Histori

Prof. Dr. Dhimitër Pilika: Gjergj Kastrioti si pasardhës i Akilit

Sipas humanistëve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshëm Piu II, Antonio Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu më vonë të Pjer Ronsarit, Alfons Lamartinit, Zhyl Mishlesë, Elize Reklysë, Feliks Zhyljenit dhe shumë të tjerëve, vazhdimësia e shqiptarëve shkon në vijë të drejtë te Aleksandri dhe Pirroja, mbretër të Epirit, trashëgimtarë të Dodonës “ab antiquo”. Ky pohim mbështetet gjërësisht nga humanistët tanë Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjetër Bogdani, si dhe nga mijëra dëshmi “in loco”, të shkruara dhe gojore. Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skëndërbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.

Një repertor mjaft i pasur greko-romak, që asnjëherë nuk është hedhur poshtë, vërteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molosë, ishin aecidë, pasardhës të drejtpërdrejtë të Eakut, gjyshit të Akilit, i cili që nga Homeri është vlerësuar si mishërimi i vetë prototipit të pellazgut. Veç kësaj, diçka që është plotësisht e provueshme, ka vazhduar ngritja në shkallën e princit, pa asnjë qëllim të paravendosur, e tre nipërve të Skëndërbeut, që sanksionuan onomastikën pellazgjike, mjaft domethënëse, të paraardhësve të tyre parahistorikë: Akili I Kastrioti-Skënderbeu, Akili II Kastrioti-Skënderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skënderbeu. Si pasojë logjike e këtij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndërmjet shqiptarëve dhe pellazgëve ka vijuar të imponohet që në zanafillën e epokës moderne, një e vërtetë tashmë e pranuar nga një ushtri specialistësh shqiptarë e të huaj.

Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, të pandarë prej Adriatikut, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, nunizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj. Afër rivierës sonë, në jug të Buthrotit të lashtë, të cilin e donte aq shumë “Andromaka” e Rasinit të pavdekshëm, gjendet shpella paleolike e Kreshmoit, në të cilën janë gjetur më 1933 “ankorat e argjirit”, një “specialitet” gjithëmesdhetar eskluziv i pellazgëve, të quajtur prej kohësh zotër të deteve.

Nga fillimi i shekullit XIII para erës së re, bashkëvëllai i pellazgut Akil, Diomedi – paraardhësi i Aleksandrit Molos, që shpëtoi nga lufta e Trojës, u end pa pushim nëpër pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit të Diomedit dhe një faltoreje “të adhurueshme e të shenjtë”, sipas Aristotelit të Scimnosit, duke e përfunduar atje poshtë harkun e jetës.

Pothuaj njëkohësisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te plazhet adriatike të afërta me Buthrotin dhe mbretëroi në “viset e molosëve” (Prejardhjen e tij pellazgjike e kanë sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi, Prisciani…) Në brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e Bylisit, që e përkujtonte në monedhat e veta. Thuhet se, nëpërmjet përzgjedhjes së përsëritur, ka përsosur një racë të lartë gjedhësh, që e kanë lëvduar me të drejtë Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky lloj ka ardhur deri te rritësit e sotëm të racave rekorde. Akileidi, veç të tjerash, mbahet si krijuesi i një valleje tërheqëse, pirrikes, që ende vazhdon dhe lulëzon në Shqipëri…

Ndër studiuesit tanë mësimet e urta të një historie të tillë të gjatë ushqejnë dhe ndriçojnë të kaluarën e të ardhmen, kurdoherë në shërbim të paqes, të lirisë, të vëllazërisë mes popujve të Adriatikut dhe të mbarë botës… Plejada të tëra përfaqësuesish të shkencës franceze kanë dhënë ndihmesë të frytshme për ndriçimin e problemeve themelore të pellazgologjisë në kuadrin e kulturave mesdhetare. E ndiej veten të nderuar që këtu të bëj një homazh të përzemërt e të fuqishëm për ta, në veçanti për kujtimin e pashuar të Robert d’Anzhelisë dhe Dominik Briquel-it. Ata pajtohen të gjithë sesa e sigurtë është mirënjohja e popullit tonë, e “besës”, fjalës së dhënë të shqiptarëve, i cili kurrë nuk do ta harrojë bujarinë e popullit vëlla francez.

Prof. Dr. Dhimitër Pilika: Gjergj Kastrioti si pasardhës i Akilit Read More »

Hetimi i masakrave greke ndaj popullit çam. Grekët ua piqnin kokat fëmijëve në zjarr

Pas shekujsh e dekadash dhune sistematike e pabarazie, deri në gjenocid, dëbim masiv dhe zhdukje të shqiptarëve nga shteti i dominuar nga grekët, më në fund Europa dhe bota, ka nisur ti hetojë krimet më makabre që ka përjetuar bota, ato ndaj çamëve dhe arvanistavse.

Shqiptarët, forca kryesore në krijimin e shtetit grek, jo vetëm që u tradhtuan para afro dy shekujsh, por më pas përjetuan tmerret e papara, ndërsa shtypja vazhdon edhe sot, edhe pse Greqia është anëtare e BE-së prej dekadash, dhe prej gati një shekulli në NATO.

Ora për drejtësinë pas gjamës më të madhe që ka ndodhur në Europë po afron, ku emri i shqiptarit ishte i ndaluar me forcën e terrorit.

Më datë 27 Qershor të këtij viti Asambleja e UNPO-s që u mbajt në Edinburg të Skocisë miratoi një Rezolutë për Çamërinë, përmes së cilës krahas kushteve politike e humane për kthim të çamëve në trevat e tyre nē Çamëri, në pikën 6 të saj theksohet edhe e drejta e çamëve, arvanitasve dhe arbëreshëve për organizim politik dhe të drejtën e krijimit të shtetit të pavarur çam.

