Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është çështja e ditës në mbarë botë. Kush do të jetë presidenti i radhës në SHBA, Donald Trump apo Joe Biden?
Madje edhe emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel u nis pikërisht me votimet në SHBA. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika ishte këngëtari i njohur shqiptar, Frederik Ndoci, i cili zbuloi publikisht se për kë ka votuar.
Në fakt u kuptua menjëherë, pasi u shfaq me një maskë ku shkruhej emri i Donald Trump, i cili për të tha se është “një nga presidentët më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Është një ndër meshkujt më të plotësuar në botë”, tha ai. Ndërkohë për Biden tha se është njeri i korruptuar si dhe nuk la pa përmendur djalin e tij, i cili prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për shkak jetën e tij.
“Djali i Joe Biden ka bërë afera, është i zhytyr në korrupsion. Është duke bërë gjithçka me grupin e tij që të mos jetë Trump president sërish, pasi mund t’i nxjerrë para ligjit ata që janë të korruptuar”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” me moderatoren Sonila Meço, e cila e ka pyetur kryedemokratin se çfarë note e ka patur matematikën.
Kjo ka shkaktuar pak të qeshura te Basha, i cili pasi ka thënë për Ramën se një mësues vizatimi nuk mund të krahasohet me të,ka treguar që matematikën e ka patur nota 10.
Kujtojmë se Basha është bërë objekt “tallje” nga kryeministri Rama për shkak të disa lapsuseve që ai ka bërë në media.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Çfarë note e keni patur matematikën?
Basha: Të krahasosh një person që ka mbaruar për mësues vizatimi, apo jo?
Gazetarja: Është kthyer në kauzën e tij ndaj jush
Basha: Sepse nuk ka me çfarë të merret, është bërë si ata pleqtë që përgjojnë.
30 shtator 2017 ishte dita kur u ngjit për herë të parë në foltoren e Kuvendit, në një fjalim shumë të sinqertë siç rrallëherë shihet në Parlament, nuk e kishte menduar kurrë që do të ngjitej më në atë foltore, prandaj zgjodhi që të thoshte të vërtetën ashtu siç është, e ky sinqeritet u shpërblye nga publiku.
Sot kur kanë kaluar më shumë se 3 vite, Rigerta Loku kërkon një rikthim në atë sallë, pikërisht për të bërë atë që mendon se do e bëjë më së miri, të përfaqësojë njerëzit, që historitë e tyre të bëhen të prekshme nga të gjithë. Me premtimin se nuk do të ndryshojë kurrë, që do të jetë ajo Gerta e thjeshtë dhe e qeshur, siç ka qenë gjithmonë, ajo sot kërkon mbështetjen e qytetarëve për të marrë një mandat në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në hapësirën live të pasdites në Report Tv, ajo ka rrëfyer se përse mori këtë vendim dhe pse pikërisht t’i bashkohet “Nismës”.
“Do më mbetej peng, dua ta ndihmoj vendin tim me aq sa kam në dorë. Nëse ata duan unë do kem dëshirë për t’i përfaqësuar. Kam zgjedhur nismës, sepse janë të rinj që marrin pjesë, janë njerëz që nuk kanë teser partie, ka profesorë, biznesmenë, njerëz të shkolluar, Rudina Hajdari është një zë i rëndësishëm dhe një i ri dhe unë shpresoj që të kemi mbështetjen e qytetarëve”, tha Gerta
Ftesa nga partitë e mëdha nuk ka pasur, por siç ajo tregon, as nuk e ka dashur që t’i vinte.
“Kam pasur ftesa nga partitë e vogla, dy partitë e mëdha nuk më kanë dashur dhe as nuk i kam dashur, dua të jem faktor në qarkun e Lezhës, e di që familja politike është e rëndësishme, unë kam besim te ata dhe dua që të besojnë te unë”, tregon ajo.
Komentet negative që kanë ardhur në adresë të saj që pas zyrtarizimit të kandidaturës, i ka marrë me sportivitet, edhe pse thekson se kanë qenë të pakta.
“Nuk është e lehtë, normal që nuk i shoh i lumtur, shoh që pas komenteve që ka një militantizëm, unë i garantoj ato që më shajnë se do më duam në shumë, unë kam shkuar aty ku më ka çuar zemra dhe me zemër dua ta çoj përpara mandatin tim dhe këtë detyrë të madhe që kam marrë përsipër. Janë sharë të gjithë, kjo nuk është një gjë e keqe, pastaj unë bëra një status për miqtë e mi në Facebook, nuk e marr parasysh bumin e madh mediatik, edhe pse është një shans shumë i mirë për të promovuar”, tha ajo.
