Intervista

‘Rruga e Kombit’ nga e hëna me pagesë, analisti: Kuksianët t’i përgjigjen Ramës me këngën e Celentanos

Nga dita e hënë, rikthehet tarifa për çdo kalim në “Rrugën e Kombit”.

Nga ky tarifim, preken edhe banorët e Kukësit, një nga qarqet më të varfra në vend. Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj tregon në një intervistë për politiko.al se si ndikon  ky vendim në jetesën e banorëve të Kukësit, apo edhe vizitorëve nga Kosova.

Ndër të tjera, Gjekmarkaj thotë se opozita duhet të jetë në vijën e parë të reagimit lidhur me këtë taksim të shqiptarëve, e veçanërisht kuksianëve, pa u kompleksuar aspak.

Të hënën koncensionari i ‘Rrugës së Kombit’ ul traun dhe fillon pagesat. Si e ndikon ky vendim në jetesën e banorëve të Kukësit, por edhe vizitorëve nga Kosova?

Trau  ndan  surrealizmin e qeverisë me realitetin e  Kuksianve, Mirditorve, Kosovarve  dhe të gjithë atyre  shqiptarëve që për hall apo për qejf detyrohen  të ecin mbi  atë rrugë! Ajo është rruga e vetme, jo ajo e sloganit elektoral që predikonte kryeministri Edi Rama, e cila premtonte selametin teksa po ju bën peshqesh zonave më të varfra të vendit ‘Traun e xhelepit!’.  Për rrugën e vetme në asnjë vend të Europës nuk ka taksa. Një mijë lek të vjetra për kalim që ndokush i le apo nga kopracia nuk i le bakshish në kafet e Tiranës i shkakton  buzagaz, për ata banorë janë shumë, janë të varfër, të papunë. Për tej ndjeshmërisë sociale kemi të bëjmë me një padrejtësi,  e cila shndërrohet në bamirësi klienteliste. Kur rruga u përurua  u trumbetua si akti me integrues ndërmjet shqiptarëve këndej e andej kufirit.  Ishte gjëja e duhur për atë që kishte munguar më shumë. Tani për ta, taksa 10 euro është një barrierë e re, një represion i ri që të kujton kohët e vjetra, kur ata që iknin për t’i shpëtuar regjimit të Titos i fusnim në burg, tani u fusim dorën në xhep për t’i grabitur dhe të huajsuar nga shteti amë !

Xhelepi i Rilindjes ndikon keq për të gjithë.  Të jemi realistë, që një rrugë e tillë ka nevojë për mirëmbajtje e për atë duhen para. I ftojmë lexuesit te meditojmë pak për milionat me euro që u dhanë për koncensionet në mjekësi ose për ato në rrugët fushore tani ? Do të mjaftonin për shumë vjet mirëmbajtje?

Ju keni shkruar për protestën e fortë të kuksianëve, a do te kemi një reagim tjetër të tyre dhe a duhet mbështetur nga shoqëria civile dhe opozita?

Po, kam shkruar dhe kam qenë në krahun e tyre. Pas pesë vitesh propagande protesta e tyre ishte ftesë për të zbritur në realitet. Ishte një protestë emancipuese e cila e trembi arrogancën e qeverisë. Por siç shohim, pas trembjes erdhi hilja e re ! Shoqëria civile duket një term gati romantik dhe iluzionist por në fakt tek mbrojtja e godinës së teatrit u temporua një bërthamë modeste e saj. Natyrisht çka mbetet prej fosileve te saj e pa kapur nga politika ka detyrimin etik të reagojë.  Ndërsa opozita ka të gjitha llojet e detyrimeve dhe interesave për reagim, nga  ato politike e elektorale tek sintonizmi me një kauzë të drejtë e cila I jep kredo morale gjë që ka fort nevojë pas shumë tulatjesh. Po opozita duhet të jetë në vijën e parë të protestës pa u kompleksuar aspak !  Të reagosh kundër  grabitjes duket si gjë e madhe por në fakt është minimum qytetar për vendet e lira.

Koncensionari i ka ‘mbytur’ në reklamë televizionet duke neutralizuar kështu rezistencën mediatike, a shpjegon kjo një përgjumje që ka në raport me përpjekjen e dytë për tarifim të udhëtarëve apo është ulja e çmimit nga koncensionari?

