Intervista

Arbër Hajdari thotë me emra personazhet VIP që do të dëshironte t’i shikonte në Big Brother 2

Arbër Hajdari ka zgjedhur personazhet VIP që do të dëshironte të shikonte si pjesë e Big Brother 2. Ai tha se do ishte interesante të shikonte se si do të paraqiteshin para syve të publikut emra si Agron Llakaj. Ermal Mamaqi, apo Xhemi Shehu.

Arbri tha se Llakaj mund të kapte finalen.

“Kishte disa nga ato personazhet që hynë nga ato darkat që isha pjesë unë dhe Balina. Do ishte interesante ti shikoja aty.

Përshembull, Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Xhemi Shehu. Salsano. Goni do shkonte deri në finale”, tha Arbri.

Arbër Hajdari thotë me emra personazhet VIP që do të dëshironte t’i shikonte në Big Brother 2 Read More »

TCH e gënjeu për emisionin që i premtoi? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën

Moderatorja Einxhel Shkira ka hedhur poshtë gjithë dys himet që janë hedhur mbi emisionin që ‘Top Channel’ i premtoi gjatë kohës që ajo ishte pjesë e ‘Big Brother VIP’.

E ftuar në emisionin ‘Why? Not’, ish-banorja e BBV bëri të ditur se së shpejti do të vijë me emisionin e saj, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

“Shumë pyetje dhe mesazhe më kanë ardhur për emisionin dhe unë jo se nuk kam pasur një përgjigje, e kam pasur. Kam dashur kohën time që t’i diskutoj gjërat, kohën time që të pushoj dhe nuk jam marrë që të jap një përgjigje, kjo është hera e parë që unë po jap një përgjigje shumë ekzakte.

Emisioni fillon në shtator. Kauza për të cilën unë lu ftova brenda do jetë shtylla kryesore e emisionit, pra bursat për vajzat, plotësimin e nevojave të tyre për vajzat që duan të realizohen në jetë, për gratë që duan të jenë të pavarura por nuk e kanë pasur një përkrahje ose nuk e kanë shpirtin aq luftarak sa dikush tjetër që i ka vënë shke lmin çdo pengese dhe ja ka arritur.
Ne duam të jemi dora që do t’i ndihmojë, dera ku mund të trokasin dhe kjo është shtylla kryesore. Në ditët në vijim do informohen ku mund të drejtohen, kush do jetë pika jonë e kontaktit.

Patjetër që do kemi të ftuara dhe ajo që unë kam kuptuar është që këto vajza kanë pafund nevojë për shembuj inspirimi.”, tregoi Einxhel Shkira.

TCH e gënjeu për emisionin që i premtoi? Einxhel Shkira zbulon të vërtetën Read More »

Nëna e tij biologjike e thërret në emision, Ardit Gjebrea shtanget nga ato që dëgjon

Ndoshta shumë njerëzve mund t’iu kujtohet grupi muzikor “Meteor”, i cili dikur ka performuar në edicionin e parë të “Kënga Magjike”. Por duket se rastësitë janë të çuditshme. Altini, një prej anëtarëve të grupit, është ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, por ndryshe nga formula e njohur e rubrikës, ai mbërrin përpara dërguesit të mesazhit në programin “E diela shqiptare”.

Arsyeja e kësaj është se Altinin e ka thirrur nëna e tij biologjike, pas 47 vitesh, por ndërkohë ai rrëfen anën e tij të historisë përpara se gruaja që i ka dhënë jetë, të vijë dhe të shfletojë të shkuarën. Altini e nis rrëfimin me momentin si e mësoi që ishte i birësuar. Ai tregon se gjatë rritjes kishte dëgjuar herë pas here fjalë nga të tjerët, por momenti i duhur dhe i zgjedhur nga ata ishte pasi ai përfundoi shërbimin ushtarak.

Altin: Ishte një ditë si zakonisht normale. U ula me të dy prindërit, thanë ka ardhur koha që ne të flasim dhe e shohim të arsyeshme momentalisht që ke moshën, logjikën, pjekurinë e duhur që ta tregojmë të vërtetën. Babi nuk arriti dot ta suportonte, ndezi cigaren dhe doli jashtë, ndërsa mami m’i tregoi të gjitha.

