Intervista

Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të parë

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë ka folur për herë të parë për çështjen e vjedhjes së floririt në Krrabë në kohën që ai ka qenë kryeministër. I pyetur në emisionin “Now” në Euronews Albania për epitetin “Like Floriri” që e përsërit shpesh kryeministri Rama, Meta tha se edhe vetë ai ishte ministër në qeveri në atë kohë. Meta tha se zbulimi i ngjarjes në atë kohë u bë me urdhër të tij.

“Kur ka ndodhur historia e floririt të Kërrabës në fund të vitit ’99, kur unë kam qenë kryeministër, ky ka qenë ministër i qeverisë sime. Ka qenë pjesë e asaj qeverisë që ky thotë “Like Floriri”, Anastas Angjeli ka qenë ministër i Financave, që vazhdon të jetë me Partinë Socialiste, Spartak Poçi ka qenë ministër i Brendshëm dhe Shkëlqim Cani ka qenë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Ky ka qenë pjesë e kësaj qeverie, por jo vetëm kaq. Ka qenë iniciativa dhe urdhri im si kryeministër që u bë verifikimi i atij vendit në Kërrabë ku ruhej floriri dhe ka ardhur përgjigjja nga Banka e Shqipërisë dhe autoritetet që kishin detyrë për këtë çështje se nuk është bërë asnjë dëmtim i futjes në këtë vend. Kam thënë a është bërë verifikimi fizik, më thanë jo. U bë verifikimi fizik me urdhrin tim dhe pasi u bë kjo doli diferenca për të cilën u nis çështja. Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.

Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edhe në vitin 2013. Po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i Parlamentit apo President. Pse u bëra tani “Like Floriri? Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij. I tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”, – tha Meta.
Në emision ai përmendi edhe bashkitë që do të fitohen 100% nga opozita më 14 maj. Ai tha se ka besim dhe mbështet deri në fund të gjithë kandidatët, ndaj nuk mund të thoshte ndonjë bashki specifikisht ku kishte dyshime.

“Korça, Saranda, Kukësi, Tropoja nuk diskutohen. Këto do dalin, nuk ka nëse… Kjo është e qartë. Unë e shoh. E ndjej kudo. Shikoni çfarë bën Edi Rama! Ble ndjekës përditë nga Bangladashi, nga Irani, për të treguar fiktivisht në rrjete sociale që gjoja ka ndjekës sepse epërsia e kandidatëve të opozitës është e jashtëzakonshme” – deklaroi Meta.

Si u vodh floriri në Krrabë/ Meta flet për herë të parë Read More »

Rrëfimi i Kristit në BB VIP: ‘Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj’

Në rrëfimin e tij në “Big Brother VIP”, Krist Aliaj është shprehur se rrugëtimin e tij ‘nuk e shikon si lojë por si një jetë’.

Ai rrëfeu se në shtëpinë më të famshme ka parë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj, ‘me femrat manipulatore deri tek ato shumë të sjellshme, nga meshkujt agresiv deri tek ata që sakrifikojnë’.
Kristi tregoi se si është ndjerë i ‘sulmuar’ në BB VIP për mënyrën e veshjes dhe komunikimit’. Gjithashtu tha se kjo ka qenë ‘një eksperiencë tansformuese’.

Rrëfimi i Kristit:
Ftesa e parë më erdhi shumë surprizë. Kisha shumë dyshime, kisha shumë pikëpyetje, shumë gjëra. Thashë shiko ‘është një shans për mua, e kanë shumë pak veta këtë shans’. Edhe thashë po, le ta bëj.

Mendimet e para të them të vërteten se çfarë prisja, ishin shumë negative. Si do isha përshtatur me dinamikat, me banorët, me Shqipërinë. Ditën e parë sikur linda në një botë tjetër. U fut në një situatë shumë absurde, domethënë shumë ekstrem i madh mes asaj që kisha dhe aty ku erdha, shtëpia e BB VIP.

Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj. Nga femra dhe goca shumë manipulatore deri te femra dhe goca shumë, shumë të sjellshme, shumë të zgjuara. Edhe si te meshkujt, agresiviteti, intimidimet që janë gjë e përditshme në shoqërinë shqiptare. I njoha të gjitha këtu. Por njoha edhe mashkullin shqiptar që sakrifikon, që çfarë nuk bën të fitojë, çfarë nuk bën të motivojë vetën, çfarë nuk bën të kalojë situata të vështira.

