Histori

Si lindi ideja e Shqipërisë së madhe ?

Nga Prof. Gazmend Shpuza

Kohëve të fundit në Ballkan, në Athinë e Beograd, dhe deri në Moskë, madje dhe në Evropën Perëndimore po flitet jo pak për “Shqipërinë e madhe”. Interesimi i Tiranës për bashkëkombëtarët e vet përfshijë dhe çamet, përpjekjet Prishtinës për përballimin e politikave neokolonialiste të Beogradit, shihen si orvajtje të “shqiptaromëdhenjve” për ringjallje e fantazmave të së kaluarës.

Përflitet për një projekt kinse ekspansionist që u drejtoka ende kundër fqinjëve dhe po rrezikoka të ardhmen evropiane të rajonit. Për këtë qëllim shpërdorohet një konstrukcion i frikshën, i cili çka vlen të theksohet që në krye të këtij shkrimi, historikisht nuk ka ekzistuar as si ide në mjediset shqiptare dhe asnjëherë si formacion shtetëror, ndërsa për përmasa perandorake të tij as që bëhet fjalë.
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i vetëdijshëm për autoktoninë e popullit të vet, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita perandorake maqedone e Aleksandrit të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhjeje të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansioniste, iu drejtua traditës më të afërme Principatës së Arbërit.

Tradita shtetërore skenderbegiane nuk ka asnjë përngjasim me Perandorinë Bizantine apo me atë të car Dushanit, sa që t’u jepte paraardhësve tanë dhe aq më pak neve sot të drejtën të mbaheshim sado pak për shqiptaromëdhenj.

Kësaj tradite arbërore iu referua shprehimisht veziri i Shkodrës Karamahmud pashë Bushati në përpjekjet për t’u shkëputur plotësisht nga Stambolli, kur shpallte si ideal Skënderbeun. Nga ky qëndrim nuk bënte përjashtim as rivali i tij Ali Tepelena ne pashallëkun e vet të Janinës.

Pra, në Mesjetë dhe, siç do ta shohim, as gjatë Rilindjes në mendimin politik shqiptar nuk pati, dhe nuk mund të kishte, dokumente programatikë ultrashovinistë sikurse “Megaliideja” greke dhe “Naçertanja” serbe apo të ndonjë lloji tjetër.
Në vitet 40 shek. XIX, pas njohjes së shteteve serb dhe grek një pjesë e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman.

Porse Athina dhe Beogradi përtej synimit të drejtë për çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetet e tyre ndoqën politika ekspansioniste të frymëzuara nga ide shoviniste, që u shndërruan në vija themelore të politikës së tyre deri në ditët tona.


Në fillim të vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist serbomadh, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Ideja e Madhe”).

Sipas tij, Greqia jo vetem kulturalisht si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), në të cilin do të përfshiheshin jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit.

Brenda këtij koncepti historiko-fetar të Greqisë së Madhe bënte pjesë fillimisht e gjithë Shqipëria. Kurse pas viteve 60 të shek. XIX caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistët më të moderuar grekë e çonin atë deri në Vjosë.

Ky cak, me sa duket, përcakton, jo thjesht për nostalgji, kufirin e aspiratave të ithtarëve modern të “Megali idesë” në Athinë, të shenjuar me varreza dedikuar ushtarëve grekë te rënë gjatë Luftës italo-greke si antifashistë.

Ata për ne nuk kanë dhe nuk duhet të kenë asnjë ngjasim me “hierollohitët” (pjestarë të “kompanive të shenjta”) të para 100 vjetëve të ardhur që nga Kreta e vise të tjera Heladhës për “çlirimin” e “Vorio Epirit” për hesap të “Megali Idesë” panheleniste dhe panortodokse të Koletit.
“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit, e cila humbi dora-dorës karakterin ekumenik dhe u kthye në kishë greke, vegël e politikës grekomadhe të Athinës. Kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u shndërruan në vatra për helenizimin e besimtarëvet dhe të nxënësve që i frekuentonin ato.
Edhe qarqet sunduese të Beogradit në sinkron me ato të Athinës, po më 1844, shpallën programin e tyre “Naçertanie” (“Projekt”), të hartuar nga ministri i jashtëm I. Garashanin. Edhe ky program me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga sundimi osman, synonte të përtërinte perandorinë e carit Stefan Dushani, që i tejkalonte tejmaset aspiratat e mirëfillta kombëtare të serbëve në kohët e reja dhe të sotshme.

Për t’u bindur për këte mjafton të kujtojmë masat e egra që parashikonte Zakoniku i tij ndaj shqiptarëve katolikë. Monumentet ortodokse të ritit pravosllav duhet të përcaktojnë edhe sot e kësaj dite, siç e dëshmon politika e Millosheviqit dhe e pasuesve të tij në Beograd, caqet e “Projektit” të Garashaninit në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë e, madje, dhe në Mal të Zi.


Në kufijtë e “Naçertanijes” moderne, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”. Arkaizimi i emrit të Kosovës dardane, të quajtur prej tij “Stara Serbija”, nuk përligj pretendimet serbomëdha mbi këto troje.

Ai, si makrotoponim historik, jo vetëm që nuk mund të shtrihet përtej shek. VII të erës sonë, por as që ka ekzistuar në hartografinë dhe burimet historike të mesjetës deri sa u shpall Naçertanija.
Ky program shovinist do të mbetet në themel të politikës serbomadhe deri në fund të shekullit XX. Madje, dhe sot në Beograd ka politikanë që deklarojnë se Kosova na qenka amaneti i car Dushanit. Mendësi të tilla i shtyjnë qeveritarët serbe, kinse të alarmuar, të akuzojne Tiranën dhe Prishtinën se po kërkokan Shqipërinë e Madhe. Zëra të tillë natyrshëm jehojnë dhe në Athinë.
Të dy këto programe kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste të borgjezisë greke e serbe.

Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtuan me force idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë e, madje dhe Malit të Zi, i cili aso kohe quhej mikroskopik. Për realizimin e këtyre planeve shoven në vitet ’60 të shek.XIX u nënshkrua aleanca serbo-greke e cila hyri menjëherë në veprim.
Sipërfaqja e Ballkanit ishte tejet e pamjaftueshme për të kënaqur orekset e pangopshme të Megaliidesë, të Naçertanijas, të Bullgarisë së projektuar në Shën Stefan e, madje dhe të një Mali të Zi të parë me lente zmadhuese cariste në Shën Perburg si dhe ato, qofshin dhe republikane, në Paris. Pra, sipas këtyre orekseve, gadishulli ynë duhet të ishte shumë më i madh se sa është realisht.
Trojet etnike shqiptare u ndodhën në kryqëzimin e orekseve të tilla dhe përballë përplasjeve të egra në kurriz të këtyre trojeve. Si rrjedhim, Shqipëria u trajtua thjesht shprehje gjeografike në Shën Stefan si nga Rusia cariste ashtu dhe nga Perandoria Osmane. Ky konceptim udhëhoqi dhe punimet e Kongresit të Berlinit të kryesuar nga kancelari gjerman Bismark.


Në këto rrethana rilindasi ynë i madh Pashko Vasë Shkodrani, sapo u bë i njohur Traktati i Shën Stefanit, shpejtoi të sqaronte diplomacinë angleze, me shpresë se do gjente, sado pak, mirëkuptim në Londër, jo vetëm rreth përmasave gjeografike dhe demografike të Shqipërisë, por në veçanti për identitetin etnik e kombëtar të shqiptarëve të ngritur mbi baza mbifetare. Ai jepte mendimin e tij dhe për prespektivat e zgjidhjes së çështjes shqiptare që po lindte.
P. Vasa nuk e trajtoi çështjen shqiptare nisur nga pozita të ngushta por e shtroi në një kontekst të gjerë, si pjesë të mbarë problematikës së Çështjes Lindore.

Përkujtesa e 23 marsit 1878 e bindi ambasadorin A.H. Layard për “rrezikun, që ishte duke lindur nga frymëzimi i popullsive të ndryshme të Perandorisë Osmane, të cilët shpresonin, që “autonomia” mund të shërbente si ilaç kundër të gjitha padrejtësive. Madje, ai pranon, se shqiptarët tani po i jepnin vetes të drejtën për t’i shpallur institucionet autonome dhe deri dhe pavarësinë e plotë. Ai krijoi gjithashtu bindjen se shqiptarët e besimit islam dhe të krishterë do të bashkoheshin për këtë qëllim dhe do të bënin dhe aleancë me grekët, për t’i rezistuar depërtimit sllav.
Ishte pikërisht autori i Parashtresës, P. Vasa, ndër të parët, i cili kishte nisur punën për realizimin e bashkimit politik të popullit shqiptar. Pikëpamjet e P. Vasës ndikuan te A. Layard, edhe për një vështrim më objektiv të realitetit politik, etnik e fetar në Ballkan.

Ai paralajmëron diplomacinë londineze lidhur me pasojat negative që do të sillte në Ballkan zbatimi i Traktatit të Shën Stefanit. Nisur nga vizione realiste Vasa efendiu i parashtron me kurajo dhe me optimizëm diplomacisë angleze midis të tjerash, se “një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbulluara-çështje kjo e Shqipërisë.”


Parashikimi i shqiptarit të madh Pashko Vasa rezultoi plotësisht i saktë. Në përfundime të përaferta do të arrijnë diplomatët anglezë në Rumeli dhe në Stamboll, pas dy tre vjetësh, të bindur sado pak nga lufta këmbëngulëse e Lidhjes së Prizrenit kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe për realizimin e autonomisë së Shqiperisë.

Porse Evropa plakë, u angazhua vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e popullsive të krishtera të gadishullit, duke injoruar myslimanët dhe katolikët, jo sepse i mugonin kapacitetet intelektuale për ta konceptuar një komb plurifetar si kombi shqiptar.

Realizimi i aspiratave kombëtare të shqitptarëve myslimanë dhe të krishterë nuk përputhej me planet e saj gjeostrategjike, rrjedhimisht gjeofetare, në rajon, sepse cenonte marrëveshjen e fuqive të mëdha për ruajtjen e status quos në Ballkan dhe më gjerë. Madje, dhe mendimet më realiste të diplomatëve të tyre në Rumeli dhe në Stamboll për të marrë në shqyrtim të paktën kërkesën e shqiptarëve pa dallim feje pë vilajetin autonom të Shqipërisë, nuk ndikuan sado pak në qëndrimin zyrtar të Londrës dhe të fuqive të tjera të krishtera ndaj çështjes shqiptare.
Në Kongresin e Berlinit delegatët e tij nuk morrën parasysh kërkesat kombëtare të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit e mbështetur nga një lëvizje e fuqishme popullore që zgjati trek vjet. Ata shqyrtuan dhe morrën vendime për çështje inekzistente që nuk kishin lindur ende të stisura nga politika europiane, si çështja armene e madje dhe ajo maqedone.
Vendimmarrësit në Kongres u angazhuan për të parashtruar çështjen e përfolur aq shumë dhe të artikuluar veçanërisht nga diplomacia francize, jo aq nga ajo ruse, të diasporës armene në territoret e gjera osmane, kryesisht në Anadoll. Ata ngritën edhe çështjen maqedone të padëgjuar deri më atëherë në një territor gjeografiko-historik të quajtur Maqedoni, territor shumëkombësh dhe plurifetar, ku ende askush nuk deklarohej etnikisht maqedon. Në pjesën perëndimore të saj mbizotëronte popullsia shqiptare.
Le të kujtojmë që në qeveritë osmane ministra armenë ashtu dhe grekë në kabinetet e sulltman Hamidit II, pa u shtyrë më tutje, vendosnin për fatet e shqiptarëve jo vetëm në çështjet financiare, por dhe në ato diplomatike. Kur në Berlin nuk përfillej çështja shqiptare dhe diskutohej çështja aq e përfolur armene më1879 ministër i jashtëm ishte janinioti Sava pashaj ndersa në ambasadën osmane në Paris punonte armeni Gabrijel Norunxhijan efendiu, i cili, më 1912-13 kur shqiptarët shpallën Pavarësinë dhe diskutohej statusi i Shqipërisë së re ishte ministër i jashtëm i Pernadorisë osmane.
Ndërsa Vasa efendiu bënte fjalë për një territor të banuar që në kohë të lashta “nga i njëjti popull sikurse edhe sot”, çka ai e ilustronte përmes krahasimit të trevave të Shqipërisë me përshkrimet e historianëve të lashtësisë.


