Intervista

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime

Ikonë e filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa ka një vend special në listën e personazheve të vitit. E ftuar këtë të Enjte në “Opinion” ajo rrëfeu pak nga 73 vitet intensive të saj në skenë.

Për herë të parë para publikut ajo doli në moshën 15 vjeçare, e prej atëherë pati suksese të njëpasnjëshme.

-Kur ke dalë në skenë për herë të parë?

Margarita Xhepa: Në moshë shumë të re. Sa mbarova 7-vjeçaren.

-7 vjeçaren?!

Margarita Xhepa: Në 1950-ën, në Lushnje.

-73 vjet përpara ke dalë në skenë!

Margarita Xhepa: Me poezinë, aty kishim një shtëpi kulture dhe një pjesë ruse ma besuan mua, dola mirë në atë rol dhe seksioni i arsimit më nxori bursën për në Liceun Artistik. Erdha në Tiranë dhe aty fati më ndoqi, kryeregjisor i Teatrit Popullor atëherë ishte Pandi Stillo. Sikur lashë përshtypje të mira, unë dy poezi kisha.

-I mban mend poezitë?

Margarita Xhepa: Po si si mbaj mend?! “Malet e Shqipërisë” të Naim Frashërit dhe Gjuha jonë sa e ëmbël sa e bukur…Mbi të gjitha ishte ajo që më dhanë një ushtrim. Aty kuptonin se paska talent dhe u emocionova shumë. Më thanë do presësh te korridori e pastaj regjisori më tha “nesër do vish në teatër në 9 pa çerek”. Dola vërtetë.

-Ti se dije as teatrin rrezik ë?

Margarita Xhepa: Nuk e dija, me të pyetur. Imagjino, 15 vjeçe. Erdhi aty aktori i mirënjohur Lazer Filipi, ça është ajo vajzë tha që rri si zog aty në stol? Po pres i thashë kryeregjisorin. Shkova në drejtori dhe më thanë do vish aktore në Teatrin Popullor dhe gjatë kësaj kohe do bësh dhe Liceun Artistik. Ashtu ndodhi. Me një rrogë relativisht të vogël, 3800 lekë, m’u duk gjë e madhe. Hyra në teatër dhe rolin e parë bëra të kamerieres, me emocion dhe ajo krijoi besim te regjisorët.

Aktorja e madhe ka luajtur plot mbi 100 role në teatër dhe ka marrë pjesë në 40 filma.

Xhepa rrëfeu dhe momentin më emocionues të karrierës së saj.

“Nuk e harroj kurrë, në vitet ’60 isha 25 vjeçe. Vjen regjisori rus, do vinte në skenë “Hamletin”, ishte një fat i madh për teatrin tonë. Kam një moment shumë të bukur sa hyri regjisori. Duke takuar aktorët, sa më pa mua ndau rolin, Ofelia. Të gjithë erdhën më uruan sepse ishte një rol që është fat ta kesh në jetën artistike. E punova me dashuri”, tha aktorja./tvklan.al

73 vite suksesi në skenë, aktorja e madhe Margarita Xhepa: Nuk e harroj kurrë momentin më emocionues të karrierës sime Read More »

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”

Kryeministri Edi Rama, tregoi historinë e Ardian Klosit me një polic rrugor, gjatë vizitës në shtëpinë e një prej inspektorëve të Policisë së Shtetit.

Duke bërë batuta ai tha se asokohe kur ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Klosi i kishte treguar për një efektiv të uniformave blu, i cili e ndalonte vazhdimisht.

“Hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral”, i drejtohej polici Ardian Klosit sipas kryeministrit Rama.

“Ai miku im i shkreti se u bë për ndjesë pastë, Ardian Klosi. Ai ishte njeri korrekt vetë. Atë e ndalonte, ishte një polic qarkullimi, më thoshte kur isha në bashki që çfarë t’i bëj unë atij se më ndalon e më thotë ‘hë more profesor të duket vetja i rëndësishëm ty që e vendos atë rripin si me qenë gjeneral’. O zotëri unë e vendos për sigurinë time. Ai e kishte stres që shihte Ardianin me rrip. Më thoshte, është njëri që ma bën, mos ma përsërite se po të kapa të vendos gjobë”, tregoi ai.

