Intervista

‘Shes tr upin për të mbajtur dhe rritur fëmijët’, historia e dhi mbshme e 25 vjeçares shqiptare

Një 25-vjeçare nga Gramshi ka treguar historinë e dhi mbshme dhe jetën e vështirë që bën për të rritur dy fëmijët e saj.

25-vjeçarja nga Gramshi që ka dy fëmijë, tregon për “abcneës” se detyrohet të she së trupin e saj në mënyrë që të ketë të adhura dhe t’u siguroj jetesën fëmijëve të saj.

Ajo tregon se është ndarë nga burri dhe se për shkak të br aktisjes edhe nga institucionet detyrohet të pr ostituojë në hyrje të qytetit të Elbasanit.’

“Në radhë të parë gjendja e r ëndë ekonomike sepse nuk mund t’i mbaj fëmijët me një rrogë normale në Shqipëri. Fitoj 70-80 mijë lekë në natë” ka treguar ajo.

Rolanda siç vendosi ta quajmë, shit jen e trupit e paragjy kon dhe vetë, madje tregon se disa e kanë dh unuar.
“Edhe më kanë dh unuar, ka njerëz të mirë po ka dhe të këqij. Shumë, shumë e ofe nduar, shumë shumë keq, por për fëmijët do bëj çdo gjë,” tha 25-vjeçarja.

Dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re. Thotë se do të largohet jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme. Ish-bashkëshorti e pe ngon.

Ajo ka treguar se dëshiron të lerë rrugën, të nisë një jetë re, por që nuk largohet dot e jashtë vendit e të bëjë punë të ndershme, pasi e pengon ish-bashkëshorti.

“Ai nuk më jep pro kurën për të ikur jashtë. Institucionet të ndihmojnë njerëzit që janë si puna ime. Të na japin një pro kurë nëse burri s’ta jep” tha e reja.

‘Shes tr upin për të mbajtur dhe rritur fëmijët’, historia e dhi mbshme e 25 vjeçares shqiptare Read More »

Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë/ I kanë v dekur tre, por 83 vjeçari është në pritje të gruas së katërt

Çështje fati. Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë. Për tetë dekada me radhë u përball me sf ida e hu mbje të mëdha në jetë.

Bejtush Gjergji, 15 ditë më parë hu mbi edhe bashkëshorten e tij të tretë. Nga ai moment, 83 vjeçari nga Podujeva thotë se jeta e tij u bë edhe më e vështirë.

Atij i kishin vd ekur tri gratë me të cilat kishte ndarë jetën. Me bashkëshorten e tij të tretë, kishte një li dhje më të veçantë, dhe për rrj edhojë thotë se edhe dashuria ishte më e madhe.

“U kanë ma e mirë e ma e re, 10 vjet u kanë ma e re se unë. Këtë unazë e kam me gruan e tretë kur e kom marrë, këtë unazë nuk e hjek derisa të v des”, shprehet ai.

Jetesa në vetmi është goxha e rëndë për të, nga halli se do të vdesë i vetëm, thotë se nëse do të gjente një grua do të martohej sërish.

“Po me gjetë e marr, po nuk më merr kërkush ma, sonte me gjetë e marr. Pare kom po nuk më vyjnë kurgjo”, shprehet ndër të tjera./ATV

Nuk i ecën që nuk i ecën mer gratë/ I kanë v dekur tre, por 83 vjeçari është në pritje të gruas së katërt Read More »

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës

Një episod i shkujdesur është zhvilluar para nisjes së emisionit mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëdhënses së Berishës, Erla Mëhilli.

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një video në Tik-Tok se është kushëri me Erla Mëhillin, ish-zëdhënësen e Sali Berishës.

Kreu i qeverisë ka ndarë me publikun disa nga momentet në “prapaskenë” që ka filmuar një natë më parë, para se të niste emisioni “Now”.

Ishte fillimisht gazetarja që i kujtoi Ramës se ishin kushërinj, ndërsa biseda mes tyre zhvillohet teksa kryeministri bën make-up dhe vendos mikrofonin.

“E di gjithë bota që jemi kushërinj, është përkthyer në shumë gjuhë…a më ke tek “Kurban”,- dëgjohet të thotë Mëhilli.

“Unë të kam por…”- ia kthen Rama.

“Edi Rama përballë personazhit të librit,”- shton gazetarja më tej.

