Intervista

Eli Fara rrëfen vështirësit në jetë: “Nuk kisha bukë të haja”

Ajo është pa diskutim një nga emrat më të njohur të muzikës popullore qytetare, një zë i veçantë që u jep tjetër ngjyrë serenatave korçare, me të cilat është rritur dhe edukuar që fëmijë, një timbër i pangatërrueshëm me askënd tjetër. Dhe kur thua Eli Fara, zëre se i ke thënë të gjitha. Këngëtarja aq shumë e dashur për publikun, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, është prej shumë vitesh pjesë e skenës sonë, por shumë pak gjëra dimë për të. E ftuar në ‘’Thumb’’ Eli ka folur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, të cilin nuk e ka ndarë kurrë me askënd, madje as me prindërit. Duket e vështirë për t’u besuar, por pyetjes ”Cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës”, këngëtarja iu përgjigj varfëria. “Në fillim të viteve ‘90, kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ne jemi brezi që e kemi nisur gjithçka nga zero. Unë mund të mos kisha edhe bukë të haja dhe nuk e merrte vesh askush. Mbaj mend që edhe kur shkoja te babi, ai më pyeste ‘ke nevojë për gjë, të duhet gjë, të duhen lekë?” Unë mund të isha pa asnjë kokërr leku në xhep, por i thosha ‘jo, kam’”.

“Po, kur e kujtoj sot, ndihem shumë krenare, sepse njeriu duhet të ketë karakter”,- shton më tej Eli Fara.

Eli Fara rrëfen vështirësit në jetë: “Nuk kisha bukë të haja” Read More »

Duka mohon largimin e Panuccit

“Drejtues të Romës kanë nisur kontaktet me Christian Panuccin”, ky ishte lajmi i bujshëm nga mediat italiane që po përflasin një largim të teknikut italian nga Kombëtarja shqiptare.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për të vërtetën që qëndron pas këtij lajmi.

Raportohet se ka pasur telefonatë nga Roma për Panuccin…

“Nuk e kam lexuar. Mund të jetë ndonjë “lajm i rremë”, mund të jetë e vërtetë ndonjë telefonatë. Por, besoj se nuk ndodh që një trajner profesionist si Panucci që të bëjë biseda të tjera në një kohë që është trajner i Shqipërisë. Nuk mund të komentoj. Mund t’ju them me bindjen timen që Panucci dhe të gjithë ata që janë profesionistë, të bëjnë negociata për kontrata ndërkohë që janë nën kontratë”, tha Duka.

Duka mohon largimin e Panuccit Read More »

Rrëfimi i punëtorit të lëndëve narkotike:”Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj”

Përmes dëshmive, bisedimeve dhe intervistave brenda në fshatin e Lazaratit, sillet në vëmendje se çfarë ndodhte brenda këtij fshati, gjatë viteve ku ky fshat u pushtua nga mbjellja dhe kultivimi i Hashashit.

Top Story bisedoi me një ish-punëtor në arat e hashashit, i cili në atë kohë vinte që nga larg për të punuar në Lazarat.

“Një familje, të jemi realist për këto gjëra, mbillej shumë pak, nga 2000 deri në 6 mijë – 7 mijë rrënjë. Gjëra të vogla, kuptohet”, -tha ish-punëtori.

Gjatë atyre viteve Lazarati punësonte me mijëra punëtorë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ata ishin sezonalë që vinin në fshat që kur mbillej hashashi, e deri sa dilte për shitje.

“Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj. Fillonte që nga moment i mbjelljes e deri tek vjelja e hashashit. Puna qe shumë intensive natë edhe ditë. Hahej aty, pihej aty, dhe gatuanin të zotët e shtëpisë. Fjetja qe e garantuar, nga punëdhënësit. Flinin në mënyrë praktike si marinarët në ushtri. Dy nga dy tre nga tre në kapanone të mëdha. Fillonte transporti nga ora 4 e mëngjesit dhe nuk kishte fillim e fund ajo punë. 20 furgona venin e 20 vinin. Lekët që fitonin, I hidhnin dhe shpenzonin duke hapur kazino dhe lloto”, -rrëfeu ish-punëtori.

Kjo lloj industrie e paligjshme, gjeneroi të ardhura në fshat dhe e nxori atë nga varfëria e thellë, e trashëguar që nga koha e sistemit komunist.