Duke u ndalur tek ai fjalim që e bëri të “famshme”, Gerta thotë se as nuk e kishte menduar kurrë dhe kurrsesi nuk ka qenë ky qëllimi i saj.
“Vij nga popull dhe nëse populli do më dojë do më votojë. Nuk e kam kërkuar atë popullaritet, ka ardhur shumë rastësisht, ka qenë e paplanifikuar, pas atij fjalimi nuk qëndron askush, përveç Gertës dhe dorës së saj, ishte ideja ime, unë kam folur ndoshta me idenë që nuk do të shkojë më në atë foltore, kam thënë një herë do flas dhe ajo që do them është e vërtetë. Tani unë dua t’i përfaqësoj, nuk do të bëjë mrekullira, por do të mundohem që në atë foltore të çoj historitë e thjeshta të njerëzve të mirë që banojnë në këtë qark”, tregon Gerta.
Premtimet e saj nuk janë që do të bëjë mrekullira, por t’u gjendet pranë njerëzve dhe për këtë nuk është e nevojshme për një fushatë të kushtueshme.
“Nuk do të bëjë asnjë premtim madhor, do u premtoj njerëzve që do jem e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Do të jem po kjo Gerta që jam në jetën e përditshme, e thjeshtë, e qeshur, pastaj le ta cojë populli një grua në parlament, jo vetëm partia. Kemi parë ndryshime si dita me natën, po unë ju premtoj se do jem kjo, ndoshta pak më e thinjur dhe e plakur. Rrugë ujë dhe qendra shëndetësore, tani kërkoj që të kthehen njerëzit. Kanë ikur. Unë do bëj një fushatë të thjeshtë dhe nuk do të harxhojë aq sa do të harxhojnë sa partitë e mëdha”, premton Gerta.
*Kush është Rigerta Loku, ish-studentja e “La Sapienza” që u bë fermere në Mirditë? Studioi për shkenca politike në universitetin prestigjioz të “La Sapienza” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare, por prapë u përball me papunësinë. Rigerta Loku u kthye në vendlindjen e saj në Rubik të Mirditës me dy diploma në duar, por asnjëra prej saj nuk i siguroi vajzës një punë. Duke iu shfaqur përpara e papërfytyrueshmja, Rigerta gjeti “ngushëllim” te bujqësia dhe blegtoria, duke ndërtuar dhe një fermë në fshatin e saj dhe sot kërkon të ndryshojën vendin aq mundësi që ajo ka.
Gazetarja Juela Mecani, e cila do të jetë pjesë e ekranit të Fax News me emisionin “Pushteti” çdo të martë në orën 20:30. Në intervistën për emisionin “Me Xhaxhiun”, Meçani, e cila ka qenë edhe zëdhënëse e kryeministrit Sali Berisha thotë se është ideologjikisht e djathtë dhe zbulon marrëdhëniet që ka pasur me kahet e tjera të politikës shqiptare.
“Unë jam ideologjikisht e djathtë por jo vetëm kam qenë anëtare e PD dhe jam edhe sot por jam një e djathtë qytetare që përpiqet të dëgjojë dhe të shikojë çdo gjë. Në jetën time, të bardhës i kam thënë të bardhë, të zezës, të zezë. Mes tyre dhe politikës dhe këtë e kam paguar shtrenjtë shpesh herë kështu që nuk do më mungojë përkatësia ime e dikurshme në gazetari. Kur e sheh politikën në mënyrë qytetare, është shumë e lirë të thuash atë që mendon.
Edhe kur kam qenë me kryeministrin Berisha, unë kam pasur marrëdhënie shumë të ekuilibruar dhe shumë të mira me të gjitha kahet e politikës shqiptare”, tha Meçani.
E pyetur se cilës prej figurave të ekranit (Eni Vasili, Ilva Tare dhe Rudina Xhunga) do të donte ti ngjante, Meçani nuk heziton të shprehë mendimin pa filtra dhe të ironizojë këdo që e mësoi gazetarinë nga kafenetë apo darkat me politikanët.
“Nuk i ngjaj asnjërës, nuk është se nuk do të doja. Nuk i ngjaj dhe as ato mua megjithëse se me disa prej tyre kemi qenë dhe kolege me Enin dhe Ilvën, kemi ecur pak a shumë në të njëjtat hapa me një dallim të madh që ato vazhduan rrugën lineare të gazetarisë, unë u shkëputa dhe kam fat tjetër që e njoh politikën nga brenda. Të jesh gazetar dhe ta njohësh gazetarinë nga kafetë apo darkat që ha me politikanët është gjë tjetër, unë as pi kafe, as ha darka me politikanët, unë kam bredhur terrenin dhe mendoj që ky është një plus”, tha Meçani.
