Intervista

Këngëtari i njohur shqiptar kë rcënon publikisht Elvana Gjatën: ‘Di të bëhem edhe i keq’

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Aku za të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e k ërcënoi publikisht atë.

“Unë di me u ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.

“Unë vetëm kam ecur, jam mbërritur deri te skena kryesore. As një pol ic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dë nuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe, sepse do të këndojë për heroin kombëtar.

Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, tha ai.

Këngëtari i njohur shqiptar kë rcënon publikisht Elvana Gjatën: ‘Di të bëhem edhe i keq’ Read More »

Artan Hoxha nuk iu beson syve çfarë pa gjatë takimit me ‘personazhin’ tek rezidencat

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar historinë e një takimi me persona të botës së kr imit. I ftuar sot në emisionin “Çim Peka Live”, Artan Hoxha tha se kishte kërkuar të takohej me ‘personazhin’, të cilin e kishte gjetur të strehuar në një nga rezistencat më luksoze të vendit.
Madje shtoi se kishte gjetur jo vetëm atë që kërkonte, por edhe 14 persona të tjerë, shumë të kërkuar nga Po licia e Shtetit.

“A ka tek resortet persona të botës së kr imit? Unë po kërkoja një person para ca kohësh, nuk po e takoja dot. Më la takim tek këto rezidencat, hyra brenda dhe pashë aty 14 veta. I thashë: po ju keni kongres këtu? Se ishin të gjithë ata që kishte manuali i Po licisë,”-tha gazetari.

Artan Hoxha nuk iu beson syve çfarë pa gjatë takimit me ‘personazhin’ tek rezidencat Read More »

Kryeministri Rama zbulon cfarë do bëjë pas karrierës politike

Qëllimi i kryeministrit të vendit pas përfundimit të karrierës së tij politike është të bëhet një dizanjues rrobash.

Kështu ka deklaruar vetë Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”. Ai thekson se dëshiron të ushtrojë “profesionin e ri” brenda Shqipërisë. Edhe pse vendi mund të duket i mërzitshëm, tha ai, nuk është mjaftueshëm sa për ta lënë dhe për tu larguar.

Çfarë do të dëshironit të bënit pas karrierës suaj politike?

Edi Rama: Ndoshta të dizenjoj rrobat e mia si stilist.

Në Shqipëri apo jashtë saj?
Edi Rama: Në Shqipëri. Shqipëria mund të duket e mërzitshme. Por, jo aq sa për ta lënë.

/Abcnews.al/

Kryeministri Rama zbulon cfarë do bëjë pas karrierës politike Read More »

‘Vajta me Shkullakun në Romë me 50 dollarë dhe konserva peshku me vete’, Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë

Moderatori Blendi Fevziu ka folur për disa nga momentet e rëndësishme të jetës së tij.
Fevziu tregoi edhe herën e parë që ka dalë jashtë vendit me gazetarin Armand Shkullaku, pas rënies së di ktaturësm duke përshkruar një skenë në Romë, ku përpiqeshin të hapnin konservat e peshku që kishin marrë me vete dhe njerëzit i shihnin me habi.

Gazetari tha se Shqipëria ka bërë hapa të stërmëdha përpara, duke e krahasuar me vitet 90′.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ne kemi jetuar në dy kohë, në komunizëm dhe në sistemin e ri. Është një jetesë e çuditshme, ku njeriu është përballë një vështirësie të madhe. Ndoshta kemi mundur të mbijetojmë dhe kemi bërë mjaftueshëm, jo vetëm nga ne të dy, por nga njerëzit e këtij vendi?

Blendi Fevziu: Transformimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm. Për të kuptuar transformimin e Shqipërisë edhe vetë ne nuk e llogarisim dot sepse edhe kujtesa të lë në baltë.U krijua qeveria e stabilitetit në maj të vitit 1991. Ramiz Alia thirri ministrat për betimin dhe pas betimit morën nga një gotë verë. Ai u tha ministrave, tani duhet të gjeni një vend që të na mbajë me lek. Si i thanë këta? Po tha, kështu jemi mbatjur. Na mbajti Italia, jugosllavët, rusët , kinezët. Kur u prishëm me kinezët e hëngrëm. Pra, duhet të gjeni një vend që të na mbajë. Pra, filozofia e një vendi me 80 vjet histori ishte gjeni dikë të na mbajë.

Sot, me aq këllqe sa kemi, përpiqemi të mbahemi vetë.

Vijmë nga një kohë absurde. Dalja ime e parë jashtë ishte shokuese. Vajta në Romë me Armand Shkullakun. Morëm vizat, morëm lek borxh për të paguar biletat. Familja më thirri dhe më tha kam gjithë kursimet e jetës 50 dollarë. Shkullaku kishte 50 dollarë dhe 10 mijë lireta. Kishte punuar kamarier dy jave.

Fluturuam në Romë, na doli para Mesila Doda në aeroport që kishte ikur para me anije.

Na takoi. Të nesërmen dolëm nuk kishim ku të shkonim. Shkuam në Shën Pjetër ndejtëm gjithë ditën, kishim marrë disa konserva me vete. Shkuam të pyesnim për ushqim, ishte shumë i shtrenjtë. 50 dollarët mbaruan me një drekë. Morëm konserva të peshkut të kohës së Vlorës. Shkullaku kishte një thikë që ia kishte bërë babai në uzinën Partizani. E kishte marrë me vete, por nuk kishim gur ti binim thikës për të çarë konservën.

