Intervista

E mendoni veten mbret të shqiptarëve? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse është aq ambicioz sa të bëhet mbret i shqiptarëve, gjatë intervistës së dhënë për emisionin Zonë e Lirë.
“Unë lidhja që kam pasur me mbretërinë, ka qenë gjyshi shofer i mbretit dhe nipat e shoferave të mbretit nuk bëhen mbretër, sepse nuk kanë gj ak mbretëror. edhe sikur të bija dakord me ty më mungon një gjë që nuk kam se si e gjej: gja ku mbretëror”, u përgjigj Rama.

E mendoni veten mbret të shqiptarëve? Ja si përgjigjet Edi Rama Read More »

Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij?Rama: Nuk kam pompë në shtëpi, kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në TvKlan.
Përballë Arjan Çanit, ai u përgjigj pyetjeve që kanë munduar qytetarët përgjatë kësaj kohe që nga shpallja e krizës energjitike. Një prej tyre ishte dhe mënyra se si kryeministri e ngroh ujin kur nuk ka në shtëpi energji elektrike. Rama u shpreh se në shtëpinë e tij e cila është një katëshe nuk ka pompë, si dhe kur nuk ka drita nuk ka si ta ngrohë ujin.
Pyetja e Çanit: Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij? Kur ikin dritat mund të futesh në ujë, mund të bësh dush?
Rama: Shtëpia ime është 1 katëshe, nuk kam me pompë, rezervuar lart. Vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, jo vetëm te unë. Kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet.

Me çfarë e ngroh ujin Kryeministri në shtëpinë e tij?Rama: Nuk kam pompë në shtëpi, kur nuk ka drita nuk ngrohet nuk ka si të ngrohet Read More »

Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe Berishën apo Bashën?Ja si përgjigjet Edi Rama…

Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në Parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për kor rupsion, Sali Berisha vijon t’i shpallë “l uftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet nga mandati, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend duke i hapur lu ftë dhe Lulzim Bashës.
Gazetari Arian Çani e ka pyetur kryeministrin Rama se kush dëshironte të fitonte mes Bashës dhe Berishës.
Pjesë nga intervista
Rama tha se nuk është dilema e tij.
Çani: Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe?
Rama: Fatmirësisht nuk e kam këtë dilemë. Se kam këtë dilemë. Nuk është dilema ime.

Sikur të mos ishe Kryeministër, me kë do ishe Berishën apo Bashën?Ja si përgjigjet Edi Rama… Read More »

Histori e pazakontë/ ‘Në klasë të tretë i gj uajta vjehrrës me…’

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Franga e cila ka rrëfyer me detaje historinë e saj. Ajo ka treguar se familjarët e saj kanë vendosur që kur të lindin një vajzë do e martojnë me fëmijën e palindur të një miku të familjes.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur të martuan?

Franga: Nuk bëhet fjalë për vite, pa u bërë akoma fekondimi i vezës.

Ardit Gjebrea: Nëse do vinte në jetë Franka, ajo do ishte e martuar me…?

Franga: Me Xhovalinin.
Ardit Gjebrea: Po ai kishte lindur?

Franga: Pa lindur dhe ai. Babai kishte një hallë që e quanin Franga e cila nuk bënte dot fëmijë, jetonte me burrin e vetë dhe me kunatin. Kunati kishte një fëmijë, në moshë me babain tim dhe tha, kur t’i lindë një djalë, djalit do i vihet emri Xhovalin, siç e kishte i shoqi i Frangës, kur të të lindë një vajzë ty do i vesh emrin Franga e kur të lindin, të rriten do të martohen bashkë që të mos humbasin kurrë emri i çiftit Franga me Xhovalinin.

Lindi Xhovalini para, pas një viti lindi dhe Franga, vijnë e shohin Frangën, nusen sapo kishte lindur, gëzim shumë i madh sepse i ka lindur nusja, djalit.

Kalojnë vite dhe mua më kujtohet si sot, isha në klasën e tretë, në një moment po vinte në shtëpinë tonë e ëma e djalit, vjehrra. Sa afrohet, filloi të qeshte dhe tha nusja e djalit tim. Unë marr kokrra nga kumbulla që isha dhe e gjuaj dhe i them unë kurrë nuk e marr djalin tënd dhe ajo qeshte hahaha.

Ardit Gjebrea: Pra ti që në klasën e tretë i gju aje vjehrrës me kumbulla?

Franga: (Qesh). Kalojnë vit pas viti, në klasën e 8, prob lemi ishte Franga do vazhdojë shkollën, apo Franga do të fejohej, martohej, e krijojë familjen si të gjitha bashkëmoshataret e mia.