“Faktikisht fshatarët morën të ardhura, dhe bënë disa punë, dikush bëri shtëpi, dikush me një kat, dikush e bëri me dy kate. Pati edhe një farë qarkullim leku në qytetin e Gjirokastrës për blerje materialesh, por fitimet më të mëdha i kishin bosët, ata që e sollën aty dhe që e drejtonin atë biznes, të cilët nuk ishin nga Lazarati”, rrëfeu Islam Buçi.

Rrëfimi i punëtorit të lëndëve narkotike:”Diskutohej që në një shtëpi të kishte të paktën mbi 70 punëtorë. Gra, plaka, të rinj” Read More »

Vlorë – Gazetarja bën deklaratën e fortë: Familjarët donin të flisnin, por…

Në emisionin Open në Top Channel po diskutohet për të zhdukurit e Vlorës. Gazetarja e Top Story, Lindita Çela tregoi eksperiencën e saj dhe atë që pa e bisedoi në Vlorë me familjarë të të zhdukurve. Ajo tregoi se nuk qe aq e lehtë për t’u marrë intervista të afërmve pasi presioni ndaj tyre nuk ishte i pakët.

“Unë kam qëndruar më shumë se një javë në Vlorë. Ne jemi gazetarë dhe e dimë shumë mirë që mes dëshmive dhe të dhënit nëpërmjet pamjeve ka ndryshim. Dalja në televizion është sensitive, është e sikletshme për këdo që nuk është person publik, jo më për persona që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, gjë që s’është e re në Vlorë.

Situata është ndryshe në këtë rast. Gjëja e parë që më ka bërë përshtypje është që njerëzit nuk dilnin darkave pas orës 20:00. Vlora ishte bosh, të imagjinosh që ne ishim aty dy javët e para të nëntorit, ku nuk bënte as shumë ftohtë.

Dëshmitë ka qenë shumë e vështirë, pasi i kam gjetur dhe kanë ndërruar mendjen pasi i marrin në telefon dhe u thonë mos flisni. Kanë qenë dy raste të tilla që nuk kanë folur nga presioni. Këta persona janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike”, u shpreh gazetarja.

Vlorë – Gazetarja bën deklaratën e fortë: Familjarët donin të flisnin, por… Read More »

I humbur prej 22 vitesh/ Motra kërkon vëllain: Do të çoj në fund amanetin e prindërve

Në emisionin e sotëm në “Pa gjurmë” është prezantuar historia e Edmond Vladimir Kananaj të lindur në vitin 1977, në fshatin Armen të Vlorës.

Djali i vetëm i Vladimir dhe Kristina Kananaj, emigroi për herë të parë në vitin 1991 drejt Greqisë. Vendosur fillimisht në Krofuz dhe më pas në Pire. Në Greqi njihej me emrin Vasil Leonidha Prifti. Edmondi kontaktonte gjithnjë në telefon me familjarët, ndërsa një herë në cdo dy vjet ishte në Shqipëri për pushime.


Edmond Vladimir Kananaj
Për herë të fundit në Shqipëri ka qenë më 25 mars të vitit 1997 për tu kthyer përsëri në Greqi më 2 prill 1997, në Pire. Prej andej njofton familjarët se kishte mbërritur shëndoshë e mirë. Biseda e fundit telefonike e Edmondit me familjarët ka qenë më datë 8 korrik të vitit 1997, nga Pireu.

Njihej si djalë i qetë dhe punëtor, ndërsa asnjëherë në dijeninë e familjarëve nuk kishte konflikt me askënd. Sot, pas kaq vitesh nëna dhe babai i Edmondit kanë ndërruar jetë, duke u larguar nga kjo botë me pengun e përjetshëm, të zhdukjes së Edmondit.

Motra është ajo, e vetmja që kërkon të dijë fatin e të vëllait. Silvana nga kontinenti tjetër Amerika kërkon Edmondin…

“Vëllanë e mbaj mend shumë pak. Kanë kaluar 22 vjet. Ishte shumë I dashur dhe askujt nuk ia priste mendja që ai t’i shkëpuste kontaktet në atë mënyrë.