Popullsia shqiptare shtrihej, sipas tij, nga Malësitë e Mbishkodrës e deri në Pejë, përfshijë sanxhaqet e Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Shkupit, Përlepit, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Mecovës, Kallaritës, Artës e gjer te Gjri i Prevezës.
Pashko Vasa përshkroi saktë përmasat reale të Shqipërisë në vitet ’70 të shek. XIX. Sigurisht që sot ato nuk përputhen me kufijtë e sotshëm të Shqipërisë Londineze dhe të Republikës së Kosovës apo dhe të viseve shqiptare në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, pa përjashtuar dhe Çamërinë e injoruar nga diplomacia e sotme greke të marra së bashku. Mos të harrojmë se në Epir kanë ekzistuat dhe çamë ortodoksë, pasardhësit e të cilëve nuk guxojnë të pohojnë përkatësinë etnike.
Autori i Përkujtesës përcakton më tej se “të gjitha këto vende të bashkuara midis këtyre pikave dhe detit, qenësisht, historikisht dhe etnografikisht përbëjnë Shqipërinë; raca e banorëve, zakonet, sjelljet e tyre, traditat u janë identitke; dhe hudhin poshtë çdo argument tjetër që orvatet të vertetojë të kundërtën.”
Shqipëria, sipas Pashko Vasës, në tërësi, kapte 2.000.000 banorë, prej të cilëve 1.000.000 janë të besimit mysliman, 750.000 të besimit ortodoks, 250.000 të besimit katolik. Popullsitë e Malësive të Mbishkodrës që Traktati i Shën Stefanit kishte vendosur t’i kalonin Malit të Zi, ashtu sikurse Mirdita dhe Malësia e Lezhës vëren më tej ai, ishin katolikë, midis tyre rrallë gjendeshin ortodoksë dhe sllavë.
Aneksimi i krahinave të përmendura Malit të Zi ose ndonjë shteti tjetër sllav, të banuara që në kohët e lashta (ab antique) nga shqiptarët të cilët ndryshojnë qenësisht për nga gjuha, origjina, zakonet, traditat dhe religjionet, thekson Pashko Vasa, “nuk do të ishte vetëm një padrejtësi pikëlluese”. Ajo do të shkaktonte jo vetëm protesta por dhe “konflikte gjakatare”, sepse, banorët “të besimit musliman qoftë apo të besimit katolik qoftë, nuk do t’i nënshtrohen sundimit të ndonjë shteti sllav”. Ky parashikim do të vertetohet në luftrat e udhëhequra nga Lidhja e Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe të Ulqinit.
Më tej, autori i Përkujtesës, argumenton aspiratat legjitime të shqiptarëve për sigurimin e të drejtave të tyre politike kombëtare të njëjta me ato të popujve të gadishullit.
“Në qoftëse Europa do të miratojë vetëvendosjen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë, se shqiptarët nuk mund të kënaqen me një administrim aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin kanë qenë deri më sot. Ata janë bindur, vijon autori i Përkujtesës, në të njëjtën mënyrë sikurse dhe shtetet e tjera (ballkanike) të Perandorisë, se qeveria turke nuk do dhe nuk mund t’u japë atyre një administratë më të mirë”. Kështu shprehej një nëpunës i lartë i shtetit osman, të cilit ambasadori Layard plotësisht me vend kujdesej të mos ia përmendte emrin.
Më tej, P. Vasa hedh idenë e vetorganizimit ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e territoreve të kërcënuara në kushtet kur Perandoria Osmane pas luftës me Rusinë nuk ishte në gjendje ta kryente këtë detyrë: “shqiptarët janë të bindur se një fuqi e armatosur homogjene dhe e disiplinuar është e domosdoshme për t’u mundësuar mbrojtjen e vendit të vet kundër abuzimeve të fqinjëve, dhe meqenëse qeveria turke nuk mund të mbajë një detyrë të tillë pas humbjes së provincave mbi të cilat janë imponuar konditat e paqës, ata duhet të mbrohen vetë, dhe të gjejnë mjetet për të ngritur dhe organizuar këtë forcë duke i vënë në përdorim elementet e shquara ushtarake, me të cilat vendi i tyre është i pasur.” Sa më sipër autori i Parashtresës skicon domosdoshmërinë e krijimit të Lidhjes Shqiptare dhe ai vetë qe vënë në krye të aksionit për realizimin e kësaj detyre madhore dhe urgjente.


Po qe se Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina do të shkëputen, pak a shumë nga Perandoria, dhe do të vetqeverisen si të dëshirojnë përsa u përket interesave të tyre nacionale, thekson P. Vasa, “nuk ka arsye t’i detyrojnë shqiptarët që të heqin dorë nga përparësitë e një qeverisjeje autonome, apo nga dëshira për të parë depërtimin e një rreze të qytetërimit në atdheun e tyre, që injoranca dhe kerqpërdorimi e kanë mbështjellë në hijen e mjerimit dhe të degradimit.”
Vasa efendiu, katolik, duke iu referuar zhvillimeve në Perandorinë Osamne, qysh nga Traktati i Parisit i vitit 1856, dhe, duke folur jo vetëm si përfaqësues i të krishterëve por dhe i myslimanëve, kishte arritur në përfundimin, se qeveria osmane nuk qe treguar “qeveri e reformës dhe e programit, popujt e sunduar, myslimanë (nënvizimi im-g.sh.) dhe jo myslimanë, i kanë humbur të gjitha shpresat se do të shohin një administratë të vendosur në baza të drejta njerëzore…dhe garancinë më të vogël për barazim të drejtash, të detyrave, dhe të ndarjes së drejtësisë; racat e sunduara, unë them, të gjithë vetë, ndjejnë dëshirën për t’u bashkuar në baticën-zbaticën e lirisë, ata dëshirojnë të jetojnë dhe të ndjejnë se po jetojnë, një jetë më të lirë, më krenare, dhe më të ndershme.”
Nga kjo rrjedhë e përgjithshme e zhvillimeve në Ballkan dhe brenda Perandorisë Osmane, sipas Pashko Vasës, bashkatdhetarët e tij nuk bëjnë përjashtim. Ata “janë të gjithë të vendosur t’i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Turqinë, kërkojnë një qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre.” Shqiptarët thekson ai, “kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane të cilës i përkasin për nga raca dhe farefisnia.”
Me gjithë dëshirën e tyre për të shpëtuar nga sundimi pesëshekullor osman, shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë t’i nënshtrohen ndonjë shteti sllav që Rusia po ua impononte me nenet e Traktatit të Shën Stefanit. Kjo nuk pajtohej me racën, gjuhën, traditat, krenarinë kombëtare dhe gjithçka tjetër. Prandaj ata ju kundërvunë vendimeve të tilla. Ai deklaron me vendosmëri, se “nuk është as e drejtë e as e mençur t’i lirojnë nga një zgjedhë e vetëm për t’i vënë nën tjetrën, e cila nuk do të përmirësonte në asnjë mënyrë pozitën e tyre sociale.”
Mbi bazën e arsyetimeve të mbështetura në zhvillimet në shkallë osmane, ballkanike dhe evropiane Pashko Vasa vijon, citojmë rishtazi: “Pra, nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të heqin dorë me vullnet të tyre nga të mirat e një administrate autonome.
Ata janë të vendosur t’i këpusin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë… Ata kërkojnë një administrate të veçantë, që t’u përgjigjet më tepër nevojave dhe traditave të tyre. Shqiptarët kërkojnë të drejtën të hyjnë në gjirin e familjes së madhe europiane, pjesë e së cilës ata janë”
U zgjatëm paksa më sipër rreth pikëpamjeve që rilindasi ynë i madh i paraqiti amabsadorit angles Lajard në Stamboll më 23 mars 1878. Ai argumentoi aspiratat kombëtare të shqiptarëve, duke dëshmuar pa komplekse perandorake e as mbretërore nisur nga koncepte evropiane drejtësinë e tyre. Edhe pse Hymni i Lidhjes së Prizrenit “Bashkimi i Shqipnisë” me tekst të ideatorit, organizatorit dhe idealogut të Lidhjes së Prizrenit fillonte me vargun “Që prej Tivarit deri në Prevezë”, Programi i tij nuk ka kurrëfarë gjasimi as me “Idene e madhe” të J. Koletit dhe as me “Projektin” e I. Garashaninit as me projekte të tjera të këtij lloji.
Në konceptin territorial të Shqipërisë, të rilindasve, në Atdhe, në Stamboll dhe te arbëreshët dhe arvanitët në Itali dhe në Greqi, nuk përfshihen troje përtej Tivarit dhe Prevezës ku shqiptarët nuk mungonin por dhe nuk qenë aq në pakicë. Në mesin e tyre kishte plot ortodoksë pravosllave dhe grekë, emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk tregonin përkatësinë e tyre etnike.
Analizat, mendimet dhe përfytyrimet e parashtruara në Përkujtesën e Pashko Vasës jo vetëm përsa i takon shrirjes së trojeve shqiptare por dhe të ardhmes së tyre në një provincë autonome, kanë ndikuar drejt për së drejti dhe fuqimisht në një radhë dokumentesh të Lëvizjes sonë Kombëtare që e pasuan atë njeri pas tjetrit. Mjafton të përmendim me këtë rast Përkujtesën e shkodranëve dërguar lordit Biekonsfild më 13 qershor 1878, vendimet e Kuvendit themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 15 qershor 1878, për t’u ndalur te Kuvendit i Dibrës, më 1 nëntor të po atij viti. Në të gjitha këto dokumente me karakter programor për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare jo vetëm për ato ditë por dhe për të ardhmen ndjehet qartë mendja dhe dora e rilindasit të madh shkodran.
Në programin e miratuar në Kuvendin Përbashkues të Dibrës, ku morrën pjesë dhe përfaqësuesit e Toskërisë me Abdyl Frashërin në krye, theksohej, se për t’u bërë ballë rreziqeve që i kanoseshin atdheut dhe për të siguruar të ardhmen e tij shtrohej si “kusht i domosdoshëm të kryhen një orë e më parë në sanxhakët e Shkodrës, Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Beratit, Gjirokastrës, Prevezës dhe Janinës, të njohura me emrin Shqipëri, reformat e domosdoshme.