‘Të duket vetja gjeneral që e vendos atë rripin’/ Rama tregon historinë e Ardian Klosit me policin rrugor Read More »

Çfarë plani keni nëse arrestoheni? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se asgjë nuk e pengon, edhe nëse ndaj tij merret masa e arrestit.

Berisha u shpreh se Rama është i pashpresë dhe se ky akt tregon tmerrin që ka ndaj tij.

“Asgjë nuk mund ta pengojë Berishën të përmbushë detyrimet e tij ndaj publikuat. Rama është i pashpresë.

Vetë fakti që ai ka zgjedhur këtë rrugë, mercenarë të SPAK që shkojnë në parlament për të legalizuar vendimin e tyre të paligjshëm. Kjo tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha”, tha ish-kryeministri.

Çfarë plani keni nëse arrestoheni? Ja si përgjigjet Sali Berisha Read More »

Njihuni me Gëzimin nga Vlora që bën plazh në mes të dimrit

Vlonjati Gëzim Brahimaj sfidoi acarin për të bërë plazh.

Prej 10 vitesh atë e gjen shpesh në bregdetin e Vlorës, duke notuar edhe në mot të keq.

Brahimaj thotë se ky lloj aktiviteti i shërben për të mbajtur larg sëmundjet dhe viruset, ndryshe nga çfarë mund të mendojnë njerëzit.

Madje ai i bën thirrje të rinjëve që të heqin dorë nga lokalet, dhe të bëjnë më tepër aktivitete fizike.

Këtë të shtunë, falë motit me diell, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar një fundjavë të bukur. Vlora është një prej atyre qyteteve që vizitohet nga njerëzit edhe gjatë periudhës së dimrit.

Njihuni me Gëzimin nga Vlora që bën plazh në mes të dimrit Read More »

E dhu nuan në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha…

Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëherë më pastaj.”

‘Shqipëria Live’ ka trajtuar ditën e sotmë rastin e shqiptarit Sajmir Zefi që është torturua nga 5 oficerët e policisë së Sigurimit të Kavallës në Komisariatin e Policisë në fillim të muajit shkurt, si dhe nga 4 policët e tjerë të grupit të transferimit në burgu e Koridhalos në periferi të Athinës.

Kujtojmë se dhunimi i Sajmir Zefi ose ndryshe i identifikuar si Simo Prelas nga efektivë të policisë greke mori përmasa të mëdha në shtypin grek dhe shqiptar në mars të këtij viti.

Policet pas publikimit u shoqëruan për t’u lënë më pas menjëherë të lirë.

Në lidhje live vetë i burgosuri Zefi ka pohur se për ngjarjen nuk është bërë asgjë deri më tani, teksa është telefonuar menjëherë pas dhunës nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

“Ambasada vetëm njëherë në fillim më ka marrë në telefon dhe asnjëhere më pastaj.

Ambasadori më tha që nëse kam problem ta telefonoj atë. Kjo telefonatë më ka ardhur pasi jam dhunuar. Që atëherë nuk ka patur më asnjë interesim. Avokati im nuk ka bërë asnjë thirrje drejtuar Avokatit të Popullit në Greqi.”-tha Zefi.

Ndër të tjera Zefi shtoi se ngjarja e tij është ndaluar të trajtohet dhe transmetohet në mediat në Greqi.

“ Unë kam kontaktuar edhe më gazetarët këtu në Greqi. Ata ma kanë pohuar se e kanë të ndaluar ta diskutojnë çështjen time”- shtoi Zefi.

Në kuadër të ngjarjes kujtojmë se ditën e dhunimit i burgosuri ishte nisur drejt Kavallës (në datën 1 mars) pa asnjë shenjë goditjeje, por kur është kthyer në burgun e Koridhalos ku po mbahet aktualisht, ka pasur shenja të goditjeve dhe gërvishtje në fytyrë dhe trup, ndërsa duart i janë fryrë nga shtrëngimi i prangave.

E dhu nuan në burgun famëkeq grek, shqiptari ‘live’ nga qelia : Më telefonoi ambasadori shqiptar dhe më tha… Read More »

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura

Artan Fuga ka arritur në përfundimin e femrat shqiptare, janë shumë më të mençura si meshkujt.

