Intervista

Ka humbur dy prindërit/ Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Tani mund të këndosh’ tek E Diela Shqiptare.

Ajo ka folur hapur dhe pa doreza për jetën e saj private dhe profesionale. Rozana është shprehur për prindërit se ajo e ndjen që nuk i ka humbur ende, ata janë aty brenda saj.

Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po vuan shumë, nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëherë do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.

Ardit Gjebrea: Si të ka ndryshuar humbja e tyre?

Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim. Në një moment të mungon edhe një supë e ngrohtë në shtëpi kur kthehesh. Sa më shijonte ajo supa edhe pse mami e kishte bërë dy ditë para, e kishte ngrohur, i kishte hedhur dhe ndonjë bizele që kishte tepruar nga gjella e djeshme dhe unë e shijoja me një dashuri të pafund sepse e kishte bërë nëna ime.

Këto janë ato detaje të vogla që bëjnë diferencën. Shpesh herë shtëpia ime ka qenë e errët sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës për të marrë atë gëzimin e madh. Ka qenë e vështirë, por falenderoj Zotin që i kisha mamin për 27 vjet me mua dhe babin për 23. Ka qenë privilegj që jam vajza e tyre.

Ardit Gjebrea: Ti je goca e mamit apo e babit?

Rozana Radi: Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem goca e babit, por nëse do më pyesje se kë do zbrisja në tokë, do thosha nënën, por që do mbetem gjithmonë vajza e babait. /tvklan.al

Ka humbur dy prindërit/ Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim Read More »

Aktorja e njohur shqiptare tregon momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi përveç karrierës së saj, ka treguar edhe momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.

Në vitin 2012 ajo tha se ka kaluar një ngjarje shumë të rëndë.

Aktores i është dashur të operohej menjëherë pasi u ekzaminua me tumor në kokë.

Gjëja më e frikshme, – rrëfen ajo, – ishte nëse do dilte gjallë nga ai operacion apo jo.

Adriana ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, teksa ka rrëfyer për publikun përjetimet e saj trishtuese dhe plot frikë.

Ajo ka treguar gjithashtu se nepër gjumë vajza e kishte pyetur nëse do të vdiste.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur unë e kam patur vajzën në gji ditën, kur jam nisur në Tiranë nuk më lëshoheshe prej gjirit dhe nisi të qante”.

“Asaj ja ndjente zemra. Kaona ishte në gjumin më të mirë dhe më pyeti “mami a do vdesësh” nëpër gjumë. Këto gjëra më kanë mërzitur dhe më kanë tronditur. Por mjeku ma bëri më të lehtë. Kur vajta në dhomën e operimit ishte e vështirë sepse nuk e dija a do shpëtoja a jo”, – tha aktorja.

Adriana Matoshi ishte edhe një person tjetër që do operoheshe njësoj si unë.

I thashë nëse hyjmë të dy në këtë operacion ose do çohemi bashkë në këtë botë ose do çohemi bashkë në botën tjetër mos më lër vetëm.

“Pasi u zgjova e falenderova Zotin, pata dhimbje të tmerrshme por nuk ma ka ndjerë sepse e kam ditur që do i shikoja fëmijët e mi”.

“Gjatë shtatzënisë më ka humbur shikimi në njërin sy për shkak të sëmundjes. Unë nuk ja mbaja mend fytyrën vajzës së vogël dhe ajo ishte arsyeja e vetme që të merrja veten dhe të shkoja në shtëpi që t’ja shihja fytyrën”, – u shpreh aktorja Adriana Matoshi, në rrëfimin e saj prekës.

/NOA.al

Aktorja e njohur shqiptare tregon momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë Read More »

Rrëfimi i pazakontë i bilbilit të muzikës veriore Fatmira Breçani: ‘Nuk jam shumë e politizuar’

Bilbili i muzikës veriore Fatmira Breçani ka bërë ditën e sotme një rrëfim të pazakontë në emisionin ABC e Mëngjesit.

Në një moment, e pyetur nga moderatori Alban Musa, nëse ka kënduar në dasmën e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo e ka pranuar dhe ka thënë se kjo pyetje e ka lodhur, pasi është artiste dhe nuk merret me politikë.