Për nënën time unë do e lija shkollën dhe nuk do e kisha vazhduar, për të do kisha thurur triko, çorape, të thurja pajën dhe të shkoja tek Xhovalini.

Kur isha unë në klasën e shtatë, djali ishte në klasën e tetë, vinte nga qyteti në shkollën ku isha unë, në Balldren me biçikletë. Im at më dha sinjalin që do vazhdojë aty klasën e tetë.

Ardit Gjebrea: Ti deri në klasën e 7-8 ishte takuar ndonjëherë me Xhovalinin?

Franga: Absolutisht jo. Kur po mbaroja klasën e tetë babi më tha si do bëjmë a do vazhdosh shkollën apo të fejohesh e martohesh? I them do vazhdoj shkollën. Më thote me një kusht, që vitet që do vazhdosh shkollën të mos lidhesh me asnjë njeri tjetër. Ja dhashë fjalën.

Histori e pazakontë/ ‘Në klasë të tretë i gj uajta vjehrrës me…’ Read More »

Pse tradhëtojnë burrat e martuar, rrëfimet e një gruaje

“Problemi i meshkujve aktualë është se nuk marrin atë që duan gjatë inti mitetit fizik dhe në këto kushte, i gënjejnë gratë e tyre. Fakti që një grua pranon të kalojë momente private me dikë, nuk do të thotë se është e aftë t’i japë një mashkulli çfarë kërkon në shtrat.

Unë jam e përfshirë në marrë dhënie me meshkuj të martuar, që nga mosha 18 vjeçare. Tani jam 29 vjeçe. Nuk kam punuar asnjë ditë në jetën time, ama jetoj në një qytet mondan, në një apartament tepër të madh. Tani e kam guximin ta pranoj se jam d ashnorja e shumë burrave të martuar, të cilët edhe më mbajnë me të ardhura.

Pse meshkujt kanë nevojë për një da shnore? Shumë e thjeshtë, nuk e durojnë dot monotoninë. Nëse ata lodhen apo ac aron në punë, vijnë tek unë dhe nxjerrin gjithë inatin e ditës. Kjo gjë është shumë fëmijërore, ama ndodh.

Pse më zgjedhin? Kur kanë pro bleme në punë, apo në familje, jam strehimi për ta. Nuk po them që bëjnë mirë apo gabim, thjesht pranoj çfarë bëjnë. Vijnë tek unë, sepse kanë nevojë të relaksohen. Vijnë sepse duan të ndihen të vlerësuar dhe gratë e tyre nuk kanë kohë për ta. Nuk kanë kohë për të dëgjuar problemet e tyre. Kanë një in timitet fizik të mër zitshëm, pa pasion. Kjo gjë meshkujt i distancon shumë nga gratë e tyre.

Siç e thashë më lart, kam shkuar me shumë meshkuj të martuar. Disa kanë filluar të më donin më shumë se gratë e tyre. Ama pjesa më e madhe, i donin gratë. Pra, intimiteti që kemi pasur ka qenë thjesht fizik, pa afeksion. Edhe pse mendoj se është hipokrite të thuash se e do dikë dhe ta tra dhëtosh, prapë ata e bënin.

Mundem ta fal unë tra dhëtinë, nëse do të ma bënin? Sigurisht që jo. Do bisedoja me atë që do të dojë, se çfarë i mungonte në raportin me mua, ama kurrsesi nuk do e pranoja tr adhëtinë. Mendoj se është gjëja më e ulët që mund t’i bësh dikujt që thua se e do.

Dhe për ta mbyllur, mendoj se meshkujt tradhëtojnë sepse disa herë nuk i dëgjojnë gratë e tyre, por në shumicën e rasteve ata tradhëtojnë sepse janë shumë fëmijë, të papërgjegjshëm për jetën dhe martesën e tyre.

Pse tradhëtojnë burrat e martuar, rrëfimet e një gruaje Read More »

Si do re agonte nëse vajza do t’i ma rtohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së h abit me p ërgjigjen

Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda ishte e ftuar dje në emisionin ‘Vizioni i pasdites’ sëbashku me vajzën e saj. Ato nuk iu shpëtuan edhe pyetjeve pikante gjatë emisionit.
E pyetur nëse e ka vendosur nëse bashkëshortin do e marrë nga PS apo PD, modelja bukuroshe është shprehur se kjo është një shaka mes saj dhe të ëmës. Më tej Ada ka thënë se nuk e ka vendosur këtë pjesë ende.
“Kjo është më shumë një shaka mes meje dhe mamit, e kam shpjeguar. Nuk e kam vendosur. Me bindje politike jam e djathtë 100%”, u shpreh Ada.
Më tej nëna e saj tregon se në moshën 5 vjeçare Ada ka qenë në Rrëshen, në fushatën e 2005 dhe ka pritur Sali Berishën. Ai e ka marrë në krahë dhe kanë bërë dhe foto.
E pyetur nga moderatorja nëse Ada do dashurohej me dikë nga partia kundërshtare, si do reagonte? Nëna e saj ka thënë se është diçka që ndodh. Ndërsa Ada theksoi që do e zgjedhë nga PD që të shmangë kon fliktet mes familjeve.
“Do bëjmë punë bindëse me dhëndrin që të na votojë ne. Zakonisht dhëndurët bëjnë pas vjehrrave”, u shpreh Albina Deda.

Si do re agonte nëse vajza do t’i ma rtohej me një djalë nga PS? Ish-deputetja e PD-së h abit me p ërgjigjen Read More »

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e sotme për sa i përket marrëdhënies së tij me miliarderin George Soros.

Rama nuk hezitoi të pranonte që ishte krenar për miqësinë me Soros. Ai tha se në jetën e mëparshme ka përfituar ndonjë përfitim të tipit bursë apo udhëtim nga fondacioni Soros, por tashmë nuk ka lidhje. Ai më tej tha se shqiptarët duhet të jenë mirënjohës për Soros, i cili ka ndërtuar 275 shkolla në Shqipëri në vitet 90 dhe pas vitit 97.

“Miliarderi Soros e di Berishën vetëm si emër dhe nuk e ka fare në radarin e tij të shqetësime. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët t’i jenë mirënjohës,. George Soros ka qenë njeriu që ka investuar duke qenë anti-komunist i thekur, duke qenë një hebre i larguar nga vendi i tij, me paratë e George Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar ekzaksisht 275 shkolla. 100 milionë dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat. Shkoni Shikoni.

Fondacioni Soros ka dhënë mbështetje të tjera, duke ardhur te tërmeti, pandemia. Për reformën ne drejtësi ka biseduar me mua dhe opozitën dhe ka thënë se do mbështes këtë reformë dhe për të lehtësuar konsulentët e huaj. I ka sjellë fondacioni George Soros. Është një njeri që është bërë gogol nga forca konservatore për shkak të influencës që ka. Jam shumë krenar që e kam mik. E kam thëne që e kam mik edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik i Trump. Unë jam mik dhe i Erdogan. Çfarë kam përfituar unë nga Soros. Në jetën e mëparshme kam pasur edhe unë ndlnjë përfitim, jo për të shkuar në ndonjë udhëtim, jo për ndonjë bursë”, u shpreh Rama.

Rama: ‘Jam shumë krenar që e kam mik George Soros’ Read More »

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës!

Kryeminsitri Edi Rama ka folur me krenari për miliarderin George Soros për të cilin tha se e ka mik, por që nuk ka përfituar asgjë nga ana politikë. I ftuar në “Open”, Rama tha se shqiptarët duhet t’i jenë falenderues Soros pasi ai ka bërë investime dhe ka mbuluar shumëshpenzimenë vendin tonë, duke nisur që nga ndërtimi i shkollave, pandmia, tërmeti dhe Reforma në Drejtësi.

Rama shtoi më tej se ish-kryeministrin Sali Berisha, Soros e njeh thjesht si një emër dhe se planet për ndarjen e Kosovës janë leg jenda kreshnikësh. Në jetën e tij të mëparshme, Rama tha se ka pasur përfitime nga Soros, por jo si politikan.

“Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros, ka financuar 100 mln dollarë në vitet ’90 dhe pas ’97 në Shqipëri, në 275 shkolla janë shkolla që i kanë rezistuar edhe të rmetit, ka bërë që të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera për të ardhur në ndihmë për pandeminë, për tër metin.

Patjetër edhe për Reformën në Drejtësi. Ka qenë shumë i qartë kur ka ardhur në Shqipëri, ka thënë që do të paguaj konsulentët e huaj, nuk i ka sjellë Soros, por i ka financuar dhe mbuluar këto shpenzime. Është bërë gogol me qëllim për shkak të infuencës që ka në kampin liberal. Jam shumë krenar që e kam mik dhe e kam thënë edhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armik me Trump. Unë jam mik edhe me Viktor Orban edhe me Erdogan. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikësh për njerëz që e kanë gramaturën e fëmijës më të vogël se e fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?”- tha Rama.

Rama flet për Soros: Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës! Read More »