Intervista

Habit mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rritjen e organit gjenital

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u fol sot për ndryshimet estetike që kërkojnë më së shumti meshkujt shqiptarë.

Pasi u fol për disa ndërhyrje që kanë bërë disa nga figurat publike, mjekja estetiste Senera Hoxha, tregoi se botoksi, ndërhyrja në hundë dhe tek veshët janë kërkësat më të shumta.

Megjithatë ajo shtoi se gjithnjë e më shumë meshkujt shqiptarë po kërkojnë ndërhyrje në organin gjenital.

“Ka gjithmonë e më shumë meshkuj që po vijnë e kërkojnë zmadhimin e organit gjenital që konsiston në zgjatjen dhe rritjen e trashësisë.

Është shumë e vërtetë sepse ka shumë që nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe kërkojnë një operación të tillë,” tha mjekja.

Habit mjekja estetiste: Meshkujt shqiptarë po kërkojnë gjithnjë e më shumë rritjen e organit gjenital Read More »

Juliana Nura: ‘Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak’

Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.

E ftuar në panel mes të tjerësh ishte edhe Juliana Nura e cila ka bërë një deklarat që nuk do t’i pëlqej shumë djemve shqiptarë.

Juliana: Kam diskutu shpeshherë këto eksperiencat seksuale që kanë shoqëria jonë. Në Evropë nuk është problem kur ke të tilla probleme, kur nuk ndodh diçka. Çunat këtu flasin shumë çfarë bëj unë në shtrat, pastaj kur vjen puna, jo nuk u bë ajo jo nuk u bë kjo, dmth është akoma tabu këtu që nuk e shohin doktorin.

Juliana Nura: ‘Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak’ Read More »

Zhaklin Lekatari: Gjermanët e kanë kulturë, rrinë lakuriq në shtëpi para fëmijëve të tyre

Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.

Juliana Nura ka treguar për festivalin në Finlandë, “midnight run” ku të gjithë dalin në rrugë në mesnatë dhe vrapojnë totalisht të zhveshur. Ajo tregoj se edhe ajo ka marrë pjesë në këtë festival.

Këtu ka ndërhyerë edhe Zhaklin Lekatari e cila ka treguar se si në Gjermani familjarët rrinë lakuriq në shtëpitë e tyre.

” E kupton diferencën, në Finlandë njerëzit vrapojnë nudo dhe askush nuk thot e përdhunova se ishte nudo. Seksi është çështë kulturore. Mënyra se si e përjetojmë. Brazilianët ndryshe, në Kinë ndryshe, ne ndryshe. Gjermanët lakuriq rrinë në shtëpi para njëi-tjetrit, para fëmijëve të tyre.

Zhaklin Lekatari: Gjermanët e kanë kulturë, rrinë lakuriq në shtëpi para fëmijëve të tyre Read More »

Gazetari britanik takon kontrabandistin shqiptar me gomone, i riu: Biznesi nuk ka qenë kurrë më i mirë

Mediat britanike i janë rikthyer sërish çështjes së klandestinëve shqiptar. Gazetarët e “Express” kanë mbërritur në Tiranë, ku kanë folur nga afër me një kontrabandist, i cili ka deklaruar se nga ky aktivitet përfiton 50 mijë paund në vit.

“Ky biznes nuk ka qenë kurrë më i mirë për ata që përfitojnë nga kalimet me anije të vogla”, ka deklaruar Dini, pseudonimi i kontrabandistit shqiptar.

Ai pohoi se në ditët janë 200–500 emigrantë shqiptarë që e kontaktojnë atë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani.

Barazia kryesore, tha Dimi për Express britanik, është perceptimi se Britania është e pasur dhe shuma të mëdha mund të fitohen nga puna, veçanërisht për ata që dëshirojnë të punojnë në fermat e kanabisit.

“Të gjithë njerëzit duan Anglinë sepse Anglia ka para,” tha ai. “Ata vijnë sepse duan të punojnë në shtëpitë e drogës [fermat e kanabisit] ose ngaqë kanë familjarë. Unë kurrë nuk e kam numëruar numrin e personave që shkojnë në Angli, por është i lartë, ndoshta 6,000 vitin e kaluar,” shtoi ai.

Gazeta britanike thotë se kontrabandisti shqiptar i shikon me skepticizëm shifrat e nxjerrë nga qeveria britanike, e cila thotë se numri i emigrantëve që kalojnë kanalin ka rënë.

