vjeçe u aksidentua dhe situata u bë e vështirë. Eldona u martua në moshë të re, u bë nënë por shumë shpejt jeta e vendosi përballë një sprove.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç u bëre mami?

Eldona: Isha akoma 18 vjeçe kur u bëra me vajzë, por gjithashtu duhej të merrja një goditje tjetër të cilën unë nuk e përballova dot siç duhet pasi bashkëshorti ndërron jetë në Tetor të vitit 2014. Ishte një goditje shumë e madhe për mua.

Ardit Gjebrea: T’u shemb e gjithë bota, është normale.

Eldona: Bota ime u errësua.

Ardit Gjebrea: Ti e kishe mbështetjen e familjes apo jo?

Eldona: Po, familja më mbështeti shumë, sidomos mami. Ajo ishte personi që gjithmonë më thoshte “kam besim te ti dhe duhet të vazhdosh më përpara”.

Ardit Gjebrea: Mami ishte një frymëzim për ty.

Eldona: Po. Ishte ajo që këmbënguli që unë të vazhdoja studimet e cila mori përsipër të kujdesej për vajzën, normalisht bashkë me vajzën dhe me vëllain.

Ardit Gjebrea: Di që keni marrë edhe kredi.

Eldona: Po. Ishte sepse nuk mund t’i përballonim shpenzimet e shkollës.

Mes lotësh, Eldona shton se kjo ditë shënon përvjetorin e parë të ndarjes së nënës së saj nga jeta.

E dhimbshme! U bë nënë në moshën 18-vjeçare dhe humbi bashkëshortin, Eldona: M’u errësua bota Read More »

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit

Këngëtarja Elsa Lila që prej më shumë se dy dekadash jeton në Itali, e cilëson si ngjarjen më të rëndë në jetën e saj arrestimin e para disa muajve në shtetin italian, e dyshuar si pjesë e një grupi të trafikut të drogës.

Elsa Lila qëndroi dy muaj në paraburgim në Itali dhe më pas u provua pafajësia e saj dhe u la e lirë.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Elsa Lila tregoi se shkaku i arrestimit të saj ka qenë njohja me 2 prej shqiptarëve që ishin pjesë e rrjetit të drogës, me të cilët ishte takuar në disa raste

“Për mua mbetet kjo mbetet pikëpyetje shumë e madhe nga momenti që jam e pafajshme dhe nuk kam asnjë lidhje. Sistemi i drejtësisë italiane sidomos në rastin e grupazheve është një sistem i mbrapshtë.

Ata në filim bllokojnë grupin i cili dyshohet për diçka dhe më pas ky grup krasitet deri kur mbetet bërthama kryesore dhe ata që nuk kanë lidhje lirohen. Në këtë lloj sistemi grupazhi që mori brenda shumë njerëz qëllova edhe unë.

Unë duke qenë personazh publik në Romë, dy prej shqiptarëve që unë njihja, mesa duket merreshin me aktivitet për të cilat unë nuk isha në dijeni. Telefoni im ka qenë i vetmi objekt i sekuestruar, nga apartamenti im procesverbali ka qenë shumë i varfër.

Më pas pas disa muajsh këto objekte më janë rikthyer pasi nuk përbënin asnjë provë kundër meje pasi ishin pa asnjë lloj lidhje me këtë lloj grupazhi.

Pasi unë gjatë gjithë këtyre 2 muajve në të cilat vuajta jolirinë time dhe zhdukjen nga shoqëria… Hallka që më lidhte ishte njohja.

Për mua është mister i jashtëzakonshëm. Unë isha parë duke ngrënë darka apo dreka me këta persona, isha parë duke i frekuentuar. Këto ishin provat kryesore.

Nëpërmjet avokatit im, i cili u gjet pas arrestimit tim, më është dhënë nga shteti italian, më shpjegoi dhe më tregoi më vonë që ndërkohë atë natë në shtëpitë e gjithë këtyre personazheve të tjerë, në procesverbalet e sekuestrimeve ishin shumë të pasura me elementë të jashtëligjshëm, janë gjetur para, armë, lëndë narkotike. Ndërkohë që në shtëpinë time nuk është gjetur asgjë.

Celulari im nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie telefonike as me këtë grupazh as me këta persona.

Ishte ngjarja më e rëndë që më ka ndodhur më jetën time dhe që nuk ja uroj askujt sepse ja që ndodhka që të jesh i pafajshëm dhe të përfundosh në një histori absurde. Kush më njeh nga afër e di shumë mirë se si jetoj, i njeh shumë mirë principet e mia, vlerat e mia. Ishte thjesht një absurditet”, tha ajo.

Të shumta kanë qenë edhe pyetjet e publikut në momentin e arrestimit të Elsa Lilës, se me çfarë jetonte këngëtarja shqiptare pasi prej vitesh nuk ishte aktive në muzikë.

Edhe këtyre dyshimeve, Elsa Lila u ka dhënë përgjigje.

