Këngëta E pyetur nëse e fal tradhtinë ajo u shpreh në mënyrë kategorike jo duke shtuar se personi tjetër duhet të mbledhë mendjen e të mos bëje gabime të tilla.
Monika Lubonja: A e fal tradhtinë?
Aurela Gaçe: Jo
Monika Lubonja: Je e sigurt edhe për një njeri që e do shumë?
Aurela Gaçe: Ai njeriu ta mbledhë mendjen. Unë nuk e kisha menduar ndonjëherë, tani që më fute në mendime do të përgjigjem një herë tjetër.
Babai i 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt, Fatmir Sadikaj, flet eks kuzivisht për emisionin “Me Zemër të Hapur”.
Babai i Aleksandrit, Fatmir Sadikaj: E mora vesh lajmin nëpërmjet televizorit. Ishte si b ombë.
Dy ditë më parë kam folur me të në telefon për herë të fundit. Nuk diskutuam asgjë, përvecse kisha ditëlindjen para ca kohësh dhe më nisi lekët e ditëlindjes, kaq.
Asgjë tjetër. Nuk m’i nisi dot lekët më datën 2 dhe m’i nisi atëherë.
Ishte djalë shumë i mirë. Nuk është e drejtë për baballarët dhe nënat, që hapin televizorin dhe dëgjojnë direkt pas një minute lajme të tilla.
Janë shumë rrena, shumë gënjeshtra e tri llime, vetëm shpirti im e di.
Babai i Aleksandër Sadikaj që u vr a në një at entat me eks ploziv në makinën e tij në Tiranë ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur”.
“Ngriti biznesin por me mua shteti mund të bëjë gjithçka mund të më hyjë në themel në Greqi apo Angli por me çunin duhet të më gjejë shkaqet.
E quaj veten fajtor për pasurinë që i lash, e futa në këto rrethana.
Shoqërinë nuk e njoh, njoh shumë pak shokë, shumë të mirë të sjellshëm të respektueshëm. Nuk kam ndenjur shumë tek ai sepse këto 8 vite isha shumë i zënë sepse duhet të ushqeja dy fëmijët e tjerë.
Pas divorcit me nënën e Aleksandrit, i kam ruajtur marrëdhëniet normale.
I kam pasur do ti kem sido që të vejë puna marrëdhënie të mira edhe me çupën. Më iku një zemër, kam edhe tre të tjerë, do t’i ruaj se s’bën.
Të paktën ato në media mos mi tregoni se nuk i shoh e nuk i dëgjoj dot. Nuk e shoh dot fare as televizorin’, është shprehur ai.
Beniada Nishani është rikthyer në Itali për disa kohë por është përballur menjëherë me një situatë jo të këndshme.
Modelja ka treguar në Instagram se ka deba tuar me komshien e saj sepse i kishte zën ë garazhdin dhe e kishte ofe nduar. Ajo thotë me nota humori se ishte gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë teksa shton se situata e bëri shumë nervoze.
“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra po licinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rë ndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të sha n pa arsye në Itali dën ohet me gjo bë nga 1 mijë euro e lart.
Nuk toleroj dot kur dikush të ofe ndon, sh an, lë ndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, pl asi sh erri. Kjo situatë më bëri ner voze”, tregon ajo me humor.
Alban Skënderaj ka rrëfyer si rrallëherë disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.
Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vua nte nga një sëmundje të pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.
Në të njëjtën kohë, ai mori vesh edhe se Miriami ishte shtatzënë por nuk mbaron me kaq. Pas një muaji vëllai i vogël i Albanit, pësoi aks ident të r ëndë, për pasojë qëndroi tre javë në ko ma.
Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tre ngjarje me dy emocione të kundërta dhe për të ishte shumë e vështirë.
“Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time, pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, dr ama më e madhe e jetës time.
Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë. Pas një muaji, vëllai im i vogël që unë jam shumë i lid hur pëson një ak sident shumë të rë ndë, dy-tre javë në ko ma. Miriami sihte gati për të lindur, mami nuk ishte mirë po trajtohej dhe vëllai në ko ma.
Gjithçka mund të na sjellë kjo jetë dhe duhet të jemi gati, por ai ishte moment i jashtëzakonshëm. Dy emocione aq të kundërta. Miriami në muajin e 8, vëllai në shtrat, mami në gjendje shumë të rë nde dhe unë po i ndiqja që të tre. Mbaj mend që ka qenë shumë e vë shtirë”, tregoi Albani në “A live Night”.