Sikurse në Parashtresën e 23 marsit edhe këtë herë Pashko Vasa nuk e sheh të nevojshme të përmend edhe sanxhaqet e Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit, sepse vise të tyre nuk përfshiheshin në projektet me pretendime të tejfryra të mbështetura fuqimisht nga miqtë e fqinjëve tanë në Kongresin e Berlinit. Në vijim të kërkesave të mëparshme drejtuar forumit të diplomacisë evropiane delegatët e Kuvendit të Dibrës kërkuan në këto kuifij krijimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë.
Në mbrojtje të trojeve të mirëfillta shqiptare u ngriten nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbarë banorët e tyre, jo vetëm myslimanet e katolikët por dhe ortodoksët e konsideruar grekë, e, madje, dhe ata të ritit pravosllav në viset e parashikuara për t’ia dhuruar Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, sipas vendimeve apo dhe rekomandimeve të Kongresit të Berlinit. Në këtë front të gjerë u rreshtuan dhe diasporat historike në Italinë e Jugut dhe në Greqi, dhjetra e pse jo dhe qindra mijëshe me arbëreshë dhe arvanitë. Midis tyre u dalluan personalitete si Jeronim de Rada e Anastas Kulluri(oti) dhe plot të tjerë.

Kemi parasysh Komitetin italo-shqiptar në Kozencë dhe gazetën “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) në Athinë.
Salaminasi Anastas Jano Kulluri mbrojti, që nga Athina, me shumë kurajo pa asnjë rezervë viset shqiptare të rrezikuara me vendimet apo dhe me rekomandimet e Kongresit të Berlinit. Përkundrejt pretendimeve të Athinës ai argumentonte, se Epiri aso kohe i takonte Shqipërisë jo thjesht për faktin se vilajeti i Janinës, sipas ndarjes administrative osmane, përbëhej në shumicë prej popullsisë shqiptare.

“Shqipëria, sqaronte ai, konsiderohet sot një dhe e pandarë prej kufijve të Serbisë e të Malit të Zi e gjer në Prevezë dhe të krahinave që ndodhen pranë (këtyre kufijve), duke përfshirë edhe vetë Epirin, i cili nuk mund të shkëputet nga Shqipëria tjetër.”
Në vijim botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” në Athinë i referohej dijetarit të mirënjohur grek nga Janina, Athanasios Psalidhas, i cili, përsa i takonte shtrirjes së Shqipërisë dhe kufijve të saj, theksonte: “Ndërsa Shqipëria kufizohet nga lindja me Maqedoninë e poshtme dhe Thesalinë; nga veriu me Bosnjën e Serbinë; nga perëndimi me detin Jon dhe nga jugu me gjirin Ambraqik… Shqipëria në kohën e vjetër formonte dy provinca ose mbretëri, atë të Epirit dhe të Ilirisë”.
Mbi argumente, të cilat vështirë që mund të kundërshtoheshin, aso kohe, A. Kulluri theksonte: “shqiptarët sot si shqiptarë dhe jo si pellazgë, zotërojnë dhe kanë të drejtë të zotërojnë ato që zotërojnë, si të gjitha kombet, krahinat që u përkasin atyre, dhe se grekët që u vendosën në Epir janë kolonë (të ardhur) si shqiptarët në Greqi dhe këtë na e mëson historia…”.

Prandaj thekson A. Kulluri ynë shqiptarët kanë të drejtë të pretendojnë mbi viset ku ata banojnë. Edhe Athanasios Psalidhas e konfirmonte mendimin e tij: “Në Shqipëri, shkruante ai, domethënë në Epir, ndodhen edhe shumë grekë kolonë…”. Fjala ishte për Epirin etnikisht arbëror/shqiptar, të konsideruar nga paraardhësit e tij helenët e lashtë të huaj, barbar jo grek.
Pavarësisht terminologjisë gjeografike, i ashtuquajturi “Vorio Epir” as që ekzistonte. Sipas studiuesit dropullit Filip Liço, si Psalidha, ashtu edhe botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) lidhur me kolonizimin e Epirit nga grekët mbështeteshin në burime të shumta greke antike dhe mesjetare. Profesor Filipi, pjestar i minoritetit grek dhe njohës i mirë i të folmeve të bashkëpatriotëve të tij, provonte se ajo nuk ishte vijim i greqishtes së përtej kufirit, çka provon katërcipërisht, se ato ishin kolonë të ardhur aty nga vise më të largta.
Kërkesat kombëtare të shqiptarëve të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit vendimmarrësit e fuqishëm në Berlin nuk i morrën fare parasysh. Realitetetet historike dhe demografike të shqiptarëve në trojet e tyre të lashta ata i shikuan me mospërfillje thjesht si një shprehje gjeografike.

Me marrëveshjen e tyre për rujatjen e status quo-së në Ballkan Fuqitë e mëdha të Evropës i prenë rrugën jo vetëm dëshirës së popullit shqiptar për pavarësi, por dhe luftës së tij për sigurimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë. Edhe realizimin e reformave në vendin tonë ata e lane në dorën e sulltanit. Evropa nuk mori parasysh kërkesat e popullit shqiptar në kuadrin e sanxhaqeve të parashikuara nga P. Vasa dhe Lidhja e Prizrenit.
Perfytyrimi i Fuqive të Mëdha për trojet e shqiptarëve dhe aspiratat e tyre kombëtare kushtëzohej ngushtësiht nga interesat e tyre gjeostrategjike dhe, çka vlen të theksohet, dhe gjeofetare të sanksionuara në marrëveshjen e tyre afro çerekshekullore, për ruajtjen e statuquo-së në Ballkan. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ata dhe Porta e Lartë hoqën dorë dhe nga premtimet e mëparshme për t’i dhënë ca të drejta të paktën vilajetit të Shkodrës.
Në Berlin Evropa edhe përballë luftës 3-vjeçare të udhëhequr nga Lidhja u mjaftua vetëm me rikonfirmimin e privilegjeve krahinore të Mirditës katolike, të kushtëzuara me shërbimin ushtarak me pagesë të banorëve të saj nën komandën e bajraktarëve dhe kapidanëve të emruar kajmekamë dhe të graduar deri pashallarë prej sulltanëve të kohës; Bib Doda, më 1849, dhe i biri Prenga nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Mirdita me 5 apo 12 bajraqe shkonte në luftë me thirrjen e sulltanëve deri në Danub nën flamurin e saj krahinor, i cili ishte një dorë me pesë gishta të hapur e qendisur kjo mbi një beze të kuqe, prapa së cilës disku i diellit shperndante rreze drite. Njohja e privilegjeve fisnore-fetare të Mirditës ishte shumë larg kërkesave kombëtare që formuloi dhe parashtroi më i pari mirditasi nga Fandi P. Vasa për realizimin e të cilave luftuan dhe mirditësit.
Gjithësesi, siç shihet, aso kohe, nuk u bë fjalë jo më për një “Shqipëri të Madhe”, por nuk u muarr parasysh as Shqipëria reale, që parashtroi qysh më 23 mars 1878 Pashko Vasa, të cilën ai së bashku me Iliaz pashë Dibrën dhe Ali pashë Gucinë e vunë në bazë të programit të Lidhjes Shqiptare në Kuvendin e Prizrenit, më 15 qershor të atij viti. As Stambolli osman dhe as Berlini evropian nuk arritën të përceptonin qoftë dhe një Shqipëri sado të vogël të cilën nuk e përfaqësonte dot as vilajeti i Shkodrës aq më pak një pjesë e tij si Mirdita.
Ky qëndrim osmano-evropian në thelb antishqiptar vijoi deri në fillim të shek. XX. Edhe kërkesa për autonomi e parashtruar nga kryengritjet e fuqishme antixhonturke (1909-1912) në Kongresin e Dibrës, në Kuvendet e Greçës dhe të Junikut nuk u mbështetën as nga Austro-Hungaria dhe Italia që kishin interesa të veçanta mbi trojet shqiptare. Ishte lufta e shqiptarëve që përshpejtuan fundin e sundimit Osman në Ballkan.

Shtetet ballkanike nxituan të përfitonin dhe filluan Luftën I Ballkanike, e cila më shumë se sa kundër Perandorisë Osmane drejtohej kundër Shqipërisë dhe tokave të njeri tjetrit për sigurimin e synimeve të tyre shoviniste. Këtë synim prioritar të tyre e dëshmoi qartë menjëherë shpërthimi i Luftës II Ballkanike midis vetë aleatëve koniunkturorë ballkanikë.
Konferenca e Ambasadorëve që u mblodh në Londër për t’i dhënë fund Krizës Ballkanike përsa i takon statusit të shtetit të ri në gadishull me vendimin e 17 dhjetorit 1912 u përpoq ta mbante atë të lidhur pas Sulltanit. Kur u pa se status kuo-ja nuk mbahej dot dhe nuk u hynte në punë, Fuqitë e Mëdha vendosën të njohin pavarësinë të cilën vetë shqiptarët kishin shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Lidhur me kufijtë e Shqipërisë qeveria e Vlorës bëri një propozim të përafërt me projektin e P. Vasës dhe të Lidhjes së Prizrenit, i cili as që u morr në shqyrtim. Ndërsa propozimi i aleatëve ballkanikë përfshinte sanxhakun e Durrësit dhe jo të gjithë atë të Beratit. Konferenca pas shumë debatesh mbi bazën e propozimit austro-italian miratoi pak a shumë kufijtë që kemi dhe sot. Brenda tyre mbeten vetëm sanxhaqet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Sanxhaqet e Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Prevezës dhe Janinës, më se gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, mbeten jashtë këtyre kufijve.
Në katër vilajetet perëndimore të Rumelisë shqiptarët përfaqësonin 62 % të popullsisë, bullgarët që sot vetdeklarohen maqedon përfaqësonin 13,5 % të saj. Ndërsa grekë, serbë, turq e vlleh së bashku bëheshin vetëm 21%, pra sa 1/3 e shqiptarve.
Shqipëria londineze pas shumë pazarlleqeve, në të cilat nuk u përfillën fare propozimet e qeverisë shqiptare, rezultoi me këtë kompromis, i cili la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysën trojeve shqiptare.
Pa kaluar as dy vjet, me Traktatin e fshehtë të Londrës (26 prill 1915) midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane, nënshkruar për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe më gjerë si dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, parashikohej: – bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi; – Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë; – Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektorat. Sipas këtij verdikti të ri, Shqiperia shtetërore nuk duhej t’i kalonte kufijtë e sanx, haqeve të Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit.
Ky Traktat u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës dhe u bë i pavlefshëm pas dëbimit të forcave italiane nga Vlora. Tërheqja e tyre u bë e pashmangshme si rezultat i botimit të traktateve të fshehta nga qeveria e Rusisë sovjetike, të cilët duhej, sipas justifikimit të qeverisë italiane para parlamentit, të mbeteshin të fshehta.
Pretendimet greke mbi këtë “Shqipëri të Madhe” në të ashtuquajturin Vorio-Epir do të vijonin dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ndiqej një politike shfarosëse ndaje çamëve, të akuzuar kolaboracionistë. Gjatë Luftës italo-greke forcat greke hynë në Shqiperinë e Jugut jo si antifashistë por si “vorio-epirotë” si hierollohitët, pjesetarët e “kompanive e shenjta” para afro 20 vitesh. Çurçilli i mbështeste pa rezerva këto pretendime.
Titoja, nga ana e tij, në kuadër të politikës së tij socialiste të bashkim-vëllazërimit do të punonte sistematikisht për ta kthyer Shqiperinë në republikë të shtatë të federates së tij, ndërsa ndiqte dhe persekutonte një pjesë jo të paktë të shqiptarëvet si bashkëpunëtorë të okupatorëve nazifashistë. Sipas Kardelit, Stalini, i paska nxitur jugosllavët që ta gëlltisnin Shqipërinë. Tirana refuzoi kërkesën e tyre për të vendosur dy divizione në Shqipëri. Ndërkaq, shqiptarët nga Beogradi trajtoheshin të diskriminuar, si një pakicë kombëtare në nivelin e një krahine autonome në kuadër të republikës serbe.
Vilajeti i Kosovës i kohës osmane me shumicë shqiptare nuk mund të shërbente si bazë për organizimin e tyre admnistrativ në kuadër të federates së re. Prandaj, në të nuk u përfshinë në vijim të politikës së krajlëve gjithë trojet shqiptare të ndara pas aneksimit nga Serbia në banovina. Kështu, që pjesë të tyre shërbyen në Jugosllavinë e re për konstruktimin, në fakt, sajimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi për të justifikuar territorialisht statusin e tyre republikan. Jashtë kësaj krahine të Kosovës mbeti Shkupi, qendra e vilajetit me të njejtin emër (homonym), të cilin, më 11 gusht 1912, 6000 kryengritës shqiptarë të komanduar nga Bajram Curri e çliruan nga xhonturqit. Ato ditë Hasan Prishtina, udhëheqësi i Kryengritjes, parashtronte kërkesën për autonominë e trojeve shqiptare.
Gjysa e popullsisë së Shkupit, sipas Salnamesë (vjetarit) së vilajetit të Kosovës të vitit 1896, ka qenë myslimane, kryesisht shqiptare, dhe turke. Gjysa tjetër ishin shumica bullgarë, të tjerët jahudi si dhe ortodoksë të ritit grek dhe latinë (katolikë). Katolikët vendas ishin shqiptarë, por dhe midis ortodoksëve dhe bullgarëve për shkak të identifikimit të kombësisë me fenë kishte jo pak shqiptarë.

