Histori

Vrasja që tronditi Shqipërinë: Si u ekzekutuan në Mamurras dy biznesmenët më të pasur amerikanë dhe a kishte dorë Serbia në këtë ngjarje

Dy amerikanët Robert Lewis Coleman dhe George De Long kishin njëqind arsye të vizitonin Shqipërinë atë pranverë të vitit 1924. Mes tyre ishte edhe se në këtë vend i huaji jo vetëm nuk prekej, por gëzonte respekt nga të gjithë.

Shkruan Roland Qafoku

Por të dielën e 6 prillit, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Shkodrës, mysafirët nga kontinenti i largët ndodheshin në kohën e gabuar në vendin e gabuar teksa u ekzektuan në një pritë nga një bandë që e ngatërroi shumë historinë. Kur ambasadori amerikan deklaroi se Shqipëria me këtë ngjarje kishte bërë 100 vjet prapa, banorët e Mamurrasit, por edhe gjithë zona e kishin gjetur përkufizimin e asaj që ndodhi duke përsëritur fjalët “jemi korit”.

DY VIKTIMAT DHE LAJMI QË BËRI XHIRON E BOTËS

Robert Coleman dhe George De Long nuk ishin dy amerikanë të zakonshëm që “i zuri nata” në këtë cep të Ballkanit.

I pari qe financier i njohur në San Francisko, ndërsa i dyti, djali i një pronari të pasur, që të dy të njohur në Kaliforni si pinjollë të familjeve me peshë.

Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin se ata jetonin në Palo Alto, në qytezën më të pasur të kohës në SHBA, ndodhia merr më shumë vlerë. Në vitin 1924 Palo Alto vlerësohej për dy statistika: kishte vetëm 20 mijë banorë dhe ishte qyteti më i shtrenjtë në të gjithë SHBA-në.

Mes banorëve të Palo Altos ishin edhe Coleman dhe De Long, të dy të pasur dhe të dy të diplomuar, por asnjëri prej tyre nuk u vra për këto cilësi.

Gazeta e universitetit të Stanford “The Daily Palo Alto” në Kaliforni, ka qenë e para që ka nxjerrë lajmin në SHBA. Informacioni është marrë që ditën e vrasjes dhe, siç ndodhte zakonisht në median print, gazeta e ka publikuar ditën tjetër.

Në numrin e datës 7 prill gazeta del në faqe të parë me titullin: “Vritet në Shqipëri George B. De Long, ’95.”

Ndonëse më poshtë lajmi është i shkurtër, për shkak të shpejtësisë dhe ekskluzivitetit, në gjuhën e gazetarisë profesioniste ai ishte vërtetë një scoop.

Ja lajmi i plotë i dhënë nga kjo gazetë dhe që u mor nga të gjitha gazetat merikane dhe ato evropiane:

“George B. De Long, ’95, anëtar i institutit Theta XI, u vra dje në Shqipëri nga banditët.

De Long i regjistruar nga qyteti Novato i lokalitetit Marin ishte i diplomuar në kolegjin e Belmontit në Massachusetss. Ai ishte djali i Inte George B. De Long, një pioner i tregtisë së qumështit.

Robert L. Coleman nga San Francisko mbeti gjithashtu viktimë e banditëve.

Coleman ishte djali i R. L. Coleman, një pjesëtar i Vigilantes në San Francisko në vitet ’60-të të shekullit të 19-të. De Long ndoqi universitetin e Stanford në vitet ’92, ’93.

Ai u diplomua për kimi. Pas vdekjes së babait De Long dhe i vëllai Frank, i cili tani jeton në San Francisko, provuan të rifitojnë fatin e familjes duke u marrë me biznesin e përpunimit të qumështit me të cilin patën shumë sukses.

Në 1917 George De Long shkoi në Neë York ku u martua me zonjën Ida Haggin Lounsbery, e veja e pasur e Jamer N. Haggin”.

Ja titujt e disa gazetave kryesore që e botuan lajmin:

The “Times”: Amerikanë të vrarë në Shqipëri (7 prill 1924)

The Star: Luftë me vrasësit (7 prill).

Daily Telegraph: Krim politik (8 prill)

The Star: Ligj ushtarak në Shqipëri (8 prill)

The Star: Amerikanët e vrarë, besohet për krim politik në Shqipëri (9 prill)

The Daily Chronicle: Fat misterioz i dy tregtarëve amerikanë në Shqipëri (9 prill)

Sytë e politikës shqiptare qenë fokusuar te mënyra se si po e trajtonte media e huaj këtë ngjarje. Çdo diplomat raportonte në Ministrinë e Jashtme për çdo shkrim të botuar.

Se sa të vëmendshëm ishin diplomatët, mjafton të sjellim si shembull ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mehmet Konicën, që i dërgon me shkrim një letër ministrit Iljaz Vrioni.

“Gazetat e Inglisë, i botuan pa koment përveç një lajmeje të botuar prej një gazette të vogël të Londrës “The Start”, ku thuhet që besohet se një ish-ministër i Shqipërisë ka gisht në vrasjen e amerikanëve.”

Janë me dhjetra raportet e hartuara për Ministrinë e Jashtme. Mes tyre kemi përzgjedhur një që shprehet lidhur me gazetat në SHBA.

“Shtypi amerikan mbajti moderatë të pëlqyeshme për vrasjet”

SKENA E VRASJES

Coleman dhe De Long ishin duke ecur në një makinë “Ford” nga Tirana drejt Shkodrës atë mëngjes të diele të 6 prillit. E kishin marrë me qira makinën dhe për të pasur adrenaline më të lartë disa herë makinën e drejtonte De Long.

Pas dy orësh rrugë, në afërsi të fshatit Mamurras, rruga futej në një pyll me drurë të lartë dhe shpejtësia e saj ulej. Në timon ishte shoferi Luka Barba, pikërisht në këtë moment rrugën ia prenë rreth pesë vetë të armatosur, të cilët pa asnjë parlajmërim qëlluan me pushkë në drejtim të tyre.

Të dy pasagjerët Coleman dhe De Long nuk patën asnjë mundësi të flisnin e as të ruheshin nga plumbat.

Të dy vdiqën në vend të “sharruar” nga plumbat, ndërsa shoferi Luka Barba mbeti i plagosur.

Veprimi i dytë i vrasësve ishte marrja e 4 bauleve me plaçka në makinë, ndërsa njëri prej banditëve ia hoqi nga këmbët këpucët Coleman-it dhe i veshi vetë.

HETIMI

Në vitin 1924 vrasjet në Shqipëri ishin bërë aq normale, sa askush nuk kishte më frikë.

Por ekzekutimi i dy amerikanëve në një pritë të dielën e 6 prillit të atij viti e bëri Shqipërinë jo vetëm qendër të lajmit të botës, por solli një trazim që vuri në dyshim edhe ekzistencën e shtetit. Mikja e Shqipërisë, ajo që i kishte dhënë pavarësinë për herë të dytë gjatë Konferencës së Paqes në 1919, tashmë ndihej shumë e zhgënjyer nga kjo Shqipëri.

Sejfi Vllamasi që sapo kishte lënë detyrën e ministrit të Brendshëm dhe që pretendohet se kishte informacion më shumë se shumica e të tjerëve i mëshon ngatërresës që i bënë bandidët objektivit.

“Për të vërtetuar brenda dhe jashtë vendit se pa qenë Ahmet Zogu në fuqi nuk mund të ketë as qetësi as stabilitet në Shqipëri shtyhet Idriz Veseli nga fshatrat e Krujës, kriminel i arratisur, të prishte qetësinë në Mamurras gjatë rrugës Tiranë-Shkodër duke vrarë disa malësorë që do të ktheheshin nga Tirana në Shkodër më 6 prill 1924.