“Në atë periudhë kisha AIR BNB timin personal, i cili është një aktivitet që në Romë më lejonte mua që të kisha një jetesë shumë të mirë krahas punëve të tjera artistike që bëja, sepse kam punuar shumë në studio”, u shpreh Lila.

“Pjesëmarrja në grevën e urisë së PS”, Elsa Lila: Nuk e bëra për politikë

Elsa Lila ka treguar më shumë edhe mbi marrëdhënien e saj me politikën në Shqipëri dhe pjesëmarrjen e saj në grevën e urisë nga Partia Socialiste ne vitin 2010. Ajo tha se nuk e bëri për politikë dhe se ajo ka qenë një nga eksperiencat e saj më të mrekullueshme

Në vitin 2010 ju u përfshitë në grevën e urisë së Partisë Socialiste për çështjen e zgjedhjeve të 2009. Cne kjo lidhje dhe çfarë raporti keni sot më Ramën dhe Partinë Socialiste?

Elsa Lila: Pjesëmarrja ime në atë grevë urie ka qenë spontane. Kthehesha nga Vlora nuk dija çfarë ndodhte në Tiranë atëherë. Shoh tendat, informohem çfarë po ndodhte dhe më tregojnë që po ndodhte ky lloj aksioni i PS. Pyes nëse kishte gra më thanë që kishte 6 gra dhe pyes nëse kishte artistë dhe më thanë që jo. Disa artistë kishin fimros një peticion kundra grevës së urisë, dhe unë si një shpirt i lirë mendova që të jap kontributin tim si artiste duke e menduar të drejtë atë kauzë dhe kërkova që të futem dhe u gjenda aty me 204 pjesmarës të tjerë. Ka qenë një nga eksperiencat më të mrekullueshme.

Po ju e dinit çfarë kishte ndodhur me votat apo thjesht patë protestën dhe ju bashkuat?

Elsa Lila: Unë besova atë version informacioni.

Keni raporte me politikën?

Elsa Lila: Dhe në atë kohë nuk e bëra për politikë, nuk jam marrë ndonjëherë me politik edhe këtë e kam demonstruar pas asaj greve urie.

Gjithashtu këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me vajzën e saj dhe bashkëshortin ku u shpreh se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Ndër të tjera lidhur me situatat e vështira në jetën e saj Elsa Lila shprehet:

“Po t’i përmbledhim nga ky këndvështrim duket më keq se familja Kenedi, por unë nuk e shoh kështu sepse e shoh jetën time nga brenda pasi në këtë miks ka pasur momente brilante të cilat balancojnë momentet e vështira. Jeta ime ka qenë e vështirë, por ka qenë edhe e bukur. Unë besoj se të gjitha këto vështirësi që unë kam përjetuar, reflektohen shumë qartë në muzikën time dhe kjo është një nga armët e mia më të forta. Ka qenë terapia ime kjo”.

Elsa Lila rrëfen arrestimin: Shkaku ishte vetëm sepse njihja 2 prej grupit Read More »

Fjodora Fjora qenka ndarë me libanezin: Burrin e dua shumë s*ksi, me mjekërr!

Moderatoja e njohur Fjodora Fjora prej vitesh është pjesë e ekranit, por për sa i përket jetës së saj private ka preferuar të jetë shumë e rezervuar.

Gjithsesi ajo një vit më parë pranoi se është në një marrëdhënie, e cila nuk paska zgjatur.

E ftuar së fundmi në “Pardon My French”, Fjodora Fjora ka treguar se çfarë ndodhi me partnerin e mëparshëm:
Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi.

Gjithashtu moderatorja ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm…

Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte.

Burrin e dua Me mjekër, dua njerëzit fjalëpakë dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohi mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen.

Fjodora Fjora qenka ndarë me libanezin: Burrin e dua shumë s*ksi, me mjekërr! Read More »

Evi Kokalari: Ju tregoj Grida Dumën!

Evi Kokalari në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga ka komentuar ‘përplasjet’ në politikë, që kanë ndodhur mes saj dhe Grida Dumës.

Kokalari në emisionin ‘Shqip’ tha se në Partinë Demokratike aktiviteti i grave politikane ka qenë nën zë, pasi fytyra e opozitës ishte përherë Grida Duma.

Ndër të tjera, Kokalari ka analizuar lëvizjet politike të Gridës ku e vlerësoi si të thikë mbas shpine atë që i ka bërë Lulzim Bashës ndërsa bënte plane sipas saj për të kaluar në anën e Sali Berishës.

“Gratë në PD na thonë që ne nuk na jepnin kurrë platformë, kudo ishte Grida. Fytyra e gruas në PD ishte Grida, ne nuk dilnim dot në televizion të flisnim. Po të ngrinim fjalën për një gjë që ajo bënte na thonin që ju jeni xheloze për Gridën, se ajo është e bukur. Por bukuria nuk mjafton.

Njerëzit duhet të kuptojnë se femrat që janë në politikë, janë të bukura, klas, të edukuara mirë por mua nuk më bën përshtypje bukuria e Grida Dumës, por esenca e saj, çfarë thotë dhe çfarë bën. Çdo gjë në e kam parë si një bllokim të lëvizjes së gruas për të ecur përpara, e kam parë si hipokrizi kur ajo doli në kuvendin e Lulzim Bashës dhe i tha që për çdo gjë do më kesh pas.