Kjo Rezolutë u miratua me unanimitet nga 110 shtetet anëtare dhe hapi rrugën edhe për tre Rezoluta tjera me përmbajtje të avancuar politike dhe shtetformuese, për në BE, OKB dhe Senatin Amerikan.

Nga Asambleja e UNPO-s në Edinburg, po ashtu një ekip komisionerësh fakt-mbledhës po qëndron në trevat e populluara me komunitet çam, për të mbështetur argumentet politike se çështja çame është e “gjallë”, rëndon në ndërgjegjen e qytetërimit Europian dhe kërkon zgjidhje të qëndrueshme.

Mbi 3.5 miionë arvanitas, dhe rreth 500 mijë çamë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, do të dëshmojnë për krimet greke, të cilat ata vetë i kanë përjetuar gjatë dhe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa Komisioni special i ngritur enkas, tashmë ka filuar të mbledhë faktet këto ditë, duke intervistuar familje çame në Shqipëri, dhe tashmë edhe në Greqi.

Krime të krahasueshme vetëm me ato të ISIS-it

Pas asamblesë së mbajtur në parlamentin e Skocisë në Edinburg, ku u miratua Rezoluta e sponzorizuar nga Qeveria e Çamërisë dhe UNPO, me unanimitet e që kërkonte ( 6 pikat e rezolutës), pos tjerash edhe një komision faktmbledhës, që nga data 01 korrik po qëndron nëpër trevat e banuara me popull çam dhe arvanitas në Shqipëri dhe Greqi, duke intervistuar të mbijetuarit e spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit deri dhe me gjenocid, për të siguruar nga dora e parë dëshmitë e krimeve gjenocidale greke nda popullsisë çame në vitet 1943-5 dhe konfiskimit të pronave deri me 1953-56.

Pas dy ditësh qëndrimi në Shqipëri delegacioni sot po qëndron në Çamëri brenda territorit zyrtar të Greqisë. Atje po vizitojnë shumë vendbanime çame dhe po përpiqen të gjejnë gjurmët e çamëve në këto vende duke bashkëbiseduar me banorë shqiptarë çam e arvanitas, nëpër këto treva.

Aty dëgjuan rrëfimet rrëqethëse deri edhe situata që rrëfenin dikur nënat e reja, tani plaka edhe 96 vjeçare, se si ia kishin marrë fëmijën dhe ia prenin kokën fëmijës dhe le që ia prenin, por më keq akoma, ua fusnin në zjarrë t’ua pjeknin…

“Vetë nëna e kryrministrit të Republikës së Çamërisë z.Festim Lato, atëhere 9 vjeçare rrëfeu si e kishte parë gruan shtatzënë që ia hapen barkun dhe i nxorën fëmijën me thika”.

Këto rrëfime të tmerrshme, tash bota po i dëgjon nga ISIS-i, por shqiptarët i kishin përjetuar në zemër të civilizimit europian në Greqi.

“Ky mision i komisionit faktmbledhës erdhi si rezutat i kërkesave të parashtruara të qeverisë çame për dërgimin e ekipeve të tyre në koordinim me qeverinë çame dhe të bëhet evidentimi i ndjekjes reale të shqiptarëve çam dhe arvanist nga këto treva.

Kjo do të pasohet me vizitën e europarlamentarëve të PE-së, qeverive në Tiranë dhe atëherë të fillojë procesi i zgjidhjes së çështjes çame”.

Qëndrimet e Qeverisë çame janë konsekuente ndaj ofertës politike të parashtruar nëpërmjet deklaratës kushtetuese të pavarësisë të datës 30 tetor 2016 në kuvendin gjithëpërfshirës në Hagë.

Ne kemi kërkuar që ky komision të evidentojë gjendjen reale dhe të fillojmë me zbatimin e fazës së parë të programit politik të qeverisë së Çamërisë që ka të bëjë me krijimin e kushteve për kthimin e çamëve dhe arbëreshëve. E kjo pastaj do të precipitoj me krijimin e kushteve për realizimin e të drejtave humanitare brenda fazës së par. Kurse kjo do hapi rrugë për realizimin e fazës së dytë, realizimin e të drejtave politike. Krejt këto janë në kursin politik paqësorë të zgjidhjes së çështjes çame në rrugë paqësore politike dhe me kujdestarinë ndërkombëtare. Ne besojmë në mundesinë e trysnisë ndërkombëtare për zgjidhjen nëpërmjet dialogut të çështjes çame. Qeveria çame nuk preferon kurs radikal për zgjidhjen e çështjes kombëtare në mes të Europës dhe kohën e interferimeve dhe bashkëjetesës mes kombeve. Aq më tepër kur treva në të cilën po fle ende krimi me gjurmët e tij është treva e burimit të kultures e civilizimit antik. /Shqiptari.eu

Hetimi i masakrave greke ndaj popullit çam. Grekët ua piqnin kokat fëmijëve në zjarr Read More »

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës

Dorian Koçi

Qëndrimi ndaj figurës së Ali Pashë Tepelenës, nuk u ka shpëtuar dhe shqetësimeve gjeostrategjike të kohës. Që në gjallje të tij Ali Pashë Tepelena u pa si një “despot oriental” tipik nga udhëtarët evropianë qofshin turistë kulturorë apo dhe përfaqësues diplomatikë. Rrjedhimisht si i tillë nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit që ishte shumë prezent në atë kohë dhe në kundërshtim me çfarë shprehte popullsia greke, ai konsiderohej si dhunues e shtypës të asaj ç’kishë mbetur nga Greqia e Lashtë.