Në Greqi mbante emrin Vasil Leonidha Prifti, ndërsa pronari është shprehur se ai ka lënë të gjitha dekumentat dhe është zhdukur. Kontaktuam me miqtë e tij, unë kam bërë bërë edhe hetime private. Por skam arritur asgjë. Duhet të çoj deri në fund amanetin e prindërve,”-tha Silvana.

Menjëherë pas prezantimit të rastit në studio vjen një telefonatë nga një person, i cili pretendon se e njeh Edmondin.

Miku i Edmondit: ‘Punon në Angli dhe hiqet sikur është nga Tepelena. Fle në një makinë, është beqar. 99.9% është kjo fytyrë. Kam punuar me të para tre vitesh. Kam punuar mbi katër muaj me të. Nuk tregonte asgjë vetëm se ishte nga Tepelena dhe origjinën e kishte nga Vlora. Kishte vendosur një emër anglez por nuk më kujtohet’.

I humbur prej 22 vitesh/ Motra kërkon vëllain: Do të çoj në fund amanetin e prindërve Read More »

Vlorë – Top Story, dokumentari i plotë që zbërtheu një seri ngjarjesh kriminale

Një emision politiko-investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel – 28.11.2018 Top Story nëpërmjet intervistave ekskluzive dhe dokumentave zyrtare, rrëfen fatin e të zhdukurve nga droga në qytetin e Vlorës dhe dokumenton numrin dhe rastet e të zhdukurve në Vlorë që nga viti 2015, pjesa më e madhe e të cilëve, janë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike.

Nëpërmjet dëshmive ekskluzive, Top Story dëshmon se si u kryen rrëmbimet në mes të qytetit, ngjarje këto që kanë tronditur Vlorën, por që nuk kanë pasur vëmendjen e duhur nga autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve. Në dëshmitë ekskluzive rrëfehet implikimi i drejtuesve të lartë të shtetit, si dhe pagesat që janë kryer për skafistët që kanë marrë përsipër trafikimin e lëndëve narkotike në Itali. Përtej shifrave marramendëse, dhe përfitimeve që kanë patur drejtuesit e grupeve kriminale, Top Story dokumenton se viktimat e këtij rrjeti, janë në mëshirë të fatit dhe në kushtet ekstreme të varfërisë.

Vlorë – Top Story, dokumentari i plotë që zbërtheu një seri ngjarjesh kriminale Read More »

“10 Shqiponjat e Tërbaçit”, grupi i vetëm i grave që këndojnë iso polifoni

Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët anekënd botës, sepse sot festojmë 106-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Dhe në kuadër të kësaj dite në studion e “Rudina” ishin të ftuara “10 Shqiponjat e Tërbaçit” dhe Albert Habazaj, bibliograf, poet, studiues i Etnologjisë dhe Folkorit.

Ato janë 10 gra, 8 prej të cilave janë bija të fshatit Tërbaç të Vlorës, ndërsa 2 të tjera janë nuse në këtë fshat. Ato janë bashkuar para 2 vitesh për të formuar një grup polifonik, të cilin e kanë quajtur “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Të gjitha ato janë nëna, madje disa prej tyre dhe gjyshe dhe kanë vendosur të rizgjojnë traditën e hershme të këngës labe të grave tërbaçiote. Ky grup i polifonisë femërore labe sot është unikal.

Shpresa Kapo Çelaj, Liri Gaçe Shkurtaj, Vito Shiroku Vera, Evgjeni Habili Seferi, Liljana Rrapaj Kapo, Antoneta Goxho Mehmeti, Hava Çelaj Muçaj, Lavdie Goxho Xhaka, Meme Ribaj Habazaj dhe Fatmira Hodo Skëndaj ishin anëtaret e grupit, të cilat gjatë emisionit rrëfyen historinë e krijimit të grupit.

“Kemi qenë në klasë të 3-të kur ka nisur historia e krijimit të grupit. Kam qenë bashkë me Lirien dhe Albertin në një klasë. Rapsodi i Tërbaçit zgjodhi zërat më të mirë që quhej “Fatosat e Tërbaçit”. Kështu nisi, edhe në gjimnaz krijuam një tjetër grup. Por më pas u shkëputëm për disa kohë, sepse secili nga ne mori drejtime të tjera në shkollë. Më vonë e diskutuam dhe bëmë një thirrje dhe të gjitha anëtaret e grupit që janë sot ishin të gatshme për t’u bërë pjesë. Rezultuam mirë”, tha Shpresa Kapo Çelaj.