Ardit Gjebrea: Çfarë di ti?
Altin: Di që kur kam lindur me sa më tregoi nëna, jam dorëzuar në institucione si të jetimoreve nga materniteti nuk e di se ku, në Durrës ose diku tjetër dhe më pas në jetimoren e Durrësit. Më pas jam birësuar normalisht brenda gjithë proceseve të caktuara të asaj kohe.

Ardit Gjebrea: Motivin e ke marr vesh ndonjëherë?

Altin: Nuk kam asnjë lloj informacioni për çfarëdo motivi të ishte.

Ardit Gjebrea: As emrin e babit, të nënës?

Altin: Emrin e babait jo, kurse të nënës me të dëgjuar nga larg, por nuk e them dot se është e saktë apo jo.

Ardit Gjebrea: Por mund ta thuash nuk ka problem.

Altin: Po disa thonë e ka Rukije, disa Hekrie. Emrin tim të lindjes unë e di se e kam biseduar me time më për shumë gjëra, e di që quhem Rudin dhe emrin e certifikatës së lindjes, vitin dhe datën kur kam lindur. 17.12.1974, aktualisht jam 47 vjeç.

Ardit Gjebrea: Jetojnë prindërit e tu sot?

Altin: Jo, babai më ka vdekur, ka gati 17 vjet, kurse nëna e kam, me mua jeton. Madje është ajo që më ka inkurajuar më tepër. Telepatia, nuk e di pse më erdhi këto kohët e fundit, e diskutoja sa herë me mamin.

Ardit Gjebrea: Që?

Altin: Po sikur? Sikur e ndieja, jo se isha unë ai që do kërkoja ose i shtyrë dhe nga kureshtja që të kërkoja se i shmangesha dhe refuzimit ndoshta të nënës biologjike, si shumë raste të tjera. Por isha kurioz, kisha një boshllëk, më ishte trazuar shpirti që të dija për të ardhmen dhe origjinën time sepse kam dhe dy fëmijë që i kam si drita, nuk i dihet nesër si vjen koha. E diskutoja me nënën dhe thashë që “nëse s’e kërkoj dhe më kërkon, si do të jetë reagimi yt ndaj kësaj gjëje që mund të ndodhë?” Domethënë pyesnim dhe përgjigjeshim për njëri-tjetrin. Mami më inkurajonte, më thoshte “sido të jetë puna nuk të privoj për asgjë se është e drejta e gjithë botës e jotja ta dish kush është“.

Nëna e tij biologjike e thërret në emision, Ardit Gjebrea shtanget nga ato që dëgjon Read More »

Këngëtari i njohur shqiptar, sho kon me deklaratën: Ish-gruaja ishte le sbike, më tha dua…

Aktori dhe këngëtari i njohur, Frederik Ndoci ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku u ndal te momenti më i keq i jetës së tij.
Ai tha se ish-gruaja e tij e parë ishte le sbike. Këtë ia kishte thënë vetë ajo kur ishin zhvendosur në Amerikë.

“Bëmë dy fëmijë, i morëm fëmijët në krahë dhe shkuam jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë ajo më tregoi se “Unë dua Suzanën dhe jo ty””, u shpreh Frederiku, teksa moderatorja Ester Bylyku e pyeti se si e kishte zbuluar.

Këngëtari i njohur shqiptar, sho kon me deklaratën: Ish-gruaja ishte le sbike, më tha dua… Read More »

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë:: ‘Ecnim me 30 kg në kurriz për orë të tëra’

Gazetari Blendi Fevziu kujtoi mbrëmjen e djeshme kohën kur bënte zbor në dik taturë.
Fevziu tha se një oficer zgjonte rreth 300 veta në mes të natës me thirrjen se NATO dhe Traktati i Varshavës po su lmonin Shqipërinë dhe të gjithë ecnin më pas me orë të tëra me peshë në kurriz.

“Berat ti nuk e di. Ja do të tregoj një histori reale. Në vitin 1988-89, Lorenci dhe unë, edhe Emini besoj se atë kohë ka mbaruar shkollën kemi qenë në zbor.