Po,  kjo e shpjegon fort mirë ! Ajo që nuk u kapërdi si uthull, po serviret si ëmbëlsirë por siç thotë një këngë e Celentanos “dolce con fondo amaro che’ non manggi piu’” ëmbëlsire me fund të hidhur që nuk e ha më !  Qeveria i ka krahët e ngrohtë në propaganda dhe ajo është bujare dhe nënë e dashur për klientët e vet tahmaqarë. Edhe kuksianet duhet t’i përgjigjen po me Celentanon, por nga e kundërta t’i thonë Ramës “ti penso e’ cambia il mondo- të mendoj e ndryshon bota” dhe të dalin dhe traun ta cojnë në muzeumin e Rilindjes.

‘Rruga e Kombit’ nga e hëna me pagesë, analisti: Kuksianët t’i përgjigjen Ramës me këngën e Celentanos Read More »

Tufa eurosh për një lëvdat! A u pagua Stresi nga Ilir Meta për këtë ‘dashuri të zjarrtë’?!

“Për mu është një super super president. I nderuar president ka dhunti të mira është shumë fisnik. E them me bindje të plotë që ai është një njeri hyjnor, është waw. Unë gëzoj shumë respekt për të”, tha Stresi.

Një ‘dashuri’ e tillë për Ilir Metën, të cilit po i ngushtohet gjithnjë e më shumë laku i Vettingut, nuk pritej nga reperi i njohur, që e duan shumë shqiptarë, por që padyshim pas kësaj deklarate do të humbasë gjithë urrejtësit e Presidentit. Për një këngëtar numri i fansave është gjëja më e rëndësishme, që janë ata janë në luftë të hapur se kush ka më shumë fansa, ndaj dhe diçka shumë e fortë duhet ta ketë shtyrë patjetër Stresin të bëjë këtë deklaratë dhe këtë vlerësim maksimal për Metën.

Dhe në fakt ne nuk e dimë pse gjithë kjo simpati e vrullshme dhe e zjarrtë e Stresit për politikanin më kriminel dhe më të korruptuar të gjithë piramidës politike, por nuk përjashtohet mundësia që reperi të ketë marrë ndonjë ‘dorë të ngrohtë’ nga Presidenti.

Ky i fundit është pushtuar nga ankthi dhe paniku kohët e fundit, teksa po i afrohet fundi dhe po e pret burgu, dhe po shfrytëzon çdo lloj mundësie t’i shpëtojë burgut, një ‘grusht euro’ për Stresin nuk do t’i kishte asgjë vetëm që të përmirësohet pak imazhi i tij në opinionin publik. Megjithatë, ne nuk e dimë dhe urojmë që reperi ynë i dashur të mos ketë rënë pre e intrigave të Presidentit./Pamfleti

Tufa eurosh për një lëvdat! A u pagua Stresi nga Ilir Meta për këtë ‘dashuri të zjarrtë’?! Read More »

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka gënjyer mbrëmjen e kaluar qytetarët shqiptarë, teksa i shihte në sy. Duke folur për herë të parë për propozimin e Lulzim Bashës për Vetting në politikë, Berisha tha se është i gatshëm të hetohet nga të huajt për të vërë Vettingun.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga vettingu në politikë, ish-Kryeministri mohoi diçka të tillë.

Në fakt, të gjithë e dimë se Sali Berisha është politikani që i frikësohet më së shumti Vettingut, pasi mban mbi supe një sërë veprash kriminale dhe mund të cilësohet pa frikë si njeriu që shkatërroi Shqipërinë dhe krimineli më i madh, që ju ka pirë gjakun shqiptarëve.

Berisha është politikani i parë që do të bëhet ‘kurban’ i Vettingut dhe që pas këtij procesi do të kalbet në burg.

Gënjeshtra e madhe e Sali Berishës, frika nga Vettingu i ‘errëson’ sytë dhe mendjen ish-kryeministrit Read More »

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi…

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, ku ndër të tjera ka folur edhe për masakrën e Selenicës, ku mbetën të vrarë 8 vetë. Berisha tha se ka dashur t’i shkruajë një letër bashkëshortes së kryeministrit, Linda Ramës.

Por sapo nisi nisi të flasë për bashkëshorten e Ramës, analistët nuk e kanë lejuar, duke i thënë se nuk duhet të merret me gratë.

Debati në studio:

Sali Berisha: Po ju them haptaz këtu, kam dashur t’i shkruaj Linda Ramës, por thashë po merret për ashtu, se Rama më ka hedhur njëher në gjyq (I referohet padisë që i ka bërë kryeministri Rama në vitin 2009 për shpifje), një shënim me i thënë: Zonjë e nderuar…

Lorenc Vangjeli: Zoti Berisha mos u merrni me gratë të lutem!

Sali Berisha: Tani nuk merrem me gratë, të nderuara thashë…

Lorenc Vangjeli: Mos u merrni me gratë!