Ndërsa për emisionin “Pushteti” që do të startojë mbrëmjen e nesërme, zbulon se tema do të jetë për zgjedhjet në ShBA, ndërsa për politikanët që do të ketë të ftuar, i njeh mirë dhe di si ti zbërthejë.
“Nuk e shmang dot aktrimin e politikanëve. Me një pjesë të tyre nuk kam pirë kafe apo kam ngrënë dreka darka, por i kam pasur bashkëpunëtorë. Ata di pak a shumë si ti zbërthej. Do të ketë teknicienë të fushës, absolutisht do ketë gazetarë, analistë”, u shpreh gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Pushteti”.
Aktori i humorit Julian Deda, ka zbuluar në intervistën e dhënë për emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, emrin e një kolegu që i ka marr lekë borxh.
Juli, pranoi t`i përgjigjej pyetjes thumbuese në rubrikën ‘Pyetje Hot’, vetëm që tu shpëtonte specave djegës.
I pyetur se cili koleg i ka marrë para borxh, pa u menduar gjatë, Julian Deda u përgjigj: ‘Albano Bogdo më ka marrë para borxh.’
I pyetur nëse Albano ia ka kthyer tashmë lekët, Juli tha: ‘Po, po, sigurisht që m’i ka kthyer. Të gjithë u marrim lekë borxh njëri-tjetrit herë pas here’.
Aktori Julian Deda ka rrëfyer detaje nga jeta e tij personale.
I ftuar në “Glamour Zone”, Deda tregoi se është shoqëruar dy herë në rajonin e policisë, njëherë gabimisht dhe njëherë për zhurmë.
Gjatë intervistës, ai u pyet se si i zgjidh problemet me të shoqen dhe tha se këtë gjë e ‘sqarojnë’ në shtrat.
Për aktorin Albano Bogdo, Juli tha se ai i ka marrë lekë borxh, por që më vonë ia ka kthyer.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kush të ka marrë para borxh nga kolegët?
Julian Deda: Albano Bogdo më ka marrë para borxh. Po, po , sigurisht që mi ka kthyer. Të gjithë u marrim lekë borxh njëri-tjetrit herë pas here.
Pyetje: E ke shkelur ndonjëherë ligjin ose a je shoqëruar në polici?
Julian Deda: Nuk kam vrarë dhe nuk kam vjedhur, pra nuk e kam shkelur ligjin (qesh).
Por në rajon më kanë shoqëruar dy herë. Herën e parë kam qenë në shkollën e lart dhe ishte keqkuptim.
Ishim në një lokal, dhe tavolina ngjitur pati disa probleme, por na morën edhe ne.
Ndërsa herën e dytë më shoqëruan për zhurmë. Por më liruan sërish në mëngjes (qesh).
Ester Bylyku: Ke thënë që nuk para zihesh me bashkëshorten, po në momentin që keni ndonjë mosmarrëveshje si e zgjidhni?
Si e gjeni gjuhën e artë me njëri tjetrin?
Julian Deda: Aaa, si e zgjidhim… , e marr dhe shkojmë në krevat (qesh).
Por varet orari, nëse është orë e vonë shkojmë, ose nësë s’është orë e vonë dhe janë fëmijët nuk shkojmë (qesh).
Unë nuk mbaj shumë inat, ta thashë. Edhe nëse kemi ndonjë gjë, shkoj ta sqarojmë, nuk mund të rri pa folur, nuk e mbaj dot.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët për vilën në Gjirin e Lalzit.
Ajo tha se e dinë të gjithë shqiptarët, madje shtoi në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.
Diferenca mes PS dhe Rilindjes, shtoi kryetarja e LSI, është shumë e madhe.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës”.
“Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet “dolce gabbana” na del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet” – u shpreh Monika Kryemadhi.
“Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?”
“Do t’iu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.
Aktori i humorit Behar Mera është përlotur pasditen e sotme, pasi ka parë një video-mesazh nga dy persona, të cilët ai i quan mjaft të shtrenjtë, nipërit e tij.
I ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, gazetari Ervin Kurti i tregoi aktori një video-mesazh nga nipërit e tij, që i shprehnin dashurinë.
“Kam përgatitur diçka të vogël, në bashkëpunim me Ivën…”- i thotë gazetari dhe i jep tabletin aktorit që të shikojë videon.
Në video, të dy nipërit, dëgjohet të zihen me njëri-tjetrin.
“Është gjyshi i Amarti, jo është i Turit,”- thonë të vegjlit, me dëshirën e madhe për ta pasur secili gjyshin vetëm për vete.
“Zemrat e mia, shpirtrat e mi,”- thotë Behari mes emocionesh.