Intervista

Spartak Ngjela: ‘Nuk më interesojnë të tjerët, nëse Bora Zemani do të ndihej keq do të…’

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shpesh herë është në qendër të portale për shkak të komenteve të tij.
Një kompliment i tij për moderatoren Bora Zemani, vijon të tërheqë interesin e publikut. Në një intervistë, Ngjela ka komentuar deklaratën e tij për moderatoren duke thënë se komplimenti i bërë nga ana e tij i ka pëlqyer moderatores.

“Po të ishte ndjerë keq Bora Zemani, do më vinte dhe mua në vështirësi, por ajo tha ishte shumë koment i bukur. Nuk më interesojnë të tjerët. Ishte një kompliment normal dhe nuk ishte gënjeshtër, ajo ka pu shtuar gjithë mediat me nivelin e saj aktorial, me bukurinë dhe elegancën e saj.

Moderatorja: Pse thoni nivelin aktorial?

Spartak Ngjela: E ka të mirë dhe nivelin aktorial, aktore është.

Spartak Ngjela: ‘Nuk më interesojnë të tjerët, nëse Bora Zemani do të ndihej keq do të…’ Read More »

‘Reagimi i po licisë perfekt’/ Artan Hoxha: ‘Mënyra se si reagoi po licia në datë 24, shpëtoi datën 25’

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur në li dhje me inc identet të cilat ndodhën në kryeqytet, një natë para finales të Conference League Tiranën.

Hoxha tha se reagimi i po licisë ishte perfekt në datën 24, pasi ju la të kuptonin tifozëve holandezë se këtu edhe mund të rri hesh por dhe arre stohesh.

Sipas gazetarit ishte pikërisht sjellja e p olicisë në datën 24, ajo që bëri të mundur një finale pa in cidente.

“Aktualisht janë vetëm dy tifozë holandezë të arr estuar, janë ata që dh unuan tifozët shqiptarë te “Ushtari i Panjohur”. Tifozët holandezë nuk i fri kësohen po licisë, ata motivohen nga uniforma. Në përpl asjen trup me trup, me fizikun që kishin ata dhe me fizikun që kanë forcat tona, dihet si shkon, ata pol icët tanë i marrin përpara.

Dy shtetasit holandezë nesër dalin për masë sig urie. I kemi arres tuar i kemi çuar në burg. Përfshirë në të gjithë totalin, po licia kishte një detyrë të vështirë, mënyra se si reagoi pol icia në datë 24, shpëtoi datën 25“, tha Hoxha.

‘Reagimi i po licisë perfekt’/ Artan Hoxha: ‘Mënyra se si reagoi po licia në datë 24, shpëtoi datën 25’ Read More »

‘Fiksimi’ i Spartak Ngjelës ndaj Bora Zemanit, zbulon çfarë i ka thënë…

Avokati i njohur ka folur lidhur me komentet e tij të bujshme ndaj femrave të hijshme.
I pyetur nga moderatori Flori Gjini nëse ka pasur raste që ia kanë marrë për keq, Ngjela e mohoi.

Ngjela iu drejtua moderatorit duke i thënë që nuk ka eksperiencë. “Kush është ajo femër që nuk i pëlqejnë komplimentet”, tha Ngjela.

Ngjela: Si mor si ka pëlqyer. Është realizëm. ajo ka pu shtuar të gjithë ekranet. E përgëzova për karrierën e saj edhe ajo më ka falënderuar.

Vetëm Borë apo edhe personazhe të tjerë?

Ngjela: Unë zgjedh kë të dua

‘Fiksimi’ i Spartak Ngjelës ndaj Bora Zemanit, zbulon çfarë i ka thënë… Read More »

Monika Kryemadhi në lot rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një rrëfim të rrallë mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për jetën e saj profesionale dhe private.
Gjatë programit Monika u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi deputetes disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite.

Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej. “Kam kaluar shumë momente të vështira në jetë, me shëndetin, me vajzën Borën kur mjekët na thanë se ka vetëm një javë jetë, pasi mishi i huaj në hundë që kishte iu rrit pas një sëmundjeje gripale dhe çoi në bllokimin e mushkërive. Moment tjetër ishte 26 prilli. Ndjeva neveri për Lulzim Bashën dhe dhi mbje për të rinjtë. Nuk kisha me kë ta flisja, Iliri ishte i pari që do të më thoshte “ja si t’u shpërblye gjithë besimi dhe dashuria për Lulzim Bashën”, tha ajo. Mes lotëve rrëfeu se Paula e ka telefonuar shumë herë në orët e vona të 26 prillit, derisa kishte arritur të fliste me deputeten e cila refuzonte t’i përgjigjej kujtdo në telefon.