“Ai nuk po sheh ndonjë rënie në numrin e njerëzve që rrezikojnë gjithçka për të udhëtuar në Britani”, shkruan gazeta.

“Ndoshta diçka ka ndryshuar në strategjinë e Anglisë [në vitin 2022], kjo është arsyeja pse ata u kapën. Por ishte i njëjti numër [arritja në MB në 2023 si] në vitet e fundit.”, ka thënë shqiptari.

Duke përshkruar mënyrën në të cilën funksionon sipërmarrja e tij kriminale, Dini konfirmoi shumë nga gjetjet e një hetimi të mëparshëm të fshehtë të Express për kontrabandën, i cili zbuloi se operacionet po drejtoheshin nga Britania e Madhe dhe përdorte mediat sociale për të tregtuar shërbimet e tyre për shqiptarët që dëshironin të bënin udhëtimin e rrezikshëm.

“Unë kam dy role,” shpjegoi ai. “Unë marr paratë nga familjet e emigrantëve që kanë arritur në Britani dhe flas me klientët në mediat sociale që duan të shkojnë në Angli nga Shqipëria. Kam kontakte në Angli, të cilët janë miqtë e mi, dhe flas me kurdët në Francë të cilët organizojnë kalimet me anije.”

Dini, i cili thotë se u bë një kontrabandist ndërsa miqtë organizonin kalime nga Britania, shpjegoi se ai mblodhi informacione të hollësishme personale për migrantët, të cilat u përdorën nga bandat kurde për të identifikuar saktë klientët që paguanin dhe për të siguruar që askush të mos shmangte tarifën prej 4000 £ për udhëtimin.

Pagesa duhet të bëhet vetëm pasi udhëtimi të ketë përfunduar me sukses, kështu që ne i kërkuam Dinit se si ata që mbaheshin në objektet e Forcave Kufitare po arrinin të kontaktonin trafikantët për të konfirmuar një ulje të sigurt.

“Nuk më pëlqen të jap shumë detaje për pagesën,” u përgjigj ai. “Nuk do të doja t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kontaktet e mia në Angli janë të njohura. Do të doja ta kapërceja këtë pjesë.”
Dini përsëriti disa herë pretendimin se kalimet e tij në Kanal ishin “të sigurta”.

“Nga llogaritë e mia bëj postime duke thënë ‘këtë ditë do të shkojmë me varkë në Angli, më shkruani për detajet’. Videot bëhen virale në një moment dhe njerëzit fillojnë të më kontaktojnë. Unë drejtoj tre profile të ndryshme, njëri ka 3,000 ndjekës, tjetri 10,000 dhe i treti ka 11,000.

Kam klientë nga të gjitha kategoritë, familje, 16-vjeçarë dhe burra që duan të shkojnë në Angli për të ndryshuar jetën e tyre.”
Ndërsa Dini pranoi se ndjekja penale nga autoritetet ishte një rrezik, frika që e shqetëson vërtet është hakmarrja nga familjet e atyre që ai trafikon nëse ndodh më e keqja.

Ai shtoi: “Nëse diçka shkon keq në varkë, është një problem i madh për mua, sepse nëse një person vdes, familja e tij do të përpiqet të më gjejë. Ato familje mund të më vrasin dhe të thonë ‘ti bëre këtë me fëmijën tim’.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën për mua, por një ditë mund të ndodhë. Ekziston një rrezik sa herë që hipin në barkë, sepse gjithmonë ka më shumë njerëz sesa duhet të jenë. Ky lloj biznesi është shumë i ndërlikuar. Është e organizuar mirë, unë jam vetëm një pjesë e saj. Ka shumë njerëz që marrin vendime dhe organizojnë detaje të tjera”, shtoi ai.

Gazetari britanik takon kontrabandistin shqiptar me gomone, i riu: Biznesi nuk ka qenë kurrë më i mirë Read More »

Djemtë dhe bashkëshorti iu mbytën në liqen, rrëfimi tronditës i Adrianës: Morgu na kërkoi lekë për trupat, duam hetim!

Adriana Zogu jeton sot mes dhimbjes për humbjen e familjes së saj, dy djemve dhe bashkëshortit që u mbytën në liqenin e Banjës, dhe dyshimeve se përse ngjarja nuk po hetohet.