Për fat të keq, të parët që kaluan atë ditë, nga ajo rrugë qenë dy tregtarë amerikanë që shkonin në Shkodër, të cilët u vranë prej banditëve gabimisht në vend të malësorëve. Përveç informacioneve të mia, këta ma ka vërtetuar edhe Salih Vuçiterni, miku i ngushtë i Zogut”.

Studiuesi boshnjak Harris Silajxhiç, një nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së e sjell në sytë e ambasadorit amerikan në këtë version.

“Grant Smith vazhdonte të ishte i mendimit se Ahmet Zogu ishte një nga personat përgjegjës për vrasjen e turistëve amerikanë dhe një gjykatë dënoi 4 persona me vdekje, ndërsa Zogun me 10 vjet burg dhe me punë të rëndë të detyruar.”

Një tjetër bashkëkohës i afrohet më shumë të vërtetës teksa përveç detajeve fut në punë edhe logjikën. Eqrem bej Vlora e analizon ngjarjen me të dhëna përpara, gjatë dhe pas saj.

“Askush nuk e dinte se cilët ishin fajtorët, ndaj edhe nuk mund të orientoheshin. Demokratët e shfrytëzuan sakaq këtë ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarë amerikanët për t’i dhënë një provë botës se vetëm ai është në gjendje të vendosë qetësinë dhe rendin në Shqipëri.

Natyrisht, një shpifje e tillë e ulët nuk do të kishte merituar as vëmendjen më të vogël, nëse më vonë (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrë pushtetin, të mos inskenohej një proces gjyqësor i mirëfilltë, me dëshmitarë të rremë e më the të thashë, i cili fajësoi për këtë vrasje Ahmet Zogun”.

Ndërsa vrasja na bëri me turp në sytë e amerikanëve dhe të botës, reagimi i politikës dhe i masës së popullsisë ishte për t’u përshëndetur. Atë ditë u mblodh në gjendje të jashtëzakonshme asambleja, e cila mbajti pesë minuta heshtje. Pas saj shumë deputetë shkuan në ambasadën amerikane dhe shprehën ngushëllime për humbjen e jetës së dy turistëve.

Solidariteti u bë edhe më i ndjeshëm kur një turmë e madhe njerëzish demonstroi në qendër të Tiranës, duke shprehur zemërim ndaj kësaj vrasjeje. Ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që protestohej për një vrasje dhe kjo ndodhte në Tiranë për dy amerikanë të vrarë.

Ministria e Punëve të Jashtme informonte diplomatët shqiptarë nëpër botë me telegram.

“Në shenjë zie për dy qytetarët amerikanë të rënë viktima dje të gjitha dyqanet janë mbyllur. Një turmë e madhe e përbërë nga deputetë, funksisonarë, të lartë dhe personalitete kanë shoqëruar makinën që transportonte viktimat. Asambleja është në mbledhje të jashtëzakonshme. Pesë minuta zie. Për nder të viktimave, shpallet gjendja e shtetnamit, atje ku u bë krimi. Masa energjike po merren për të ndaluar vrasësit me denim shëmbullor. Indinjatë e gjithë popullisë shqiptare. Demonstrime simpatie të popullisë së Tiranës para legatës amerikane.”

RAPREZALJA NDAJ ZONËS

Nuk ka ndodhur në Shqipëri një rast i dytë që për një vrasje shteti të ketë atë angazhim si për vrasjen e dy amerikanëve Coleman dhe De Long. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit ishte më shumë një terror. Forca të shumta policore dhe ushtarake, deri dërgimi në vendngjarje i autoblindave ishte sikur Shqipëria të kishte shpallur luftë.

E ndodhur rastësisht në Shqipëri ato ditë, gazetarja zvicerane Noëlle Roger sjell atmosferën pas vrasjes në një raportim modern për kohën:

“…Represioni ishte i ashpër. U vendos shtetërrethimi në prefekturën ne Durrësit ndërsa një ushtri prej 2 mijë vetësh nisi të bastisë malet e Krujës pa arritur të shtijë në dorë të gjithë fajtorët. Në çdo tetë vetë, 5 u vranë ose arrestuan.

Ndërsa Sejfi Vllamasi e paraqet kështu situatën pas vrasjes.

“Qeveria qysh atë ditë nisi një fuqi xhandarësh nën komandën e kapiten Selim Libohovës, e cila vret dy vëllezër të arratisur, por të pafajshëm për këtë çështje.”

Por nëse terrori u realizua në perfeksion, me zbulimin e vrasjes ishte e kundërta. Hetimi i ngjau grumbullimit të një pirgu me mbeturina.

Aq paaftësi dhe kaotizëm profesional kishte ato ditë, saqë ministri i Luftës, Rexhep Shala guxoi t’i propozonte kryeministrit Shefqet Vërlaci mes të tjerave edhe internimin e të gjithë fshatit Mamurras. Arsyetimi i tij absurd ishte se nga frika fshati në fjalë nuk e tregon se kush e kreu vrasjen, rrjedhimisht të gjithë banorët duhet të dënoheshin me dëbim.

Në raportin e tij drejtuar shefit të qeverisë, ai informon për situatën dhe sugjeron 8 pika:

1.Fshati Mamurras nuk i tregon vrasësit sepse ka frikë

2.Masat duhen marrë jo vetëm ndaj Mamurrasit, por edhe ndaj fshtarave në kufi

me te

3.Të internohet i gjithë fshati Mamurras

4.Të digjen të gjitha shtëpitë e të arratisurve dhe të konfiksohet pasuria e tyre, nëse nuk dorëzohen deri ditën e një vendimi

5.Të shtrëngohet populli i zonës duke i vendosur një gjobë të rëndë sipas pasurisë së secilit

6.Qeveria duhet të vendosë një shumë parash për zënien e vrasësve

7.Këto këshilla të merren parasysh

Ministri i Luftës Nga letra e shkresat reprezalja u transferua në terren. Në fillim dy të rinj quheshin të

dyshuar si elementë kriminalë. Ata ishin Pren Ndrec Gega dhe Sali Taf Veliu nga Miloti, duke i shënuar me rreth të kuq. Ata ishin të parët që u kërkuan nga policia dhe ushtria në një operacion të vërtetë terrori mbi popullsinë. Gjithçka arriti kulmin kur ushtria vrau 4 fshatarë nga Malbardhi pa pasur asnjë pretekst.

Të dhënat flasin se ushtria i vendosi kufomat në një shesh në Mamurras, dhe përpara ambasadorit amerikan një prej drejtuesve deklaroi se ata ishin vrasësit e dy turistëve. Më shumë kjo lidhet me zemërimin amerikan dhe zhgënjimin e diplomatëve, sesa me aftësinë e zbulueshmërinë e hetuesve dhe të policisë shqiptare.

Me një situatë gati në prishje të marrëdhënieve, me dy luftanije amerikane që iu afruan Durrësit, me një qeveri dhe një administratë shqiptare të paaftë dhe të çakorduar, nuk mund të priteshin veprime profesioniste.

