Intervista

Arjola zbulon çfarë ka ndodhur me shtëpinë e saj të re pas Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Pardon my French” të mërkurën ka qenë aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri.

Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë. Pas eksperiencës në “Big Brother” a ka pasur ndonjë gjë të re sa i përket lidhjeve apo dashurisë?

Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…

Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë.

Ajo ka vijuar më tej duke thënë se:

Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg.

Çfarë u bë me shtëpinë pas daljes nga ‘Big Brother’-i?

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat.

Arjola zbulon çfarë ka ndodhur me shtëpinë e saj të re pas Big Brother VIP Read More »

Ami rrëfen momentin e fr ikshëm me të bijën

Amarda Toska ishte e ftuar së fundmi në rubrikën “50 pyetje” në “Prive”, ku rrëfeu momente nga jeta e saj që nga fëmijëria, planet për të ardhmen, biznesi e familja. Një nga pyetjet që iu drejtua Amit ishte edhe cili ka qenë momenti më i fr ikshëm që ka përjetuar në raport me fëmijët.

Ami u ndal tek një moment i sikletshëm, kur Sia ka qenë 1 vjeç dhe pësoi një dje gie.

“Fr ika më e madhe ka qenë një moment i sikletshëm kur vajza jonë ka pasur një dj egie në moshën 1-vjeçare.

Fatmirësisht e kaluam, por atëherë ishte një fr ikë shumë e madhe sepse ti do ta ndihmosh me gjithë qenien tënde, por nuk ke ç’bën për atë gjë që tashmë është bërë”, tregoi Ami.

Ami rrëfen momentin e fr ikshëm me të bijën Read More »

Aktori Flor Binaj rrëfen gjithçka, ja çfarë thotë për Ermal Mamaqin e Bes Kallakun

I ftuar në ‘Abc e Pasdite’ me Ermal Peçin, Florjan Binaj, hodhi dritë mbi shumë diskutime që protagonist kanë pasur pikërisht të. Një ndër to është dhe aktivizmi i tij, apo përfshirja në të ardhmen në politikën, ku shpesh është aluduar se lëvizjet e Binaj kanë qenë në drejtim të tillë.
“Nevoja e ka sjellë këtë gjë. Mua më bëhet qejfi që njerëzit gjejnë të unë një model se si duhet të jetë sot qeveria shqiptare. Kam plot shok, miq, që i quaj motra e vëllezër që ndajmë plotësisht të njejtat ide. Por mendoj se në 32 vite, ata që janë sot e që kanë qenë dje, kanë krijuar mirë kushtet. Muret i kanë bërë aq të trasha, sa për çdo të ri ose të re, e vetmja mundësi për të hyrë brenda këtyre mureve është të konvertohet si ata. Për momentin nuk e shoh të arsyeshme, besoj se kontributi im më i madh është në art. Në fjalën time të lirë siç e ndjej. Do u thoja të rinjve dhe të rejave të rrijnë më pak në TikTok dhe të marrin guximin, të hedhin zërin e tyre, sepse më përpara e haje me jetë.”

Një imazh shumë i dashur për publiku, Florjan Binajn e ndjekim në ekranin e Abc duke moderuar emisionin “Piranjat” në krahë të Arilena Arës. Ai shprehu se me Arilenën është takuar vetëm një javë përpara emisionin por janë çuditur nga kimia që kishin me njëri tjetrin.

Gjithashtu ai rrëfeu se preferon që kujtimet t’i mbaj private. Për pasojë nuk shohim shpesh fotografi me familjen ne rrjetet e tij sociale.

“Fëmijët sikletosen, ngelin si të pikëpyetur. Ndodh shpesh që në rrugë më ndalojnë për foto dhe unë detyrohem t’i heq dorën fëmijëve të mi dhe ti them largohu sa të bëj një foto. Kam filluar të them jo, sepse jam me familjen. Në fund të ditës kam familjen më të shenjtë sesa një fotografi.” – tha aktori i mirënjohur.

Ndër të tjera Florjan Binaj zbuloi se do të ketë një rikthim të tij në ekran nën petkun e aktorit apo humoristit, si personazhet që publiku i ka dashur shumë përgjatë karrierës së tij.

Në një segment tjetër të intervistës, Florjan Binaj kategorizoi Bes Kallakun si shokun më të mirë të “Portokalli”. Ndërkohë për Ermal Mamaqin u shpreh se është një njeri jo i vërtetë, dhe se Xhemi Shehu është prezantuesja më e bukur.

Aktori Flor Binaj rrëfen gjithçka, ja çfarë thotë për Ermal Mamaqin e Bes Kallakun Read More »

Detektivja tregon orarin kur tradhtojnë më shumë shqiptarët

Detektivja Shkënda Lili ka folur për fenomenin e tradhtisë në shoqërinë shqiptare. E ftuar në emisionin “E Diell” ajo deklaroi se janë disa arsye që i çojnë partnerët të dyshojnë te personi që kanë në krah dhe të marrin një detektive për ta ndjekur.

