Intervista

Rrëfehet Meridiani: ‘Ja çfarë i thashë Ilirit për garën, shoqëria jonë dihet si është’

Meridiani i është bashkuar garës së “Dance Albania” pak javë më parë. Ish-banori i Big Brother ka folur në lidhje me këtë eksperiencë si dhe në lidhje me miqësinë që ka me kryetarin e jurisë, Ilirin.

Por duket se në garë, Meridiani i ka idetë e qarta në lidhje me raportin që ka me Ilirin. “Unë e di se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë njerëzit. Unë Ilirit i kam thënë vetëm diçka kur kam filluar te ‘Dance’:

‘Në qoftë se ti nuk do kesh respekt për profesionin tënd, nuk do kesh respekt as për mua’. Kështu që shoqëria jonë dihet si është. Unë brenda pistës së kërcimit do jem konkurrent si gjithë të tjerët, jashtë shoqëria jonë do vazhdojë po njësoj dhe besoj do jetë shumë e gjatë.

Kështu që, për aq kohë sa ai nuk do respektojë profesionin e tij, i bie që nuk do më respektojë as mua… Iliri është shumë i prerë dhe kjo është një nga gjërat që më ka pëlqyer që kur kemi qenë në emision tjetër bashkë. Është shumë i prerë dhe shumë i ndarë në disa gjëra. Unë po e shijoj, kam ardhur për ta shijuar, kam ardhur për të qëndruar sa më gjatë të jetë e mundur, por nuk kam pasur atë synimin që do shkoj se do fitoj trofeun se s’bën,” -u shpreh ai.

Rrëfehet Meridiani: ‘Ja çfarë i thashë Ilirit për garën, shoqëria jonë dihet si është’ Read More »

E dashura e Arbër Çepanit thyen heshtjen dhe zbulon gjithçka: ‘Nuk kam folur deri tani sepse…’

Ish Miss Albania, Arnita Beqiraj, nuk flet kurrë për historinë e dashurisë me ish konkurrentin e Big Brother, Arbër Çepani.“Unë nuk flas sepse jam e rezervuar. Ne jemi njohur në ambiente të përbashkëta, Arbri ka qenë shok me motrën time, por nuk ka qenë ajo arsyeja e njohjes sonë.

Ne jemi njohur në televizion dhe kështu ka vijuar njohja jonë”, ka thënë për herë të parë Arnita në programin “Ditë pas dite”.

Duke folur për eksperiencën e Arbrit në “Dancing with the Stars”, ish Miss Albania tha se, “Arbri po e shijon shumë si eksperiencë. Nga 1 në 100 është 1000 i impenjuar ndaj kësaj gjëje. Përsa kohë ai është i lumtur unë jam njeri televizioni dhe sigurisht që s’do kisha asgjë kundër kësaj eksperience”.

E dashura e Arbër Çepanit thyen heshtjen dhe zbulon gjithçka: ‘Nuk kam folur deri tani sepse…’ Read More »

Salsano Rrapi rrëfen historinë e ‘çuditshme’ me gruan e tij: Më përplasi pas muri dhe…

Aktori Salsano Rapi ishte i ftuar sot në “Breaking” në Top News për të folur për eksperiencën e tij në Dancing with the Stars.

Por ai ndau detaje edhe nga jeta e tij personale. Për herë të parë, ai tregoi për puthjen e parë me bashkëshorten Erjona Kakeli.

Aktori tha se ka qenë ajo që e ka puthur e para.

‘Më përp lasi pas murit, ma rrë mbeu e para’, tha Salsano.