ZEMËRIMI AMERIKAN

Ndërsa anijet luftarake lundronin duke u lëkundur afër Durrësit, Shqipëria lëkundej drejt kaosit. Ahmet Zogut sapo i ishte bërë atentat në Parlament, dy turistët amerikanë u vranë në Mamurras dhe vetëm një shkëndijë duhej për t’i përmbysur të gjitha. Si të gjithë diplomatët, edhe ata amerikanë ishin në dijeni të shumëçkaje që pritej të ndodhte. Ambasadori amerikan Grant Smith dha një përgjigje plot kuptim dhe nënkuptim në atë kohë, duke thënë se:

“Anijet amerikane do të vizitojnë më shpesh portet shqiptare dhe do të qëndrojnë në detin Adriatik për një kohë më të gjatë se ç’kanë bërë deri tani, derisa Shqipëria të plotësojë në mënyrë të kënaqshme kërkesën amerikane lidhur me vrasjen e turistëve amerikanë, si dhe të fillojë të zbatojë politikën e të drejtave të barabarta për interesat amerikane në Shqipëri”.

Situata ishte aq e nderë saqë gazeta amerikane “The Boston Evening Transcipt” në numrin e datës 8 prill 1924 kalon në nota ekstreme negative me ofeza ndaj Shqipërisë.

“Vrasja e dy amerikanëve R. Coleman dhe De Long të cilët shëtisnin në Shqipëri do të shoqërohet me vërejtje të përsëritur dhe të fortë në disfavor të këtij vendi të vjetër, i cili është më i egër, më i rrezikshëm dhe përgjithësisht më primitiv se ç’ka qenë në ditët e Imperatorisë Romane ku udha kryesore midis Romës dhe Bizantit shkonte mes tij.

Na thuhet se pas vrasjes së amerikanëve, qeveria e Tiranës deklaroi reagim ushtarakisht. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi, sepse atje nuk ka ndonjë qeveri tjetër të vërtetë sesa të drurit, të armës dhe ushtës.”12

Pas reagimit mediatik mbërriti edhe reagimi zyrtar. 24 orë pas vrasjes, legata amerikane në Tiranë bëri një deklaratë gjatë ngushëllimeve masive në selinë e saj. Sekretari i Lagatës deklaroi:

“Legata amerikane kërkoi prej qeverisë të zbulohen dhe zihen kriminelët. Në hetimet që do të bëhen të ketë gisht edhe legata. Përfundimet e hetimeve të bëhen të njoftura.”

Situata politike dhe sociale po rrëshqiste drejt kaosit dhe Shqipëria po i ngjante trupit që nuk i iknin ethet. Vetëm 14 ditë pas vrasjes së dy amerikanëve, një ngjarje tjetër shërbeu si shkëndijë për një rrëshqitje akoma më të rëndë të situatës.

Më 20 prill u qëllua dhe pas dy ditësh vdiq në spital Avni Rustemi. Deputeti dhe vrasësi i Esad Pashë Toptanit ishte hero për mbështetësit dhe kriminel për kundërshtarët. Eliminimi i tij solli atë që u quajt revolucion Iiqershorit, por që në fakt ishte kryengritje e armatosur dhe që natyrisht brenda skenarit kishte edhe ngjarjen ku mbetën të vrarë dy turistët amerikanë.

ZOGU DHE NOLI

Largimi i Shefqet Vërlacit si kryeministër dhe zëvendësimi i tij me Fan Nolin do të thoshte mes të tjerave edhe një luftë politike ndaj Ahmet Zogut. Noli bashkë me 17 deputetë të opozitës, mes tyre edhe Luigj Gurakuqi, kishin abstenuar në votimin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas vrasjes së dy amerikanëve.

Në fjalimet e tyre kundërshtarët e qeverisë ishin shprehur se dyshonin që qeveria do ta keqpërdorte pushtetin dhe me këtë do të vuanin njerëz të pafajshëm. Por tani rasti erdhi që hetimin për vrasjen e tyre ta bënte qeveria e Fan Nolit. Kjo i kishte të gjitha mundësitë për t’i gjetur vrasësit pa pasur asnjë alibi. Njëzëri deputetët e kësaj opozite kishin versionin e tyre për implikimin e Zogut në këtë vrasje.

“Vrasjet i kishte organizuar Zogu së pari me shpresë që të bindte publikun e gjerë se pa të në pushtet siguria e njerëzve kishte marrë fund.”

Por sa e vërtetë ishte kjo tezë? Robert C. Austin, në librin Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, demokracia shqiptare në vitet 1920-1924, shkruan:

“Akuza të tilla pasqyronin një program politik, por është e dyshimtë që Zogu të kishte organizuar vrasjen e të huajve. Edhe pse nuk mund të ngatërrosh opozitën me vrasjen (e kryesuar nga Noli) me vrasjet, interesave të saj u shërbehej më mirë me krijimin e rrënimit të vendit dhe mosbesimit jashtë, duke u përpjekur t’ua vishin vrasjen urdhrave të Zogut”.

Dhe kjo ngjan të jetë e vërtetë. Qeveria e Nolit nuk po bënte as më shumë e as më pak sesa qeveria e Shefqet Vërlacit. Situata shkoi deri në pakënaqësi të SHBA-së, e cila e kritikoi hapur qeverinë e Nolit për mungesën e zbulimit të autorëve.

Ambasadori i SHBA-së, Grant Smith, i paraqiti më 24 shtator 1924 një notë proteste qeverisë shqiptare për zvarritjen e hetimeve. E ndodhur nën presion qeveria arrestoi Vesel Lam Hidrin dhe Sefer Hajdar Begën si autorët kryesorë të ngjarjes dhe, njëkohësisht, kërkoi publikisht që Ahmet Zogu të kthehej në Shqipëri brenda 15 ditëve, për të dhënë sqarime.

Zgjuarsia e Nolit me këtë veprim bënte që, nga njëra anë plotësonte kërkesat e amerikanëve për zbulimin e autorëve, por njëkohësisht mbante shah-mat Ahmet Zogun dhe larg synimeve për t’u kthyer në pushtet.

GJYKIMI

Gjykimi i autorëve të vrasjes ishte pika kulmore e procesit. I pandehuri kryesor Vesel Hidri deklaroi në një seancë se kishte marrë një letër nga Ahmet Zogu në të cilën i kërkonte të mblidhte një grup të vogël miqsh për t’u zënë një pusi disa të huajve në Mamurras. Vetëm ky fakt e groposte përfundimisht figurën e Ahmet Zogut. Procesi mori nuanca të tjera kur kryetari i trupit gjykues, Rexhep Berati, më 11 dhjetor vizitoi selinë e legatës amerikane në Tiranë.

Pyetja e tij nëse SHBA do të ishte e kënaqur po ta dënonte Ahmet Zogun me vdekje, i la diplomatët e huaj pa fjalë. Por sa bindëse dhe sa e provuar ishte kjo letër? A ishte e denjë për inteligjencën e Zogut të urdhëronte kryerjen e një krimi kaq të rëndë dhe këtë urdhër ta linte me shkrim si provë?

Vesel Hidri nuk e paraqiti kurrë letrën dhe tragjedia e komedia u bënë bashkë në sallën e gjyqit, kur u mësua se Hidri vetë dhe të gjithë miqtë e tij ishin analfabetë.

Në fund të procesit, Vesel Hidri u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje. Ai u var në mes të Tiranës më 22 dhjetor 1924. Vetëm tri ditë më pas Ahmet Zogu mbërriti triumfalisht në Tiranë dhe mori sërish pushtetin. Nëse SHBA do të ishte e bindur që ai kishte gisht në vrasjen e dy turistëve Coleman dhe De Long, nuk do ta kishte mirëpritur këtë rikthim.

NJË KRIM I SHËRBIMIT SEKRET SERB

Më 23 shkurt kryeministrit Ahmet Zogu iu bë atentat në Parlament, duke e lënë të plagosur.

