Intervista

Alban Skënderaj rrëfen me l ot në sy momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetën e tij

Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vua nte nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aks ident të r ëndë, për pasojë qëndroi tre javë në ko ma.

Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.

“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, dr ama më e madhe e jetës time.

Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lid hur pëson një ak sident shumë të rë ndë, dy-tre javë në ko ma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në ko ma.

Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rë nde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vë shtirë”, tregoi Albani në “A live Night”.

Alban Skënderaj rrëfen me l ot në sy momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetën e tij Read More »

Orinda Huta rrëfen momentin më të tr ishtë në jetën e saj

Si rrallëherë Orinda Huta bëhet pjesë e intervistave për të folur rreth jetës së saj personale, por këtë herë në një bisedë të ngrohtë me Mira Kazhanin, ajo është përl otur teksa ka treguar një pjesë shumë delikate të jetës së saj atë të hu mbjes së një fëmije.

Orinda me lot në sy ka treguar këto momente të jetës së saj të cilat kanë qenë shumë të vështira, entuziazmi i fëmijës së parë bashkë me Turjan Hyskën ku ishin më se gati të bëheshin prindër por për fat të keq fëmija i tyre nuk arriti dot të mbijetojë.

Jeta e tyre vazhdoi përpara dhe lulëzoi me ardhjen në jetë të Atarës, vajzës së tyre të bukur e cila ishte gjithashtu e pranishme gjatë kësaj interviste.

Për ardhjen e Atarës në jetë Orinda u shpreh shumë falënderuese ndaj zotit.

Moderatorja dhe këngëtarja foli gjithashtu dhe për besimin në zot që e ka ndihmuar të kalojë këtë moment të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se besimin ndaj zotit dhe fesë ka qenë e përfshirë që në klasë të dytë së bashku me vëllanë dhe që prej asaj kohe ajo nuk u shkëput asnjëherë nga besimi për zotin dhe fenë.

Orinda Huta rrëfen momentin më të tr ishtë në jetën e saj Read More »

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës

Mbrëmja e maturës është ngjarja e madhe e çdo adoleshenti që shënon edhe mbylljen e një faze si gjimnazi.

Por ndërsa maturantët veç provimeve, kanë nisur përgatitjet edhe për mbrëmjen e madhe ku do të jenë ata yjet e saj, në gjimnazin “Myslym Keta” në Tiranë, Savina ka njoftuar shokët e klasës se nuk do të jetë me ta në natën e madhe. Ndaj, bashkë me mësuesen kujdestare, ata i kërkuan ndihmë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të bindur shoqen e tyre.

Arsyeja pse Savina iu ka dhënë për mungesën e saj është transporti, të cilin, edhe gjatë bisedës në makinë me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo e konfirmon si diçka që nuk mundet ta mbulojë. Me zë të trishtuar, ajo pohon se mbrëmja e maturës nuk ka qenë prioriteti i saj si vajzat e tjera, nuk ka menduar as për fustanin, grimin apo flokët. Kësaj sigurisht i shtohet edhe vështirësia ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj.

Shokët e klasës i shprehën Arditit se ata do t’i mbulojnë biletën shoqes së tyre. Ndërkohë moderatori e dërgoi Savinën në duart e Joni Peçit ku ajo zgjodhi fustanin që ”E diela shqiptare” dhe stilisti i kanë dhuruar për t’u ndierë si një princeshë. Më pas, ajo iu dorëzua profesionistëve që zbukuruan fytyrën dhe flokët e saj, teksa nuk ishte aspak në dijeni se në zbulimin final, Arditi e pret në dhomën tjetër së bashku me shokët e klasës dhe mësuesen.

Mësuesja: S’kam fjalë! Shumë e bukur Savina! Asnjëherë s’të kishim parë kështu. Princesha e mbrëmjes je ti!

Ardit Gjebrea: Si të duket vetja?

Savina: S’e mendoja kurrë kështu, ku po shkoja, ç’po bëja.

Ardit Gjebrea: Ky është minimumi. Atëherë, fustanin e ke nga Joni, transportin nga City Taxi, biletën e mbrëmjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe grimin nga stafi pedagogjik me në krye drejtoreshën që do kujdeset për ty. Ti nuk do mendosh për asnjë gjë.

