“Mjeshtrja e Madhe” Irini Qirjako ishte e ftuar speciale në D-Night ku foli për jetën e saj, fëmijërinë dhe momentet e vështira të cilat e kanë shoqëruar atë.
Që me vde kjen e djalit 3 ditë pas lindjes e deri tek përpl asja e vajzës në karrocë, Qirjako ndan me publikun një moment aspak të këndshëm me vajzën e saj 2 muajshe.
Dajana: Cili ka qenë momenti yt më i vështirë në jetën tënde?
Irini Qirjako: Më kujtohet nqë goca ishte e vogël dhe e kisha në karrocë dhe shtëpinë time e kisha te rruga e Elbasanit dhe vjehrra ime ishte tek kinema “Agimi”. Unë gjithë rrugës së Lanës me karrocë po shkoja tek vjehrra që të dilnim tek parku “Rinia” dhe ma mbante gocën.
Aty vjen një biçikletë, një çun i papërgjegjshëm dhe e përplas karrocën dhe goca ime bie përmb ys. Sesi Zoti ma dha fuqinë dhe nuk e lashë gocën të më binte në asfalt dhe e kapa…imagjino goca ime ishte e vogël, pra kisha dy muaj që kisha dalë nga materniteti dhe ime bijë qëndroi dy muaj në incubator sepse lindi 1 kg e 300 gr.
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio me Jonidën dhe Elonën sot ka qenë, Valbona Mema. Një artiste mjaft e njohur nga të gjithë por edhe një ish-banore e shtëpisë së “Big Brother VIP” që të gjithë do ta vlerësojmë për atmosferën dhe energjinë që solli. Pak javë më parë, Valbona la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” duke u larguar krejt papritur nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Këngëtarja la në mes këtë eksperiencë pasi motra e saj ishte e shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë. Më 9 Mars, Valbona dha lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të motrës së saj. Në “Pardon My French” ajo ka treguar se si ndihet tani.
Valbona Mema: Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV. Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.
Valbona tregoi gjithashtu se çfarë i tha motra e saj, pasi ajo vendosi të linte këtë rrugëtim në gjysmë.
Valbona Mema: Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka.
Ajo e dinte kush isha unë, aty isha vetvetja. Unë ashtu jam, nuk mund të shtiresh dot më shumë se një javë. Aty duhet të jesh vetvetja. Unë hyra për atë që jam, guxova sepse isha një artiste me një karrierë shumë të madhe artistike duke e ndërtuar me shumë sakrificë. Guxova për publikun që të më njihte në atë anë që nuk e njihte Valbonën. Unë jam mësuar të jetoj në një bashkësi kaq të madhe sepse jam fëmija i fundit, ne jemi një familje shumë e madhe prej 9 pjestarësh dhe e kam pasur edhe ëndërr që nëse Sokoli do të ishte gjallë unë do të kisha një familje shumë të madhe sepse e dua familjen e madhe.
Luiz Ejlli ka arritur të marrë vëmendje të madhe duke u quajtur edhe si fenomen i lojës së Big Brother VIP Albania. Artisti nga Shkodra po bën bujë të madhe dhe emri i tij është lakuar edhe nga personazhe të njohur si nga politika, muzika dhe arti në përgjithësi.
Në lidhje me Luizin është pyetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”.
Kurti tha se nuk arrin që ta ndjek Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBVA.
“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.
Kujtojmë që rreth Luizit më parë është pyetur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.
“Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Berisha për Luizin.
Një ditë pas largimit nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Kiara ka folur për “FunClub”, në lidhje me dashurinë e lindur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo tha se e pëlqen Luizin me të mirat dhe të kqijat që ka.
“Nga përkushtimi që më dha në 24 orë Luizi më bëri që të dashurohem me të. E pashë që ai kishte disa karakteristika që unë i konsideroj sit ë duhura për mashkullin që unë dua në jetë. U deshën 40 ditë që t’i jepja një puthje, pavarësisht se dhe atë e doja edhe më përpara. E pëlqej me të mirat dhe të kqijat që ka.