Më 25 shkurt Zogu dha dorëheqjen si kryeministër dhe në vend të tij u zgjodh Shefqet Vërlaci. Më 6 prill u vranë dy amerikanët në Mamurras dhe më 7 prill qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Më 20 prill u qëllua në Tiranë për vdekje Avni Rustemi, që solli atë që u quajt revolucion demokratik, por që në fakt ishte kryengritje e armatosur dhe marrje me dhunë e institucioneve të shtetit.

Të gjitha këto ngjarje të renditura tregojnë se çfarë ethesh e kishin zënë Shqipërinë në një periudhë pak më shumë se dy muaj. Por cila është lidhja e të gjitha këtyre ngjarjeve?

Më 1 prill të po atij viti mbërriti në Tiranë Komisioni Ndërkombëtar Kufitar Ndëraleat. Ishte një moment delikat për Serbinë fqinje për çështjen e Shën Naumit dhe Vermoshit. Të gjitha raportet e asaj kohe ishin në favor të Shqipërisë.

Për ta përmbysur këtë epërsi duhej bërë diçka. Shërbimet sekrete serbe vunë në veprim arsenalin e tyre më të mirë: vrasjet shtetërore, trazirat, kaosin, kryengritjen dhe më të rëndën akoma vrasjen e të huajve, një krim që asnjë shqiptar e jo më njerëzit e malësisë nuk e pranonin.

Sipas të dhënave, atë ditë në atë rrugë do të kalonte i dërguari i Lidhjes së Kombeve, i cili do të çonte ndihma humanitare në veri të vendit, si dhe mund të siguronte një hua për shtetin e ri shqiptar.

E vetmja “ngatërresë” është emri i të huajit. Çuditërisht personi i parë që futet në këtë linjë të vrasjes është autorja e një romani, Ani Ëilms, e diplomuar për histori. Ajo është e para që, edhe pse me version narrativ, publikon një raport të amabsadorit Grant Smith.

“Vrasja e tij do të ishte një pretekst de luxe, rasti i artë që bashkësia ndërkombëtare të humbasë çdo besim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët do të damkoseshin përfundimisht si një trumbë cubash, të paaftë për t’u vetëqeverisur dhe një rrezik i përhershëm për rajonin. Ky shtet është ende një krijesë e paplotë, pa kufij dhe pa fron. Tani tri-katër vjet pas themelimit të tij, ky do ishte rasti i fundit për ta fshirë përsëri nga harta e Ballkanit këtë “sajesë të gjymtë” të lidhjes së Kombeve”.

“I vranë se donin t’i vidhnin”

Ka një habi për këtë ngjarje. Për afro një shekull pothuajse nuk janë marrë as studiues e as romancierë e gazetarë. Përjashtim bën Ani Ëilms që për lexuesin shqiptar ka sjellë librin e saj Vrasje në rrugën e veriut, një nga veprat më të bukura pas rënies së komunizmit. Ndonëse është roman, Ëilms sjell një pirg me fakte, dëshmi, detaje dhe vetë autorja del në konkluzionin se vrasja e dy amerikanëve në Mamurras është vepër e shërbimeve sekrete serbe.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Vrasja që tronditi Shqipërinë: Si u ekzekutuan në Mamurras dy biznesmenët më të pasur amerikanë dhe a kishte dorë Serbia në këtë ngjarje Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 6 prill?

610 –Kurani zbret në Tokë, sipas besimit mysliman: Muhamedi – 40 vjeçar – ndodhej në mal në Shpellën Hira (3 km nga Meka), duke agjëruar, lutur, medituar, vetëm, në heshtje, mbështjellë me mantelin e tij, në errësirën e natës, kur papritur dëgjoi një zë – “Lexo!” – “Nuk di të lexoj!” u përgjigj Muhamedi – “Lexo!” – përsëriti zëri – “Në emër të Zotit, i cili ka krijuar çdo gjë, që krijoi njeriun prej gjakut të gjakut, Lexo! Në emër të më të Lartit, i cili mësoi njeriun të përdorë penën; që derdh mbi shpirtin e tij rreze dijesh dhe mëson atë që më parë ishte i paditur” – Kur Muhamedi mbaroi së lexuari zbulesën e zbritur nga Qielli, zëri shpalli: “Oh, Muhamed, vërtetoj se ti je Profeti i vërtetë i Perëndisë dhe unë jam engjëlli i tij, Xhebrail!”

1722 – Pjetri i Madh i Rusisë heq taksën e mjekrës, pas rreth 25 vjetësh. Të ardhurat nga kjo taksë përdoreshin për modernizimin e shoqërisë ruse sipas modelit evropian.

1896 – Lojrat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojrat tërheqën atletë nga 14 vende;  ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia  Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garëshin e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1500 vjet.

1917 – SHBA i shpall luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.

1981 – Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”

1991 –Ylli argjentinas i futbollit Diego Maradona pezullohet për 15 muaj nga Seria A për testim pozitiv për përdorim të kokainës

1992 – Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 6 prill? Read More »

Vetëvrasja misterioze e shqiptares së divorcuar në Londër, kush është Zeinep Vlora

Vetëvrasja e Zeinep Vlorës në Londër – shqiptares së divorcuar, që banonte në Francë, para se t’i jepte fund jetës së saj, më 23 dhjetor të vitit 1932, në kryeqytetin anglez – ka qenë një ngjarje misterioze dhe e mbajtur sekret, duke ngjallur kështu interes në opinionin publik, ngjarje të cilën shtypi më i rëndësishëm francez i kohës ka tentuar t’a zbërthejë.

Kush ishte Zeinep Vlora ? Pse u vetëvra në Londër ? Aurenc Bebja ka sjellë, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, rrëfimet e Le Petit Parisien, L’Intransigeant, Le Journal, Le Populaire, Le Figaro, L’Humanité dhe Paris-soir :

Le Petit Parisien (2 shkurt 1933, në ballinë) : “Vdekja misterioze në Londër e një gruaje të re shqiptare”

Le Petit Parisien – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 1 shkurt (dp. Havas.)

Një dramë, në rrethana tepër të çuditshme, që disa e konsiderojnë gjithashtu si epilog aventurash misterioze, ka ndodhur në Londër më 24 dhjetor. E ruajtur sekret deri tani, rangu që përfaqësonte viktima dhe mjediset që ajo frekuentonte, i japin kësaj tragjedie një karakter sensacional dhe shtyjnë disa gazeta të shkruajnë shumë hipoteza mbi rrethanat e kësaj drame.

“Rrethet diplomatike të disa vendeve”, tha një gazetë e përditshme, “janë përpjekur të parandalojnë zbulimin e detajeve të këtij rasti dhe as publiku, as shtypi nuk janë lejuar të marrin pjesë në hetim”.

Viktima është zonja Zeinep Vlora. Ajo ishte një grua dyzet e dy vjeçare. E madhe, flokë ngjyrë të kuqe, shumë e bukur, e lidhur nga martesa me shtëpinë mbretërore të Shqipërisë. Thuhet se është mbajtur i fshehtë ky skandal, me qëllim mbrojtjen e “interesave kombëtare shqiptare”.

Një shpjegim më i thjeshtë i tragjedisë mund të gjendet në faktin se zonja Vlora, e cila ishte e divorcuar dhe pasi kishte jetuar më parë në luks, ishte në një situatë të afërt mjerimi. Por flitet edhe për një zhgënjim dashurie.