“Kur ka neglizhencë ndaj partneres/it. Mesazhet natën vonë. Kthimi vonë në shtëpi, janë disa arsye që të bëjnë të dyshosh se partneri/ja po të tradhton”, tha ajo.

Lili nënvizoi se ata që i drejtohen më shumë detektivit për të kërkuar ndihmë janë vajzat. “Ndërsa djemtë vijnë kur janë në proces divorci dhe duan provat, ka mbaruar historia e tyre”, shtoi detektivja.

Ajo tregoi një rast një kliente dyshonte se partneri e tradhtonte por shtoi se gjatë ndjekjes stafi kuptoi se ai kishte afrimitet të tepruar me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër. Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.

Për detektiven orari kur tradhtojë më shumë shqiptarët është ai zyrtar i punës por edhe orët e vona të darkës. “Gjatë orarit të punës ose në orët e vona. Sepse justifikojmë që jemi në punë”, deklaroi ajo.

Detektivja tregon orarin kur tradhtojnë më shumë shqiptarët Read More »

Detektivja rrëfen historinë e pazakontë: ‘Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, zbuluam se…’

Detektivja e njohur, Shkënda Lili, ka rrëfyer një histori të pazakontë nga puna e saj.

Ajo ka treguar se si një grua shkoi pranë zyrave të saj dhe i kërkoi që të ndiqnin bashkëshortin pasi dyshonte se ai e tradhtonte.

Lila shtoi se ai nuk e tradhtonte gruan e tij me ndonjë grua tjetër, por panë që ai kishte një afrimitet me një mashkull.

“Erdhi një zonjë për të ndjekur bashkëshortin dhe nuk doli se kishte marrëdhënie me një femër.

Nuk e pamë se kishte lidhje me një mashkull, por vumë re se kishte një afrimitet të afërt me një mashkull, thjesht dyshime. Kam dyshuar, nuk ia kam treguar klientes sime”, tha Lili.

Më pas, Shkenda u shpreh se burrat në moshën 50-vjeçare kanë tendencë që të lidhen me vajzat e reja dhe jo të martuara.

Detektivja rrëfen historinë e pazakontë: ‘Erdhi një zonjë kërkoi të ndiqnim burrin, zbuluam se…’ Read More »

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë

Ju me siguri do të mbeteni të magjepsur nga pasioni dhe puna e tij. Ai është 8 vjeç dhe tashmë riparon kamionë të rëndë. Quhet Enloen Kajo me banim në Berat.

Por në fakt nuk duket dhe aq e rastësishme. Gjeneza e familjes së tij ka një historik me kamionët e rëndë. Dhe ja një prezantim i shkurtër:

“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”.

“Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.

“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.

“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.

“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”.

Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?

Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.

Gazetarja: Sa të paguajnë?

Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.

Gazetarja: Meriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.

Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur të rriturit që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet.

Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë.

“Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna./TCh

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë Read More »

Xhensila Myrtezaj rrëfen mëkatin më të madh të saj

Në puntatën e radhës të “Më lër të flas” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.

Në pjesën e dytë të emisionit, Xhensila foli rreth familjes së saj dhe pak për planet e së ardhmes.

Në një lojë të zhvilluar gjatë emisionit, vëllezërit Veshaj i kanë drejtuar disa pyetje duke u bazuar në titujt e këngëve të saj, ku një ndër to ka qenë se cili është mëkati më i madh i saj.

Xhensila: Nuk ka njerëz pa mëkate, por e rëndësishme është ti falësh me dashuri, por dashuria në ditët e sotme mungon…i thoni më shumë njerëzve të dua…Dashuria lan çdo mëkat, jo çdo mëkat por…

Xhensila Myrtezaj rrëfen mëkatin më të madh të saj Read More »

Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ shpë rthen në lot tregon pe ngun më të madh të jetës së saj

Albana Perhati është një nga aktoret më të pëlqyera në skenën e “Portokallisë”, të cilën e shohim çdo të diel për plot 18 vite.

Ditën e djeshme, Perhati ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” në Top Channel, ku me lot në sy tregoi pen gun më të madh të jetës, e cila e ka shoqëruar prej vitesh.

Për shkak të pamundësisë fizike i ati nuk e ka parë kurrë duke performuar. Gjatë gjithë karrierës së saj në stolin e publikut të “Portokallisë” i ati nuk ka qenë kurrë.

“Kam edhe një pe ng që se kam thënë kurrë. Fakti që prindërit e mi janë jashtë dhe pamundësia e prindërve të mi për të ardhur në Shqipëri. Dhe se kam pasur kurrë për gjithë këto vite të më shohë duke performuar. Është një nga pengjet e mia. Kurrë nuk ka qenë në sallë të më shikojë live është një pamundësi fizike”, tha Albana.

Aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ shpë rthen në lot tregon pe ngun më të madh të jetës së saj Read More »