Pasi gjetëm një gur, kur po hapnim konservën, ngritëm kokën kishte mbi 200 turistë, sepse mendonin se po bënim ndonjë truk. Kur u hap konserva ne morëm peshkun e hëngrëm dhe u larguan të gjithë. Pastaj nuk gjenim ujë.

Kur u hapën dyert automatike në një hotel ikëm me vrap. Nuk dinim si përdorej ashensori… Kur kam parë dyqanin e parë të çokollatave…

Italianët nuk e kuptonin dot se çfarë populli ishte ky, kishin parë anije me 30 mijë vetë dhe njerëz që hidheshin nga anija, fëmijë, gra shtatëzënë, që të gjithë thoshin na mbani ju.

Pra kur nisesh nga kjo situatë, ecja që ne kemi bërë është e stërmadhe.

‘Vajta me Shkullakun në Romë me 50 dollarë dhe konserva peshku me vete’, Blendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë Read More »

Ledri Vula tregon me cilën këngëtare e ka ndaluar Sara të bashkëpunojë

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, ku sigurisht nuk kanë munguar pyetjet edhe për Sarën.
I pyetur nëse Sara e ka të ndaluar të bashkëpunojë me ndonjë këngëtare, Ledri la të kuptohet se ajo nuk është tipi xheloz.

Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkëpunosh?

Ledri: Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze.

Ledri Vula tregon me cilën këngëtare e ka ndaluar Sara të bashkëpunojë Read More »

Erjon Braçe zbulon emrin e politikanit që e ka ak uzuar si vr asës

Socialisti Erion Braçe ka treguar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” se Sali Berisha e ka ak uzuar si vr asës, në kohën që PS-ja ishte në opozitë.

Ai tha se kryedemokrati e ka aku zuar sikur kishte he dhur një grua nga kati I pestë, ku gruaja kishte vd ekur.

Cili nga politikanët të ka kë rcënuar kur ke qenë në opozitë?

Braçe drejton gishtin tek fotoja e Berishës: Unë kisha vr arë njërën. Është shumë interesante. U çua një herë në parlament dhe unë rrija në rresht të dytë a të tretë dhe ai mu drejtua duke thënë : ai ka vr arë njerëz, ka vr arë filanen. I thashë unë “si e vr ava”?

E morën nga kati i dytë e ngjitën në katin e pestë dhe e ho dhën nga dritarja dhe ajo vd iq. I thashë të kishe gjetur një që peshon më pak se sa unë se nuk e ngre dot. Filmin e bën ai nuk e bëj unë.

Erjon Braçe zbulon emrin e politikanit që e ka ak uzuar si vr asës Read More »

Aktori Flor Binaj rrëfen situatën e papritur, me të cilën u përball në Vlorë

Aktori i humorit Florian Binaj, i ftuar në emisionin “Opinion” ka rrëfyer eksperiencën e tij të pazakontë kur ka shkuar me pushime në Vlorë.
Ai rrëfen se kishte prenotuar një dhomë shumë të bukur online, por kur kishte shkuar me familjen dhe kishte parë dhomën kishte mbetur i habitur. Dhoma nuk dukej aspak si ajo që ai kishte zgjedhur duke parë fotot…

Florian Binaj: Të tregoj një histori gazmore në Vlorë.

Shikoj një dhomë në “booking”, shumë e bukur. Shkojmë me gjithë familjen, bashkë me kolopuçët.

Shkojmë atje dhe them duhet të jemi gabuar, nuk është kjo dhoma. Jo o vëlla më tha, kjo është.

Po kjo nuk ka lidhje me foton. E

po e kemi ndryshuar çik, po ti thua se kjo është suitë…

Po pra, më tha, përveç krevatit dopio, ka dhe një divan.

Mirë i thashë, ku është banjo ta shikoj, banjo s’kemi më tha. Po ti ke ardhur për plazh, apo për të dalë jashtë në banjo?”

Aktori Flor Binaj rrëfen situatën e papritur, me të cilën u përball në Vlorë Read More »

Beatrix Ramosaj komenton për herë të parë ribashkimin e Borës me Donaldin

Në një intervistë televizive këngëtarja dhe mjaft e përfolur, Beatrix Ramosaj, tha se ndihet më e frymëzuar se kurrë, ndërsa shtoi se po punon për projekte të reja.

Beatrix Ramosaj: Jam më e frymëzuar se kurrë, më e angazhuar se kurrë, projektet janë të shumta po punoj shumë. Jam e rrethuar me shumë dashuri, jo vetëm nga familja e miqtë por edhe nga publiku. Dua të veçojë mbështetësit e mi.

Ramosaj ka komentuar dhe për ribashkimin e Bora Zemani dhe Donald Veshajt, duke thënë se i vjen mirë që ka ndodhur një gjë e tillë.

Çfarë mendimi ke për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në shoëbizin shqiptar me disa personazhe?

Beatrix Ramosaj: Ribashkime të kujt?

Po flitet gjithandej për Donald dhe Bora?

Beatrix Ramosaj: A shumë mirë gëzohem, më vjen mirë.

Beatrix Ramosaj komenton për herë të parë ribashkimin e Borës me Donaldin Read More »