Kryeministri Edi Rama zbulon se është kushëri me ish-zëdhënësen e Sali Berishës Read More »

Prej 18 vitesh në pritje të burrit në e migrim, historia që çuditi publikun

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan vjen historia e një vajze 25-vjeçare, Romilda Ndoj nga Rubiku. Romilda është një nënë e re, ka një vajzë 3 vjeç. Historia e saj nis me të atin e larguar para 18 vitesh në emigrim në Greqi, për të cilin sot nuk di asgjë, as adresën e saktë.

Arsyeja e ardhjes së saj në studio është e ëma, zonja Martina, e cila që pas ikjes së bashkëshortit të saj, vendosi të punonte në dy turne për të përballuar jetesën. Kështu ishte Romilda që u bë shtylla e shtëpisë për të ndihmuar atë dhe të vëllain, ndërsa shpresa e tyre nuk është zbehur ende. Për shkak të një operacioni, nëna e Romildës nuk punon, ndërsa vëllai i saj është larguar për në emigrim. Sot, vajza e saj kërkon ta falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për çdo sakrificë që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve.
Romilda: Mami nuk dua të të shikoj lot në sy. Arsyeja që unë të kam sjellë sot këtu është të të falënderoj publikisht për të gjitha gjërat që ti ke bërë për ne, je mami më e mirë në botë. Ne të kemi shumë xhan, do të të jemi pranë gjithmonë.

Ardit Gjebrea: Martina, ti i ke rritur fëmijët me shumë sa krifica. Vajza jote na tregoi historinë edhe pak të çuditshme të familjes, të bashkëshortit tënd. Akoma e pret?

Martina: Kam dy fëmijë me të.

Ardit Gjebrea: E di. Ke shpresa që ai do të kthehet?

Martina: S’e di.

Ardit Gjebrea: Nëse ai është duke na parë në këto momente, do të kishe ndonjë mesazh për t’i dhënë? Qoftë edhe një fjalë.

Martina: Deri në momentin që gocën e kam martuar, për çdo pjesë të familjes që kam bërë në shtëpi, i kam treguar, kam folur me të, më ka thënë se nuk do të vijë, nuk erdhi, ç’të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ke folur me të? Ke folur shpesh apo rrallë?

Martina: Rrallë.

Ardit Gjebrea: I ke treguar për sakrificat që ke bërë për fëmijët?

Martina: Për të gjitha.

Ardit Gjebrea:Si ka reaguar? E quan bashkëshorti apo ish-bashkëshorti? Çfarë është për ty?

Martina: S’di çfarë të them.

Ardit Gjebrea: Mirë, unë po them burri se në qoftë se do ishte ish-burri, do ta kishe thënë me gojën plot, por edhe pse i ke rritur e vetme dy fëmijët, prapë nuk ta bën zemra ta thuash dhe të kuptoj shumë mirë. E pashë që në sy që të thashë kush mendon që të jetë dhe e kuptova shumë mirë, por unë shpresoj që një ditë të ndodhë ajo që ti dëshiron brenda zemrës tënde dhe nëse do të ndodhë, të lutem na e thuaj sepse ne tashmë jemi një familje dhe jetojmë me njëri-tjetrin./tvklan.al

Prej 18 vitesh në pritje të burrit në e migrim, historia që çuditi publikun Read More »

Rrëfehet vajza e Niko Peleshit: Kam punuar në call center si të gjitha gocat, por në bankë nuk kam asnjë lekë

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, në një intervistë ka thënë se disa muaj më parë ka punuar në call center. Sipas saj, edhe pse është vajza e ministrit, ajo ka punuar si gjithë vajzat e tjera, por në bankë tha se ka zero lekë.
“Po, kam punuar, madje një nga punët e mia ka qenë në call center, disa muaj më parë. Nuk zgjati shumë, sepse tani gjeta një punë tjetër më të mirë, si menaxhere e rrjeteve sociale”, ka thënë Aleksia Peleshi.

Ester Bylyku: Vajza e një Ministri në Call Center? Sa je paguar? Të mbajtën me hatër?

Aleksia Peleshi: Kam, fituar sa të gjitha vajzat e tjera. Jam vajza e Ministrit, por nuk jam Ministre vetë. Edhe ai Ministër ia ka nisur nga zero, kështu më pëlqen dhe mua t`ia nis.