L’Intransigeant – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkrimi i L’Intransigeant, me titull “Shqiptarja misterioze e Londrës është identifikuar”, i 2 shkurtit 1933, në faqen n°5, shton se viktima ka lindur më 27 prill 1894, dhe quhej Zeinep Delvina, e cila u martua, në vitin 1907, në Smirnë, me një shqiptar : Djemil Vlorën. Për arsye të panjohura, të dy bashkëshortët u divorcuan. I zbulojmë gjurmët e Zonjës Vlora në Paris vetëm në muajin tetor të vitit 1932, ku ajo qëndroi gjatë dy muajve në hotelin e ndodhur në rue Le Marois.

Le Petit Parisien vazhdon : Me banim në Paris, Avenue de Versailles, që prej fillimit të tetorit, ajo pati mbërritur në Londër më 22 dhjetor. Më 23, ndërsa ajo gjendej përballë monumentit të dëshmorëve, në Whitehall, piu një dozë “permanganat potasi”(permanganate de potasse)dhe vdiq ditën tjetër në spitalin e Saint-Stephens, në Chelsea. Mjeku ligjor doli me përfundimin se zonja Vlora kishte bërë vetëvrasje pas “një momenti hutimi”. Por kjo është një formulë e aplikuar në Angli për vetëvrasjen më banale, dhe është e natyrshme që në këtë rast nuk mund të shuajë kuriozitetin publik.

Le Journal – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit 1933, në faqen n°4, ajo kishte shkuar në Londër për të parë një nga kushërinjtë e saj. Zotin H.-M. Vlora, i cili ishte përgjegjës në Legatën e Shqipërisë.

Le Populaire – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërsa shkrimi i Le Populaire, me titull “Dashuria dhe mjerimi shtynë në vetëvrasje një grua, dikur e pasur”, i 2 shkurtit 1933, në ballinë, shton se në dokumentat e saj u gjet një telegram ku shkruhej : “Faleminderit me gjithë zemër. Xhemil”. Xhemil Vlora ishte burri i saj nga i cili ishte ndarë. Ajo nuk e gjeti atë në kryeqytetin anglez – shkruan media franceze.

Gjithmonë sipas Le Petit Parisien, në legatën e Shqipërisë nuk është dhënë asnjë informacion mbi këtë çështje.

Le Figaro – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por një shkrim i Le Figaro, me titull “Vetëvrasja e Zonjës Vlora”, i 3 shkurtit 1933, në faqen n°4, e kundërshton këtë gjë : Tiranë, 2 shkurt. Zyra e shtypit shqiptar komunikon : “Vetëvrasja e zonjës Zeinep Vlora, e cila jetonte prej shumë vitesh jashtë vendit, e ndarë nga burri i saj, ndodhi për shkak të një krize nevrastenie akute (une crise de neurasthénie aiguë). Çdo lajm tjetër që përhapet në lidhje me këtë vdekje duhet të konsiderohet si i pabazuar.”

Le Petit Parisien vazhdon : Gjatë momentit të pranimit të saj në spital, e dëshpëruara, e cila po vuante tmerrësisht, kishte refuzuar me kokëfortësi zbulimin e identitetit të saj. Megjithatë, në një moment të caktuar, ajo shqiptoi fjalët “Zeinep Vlora”. Dhe ajo ndërroi jetë para se të vinte dikush për ta parë.

Akti i vdekjes mbart : “Zeinep Vlora”

Deri në atë moment, asnjë anëtar i familjes nuk e ka kërkuar marrjen e trupit të saj, sipas Le Journal, të 2 shkurtit 1933, në faqen n°4.

Le Figaro – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërsa, shkrimi i Le Figaro, me titull “Vetëvrasja misterioze e një shqiptarje, Zonjës Vlora”, i 2 shkurtit 1933, në faqen n°2, shton se trupi i viktimës u transportua në morgun eHammersmith, ku një i huaj shkoi për ta identifikuar.

HETIMI YNË NË PARIS

Le Petit Parisien vazhdon : E ardhur tetorin e kaluar në Paris, nga Torino, ajo po qëndronte në një hotel, adresa e të cilit është 31, rue Le Marois. Ajo kishte deklaruar se ishte gruaja e një diplomati dhe se ishte pesëdhjetë vjeçe. Gjatë dy muajve që zonja Vlora qëndroi në hotel, ajo kishte lënë përshtypjen e një personi jashtëzakonisht të mirë (një grua e shquar, elegante, por pafundësisht e trishtuar dhe e preokupuar sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit të 1933, në faqen n°4.), dhe ajo jetonte e vetme në një apartament të vogël. Askush nuk i shkonte për vizitë.

Më 20 dhjetor, ajo deklaroi se donte të linte apartamentin e saj për të banuar në 11 bois, Avenue Victor Hugo, në shtëpinë e një të afërmi. Më pas ajo kërkoi që posta e saj të përcillet në këtë adresë.

Udhëzimet e saj u ndoqën, por drejtoria e hotelit të rrugës Le Marois u surprizua, pak kohë më vonë, me kthimin e korrierit të saj ku shkruhej “e panjohur”.

Që prej atij momenti, letrat drejtuar Zonjës Vlora u mbajtën në hotel në pritje të kthimit të qiraxhies, e cili pati thënë se do të kthehej së shpejti. Që atëherë, nuk e pamë më.

Mësuam më vonë se ajo banonte në një hotel familjar (në një dhomë modeste, e ndodhur më saktësisht në katin e pestë, sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit të 1933, në faqen n°4.), në adresën 24, quai de Passy, ku bënte një jetë shumë të rregullt.

Le Petit Parisien e përfundon shkrimin duke thënë se sipas disa letrave të hapura në një sirtar, morëm vesh se Zonja Vlora kishte një korrespondencë të rregullt me shumë personalitete franceze dhe të huaja.

Por gjithçka nuk mbaron këtu.

Dy javë më vonë, të enjten e 16 shkurti 1933, gazeta L’Humanité ka botuar, në faqen n°3, shkrimin me titull “Zeinep Vlora, ‘bukuroshja shqiptare’ mos vallë ishte agjente e ‘shërbimit inteligjent’ ?”

L’Humanité – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas kësaj gazete, Daily Mail ka shpjeguar arsyet se përse kjo ngjarje u mbajt sekret : “Zonja Zeinep Vlora ishte, sipas Daily Mail, një spiune dhe kundërspiune veçanërisht e frikshme. Thuhet se ka ‘punuar’ në disa vende evropiane, veçanërisht në Francë, dhe mund të ketë mbartur sekrete në lidhje me problemet e luftës dhe paqes. Mos vallë ka lidhje midis vetëvrasjes së saj dhe dënimit të spiunit francez Eydoux nga gjykata speciale e Duçes ? Kjo nuk është e pamundur, sepse e dimë se sa janë të përziera çështjet (aferat) italiane dhe shqiptare.”

L’Humanité vazhdon : “Sidoqoftë, duket e sigurtë se aventurierja nuk u vetëvra për arsye banale dashurie. Daily Mail mendon se shefat e saj i nderprenë të ardhurat dhe nga kjo anë duhen kërkuar arsyet e vetëvrasjes. “Shërbimi inteligjent” mund t’a ketë urdhëruar që të zhduket. Banditët e organizatës së frikshme policore të Britanisë së Madhe heqin qafe agjentët që i besdisin. Sido që të jetë, çështja e Zeinep Vlorës, pas Eydoux, tregon se sa aktiv është spiunazhi në këtë moment. Shenjë e padiskutueshme përgatitjeje për luftë.”

Dy muaj më vonë, një tjetër gazetë franceze shkruan mbi këtë ngjarje. Paris-soir ka botuar, më 28 prill 1933, në faqen n°3, shkrimin me titull “Vetëvrasja e Zonjës Vlora mos vallë ka shkaktuar një tjetër vdekje ?”