Natyrisht këto sentimente melodramatike shërbenin dhe si një mbulojë për të mbuluar frikën që shkaktonte kontrolli vërtet i frikshëm i Aliut mbi Greqinë kontinentale, Adriatikun dhe Egjeun. Ky kontroll strategjik bëhej akoma dhe më i padëshirueshëm nga Fuqitë e Mëdha nëse krijohej shteti i pavarur i Ali Pashë Tepelenës, i cili sipas të gjitha gjasave ashtu si pashallëku i Janinës do të dominohej nga elita fisnike dhe ushtarake shqiptare. Nga gjiri i kësaj elitë fisnike ushtarake kishin dalë së ushtarët më të mirë të Perandorisë Osmane.

Gjatë shekujve të mëparshëm popullsia shqiptare në përgjithësi kishte qenë një element force në perandori. Ndaj të gjitha Fuqitë e Mëdha që Aliu hyri në marrëdhënie diplomatike u përpoqën ta përdornin në kundërshtitë që kishin me njëra-tjetrën në rajon, por kurrë nuk i dhanë mbështetjen e duhur diplomatike për të shpallur pavarësinë. Veshja e ushtarit shqiptar të kohës së Ali pashë Tepelenës ishte një kombinim midis petkave të lehta dhe fustanellës.

Kjo e fundit u mbajt edhe në uniformën e Regjimentit “Gjuajtësit e Orientit” të formuar në Ishujt Jonianë në 1807. Regjimenti “Gjuajtësit e Orientit” ishte një regjiment i formuar kryesisht nga suliotët dhe nga shqiptarët e tjerë nga kontinenti që ofronin shërbimin tradicional të mercenarisë por edhe kishin braktisur vendet e tyre si rezultat i armiqësive që kishin pasur me pushtetin e centralizuar të Ali Pashë Tepelenës.

Fustanella shqiptare, e cila duke qenë më shumë e pëlqyer mes popullsive të Ballkanit u imitua më shumë nga popujt e tjerë më të largët. Me këtë veshje disa udhëtarë të huaj në XVIII-XIX vërejnë se ishin të veshur truprojat e oborreve princërore të Moldavisë, të Vllahisë në Bukuresht. Gjithashtu Major William Martin Leak, përfaqësues i Anglisë në Janinë, që kishte pasur mundësinë para Bajronit ti vizitonte këto zona, kishte shkruajtur që në 1805: Veshja shqiptare po bëhet përditë e më e zakonshme, si në More edhe në pjesët e tjera të Greqisë në këtë të fundit për shkak edhe të rritjes së madhe të fuqisë shqiptare.

Kjo veshje është më e lehtë dhe më e volitshme se ajo turke ose greke”. Të gjitha këto dëshmi hedhin dritë mbi influencën dhe “ekspansionin” etnografik nëse mund ta quajmë kështu të shqiptarëve që duke qenë elita ushtarake e Pashallëkut të Janinës, përveçse zakoneve dhe mjeshtërive të tyre të luftimit u kishin imponuar nga ana estetike dhe veshjen e tyre kombëtare popullsive të tjera në Ballkan.

Veshjet e ushtarëve të Ali Pashë Tepelenës Read More »

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë

Lumi Vjosa, ashtu si Nili e lumenj të tjerë janë të mitizuar.

Nga tërë lumenjtë e Shqipërisë, vetëm Vjosa është quajtur Lumë i Shenjtë. Për Vjosën janë thurur mjaft legjenda. Gryka e Vjosës ishte jo vetëm një strehim i sigurt për anijet, të cilat mund të hynin deri afër mureve rrethuese të Apolonisë, por edhe për tu mbrojtur nga armiqtë. Me të drejtë shumë historianë e kanë quajtur “jetëdhënëse”.

Ndërmjet skulpturave të shumta, të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë në ” MuzeunHistorikKombëtar, të bën përshtypje ajo që i kushtohet lumit Vjosa.

Vjosa është personifikuar në skulpturë nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur.

Skulptura është në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë. I përket shek. III para Krishtit, zbuluar në Apoloni. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore.

Ajo personifikohet me një perëndi. Gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi të kësaj perëndie, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike, simbolizojnë dallgët e lumit Vjosa.

Historia e Vjosës, lumi i shenjtë Read More »

“Një plakë qyqe nuk i prish punë partisë”/ Letra e Liri Belishovës për Enver Hoxhen

Gruaja që hyri në historinë shqiptare si protagoniste e një ideologjie idealiste siç ishte në thelb komunizmi, por që udhëheqësit e kthyen në një nga diktaturat më çnjerëzore, do të luftonte për të drejtat e saj. Ajo s’do e humbte kurrë kurajon civile dhe mendimet e saj do t’i shprehte në një letër që do i shkruante Enver Hoxhës në vitin 1983. Ja ç’thotë letra e saj…

LETRA E BELISHOVES

Sh. Enver Hoxha,

Sekretar i KQ të PPSH

Tiranë

Ju drejtohem juve si udhëheqësit të Partisë e të popullit dhe si njeriut që e njeh mirë jetën time. Më 30 dhjetor dhe 12 janar, më ka thirrur zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe më ka akuzuar si pjesëmarrëse e komploteve armiqësore për përmbysjen tuaj, të partisë, të pushtetit.

Më ka thënë se i ka të gjitha provat e dokumentet dhe se tani varet nga unë që të reflektoj dhe të tregoj këtë veprimtari armiqësore e të më lënë në shtëpi, apo ndryshe të më fusin në burg e dënojnë e të marr në qafë edhe djalin e gjithë të afërmit. Më kanë bërë dhe shumë pyetje që shihen në këtë prizëm. Kjo akuzë është e padrejtë dhe fakte që ta provojnë s’ka, gjersa unë s’kam bërë asgjë të tillë.