Savina: Faleminderit. S’e mendoja kurrë që do ndodhte kështu.

Ardit Gjebrea: Thjesht do shkosh dhe do gëzosh

Nuk do shkonte në mbrëmjen e maturës, gjimnazistja surprizohet nga shokët e klasës Read More »

A ka politikanë që flirtojnë dhe kush është i preferuari i saj? Habit Sonila Meço me përgjigjen e saj

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ iu përgjigj disa pyetjeve pikante për jetën e saj profesionale dhe jo vetëm.
Fillimisht, Sonila tregoi se çfarë është televizioni për të?

“Televizioni është një mjet komunikimi i keqpërdorur. Ndërsa, për mua është platforma më e rëndësishme për të komunikuar idetë e mia.”

Ka ndodhur ndonjëherë që politikanët në studio apo jashtë saj të flirtojnë me Sonilën? Dhe a ka gazetarja ndonjë politikan të preferuar?

“Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin.

Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar.”, u shpreh Sonila Meço.

A ka politikanë që flirtojnë dhe kush është i preferuari i saj? Habit Sonila Meço me përgjigjen e saj Read More »

‘Vjehrra e nuses në Librazhd bëhet pishman’, flet komshija

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u rikthye në qendër të vëmendjes historia e Nuses nga Librazhdi, e cila u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra duke tr adhtuar.

Përgjimet e reja nxjerrin në pah inskenimin e ngjarjes. Një nga fqinjat tregojnë për gazetaren Anila Ahmataj të emisionit
‘Me zemër të hapur’ se vjehrra është bërë pishman për faktin që filmuan nusen, por shton se nuk ka qenë ajo që ka publikuar filmimet.

Gazetarja: Ju keni vite që i njihni si familje”

Komshija: Kam 36 vite këtu!

Gazetarja: E njihnit vajzën, nusen?

Komshija: Ne e njihnim kështu, kur shkonte në punë, sypërmbysur! Shkonte e vinte, ka pasur një muaj e gjysëm njohje me atë djalin, burri rrinte në Gjermani! Ashtu kanë ikur çunat tonë të gjithë…

Gazetarja: Po vjehrra çfarë thotë? Është bërë pishman për atë që bëri?

Komshija: Po çfarë të bëjë e shkreta, u bë tym që pse e publikuam ne videon tha, po se kush na i mori tha se ne jo!

Gazetarja: Po kush e publikoi videon? Edhe pse u publikua vetëm momentin kur e kanë gjetur aty, pse nuk kanë publikuar dhu nën sepse ajo ka she nja në trup?

Komshija: Po e kanë nxjerrë edhe pa b… më fal për shprehjen…

Gazetarja: A janë bërë pishman?

Komshija: Po pishman janë bërë, po s’kapet më ai muhabet tani…Unë kur e kam dëgjuar atë ditë në mëngjes u çudita, qava, kemi vajza vet!

Gazetarja: Ti do ta bëje një veprim të tillë për nusen?

Komshija: Mere çoje në shtëpinë tënde, të ishte do ta kishin vr arë fare po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gjyk ueshëm.

‘Vjehrra e nuses në Librazhd bëhet pishman’, flet komshija Read More »

E bënë të ‘vd ekur’, reagon Eni Çobani: ‘Jam gjallë dhe do i çoj në b urg’

Eni Çobani ishte ‘vi ktima’ më e fundit e portaleve ku në një lajm thuhej se ajo kishte ndë rruar jetë.
Ditën e sotme, gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq”, pas përshëndetjes, ajo iu adresua menjëherë lajmit të rremë.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave. Kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë. Atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen. Do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time. Kështu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Duke i paralajmëruar të tregohen të kujdesshëm me deklaratat dhe lajmet e prodhuara sepse cenojnë jo vetëm figurën e përmendur, por edhe familjarët e tyre, Eni tha se nëse lajmi nuk hiqet, atëherë ajo do ti dërgojë në gjyq. v
Eni Çobani: Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua pe nalisht dhe li gjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.