Mbaj mend ngacmime e batuta shumë të thjeshta që më shqetësonin të them të vërtetën. Pse më ngacmojnë mua, pse këto batuta të shëmtuara për mua, për stilin e veshjes, për stilin e komunikimit. Aty thashë nuk e di sa do zgjasë. Detyrova veten të mësoja këto gjëra, ti përjetoj ndryshe dhe të përshtatem edhe unë, ti kuptoj njerëzit.

Prindërit më kanë munguar tërë kohës, një gjë që nuk e kam treguar shumë. Eksperienca e parë që kam qenë vetëm në çdo sfidë, në çdo ballafaqim. Kur hidhesh në një situatë krejt vetëm, kërkon majtas e djathtas për figura, figura që mund ti përngjajnë motrës, babait dhe nënës tënde. Jam një person që kam arritur të jem vetvetja. Nuk kam sforcuar muhabete, marrëdhënie, situata për hir të lojës.

Raporti me Keisin mbaj mend që nisi me naivitetin më të madh dhe kjo është gjëja më e bukur. Shumë jorealiste në atë moment se thashë nuk kisha fare interes të lidhesha romantikisht, por ja që ndodhi.

Këtu ka qenë Kristi më konfuz, pa fjalë në gojë dhe këtu thashë do dal. Do dal jo të shpëtoj veten, por duhet të dal të shpëtoj babain që erdhi i merakosur, duhet të shpëtoj Keisin dhe vetveten. Jam shumë krenar për mënyrën që kam jetuar këto muaj, për gjërat që kam kaluar këtu. Kur shikoj këto imazhe, mënyrën se si i kam përballuar, jam vërtetë shumë krenar.

Këtë eksperiencë e konsideroj shumë të bukur edhe në atë negativitetin ekstrem që ka pasur për mua këtu brenda. Por ca gjëra shumë të vogla që kanë qenë pozitive si këto momente këtu, i kanë sfomuar atë masën negative që kam kaluar.

Eksperiencë transformuese, seriozisht. Ky momenti me mamanë time kuptova se ca gjëra prekin shumë familjarët që ke jashtë, aty më erdhi shumë keq. Thashë që ok unë i përballoj ca gjëra, çdo gjë që përballon ka edhe koston e vet.

Ka një mama jashtë që e shikon në sy tjetër, shikon fëmijën e vet në situata shumë të vështira. Shumë i luftuar, i kundërshtuar, i kritikuar tërë kohës, për këpucët, për pasione, për gjëra.

Shumica e banorëve janë kritikuar për lojën që bën kurse unë kam pasur një ndjenjë që më kanë sulmuar si person, si njeri. Ti je robotik, nuk je emocional. Kur kthehem mbrapsht për këto imazhe, mund të kisha qenë me emocional. Duhej të kisha reaguar më fort.

Jam i sigurt që jam i vetmi banor që rrugëtimin në Big Brother nuk e shikon si lojë, si eksperiencë, por ka qenë një jetë.

Rrëfimi i Kristit në BB VIP: ‘Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj’ Read More »

Habit aktori i njohur i Portokallisë: Nënës i vinte turp kur vinte në shkollë

Marin Orhanasi ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Se Luan Topi”.

Aktori ka rrëfyer ditën e sotme mbi jetën e tij personale dhe atë profesionale.

“Doja të luaja bilardo të mos bëja mësim. Teatrin e kam nisur për të justifikuar mungesat në shkollë sepse nënës time i vinte turp kur vinte në shkollë dhe shikonte mungesat e mia. Ka qenë një rast kur duhet të bëja një hartim dhe zysha e dinte që unë nuk doja të bëja mësim.

“Shkruaje “ më tha dhe dil pastaj. Tema ishte si i klauat pushimet verore dhe unë kam shkruar vetëm “Mirë faleminderit, si ke qenë ti?”- tha aktori.