Unë u tremba sepse Luizi ma shprehu që ditën e dytë, dhe sigurisht kisha nevojë për kohë që ta njihja”, tha Kiara.
Ajo ka folur edhe në lidhje me Kristin, nga përshtypjet e krijuara se ajo mund të kishte një pëlqim për të.
“Kristi është si vëlla i vogël, e ngacmonim të gjithë sepse kishte ato reagimet e tij të lezetshme, por kaq. Ne kishim shumë kimi”, tha moderatorja.
Gjatë temës kryesore të diskutimit, ikja e të rinjve në emigrim, ai tregoi disa detaje nga vendimi i tij për tu rikthyer në atdhe.
“Të shikosh këto shifra largimesh është e frikshme. Ata kanë një model që i frymëzon për të ikur. Shohin një deputet ministër që pasurohet shumë shpejt. Në fund fare ne që punojmë ndershmërish paguhemi shumë pak. Kur të dalim në pension a do të kemi para për të marrë?!”, deklaroi ai.
“Jam kthyer për të jetuar pranë njerëzve të mi dhe familjes sime. Ne në fakt këtë vit kishim një fat të madh që na u rrit paga. U zgjuam në mëngjes dhe thamë që paska një gjë të vërtetë. Unë paguhem 1.2 milionë lekë të vjetra”, shtoi më tej Maestro.
E ftuar këtë të hënë në emisionin “Wake Up”, moderatorja Fjoralba Ponari nuk ka lënë pa komentuar edhe show-n më të ndjekur të momentit “Big Brother VIP”.
Pas komentit të Luiz Ejllit që ajo është moderatorja më seksi, Fjoralba Ponari tha se kjo ka të bëjë me shijet personale dhe mund ta kishte thënë secili nga banorët aty brenda.
Ajo u shpreh se nuk ka asnjë të preferuar brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” pasi ata përdorin gjuhë shumë të ashpër dhe sipas moderatores, nuk po shijojnë eksperiencën e tyre të jetës.
Fjoralba tha se e vetmja banore për të cilën ka pëlqim brenda shtëpisë është Dea Mishel, e cila ka një qetësi olimpike dhe zgjuarsi sipas moderatores.
“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia,
agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizi, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, tha Fjoralba Ponari.
Diana Bahçja, nëna lehonë e cila u arre stua duke lënë foshnjën vetëm 8 ditësh dha një intervistë për “Review” pas lirimit nga bu rgu. Ajo tregoi se nga stresi i situatës së krijuar i ka ikur gjiri.
25-vjeçarja tha se në shtëpinë e bashkëshortit të parë është dhu nuar nga vjehrri dhe vjehrra dhe ata e kanë përzënë nga shtëpia, duke e ndarë nga vajza e saj dhe më pas duke e aku zuar për bra ktisjen e fëmijës, gjë që u bë shkak për arre stimin e saj, sapo lindi fëmijën e dytë nga martesa tjetër.
“Me ish-bashkëshortin kisha marrëdhënie të mirë, por jo më familjen e tij. Për Zotin, nuk e di pse më përzunë, thjesht më kanë nxjerrë jashtë kur kisha vajzën 8 muajshe, se kam kuptuar fare. Kam qenë 17 vjeç kur jam martuar dhe ndikoi familja. Ai ishte jashtë shtetit me punë. Unë jetoja me prindërit e ish-bashkëshortit,” – u shpreh Diana e cila tregoi se për vajzën që ka nga kjo martesë nuk ka asnjë lloj informacioni.
Ajo tregoi se ish-burri është martuar dhe ka fëmijë nga martesa e re, njësoj si Diana e cila është bërë me djalë.
Gjy kata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar në 50 ditë burg. Arsyeja e gjobës është br aktisja e fëmijës që Diana ka nga martesa e parë.