Salsano Rrapi rrëfen historinë e ‘çuditshme’ me gruan e tij: Më përplasi pas muri dhe… Read More »

VIP-at e përzgjedhur te opinionistja e njohur, moderatori zbulon detajet e pathëna

Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar detaje të reja lidhur me “Big Brother VIP Kosova”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, i pyetur nëse ky spektakël është bërë për të konkuruar “Big Brother VIP Albania”, ai u shpreh:

“Jo, jo Big Brother VIP Kosova është bërë për të realizuuar një ëndërr të kahershme që të ketë një patentë televizive. Ne besojmë që Big Brother VIP Albania ka vendin e vetë, tani është koha që Big Brother VIP Kosova ta ketë vemendjen. Duke qene se jemi në një vend dhe Big Brother VIP Albania e ka pasur audiencën, tani jemi me thike dhe pirun gati për ta parë”.

Më tej, ai ka treguar se kasti i VIP-ave është gati dhe është vendosur një datë e re për fillimin e spektaklit. Sakaq, Alaudini ka rrëfyer se përveç Olti Currit do të jetë edhe një tjetër opinioniste. Gjithashtu, sipas Hamitit, edhe në spektaklin “Post Big Brother VIP” do të jetë në krye një prezantuese shumë e dashur nga publiku.

“Ne e kemi vendosur kastin, janë shumë intetrsant. Ideja ka qenë të fillojë në fund të tetorit, por kemi vendosur një datë tjetër që nuk mund ta them sepse do të merren me të nga kjo intervistë. Kastin e kemi nuk mund të presim edhe shumë gjatë, vetëm disa finalizime të fundit. 200 mijë euroshin e kemi, shtëpia është gati.

Është Olti Curri dhe do të jetë një opinioniste nga Kosova, që nuk dua ta zbulojë se nuk është finalizuar. Po besoj që diku nga java e ardhshme do ta bëjmë publike. Do të kemi edhe emisionin ‘Post BB VIP” me një prezantuese shumë të dashur nga publiku, që nuk mund ta them”, tha ai.

VIP-at e përzgjedhur te opinionistja e njohur, moderatori zbulon detajet e pathëna Read More »

Jeta e vështirë e ‘doktorit’ të Fiksit: ‘Njëri prind ka 3 vite në krevat’

Ai ishte një nga personazhet e dashura të ‘Fiks fare’ Gent Pjetri i njohur si “doktori”, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Të Harruarit”.

Ai foli për jetën e tij pas shkëputjes nga ekrani.

Genti tregoi se është djalë i vetëm dhe se njëri prej prindërve të tij ka tre vite në krevat.

“Kam dy prindër, një nga ata ka 3 vjet në krevat fatkeqësisht. Kam edhe një nënë shume narciziste, që gjithë jetën e ka adhuruar veten dhe e adhuron veten.

Nuk kam as motër as vëlla, jam laj, thaj, vish, hekuros, palos, nxirr xhiro, Ky jam unë!”, u shpreh ai.

Jeta e vështirë e ‘doktorit’ të Fiksit: ‘Njëri prind ka 3 vite në krevat’ Read More »

Prej një viti djali i birësuar nuk i thërret ‘mami’ e ‘babi’, nëna: ‘Më ka qëlluar në zemër, sa herë vinte…’

Për dy prindër adoptues është i vështirë momenti kur duhet ta përballin krijesën që e kanë rritur me dashuri me të vërtetën e origjinës, siç është rasti i prezantuar këtë herë në “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Selvia dhe Ziniu nuk e patën aspak të lehtë këtë moment, për të cilin siç rrëfyen në “Ka Një Mesazh Për Ty”, nuk ia bënte zemra t’ia thoshin të birit. Gëzimi, djali, e mori vesh të vërtetën nga një bisedë në kafene, rreth një vit më parë dhe përjetimi i tij nuk ka qenë i lehtë për asnjë nga palët.

Selvi: Xhimi ne na u duk sikur u ftohën një çikë gjërat se neve Xhimi nuk po na thërriste as mami, as babi më. Nejse, ai ashtu e ka përjetuar, nuk e di, mua më thotë Selo, Ziniut i thotë Zino, nuk ka problem.

Ardit Gjebrea: Që nga momenti që e mori vesh, ai ka një vit e pak që nuk ju thërret më mami e babi?

Selvi: Jo, jo s’bëhet fjalë.