Ndërkohë Meme Ribaj Habazaj shtoi: “Tërbaçi është një fshat plot me ngjyra, me të gjithë ngjyrat e jetës. Është i bukur jo vetëm në natyrë, por edhe në njerëz dhe kjo na ka bërë ne që t’i bashkohemi grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit”./tvklan.al

“10 Shqiponjat e Tërbaçit”, grupi i vetëm i grave që këndojnë iso polifoni Read More »

Gruaja: Burri s’flinte me mua, i gjeta foto e letrën e tjetrës. Ai donte të më fuste …

Divorci dhe pasojat e tij shpesh herë nuk kanë të sosur. Historia e 36-vjeçares nga Korça e rrëfyer në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ të Evis Ahmetit në News24 ngjan me një odise gjyqesh që ende s’ka marrë fund.

Ajo u martua e re në moshën 17 vjeçare. Bashkimi në martesë u bë nëpërmjet mblesërisë. Nga kjo lidhje lindën dy fëmijë, por edhe ardhja e tyre në jetë nuk e mbajti dot të lidhur çiftin. Pas 14 vitesh martesë, në 2017 ndodhi divorci.

Fillimisht gjykata vendosi që fëmijët të ishin në ngarkim të nënës, por ish bashkëshorti nuk e pranoi këtë vendim, ai mori djalin dhe hapi sërish gjyq. Në shkelje totale me ligjin nëna nuk kujdesej dot për të birin edhe pse gjykata fillimisht i dha asaj kujdestarinë. Pas shumë peripecish po kjo gjykatë ja hoqi të drejtën e kujdestarisë nënës dhe ja dha ish bashkëshortit. Fëmijët u ndanë vajza 14-vjece me të ëmën dhe djali 11 vjeç më babain. Aktualisht sërish nëna kërkon të drejtën e saj pasi ish bashkëshorti refuzon takimet që ajo ka me të birin, raporton BalkanWeb.

Gruaja tregon se ish bashkëshorti jetonte në Greqi dhe ishte i ftohtë, ndërsa ish bashkëshorti në një lidhje telefonike shprehet se nuk është e vërtetë që ai nuk e lejon të takojë djalin dhe ata janë divorcuar pasi ish bashkëshortja e tij donte të jetonte në qytet dhe jo në fshat.

Gruaja:

Ai jetonte në Greqi dhe unë me vjehrrën dhe vjehrrin në fshat. Nuk flisnin mirë për mua. Kemi qëndruar 14 vite të martuar. Ai ka jetuar në Greqi dhe vinte rrallë. Punonim punë fshati në Korçë. Ai sillte para, por ato i merrte nëna e tij. Lumturia ime më e madhe në këto 14 vite kanë pasur vetëm lindjen e dy fëmijëve. Na ndau largësia. Edhe kur vinte këtu rrinte shumë larg. Nuk më merrte njëherë për kafe. Kur unë kisha kërkesa ndaj burrit tim, ai thoshte është mamaja dhe merru vesh me të.
Ka qenë një marrëdhënie e ftohtë. Për 6 vite ishim të ndarë në dhoma. I pari drejt gjykatës për divorc shkoi ish bashkëshorti. Ai më thoshte ik nga shtëpia. Justifikimi i tij ishte se unë isha xheloze dhe nuk i respektoja prindërit, por kjo nuk është e vërtetë. I kam gjetur një letër dashurie dhe një fotografi të një vajze kur erdhi nga Greqia dhe këtë nuk durova më dhe u ndamë. Ai nuk më lejon të takoj djalin tim.

Ish bashkëshorti:

Zonja donte të ikte në qytet dhe nuk donte të jetonte në fshat. Zonja ka fjetur me mua dhe nuk ka qenë në dhoma të veçanta siç pretendon. Unë kam kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve. Unë nuk e pengoj të takojë djalin se është 11 vjeç sot. Zonja është munduar me çdo gjë të më fusë në burg./BW

Gruaja: Burri s’flinte me mua, i gjeta foto e letrën e tjetrës. Ai donte të më fuste … Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com