Habit aktori i njohur i Portokallisë: Nënës i vinte turp kur vinte në shkollë Read More »

Robert Aliaj shuan kuriozitetin e të gjithëve, tregon arsyen që i lyen thonjtë

Gjatë diskutimit në panelin e ftuar në “Rudina” në Tv Klan për lulen e shqiponjës e cila ka qenë një lloj identiteti në shtëpitë e shumë shqiptarëve, Robert Aliaj sqaroi dy tipare shumë identifikuese të tij. Duke shprehur patriotizmin e tij, Roberti rrëfeu se dy unazat që mban në dorë dhe thonjtë e lyer me të zezë janë lidhja e tij me shqiponjën si një element shqiptar.

Robert Aliaj: Në epokë, unë jam shumë dakord që ne e asociuam në mënyrë direkte edhe nga pikëpamja vizuale dhe e lidhëm pa ndonjë konotacion apo ndonjë ndjesi ancionaliste, nuk ka lidhje fare, thjesht na dukej si shqiponjë dhe e besoj këtë gjë. Pastaj vonë zbuluam që kjo shqiponja kishte një peshë shumë të madhe në historinë e kombit. Unë e lidh me këtë sepse shikoni unë e kam një simbol shumë të rëndësishëm shqiponjën, kam dy unaza të cilat unë… po, dykrenare, bla, bla, e kam marrë shumë si simbolikë.
Rudina Magjistari: I mban gjithmonë me vete ato unaza?

Robert Aliaj: Po këto i mbaj gjithmonë, këto janë prototipe unazash. Unë i mbaj gjithmonë sepse nuk mund të mbaj unazë tjetër, por unë dua të them, ndoshta për herë të parë ose nuk e di në ka rënë rasti, që unë edhe thonjtë i asocioj me shqiponjën, pavarësisht se njerëzit i paragjykojnë thonjtë.
Rudina Magjistari: Nuk e dija, tani po e marr vesh që ti i lyeje të zinj prej ngjyrës së shqiponjës!

Robert Aliaj: Po, por thoi është elementi më shqiptar që mund të imagjinojmë ne dhe ne si bastardë që jemi dhe ne nuk duam asgjë të trashëgojmë nga të parët tanë, shkelim çdo gjë me këmbë dhe e paragjykojmë dhe flasim para kohe.

Rudina Magjistari: Edhe ti mos përgjithëso të gjithë shqiptarët tani, mos thuaj kështu se nuk janë të gjithë shqiptarët ashtu se na tingëlloi rëndë kjo me thënë të drejtën, s’e pranojmë dot. Ka dhe nga ata plot, por nuk jemi të gjithë ashtu.

Robert Aliaj: “Rudina, kam shumë revoltë sepse e kam pasur në kurriz. Gjëja më simbolike e shqiponjës është thoi ku është arma, pse themi shqiponja grabitqare? Ne si shqiptarë, thoin duhet ta kishim patjetër një sport nacional identitar siç kanë skocezët fundin. Edhe ne e kemi fundin, por e paragjykuam dhe e kemi hequr fare nga pazari se nuk e veshim dot, se përndryshe do na quajnë homoseksualë, nuk e di. Unë e vesh për vete por kam hallin e të tjerëve“- tha ai.

Robert Aliaj shuan kuriozitetin e të gjithëve, tregon arsyen që i lyen thonjtë Read More »

Gentian Zenelaj i revoltuar: 14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj, i revoltuar ka komentuar premtimet dhe mënyrën që politikanët po ndjekin në këtë fushatë elektorale.

Ai u shpreh se fushata ka degraduar në vetëm dy fjali, premtime për ritje pagash si dhe tallava, duke lënë anash hallet e vërteta të popullit dhe duke i fyer qytetarët.
Gjithashtu aktori tha se rruga e lagjes së tij prej 14 vitesh ishte në gjendje katastrofike, ndërkohë u desh fushata që ajo të ndërtohej vetëm brenda 24 orëve.

Pjesë nga biseda:
Genti: E kanë nisur me tramvajë me trena, me helikopterë, me aeroporte etj dhe sot fushata ka degraduar në pikën ku thuhet vetëm dy fjali: Vini re!Vini re! Rritje rrogsh me 30%. Titi fut tallavanë, Pra s’ka më, fushatë elektorale fare. Nëse më parë mund tëp remtojë nëj tramvaj, por jepet mne projekt, me shifra, sot ka vetëm dy fjali: Rritje rroge me 30% dhe fut tallavanë.