Si rrallëherë Orinda Huta bëhet pjesë e intervistave për të folur rreth jetës së saj personale, por këtë herë në një bisedë të ngrohtë me Mira Kazhanin, ajo është përl otur teksa ka treguar një pjesë shumë delikate të jetës së saj atë të hu mbjes së një fëmije.
Orinda me lot në sy ka treguar këto momente të jetës së saj të cilat kanë qenë shumë të vështira, entuziazmi i fëmijës së parë bashkë me Turjan Hyskën ku ishin më se gati të bëheshin prindër por për fat të keq fëmija i tyre nuk arriti dot të mbijetojë.
Jeta e tyre vazhdoi përpara dhe lulëzoi me ardhjen në jetë të Atarës, vajzës së tyre të bukur e cila ishte gjithashtu e pranishme gjatë kësaj interviste.
Për ardhjen e Atarës në jetë Orinda u shpreh shumë falënderuese ndaj zotit.
Moderatorja dhe këngëtarja foli gjithashtu dhe për besimin në zot që e ka ndihmuar të kalojë këtë moment të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se besimin ndaj zotit dhe fesë ka qenë e përfshirë që në klasë të dytë së bashku me vëllanë dhe që prej asaj kohe ajo nuk u shkëput asnjëherë nga besimi për zotin dhe fenë.
Mbrëmja e maturës është ngjarja e madhe e çdo adoleshenti që shënon edhe mbylljen e një faze si gjimnazi.
Por ndërsa maturantët veç provimeve, kanë nisur përgatitjet edhe për mbrëmjen e madhe ku do të jenë ata yjet e saj, në gjimnazin “Myslym Keta” në Tiranë, Savina ka njoftuar shokët e klasës se nuk do të jetë me ta në natën e madhe. Ndaj, bashkë me mësuesen kujdestare, ata i kërkuan ndihmë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan për të bindur shoqen e tyre.
Arsyeja pse Savina iu ka dhënë për mungesën e saj është transporti, të cilin, edhe gjatë bisedës në makinë me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo e konfirmon si diçka që nuk mundet ta mbulojë. Me zë të trishtuar, ajo pohon se mbrëmja e maturës nuk ka qenë prioriteti i saj si vajzat e tjera, nuk ka menduar as për fustanin, grimin apo flokët. Kësaj sigurisht i shtohet edhe vështirësia ekonomike në të cilën ndodhet familja e saj.
Shokët e klasës i shprehën Arditit se ata do t’i mbulojnë biletën shoqes së tyre. Ndërkohë moderatori e dërgoi Savinën në duart e Joni Peçit ku ajo zgjodhi fustanin që ”E diela shqiptare” dhe stilisti i kanë dhuruar për t’u ndierë si një princeshë. Më pas, ajo iu dorëzua profesionistëve që zbukuruan fytyrën dhe flokët e saj, teksa nuk ishte aspak në dijeni se në zbulimin final, Arditi e pret në dhomën tjetër së bashku me shokët e klasës dhe mësuesen.
Mësuesja: S’kam fjalë! Shumë e bukur Savina! Asnjëherë s’të kishim parë kështu. Princesha e mbrëmjes je ti!
Ardit Gjebrea: Si të duket vetja?
Savina: S’e mendoja kurrë kështu, ku po shkoja, ç’po bëja.
Ardit Gjebrea: Ky është minimumi. Atëherë, fustanin e ke nga Joni, transportin nga City Taxi, biletën e mbrëmjes nga shokët dhe shoqet e klasës dhe grimin nga stafi pedagogjik me në krye drejtoreshën që do kujdeset për ty. Ti nuk do mendosh për asnjë gjë.
Savina: Faleminderit. S’e mendoja kurrë që do ndodhte kështu.
Gazetarja Sonila Meço e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ iu përgjigj disa pyetjeve pikante për jetën e saj profesionale dhe jo vetëm. Fillimisht, Sonila tregoi se çfarë është televizioni për të?
“Televizioni është një mjet komunikimi i keqpërdorur. Ndërsa, për mua është platforma më e rëndësishme për të komunikuar idetë e mia.”
Ka ndodhur ndonjëherë që politikanët në studio apo jashtë saj të flirtojnë me Sonilën? Dhe a ka gazetarja ndonjë politikan të preferuar?
“Për politikanët, jo nuk kam simpati edhe ata vetë duke e ditur pozicionin e tyre nuk e presin.
Në studio nuk ka politikan që flirtojnë, jashtë studios kjo duhet diskutuar.”, u shpreh Sonila Meço.