Kryeministri i sotëm i Maqedonisë ka kurajon të pranojë, se ka një prejardhje qoftë dhe jo të afërt shqiptare.
Serbomëdhenjte vijonin t’i quanin Shqiptarët shiftari në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për t’i veçuar etnikisht nga allbanci-t e Shqipërisë.

Kur ishte puna për t’i deportuar në Turqi i trajtonin si turqë. Kurse në projektet e tyre për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare të aneksuara Çubrilloviçi, ministër i Titos në qeverinë e pas Luftës, i quante arnautë! Ndëkaq, vijonte politika për konvertimin e bullgarëve në maqedon. Përkundrejt këtyre realiteteve historike kohëve të fundit në Prishtinë dolën intelektual shqiptarë, të cilët po donin që përkatësinë shtetërore të shumicës mbizotëruese të qytetarëve të Republikës së Kosovës ta identifikojnë me identitetin e tyre kombëtar, të ndryshëm nga identiteti i shumicës së bashkëkkombësave të vet në mbarë trojet shqiptare. Pra, dhe Kosovën po e konsiderojnë të madhe dhe po përpiqen ta reduktojnë, ta “qethin” më tej përmes demarkacioneve dhe zajednjicave.
Shqipëria londineze është rezultante e pazarlleqeve, të cilat përgjysmuan trojet enike të banorëve autokton në Ballkan, të paktën, që para shekullit VII të erës sonë. Edhe Krahina autonome e Kosovës nuk përfshinte as qendrën e vet historike. Camëria/Thesprotia e lashtë nuk ekziston më dhe diplomacia greke nuk pranon të shqyrtohen as të drejtat njerëzore të banorëve të dëbuar prej andej. Për të drejtat e çamëve orodoksë as që mund të bëhte fjalë.
Sa u parashtrua më sipër besohet se del qartë se në histori asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë “Shqipëri e Madhe”. Edhe si koncept ajo ka qenë vetëm krijesë e propogandës fashiste në funksion të politikave pushtuese hitleriane dhe musoliniane. Ata përpiqeshin të shfrytëzonin për qëllimet e tyre pasojat e politikave thellësisht antishqiptare të Beogradit dhe të Athinës. Përpjekjet e pasardhësve të kolaboracionistëve për të justifikuar qëndrimin e të parëve të tyre janë tejet mjerane edhe sikur forcat e boshtit të kishin fituar luftën, sikur Adolfi të kishte pasur veç mustaqeve edhe mjekërr sado të vogël dhe Benitoja të kishte mustaqe të paktën sa të aleatit të tij të madh, se për mjekërr as që bëhej fjalë.

Me historinë me prrallat shoviniste dhe fashiste të disa qeveritarëve fqinj rreth fantazmës së “Shqipërisë së Madhe” nuk mund të pengohet integrimi i plotë i shqiptarëve në Bashkimin Evropian.

Si lindi ideja e Shqipërisë së madhe ? Read More »

Libri Më I Vjetër Se Meshari i Gjon Buzukut/Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin.  Origjinali i librit që ka arritur të përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë…

Përsëri ata, austriakët, të dashuruarit e përjetshëm me shqipen, që këtë radhë na befasojnë me një tjetër zbulim.

Bëhet fjalë për njëdokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe.

Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine.

Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura.

Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI.

Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në web-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

Përcaktimi më i saktë i datës do të shërbente për të vërtetuar nëse “Meshari” i Gjon Buzukut është i pari libër i shkuar në shqip apo më në fund gjuhësia ka arritur të gjejë dokumente të tjerë që e vërtetojnë këtë gjë. Në foto jepet fleta e një libri fetar, i shkruar në italisht dhe në shqip. “Scala I. Ligierata VI. Si e krijoi 3ot$ne Adamne et Evene. Të paretë tanë print”, që kuptohet. “Ligjërta e VI. Si e krijoi Zoti Adamin dhe Evën, prindërit tanë të parë”.

Në gjurmët e Joklit Dy profesorët austriakë kanë përdorur materialet dhe dokumentet e themeluesit të shkencës së Albanologjisë, Norber Jokl. Jokl ka lindur në 25 shkurt 1887 dhe është vrarë nga nazistët në maj 1942.

Edhe pse me një formim juridik, Jokl iu përkushtua gjuhësisë dhe kryesisht studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët sllave dhe gjuhët romane. Një vëmendje të veçantë i ka kushtuar gjuhës shqipe. Në moshën 30-vjeçare mësoi gjuhën shqipe. Është autor i librave “Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes” dhe “Kërkime gjuhësore – kulturore historike nga fusha e shqipes”.

Dokumentet e hershme të shqipes Deri më sot tre cilësohen si dokumentet më të hershme të shqipes. Edhe pse gjithë gjuhëtarët pranojnë se shqipja duhet të jetë shkruar shumë kohë më parë, dokumenti i parë që e dëshmon këtë është “Formula e pagëzimit”, e shkruar nga kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit në 8 nëntor 1462. Dokumenti i dytë është fjalori i Von Harfit, i vitit 1497.

Dokumenti që përmban një numër fjalësh dhe shprehjesh që i duheshin udhëtarit gjerman gjatë kalimit të tij në Shqipëri në Durrës dhe në Ulqin. Të së njëjtës rëndësi, gjuhëtarët rendisin dhe “Perikopeja e Ungjillit të Pashkës”.

Një dokument i shkruar në greqisht, që mendohet se i përket shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla Bible në gjuhën shqipe, që u gjetën në një dorëshkrim greqisht të shekullit XIV. Por si dokumenti më i rëndësishëm deri më sot mbahet “Meshari” i Gjon Buzukut, i pari libër në gjuhën shqipe. “Meshari” i përket vitit 1555. Por të gjithë studiuesit janë të një mendimi kur flasin për dokumentet më të hershme.

Këtë e dëshmon dhe Arqipeshkvi francez i Tivarit me emrin Brokard, që ka udhëtuar në Shqipëri. Në një relacion latinisht të vitit 1332, ai shkruan: “Sado që shqiptarët kanë një gjuhë fare të ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”. Një gjë mund të thuhet me siguri: Nëse dokumentet shqipe ekzistojnë, zbulimin e tyre mbetet ta presim gjithmonë nga të huajt. Formula e Pagëzimit 1462 Dokumenti i parë i vërtetuar i shqipes i përket datës 8 nëntor 1462, transmeton shekulli.

Është shkruar nga Kryepeshkopi i Durrësit, Pal Ëngjelli, gjatë një vizite në dioqezën e Matit. Duke parë mangësitë në ushtrimin e fesë, Pal Ëngjelli lëshon një qarkore latinisht, ku lejon që në kohë lufte fëmijët të pagëzoheshin në shqip. Formula është: “Un të pagëzonj pr’emen’t Atit e t’birit e t’shpirtit shenjt” shqip . Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) Janë 26 fjalë shqip, 8 shprehje dhe numrat nga 1 deri 10 dhe 100 e 1000. Fjalori modest i udhëtarit Arnold Fon Harfit ka një rëndësi të madhe për gjuhën shqipe, duke qenë është i pari dokument i shprehjeve dhe numrave.

Fjalori është zbuluar në vitin 1860, Fon Harvi udhëtoi në Durrës dhe në Ulqin. “Meshari” i Buzukut 1555 Është i pari libër i gjuhës shqipe që është gjendur deri më sot. “Meshari” përbëhej nga 110 fletë ose 220 faqe. Origjinali i librit që ka arritur të gjendet përbëhet nga 94 fletë. Libri është kishtar dhe është shkruar në gjuhën latine, ka 154 000 fjalë. Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit.//infoglobi/


Foto Arkivore në Vatikan.

Libri Më I Vjetër Se Meshari i Gjon Buzukut/Është në dialekt verior dhe origjinali gjendet në Arkivat e Vatikanit. Read More »

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin ?

Vepra e disa shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon…

-Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

-Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.

-Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu./Konica.al

Kush janë shqiptarët që ndërtuan Stambollin ? Read More »

Fshati Vajzë : Aty ku lindi dhe u rrit Poeti dhe Shkrimtari Ali Asllani.

Fshati Vajzë ndodhet në komunën e Kotës të rrethit të Vlorës. Fshati ka rreth 1200 qytetare, por një pjesë e madhe e tyre jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.Fshati Vajze ndodhet afer Qytetit Antik Ilir te Amanties.Ky Fshat njihet qe ne kohen Neolite sic jan dhe Tumat e Vajzes. Aty u lind dhe u rrit Poeti dhe Shkrimtari Ali Asllani.

