Intervista

Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: ‘Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit’

Paro Ziflaj, këngëtare e njohur e polifonisë dhe muzikës popullore, ka rrëfyer në “Vila 24” fillimet e daljes së saj në skenë dhe performancën para Enver Hoxhës ku së bashku me grupin e saj i kënduan këngën “rrofsh sa mosh e kësaj toke”.

Ajo tregon emocionet që e shoqëronin gjatë kësaj performance, pasi, siç shprehet, nëse do të bëje një gabim, akuza do të ishte se “gabimi ishte bërë me qëllim”

Ka vende që janë larg dhe nuk shkon nëpër koncerte?

Ka vende që janë larg. Edhe pagesat nuk janë të mëdha që të të joshin. Ne nuk rendim pas pagesave, por kjo është punë, lodhesh. Nuk është tralala. Puna fillon që nga përgatitja e valixhes, këpucët, fustani, çfarë të veshësh. Ka gjëra që të stresojnë. Sa më shumë të njihesh në publik, aq më shumë përgjegjësi ke.

Si ishte ai momenti kur t’u besua kënga “rrofsh sa mosh e kësaj toke”. Kënga e kënduar në prezencë të tij pak para se të ndahej nga jeta?

Në 1983 e kënduam ne këngën. Ne bënim prova si gjithmonë. Tekstin e ndërtuan disa poetë se atëherë ishte kulti i individit, kush e kush të këndonte për Enverin. Të gjitha rrethet bënin këngë për Enverin dhe mendonin se do të merrnin çmime se kështu ishte koha. Ne bënim prova 3 muaj para se të shkonim në festivale. Kompozimin e bënim vetë. Kur bënim provat, ishte këngë e zakonshme. Kur shkuam në festivalin e Gjirokastrës ku ishte mbushur kalaja, u ngritën në këmbë. Ne thamë “paskemi qenë të mirë ne”. Këngët fituese i sillnin në Tiranë, në koncertin qeveritar. Aty kishim rastin që ishte edhe Enver Hoxha.

Shumë sepse një fjalë të lëvizte…

Emocioni si frikë është. Një lloj ndëshkimi të jepnin nëse do bëje një lapsus dhe të thonin “e bëre me qëllim”. Te pallati i Sportit “Asllan Rusi” që kënduam, e pamë që po përgatitej skena. Pastaj pamë që Enveri hyri nga dera tjetër. E kënduam këngën me pak emocione. Erdhën të gjithë këta që na shoqëronin dhe dolëm.

Nëpër skena jo, por ka që e kërkojnë nëpër lokale. Por kur janë shumë njerëz janë me bindje të ndryshme, nuk e këndoj, se u prishet gëzimi i familjes.

Ishte ky moment që ka ndikuar në karrierën tuaj kjo këngë?

Jo. Ne ishim të diktuar atëherë të këndonim këngë për Enverin. Ne bënim çfarë na thonin. Të gjithë donin të këndonin për Enverin në atë kohë.

Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: ‘Kisha frikë mos bëja gabime kur performova para Enverit’ Read More »

Aida Shtino zbulon nëse është në një marrëdhënie

Pas disa vitesh shkëputjesh nga media, Aida Shtino është rikthyer në ekran me një emision të ri edhe pse të gjithë vazhdojnë ta specifikojnë si moderatorja e “Njerëz të Humbur”. Duket se ajo është ende mjaft e afërt me publikun edhe pas shkëputjes.

Aida Shtino ka dalë së fundmi në një intervistë në “Se luan topi”, ku ka folur edhe rreth periudhës së vështirë të divorcit dhe mundësisë për një histori të re dashurie për të cilën gazetarja tregohet e hapur.

“Divorci ka qenë përiudh shumë e vështirë. Ne gratë duam ta mbajmë familjen fort dhe mendojmë së gjërat do ndryshojnë. Por më mirë që secili të marrë rrugën e tij se të krijojnë një familje jo normale. Deri diku jemi miq me ish baskëshortin”, shprehet Aida Shtino.

“Nëse do të vi ai njeri që do kujdeset për mua dhe unë për atë, patjetër. Njeriu nuk mund të jetojë vetëm. Kam qenë e tërhequr nga gjithë ato që kam kaluar, nuk kam dashur të hedh hapa të gabuar. është e vështirë të gjesh atë njeri që vërtetë ja vlen që të investohesh shpirtërisht, permbyll gazetarja.