E bënë të ‘vd ekur’, reagon Eni Çobani: ‘Jam gjallë dhe do i çoj në b urg’ Read More »

A do t’i hysh politikës? Arjola Demiri befason me përgjigjen e saj

Aktorja Arjola Demiri ka shprehur më herët ambicien për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste. Një vit më parë u tha se ajo do të kandidonte edhe për deputete për llogari të PS.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi aktorja u fut në “Big Brother Vip” dhe vijoi më pas me karrierën e saj ai aktore humori.

Disa javë më parë aktorja publikoi një foto krah kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësonte si “artist të përjetshëm.”

Por a do t’i futet Arjola Demiri politikës?

“Ka një çik të vërtetë, edhe kam qejf edhe s’kam qejf.”- tha mbrëmjen e djeshme Arjola e ftuar “Në kurthin e Piter Pan” duke mos treguar më shumë.
Kujtojmë se gjatë fushatës së PS ajo u pa herë pas here e angazhuar në zgjedhje pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama, të cilin e kishte njohur në sheshxhirimet e filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, kur Arjola ishte protagoniste.

Ndërsa në një intervistë tjetër një vit më parë në “Open”, Demiri tregoi se arsyeja që ajo vendosi të futet në politikë, është Tropoja, ndërsa pyetjes: Do të doje të bëheshe deputete, iu përgjigj: “Pse jo?”

A do t’i hysh politikës? Arjola Demiri befason me përgjigjen e saj Read More »

Agimi rrëfen dashurinë 50-vjeçare : ‘Më fejuan 7 vjeç. E takova ditën e martesës’

Agimi ka ardhur nga Zvicra, ku jeton prej 33 vitesh, për të surprizuar të fejuarën e tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Naxhija, me të cilën ka 3 fëmijë, është e premtuara e tij që kur ai ishte 7 vjeç ndërsa ajo 8 e gjysmë, pra kanë plot 50 vite fejesë. Shkak i kësaj fejese u bë motra e tij e madhe, e cila është e martuar në familjen nga vjen Naxhija. Por e habitshmja që ai rrëfen në rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan është se çifti nuk janë takuar kurrë deri në martesë.

Ardit Gjebrea: Ti e kishe parë Naxhijen ndonjëherë?

Agim: Unë e shihja se shtëpia e motrës time ka qenë shumë e madhe, dilja në ballkon dhe e shikoja ndonjëherë.

Ardit Gjebrea: Të pëlqente?

Agim: Po, më pëlqente.

Ardit Gjebrea: Ia kish qëlluar motra?

Agim: Ia ka qëlluar shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Kur i ke folur për herë të parë Naxhijes ti?

Agim: Me Naxhijen unë deri në martesë nuk kam biseduar kurrë.

Ardit Gjebrea: Asnjëherë? Deri në 17 vjeç, për 10 vite, edhe pse ti e dije që ajo ishte e fejuara jote, ti nuk ke komunikuar me të?

Agim: Kurrë.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe filloi të të pëlqente Naxhija?

Agim: Në moshën 16-17 vjeç, vendosa t’ia shkruaj një letër.

Ardit Gjebrea: Të fejuarës së patakuar?

Agim: Të patakuar kurrë. Vendosa t’i shkruaj një letër, disa poezi..

Ardit Gjebrea: Që i krijove ti?

Agim: Plani im ishte t’i jepja letrën, e sheh nëna e saj, thotë “ç’është kjo letër? Letrën Naxhija e lexoi, por nuk e fshehu nga njerëzit e saj. Ndërkohë familja na asistoi, nuk donin të kishin probleme, “ka ardhur koha të martoheni kështu që duhet të shkojë çdo gjë në rregull”.

Ardit Gjebrea: Pra ti je martuar pa folur kurrë me Naxhijen.

Agim: Pa folur kurrë.

Ardit Gjebrea:: Po mirë, të paska ndihmuar fati që Naxhija ishte kaq e mirë.

Agimi rrëfen dashurinë 50-vjeçare : ‘Më fejuan 7 vjeç. E takova ditën e martesës’ Read More »