Intervista

Pas ndarjes së këngëtares që bëri bujë, iu zbulua lidhja, ky është reagimi i parë i Eneda Tarifës

Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi përflitet se ka nisur një lidhje të re. Pasi i dha fund marrëdhënies me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas afro dy dekadash, këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.

Çiftit iu publikuan edhe foto duke u përqafuar në një lokal dhe duke pirë verë së bashku. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin.

Mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim për këtë histori.

Por Eneda Tarifa ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Zemër Luana”, ku në daljen e saj të parë pas zbulimit të partnerit të ri nuk mund të shpëtonte edhe pa ngacmime rreth tij.

Pyetjes “Cila nga ju ka më shumë fat në dashuri?”, e para që shtypi pulsantin ishte Eneda dhe menjëherë pas këtij veprimi ajo u shpreh kështu: “Besoj u kuptuam”.

Ndërsa teksa aktori Eglein Laknori erdhi si personazh në skenë si një astrologe, duke i thënë këtë parashikim Enedës: “Me daljen e mërkurit nga prapavija duhet të rimarrësh energjitë, të duhet shumë aktivitet fizik. Merresh me sport ti Eneda?”

Përgjigjia e këngëtares ishte “Bëj shumë sport, po më del nga veshët!”. Përgjigje kjo shumë pikante, siç ishte edhe komenti i Egit.

Pas ndarjes së këngëtares që bëri bujë, iu zbulua lidhja, ky është reagimi i parë i Eneda Tarifës Read More »

Surprizon gazetarja e njohur Alma Çupi dhe flet pa dorashka, tregon si e shikojnë meshkujt

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze.

Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

“Jo mua nuk para më ngacmojnë, edhe çudtiem pse nuk më ngacmojnë. Dhe më vjen inat. Mua më shohin shumë të fuqishme, më rrinë sus.Më respektojnë shumë dhe nuk e çojnë nëpër mend të më ngacmojnë. Ata më shohin si pjesë të familjes. Nuk është mirë kështu se ka pasur edhe çuna shumë të bukur”, shprehet Alma.

Por pas kësaj ajo tregoi se nuk mendon të martohet serish.

“Nuk më duhet për asgjë një burrë, unë nuk lidhem në shtëpi”, tregon ajo.

Surprizon gazetarja e njohur Alma Çupi dhe flet pa dorashka, tregon si e shikojnë meshkujt Read More »

Historia frymëzuese e emigrantit shqiptar, nga kryekuzhinier në Zvicër, në pronar restorantesh në Gjermani

Afrim Nikqi është shqiptari nga Rugova që ka korrur sukses në Gjermani. Ai e ka nisur fillimisht karrierën e tij si kryekuzhinier në Zvicër, ndërsa tani falë punës ka restorantet e tij në Gjermani.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Afrimi ka treguar historinë e jetës së tij.

“Jam larguar nga Rugova në moshën 17 vjeç. Kisha motrën në Basel. Kam pasur pasion kuzhinën dhe më pas 2 vjetësh në Zvicër unë kam filluar zanatin. Unë u bëra kryeshefi i kuzhinës se e kapa punën në shpejtësi, isha ndër më i riu nga të gjithë punëtorët.

Konkurenca është shumë e madhe, edhe në këto vende duhet të jesh tepër i mirë. Në zonën ku jam unë, dhe kriteret janë më të shumta se në vendet normale”, u shpreh ai.

Më tej, Nikqi zbuloi se fillimisht e la Zvicrën se në Gjermani ishte dashuria e jetës së tij, me të cilën sot ka dhe dy fëmijë.

“Fillimisht nga Zvicra në Gjermani shkova për një vajzë, ajo jetonte atje. Jemi njohur pas 23 vitesh përmes familjes, domethënë na kanë prezantuar. Fillimisht shkova për të qendruar disa muaj, por qendrova përgjithmonë. Atëherë kam qenë më i ri dhe më interesonin emocionet e mia. Kështu u ndala dhe te kuzhina. Tani kemi 6 vjet të ndarë. Kemi qene për 16 vjet bashkë, kemi dy fëmijë, dy djemë, i madhi vazhdon juridukun, ndërsa djali i vogël është 17-vjeç dhe ka interesa për me vazhdu në kuzhinë. Ka shumë qejf për të gatuar dhe në shtëpi gatuan vetë”, shtoi ai./abcnews.al

Historia frymëzuese e emigrantit shqiptar, nga kryekuzhinier në Zvicër, në pronar restorantesh në Gjermani Read More »

Gazetarja e njohur Alma Çupi flet si kurrë më parë për babin e vajzës: Ja pse u divorcova

Alma Çupi është gazetarja e lirë që mund ta gjesh maleve e duket se koncepti i lirisë është i rrënjosur tek ajo. Por jo të gjithë e dinë se Alma Çupi është nënë e një vajze. Kjo pasi gazetarja ka preferuar të njihet gjithmonë për profesionin e saj dhe emisionin që e bën atë unike.

Por Alma na ka pezantuar me vajzën dhe ka treguar se ajo jeton në Gjermani ku ndjek studimet. Gazetarja është e divorcuar me parterin e saj, babin e Arbës, për të cilin ka folur vetëm në një intervistë së fundmi në “Natën me Aulonën”.

Gazetarja tregon se familja e ish-bashkëshortit ishte e pasur, por kjo nuk e tundoi atë të mos i jepte fund martesës që nuk e bënte të ndjehej e lirë.