Aida Shtino zbulon nëse është në një marrëdhënie Read More »

Gent Zenelaj rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Kam makinë të thjeshtë dhe shtëpi 90 m2’

Aktori Gent Zenelaj ka rrëfyer detaje nga jeta që bën. I ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, Zenelaj ka thënë se ai është një prej VIP-ave shqiptarë, bën pushime dhe jetë të mirë, por nuk i pëlqen reklamimi. Ai shtoi më tej se vijon të jetojë në një shtëpi prej vetëm 90 metrash katrorë dhe ka një makinë të thjeshtë.

Pjesë nga biseda:

Katerina Trungu: Të shoh shumë të përkushtuar me fëmijët, edhe në rrjetet sociale ti e tregon, nuk është se t’i e kursen këtë pjesë të jetës tënde private.

Gentian Zenelaj: Shpesh herë marr kritika për këtë, por është pjesë e jetës sime. Njerëzit kuriozojnë shumë se si e ka jetën Genti apo si ka jetën Mario dhe është një formë për t’i tregua atyre sado pak që unë mundohem të jem sa më normal, sa më i zakonshëm, jetoj në një shtëpi normale, mesatare 90 metra2, kam një jetë normale, kam një makinë të thjeshtë, bëj një jetë të thjeshtë.

Katerina Trungu: Nuk je si këta VIP-at ti?

Gentian Zenelaj: Jam nga ato VIP-at, por ma beso, bëj dhe unë pushime në Francë, bëj dhe unë pushime në Korfuz. Ky lloj reklamimi i tepërt unë nuk e kam qejf. Jam një djalë që kam qëndruar me këmbë në tokë sepse njerëzit që kam miq, siç është Mario, janë njerëz me këmbë në tokë, janë njerëz të thjesht.

Nuk kam kërkuar kurrë këtë qendrën e vëmendjes për t’i bërë karshillëk të tjerëve me Instagramin tim. Shumë e kam përdorur për punë, që është gjë e mirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndjekin dhe që i kam të tërë bio.

Gent Zenelaj rrëfehet si asnjëherë më parë: ‘Kam makinë të thjeshtë dhe shtëpi 90 m2’ Read More »

Rrëfimi i 28-vjeçarit që punon si eskortë: ‘Ja si e nisa këtë profesion’

Një i ri italian ka rrëfyer punën e tij, si esk ort. Po si e ka nisur këtë punë? Enea tha se ishin vështirësitë ekonomike ato të cilat e shtyn drejt një profesioni të tillë.

Ai rrëfeu se punonte si kamareie dhe fitonte rreth 600-700 euro në muaj, ndërkohë që i duhej një punë e dytë që t’i sillte më shumë të ardhura.
Profesionin e shoqëruesit e nisi kur një shofer e ftoi për darkë dhe të qëndronte me të kundrejt një pagese.

“Kam mbi 7 vjet që e bëj këtë punë këtu. E dua punën time, është jeta ime. Më përpara punoja në një restorant si kamarier dhe kisha shumë shpenzime. Nuk kisha shumë mundësi që të dilja jashtë për darkë me shokët. Nuk arrija të dilja as me të fejuarën time. Sot e kam ish-të fejuar. Kur fillova punën si kamarier s’e kisha menduar kurrë se do të bëja këtë punë këtu. Në fillim ishte për nevoja ekonomike, pastaj u shndërrua si një pasion. Si kamarier punoja 8 orë në ditë dhe paguhesha 600-700 euro. Po kërkoja një punë të dytë, sidomos kur kisha qiranë për të paguar. Njoha një vajzë e cila më dha kontaketet, ajo studionte në universitet dhe më ftoi të shkoj njëherë për darkë dhe ajo më pagoi vetëm të isha shoqëruesi i saj. Ishte surprizë nuk e dija që do më paguante. Aty e kuptova se mund ta bëja si punë. U ndjeva shumë i gëzuar kur mora pagesën e parë dhe me ato para shkova për darkë me të fejuarën”, tha Enea në një intervistë për Euroneës Albania.

Enea shoqëron klientë të moshave të ndryshme në Itali, Dubai, Zvicër, Arabi Saudite. Ai tregoi se klientet e tij variojnë nga mosha 20 deri në 60 vjeçe dhe fitimet nisin nga 450 euro ora.