E bënim në një zonë që ti duhet ta njohësh, Mamurras. Që ta dish, në orën 02:00 të natës, 300 veta kishte kapanoni, hynte një oficer që bërtiste me të madhe, Nato dhe Traktati i Varshavës po su lmojnë Shqipërinë.

Ne visheshim, merrnim 30 kile në kurriz, ecnim 10 orë nëpër kodrat e Mamurrasit, rrinim tek stacioni i trenit i Mamurrasit, aty na grumbullonin, dilte oficeri prapë dhe thoshte “shokë, ushtarë, Nato dhe Traktati i Varshavës u shp artalluan. Ne uleshim dhe vinte një tren që nga Tirana në Shkodër e bënte për 10 orë”, tha Fevziu.
I gjithë tregimi shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Fevziu duke iu përgjigjur Berat Buzhalës tha për situatën se: Ishte estradë, nuk e merrte njeri seriozisht.

Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë:: ‘Ecnim me 30 kg në kurriz për orë të tëra’ Read More »

Aktori Florjan Binaj, zbulon publikisht sekretin e tij

Aktori Florjan Binaj ka treguar një detaj të panjohur për publikun, të cilin nuk e ka shfaqur më herët. Tatuazhet janë një pasion tiji mesa duket, pasi ai thotë se ka një sasi të konsiderueshme të tyre.
Rudina Magjistari: Çfarë është diçka që teleshikuesit nuk e dinë për ty dhe nëse ti do ta thoje, ne do habiteshim?

Florjan Binaj: Kam shumë tatuazhe.

Rudina Magjistari: Ke shumë tatuazhe? Sa?

Florjan Binaj: Kurrizi, është gjysma e zënë. Pronë private.
Rudina Magjistari: Vërtet? S’e ke treguar ndonjëherë këtë?

Florjan Binaj: Jo, këto janë gjëra personale.

Rudina Magjistari: Dhe çfarë ke tatuuar?

Florjan Binaj: Kam bërë disa portrete të Rilindjes italiane për vajzën time, për djalin, për mbesën dhe tani për Vjosën.

I pyetur nga Rudina Magjistari nëse do t’i tregonte ndonjëherë, Binaj u shpreh se për të janë personalë.

Aktori Florjan Binaj, zbulon publikisht sekretin e tij Read More »

‘Të shoh si prezantuese moti’/Këngëtari i njohur shqiptar i bën komentin epik, Klodiana Lala i jep përgjigjen që nuk e priste

Gazetarja Klodiana Lala përmes një postimi në rrjetet sociale tregon sesi nga SPAK kanë ardhur dy mesazhe të kundërta në lidhje me eks tradimin në Shqipëri të ish-gardistit të dy shuar për dro gë, Hekuran Markut.

Lala shkruan se edhe pse mesazhi i erdhi nga Arben Kraja ajo vendosi të mos e bënte lajmin publik sikurse kolegët e saj pasi iu duk si i dy shimtë dhe më pas nga një mesazh nga zëdhënësja e SPAK vërtetoi se Marku nuk do eks tradohej.

Pikërisht në këtë postim Lalaës i ka komentuar këngëtari Luiz Ejlli i cili i shkruan se po i duket se prezantuese e motit.

“Sa me shume qe i nxjerr te vertetat ne shesh, aq me afer te shoh duke prezantuar motin

Je e papare

Bravo te qofte!”, i shkruan Luiz Ejlli.

‘Të shoh si prezantuese moti’/Këngëtari i njohur shqiptar i bën komentin epik, Klodiana Lala i jep përgjigjen që nuk e priste Read More »

Romeo Veshaj zbulon detaje për emisionin/ A do jetë Bora Zemani e ftuar në ‘Më lër të flas’?

Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij “Më lër të flas” që së shpejti do të fillojë në Top Channel.
ROMEO VESHAJ: Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një late night show.

Në puntatën e parë të ftuarit eparë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh.

Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrë zohem.

Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai ëshët i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?

Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.

Romeo Veshaj zbulon detaje për emisionin/ A do jetë Bora Zemani e ftuar në ‘Më lër të flas’? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com