ALI ASLLANI KRYESEKRETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE,TË ISMAIL QEMALI

1. Për të shkuar në katundin Vajzë të qarkut Vlorë është një rrugë e vetme,që përshkon e ndan mes përmes zemrën ose shpirtine Labërisë. Kjo rrugë ka si një zanafillë gati të hershme,kohën kur erdhi osemë qartësisht kur mriti dita për tu bërë rruga Rrugëtimi dytë merr tatëpjetënnë të majtë me një kthesë të lehtë nëpër aksin e vjetër Vlorë-Tepelenë Nëpërkëtë aks duhet të ecim. Rreth 10 km e para të udhës u bënë me zift që nëfillesën e parë të viteve ’90. Në rrugën e një fshati që ka emër femërore dhe ebukura fare më shkoqur quhet Vajzë . Këtu flitet ka lerë Ali Asllani. I bëjmënjë saktësuar fjalës është rritur poeti Asllani. Po ku ka qëndruar poeti lirik,diplomati i shquar dhekryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani? Cila është banesa ? Ka një shekull si kufi mes kohërave qërendin të ikin vetiu .”. Ali Asllani lindi ne qytetin e Vlores, me 20 nëntor1882 shkruan Dr.Prof B.Gace .Babai i tij, Asllan Sulejmani, nga fshati Vajze,rreze malit te Gribes, u vendos ne Vlore pasi kreu shkollën e larte për teologjinëislame ne Stamboll. Me mbarimin e studimeve u caktua myfti i qytetit. Gjatestudimeve ne Stamboll, ai u njoh me Isuf Meminin nga fshati Trevllazer. Kjomiqësi beri qe te martohej me vajzën e tij Hyrie Meminaj. Ali Asllanit i vdiqenprinderit, kur ishte ende i vogel.Duke vijuar më këtë shënim thuhet se Sulejman Rexhepi ne kujtimet e tij shënonte:”Ne katundin Vajze, Ali Asllani e shkoi femijerine ne konaket e Seit Muharremit. Me vdekjen e Seitit u vendos nekonaket e Hoxhe Sulejmanit, i cili i jepte edhe mësime fetare ne turqisht epersisht.,.”z. Pra kush ka lindur në katundin Vajzë tëVlorës,poeti apo i ati i poetit,diplomatit,politikanit? Mark Gurakuqi ne studimin e tij monografik “AliAsllani” sjell të dhëna të panjohura ,ky punim është botuar në librine Dr.prof B.Gace “Ali Asllani u lind ne Nandor (e jo ne shkurt, si asht dhanendonjihere) te vitit 1883 (e jo 1884, si asht dhene te “shkrimtaretshqiptare”, pjesa II, faqe 325)1.Ai u lind ne Vlone thotëGurakuqi,ne nje familje te shpërngulur me kohe nga fshati Vajze, prej nga ishtebabagjyshi, qe quhej Sulejman.I ati, Asllan Sulejmani, iku nga Vajza ne Vlone,ne Medrese. A ndoq mesime fetare te nalta. Shkoi ne Stamboll ku vazhdoi dhembaroi mësimet ne theollogji.Kemi nga ky autor të dhënat që flasin se i ati ipoetit Ali Sulejmani vdiq aty nga viti 1889, kur i biri, Aliu, ishte 6vjec. Poeti i ardhshëm mbeti me te amen, Hyrine, thotë nga familjaMeminaj, ne fshatin Trevllazen, buze Vjosës. Tre vjet me vone, me 1892, Aliun evogel e gjeti fatkeqesia e dyte, vdiq e ëma. Per te u kujdesen kushërini, Seit Muharremi nga Vajza, e mbas vdekjes se Seitit, Sulejman Kapua (Hoxha), po ngaVajza. Të dhëna të tjera që ka sjell Y.Bora dhe Q.Mthonë se poeti në pushimet e verës kthehej në Vajzë ose në Trevëllazër tekdajot. Vajza është një fshat që aktualisht gjendet në komunën Kotë në rrethin e Vlorës Komuna ka në përbërje të sajfshatrat Kotë, Lapardha ,Kotë Vodicë Vajzë Drashovicë •Mavrovë •Gumenicë ,Hysoverdhë ,Mazhar • Shkallë-Mavrovë. Katundi të cilit ai ikushtoi edhe një vjershë është 30 km nga qyteti i flamurit,dhe nëse udha derinë qafë të Dushkut shkon përgjatë Shushicës, herë po e herë jo atje kthehet.Edhe banorët kanë dëgjuar se poeti kthehej këtu në katundin e tyre. Poetiështë rritur në këtë katund si dhe gjejmë të shtruar faktin tjetër. Kemisërish një kthim të tij në katundin Vajzë .Pakkohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Kohëqë përkon në vitet e luftës së dytë. Kemi këto të dhëna të përmbledhurapër jetën e tij në katundin Vajzë të Vlora. Në këtë katund ai krijoi edhepoezitë kushtuar Perlat Rexhepit dhe poezia tjetër më e mirënjohur“Hakërrim.1942 Që nga Jugu ne Veri mbretëron një errësirë,/nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen njëegërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ edeli ras’! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ jugjeti darka!Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/gjersapopulli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/Ai rron për zotrinë tuaj,pun’ e tija, djers’ e ballit,/ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë gojae çakallit!Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,/dhe kur vjene ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha eçakenjvet;hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;/Hani, pini,vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,/ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanticome vuole!Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,ju shkëlqen nëkraharuar decorata “Grand Cordon”!Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfërt’ju thërres’gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’dhe të quhenipërhera luftëtar’ e patriot’,në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palozot!Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,ësht’ pështyma egjakosur e atdheut të vremosur;dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderinzvarr’,/ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar! Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,kundër burrit tëvërtetë zë e vjell e zë e leh!E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon eshkunde,/mbasi dora e armikutty me shok’ të heq për hunde./Rroftë miku yt i huaj, që për dita los eqesh,/të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!Koha dridhet epërdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet/dhe nga trasta pem’ e kalburdoemos jasht’ do hidhet!Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë/nukdo mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!/Mirpo ju që s’kenipatur as nevoj’ as gjë të keqe,/më përpara nga të gjithë, ju i thatëarmikut: “Peqe!”/Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,/sanë pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!As ju hahet, as ju pihet, vetemtitilli ju kihet…/Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!Sidomosju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,/ju dinakë, ju shushunja, jugjahtar’ në errësira!/Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nukhyri: te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!Dallavera nëpër zyra,dallavera në pazar,/dallavera me tëhuaj, dallavera me shqiptar’/Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtijvëndi/që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi! Nësekombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,/dylli bënet si të duash,kukuvajk’ dhe dallandyshe…kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar, nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar! 2. Një poezi e Ali Asllanit për fshatin Vajze:”Nekrye te fshatit ka një deli krua/uj i tija akull derdhet ne përrua/dhe nekrahun tjetër varet nga nje mal/një përrua i rreptë me uturim e valë/Mu ne meste tyre bregu Allatoj/dhe shtepit e fshatit si fole fajkoj/fshati babagjyshitfshati më i mirë/nga ata që thuhen Labëri e lirë?Aty ndën shkallë blegërinshelegu/aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku/rreth e rrotull lëmit djamtë heqinvalle/nën rap,në hije pleqtë qajnë halle/Lahure qëndisur bedene-bedene/sec ipaska hije asaj protoene/asaj protoene me një furk në sqetullë/që e ther e që egris me sy e me vetull/andej disa koce shkojnë në krua/këtej bagëtia varet nëpërrua/me krabë në dorë një djalosh/përmbi sy kësulën,vërshëllin përposh….. Aktualisht fshatin e sotëm të Vajzës unë dota quaj ,qendër të mjerë ,por me shtëpi të ra një pjesë të reja dhe më punë tëmëdha. Nikoqiret kanë zbukuruar oborret kanë fshirë baltërat anës avllivedhe duket se ndrinë fshati nga një pamje e tillë. Duke lënë pas Vajzën për tëshkuar tek shpella është shpellë me gurë të kuqe që rri varur. Poeti AliAsllanin përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:” Nëkatundin Vajzë të Vlorës,më tej bregut Allatoj/kur nise për në Plocë,më tëdjathtë,rrëzë përrojt,ka pas qen një shpellë e madhe/dhe mbi sup të sajBeuni,rreth me pyje plot sorkadhe/shpella quhej shpellë e bletës,me një maj sithikë e prehur,ledhe- ledhe,hoje-hoje mjalti kish në gjin e saj fshehur….. Nderimi për Ali Asllanin në këtë zonë. Njëbust dhe emri i poetit dhe pushtetarit Ali Asllani u vendos në një shkollë tëmesme në një qytezë të vogël të Labërisë buzë lumit Shushicë. Gjimazi :”Ali Asllani” gjendet mes njëgrumbullimi pallatesh të kohës së socializmit në ish-fermës bujqësore tëKotës. Ali Asllani qëndron 10 km larg vendlindjes së tij,fshatit Vajzë ku lindii ati .Nga jeta politike dhe veprimtaria e këtij personaliteti do tëpërmend tre raste,ngase e gjithë jeta e tij është zhbiruar sot me botime ngadisa autorë. 1- Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, ibesoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit tëMinistrave, ku qëndroi deri më 22 janar tëvitit 1914.    2 -Pas çlirimit është ndër të parët themeluestë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahejnga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave,por kjo mundësi iu pre më vonë. 3- Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966. Avdesin vërtetë poetët? 3. Veprimtaria e Ali Asllanit në vendintonë,ishte shumë e gjerë,dhe në shumë fusha të jetës politike eshoqërore. Ai dha një kontribut të shquar dhe të pazvëndesueshëm,si intelektualdhe patriot,si pushtetar dhe diplomat,e në të gjitha këto fusha ku punoi,lagjurmët dhe shkëlqimin e tij, si drejtues me nivel të lartë e me ndërgjegje tëpastër. Duke ndjekur rrefimin e njeriut të poetit Q.Meminaj.Në çdo venddemokratik të botës,thoshte Ali Asllani,institucionet forcohen nga ana eshtetit,kurse qytetarëve iu bëhet e qartë ,se ato duhet të respektohen nga tëgjithë.Përveç kësaj, porosiste Kryetari i Bashkisë, nënpunësit duhet ti njohinmirë problemet e tyre,që mbulojnë, dhe që i ndjekin për çdo ditë në mënyrë,qëdhe rregullat e ligjet e shtetit,të bëhen shumë të kuptueshme dhe tëthjeshta,për tu zbatuar nga qytetarët.Dhe këtë,ai e bënte vet i pari dhe nëmënyrë të përsosur.Ja si e tregonte babai im Shuhaip Meminaj,djali i dajos së tijnga fshati Trevëllazër,i cili për disa vjet ,ka punuar dhe është kujdesur përlulishten kryesore të Vlorës. Edhe ne, që e kishim nip biles edhe kushërinjtëtanë dhe bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë,që Ali Efendiu i njihte dhe iuthërriste dajo,kur venin në Vlorë,nuk shkonim për ta takuar në Bashki,sa herëqë të donin. Sepse ,ai sa i dashur që ishte me ne,kur vinte në shtëpit tona,apoedhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij,aq serioz ishte në zyrë.Prandaj shumëherë,ose e prisnim sa dilte nga zyra,ose shkonim në shtëpi për tatakuar.Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte njëllustraxhi,kurse brenda në korridor,të vendosej një garderobë me disa xhaketa ebluza.Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë,duhet tifshinte këpucët dhe ti lyente me bojë,aq sa ato mbanin.Nqs qytetari nuk kishmundësi të paguante llustraxhinë,atë e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhepastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë,e shkonte për të takuarKryetarin,Ali Efendinë.Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe nëtakim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,sipas edhe mundësive qëkishin.Ali Asllani i vendosi këto kushte,jo vetëm se ato ndikonin në rritjen ekulturës qytetare,që atëhere ishte shumë e nevojshme,por edhe për tëndërgjegjësuar qytetarët,se në ato zyra të shtetit,që iu zgjidheshin problemetdhe hallet,që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta,të shkoje irregulltë,ti doje e respektoje ata nënpunës e pushtetar,sepse doje dherespektoje shtetin tënd që athere ndihej shumë nevoja e tij.Ishte ky qëndrimdhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës,tëfunksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë,duke i zgjidhur më sëmiri,hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj.Prandajishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës por edhe banorëttë fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin,Kryetarin etyre.Edhe ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësiveqë kishte,iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën ,pa ikur ikënaqur edhe qytetari i fundit.Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme,jovetëm me punën e tij e tij të ndershme,por edhe me punën që bënin vartësit etij,që punonin në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet,sepse në to ai kishtezgjedhur dhe vendosur intelektualët më të mirë,ekonomistë,inxhinjerë dhe teknikqë kishin mbaruar shkollat jashtë vendit.Pavarësishtë nga stafi që Ali Asllanikishte në Bashki,të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës,sipasfunksionit dhe detyrave që kryenin,ai nuk mjaftohej me aq.Gjithmonë kurmbaronte orari zyrtar,Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi,porkalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes,dhe kontrollonte,se sa ishinzbatuar ato, dhe në mënyrë të vecantë shërbimet urbane.Siç ishin kanalet eujrave të bardha e të zeza,që ndërtoheshin për herë të parë aporikostruktoheshin,deri ku kishin arritur ndërtimet,në ndonjë rrugë,objekt nëujë të pijshëm,trotuar,lulishte etj.Në mëngjes kur mblidhte nënpunësit,ai nukpriste që ata të raportonin,se si ishin kryer detyrat që kishin patur ditën eparë,por jepte direkt detyrat e reja,mbasi ai i njihte vet,volumin dhe cilësinëe punimeve,duke iu bërë edhe vrejtjet për punën që nuk ishte bërë mirë.Kjo ivinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë,prandaj edhe atafilluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë. Kështuqë punët në qytetin e Vlorës,përmirësoheshin dhe nga dita në ditë,bëheshinmë mirë. Me Ali Asllanin,nuk kishim lidhje gjaku,porbabai im e donte aq shumë,sa që e konsideronte njësoj si vëlla.Kur u nda ngajeta baba im,xha Aliu,ndenji në shtëpinë tonë,plot 40 ditë dhe pritingushëllimet,si vëllai i tij.Por një ditë,më tha jemi ndodhur shumëngushtë,sepse na lajmëruan nga lartë,që të dilnim jashtë nga shtëpia dhe dhomaku priteshin ngushëllimet,mbasi në familjen tonë,do të vinte .KryeministriMehmet Shehu, për të ngushëlluar. Isha N/kryetar i K.Ekzekutiv të Tiranës katreguar vëllai i heroit. Dolëm të gjithë nga dhoma dhe po bisedonim,se kushishte ai burrë që ti thoshte edhe Ali Asllanit,të dilte nga shtëpia. Ngaautoriteti që ai kish,nuk e merrte njeri guximin por më në fund disa miq mëdetyruan mua që t’ia thosha. Asnjë fjalë nuk kisha mundësi t’i thosha xhaAliut,dola dhe unë jashtë por gjithmonë me merak,sepse nuk u zbatua,një urdhëri rëndësishëm. Megjithatë kur erdhi Kryeministri,kalo tek ne që ishinradhitur,na përshëndeti me kokë dhe pa bërë zë,u fut në dhomë duke i dhënëdorën ftohtë Xha Aliut.Sa ndenji aty Kryeminstri,bisedoi vetëm me Xha Alinë,dhe me asnjë nga ne nuk këmbeu fjalë,e me që i pëlqeu biseda ndenji rreth1.30. E thash,që kur erdhi i dha dorën ftohtë Xha Aliut,por ama,kur iku,ai erroku në qafë dhe e shtrëngoi fortë. Të them të drejtën,më tregonte ai,nashkriu gjaku,megjithse dita-ditës prisja të më fliste dhe të më jepte ndonjëmasë të rëndë.Mbas disa ditësh Kryeministri foli në raport,kryetarët eK.Ekzekutiv,meqë Kryetari i Tiranës,nuk ndodhej aty, në mbledhje shkovaunë..”Juve,na tha,nuk kini arritur akoma ti bëni mirë detyrat tuaja ashtu siç ibënte në atë kohë,Ali Asllani,kur ishte Kryetar i Bashkisë në qytetin eVlorës.Kur do të arrini edhe ju që t’i kryeni detyrat ashtu siç i kryenteai.Vetëm ahere më doli frika,dhe kur mbaruam mbledhjen shkova menjëherë nështëpi dh iu thashë pjestarëve të tjerë të familjes,që të mos kenë merak,sepseajo punë u mbyll mbasi Kryeministri e kish vlersuar,aq shumë ,atë bisedë me AliAsllanin,sa që na tha edhe neve të punojmë ashtu si punonte ai”.Pra arti i tëdrejtuarit,që kish Ali Asllani,u pëlqente të gjithëve.Pavarësishtë seM.Shehu,kryeministri i asaj kohe,me shokët e tij,e konsideronin Ali Asllaninintelektual borgjez dhe pa vizion të qartë dhe të mirë,për rendin e ri shoqërorqë ata e donin aq shumë,artin e tij të të drejtuarit,e pelqenin dhe ja kishinnevojën.Ato vite kur Ali Asllani ishte Kryetar Bashkie,populli i Vlorëssi dhe i gjithë populli shqiptar,kishte shumë nevojë për të siguruar drithërate bukës dhe sidomos,në vitet që kishte thatësirë të madhe.Por Kryetari iBashkisë i merrte masat me kohë dhe ndonjëherë e sillte drithin nga jashtë dhee mbyllte nëpër magazina.Pastaj në bazë të kërkesave që kishte qyteti por edhenga fshatrat, mbështetur në sasinë që grumbullonte,bënte planin eshpërndarjes me grafik të rregulltë për çdo periudhë kohore,duke u bërëfurnizimi i tyre në mënyrë normale.Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshatiKërkovë:”Sipas datës që na ishte caktuar nga Bashkia,shkuam nëmagazinat e Portit,që të merrnin drithin që na ishte planifikuarpër fshatin tonë.Por atje rojet italiane të portit,na nxorrën shumëpengesa,mbasi ata ngrinin cmimin e kontrabandës,për të përfituar për veten etyre,në rrugë të padrejtë dhe në kurrizin tonë.Katër –pesë burra nga fshati ynëshkuam në bashki,ku na priti menjeherë Ali Efendiu,të cilin e informuan përcfarë na kishte ndodhur.Ai u nervozua shumë sepse i erdhi keq për neve.Me tëshpejt shkruajti një letër dhe u foli aty tre xhandarëve të Bashkisë,ku njëriprej tyre ishte italian.Do të shkoni tek depot në port dhe do të fillonimenjëherë nga ndarja e drithit,se nuk ka xhandar nga Vlora apo të huaj,që tëbëjnë dallavera dhe të pengojnë zbatimin e këtij urdhëri.Kush të dojë le taprovojë,sepse i shkurtojmë nga këmbët.Bashkë me ta do të shkoni edhe ju-itha italianit dhe mbas një ore jam edhe unë atje.Me tu dorëzuar letra,u hapënmenjëherë depot për ne dhe për disa fshatra të tjerë që kishin rradhën përfunizim.Ndarja e drithit u bë ashtu siç porositi Ali Efendiu,sepse në atëmënyrë nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana jonë.Ai vetë kishte ardhur mëpërpara seç na tha neve,por në atë kohë që ne e pamë.Ka një të fshehtëndoshta të panjohur,kohën e punës së Ali Aslanit dhe përqëndrimin e tij kundërkëtij “kanceri”.Q. Meminaj ka zhbiruar duke u përqëndruar më tepër tek luftimiqë kërkon ndërgjegje të pastër si qelibari sic ishte shpirti i poetitpushtetar.Kemi shqyrtuar më lartë,luftën që bënte ai në portin e Vlorës përkontrabandën që bëhej nga italianët me cmimin e drithrave që importoheshin.PorAli Asllani ishte i papajtueshëm me këto fenomene dhe në të gjitha dretjtimet,ubënte luftë të pamëshirshme.Në mardhëniet që ndërtonte ai me nënpunësit eBashkisë,të institucioneve të tjera të qytetit,të dikastereve qeveritare,mepopullin e Vlorës dhe të krahinave,ai ishte tepër korrekt dhe i ndershëm dhekëtë transparencë e kërkonte vazhdimisht edhe nga vartësit e tij.Projektin përmerkaton dhe sahatin e qytetit,tregon Dr .Prof B.Gaçe,Ali Asllani e bërivet,por fonde për të mbuluar shpenzimet për ndërtimin e tyre,Bashkia nukkish.Ali Asllani, organizoi një mbledhje në Bashki dhe në të ftoi dheintelektual dhe qytetar të familjeve të pasura të qytetit,të disa fshatravepërreth.. Projekti për kullën e Sahatit dhe merkaton nuk do të zbatohet ,u thaai,mbasi nuk kemi të ardhura për të përballuar shpenzimet e ndërtimit.Por tëgjithë pjestarët që ishin në atë mbledhje,iu përgjigjën pozitivisht,duke dhënënga buxheti i tyre familjar,shuma të konsiderueshme. Disa familje të fshatraveqë nuk iu ndodheshin të ardhura financiare,dhanë bagëti të ndryshme të cilat ukonvertuan në bazë të vlerës,që kishin. Banka e Vlorës, me prorosi të AliAsllanit,kishte përgatitur një dokument të posaçëm,vetëm për atë rast dhe qëmbahej në tre kopje,për secilin dhurues,një Banka,një Bashkia dhe një dhuruesi.Emrat e dhuruesve u hodhën menjëherë në Librin e Nderit të Bashkisë,dhe listame emrat e tyre e gjestin patriotik,u afishuan në shumë vende të dukshme tëqytetit,bashkë me falënderimet që u bënte Bashkia.. Në inaugurimin e tyrepërpara popullit të Vlorës,Ali Asllani,jo vetëm i falenderoi ato familjepërsëri,që i dhanë qytetit të tyre këto vepra të bukura por edhe në mënyrëanalitike,raportoi dhe shpenzimet që ishin bërë zë për zë,dhe në tërësi përobjektin.Këto veprime i bënte Kryetari i Bashkisë,jo vetëm të tregontetransparencë për veten e tij,por tu mësonte edhe vartësve se si të punonin,tutregonte dhuruesve dhe tërë popullit të Vlorës,se si adminsitroheshin dhe kushpenzoheshin ato vlera monetare të tyre.Kështu e luftonte korrupsionin dhekontrabandën në administratë,Ali Asllani që si fenomene të rrezikshme ishinnjohur në vende të ndryshme të botës.Këtë rrezik që i kanosej vendit nga këtofenomene negative,dhe që ishin reale gjatë lutës së II botërore,i ka patur mirëparasysh Ali Asllani,kur shkruajti poemën “Hakërrim”.Në atë poemë,ai u bënteluftë shumë të ashpër atyre elemenetëve të pandershëm e të molepësur,që përhirë të pasurimit të tyre,brenda një kohe të shkurtër ishin të gatshëm dhe bënëcdo gjë,në dëm të atdheut,kombit shqiptarë.Prandaj ai do të shkruante: “Hani –pini e rrëmbeni,mbushni xhepe-mbushniarka…Ështëe qartë për të gjithë,se karrigia ku ishte ulur Ali Asllani dhe zyra ku ai kapunuar dikur,qoftë si Kryetar Bashkie,Nënprefekt,Prefekt,Kryeskretar nëQeverinë e I.Qemalit,e S.Delvinës e ka treguar më së miri se po të punosh mendërgjegje të lartë,këto fenomene negative,nuk ngrejnë kokë.Ali Asllani e dintedhe e shihte vet vendin e tij që ishte më pak i zhvilluar se shumë vende tëtjera të Europës,por ai nuk hoqi asnjëherë shpresat,se Shqipëria,një ditë do tëbëhej,ashtu siç i përkiste të kaluarës së saj të ndritur.Dhe për këtë punoi dheluftoi deri në vdekje.Ai nuk u largua nga Vlora dhe Shqipëria,përveç kohës nëshkollë dhe punës si diplomat.U përball me të gjitha vështirësit që i dolënpërpara,me persekucionin dhe varfërinë në familje,me dhimbjen e madhe përfëmijtë e tij,dhe që të gjitha i përballoi,vetëm e vetëm,se donte shumëVlorën dhe Shqipërinë.Shprehje më të bukur se në poemën e tij për Vlorënnuk besoj se gjëndet:-Gjesdisa Europën,gjesdisa Azinë-Gjer tek molla ekuqe,vajta gjer në Kinë/-Eme re te bardha,dhash edhe mora,/-Hazineragjeja,kur më hante dora,-E me re të bardha,mora dhe dhashë -Porsi Vlorën time,një qytet nuk pash’… Poeti dhe Patrioti i shquar,pushtetari ediplomati,Kryebashkiaku i Vlorës dhe shqiptari i madh-Ali Asllani.