Fatmira ka theksuar se nëse nesër kryeministri Edi Rama marton djalin do t’i shkonte t’i këndonte me kënaqësi.

“Ma kanë bërë shumë këtë pyetje. Me thënë të drejtën është bërë pak e tepërt. Unë e kam thënë edhe më herët që nuk merrem me politikë.

Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj. Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë.

Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te Amfiteatri dhe më thirrur, edhe në zyrë i kam shkuar. Nuk jam shumë e politizuar”, u shpreh këngëtarja.

Rrëfimi i pazakontë i bilbilit të muzikës veriore Fatmira Breçani: ‘Nuk jam shumë e politizuar’ Read More »

Këngëtarja revoltohet me deklaratën e ministrit: Ku e merr ma llin

Disa ditë më parë shkaktoi jo pak reagim deklarata e ministrit Blendi Klosi.

Ai tha në një studio televizive se muzika nuk lejohet aktualisht në bare e restorante pasi valët e saj përçojnë COVID-19. Këtë deklaratë këngëtarja Xheisara e cilësoi si pa sens dhe absurde. Ajo tha në “Ftesë në 5” se është në prag falimenti, ndërsa shtoi se do ta pyeste ministrin se, “ku e merr mallin”.
“Ne jemi të falimentuar sepse po bëjmë tetë muaj. Unë do e pyesja pak ministrin, këto koncertet e tjera që zhvillohen lart e poshtë nuk ka tinguj atje. Nuk ka sens fare, më duket absurde. Nuk ia kam idenë për atë që thotë ministri. Do të thosha diçka por jam live dhe s’po e them. Do e pyesja ku e merr…”, tha këngëtarja.

Këngëtarja revoltohet me deklaratën e ministrit: Ku e merr ma llin Read More »

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video)

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë një vajzë nga Delvina e quajtur Silda.

Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, pasionin, dëshirat dhe për çfarë ka studiuar.
Gjatë rrëfimit, Silda ka treguar se ka një vëlla i cili ka qenë shumë xheloz më përpara për bashkëshortin e saj Sandrin, duke kujtuar një rast kur nuk e gjen tek shtëpia dhe shkon tek lokali ku ajo dhe Sandri po pinin kafe për t’u njohur më shumë dhe ai i xhiron gomat e makinës.

Silda: Unë kam ardhur t’i bëj një surprizë vëllait tim sepse ai është pak xheloz për bashkëshortin tim, por edhe për diçka tjetër.

Fillova studimet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dita ditës po kuptoja që unë nuk isha e interesuar për bilancet, për sistemet bankare, nuk isha e interesuar për asnjë lloj gjëje që kishte të bënte me ekonomikun. Unë gjithmonë gjurmoja një çelës për të bërë një poezi. Kur mbarova universitetin mendoja si të gjej një mënyrë për ta vazhduar part time letërsinë që aq shumë e doja, por nuk e gjeta mënyrë.
Më pas në jetën time vjen bashkëshorti, Sandri me një profil shumë të rregullt, të heshtur, një çun që nuk kërkonte vëmendje, që nuk reklamohej. E tërhoqi vëmendjen time ai djalë dhe nisëm një shoqëri shumë të pastër.

Kur do pija kafen e parë me Sandrin, në Durrës vjen Adi, vëllai im. Shkoi tek shtëpia dhe e gjeti derën mbyllur, i binte telefonit unë nuk përgjigjesha. Më pas i bie derës aq fort dhe e regjistron me audio dhe ma çon në Whats App që do të thotë hajde shpejt se po më ik truri. Ia hapa telefonin dhe i thashë të vërtetën që jam me një shok në kafe. Për 2 sekonda ka ardhur, ka xhiruar rrotat e makinës dhe Sandrit nuk i foli.

Ardit Gjebrea: U miqësuan më pas?

Silda: Në fillim Adi ishte pak skeptik, shfaqi disa nota xhelozie, por më pas u miqësuan.