Dhe pasi e pati, i futi thikën pas shpine. Duke ngrenë dreka e darka, ku bënte plane si të kalonte te Berisha. Imoralitetin e politikanëve unë e kam shumë problem, pasi ata duhet të kenë një moral të pastër. Unë skam pasur inat. Kur ajo ka dalë në Parlament dhe përdori një fjalor shumë vulgar që kishte të bënte me organet e jashtëqitjes, Ramës.

Ajo iu kthye Ramës me tone vulgare. E gjitha të binte në sy si njeriu i fortë që iu duhet demokratëve. Dhe tani çfarë bën, interviston Edi Ramën”, tha Kokalari.

Evi Kokalari: Ju tregoj Grida Dumën! Read More »

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete

Arbër Kallxhia, njëri prej shqiptarëve të evakuuar nga Izraeli, mbrëmë në orët e vona ka mbërritur në Tiranë. Ai ndodhej në Izrael kur ndodhi sulmi.

Kallxhiu ka treguar arsyet pse ka shkuar në Izrael e po ashtu edhe përjetimet e tij në momentin e sulmit.

Blendi Fevziu: Për çfarë shkove në Izrael?

Arbër Kallxhia: Kam qëndruar rreth 1 vit në Izrael. Ika për punë. Kisha ca miq që punonin atje dhe me ftesë së tyre shkova atje. Kisha vizë 3-mujore dhe më pas aplikova për leje qëndrimi. Më parë punova barist, më pas jam marrë me impiantet e gazit. Jetoja 10 km larg Tel Aviv. Unë isha në gjumë kur ndodhën bombardimet, isha në shtëpi. Një ditë më përpara kishte festa, ishte edhe Vit i Ri dhe njerëzit ishin shumë të qeshur. Nuk kishte fare tensione. Orët e para të mëngjesit filluan alarmet, kishin rënë 10-15 herë të tjera dhe isha mësuar me to. Duhet të futesh në streha kur bie alarmi. Kishim filluar duke i nënvlerësuar këto alarme. Por atë ditë, sistemi i mbrojtjes së Izraelit u bllokua. Bombat filluan duke rënë në qytet. Ishte ora 7 e mëngjesit dhe filluan bombardimet. Në fillim isha përgjumshëm, u mundova të gjeja një palë pantollona në bodrum dhe qëndrova në bodrum dhe pastaj filluan raketet, u bënë alarmet më serioze, zhurmat e shpërthimi. Për 3 orë, 3 mijë raketa kanë rënë. Njerëzit u alarmuan, kalamajtë në gjendje shoku në bodrum. Qëndrova në bodrum.

Blendi Fevziu: Si vendose të ktheheshe?

Arbër Kallxhia: Doja të kthehesha që atë ditë por ishte e pamundur ngaqë kishte shumë terroristë. Nuk kishte shërbim transporti. Nga ora 9 filloi bombardimi i dytë dhe pastaj filloi kaosi, ankthi dhe duhej të pritja ditën e nesërme që të ikja. Familja komunikoi me ambasadën shqiptare. Në një moment, më merr ambasadorja, pastaj online porosita një taksi që më erdhi dhe ika në aeroport, aty kishte shumë shqiptarë. Aty kemi marrë 9 amerikanë me vete. Ne ishim 40-50 veta atje. Këto rroba kisha që i kisha lënë tek shtëpia. Tani kam ankth akoma.

Shqiptari tregon si u evakuua nga Izraeli: Në avion morëm dhe amerikanë me vete Read More »

Rovena Dilo: ‘Këta janë dy deputetët që më morën pronën…’

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo gjatë emisionit Oxygen Show me Besim Dinën, ka folur edhe për një problem me pronën që kishte me dy deputetë shqiptarë.

Pronën të cilën ia kishte lënë trashëgimi, gjyshi i saj, i kishte dalur problem më pastaj, duke arritur si çështje edhe në gjykatë, shkruan OxygenPress.
“Unë kam një lokal që shumë shqiptarë e njohin, quhet Bar-Roven. Në zemër të Bllokut, atje ku është Enver Hoxha. Unë jam në një çështje shumë të rëndësishme, që është bërë shumë publike, shumë mediatike para dy viteve. Kur dy deputetë, normalisht të inkriminuar, Tom Doshi dhe Çim Babasi, më nxorrën që andej duke korruptuar çdo gjykatë, çdo nivel gjyqësor , çdo prokuror, dhe çdo gjë tjetër. Dhe sot ata ndërkohë që jemi në gjyq, pronën tonë janë duke e ndërtuar këtë pronë”, ka thënë Dilo.

Sipas saj të tilla probleme, në Shqipëri janë të shpeshta. Duke shtuar, se me marrjen e pronës, ia kanë marrë edhe jetën.

Rovena Dilo: ‘Këta janë dy deputetët që më morën pronën…’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com