“Unë kam bërë gjithmonë rebelen. Edhe kur kam qenë e martuar me babain e vajzës, familja e tyre ishte shumë e pasur dhe vetëm unë mund ta ndaja. Vetëm unë mund ta bëja këtë gjë, pasi mund të bëja kompromis shumë të mirë. Por unë doja të isha unë. Kur hy në shtëpi dua ta përplas derën dhe s’dua të më thotë njeri pse e përplase derën. Unë e kam bërë (divorcin) dhe nuk jam pishman. Po mos ta kisha bërë nuk do isha sot këtu. I them dhe vajzave dhe grave që janë në situata të tilla: Bëjeni”, tregon Alma.

Gazetarja e njohur Alma Çupi flet si kurrë më parë për babin e vajzës: Ja pse u divorcova Read More »

Mes Borës dhe Beatrix, Olti Curri bën zgjedhjen e tij pa pikë hezitim

Olti Curri njihet tanimë si një personazh i drejpërdrejtë dhe pa filtra. Në intervistën 60 sekondëshe për “Prive”, i vendosur përballë pyetjeve “provokuese” dhe zgjedhjes mes dy personazheve, Olti i kishte shumë të qarta idetë dhe përgjigjet e tij.

Gjatë intervistës ai nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes:

“Mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj, kë ke më përzemër?”

Blogeri pa hezituar zgjodhi Trixën dhe për këtë ka një arsye.

“Mendoj se meriton pak më shumë ngrohtësi Beatrix Ramosaj”, është shprehur ai.

Mesa duket, sipas kënvështrimit të tij personal të historisë së krijaur mes Boës dhe Beatrix, Olti zgjedh këtë të fundit si më preferuarën e tij.

Mes Borës dhe Beatrix, Olti Curri bën zgjedhjen e tij pa pikë hezitim Read More »

Rrëfehet këngëtari Gëzim Nika: ‘Si më zbuloi gruaja tradhëtinë në prani të Aurela Gaçes’

Këngëtari i njohur Gëzim Nika së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka zbuluar disa nga momentet më të vështira dhe të bukura të jetës së tij.

Një rast ka qenë dhe një keqkuptim me bashkëshorten e tij prej disa dekadash, Anxhelinën. Gëzim Nika tha se e pranishme në atë moment ka qenë dhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Këngëtari tropojan u shpreh se gruaja e tij gjithnjë ka qenë xheloze, por në një masë të pranueshme, megjithatë në një rast gjërat ndryshuan pasi ajo konsumoi pak alkol.

I pyetur nga Ester Bylyku se cili ka qenë momenti më gazmor me bashkëshorten e tij, Nika tha:
“Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen? I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”

I pyetur në vijim nga moderatorja Ester Bylyku nëse gruaja e ka kapur ndonjëherë mat duke flirtuar me femër tjetër, Gëzim Nika tha:

“Po, këto janë gjëra që ndodhin. E zbuloi por nuk më la shenja (qesh)”

Rrëfehet këngëtari Gëzim Nika: ‘Si më zbuloi gruaja tradhëtinë në prani të Aurela Gaçes’ Read More »

Armina Mevlani: ‘Në Big Brother s’do isha konkurente, mund ta moderoja’

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka folur për jetën si dhe planet për të ardhmen.

Ajo ka qenë e ftuar në “Më lërë të flas”, ku është pyetur se nëse do të merrte ftesë, a do të bëhej pjesë e Big Brother 2.

“Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës. Mund ta prezantoja, por jo…” tha Mevlani.

E pyetur më tej nëse kjo është një “luftë e hapur”, Armina tha se që të drejtosh BBV duhet një e eksperiencë.

Pjesë nga biseda:

Donald: Mos është luftë e hapur?

Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.

Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?

Armina: Çfarë doni që të bëj?!

Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.

Armina Mevlani: ‘Në Big Brother s’do isha konkurente, mund ta moderoja’ Read More »

Kthehet në Shqipëri pas 4 vitesh dhe i mbush vëllait krevatin me 11 mijë €

Pas 4 vitesh pa ardhur në Shqipëri, Albani ka surprizuar të vëllain Ardianin. Ai i sapoardhur nga Irlanda i ka shtruar një krevat me 11 euro dhe e ka befasuar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, vëllezërit kanë treguar emocionet e atij momenti, mallin e madh që kanë ndjerë për njëri-tjetrin deri te bizneset që kanë hapur pas shumë vështirësive.

“Nuk e prita hiç, se isha me mallin e tij një herë. Albani ka qenë i ri kur ka ikur dhe kam dashur që të mos marr rrugë të këqija. Por shyyqyr zotit ja ka dal, ka hapur edhe një biznes atje, një piceri. Këto lekë vërtetë i ka sjellë dhuratë, por ka punuar shumë. Tani po presim të na sjellë të tjera për vit të ri”, tha Ardiani.

“Ne atë ditë kemi pritur të takojmë familjen pas 4 vitesh dhe nuk ishte e lehtë. Unë jetoj në Irlandë dhe nuk kam pasur leje qendrimi për të lëvizur. Mungësën nuk mund ta përshkruaj, ai që e ka provuar e di secili. Unë tashmë jam i martuar. Gjithmonë kam dashur të arrijë diçka dhe shyqyr ja kemi dal se në Kosovë është shumë vështirë. Mirëpo, me shumë mund ja kam dal. Vëllai ka qenë gjithmonë shtylla jonë e shtëpisë dhe për familjen kam bërë gjithmonë gjithçka”, u shpreh Albani./abcnews.al

Kthehet në Shqipëri pas 4 vitesh dhe i mbush vëllait krevatin me 11 mijë € Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com