Donaldi: Po nuk e di sa qëndron kjo që thua ti Gent, sepse populli është i kënaqur duaktroket

Genti: Unë e kuptoj por është pak fyese ta trajtosh popullin si popull tallavaje. 14 vite që jeton të rruga ‘Ndre Mjeda’, 14 vite që më futet balta në shtëpi. Pra kush e njeh rrugën e di si është rruga Ndre Mjeda, Parku i Autobusave është një tmerr i madh. Dhe kam 14 vite që jetoj aty dhe papritur zgjohem një ditë të bukur në mëngjes dhe shikoj që lagjja ime ishte shtruar me asfalt brenda 24 orëve. Para një jave.

Dhe gjëja që më acaron më shumë është kjo, që unë kam 14 vite që jetoj në mes të baltës dhe ti më lë 14 vite të jetoj në mes të baltës për një rrugë që e bën për 24 orë. Pra ti ke 14 vite që më merr taksat kot dhe ti pretendon se unë me këtë të të jap votën, por gjallë në botë s’ta jap. Ajo që ndërtohet për 24 orë do prishet për 24 ditë.

Gentian Zenelaj i revoltuar: 14 vite kam jetuar në baltë, para një jave erdhën më shtruan rrugën Read More »

Balina Bodinaku reagon për herë të parë pas komenteve të Luizit

Balina Bodinaku ishte me Ermal Peçin këtë të diel në programin ‘Më prit në fundjavë’. Edhe pse ajo nuk ishte këtë vit opinioniste në BB VIP nuk i ka shpëtuar dot jehonës së reality show.

Gazetarja i tregoi Ermalit se presionin që po ndjejnë dy opinionistët aktual e ka ende të freskët nga eksperienca e saj e vjetshme duke nënvizuar aspak normale gjuhën që përdoret kundër tyre.

“Opinionet mbeten opinione. Ti duhet ta respektosh, ta dëgjosh. Mund të mos pëlqej por duhet ta respektosh opinionin e dikujt në lidhje me një temë të caktuar”, tha Bodinaku duke shtuar se edhe rastet e dhunës janë të patolerueshme.

A ka pasur momente që nga kolltuku e divani i shtëpisë së saj ajo është revoltuar me ngjarje të programit?
“Gjuha e Luiz Ejllit herët e fundit ka qenë e papranueshme. Po të isha opinioniste aty do ta thota patjeter”, shtoi Balina.

Edhe pse nuk është në karrigen e programit ajo bën shpesh LIVE në Instagram për ecurinë e BBVip. Nuk ndahet dot nga jehona e programit?

“Të gjithë flasin për ta, për ngjarjet aty. Edhe nëse e bëj për audiencë, për ndjekësa nuk shoh asgjë të keqe. Nësë më rriten ndjekësit nga këto LIVE, le të rriten s’ka asgjë të keqe”, përfundoi Bodinaku.

A do të rikthehet edicionin tjetër? Balina duket se nuk mbyll dyer në projektet e saj dhe la të hapur mundësine e rikthimit në spektakël.

Balina Bodinaku reagon për herë të parë pas komenteve të Luizit Read More »

Propozimi i ‘çmendur’ i Qetsorit për Efin: Të jap 50 mijë euro…

Ditët e fundit, Qetsori ka qenë faktor në shtëpi, ku ka patur disa debate me banorët, më së shumti me Efin.

Qetsori u shpreh se ai e ndihmoi Efin që ajo të shkonte në finale dhe se ajo as nuk e falenderoi për mundin e tij. Efi tha se nuk e merr dot seriozisht Qetsorin dhe se i duket sikur çdo gjë që ai thotë, e thotë me humor.

Madje Qetsori i tha Efit të hiqte dorë nga finala dhe ky i fundit do t’i jepte 50 mijë euro.

Efi: Jam shumë e lumtur. Nuk kam çfarë të them.

Qetsori: Efi është në finale, sepse Kiara u tërhoq. Ajo do që gjërat në shtëpi të bëhen siç do ajo. Nuk ka çfarë thotë për gatimin, ushqimin e ka patur gjithmonë gati.

Efi: Pjesa e zërit është tendencoize ndaj Qetsorit. Ndërsa për princeshën, ka ngelur të më thotë vetëm e bukur. Çfarë janë këto tani?