Vëllai xheloz i bën atë që ‘nuk e priste’ para lokalit (video) Read More »

Spiropali nuk heziton, i thotë ‘PO’ propozimit live në emision: ‘Kush u ul në gjunjë për ti vënë unazën?’

Ministrja Elisa Spiropali është vënë përballë një propozimi për martesë, ku për shkak të audiencës, është ‘detyruar’ të thotë ‘PO’. E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Spiropali ka pasur përballë saj, të gjunjëzuar, aktori Irgen Çela, i cili e ka propozuar.

Ministrja pranoi dhe dyshja u ‘kurorëzuan’ nga Irgen Çela. Në skenë u krijuan edhe çifte të tjerë.
Në total u krijuan katër çifte. Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Irgen Çelës (Xhodës) i tha “PO” Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.

Spiropali nuk heziton, i thotë ‘PO’ propozimit live në emision: ‘Kush u ul në gjunjë për ti vënë unazën?’ Read More »

Këngëtarja shqiptare rrëfehet me lot në sy: ‘Ika me gomone…’

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ku ka rrëfyer për herë të parë eksepriencën e saj kur udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë.

Një eksperiencë e frikshme dhe sfilitëse për të dhe familjen e saj.

Marsela Çibukaj: Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.

Ardit Gjebrea: Ti ke ikur ditën apo natën?

Marsela Çibukaj: Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në udhëtimin e parë? Them udhëtimi i parë sepse ti e ke provuar disa herë.

Marsela Çibukaj: Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë.

Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.

Ardit Gjebrea: Arritet në briget e Italisë, ku zbarkuat?

Marsela Çibukaj: Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina.

Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.

Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.

Video:

Këngëtarja shqiptare rrëfehet me lot në sy: ‘Ika me gomone…’ Read More »

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay

Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“.

Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar.

Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që nuk ishte i interesuar për vajzat.

Xhensila rrëfen se atë mbrëmje ishin të shumta vajzat që donin ta takonin, madje shënuan emrin në një listë të gjatë për të qenë të pranishme në darkën ku ai do të ishte pjesë, por ajo vetë nuk kishte pranuar të shkonte.

Arsyeja? Sepse ishte shumë e zhgënjyer jo vetëm nga fakti që atij nuk i interesonin vajzat, por edhe pse nuk i kishte dhënë eventit dhe Shqipërisë rëndësinë e duhur. Pere tregon se ndër të tjera ai kishte ardhur me një veshje aspak të përshtatshme, me të cilën në jetën e tij të përditshme “nuk shkon as të blejë bukë”.

Për të dëgjuar të plotë përshtypjet e Xhensilës në lidhje me italianin dhe se si e kishte kuptuar orientimin e tij seksual disa vite më parë, por edhe për të rejat nga jeta e saj profesionale e personale, shihni videon e mëposhtme:
Aktori i njohur italian, Gabriel Garko deklaroi para pak ditësh hapur se është gay.

Ai e rrëfeu vetë këtë gjë para miliona shikuesve të “Grand Fratello VIP”.

Ai zgjodhi të mos e fshehë më homoseksualitetin e tij dhe me një letër drejtuar ish-të dashurës, Adua Del Vesco.

Garko nuk e shqiptoi fjalinë “Unë jam gay”, por e la të nënkuptohet.

“Adua vendosa të të shkruaj një letër. Unë e di që disa gjëra që do të them do të jenë surprizë. Të dy së ​​bashku jetuam një përrallë të bukur, të bukur, por një përrallë. Në përralla ka nga ata që i shkruajnë dhe nga ata që i interpretojnë dhe nuk e di kush argëtohet më shumë. A je kënaqur? As unë… A të kujtohet kur në Sanremo të thashë se doja të bëja gjërat e mia, atje fillova të jetoj, thashë moshën time të vërtetë, gjeta fëmijën brenda meje. Që atëherë nuk kam qenë në gjendje të mbaj maskë… Ne jetuam një përrallë të bukur dhe unë do ta jetoja njëmijë herë. Por tani do të doja të jetoj jetën time. Me ty si mik. Ekziston edhe një përrallë tjetër që unë e kam jetuar vetëm dhe që shumë e quajnë sekret.”-/noa.al/

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte g ay Read More »