Ju e dini mirë çështjen time, megjithatë ju them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk kam bërë asnjë veprim, bisedim etj. kundër jush, partisë, pushtetit. Njeriu nuk mund të mos e dijë ç’është dhe ç’ka bërë. Me jugosllavët, me Koçi Xoxen etj., kurrë nuk kam bërë asnjë bisedë kundër jush e partisë. Përkundrazi, me sa kam pasur mundësi, i kam luftuar duke u përpjekur me jugosllavët që në pranverën e 1945-s, duke luftuar kundër sabotimeve në hekurudhë etj.

Ju e dini ç’fatkeqësi e vuajtje ka pësuar familja ime dhe unë nga jugosllavët dhe Koçi Xoxe. Nuk i kam fshehur partisë asgjë dhe për Nakon. Nuk di gjë për bisedat e Nakos me jugosllavët kundër partisë dhe jush, as për dhënie dokumentesh nga Nako. Në Berat unë kam qenë pak ditë, në plenum nuk mora pjesë dhe për konkluzionet e këtij dhe kritikat e Nakos nuk kam qenë në gjendje të thellohem, për shkak të moshës etj.

Por, me përgjegjësi të plotë ju them se Nako, i cili bënte shumë kritika për Koçin, Sejfullanë, Liri Gegën etj., nuk më ka thënë gjë të keqe për ju dhe unë nuk kam kuptuar gjë që ai t’ju ketë urryer dhe të ketë dashur t’ju përmbysë. Me M. Shehun, Fiqretin, Kadrinë etj. nuk kam bërë ndonjë bisedë armiqësore kundër jush apo partisë.

Ju e dini si më ka luftuar mua Mehmeti. Nuk kam qenë agjente e sovjetikëve, as para, as pas vdekjes së Stalinit dhe s’kam bërë asnjë bisedë me ta që t’ua kem raportuar juve. Të gjitha ato që ngjanë në verën e vitit 1960 janë vetëm ashtu siç jua kam raportuar juve, Byrosë, plenumit, s’kam fshehur asgjë. Atëherë çështja ime u shqyrtua nga partia, gabimet e gjynahet m’u vunë në kurriz, u dënova nga partia me përjashtim dhe nga shteti me internim.

Pas dënimit, kam qëndruar ashtu si thashë atëherë, edhe sikur mishin të ma qethin me gërshërë, unë s’e ngre dorën kundër partisë. Që kur u dënova, unë i vura pikë jetës sime politike dhe kam jetuar e internuar dhe e izoluar, me hallet e mia. Vargu i pambarimtë i fatkeqësive, puna për mbajtjen e familjes, s’më linte kohë as të ngopesha me gjumë dhe sidomos fatkeqësia e fundit e tmerrshme, vdekja e vajzës, më kanë plakur dhe më kanë shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht.

Pse s’më lënë në hallet e mia si nënëzezë që jam? Mos jam unë ndonjë rrezik për partinë, mos po bëj ndonjë gjë kundër partisë, mos po i vjen ndonjë dëm partisë nga unë? Ju e dini sa ju kam dashur, jo vetëm unë, por gjithë familja ime. Kur i tha Maqo nënës sime për dënimin tim, ajo u rrëzua duke i thënë:

“Po Enveri, si është?”, pastaj pyeti për mua. Ju e dini se unë që fëmijë u lidha me komunizmin dhe partinë dhe luftova e punova pa u kursyer. Nëse nuk kam bërë më shumë, kjo ka ardhur jo se jam shmangur, por se aq kanë qenë forcat e mia fizike e mendore.

S’ka njeri që ta njohë jetën time sa ju, që ta dijë sa ju kam dashur juve dhe partinë. Prandaj, ju lutem sh. Enver, të ndërhyni të mos më bëjnë akuza të tilla të padrejta. Ju vetë keni thënë se duhen ndarë çështjet që kanë të bëjnë me partinë nga ato që duhen proceduar penalisht, se çdo gjë ka një masë. Këto 22 vjet qëkurse jam dënuar, përse duhet të dënohem përsëri.

Mos i vjen ndonjë e keqe shtetit nga një nënë plakë fatzezë, mbetur si qyqe në shtëpi?! Dënimi im pa të drejtë do të kishte konsekuenca të rënda edhe për djalin, nënën dhe gjithë të afërmit e tyre.

Me respekt Liri Belishova 5-1-1983

“Një plakë qyqe nuk i prish punë partisë”/ Letra e Liri Belishovës për Enver Hoxhen Read More »

Dokumenta të vitit 1971 mbi Teatrin Popullor: Kadri Rroshi i papunë dhe kur ligjin në skenë e bënte partia

Një vit më parë, gazetarja Admirina Peçi do të publikonte disa dokumenta të rralla të vitit 1971, ku flitej për zhvillimet në Teatrin Popullor, siç quhej në atë kohë, sot Teatri Kombëtar.

Shkrimi, diktuar nga dokumentat e gjetura, servirej me faktin e potencuar se Kadri Rroshi ka mbetur i papunë.

“Kontrolli punëtor në TK: ‘Ka aktorë që kanë vjetë pa u aktivizuar. Sh. Kadri Roshi tha ‘Ajo që na preokupon ne është papunësia; e theksoj grevat tek ne janë ndaluar por ne ka kohë që e vazhdojmë grevën e papunësisë.
Ka ardhur koha më në fund të marrë rrugë kjo punë’. Disa aktorë thanë se ‘na vjen turp të marrim rrogën se e marim atë kot’”…

Por sot , këto dokumenta mund të shihen dhe në një tjetër këundvështrim, atë politik.