Qetsori: Princeshë nuk është ofendim.

Qetsori: Efi ka ndryshuar sjellje që kur u shpall finaliste. Është më e qetë dhe i ka shmangur disa debate me Luizin. Nuk thotë dot më do iki sot, do iki nesër.

Efi: Unë e kam thënë disa herë, madje Nitës ia kam thënë kur kam debatuar ashpër me opinionistët. Qetsorit nuk ia kam thënë ndonjëherë këtë lloj gjëje. Kam dashur vërtetë të dal.

Nita: Është e vërtetë që kemi ironizuar, por normalisht në ato momente kur Efi nuk ka qenë në gjendje të mirë unë kam qenë këtu pranë dhe e kam parë. Ndonjëherë kam përshtypjen se kur e kundërshtoj Efin, ajo i merr shumë personale. Nuk kam qenë kaq shumë e përfshirë në lojë, por tani jam. I them të mos e marrë personale kur e komentoj lojën e saj.

Luizi: Efi u gëzua tre ose katër herë kur ne u mblodhën te krevati i saj për të bërë muhabet. Ajo nisi të bërtiste kur nuk po ia varte më askush.

Efi: Në fakt, kisha vënë tapa te veshët, nuk është e vërtetë fare që nuk po ma varte askush. Shumë e shëmtuar nga Luizi për mënyrën se si po e komenton.

Luizi: Të thash pra përse e bëre, përse e përsërit.

Efi: Po jo mo Luiz nuk ishte ajo arsyeja. E bukura e gjithë kësaj është që do shihet në vijim.

Kristi: Këta të dy e kanë shumë frikë njëri-tjetrin dhe nuk duan ta faktorizojnë njëri-tjetrin.

Luiz: Efi u mësua që i mblidheshin te koka për katër netë rresht.

Propozimi i ‘çmendur’ i Qetsorit për Efin: Të jap 50 mijë euro… Read More »

Vis Pupa flet për eksperiencën në BB VIP: E ke një lloj presioni…

Elvis Pupa ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, i cili u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” vetëm disa ditë më parë. Ish-banori ka treguar si ishte e gjithë kjo eksperiencë për të dhe si i ka parë banorët e tjerë dhe lojën e tyre.

“Nga jashtë kam parë shumë pak, nuk e ndiqja 24 orë. Aty brenda ishte komplet ndryshe. Ditën e parë u zgjova i pari dhe isha vetëm dhe do bëja rutinën e mëngjesit. Thashë me vete si lahen dhëmbët në kamera. (qesh) E ke një lloj presioni, është përgjegjësi. Pastaj ia morëm dorën. Unë jashtë jam mësuar me jetë shumë të qetë. Të jetosh me 16 veta ishte pak si shumë rrëmujë. U mundova të përshtatesha. Doja që t’i njihja të gjithë që të krijoja marrëdhëniet e mia”, tha aktori i njohur.

I pyetu se si e ka parë Visi lojën e banorëve të tjerë aty brenda, ai u shpreh:

“Ata përfitonin tek pjesa e lojës, ‘në kuadër të lojës’. Shumica e situatave sa vinin e nuk ishin më reale. Meqë nuk pati më penalizime, secili vazhdoi me atë të vetën. Unë u futa për të qenë real. Ishte një lloj sfide që të dilje po i njëjti. Sa i përket impaktit do ta krahasoja me Portokallinë kur dola në fillim në vitin 2004. Çdo gjë në jetën time ia kam arritur pa bërtitur kot, pa bërë debate kot. Tematikat kryesore ishin nominimet dhe eliminimet. Që për mua ishte e panevojshme. Diskutuam tematike të ndryshme, patëm argumentime. Sa i përket nominimeve mu duk kot që ta diskutoja dhe nuk kisha pse të ndërhyrja, plus që ishte edhe kundër rregullave. Kur u bë fakt i kryer pastaj, nëse ti flisje për tematika të tjera nuk kishin interes dhe iknin. Më ka bërë përshtypje që disa njerëz aty me background-e të tjera nuk flisnin për eksperiencat e tyre, por vetëm për atë që po ndodhte aty”.

Vis Pupa flet për eksperiencën në BB VIP: E ke një lloj presioni… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com