Ai e bazon në këtë përfundim, në një sondazh që nuk e thotë se kush e ka bërë.

“A po bëhet injoranca një dukuri gjinore?

Që kemi një problem të madh ne burrat, meshkujt, a si të doni thuajeni, kjo nuk ka diskutim. E them në raport me gratë, vajzat, femrat, si të doni!

Mua më duket se padija, injoranca, deliri, futjakoti, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri mashkullore, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë femërore.

Se përse ndodh hajde ta bisedojmë kur të doni por fakti mbetet.

Kam nja njëzet vjet që e konstatoj si fakt demografik në arsimin e lartë sepse në bangat e universiteteve shpesh raporti ndodh që është edhe dhjetë vajza dhe një djalë.

Mos ka ardhur koha që të vjelim rezultatet e kësaj pabarazie? Mos femra është bërë më e mençur, e kulturuar sesa burri! Për mua po!

Rezervoni per festat e Dhjetorit dhe perfitoni ulje cmimi duke perdorur kodin VEAXmas

M’u kujtua kjo gjë kur po shihja disa të dhëna anketimi kryer nga një agjenci shumë serioze emrin e së cilës ende nuk jam i autorizuar ta jap, por mund të them që bën pjesë në Universitetin e Tiranës:

Sa rrinë burrat në kafene dhe gratë?

Thonë se rrinë “shumë” dy herë më tepër burrat se gratë!

Rrini rrini nëpër kafene! Yttttt! Merreni me llogje si gratë! Gratë në fakt ju kanë lënë targën!

Sa lexojnë burrat libra dhe sa lexojnë gratë? Nja tre a katër herë më shumë gratë dhe vajzat e interesuara për librin se burrat.

Shihni shihni sport gjithë ditën! Gratë ju shohin si trapa të fiksuar pas golit”, shkruan Fuga.

Artan Fuga: Meshkujt shqiptarë janë trapa, injorantë e të paditur, që merren me llafe gjithë ditën. Femrat janë më të mençura Read More »

Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha tregojnë të pathëna mbi figurën e Mirush Kabashit

“S’ka fjalë, Mirushi ka qenë ai që të gjithë e njohim. Pra është e tepërt çdo fjalë, dhe s’jam i zoti as unë dhe askushi…”

Dielli nuk lind më për Mirush Kabashin. Miq dhe dashamirës të “Mjeshtrit të Madh”, kanë nderuar figurën e kolosit të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë në mesnatë pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Në një prononcim për mediet, aktori i mirënjohur Xhelal Tafaj, i cili ka vënë në skenë dhjetëra shfaqje së bashku me Mirush Kabashin, shprehu dhimbjen për humbjen e një miku të madh, të cilin e takoi në moshë të fare të re dhe u rritën bashkë në skenën e artit.

“S’ka fjalë, Mirushi ka qenë ai që të gjithë e njohim. Pra është e tepërt çdo fjalë, dhe s’jam i zoti as unë dhe askushi që të themi diçka më tepër rreth punës së tij, me atë që ai ka bërë dhe atë që ka lënë trashëgimi sot. Dhimbja padiskutim është e madhe”- tha Xhelal Tafaj.Po si e kujton ai mikun, kolegun dhe artistin Mirush Kabashin?

“U rritëm bashkë në këtë teatër. Kur kam ardhur, në 1976 e kam gjetur këtu. Por në një farë mënyre teatri është një familje. Këtë ma besoni. Nuk e them unë, e kanë thënë të tjerë para meje. Jemi rritur me njëri-tjetrin, kemi ndenjur më shumë me njëri-tjetrin sesa me njerëzit e shtëpisë. Të paktën flas për atë kohë, sepse numri i premierave ka qenë i lartë, 4 në vit dhe puna bëhej në çdo kohë, si paradite dhe pasdite. Kështu që na takonte të rrinim më tepër në teatër. Pa llogaritur turnetë e shumtë të asaj kohe”- tha Tafaj, aktor me një karrierë 40-vjeçare në skenë.Çfarë e karakterizonte Mirush Kabashin si aktor dhe njeri?