“Pagesa nis le të themi 450 euro ne lartë ora, varet për në ditë të plotë çmimi ulet, bëj ulje nëse rri gjithë ditën. Për një orë ose dy unë duhet të marr makinën, trenin, avionin për të ardhur, ndaj çmimi është më i lartë për vetëm 2 orë”, rrëfeu Enea.

28-vjeçarit tha se meshkujt që punojnë si zhig olo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë.

“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zh igolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea.

Rrëfimi i 28-vjeçarit që punon si eskortë: ‘Ja si e nisa këtë profesion’ Read More »

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para.

Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?

Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.

Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.

Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?

Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur. Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.

Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.

Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi. Vjen në atë moment Mira Bahiti se Mira na jepte Fjalën Artistike dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte. Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.

Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Eni e kërkoi puthjen e parë.

Eni Jani: E dija që do e thoshte.

Aktori i njohur si rrallëherë flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para Read More »

Kë do më shumë nga fëmijët? Berisha jep përgjigjen e papritur

Kreu i PD, Sali Berisha i ftuar në spektaklin humoristik “Klanifornia” i është përgjigjur disa pyetjeve edhe personale.

Ai është pyetur nga Albano Bogdo që ishte në rolin e Gilbert Fevziut se kë do më shumë nga fëmijët Argitën apo Shkëlzenin, ndërsa Berisha ka zgjedhur të thotë se personin që do më shumë është Lili, bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Gilbert Fevziu: Kë do më shumë nga fëmijët, Argitën apo Shkëlzenin?

Sali Berisha: Lilin!

Gilbert Fevziu: Lilin?

Sali Berisha: Lilin dua më shumë.

Gilbert Fevziu: E kisha fjalën për fëmijët.

Sali Berisha: Lilin!

Kë do më shumë nga fëmijët? Berisha jep përgjigjen e papritur Read More »

Ish-pro stituta nga Tirana surprizohet nga ish-klienti i saj, i propozon ‘live’ në emision për martesë

Një propozim i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një ish-punonjëse sek si u surprizua live nga ish-klienti i saj.

Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pu shtuan në përqafime.
Historia e Teutës ngjan me atë të ‘Pretty Woman’. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tron ditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trot uareve nga dhun a bar bare e ish-bashkëshortit.

Odeta Dume: Sot me kë jeton?

Ish-punonjësja e sek sit: Me djalin që jam dashuruar

Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?

Ish-punonjësja e sek sit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë

Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?

Ish-punonjësja e sek sit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…

Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.

Olsi: Mos qaj, më ke mua

Teuta: Uaaa…nuk e besoj që je këtu

Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.

Olsi: Do të martohesh me mua?

Teuta: Po dhe vetëm po

Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe.

Ajo erdhi në studion e emisionit për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhu nës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.

“Pasi u dhu nova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja tro tuareve për të gjetur kli entë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë.

Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë”, -përlot i 26-vjeçarja.

Ish-pro stituta nga Tirana surprizohet nga ish-klienti i saj, i propozon ‘live’ në emision për martesë Read More »

Flet pa dorashka Aida Shtino: Më mbyllën ‘Njerëz të hu mbur’ dhe asnjë televizion nuk më hapi derën

Moderatorja Aida Shtino është emocionuar në emisionin ‘Good Morning Albanians” në Euronews Albania ndërsa kujtoi momentin e mbylljes së emisionit “Njerëz të hu mbur”.

Ajo tha se arsyeja e mbylljes sipas asaj që i kishin thënë, ishte buxheti ndërsa me lot në sy theksoi se për këtë emision asnjë televizion nuk ia hapi derën.

“Ka qenë viti 2014 dhe dalë nga emisioni e lumtur sepse kishim gjetur tre persona.

Të nesërmen më thirrën në drejtori dhe më thanë që emisioni do të mbyllet, u thashë kush është arsyeja dhe më thanë se nuk kanë buxhet.

Nuk e besoj se ka qenë për shkak të buxhetit sepse emisioni kishte sponsor sepse ishte shumë i ndjekur. Ka qenë shumë i vështirë ai moment.

Pas TVSH asnjë televizion tjetër nuk më hapi dyert. Habitem se askush s’ma hapi derën për emisionin sepse ne kishim krijuar strukturat tonë në çdo shtet. Kishim korrespondent që ne nuk paguanim, punonin vullnetarisht”- tha ajo.

Flet pa dorashka Aida Shtino: Më mbyllën ‘Njerëz të hu mbur’ dhe asnjë televizion nuk më hapi derën Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com