Siç dihet, prej javësh ka një zhvillim në TK, ku një pjesë artistësh janë kundër shembjes së saj. Pretendimi është emocional: aty është një histori, një trashëgimi e vyer arti. Krah këtij grupimi ka dalë opozita si dhe disa figura të shoqërisë civile, por që për ironi ka qenë goditësit më të ashpër të kinemasë shqiptare të socrealizmit, duke e konsideruar një atavizëm ideologjik deri dhe kriminal. Por a ka qenë i tillë dhe Teatri Kombëtar, dje popullor?

Duket se po. Ndërkohë, kur PD, më saktë Berisha kërkonte pak vite me parë shembjen e Piramidës, pretendimi ishte po idelogjik: aty brenda ndodhet hija e Enverit. Meqë funksioni fillestar kish qenë një muze për diktatorin.

Ndërkohë, teza e atyre që e mbrojnë godinën e TK-së, nuk është për arsye estetike por se brenda saj enden shpirtërat e saj e sa mjeshtrave të skenës.

Gjithsesi, dokumentat tregojnë se dhe Teatri, ishte po ashtu një mekanizëm artistik me funksion idelogjik për kohën, gjë që duhet ta kenë parasysh jo artistët, pasi ata kanë legjitimitet të gjykojnë vetëm artistikisht mbi të, por zërat me ngarkesë politike të cilat nuk i përmbahen një standarti.
Përmbajtja e dokumentave:

BASHKIMET PROFESIONALE TË SHQIPËRISË

KËSHILLI QENDROR

Nr. 281 Prot.

Tiranë, më 3.6.971

Sh. Xhafer Spahiu

T i r a n ë

Bashkangjitur ju dërgojmë informacionin mbi një kontroll punëtor në Teatrin Popullor.

SEKRETARI KQ BPSH

(Sotir Kamberi)

(firma, vula)

INFORMACION MBI NJË KONTROLL PUNËTOR NË TEATRIN POPULLOR

Disa ditë me radhë një grup punëtorësh të NSHOA-s shkuan në Teatrin Popullor. Në datë 26 Maj ata dhanë konkluzionet në mbledhjen e organizatës profesionale ku ishin thirur edhe disa dramaturgë.

Kontrolli vlerësoj drejtë me takt e dashuri punën që bëhet, por ngriti dhe shumë probleme serjoze.

Kritikat e punëtorëve u pritën mirë, bile shumica e shokëve të Teatrit që diskutuan ishin më të avancuar në kritikën gjendjes së sotme të këtij institucioni.

Gjërat që u ngritën mbase nuk janë dhe të panjohura, për to është folur, por masa serjoze për ta nxjerë nga gjendja nuk janë marë.

1.- Problemi më çqetësonjës që ngritën punëtorët, dhe akoma më me forcë vetë punonjësit e Teatrit Popullor, është aktiviteti i pakët, çështja e premierave. Një vit më parë Teatri u kritikua në shtyp. U bë një analizë që vazhdoj dy ditë ku ish edhe shoku Manush. Nga ana e drejtuesve u bë edhe autokritikë. Por gjendja ka ndryshuar shumë pak.

Njerëzit janë pa punë. Premiera që të angazhojnë forcat e Teatrit nuk po vihen, njerëzit sorollaten kot tërë ditën. Ka aktorë që kanë vjetë pa u aktivizuar. Sh. Kadri Roshi tha “Ajo që na preokupon ne është papunësia; e theksoj grevat tek ne janë ndaluar por ne ka kohë që e vazhdojmë grevën e papunësisë. Ka ardhur koha më në fund të marrë rrugë kjo punë”. Disa aktorë thanë se “na vjen turp të marrim rrogën se e marim atë kot”.

Ndrek Luca tha se “Nga drejtori jonë u dha intervistë në “Zëri Popullit” për pjesët që do viheshin në skenë. Ka kaluar kaqë kohë nuk po shofim ku janë premierat. Nuk kemi në dorë asgjë”.

Në tërë diskutimet dolli se shokët janë shumë të shqetësuar. Drejtoria bën apelin në mëngjes dhe pastaj tërë ditën njerëzit bredhin. Aty u dhanë mendime edhe pse vazhdon kjo gjendje edhe si mund të delet. Por shumë njerëz thanë se të gjithë flasin, “themi i dimë” por masa për të ndryshuar me të vërtetë gjendjen nuk janë marrë.

a/ Dihet se arësyeja e kësaj gjendje si u paraqit sidomos nga drejtuesit e Teatrit është mungesa e pjesëve. Pjesë kemi e pjesë s’kemi.

Është folur në shtyp për dhjetra pjesë të reja që kanë fituar dhe në konkurse. Prej tyre ka të dobëta, por ka dhe të mira që me një punë mund të çfaqen. Përse atëherë nuk veprohet?

A është mirë të qëndrojmë pa punë apo t’u vihemi me guxim gjërave qoftë sikur në ndonjë rast edhe të dështojmë. Këtu si dolli nga konkluzionet e punëtorëve dhe diskutimet ka:

– Mendjemadhësi. “Konflikti për zgjedhjen e pjesëve të reja vazhdon, me gjithse drejtoria ka bërë autokritikë prap ajo vazhdon të pretendojë drama të mëdha” tha Esma Agolli. Me që ato akoma s’i kemi, rimë pa punë. U desh luftë e madhe për pjesën “Një nuse për Stasin”, “Një dimër i shkurtër” etj.