“Çfarë e karakterizonte?! E thashë edhe njëherë që puna e atij flet vetë. Ai ka qenë nga ata aktorë që punonte dhe punonte jashtë mase shumë. Dhe unë të paktën si aktor kam marrë pikërisht këtë gjë nga ai. Pra vije në proces pune, sidomos kur ishim në tavolinë, një orë para. Dhe këtë gjë edhe unë vetë ia mora si aktor. Kam ndjekur rrugën e tij, sepse puna gjithmonë të jep rezultate dhe Mirushi në sajë të punës ka arritur ato rezultate që ka”.Ndërkaq, një tjetër artist i mirënjohur si Muharrem Hoxha, i vlerësuar për kontributin e tij në art si “Njeriu i shekullit”, heq kapelen përballë një ikone si Mirush Kabashi duke u shprehur se “Nderi i Kombit”, sot është dhimbja e kombit.

Sipas Hoxhës, Mirush Kabashi ishte shkollë më vete, dhe kishte disiplinë në punë.

“Shumë faleminderit për respektin që tregoni për artistët, sepse edhe ju jeni artistë vetë në zanatin tuaj.Të them të drejtën, po ikën plejada e aktorëve. Aktorët më të mirë them unë, si Nikolin Gjoja dhe Vangjel Heba, dhe pas këtyre Mirush Kabashi. Tani secili ka vendin e vetë, por unë njëherë kam punuar me Mirushin dhe ai ishte shkollë më vete. Qen i punës i themi ne. I përpiktë. Kam bërë një komedi me Mirushin, “Dy vëllezër e gjysmë” të Gjergj Vlashit, por kishte lezet. Nur kishte, pastaj ato recitime që kishte Mirushi… Me gjithë mend kollos i artit”- përfundoi artisti i mirënjohur Muharrem Hoxha./ Top Channel

Xhelal Tafaj dhe Muharrem Hoxha tregojnë të pathëna mbi figurën e Mirush Kabashit Read More »

‘Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…’, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy

Së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj”.

Noizy ose ndryshe me emrin e tij të vërtetë, Rigels Rajku është një nga reperat më të njohur dhe të dashur për publikun. Edhe pse prej kohësh nuk ka qenë pjesë e asnjë konflikti fizik me ndonjë individ të caktuar ose as me ndonjë reper tjetër shqiptar, nuk ka munguar vënie e zjarreve në bizneset e tij apo dhe makinat, ku e fundit para pak muajsh ka qenë shkrumbimi i Ferrarit të tij, edhe pse ende nuk janë gjetur autorët e këtyre ngjarjeve.

Mes të tjerave Noizy përmendet edhe nga personazhe të njohur tashmë në TikTok, duke marrë kërcënime dhe ofendime shumë të rënda prej tyre, duke u përfshirë në këtu edhe familja e tij. Këto prej kohësh normalisht kanë ndikuar në qetësinë dhe përditshmërinë e reperit, i cili së fundmi është shprehur për këtë çështje dhe për personazhet në TikTok, duke i cilësuar “injorantë dhe budallenj” dhe duke akuzuar TikTok-un që u jep mundësi çdo personi sidomos personazheve shqiptarë, për tu shfaqur, populluar dhe për të ndikuar në shoqëri. Noizy gjithashtu është shprehur se nuk ndjen siguri që fëmijët e tij të rriten me këto aplikacione dhe se do të donte të jetonte në një mal i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe pa telefona.

Unë kam jetuar shumë mirë dhe shumë i sigurt për një kohë të gjatë derisa më ndjekin disa budallenj kryesisht në Tik Tok, disa njerëz injorant kanë mundur të shfaqen në botë përmes Tik Tok-ut, u ka dhënë një dritare idiotëve, nuk e dija se Shqipëria ka pasur kaq shumë idiotë, derisa u shfaq Tik Tok. Më vjen keq për fëmijët e mi, kur ata të rriten nuk e di më vjen të shkoj në një mal, të ndertoj një mur dhe të jetoj atje që fëmijët e mi të mos shohin tutje duke ju thënë ska gjë të bukur atje, pa telefona me siguri për një kohë të gjatë…

‘Më ndjekin disa budallenj kryesisht në TikTok…’, ja çfarë ka ndërmend të bëjë Noizy Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com