Burri dhe fëmijët e saj u mbytën në 21 korrik në liqen, në qytetin e Gramshit. Ajo ka vendosur të thyejë heshtjen pas tragjedisë që pllakosi familjen e saj, duke folur në emisionin “Shqipëria live”. Askush nga ne nuk e dinte se kishte gropa, u shpreh Adriana, që tregon se nuk ka asnjë paralajmërim për rrezikun në liqen. “Aty laheshin dhe të tjerë, por dinin not. Kam parë që lahen njerëz. Edhe pas ngjarjes, janë larë. Aty ishte cekët, ata e dinin që uji ishte i pakët. Nuk e dinim për gropat. Nuk është dhënë kurrë një njoftim që liqeni ka gropa”.

Për një tabelë, m’u shua familja, rrëfen mes lotëve Adriana. “Po ta kishim dëgjuar, kush është ai prind që do të rrezikonte fëmijën. Dija që bashkëshorti dinte not. Dija që një djalë dhe burrin e kisha gjallë. Më ra bota kur mora vesh që vdiqën të tre”, tha ajo.

Tragjedia për Adrianën ishte edhe më e rëndë, kur morgu i qytetit i kërkoi para për të tërhequr trupat e pajetë të burrit, fëmijëve dhe kushëririt të tyre. “Kur më kërkuan lekët në morg, më vranë për së dyti. Punonjësi i agjencisë funerale na tha që trupat nuk m’i japin nëse nuk jap lekë”, tha ajo. Nazmiu, familjar i Adrianës, tregoi se ka paguar 50 mijë lekë për të marrë trupat e pajetë nga morgu.

“Kam çuar trupat atë natë në morg. Ditën e dytë, mjeku më kërkoi lekë. Më ka marrë 500 mijë lekë. Më tha duhen kaq lekë që të tërheqim trupat. Varrimin e kryem pastaj në orën 5. Askush nuk na ka ardhur në shtëpi të na pyesë. Bashkia mori përsipër vetëm varrimin e tyre”, shtoi gruaja. Avokati Kujtim Cakrani, u shpreh se çështja e mbytjes së katër personave është mbyllur dhe nuk është bërë asnjë hetim për të bërë zbardhjen e plotë dhe të hetuar se përse nuk ka asnjë tabelë në hidrocentral.

“Nuk ka pasur tabela, as gardh rrethues. Asnjë paralajmërim. Familjarët kërkojnë një hetim. Do bëjmë kërkesë që të rihapet dosja, duhet hetuar. Prokuroria të kërkojë llogari pse nuk ka tabela”, tha avokati. Sakaq Adriana shtoi se; “Shkova për informacion para ca ditësh, më thanë se pasi ka dalë ekspertiza, dosja është mbyllur. Nuk e ka marrë përsipër asnjë prokuror”.

Për këtë arsye, familja Zogu do të hapë edhe një proces gjyqësor ndaj hidrocentralit, pasi nuk kishte vendosur as një tabelë dhe pretendohet se nuk kishte asnjë njoftim për praninë e gropave vrasëse. Ata shpresojnë që një rast i ngjashëm si ai që përjetuan vetë, mos t’i ndodhë më askujt në të ardhmen.

Tragjedia në liqenin e Banjës

Ngjarja tragjike ndodhi në Gramsh, aty ku katër anëtarë të familjes Zogu u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar, u gjetën nga kontrollet e polumbarëve të RENEA-s dhe banorëve të fshatit.

Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë, për të mos dalë më të gjallë.

Djemtë dhe bashkëshorti iu mbytën në liqen, rrëfimi tronditës i Adrianës: Morgu na kërkoi lekë për trupat, duam hetim! Read More »

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë

Stresi ka hapur zemrën në emisionin “Një gotë rose”, ku ka rrëfyer të gjitha dhimbjet e fëmijërisë së tij dhe vështirësitë të cilat ka kaluar.

Ai tregon se i thërriste dajës së tij “baba”, pasi i ati ishte internuar dhe reperi kishte qenë tepër i vogël për ta mbajtur mend.

Stresi rrëfen se ka qenë një djalë i prapë dhe kur ishte fëmijë, askush nuk kishte patur mundësinë t’i tregonte vëmendjen dhe kujdesin e duhur.

“Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur ka ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri. Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik dhe gjithmonë kam pasur shokë mëtë mëdhenj sepse s’më dilnin këta të moshës time. Unë ikja dhe biçikletë dhe nuk më gjenin. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua dhe kur kthehesha në shtëpi i shikoj atë gjithë duke më pritur”,- ka treguar reperi.