– Ka lëkundje, mungesë guximi nga ana e drejtorisë. “Drama “Marga” fitoi në konkurs, u aprovua në këshillin artistik por ajo po vërtitet në drejtori për guston e njërit apo të tjetrit” tha Esma Agolli. Dhe kështu është vërtet.

b/ Bashkëpunimi i Teatrit me dramaturgët është jo i mirë. Kjo mbase vjen për fajin e të dy palëve. Por si dolli edhe nga vetë aktorët e Teatrit, vetë drejtoria nuk punon mirë, me kujdes, me dashuri që ata të afrohen, të kuptojnë drejtë vërejtjet që u bëhen për pjesët etj. Në konkluzionet e punëtorëve dhe në vetë ndërhyrjet mjaft të ashpra të Loni Papës del se marëdhënjet janë me të vërtetë shumë të acaruara. |Drama |Marga” u dorëzua 4 vjet më parë dhe fitoj çmimin e parë në konkurs.

Ajo ka qenë aprovuar dhe nga Këshilli artistik. Kjo më bën që unë të mos kem respekt për teatrin Popullor. Kam bërë edhe dy pjesë të tjera që janë shumë të mira por nuk i dorëzoj se kam frikë se më digjen edhe këto si “Marga”. Bashkëpunimi midis nesh është për tokë”. Këto janë mendime të Loni Papës dhënë kontrollit punëtor të cilat i përsëriti në ndërhyrjet e tij në mbledhje. Shumë vërejtje u bënë edhe nga vetë aktorët e Teatrit lidhur me bashkëpunimin. Ndrek Luca tha “Unë them se asnjë autor nuk është i kënaqur nga drejtorija e jonë. Kur pjesa vihet në skenë autorët pranojnë t’i bëhen koregjime pjesës, por ne nuk veprojmë drejt me ata”.

Duket se këtu ka diçka që nuk hecën. Teatri ka për detyrë që të vendosi këtë bashkëpunim aktiv, që të ndikojë në zhvillimin e dramaturgjisë sonë. Ajo siç dihet, me gjithëse është shumë e interesuar nuk e bën këtë punë mirë.

U tha se disa herë edhe dramaturgët nuk i pranojnë vërejtjet. Edhe kjo është e mundur të ndodhi. Por kjo varet shumë edhe si bëhen këto vërejtje.

Në raportin e punëtorëve thuhej se dramaturgët nuk thiren në këshillin artistik për të dëgjuar vërejtjet. Pse kjo të mos bëhet? Shoku Riza, drejtor i Teatrit Popullor tha “Është e drejtë se marëdhënjet me autorët nuk kanë qenë të mira” por shumë gatishmëri për këtë çështje nuk u vu re.

c/ U ngrit çështja e paralelit, që të vihen në të njëjtën kohë dy pjesë në mënyrë që të angazhohen mirë tëra forcat. Kjo sigurisht varet nga pjesët. Por edhe ky problem i ngritur me kohë kërkon rrugë.

Përveç të tjerave në teatrin tonë duhen rishikuar ritmi, duhet të korrigjohen disa norma klasike të nxjerrjes së premierave. Lëvizja e amatorëve po jep një mësim të madh.

ç/ Dolli se këshilli artistik nuk e luan rolin e tij. Aty nuk bëhet një shqyrtim serioz i veprave dhe i punës për nxjerrjen e premierave.

U tha se këshilli nuk mblidhet në rregull “shokët e këshillit mungojnë”. Shoku Kadri Roshi theksoj “Unë po flas haptas: thonë se ka një këshill artistik.

Unë them që s’kemi një këshill artistik por vetëm një komision që thotë vlen ose jo kjo vepër … Këtu tek ne luhet. 7 herë është vendos e ç’vendos të marin apo të mos marin pjesë autorët”.

Edhe sh. Riza Hajro e pranon këtë gjendje. Por mbi këtë punë do vënë dorë. Një organ efektiv në krye të teatrit është i nevojshëm dhe do bënte punë të madhe po të vlerësohej.

2.- U ngrit problemi i aktivizimit racional të forcave dhe lidhur me të:

a/ Dublimi. Një problem i njohur por që po trajtohet keq. Këtë e ngritën edhe punëtorët edhe aktorët. Të gjithë folën. Dublimi bëhet jo i menduar por kur ndodhemi keq.

Për të dalë nga situata. Kjo ka bërë që ose janë anulluar pjesët ose vihen aktorë të pregatisin pjesën që është punuar për 5-6 muaj në 5-10 ditë “O burra se mbeti pjesa”.

Kështu dublantët dalin shumë dobët. U dhanë shembulla të shumta edhe nga pjesët e vjetra dhe të reja. Po të sëmuret Kadri Roshi “Arturo Ui” mbeti. Pse kështu.

Dublimi ka shumë të mira: Nuk do anullohet çfaqja, nuk do ketë rënje ajo, rolet kryesore nuk do mbeten vetëm të disave, do aktivizohen më shumë aktorë gjë që sot është një nevojë.

b/ Problemi të rinjve. Më shumë besim. Siç dolli nga raporti ka disa të rinj si Xhovalin Gjoka, Sulejman Dibra që të mos aktivizohen për 3 vjet me radhë. Këta ose këta aktorë nuk vlejnë dhe duhen hequr, çuar në punë të tjera ose duhen aktivizuar. Po i dembelosim e sëmurim të rinjtë.

c/ Ka dhe mjaft të vjetër që për të cilët duhet menduar/  dhe disa masa janë marë. Por aty u bënë kërkesa që të vihen në ndonjë punë. “Unë, tha Gjon Karma, vetë merem edhe me ndonjë punë teknike”. Mbase dhe kjo mund të bëhet.

ç/ Shumë aktorë të vjetër mund të aktivizohen si regjizorë për të vënë pjesë në Teatër ose në grupet amatore. Punëtorët konstatuan që kjo punë as nuk bëhet, as nuk nxitet. Në mbledhje u fol shumë për këtë. Vetë Teatri ka Piro Manin dhe Zinan Anrin.