Syrja Rukaj

Fshati Vajzë : Aty ku lindi dhe u rrit Poeti dhe Shkrimtari Ali Asllani. Read More »

Historia e trishtë e fshatit të shqiptarëve ku nuk lejohet të flitet shqip

Eshtë e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz.

Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit Papa Kristo Negovani dhe Theodhos Haradhambi Negovani, të cilët u vranë barbarisht nga grekët në vitin 1905 sepse u mësonin fëmijëve të fshatit gjuhën shqipe.Papa Vasil Gjikë Stillo është nipi i Negovanëve i cili më 1910, bëri përpjekje që në kishën e fshatit të mbante meshën në gjuhën shqipe dhe e goditën me thika gjatë meshës, vdiq më 16 janar 1910 në spitalin e burgut të Manastirit.

Për vrasjen, në Negovan, të priftit shqiptar, dëshironte ta kthente liturgjinë në kishë nga gjuha greke në gjuhën shqipe ka shkruar edhe Brailsford.Sipas të dhënave që disponon historiani i njohur Arben Llalla në librin e tij “Demografia në viset Veriore të Greqisë”, shumë dokumente historike vërtetojnë se Negovani ka qenë fshat i pastër shqiptar. Pleqësia e fshatit në fund të vitit 1909, lajmëronte me një letër në gjuhën shqipe prej tre faqesh se është hapur shkolla shqipe “Dituria”, me mësonjës Petro Nini Luarasi, Në letër thuhet se shkolla në Negovan ka nevojë për libra dhe fletore për rreth 40 nxënës, djem dhe vajza të cilët e kishin braktisur shkollën në gjuhën greke. Në fund letra është firmosur nga pleqësia e shkollës, kryeplaku Sotir Kristo, arkëtari Sotir A Xoxe, pleqnar Naso Tire dhe mësonjësi Petro.

Në fund letra ka edhe vulën e pleqësisë së mësonjëtores me vitin e themelimit të saj 1909. Origjinali i kësaj letre gjendet në muzeun e qytetit të Elbasanit. Kjo shkollë u drejtua deri në vitin 1911 nga Petro Nini Luarasi .Nga Negovani është dhe ish-ministri i brendshëm i Republikës së Shqipërisë Koçi Xoxe (1911-1949), njëri nga figurat qendrore të Partisë Komuniste. Gjatë kohës së diktaturës komuniste është shkruar se Koçi Xoxe ishte sllav-folës, por në Negovan nuk ka pasur asnjë familje sllav-folëse. Një kushëri i Koçi Xoxes i quajtur Mihal Xoxe, në fund të shek.XIX kishte ngritur në Kostancë një shtypshkronjë nga më të mëdhatë të asaj periudhe në Rumani, ku rilindësit shqiptarë botonin veprat e tyre patriotike. Aty janë botuar edhe librat e Frashërllinjëve, të Naimit, Abdylit të Samiut dhe të shkrimtarëve e patriotëve të tjerë të Rilindjes sonë Kombëtare, të cilat ndezën në ato vite shumë ndjenjat patriotike.Negovani në fillim të shek.XX ishte fshat shumë i madh dhe numëronte mbi 500 shtëpi të banuara qind për qind me shqiptarë.

Në një shkrim të botuar në revistën gjermane Der Spiegel, më 10 nëntor 2003, Renate Flottau, shkruan se në Flamburo (Negovan) kishte takuar një të moshuar që shiste mollë anës rrugës dhe ai i kishte thënë se shqiptarët vendas nuk guxojnë as të flasin shqip në shtëpitë e tyre. Grekët na kanë asimiluar. Nuk ka shkolla shqipe apo institucione kulturore.

Nga të dhënat e regjistrimeve të popullsisë që do sjellim më poshtë, nuk na rezulton që në Negovan të ketë familje sllave.Nga të dhënat që jep autori Brankof në fshat ka 96 bullgarë të krishterë, 110 grekë, 300 vlehë dhe 1080 shqiptarë të krishterë. Fshati kishte dy shkolla fetare, tre mësues dhe 200 nxënës. Sipas Millojeviç, ai jep të dhëna për 110 shtëpi ku banojnë shqiptarë ortodoks dhe 3 shtëpi vlleh ortodoks. Në regjistrimin e vitit 1932, fshati kishte 210 familje të huaja që flisnin gjuhën shqipe dhe pak prej tyre gjuhën sllave dhe rumanishten, dhe 44 familje kanë deklaruar hapur se janë shqiptar.Ndërsa Riki Van Boeschoten dhe Helleen van der Minne, deklarojnë se banorët e Negovanit janë deklaruar të gjithë shqiptarë.

Sot fshati i përket komunës së Perasmatos dhe ka rreth 420 banorë.

Historia e trishtë e fshatit të shqiptarëve ku nuk lejohet të flitet shqip Read More »

Vasile Koçi – Lupu, princi shqiptar i Moldavisë

Nga Fahri Xharra

Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë për 19 vjet , është nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu (1595–1661), siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë. Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo ujku, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet(1634 dhe 1653 )

Nuk ka të numëruar se sa shkrime dhe punime shkencore i kam lexuar  për Princin e Moldavisë Vasile Lupu- Koçin ( Vasil Ujkun ) por ajo që më intrigon më së shumti ë është prejardhja e tij shqiptare, greke apo arumune . Në të gjitha studimet për te manipulohet për  origjinën  e tij shqiptare. Një gjë është e sigurt se  ishte shqiptar i qytetit Arbanasi të Bulgarisë, nga familja Koçi e Shqipërisë së jugut.

Mirëpo  elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët  ( që e duan të vërtetën historike ) është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.

Shikoni , nuk e kam për krenari që ishte shqiptar  dhe si ujk e udhëhoqi Moldavinë ( Cara Romaneaska ) për 19 vjet por e kam për ate se pse historiografia e disa shteteve mundohet të mohon origjinën e vërtetë të tij. Pra një qëllim i caktuar , që më shtien të merrem me jetën dhe mbretërimin e një shqiptari në një vend sa do pak a shumë i huaj për ne.

vasile-koci-lupu-map

Harta e Pricipatave rumune  Transilvania e Muntenia nga koha e Matei Besarabit (1632-1654) dhe  koha e Vasil Koçit , principata e Moldavisë (1634-1653 )

Vasil Koç ishte i madh , ishte diktator dhe  e udhëhoqi me sukses Moldavinë, hapi shkolla në gjuhën rumune, pra Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty në gjuhën e tyre pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Jashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase shkruan Marin Mema.

vasile-koci-lupu-kodetKodet e Vasile Ujkut-Pravila lui Vasile Lupu, „Carte romănească de învățătură de la pravilele înpărătești și de la alte giudeațe…” (Iași, 1646)

Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi. Pra, solli ligje në bazën tonë kanunore, me përparësi ana juridike dhe tjetra gjuha rumune. Pra ky dokumet shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare . E  shihni  !

Ta debatojmë për atë që mua me brengosë dhe të cilës ende nuk di ti japi spjegim të vërtetë . Por  ta lexojmë edhe këtë  me sa vijon: “Familja Gjika qe gëzon titujt princërore sovrane te Moldo-Vllahise dhe princërore te Perandorisë se Shenjte romake gjermanike është nga me te shquarat familje mbretëruese te Rumanisë se sotshme. Me origjine nga Zereci i Përmetit, disa kilometra larg Frashrit dhe Këlcyrës (historiani K. Frasheri ka gjetur rrenojat e lagjeve se Gjikave ne kete fshat), Gjikajt u shfaqen ne histori nga mesi i shek. XVII, kur Muhamet pashe Qiprilliu nga Berati ndihmoi mikun e tij, tregtarin Gjergj (diminutivi Gjika vjen prej këtij emri) te ngjiste shkallet e dragomanise fanariote dhe te Divanit perandorak. Pasardhesit e tij u lidhen me martesa me familjet kryesore fanariote si Sturdzat, Mavrokordatot, Mavrojenit, etj., dhe patën akses për here te pare me Grigor I Gjiken ne funksionet e larta te vornikut te madh te Moldavisë se ulet. Shume shpejt fituan fronin e Moldavise me 1660 dhe ate te Vllahise me 1662. Princër gjysme sovrane te këtyre principatave nen suverenitetin e sulltanit te Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri me 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli ne fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe janë familja qe ka lëne me shume mbresa ne historinë moderne te Rumanisë.  Përveç princërve e personaliteteve te ndryshme te dalë nga kjo familje e cila nuk i preu kurrë lidhjet me « shqiptarinë », duhen përmendur ne veçanti princesha Elena Gjika, e njohur me emrin e pendesë si Dora d’Istria, e cila kontribuoi aq shume, gjate shek. XIX për rilindjen e albanizmit por edhe për emancipimin e popujve te bjere te Ballkanit, si dhe princi Albert Gjika, pretendent i fronit shqiptar qysh me 1905 qe bashkëpunoi më shumë patriotë shqiptarë për pavarësinë tonë Kjo familje, e ndarë në shumë degë, rikujtohet edhe sot, ne Rumani e në vende te tjera.

Pra , vëmendje ju lutem :”Princër gjysme sovrane të këtyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri më 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli në fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe janë familja qe ka lene me shume mbresa ne historinë modernë te Rumanisë.

Pra edhe një herë :”Princër gjysme sovranë të këtyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit te Turqisë?

Edhe Vasile Lupu ishte i tillë , princ gjysëm sovran i Moldavisë nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë.

Pyetjet:

-Si iu besoi Sulltani i kohës si Vasil Ujkut ashtu më vonë edhe familjes Gjika me shekuj , familjeve shqiptare udhëheqjen e një territori shumë të madh të Balkanit?

-Si iu lejoi sulltani hapjen e shkollave në gjuhën rumune , shtypshkronjave në gjuën rumune , ndërtimin e kishave me predikim në gjuhën rumune.

-Si ia lejoi Vasile Ujkut që të praktikoj Kodin e mirësjelljes rumune , që në të vërtetë ishe kod penal – në gjuhën rumune.

Të logjikojmë, për sulltanatin e Stambollit ka qenë e rëndësishme pasuria  dhe të ardhurat nga Moldavia, Muntenia dhe Transilvania, të tjerat në duar të shqiptarëve.

Një pikëpyetje plotë ofshamë ,po Osmanët me vendin e shqipeve ç`patën?  Kush i udhëzoi  se si  ta ngordhin një popull të tërë ( neve,pra ) pa shkolla, pa liri, pa kisha vendore dhe pa…. pa…..pa…

Tek  e fundit, sikur të na linin rehat në mijëvjeçarin e tretë !

vasile-koci-lupulastReferencat të njohura për autorin e shkrimit :

Shkrimi më real për Ujkun e Moldavisë

„Arnăutul” sau „Arbănaşul”
Cel ce avea să devină domnitorul Vasile Lupu al Modovei, s-a născut în 1593 în localitatea Arbănaşii de lângă Razgrad (Bulgaria); tatăl lui se numea Nicolae Coci şi era albanez de neam (aceste îmrejurări aveau să-i atragă porecla de „arnăutu” sau arbănaşu); numele mamei sale era Irina. La puţin timp după naşterea copilului familia trecea Dunărea şi se aciueşte la Bucureşti, unde intră în admistraţie şi ajunge până la dregătoria de vel agă. Lupu trece în Moldova, iar în timpul lui Gaspar Gratiani (1575/1580;1620) ajunge vistiernic. Dibaci în mânuirea şi sporirea banului, este preţuit de domn care îl şi cunună, ca naş, cu Tudosca, fiica marelui vornic Bucioc. Dar tot arginţii îi aduc şi primele neplăceri: din pricină că îi lipsesc „o samă de bani a visteriei” e pus în închisoare, ba chiar şi „muncit” şi chinuit spre a recunoaşte, fiind „ars pe piept cu fierul roşu”. Trece şi de această prigoană şi după ce mai îndeplineşte o serie de dregătorii, precum, cele de vel vornic, pârcălab şi hatman îşi cumpără domnia de la turci, instalându-se, ca stâpănitor local, la Iaşi, la 27 aprilie/7mai 1634. Va fi o domnie bogată în evenimente, în concurenţă deschisă cu cea a lui Matei Basarab (1580-1654) din Ţara Românească, marcată de legături contradictorii cu Ardealul, Polonia, tătarii şi chiar Poarta Otomană.