Stresi rrëfen dhimbjet e fëmijërisë: I thërrisja dajës ‘baba’, në klasë të parë më ka rrahur zysha shumë Read More »

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy

Nuk është më një tabu por është një fakt. Prirjen për t’u orientuar drejt kirurgjisë plastike nuk e kanë vetëm gratë por dhe burrat. Trendi i të dukurit perfekt, pa rrudha në fytyrë, pa ngarkesa dhjamore në trup ka përfshirë edhe meshkujt shqiptarë, me prirjen më të madhe tek ata që shfaqen edhe në median vizive.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, ku i ftuar ishte mjeku estetist, Panajot Papa.

I pyetur ‘a duket se ndërhyrjet estetike ose ndërhyrjet kirurgjikale estetike nuk janë më një privilegj vetëm i femrave, duket se meshkujt janë shtuar pafund tashmë?’, Papa u përgjigj:

“Ne mund të themi që kirurgjia plastike ndahet në dy degë, që është mjekësia estetike dhe kirurgjia plastike e operacioneve. Po të shkojmë të marrim të dhëna në Amerikë, ku kemi të dhëna, mund të themi që trajtimet estetike janë shumë herë më lart se kirurgjia në vetvete. E sigurisht po të shkojmë të shohim anën e pacientëve meshkuj, gjëja e parë që shikojmë është që rreth 1.5 milionë amerikanë kanë bërë trajtimin e botoksit. Domethënë në një popullsi që është rreth 300-330 milionë, është një popullsi shumë e theksuar mund të themi. E po të shohim trendin kemi një rritje shumë të lartë. Kirurgjia plastike ose mjekësia estetike është një nga gjërat më të bukura në momentin që bëhet bukur. Në momentin që ti ose pacienti jashtë, ose miqtë e tu të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke bërë diçka’, automatikisht aty nuk është suksesi. Suksesi është harmonia dhe harmonia ka të bëjë te fakti që nëse e bën punën tamam në një mjek dhe tjetri nuk arrin të kuptojë se çfarë ke bërë, aty suksesi është më i madh”,
Ndërsa duke folur për në Shqipëri, ai u shpreh se meshkujt kërkojnë ndërhyrje estetike.

“Në Shqipëri nuk është më tabu. Në momentin që miqtë vërejnë që t’i ke bërë ndërhyrje, atëherë trajtimi estetik nuk është bërë mirë. Kompanitë po zgjerojnë trendin duke bërë ndërhyrje dhe për 24 orë, kjo do të thotë që t’i mund ta bësh botoks në mëngjes që të japë efekt në mbrëmje”, tha Papa.

Ky i fundit madje tregoi edhe një rast kur ka shkuar një djalë dhe i ka kërkuar që t’i bëjë buzët si të reperit të njohur, Noizy.

“Më ka ndodhur që më ka ardhur një çun i shoqëruar me dy vajza edhe më thoshte i dua buzët si një këngëtar mashkull. Donte të frynte buzët. Ai këngëtari mund t’i ketë vetë se ia ka dhënë mami dhe babi. I donte si Noizy”, tha kirurgu estetik.

Doktori sugjeron që duhet të kenë kujdes me mënyrën dhe vendin ku zgjidhet për të bërë ndërhyrje.

“Një pacient përballë një mjeku e ka ndarë mendjen. Por mjeku duhet ti thotë që cila është më e mirë për të. Botoksi dhe ndërhyrjet pa kulturën e duhur është një dëm kolosal për veten”, tha mjeku.

Kirurgu estetik: Meshkujt shqiptarë kërkojnë t’i bëjnë buzët si Noizy Read More »

Spartak Ngjela komenton buzët e Ana Kaurit: I ke bërë si afrikane

Avokati Spartak Ngjela shpesh befason me deklaratat e tij.

Së fundmi avokati, i ftuar në rubrikën “Trotuar” në e Diell ai ka komentuar buzët e ish-konkurrentes së Përputhen Ana Kauri.

Ngjela: Është problemi se nuk ia dimë si i ka buzët e saj origjinale. I ka bërë si afrikane. Unë nuk e di. E bukur është, por është miksturë.
Ana Kauri: Buzët e shumë komentuara…

Spartak Ngjela komenton buzët e Ana Kaurit: I ke bërë si afrikane Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com