Dhe ankohen për mungesë regjizorësh. Përse nuk aktivizohen Naim Frashëri, Kadri Roshi, Lazër Filipi, Luan Qerimi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka etj. Eksperimentet kanë vërtetuar se po. Tërë janë optimistë.

Naim Frashëri tha “I kemi të gjitha mundësitë të vëmë çfaqje në skenë ashtu siç kemi vënë por këtu s’ka besim tek neve”. Riza Hajro në mbledhje punëtorëve, në përgjigje të kritikave që ata bënë, u shtroj këtë pyetje: “A mendoni ju se punën e regjizorit mund ta bëjnë këta edhe pa ndonjë pregatitje profesionale”.

Pyetja ishte pa vend. Duket se ata nuk e kuptojnë këtë problem drejtë. Së pari, eksperienca e ka vërtetuar që ata mund ta bëjnë, se ata përveç aftësive kanë dhe shkollë. Së dyti, në qoftë se është nevoja për një pregatitje profesionale përse nuk e bëjnë këtë? Kjo përveç që është një punë në dobi të Teatrit është edhe një stimul, një sodisfaksion për kuadrot tona.

4.- U ngrit problemi që po vdesin shumë pjesë të vjetra që janë të mira. Çfar po ndodh me “Toka jonë” që ka 7-8 vjet që nuk po jepet? Vdiq Loro Kovaçi dhe vdiq pjesa. Kështu mund të thuhet edhe për disa të tjera. Mos ka këtu nga shokët çfaqje mendjemadhësie. Mbase mbi to do vënë dorë. Por edhe këtë mund ta bëjmë po të jetë nevoja.

5.- Shumë kuadro të Teatrit Popullor kanë shkruar pjesë teatrale p.sh. Sulejman Pitarka, Ndrek Luca etj. Mundësira në këtë drejtim ka që të shkruajnë edhe të tjerë. Mirë po kjo punë nuk nxitet as nga organizata e partisë as nga drejtoria e Teatrit.

U ngritën edhe disa probleme të organizimit të punës, të kontrollit të regjizorit, të trajtimit të punëtorëve të skenës, etj.

Mendojmë se për Teatrin Popullor do marë masa efektive edhe nga Ministria dhe Komiteti Partisë e Komiteti Ekzekutiv i Tiranës në mënyrë që ajo të dalë nga gjendja.

SEKRETARI KQ BPSH

(Sotir Kamberi)

(firma, vula)

Tiranë, 2/VI/971

Shënim:

Raporti i grupit punëtor dhe shënimet e nxjera nga mbledhja, ndodhen në Presidiumin e BP të Tiranës.

KOMITETI EKZEKUTIV I K.P.RRETHIT TIRANËS

V E N D I M

Nr.________ Dt._______ 1970.

Komiteti Ekzekutiv i K.P.Rrethit Tiranës, në mbledhjen e tij të datës sotme, mori në shqyrtim veprimtarinë e Teatrit Popullor,

V E N D O S I :

1) Teatri Popullor të shtojë përpjekjet për të siguruar për skenën një repertor me përmbajtjen të shëndoshë ideologjike dhe nivel të lartë artistik, që t’i shërbejë çështjes së edukimit të masave në këtë etapë të revolucionit.

Ai duhet të sigurojë vepra që ofirmojnë të renë revolucionare, vepra që kanë në qëndër heronjtë e kohës, masat që luftojnë me hov revolucionar për ndërtimin e jetës së ré. Në veprat e repertorit të Teatrit Popullor të zejë vendin e duhur heroi pozitiv.

Për të siguruar një repertor të tillë, drejtoria e Teatrit Popullor duhet të forcojë e të zgjerojë rrethin e bashkëpunëtorëve, shkrimtarëve e dramaturgëve duke siguruar ndihmën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve. Të sigurojë një numur pjesësh të reja nga plani vjetor i premierve me qëllim që të krijojë rezerva për vitin pasardhës.

Në Nëndor të çdo viti drejtoria e teatrit Popullor t’i paraqesë për aprovim Komitetit Ekzekutiv repertorin dhe premierat për vitin e ardhëshëm.

2.- Drejtoria e Teatrit Popullor të luftojë për përmirësimin e punës për ngritjen ideo-profesionale të trupës. Për këtë të organizohen rregullisht diskutime rreth premierëve si dhe sesione shkencore.

Për edukimin ideo-profesional të trupës të çfrytëzohet edhe puna e saj në prodhim. Që t’i shërbejë më mirë këtij qëllimi, puna prodhuese të zhvillohet pa ndërprerje në ndërmarrjet industriale, ferma dhe kooperativa bujqësore ku të kombinohet dhe me aktivitetin

-2- artistik.

3) Të sigurohet ngarkesë pune e plotë normale për çdo aktor. Për këtë të pregatiten paralelisht 2-3 pjesë e midis tyre dhe pjesë me një akt, komedi, pjesë të veçanta për fshatin dhe për fëmijët e moshës shkollore.

4) Teatri Popullor të japë 25-30% të çfaqjeve në kooperativat bujqësore, reparte ushtarake, në shkollat e qëndra pune të rrethit. Të japë çfaqje edhe jashtë rrethit, duke organizuar në të njëjtën kohë ardhjen e trupave të tjera.

5) Të thjeshtohet proçedura e aprovimit të pjesëve të reja brënda përbrenda teatrit. Drejtoria duhet të aktivizojë më mirë dhe të gjallërojë këshillin artistik në diskutimin e pjesëve të reja dhe të mbajë përgjegjësi të plotë për nivelin ideo-artistik të pjesëve.

6) Kolektivi i Teatrit Popullor të japë një ndihmë më të madhe lëvizjes amatore në organizimin e aktiviteteve artistike të rrethit si të Olimpiadave teatrale, të festivalit të estradave etj.