Ester Bylyku: Sa para ka Aleksia në llogarinë bankare? Se ti tani punon. (qesh)

Aleksia Peleshi: Për momentin zero lekë. Sepse unë punoj, por edhe harxhoj. (qesh)

Rrëfehet vajza e Niko Peleshit: Kam punuar në call center si të gjitha gocat, por në bankë nuk kam asnjë lekë Read More »

A do të kthehen kufizimet me orar? Ja si përgjigjet Ministrja Balluku

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku tha në emisionin “Opinion” se këtë vit për shkak të kri zës energjetike globale do të kemi një dimër të vështirë, por premtoi se për qytetarët nuk do të kthehen oraret kufizuese të energjisë.
“Ndoshta do kemi më shumë se një dimër të vështirë. Është një kr izë globale nuk është pr oblematikë e rajonit. Ekspertët parashikojnë një ndryshim të situatës pas qershorit 2022.
Duhen patur parasysh faktorët e krizës. Nuk bëhet fjalë për çmimin, por për mungesën e energjisë në gjithë zinxhirin e prodhimit post pandemik. Ka një kërkesë më të madhe nga ajo qe kemi pas në vitin 2019 në nivel global. Kjo vjen pasi tregu por kërkon të kthehet në një nivel më të lartë”, tha Balluku.
Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, ministrja tha se nga ditë e hënë do të flitet në terma konkretë lidhur me situatën, ndërsa pohoi megjithatë se asnjë shtet nuk ishte i përgatitur për një kr izë të tillë.
“Nuk ka patur asnjë pritshmëri që do te kishte një kërkesë të tillë për energji. Asnjë vend nuk ka qenë i përgatitur”, tha Balluku duke pohuar se situata ka nisur të kuptohet gjatë muajit gusht.
Ajo e li dhi situatën me politikat e dekarbonizimit që kanë çuar në mbylljen e shumë hidrocentraleve në botë. Njëkohësisht Balluku tha se edhe shpejtësia e erës është ulur me 50% duke bërë që edhe prej sa të prodhohet më pak energji.
“Kemi një vit që ka disa faktorë për të krijuar këtë situatë”, u shpreh Balluku.
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se sa i errët do të jetë ky dimër, Balluku tha: “Nuk do jetë i errët. Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në orët e mungesës së energjisë. Synimi ynë janë 24 orë energji dhe po marrim të gjitha masat për ta siguruar energjine elektrike. Çfarë po bëjmë sot eshtë sigurimi i sasive te energjisë. Negociatat që po bejme janë të drejtëpdrejta që ne të marrim çfarë kërkojmë. Nga e hëna do kalojmë në të gjitha hapat si do menaxhohet situata me energjinë, duke përfshirë edhe energjinë e importit”.

A do të kthehen kufizimet me orar? Ja si përgjigjet Ministrja Balluku Read More »

Mësimi online?/ Ministrja: Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra për nisjen e vitit shkollor, ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo skenar të rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID. Në vijim të kësaj, Kushi tha se këtë vit janë duke hartuar një vendim që të kenë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve në rast të skenarit më të keq.

“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për ti paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi.

Nga 170 objekte arsimore të përfshira në rindërtim, Kushi tha se kanë përfunduar 68 prej tyre.

“Programi i rindërtimit, shifrat që kam marrë sot në mëngjes. Nga 170 objekte të përfshira në rindërtim 68 e prej tyre kanë përfunduar, 36 nga buxheti i shtetit, ng bashkia kemi 13 objekte arsimore (11 shkolla, 2 kopështe) nga BE kemi 19 objekte arsimore (15 shkolla, 4 kopështe)”, tha ministrja.

Mësimi online?/ Ministrja: Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish Read More »

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka një pyetje për ish-Ministren: ‘Akoma nuk e di moj motër pse më hoqe nga puna, ndërkohë mua vu rolet’

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax Neës përballë moderatores Rovena Dilo.
Gjatë kësaj iterviste Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar.
Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e sotme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri.
“Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa jashte e kane pak me te lehte.
Une nuk ndodhem me ne Teatrin Kombetar, largimi im nga puna eshte çudi edhe sot. Me ka marre malli te ngjitem ne skenen e teatrit, kam mall te ngjitem ne skene. Gjithmone me ka ndjekur fati. Ata me hoqen nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-ne?
Pershendes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj moter pse me hoqen, nderkohe mua vu rolet. Do vij nje dite jo vetem per ministren por per te gjithe ata qe kane bere deme, karma is…… beautiful.

Ata qe fusin miq per te me hequr mua, futeni pak ate mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe ne art. Ta falenderoj, jo se nuk e meriton se çka bera disa gjera qe nuk e meriton“, tha ajo.

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka një pyetje për ish-Ministren: ‘Akoma nuk e di moj motër pse më hoqe nga puna, ndërkohë mua vu rolet’ Read More »