Por për të dy ata kjo nuk është pjesa më e rëndësishme. Ajo çfarë ka rëndësi është bindja e tyre në dashurinë e Gëzimit për ta dhe mendojnë se janë edhe arsyeja pse ai nuk ka shkuar në emigrim. Gjithsesi, në zemrën e dy prindërve fle një brengë për djalin e tyre.

Selvi: Sa herë që vinte ia bënte “oho” dhe mua ajo më ka qëlluar shumë në zemër dhe prandaj kemi ardhur që t’i japim mesazhin që ai t’i gjejë prindërit, me shpirt të pastër dhe bekimin, edhe në mërgim të shkojë e të ikë pa merakun tonë, çfarë ndihme të kërkojë ai nga ne, ne jemi pro.

Ardit Gjebrea: Kur vjen në shtëpi dhe ai thotë “oho”, pse të dhemb ty shpirti? Pse?

Selvi: Unë meqenëse ai ia bën ashtu mua më shkon mendja te prindërit e Gëzimit se ai thotë “e mora vesh, ja kush më ka bërë”.

Ardit Gjebrea: Tek nëna e tij?

Selvi: Po, ai kurrë nuk e ka thënë që “unë do t’i gjej prindërit”. Ndoshta s’merr guxim, ndoshta… mendon për ne se mos prekemi ne, atë kam menduar unë. Por unë nuk e dëgjoj më dot, Ardit./tvklan.al

Prej një viti djali i birësuar nuk i thërret ‘mami’ e ‘babi’, nëna: ‘Më ka qëlluar në zemër, sa herë vinte…’ Read More »

Nëna kujton momentin kur adoptoi djalin: ‘I numëroheshin damarët, ishte borë i bardhë’

Pamundësia për të lindur një fëmijë i drejtoi Selvinë dhe Ziniun, drejt jetimores së Vlorës. Atje, u takuan me shumë fëmijë, por të gjithë të rritur, teksa kërkonin një që të mund ta rrisnin vetë.

Për t’iu plotësuar kërkesën, drejtoresha e institucionit nisi t’i drejtonte në dhomat e tij në kërkim të një djali apo një vajze. Selvia e kujton fare mirë momentin kur u njohën me një foshnje 7-muajshe, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Selvi: Na futi në një dhomë, ky djali që morëm ne e quanin Sokol, Berat domethënë që ishte djali. Ishte në një krevat të vetmuar, se kishin dalë, kishte edhe krevatë të tjerë, por si duket kishin dalë jashtë fëmijët e tjerë. Ky ishte shtrirë, djali…dhe nuk lëvizte as duar, as këmbë dhe kokën, ishte shtrirë kështu dhe kur vajtëm ne te krevati, e çoi kokën kështu, na shikoi dhe qeshi.

Ardit Gjebrea: Sa i vogël ishte?

Selvi: Ai, në bazë të asaj që e morëm ne, ishte 7-muajsh, por në fakt ishte tamam si 40-ditësh, kaq fëmijë, as 2 kile jo. I thashë çoje nga krevati, edhe sikur mos të rrojë, unë do përpiqem me gjithë shpirt, me gjithë mundin tim, ishalla e sjell në jetë se i numëroheshin damarët e kokës, të krahëve, të trupit se edhe kokën e mbante kështu, nuk e ngrinte dot, s’kishte mundësi, ishte borë i bardhë në fytyrë. I thashë ky do të jetë fëmija jonë, apo jo, i thashë bashkëshortit. “Po” tha. Ky e merr i pari në krahë, atij sikur i dha Zoti fuqi a nuk e di, që i hapi krahët dhe i çoi mbi supet e bashkëshortit, pastaj e mora unë në krahë. Ma mori djalin ajo atje, e lidhi djalin, më dha çarçafë në atë kopanecin e bukur që kisha përgatitur unë, kot e bëra.

Nëna kujton momentin kur adoptoi djalin: ‘I numëroheshin damarët, ishte borë i bardhë’ Read More »