Ajo tregoi se Paula është një besimtare e jashtëzakonshme, “Më ka inkurajuar që të pranoja gabimet. ‘Gabimi nuk ishte se ti besove. Edhe Jezus Krishti besoi, por njeriu më i ngushtë e shiti te tradhtarët dhe mos harro që ringjallja vjen pas kësaj që ka ndodhur. Ndoshta për Shqipërinë ishte shumë shpejt për të patur një grua kryetare partie. Mos u dorëzo! Ke nevojë për të reflektuar. Ke nevojë për të pranuar gabimet e tua’”, kujtoi Monika disa nga fjalët e Paulës, e cila siç tha, i ka dhënë një motivim të jashtëzakonshëm.

Monika e cilësoi Paulën një mike të vërtetë dhe jo si shumë të tjerë, që siç u shpreh, e kanë përdorur atë dhe Ilirin në momentet e tyre më të mira, dhe më pas jo vetëm janë larguar por edhe kanë ngulur thika pas shpine.

Pas këtij momenti emocionues, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti e përshëndetën kryetaren e LSI-së me këngën “Si lule Margarita” duke dhuruar momente shumë të bukura në studio.

Monika Kryemadhi në lot rrëfen momentet më të vështira të jetës së saj Read More »

E vërteta e ndarjes me bashkëshortin? Flet për herë të parë Rudina Hajdari

Rudina Hajdari është shumë e reezervuar përsa i përket jetës familjare, por mbrëmjen e sotme ajo ka sqaruar “të vërtetën e ndarjes” me bashkëshortin e saj.
Në një intervistë në “Ora News”, ish-deputetja e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se ai jeton bashkë me vajzën e tyre në Amerikë dhe ndaj nuk mund të jenë bashkë gjatë gjithë kohës, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Pyetje: Ke lënë të kuptohet që ka patur një shkëputje mes teje dhe babait të vajzës tënde.

Si është e vërteta?

Rudina Hajdari: E vërteta është që ai është 12 orë larg.

Jeton në Amerikë, dhe është e vështirë të jemi bashkë gjatë gjithë kohës.

E vërteta e ndarjes me bashkëshortin? Flet për herë të parë Rudina Hajdari Read More »

22 vjet pas vr asjes së të babait të saj, Rudina Hajdari flet për herë të parë për familjen Haklaj

Kanë kaluar 22 vjet që nga vra sja e mi stershme e Azem Hajdarit, e cila ende vazhdon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Për herë të parë në një intervistë, një anëtar i familjes Hajdari ka përmendur Haklajt dhe marrëdhënien që kanë me ta.

E ftuar në emisionin e moderatores “Glamour Zone”, vajza e Azem Hajdarit, Rudina është pyetur për herë të parë për një temë aq delikate, siç është familja Haklaj.

Ester Bylyku: A të ka rastisur, që qoftë me qëllim apo padashje, sido të ketë qenë situata, të kesh patur kontakt me ndonjë anëtar të familjes Haklaj? Ju ka që lluar të keni komunikim, apo të rastisni diku?

Rudina Hajdari: Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.
Rudina ka preferuar të mos zgjatet në këtë temë, por ka lënë të kuptohet se mes familjes Hajdari dhe Haklaj nuk ka asnjë lloj kontakti.

22 vjet pas vr asjes së të babait të saj, Rudina Hajdari flet për herë të parë për familjen Haklaj Read More »

Të pathënat e Agron Llakajt: ‘Emri im nuk përmendej në Top Channel’, aktori i njohur flet për…

Aktori i njohur Agron Llakaj ishte sot i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra.

Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni. Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë.

“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri. Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferua ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë.”- u shpreh ai.

Mes të tjerash Agroni u ndal edhe te fillimi i karrierës së tij duke pranuar se ka qenë aktori komik më i paguar në historinë e artit shqiptar. Sa i përket raporti me regjisorin Altin Basha ai u shpreh se kanë patur një raport shumë të mirë derisa ai u largua nga “Top Channel” kur gjërat ndryshuan.

“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një shoë kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.
Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.

Të pathënat e Agron Llakajt: ‘Emri im nuk përmendej në Top Channel’, aktori i njohur flet për… Read More »

Këngëtarja shqiptare habit me kërkesën: ‘Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu’

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, ka rrëfyer për lidhjet e saj me Kosovën. Në një intervistë për ATV ajo ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se ndihet si në shtëpi.

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndjerë si në shtëpinë time”, ka thënë Stefa.

Me nota humori këngëtarja ka kërkuar edhe që t’ia gjejnë një burrë nga Kosova, duke thënë se nuk do të largohet më që këtej.

“Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka deklaruar këngëtarja Rovena Stefa.

Këngëtarja shqiptare habit me kërkesën: ‘Më gjeni një burrë nga Kosova dhe nuk iki më nga këtu’ Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com