Paris-soir – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“U gjet në lumin Tamiz një trup i panjohur, i cili mbante një shënim të çuditshëm.

Nga korrespondenti ynë i veçantë

Londër, 27 prill.

(Nëpërmjet telefonit)

U gjet në Londër trupi i dekompozuar plotësisht i një njeriu që duket se ka qëndruar në Tamiz tre ose katër muaj. Fytyra është e panjohshme. Megjithatë, mustaqet e zeza dhe flokët ngjyrë gri lënë të supozojmë se bëhet fjalë për një burrë rreth 40 deri në 50 vjeç. Në rrobat e çara nuk është gjetur asnjë dokument për ta identifikuar.

U gjet vetëm një copë letër e njollosur me gjak, me këto fjalë : “Zeinep, ti je zhdukur, po largohem gjithashtu. Marcelle”.

Zeinep, kujtohemi ndoshta, ishte emri i bukuroshes Vlora, kësaj shqiptarje, që vetëvrasja e saj misterioze tronditi shtypin në muajin dhjetor. Për arsye diplomatike, thuhet, rezultatet e hetimit u mbajtën sekret. Pak kohë më vonë, mësuam se ministri shqiptar në Londër u thirr nga qeveria e tij. Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim nga ky shënimi gjetur në trupin e të mbyturit ? Ajo që nuk mund të shpjegojmë është arsyeja pse është nënshkruar me një emër femre.

Një hetim është ndërmarrë për të gjetur, para së gjithash, identitetin e të mbyturit.

Asnjë zhdukje nuk është raportuar që nga vdekja e bukuroshes Vlora, që mund ta krahasojmë me zbulimin makabër që sapo është bërë në Tamiz.”

Kjo ngjarje mbetet ende dhe sot enigmatike. Ishte një vetëvrasje apo vrasje ? Ndoshta kjo pyetje nuk do të marrë kurrë përgjigje.

Vetëvrasja misterioze e shqiptares së divorcuar në Londër, kush është Zeinep Vlora Read More »

Radhima – Pak histori për Fshatin që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës

Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.

Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.

Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit.

Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.

Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinesi dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.

Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.

Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .

Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )

Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)

Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.

Rezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizit

Rezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizitRezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizit

Imazh i ngjashëm

Radhima – Pak histori për Fshatin që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 prill?

5 prill 1869-Në Nju-Jork vdiq në moshën 109-vjeçare Daniel Bakeman, ushtari i fundit i Luftës amerikane për Pavarësi.
5 prill 1897 – Fillon lufta greko-turke, e quajtur “Lufta 30-ditëshe”, midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman. Grekët kërkonin bashkimin e saj me Greqinë.

5 prill 1939 – Tiranë, ora 6 e mëngjesit, 101 të shtëna topash lajmërojnë lindjen e princit shqiptar të kurorës. Mbretëresha Geraldina kishte lindur me anë të një operacioni cezarian trashëgimtarin e fronit Leka Skander (emër sipas Aleksandrit të Madh).

5 prill 1950 – Fillon në Pragë gjyqi për spiunazh kundër peshkopëve dhe priftërinjve, ndërsa qeveria çekosllovake kishte filluar sekuestrimin e pronave të kishës (shkolla, jetimore, shtëpi pleqsh të sponsorizuar nga bashkësitë fetare).

5 prill 1955 – Njeriu i thënies “kurrë mos u tërhiq”, Winston Churchill (1874 -1965), jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit britanik. Anthony Eden zë vendin e tij.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 prill? Read More »

Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë?

Dikush ka zbuluar trishtueshëm dhe madhërisht se një princeshë franceze dhe grua mbretërore e një sovrani britanik ka qenë, as më shumë dhe as më pak, një fshatare nga Bolena e Labërisë, pra miti i “gjakut blu” anglez është bërë koktej me gjakun plebejan shqiptar

Nga MOIKOM ZEQO

Titulli i mësipërm është këlthitës, protestues, polemik, madje përjashtues. Papritur kemi një pasurim gati gnostik dhe të pabesueshëm të historisë shqiptare: dikush (ai, ata, ato etj.) kanë zbuluar trishtueshëm dhe madhërisht se një princeshë franceze dhe grua mbretërore e një sovrani britanik ka qenë, as më shumë dhe as më pak, një fshatare nga Bolena e Labërisë, pra miti i “gjakut blu” anglez është bërë koktej me gjakun plebejan shqiptar. Kjo gjë do t’i çmendte përpiluesit kokëfortë të Almanakut të Gotas, ku janë kodifikuar tërë gjenealogjitë mbretërore të Europës.
Dihet se në Almanakun e Gotas nuk u fut dot as i vetëshpalluri mbreti Zog, për një arsye të vetëkuptueshme të gjakut aspak blu, të mungesës së alkimisë së ndryshimshmërisë së ngjyrave, që nga ftillëzimi paraadamik.
Por si ndodhi që me një lehtësi si të rekordeve të Gines-it befas shqiptarët të fitojnë pa asnjë mundim jo vetëm një mbretëreshë britanike, por me sa duket zanafillën e një dinastie të tërë?

Të krejt Anglisë mesjetare dhe të Anglisë moderne! Bëhet fjalë për një libër që nuk thotë absolutisht asgjë që të tjerët thonë, gjoja në emrin e tij, pra një alibi fantazmagorike, maskuar me një libër. Kurrë nuk ka ndodhur një diçka e tillë, nuk ekziston asnjë lloj ngjashmërie, pra nuk kanë vlerë krahasimet, janë të pafuqishme shëmbëlltyrat. Libri i studiuesit italian Eucardio MOMIGLIANO-s që i kushtohet figurës tragjike të Anna Bolenës është shqipëruar nga Petrit A. Velaj tashmë është në duart e lexuesit, që ata të mund të gjykojnë. Ky libër është tipologjikisht një lloj biografie monografike, ose një histori e letrarizuar, një subjekt i parabolizuar si një roman i Dymasë apo Skotit.

Kemi një shtjellim interesant, me vlera njohëse, është një libër i lexueshëm, tërheqës. Para disa kohësh isha në Oksford dhe në një nga libraritë klasike bleva CD me muzikë të kohës së mbretit Henriku VIII.
Një nga meloditë i kushtohej gruas së tij të bukur, pikërisht Anna Bolenës. Henriku VIII qe një mbret i fuqishëm dhe krenar, i vrullshëm dhe gjakësor deri në fund. Ai u dashurua marrëzisht, por edhe i preu kokën Annës së bukur si askush. Tharmi shekspirian mbulon e solemnizon gjithçka.
Po Henriku VIII bëri epokë, ai ftillëzoi dhe institucionalizoi Kishën Anglikane, të shkëputur krejtësisht nga Papati i Romës Katolike. E habitshme është se Henriku VIII qe edhe teolog i thekur dhe skolastik i zhdërvjellët, i njihte dhe i citonte librat e shenjtë, ky mbret kishte shkëmbyer letra edhe me Martin Luterin dhe i kishte bërë vërejtje dhe shpoti për disa nga tezat kryesore të protestantizmit që Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë? tronditi kohën dhe kontinentin e krijoi degamën më të madhe dhe të rrezikshme të krishterimit europerëndimor. Përsa i përket rolit historik të mbretëreshës Anna Bolena duhet kuptuar konvencionaliteti historik, me gjithë debatet e ashpra gjoja teologjike, por në thelb politike. Anglikanizmi i krishterë qe një program politik i mirëfilltë i justifikuar si një teologji liberale, e kodifikuar në gjuhën e etatizmit mbretëror britanik.