Sali Berisha: E kuptoj respektin tuaj, thashë të nderuara dhe po them prapë të nderuara, por nëqoftëse burri i shtëpisë nuk gjen shpirt dhe zemër për të ngushëlluar një familje që rreshton 8 viktima, gjë më të paimagjinueshme nuk ka. Vetëm për kaq do ta do ta tërhiqin zvarrë në çdo komb të qytetëruar, përveç se në Shqipëri.

Berisha: Doja t’i shkruaja Linda Ramës, zonjë i thoni atij burri që keni në shtëpi… Read More »

Lideri i botës por Rama nuk flet dot për Kosovën: Është e paudhë që…

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë rreth idesë së hedhur për rishikim të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Por i ashtuquajturi lider i botës nuk ka pranuar të vendoset në njerin kah per tq mos marrë asnjë kosto përsipër.

Rama ka folur në emisionin “Open” në Top Channel, por nuk ka thënë asgjë për debatin e shkëmbimit të territoreve, midis Kosovës dhe Serbisë. Rama i është shmangur një sqarimi të sinqertë, për qëndrimin e tij, publik e zyrtar, duke zgjedhur të tentojë vetëpërjashtimin.

I pyetur nga Eni Vasili se përse ka zgjedhur të heshtë, kur të gjithë kanë folur, Rama u justifikua se, “I takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës”.

Rama u shpreh se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar, vijoi ai qëndrimin me fraza të përgjithshme.

“Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik. Ai u shpreh se liderët në Kosovë nuk po e bëjnë këtë aktualisht.

“Duhet të bëjmë një diskutim të brendshëm strategjik dhe këtë duhet ta bëjnë ata që e drejtojnë Kosovën. Dhe këtë nuk po e shoh që ata ta bëjnë. Shqiptarët duhet të diskutojnë si burra të kuvendit dhe jo hidh e prit në televizion vetëm për t’u konfliktuar. Ne kemi humbur sepse nuk kemi ditur si të sillemi me historinë”, artikuloi vërejtjen e tij, në mungesë të një qëndrimi, Edi Rama.

Lideri i botës por Rama nuk flet dot për Kosovën: Është e paudhë që… Read More »

Zgjidhen ‘nyjat’, Berisha shkon në “Opinion” pas 5 vitesh, Fevziu e nxjerr nga balta

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në emisioni ‘Opinion’ përball 4 gazetarëve dhe drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu.

Që në fillim të emisioni Fevziu ka shpalosur të gjitha çështjet e intervistës për të cilat do të flas ish kryeministri.

Por i ftuar në panelin e gazetarëve gazetari Andi Bejtja ka përfituar të marr fjalën i pari duke ju drejtuar Berishës me një pyetje për rikthimin e tij pas 5 vitesh në Opinion.

Ja biseda e plotë
Bejtja: Para se të fillojmë intervistën kemi një lajm tjetër që i intereson publikut.

Fevziu: Çfarë lajmi?

Bejtja: Zoti Berisha ka 5 vite që nuk ka qenë në këtë emision dhe është rikthyer…

Fevziu: Ta thotë në fund.

Bejtja: Rikthimi është se keni ndryshuar ju apo ka ndryshuar Fevziu?

Fevziu: Hajde se e marr unë ndryshimin Bejtja, nuk është ky problemi. por duhet të fokusohemi tek çështja e Kosovës se aty është pikëpyetja

Zgjidhen ‘nyjat’, Berisha shkon në “Opinion” pas 5 vitesh, Fevziu e nxjerr nga balta Read More »

Gazetari Enrik Mehmeti tregon arsyen pse ndodhi tragjedia e Selenicës (Video)

Gazetari Enrik Mehmeti, të mërkurën, tregoi se masakra me armë zjarri në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, ndodhi me shumë gjasa pas sherrit për pulat mes Ritvan Zykajt dhe kushërinjve të tij.Ngjarja ka çuar drejt konfliktit çka ka sjellë edhe tragjedinë. I riu ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë.Mehmeti tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se Ritvan Zykaj është akuzuar nga të afërmit e tij edhe për një vjedhje tjetër 4 vite më parë, specifikisht për vjedhjen e katër pulave të detit.Sipas gazetarit, Zykaj është arrestuar kohë më parë edhe në Greqi për të njëjtën akuzë.Më tej, Mehmeti rrëfei se Ritvan Zykaj nuk ka shfaqur pendesë në lidhje me aktin e kryer, ndërsa është pyetur nga policia ka thënë se të njëjtën ngjarje mund t’a përsëriste edhe njëherë tjetër.