7) Drejtoria e Teatrit të marrë të gjitha masat për realizimin dhe tejkalimin e numurit të premierave, të çfaqjeve, spektatorëve dhe të të ardhurave.

8) Të forcohet metoda dhe stili në punë. Me qëllim që të mos ketë shpërdorim të kohës së punës të dublohen rolet dhe të vendoset një disiplinë rigoroze në punë në gjithë kolektivin.

9) Seksioni i Kulturës dhe Seksioni Komunal i Komitetit Ekzekutiv të marrin masa për meremetimet e nevojëshme të depos së dekorit.

10) Seksioni i Kulturës i Komitetit Ekzekutiv të kontrollojë zbatimin e këtyre detyrave.

PËR KOMITETIN EKZEKUTIV K.P.RRETHIT

SEKRETARI:                   KRYETARI:

(Adem Rada)                           (Pjetër Kosta)

Dokumenta të vitit 1971 mbi Teatrin Popullor: Kadri Rroshi i papunë dhe kur ligjin në skenë e bënte partia Read More »

Zbulimi Historik: Shqipëria E Ali Pashë Tepelenës, Do T’kishte Mbi 150 Mijë Kilometra Katrorë

Shumë media gjithë sot flasin për Shqipërinë e madhe, ndërsa kur numërojmë territorin e saj, ai nuk i kalon as 6o mijë kilometra katrorë. Pra, sikur e ngatërrojnë qëllimisht Shqipërinë etnike, e cila edhe aktualisht më shumë se njëqindmijë kilometra katrorë, dhe prapë është shumë e vogël se “Shqipëria e pavarur” – “Indipendent Albania” e Ali Pashë Tepelenës, shkruan në analizën e saj historike, gazeta SHQIPTARI.

Ky projekt që për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk u realizua u kthye në kob për një komb të tërë, është Shqipëria e vërtetë, e mbijetuar pjesërisht prej Ilirisë, kur ishte disa herë më e madhe se sa ky projekt-shtet i Ali Pashës.

Por, shteti i Ali Pashës përfshinte gati të gjithë shqiptarët në Ballkan, dhe pa dyshim që sot do të ishte shteti më i madh me territor pas Rumanisë, dhe po ashtu popullsia nuk do të ishte më pak se njëzet milionë shqiptarë.

Greqia vështirë se do të ekzistonte si shtet, po ashtu as Mali i Zi nuk do të krijohej dot, dhe as që bëhet fjalë për ekzistimin e Maqedonisë, ndërsa Serbia edhe nëse do të ishte krijuar nuk do të kishte as sot territor më të madh se sa pashallëku i Beogradit.

Sipas dokumenteve të gjetura në Angli nga Irakli Koçollari, Ali Pasha kishte marrë të gjitha masat për krijimin e shtetit shqiptar dhe këtë e kishte bërë në pajtim me tre pashallëqet tjera shqiptare. “Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë jam përgatitur dhe i kam marrë të gjitha masat që në një moment të caktuar, unë të shkëputem dhe të shpall pavarësinë e atdheut tim”.

Vetëm territori i principatës së Ali Pashës do të shtrihej në këtë hapësirë: Nga Elbasani, pra si veri kishte Shkumbinin dhe më pas në Ohër, deri në afërsi të Manastirit, gjithë territoret e Maqedonisë së sotme, deri në afërsi të Selanikut më pas në Thesali, Magnezi e Peloponez, pa përfshirë këtu Athinën, edhe pse në atë kohë nuk ishte ende një qytet, por një fshat i banuar nga arvanitasit”.

Ku do të shtrihej më tej ky shtet?

Ali Pasha ishte kategorik se marrëveshja ishte bërë me dy pashallarët tjerë në veri, por edhe me një pasha më në jug në Greqi, që sundonte tokat shqiptare:

“Unë kam biseduar edhe me ata të dy dhe ne kemi rënë dakord që të krijojmë një shtet të përbashkët me të gjitha pashallëqet, madje bashkë edhe me ne të tre, pra Shkodrës, Beratit dhe Janinës, do të bashkohet edhe Selim Pasha i Seresit”. Seresi është një qytet në Greqi, u kishte deklaruar Ali Pasha britanikëve.

Sipas shtrirjes së Pashallallëkut të Janinës, dhe të atij të Serezit, i bie që rreth gjysma e Greqisë së sotme të ishte shtet shqiptar, më së paku 6o mijë kilometra katrorë, plus territori i Shqipërisë së sotme, dhe territori i Maqedonisë së sotme, që bëjnë së bashku afër 54 mijë kilometra katrorë, Kosova e sotme dhe Sanxhaku, shumica e territorit të Malit të Zi dhe një pjesë tjetër e Serbisë deri tek portat e Nishit, do të përbënin rreth 50 mijë kilometra katrorë të tjera, dhe me një përfarim, shteti shqiptar i Ali Pashë Tepelenës së bashku me tri pashallëqet tjera do të kishte jo më pak se 150 mijë kilometra katrorë dhe mund të shkonin me një nxitje të bashkimit të shqiptarëve për rreth deri në rreth 200 mijë kilometra katrorë.

Dhe vërtetë Athina sot do të fliste shqip, dhe do të kishte qenë punë e kryer bashkimi i saj, meqë ishte fshat që në lindjen e shtetit shqiptar.

Pra, kjo është historia e fshehur dhe e patreguar nga historianët tanë, dhe e mbajtur fshehur me detyrën e imponuar nga fqinjët sllavë dhe grekët e sotëm, që kryesisht janë shqiptarë.Gazeta SHQIPTARI

Zbulimi Historik: Shqipëria E Ali Pashë Tepelenës, Do T’kishte Mbi 150 Mijë Kilometra Katrorë Read More »