Tepër interesante janë fragmente për figurën gjigante të Tomas Morit. Ky shtetar, filozof dhe humanist i pazakontë nuk pranoi të shkelte mbi ndërgjegjen e tij dhe nuk u tut, derisa mbreti i inatosur i preu kokën – ky është një nga krimet më të mëdha dhe më absurde të historisë njerëzore. Mori qe mik i Erazmit të Roterdamit. Në krejt historinë europiane nuk ka një të dytë si Mori. Nëse intrigat e Annës e kanë shkaktuar një përfundim të tillë të Morit, atëherë kemi një komplikim subjekti, më të ndërlikuar se sa ato të Plutarkut, apo të Suetonit.

Asnjë motiv, qoftë edhe të largët nuk ka në tekstin libror për një lidhje qoftë edhe të imagjinuar të Anna Bolenës me origjinën shqiptare. Nga e nxori shqipëruesi idenë tërheqëse por krejt të kotë të një origjine bolenase-labe-shqiptare. Kjo, po është e pakuptueshme, gati një trill surrealist, ose psikofrojdiane. Shqipëruesi i nderuar dhe i pasionuar e ka shkruar një Hyrje, në substancë artikulon faktin se gjatë vuajtjes në burgun e Burrelit, në bisedat me intelektualë të tjerë të burgosur qe i bindur “se ka shumë të dhëna rreth Anna Bolenës se ajo është pjellë bolenase” (fq 8). Ku janë këto të dhëna? Qoftë edhe një? Me sa duket nuk ka absolutisht asnjë të dhënë të tillë.

Citimet kujtesore të Karlo Bonardos, Jammario Biemit, Pjetër Mëshkalla, Mikel Koliqit etj janë në erë, asnjë fakt nuk ekziston për të vërtetuar, hamendjet thurin vetëm legjenda shkreptimtare, meteorë pa asnjë kuptim. Mungon tërësisht kultura shkencore e citimit. Pra pa asnjë citim mitologjizohet një përkim formal i emrit të një fshati me mbiemrin e një gruaje.
Në një tjetër shkrim të përfshirë në libër të studiuesit Ruzhdi Bajrami absurditeti kontraston me titullin grishës “Nëpër gjurmët e identitetit të Anna Bolenës”.
Nuk ka as edhe një argument, absolutisht asnjë argument. Po si vallë mund të ndodhë një delir i tillë i turpshëm dhe idiotesk?

Mbijeton një ide se kinse një mbretëreshë britanike duhet të jetë shqiptare, pa e ditur vetë ajo, mbretëresha, po kush e pyet mbretëreshën. Përkthehet një libër historik dhe papritur bëhet një lloj riti kolektiv, krahinor, provincial, ku plekset shtypi dhe media, ku askush nuk është i bindur, por askush nuk guxon të shfaqë dyshimet më të natyrshme. Ky proces mitologjizimi provincial të vë në mendime seriozisht, tregon se mentaliteti provincial është gati zotërues në Shqipëri, duam, apo nuk duam. Shkëlqimi dhe rënia e idesë mbretërore qe fatalisht e shkurtër, por jo inercia e mentalitetit mburravecërisë provinciale, madje dhe krahinore. Çfarë fitoi apo humbi Shqipëria nga çmitizimi i një ideje pa bazë? Asgjë. Shëmbëlltyra e mësipërme është megjithatë dobiprurëse dhe dlirësuese në shumë aspekte kuptimore. Pasaktësitë nuk i duhen askujt. Pasaktësitë janë alibira injorantësh. Injoranca në emër të diturisë është forma më qesharake e të gjitha injorancave. Edhe “lavditë në largësi” nuk i hyjnë në punë askujt. Në rrafshin shkencor ndodh që shkruajmë për ndonjë personalitet të një kulture tjetër, të huaj, por ja që paska origjinë shqiptare. Kjo gjë nuk mjafton, është e mangët, antilogjike dhe antishkencore që këtë personalitet që nuk ka absolutisht asnjë kontribut në kulturën shqiptare dhe kombëtare ta klasifikojmë sipas një atdhetarizmi të sforcuar. E kujt i duhet kjo gjë? Për çfarë shërben ky mistifikim? Përputhja formale, sinonimia fonetike (josemantike) e emrave krijon iluzionin e rastësisë, në realitet e shkatërron kuptimshmërinë. Humorizmi kështu na shkatërron përfundimisht.

Akademiku ynë i shquar Aleks Buda, tashmë në botën e përtejme, do të habitej pabesisht, nëse një studiues, ta zëmë Indian, nga Kalkuta, për shkak të mbiemrit Buda ta quante si një pasardhës në Shqipëri të princit profet Buda. Rama është emri i një hyjnie indiane, por askush nuk është çmendur të thotë se shefi i qeverisë së sotme është një pinjoll i një gjenealogjie hyjnore të padiskutueshme indiane. Kështu mitologjizohen emrat, idetë, konceptet dhe zanafillat, kështu pakuptimshmëria i zë vendit kuptimshmërisë. Para ca kohësh botova një shkrim kundër zhurmës mediatike të gjoja zbulimit të varrit të Donika Kastriotit në Lezhë. Po kuadri është shumë më i gjerë. Një arkeolog britanik, gati profesionist shpall në të gjitha mediat europiane, urbi et orbi, se kishte zbuluar në një trikonkë paleokristiane në Butrint gurin e shahut më të vjetër në Europë. E kundërshtova publikisht këtë sensacion, më vonë edhe vetë britaniku në një shkrim tjetër e vuri në dyshim “zbulimin epokal”.

Po në Butrint zbulohet një statujë dhe mbiquhet si e Minervës, kur dihet se për profesionistët Minerva ka një ikonografi të përcaktuar dhe tepër të lexueshme. E kundërshtova me argument këtë identifikim të pakuptimtë, statuja i takonte një magjistrati. Po habia më bizare lidhet me amfiteatrin e Durrësit, ku kanë gërmuar disa profesorë arkeologë italianë.

Befas shpallin mediatikisht se kanë zbuluar në arenë pikërisht bashkinë antike të Durrësit romak, e pabesueshme, ideja e një bashkie nuk ekziston në antikitet, por edhe logjikisht në arenën e amfiteatrit nuk ka mundësi të bëhej një ndërtim urban pushtetor, ekzekutiv, më e pranueshme është të mendojmë për një lloj bazilike të krishterë, përkujtimore për nder të masakrimit të të krishterëve të parë në arenën e amfiteatrit të Durrësit. Pasaktësitë janë të pafundme.

Nuk ka asnjë gjysëm fjale se Anna Bolena është shqiptare, askush nuk e thotë dhe krijohet një kor absurd që thotë atë që nuk është kurrë. Arsyetimi megjithatë na dlirëson intelektualisht. E pavërteta nuk i hyn në punë askujt. Diletantizmi është një mediokritet kriminal, i dëmshëm. Shkenca nuk është thashethemnajë krahinore, provincionalizmi grotesk nuk është kujtesë e vërtetë kombëtare apo humanistike e universale. Thënia e lashtë “Njih vetveten” është shtegu që nuk mund që ta shmangim. Amen!

Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë? Read More »

Ishte njëriu më i pasur në Shqipëri dhe u bë Kryeministrër…por përfundoi duke pastruar pusetat e qytetit

Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

Kush ishte Ibrahim Biçaku:

Lindi në Elbasan në 1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike.

Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i vdes i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.

Jeta në politikë

Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.

Gjyqi special dhe burgosja

Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan “kriminelë të luftës”. Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do dënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu.

Nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë”.

Marrë nga libri i Roland Qafokut ‘Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ dhe Wikipedia

Ishte njëriu më i pasur në Shqipëri dhe u bë Kryeministrër…por përfundoi duke pastruar pusetat e qytetit Read More »

Histori: Mësoni cfarë ka ndodhur më 2 prill

1453 – Sulltani osman Mehmed II fillon rrethimin e Kostandinopojës dhe e pushton atë në 29 maj. Marrja e Kostandinopojës (dhe dy territoreve të tjera bizantine të shkëputura shpejt pas kësaj) shënoi fundin e Perandorisë Romake, shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet. Pushtimi osman i Kostandinopojës gjithashtu i dha një goditje masive krishtërimit; ushtritë osmane pas kësaj ishin të lira për të përparuar në Evropë, ndërsa Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, do të mbetej penguesi i vetëm i tyre drejt Italisë dhe Evropës perëndimore. Pas pushtimit të kryeqytetit bizantin, Sulltan Mehmeti e transferoi kryeqytetin e Perandorisë Osmane nga Adrianopoja (Edirne) për në Kostandinopojë (Stamboll). Shumë intelektualë u larguan nga qyteti para dhe pas rrethimit; shumica e tyre emigroi kryesisht në Itali, ku ndihmuan për rilindjen italiane. Pushtimi i qytetit të Kostandinopojës, për disa historianë, shënoi edhe fundin e periudhës së Mesjetës.

1513 –  Zbulohet Florida nga Ponce de Leon. Juan Ponce de Leon (1474 – 1521) ishte eksplorues dhe kolonizator spanjoll. Ai u bë guvernatori i parë i Porto Rikos, dhe udhëhoqi ekspeditën në Florida, të cilës i vuri edhe emrin. De Leon lidhet me legjendën e Burimit të Rinisë, që është menduar të jetë në Florida (duke pirë nga ky burim njeriu nuk plaket kurrë dhe plaku bëhet i ri). Sipas gojëdhënës, Ponce de Leon e zbuloi Floridën ndërsa ishte në kërkim të këtij burimi; shumica e historianëve thonë se kërkimi për ar dhe për zgjerimin e Perandorisë spanjolle ishte qëllimi i tij. Mendohet se Burimi i Rinisë ishte alegori për vreshtat e rrushit a verën dhe Ponce de Leon mund të ishte në kërkim të një mundësie për biznes. Historianë besojnë se pija e kafesë në Porto Riko mund ta ketë frymëzuar de Leonin për kërkimin e Burimit të  Rinisë.Të tjerë spekullojnë se de Leon  keqkuptoi fjalën vendase “vid” (hardhi ) për “vida” (jetë), dhe mendoi se bëhej fjalë “burimin e jetës”. Në kujtimet e tij, de Leon shkruan se ai shkoi në kërkim për Burimin e Rinisë, sepse një grua e moshuar i kishte thënë se djali dhe burri i saj, mes shumë të tjerëve, kishin shkuar në një vend me emrin Bimini (në Bahamas) për të gjetur këtë burim. Nën ujrat e Biminit disa gjeografë sot besojnë se ndodhet i fundosur ishulli legjendar Atlantis.

1550 – Hebrenjtë dëbohen nga Xhenoa, Itali. Vetëm pas periudhës së unifikimit të Italisë (1860-1870), gjatë së cilës hebrenjtë morrën pjesë aktive në kauzën e lirisë italiane, atyre iu dhanë të drejta të plota civile dhe politike në Itali. 1725 – Në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier, feminist i famshëm. Autobiografia e tij, Histoire de ma vie, konsiderohet si një nga burimet më autentike të zakoneve dhe normave të jetës shoqërore europiane gjatë shekullit të 18-të.  Kazanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i “feministit” (njeri i dhënë shumë pas femrave, si një i alkoolizuar pas pijes). Kazanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë, dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart. Xhakomo Kazanova vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke). 1902 – “Teatri Elektrik“; kinemaja e parë në Shtetet e Bashkuara, hapet në Los Angeles, Kaliforni.

1912 – Anija Titanik i nënshtrohet provës në det për shpejtësi, manovrim, dhe ndalesë emergjente. Pas 8 orësh, çdo gjë shkoi mirë, dhe anija niset për Southampton, Angli; më 10 prill furnizohet me ushqime, plotësohet me ekuipazh dhe pret pasagjerët e parë në bord. Në mesditë, anija më e madhe dhe më e re në botë niset për udhëtim; ndalon në Cherbourg, Francë për dy orë, dhe në orën 20:00, drejtohet për në Queenstown, Irlandë. Pronari i Titanikut, bankieri amerikan J. P. Morgan kishte planifikuar për të udhëtuar në lundrim e parë, por ndryshoi mendje në minutën e fundit. Numri i saktë i njerëzve në bord nuk dihet. Më 11 prill 1912, në orën 13:30, Titaniku lë Queenstown dhe niset nëpër Atlantik drejt Nju Jorkut. Vetëm pas katër ditësh, më 15 prill, anija gjigande do të përplasej me një ajsberg dhe do të fundosej. Rreth 1 mijë e 500 vetë humbën jetën, 710 të tjerë mbijetuan fatkeqësinë dhe u përcollën nga anijia Carpathia në Nju Jork, ku 40 mijë njerëz prisnin mes motit me shi dhe lotëve.

1921 – Prof. Albert Einstein paraqet në Nju York Teorinë e tij të re të Relativitetit. Ai dha disa leksione në Universitetet Kolumbia dhe Princeton. Në Uashington, i shoqëruar nga përfaqësues të Akademisë Kombëtare të Shkencave, Einstein bëri një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Në kthimin e tij në Evropë ai ndaloi në Londër, ku u takua me disa figura të njohura shkencore, intelektuale dhe politike, dhe mbajti një leksion në King College. 1951 – Me Stalinin: Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu takohen në Moskë me Josif Stalinin për t’i raportuar mbi gjendjen në Shqipëri; mbi spastrimin e vendit nga “njerëzit që e kishin mbushur kupën”; për t’u ankuar ndaj udhëheqësive të vendeve fqinje; dhe mbi vendimin e Gjykatës së Hagës kundër Shqipërisë lidhur me incidentin e kanalit të Korfuzit. Ky do të ishte takimi i pestë dhe i fundit i Hoxhës me Stalinin. Gjatë kësaj vizite, Hoxha, Shehu, shoqëruar nga Omer Nishani (kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor), qëndruan në BRSS edhe për disa javë për këshillime nga udhëheqës të lartë si Molotov, Malenkov, Beria, Lavrenti e  Bulganin.

2005 – Vdiq Papa Gjon Pali II. Më shumë se 3 milionë njerëz i dhanë atij lamtumirën e fundit në bazilikën e Shën Pjetrit, para funeralit më 8 prill. Më 30 shtator, 2013, Papa Françesku shpalli se shenjtërimi i Papa Gjon Palit II do të bëhet më 27 prill 2014. Njoftimi erdhi pasi Vatikani zbuloi se dy mrekullitë e nevojëshme për shenjtërim i atribuohen Papa Gjon Palit:

1)  Shërimi i murgeshës Marie Simon nga lutjet e papës – ajo vuante nga parkinsoni, sëmundje prej së cilës papa Gjon Pali vdiq.

2) Një grua 50 – vjeçare u shërua nga një aneurizmi i trurit pasi, sipas saj, një fotografi e Papa Gjon Palit filloi të fliste me të. /Pamfleti Lifestyle

Histori: Mësoni cfarë ka ndodhur më 2 prill Read More »