“Unë e kam parë në sallën e gjyqit, i kam folur, por ai nuk jepte asnjë reagim”,-tha Mehmeti.

Tetë persona, anëtarë të një familje, u qëlluan për vdekje duke regjistruar kështu ngjarjen më të rëndë kriminale në vendin tonë.Dy nga viktimat janë fëmijë të moshës 15 dhe 8-vjeç si dhe tre gra. Emrat e viktimave janë Demir Zykaj, Besim Zykaj, Azem Zykaj, Perri Zykaj, Vasilika Zykaj, Afërdita Zykaj, Sara Zykaj (15 vjeçe) dhe Ledion Zykaj (8 vjeç).

Gazetari Enrik Mehmeti tregon arsyen pse ndodhi tragjedia e Selenicës (Video) Read More »

Historia e pabesueshme që u zbulua nga murgeshat, gjyshi tregon si e mësoi krimin e ish-dhëndrrit

E solli në jetë për t’i falur dashuri, por abuzoi me të në mënyrë më monstruoze. Bëhet fjalë për Qirjako Nakucin, i cili për 16 vite me rradhë abuzoi seksualisht me të bijën, që në moshë të mitur.

Por historinë e abuzimit të vajzës nga ai që e solli në jetë është gjyshi i të resë, 81-vjeçari me inicialet M.SH. Ky i fundit pohoi se ngjarjen e rëndë e kishte mësuar nga televizori, ndërsa shtoi se nuk kishte qenë në dijeni të abuzimit.

Po ashtu i moshuari tha mes lotësh se nuk e kishte takuar vajzën, pasi ajo ishte në mbrojtje nga policia. Teksa i rikthehet pas historisë së martesës së vajzës së tij me ish-dhëndrin, i moshuari tregon se 61-vjeçari nuk kishte qenë kurrë i përgjegjshëm. Ai tha se pasi kishte përzënë dy fëmijët tek ish-gruaja, kishte mbajtur vetëm të madhen.

“Ngjarjen e mësova përmes televizorit. Jam akoma i shqetësuar dhe se kam marrë veten. (qan) E kuptova direkt që bëhej fjalë për mbesën time. Nuk e di se ku ndodhet mbesa ime. Di që e ka marrë në mbrojtjeje policia. Të tre fëmijët gjykata ia dha vajzës. Ky për të përfituar shtëpinë, i doli vajzës tek Stadiumi ‘Dinamo’ dhe e rrahu dhe i mori vajzën. Më pas i mori fëmijët që të përfitonte dhe shtëpi. Sa arriti këtë qëllim, dy fëmijët e tjerë i përzuri, dhe mbajti vajzën e madhe, se ajo i interesonte. Ai ia mori fëmijët me zor. Shkoi vajza që ta merrte gocën, dhe ai nuk ia dha. Në atë kohë vajza ka qenë 12-13 vjeçe. Vajza nuk vinte tek nëna, se nuk e linte. Gruaja ime ua çonte ushqimin tek banesa. Ajo i takonte fshehurazi motrën dhe vëllain, por nënën jo. Vajza ime e ka takuar fshehurazi çupën e saj. Para ca vitesh vajza e ka denoncuar në polici atë. Ai ishte i pasjellshëm dhe sillej keq me vajzën time. Ai vidhte dhe merrej me poshtërsira. Më kapi një njeri dhe më tha; më ka marrë dhëndri jot 18 mijë lekë. Ia dhashë unë lekët. S’jemi marrë kurrë vesh me të. Ushqimet ia çonim ne gati vajzës, se ai nuk u siguronte asgjë. Vajza ime kur e mori vesh u shqetësua shumë. Ajo tentoi të takonte vajzën, por ajo rri tek murgeshat. Mbesa ime kishte shoqëri vetëm me të atin. Dilnin dhe në orë të vona, madje dhe kur takoheshim në rrugë, s’më flisnin. Ajo rrinte në shtëpi, nuk punonte, rrinte nën kontrollin e tij”, tha i moshuari.

Për 16 vite me radhë ajo heshti, por një ditë u gjend e dobët dhe tregoi historinë e saj të makthit. 61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që bëri e bija. Abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe. Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain. Qirjako Nakuçi, u divorcua me gruan në vitin 2002 dhe nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia, ndërsa fëmijët ai ia mori me forcë.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai 61-vjecar. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

61-vjeçari që u arrestua mëngjesin e 30 gushtit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Pasi ka pranuar incestin në moshë madhore me vajzën, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

Historia e pabesueshme që u zbulua nga murgeshat, gjyshi tregon si e mësoi krimin e ish-dhëndrrit Read More »