Intervista

60-vjeçari i verbër br aktiset nga familja, thirrje shqiptarëve: ‘Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vd es. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë’

Pasi hu mbi shikimin në vitin 2006, për shkak të temperaturës, Gëzim Hima nga Elbasani jeton i vetëm pasi u br aktis nga dy vajzat e tij.

Ai iu drejtua shqiptarëve me një apel në ekranin e FaxNews, ndërsa thotë se nuk kërkon shumë, por thjesht një strehë sa për të futur kokën.

“Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vd es. I drejtohem qeverisë, bashkisë për ndihmë. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë. Endem rrugëve, nuk kam asnjë njeri. Nuk kam asnjë lloj marrëdhënie, sepse po të kisha marrëdhënie familjare nuk do arrija këtu. Unë po kërkoj ndihmë shpirtërore, një kasolle…. Shikimin e kam hu mbur në 2006 nga temperatura e lartë. Kam përfunduar enda cak, rrugëve. Arsyeja që unë ndodhem rrugëve është ve rbëria”, tha ai.

Ai i bëri thirrje kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi më shumë vëmendje për këtë kategori qytetarësh që jetojnë në kushte të vështira dhe shpeshherë të br aktisur nga vetë të afërmit e tyre.

“I drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, të mos thotë se kemi rrit pensionin. 135 mijë lekë të vjetra pension marrë. Duke parë emisionin tuaj u bëra kurioz. Në radhë të parë shtetit i drejtohem për ndihmë”, shtoi ai.

60-vjeçari i verbër br aktiset nga familja, thirrje shqiptarëve: ‘Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vd es. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë’ Read More »

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’: Ka një aplikacion ku vajzat njihen me ‘bosët’

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Xhafer Thaqi, ka thënë se disa ish-konkurente të tjerë të këtij emisioni, janë berë pjesë e një aplikacioni me pagesë, ku njihen me “Bosët”.

Ai tregoi mbrëmjen e djeshme në “Ora News”se edhe ai vetë ishte regjistruar njëherë në këtë aplikacion, por mendoi se kjo ishte një shaka.

“Më rregjistruan njëherë shokët e mi me shaka në këtë aplikacion. Papritur shoh një vajzë që ka qenë te Përputhen dhe është shumë e famshme.

mendova mos ishte adresë fallco, por ajo kishte shënuar të gjitha të dhënat e saj, përfshirë Instagramin dhe Snapchatin.

Ai është aplikacion +18, që meshkujt duhet të paguajnë që të takohen me këto vajza”, u shpreh Thaqi.

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’: Ka një aplikacion ku vajzat njihen me ‘bosët’ Read More »

Orinda Huta: ‘Jam kundër për të jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrën’ 

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet me lidhjen më të gjatë në showbizin shqiptar. Prej një viti, ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Atara.

Kjo ka bërë që çifti të jetë edhe më aktiv në rrjetet sociale. Madje, Orinda herë pas here i jep mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Së fundmi, njëri prej tyre, e ka pyetur nëse është pro apo kundër jetesës me vjehrrit. Padyshim që moderatorja ka folur shumë hapur, duke thënë se është kundër, pasi nuk ka rehati për askënd.

“Xhan shume. Jam kunder. Edhe vjehrra ime eshte kunder, nuk ka rehati per askend nese s’eshte ne shtepine e vete. Ndihmen me te madhe e marr nga ajo por e di qe s’ka si qetesia e shtepise vete”, ka shkruar Orinda përmbi një foto të ëmbël, ku shfaqet me mamin e Turit dhe të bijën

Orinda Huta: ‘Jam kundër për të jetuar në të njëjtën shtëpi me vjehrrën’  Read More »

Robert Aliaj: ‘Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar.Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor’

Jo pak artistë mbajnë aktualisht poste drejtuese në institucione të rëndësishme në vend. Mirëpo, ka edhe nga ata, ndonëse të rrallë, që nuk i pëlqejnë aspak këto propozime.

Një rast i tillë, është artisti Artisti Robert Aliaj. Ai ka zbuluar se ka marrë një propozim për të drejtuar një institucion nga kryeministri Edi Rama, mirëpo e ka refuzuar.

Këtë deklaratë e bëri të ditur mëngjesin e sotëm teksa ishte i ftuar në emisionin në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Edhe pse nuk e tha konkretisht se cili ishte institucioni që iu ofrua, Aliaj u shpreh se nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor.

“Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar. Më kanë propozuar njerëz që kam bindje të përbashkëta me ta.

Mund të jetë dhe Rama. Një artist është shumë i fokusuar te jeta e vet. Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor”, u shpreh ai.

Robert Aliaj: ‘Mua më është propozuar një pozicion për drejtues institucional por kam refuzuar.Nuk është mirë që një artist të bëhet drejtor’ Read More »

Rozana Radi flet si kurrë më parë për jetën private të saj dhe partnerin

Rozana Radi është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private, por mbrëmjen e sotme ajo ka e ka thyer heshtjen.

“Ajo e ndryshoi sërish fatin tim”/ Ermal Meta rrëfen pa dorashka tre momentet kur ndjeu “flutura” në stomak: Më ndryshuan jetën

Këngëtarja/moderatorja ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku pranoi se ka 10 vite në një lidhje dashurie. Rozana tha se partneri i saj nuk ka dëshirë të bëhet publik.

“Unë jam mirë, në një marrëdhënie disavjeçare, kam dhjetë vite me të njëjtin shkëlqim. Me thënë të drejtën personi të cilin kam zgjedhur të kem në krah, nuk merret fare me fushën e spektakleve dhe nuk preferon të bëhet publik e ta shohin”, tregoi ajo.

Rozana Radi flet si kurrë më parë për jetën private të saj dhe partnerin Read More »

Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë dhe përjeton emocione të forta në studio: ‘Çfarë do t’u them kur të shkoj atje lart’

Rozana Radi ishte një prej të ftuarve në puntatën e mbrëmshme të “Goca dhe Gra”, ku diti si gjithmonë të emocionojë me rrëfmimin e saj, por edhe të shkaktojë shumë të qeshura. Ndër të tjera, artistja foli edhe për prindërit e saj që janë ndarë nga jeta.

Gati për të lotuar ajo tha se kur t’i takojë sërish atje ku janë, do t’i thotë se gjatë gjithë kësaj kohe i ka kujtuar dhe ka jetuar me kujtimin e tyre, ndërsa do t’i tregojë edhe për gjithcka ka bërë në kohën kur ata nuk kanë qenë prezentë fizikisht në jetën e saj.
Me siguri ata do të jenë shumë krenarë për gjithcka që Rozana ka bërë, gjë që ajo e shpreson shumë.

Rozana Radi kujton prindërit e ndjerë dhe përjeton emocione të forta në studio: ‘Çfarë do t’u them kur të shkoj atje lart’ Read More »

Einxhel rrëfehet dhe tregon çfarë ndodhi me Beniadën pas ‘BB VIP’: ‘Prisja një falje por s’e bëri’

Einxhel Shkira ka sqaruar arsyen e prishjes së miqësisë me Beniada Nishanin. Dy ish banoret e “Big Brother” patën një afrimitet të madh brenda shtëpisë së famshme, por gjërat ndryshuan jashtë. Në një video në Youtube, Einxhel sqaron për ndjekësit se çfarë ndodhi kur dolën jashtë.

“Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë. Unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje.

Aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të. Këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte.

Unë në asnjë moment nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe siç e kam thënë dhe brenda, nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka thënë Einxhel.

Ajo shtoi se aktualisht nuk mban kontakte me të, por shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e Beniadës nëpër rrjete sociale. Më tej ajo shtoi:

“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje.

Kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të hesht, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë. Kjo do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim.”

Einxhel rrëfehet dhe tregon çfarë ndodhi me Beniadën pas ‘BB VIP’: ‘Prisja një falje por s’e bëri’ Read More »

Klaudia Pepa rrëfen raportin që ka sot me Albi Nakon

Klaudia Pepa dhe Albi Nako kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar. Ata i kanë dhënë fund martesës së tyre prej shumë vitesh ndërsa Klaudia vijon karrierën si balerinë në Itali. Po ashtu dhe ndarja ishte shumë e komentuar, nisur dhe nga deklarata e balerinës kur tha se e konsideronte Albin si vëlla.

Së fundmi, Klaudia ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj personale. E pyetur për marrëdhënien me Albin, ajo theksoi: “Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan siç duhet të shkonin, çdokush në jetën e vet”.

Klaudia Pepa rrëfen raportin që ka sot me Albi Nakon Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com