Avea să sfârşească răpus de boală în exil la Istambul, în căutarea unei noi domnii, în aprilie 1661, trupul fiind adus şi îngropat spre odihna de veci, la biserica Trei Ierarhi, ctitoria sa. Din păcate, piatra lui de mormânt nu s-a păstrat. (http://www.dcnews.ro/vasile-lupu-intemeitorul-bisericii-trei-ierarhi )

Vasile Koçi – Lupu, princi shqiptar i Moldavisë Read More »

1968: 50 vjet nga “Maji francez”, ose revolucioni “i dështuar”

Filloi si diçka e vogël dhe e izoluar. Një grup studentësh nga universiteti i Nanterre, jashtë Parisit filloi në mars të vitit 1968 një seri protestash kundër luftës së Vietnamit. Konflikti u përshkallëzua në prill kur u përballën mes tyre aktivistë që militonin në grupime të ndryshme të së majtës dhe nxënës të organizatave të së djathtës ekstreme.

Autoritetet universitare thirrën policinë që i shtypi dhushëm, çka ngjalli një reagim neveritës tek rinia franceze. 3 maj është data kur filluan ngjarjet globale të “Majit francez”, atë ditë studentët e Nanterre mes të cilëve shquhej Daniel Cohn-Bendit, u bashkuan në Sorbonë për t’i dhënë më shumë dukshmëri asaj që po ndodhte.

Policia shtypi me dhunë lëvizjen duke shkaktuar një bombë. Lagjia latine e Parisit u kthye në një zonë lufte. Barrikada të ngritura nga mijëra të rinj të indinjuar bllokonin rrugët dhe i bënin rezistencë forcave të sigurisë. Sindikatat studentore dhe mësuesit ndërmorën një grevë që do të shtrihej për disa ditë. Pavarsisht të plagosurve dhe të burgosurve, protestat vazhdonin dhe ishin më masive.

Dukuria arriti të përshkallëzohej në nivel kombëtar në 13 maj kur sindikatat e punëtorëve ndërmorën një grevë në nivel kombëtar. Ambicja e lëvizjes po rritej. Qindra fabrika u morën nga punëtorët dhe industria mbeti e paralizuar.

Sektorët më të radikalizuar kërkonin “shfuqizimin e shoqërisë së klasave”. Ishte greva më e madhe e përgjithësuar në botë dhe sigurisht më e madhja në Francë me 7 milionë grevistë në të gjithë sektorët e jetës publike dhe të ekonomisë private. Kriza e trembi qeverinë e Charles de Gaulle, heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Republikës së V franceze.

Përpara kërkesave të grevistëve, De Gaulle njoftoi në 30 maj shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhje legjislative muajin pasardhës. Qeveria e tij ofroi përmirësim të rrogave të punëtorëve. Protestat po e ulnin intensitetin.

Triumfi i partisë së qeverisë me 38% të votave evidentoi limitet e lëvizjes për të transformuar instuticionet politike franceze. Nëse do të vendosej një argument se viti 1968 ishte një përpjekje për revolucion, atëherë kjo është një dështim.

A ishte me të vërtetë qëllimi për të bërë një revolucion? Interpretimi sugjeron një përpjekje për të prodhuar një ndryshim, që edhe pse gjërat në dukje u kthyen në normalitet, ngjarjet e 1968 ishin një pikë kthese shumë e rëndësishme në historinë franceze.

Ka një para dhe një pas, – u shpreh Chris Reynolds, profesor i studimeve franceze dhe europiane në Universitetin “Nottingham”, Angli. Sfida më e madhe është të kuptohet se pse “Maji francez” pati një ndikim kaq të madh dhe në kohë në të gjithë planetin.

Një hipotezë është se përfaqësoi si askush tjetër një dukuri që përshkroi gjithë botën perëndimore: një përplasje brezash të paprecedentë. Në vitet 60 shoqëritë ishin tejet hierarkike dhe funksiononin nga prapa – përpara. Të rriturit vendosnin të gjitha rregullat dhe të rinjtë nuk kishin alternativa veçse të bindeshin. “Maji francez” nuk ishte vetëm një dukuri në nivel kombëtar, ishte një ansambël gjeopolitik global, një lëvizje kundër luftës së Vietnamit që kondensoi status kuonë ekzistuese qysh prej Luftës së Dytë Botërore në botën e lirë dhe tek vendet komuniste.

Pati një version të lëvizjes që përshkroi planetin. Në vitin 1968 pati greva studentore në Amerikë, Brazil, Meksikë, Japoni dhe në Gjermaninë Federale, Belgjikë, Suedi dhe Poloni. Kjo lëvizje franceze si me magji i dha një kthesë anti-autoritare të gjitha hierarkive sociale në të gjithë sektorët: në punë, në fabrika, në universitete, në art si dhe në familje.

Rinia po ngrihej për gjëra konkrete si lufta, shteti dhe sistemi kapitalist. Nuk është e lehtë të vendosësh në drejtpeshim sukseset dhe dështimet e kësaj lëvizjeje pas 50 vitesh. Aspiratat më revolucionare në planin politik dhe ekonomik ishin larg realizimit, por shumë nga transformimet sociale dhe kulturore që u prodhuan në atë shekull ishin përgjigje të kërkesave të atij brezi.

Disa e shohin si një pikë diegieje pozitive, një moment në të cilin përmirësohen gjërat. Gjithmonë kur prodhohen transformime të rëndësishme ka njerëz kundër dhe në favor.

 

Pavarsisht opinioneve pro e kundër e rëndësishme është të vlerësohet çfarë ndodhi nga pikëpamja e perspektivës së të rinjve. Në cilin aspekt shoqëria evuluoi në linjë me aspiratat e kësaj lëvizjeje dhe në cilin dimension ëndrrat u prenë. Dështimi më i madh ishte instuticional, sepse zgjedhjet legjislative sollën një valë reaksionare në Asamblenë Kombëtare me një forcim të së djathtës parlamentare.

Maj i 1968 ishte një ajër i freskët për të majtën franceze, që mund të ishte minoritare politikisht, por ishte dominuese nga pikëpamja kulturore. Ishte një dukuri mashkullore dhe në posterat e përfaqësimit nuk kishte figura femërore, por dy vjet më vonë lëvizja për çlirimin e grave u manifestua në të gjthë Francën për barazi./Bota.al

1968: 50 vjet nga “Maji francez”, ose revolucioni “i dështuar” Read More »

Kapedan Marko Boçari : Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, Marko Boçari lindi në Sul të Janinës më 1790 në një familje të dëgjuar që kishin dalë shumë burra trima si Kiço Boçari, Kosta, Dhimitri, Jorgji dhe kapedani i madh i revolucionit të vitit 1821, Noti Boçari. Babai i Markos, Kiço Boçari u martua tri herë dhe kishte 18 fëmijë, pesë prej tyre i vdiqën të vegjël. Nga martesa e parë me Krisulla Papazotin kishte Janin, Lenën, Marien, Anastasin dhe Markon.

Sulioti Marko Boçari nuk ishte vetëm një nga heronjtë shqiptarë më i rëndësishëm të revolucionit grek të vitit 1821, i njohur për aftësitë ushtarake dhe guximin e tij, por edhe për dëshirën e madhe për shkrimin dhe edukimin. Markoja bashkë me Odise Andrueon dhe Gjeorgjio Karaiskaqin u edukuan në oborrin e Ali Pash Tepelenës në artin ushtarak, politik dhe zgjuarsisë. Markoja ndihmoi Ali Pash Tepelenën në rrethimin e Janinës prej turqve dhe mandej, pas rënies së Ali Pashait, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qendër Mesollogjin.

Ëndrra e Markos ishte që të edukonte suliotet shqiptarë që të dilnin nga gjendja e luftëtarit të pamësuar që luftonte pandërprerë, pa një të ardhme, të jetojë paqësisht në një shoqëri të lirë e të drejtë. ”Dua të shkollohesh, i shkruante në letër, djalit të tij, Dhimitrit, që gjendej në Ankona të Italisë, por veç kësaj dua të brumosesh me traditat suljote, të mbetesh përherë suljot siç ka mbetur tata i yt”. Dhe arvanitët e dëshironin edukimin arsimor, por pa rrezikun e tjetërsimit dhe bjerrjes së vlerave tradicionale vetjake e të bashkësisë. Kësaj ia kishte frikën dhe këtë i theksonte djalit të vetë Marko Boçari.

Kur gjendej i internuar në Korfuz, Markoja mësoi greqishten dhe bëri të famshmin ”Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanitases së thjeshët” Fjalorin e shkruajti Markoja vetë me ndihmën e babait të tij, Kiço Bocari (1754-1813), xhaxhait Noti Bocari (1759-1841) dhe vjehrrit të tij, Kristaq Kallogjeri nga Preveza. Fjalori u botua në vitin 1809.

Suli – histori

Sipas të dhënave banorët e parë që u ngulën në Sul ishin ushtarët e Skënderbeut. Mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit, rreth 200 luftëtarë arvanitë (shqiptarë) me familjet e tyre, si fisi Boçari, Xhavellasit etj, formuan krahinën e Sulit dhe luftonin kundra turqve për lirinë e gjuhës dhe të drejtën fetare.

Më vonë Suli u zgjerua si krahinë dhe u popullua nga shqiptarë ortodoksë çamë, që për t’i shpëtuar skllavërisë osmane turke, u shpërngulën nga fshatrat e tyre të Çamërisë rreth viteve 1500 dhe u vendosën në Sul të Janinës, ku krijuan fshatra të rinj me emra shqiptarë.  Anglezi V.M. Lik thotë se ”suliotet janë një farë e Çamërisë, njëra prej katër degëve të Shqipërisë”. Ndërsa studiuesi Ciapolini shkruan se ”suliotët nuk dinin fare greqisht, gjuha që ata përdornin është, shqipja e dialektit të Çamërisë”. Një pjesë e popullatës së Sulit pasi iu nënshtruan Ali Pash Tepelenës u dërguan për dënim në ishullin e Korfuzit dhe ishujt e tjerë për rreth.

Ndërsa mbas vdekjes së Ali Pash Tepelenës shumica e popullatës së krahinës se Sulit për t’iu shpëtuar ndjekjeve nga turqit morën drejtimin për në malin e shenjtë të Tomorrit, duke u vendosur afër qytetit të sotëm të Gramshit dhe formuan krahinën e Sulovës me fshatrat, Shën Mëri, Shën Mitri, Dardzezë, Sulki, Dushk, Kushov, Janë, Tunjë etj. /Dita

Kapedan Marko Boçari : Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com