Në kuadër të 100-vjetorit të Lu ftës së Vlorës është bërë rijetëzimi i këngës himn “VLORA, VLORA”. Pas restaurimit të këngës së Kongresit të Lushnjë, ky është rasti i dytë i rijetëzimit të trashëgimisë historike artistike në fushën e muzikës patriotike.
Lajmin e ka bërë të ditur akademiku Vasil Tole i cili bën të ditur se rijetëzimi i këngës himn është bërë i mundur nga këngëtari zë artë Josif Gjipali dhe kompozitori i mirënjohur Klodian Qafoku përmes riharmonizimit, riorkestrimit për orkestër simfonike dhe rikëndimit të saj.
“Kjo këngë u krijua gjatë Luftës së Vlorës nga shqiptaro-amerikani i madh Thoma Nasi, dirigjenti i Bandës Kombëtare VATRA, pjesëmarrës në atë luftë, mbi poezinë e vlonjatit të rrënjës Ali Asllani. Thoma Nasi theksonte se dëshira për një muzikë të re, i dha atij mundësinë të kompozonte shumë këngë. Njё nga çastet më të paharruara të veprimtarisë së “Vatrës” në front më 1920 ishte kur pas largimit të italianëve, të gjithë shqiptarët që kishin marrë pjesë në luftë u futën në Vlorë me bandën në krye duke kënduar Vlora, Vlora, bjeri më të lumtë dora”, shprehet Tole.
“Kënga pati sukses të menjëhershëm dhe brenda pak ditëve u përhap në të gjithë Shqipërinë. Në një nga transmetimet e saj në radio, Dorothe Thompson tha se shqiptarët kur hidheshin në sulm kundër italianëve këndonin këngën “Vlora, Vlora”. Kjo këngë është bërë një nga klasiket shqiptare dhe ende këndohet sot. Gjëja që më ka habitur e befasuar më shumë është se si këngët që shkruaja arrinin të shpërndaheshin pothuajse brenda natës në të gjithë vendin dhe të këndoheshin e ekzekutoheshin pa nota të shtypura nga orkestrat vendase. Kudo që vizitonim qytete të mëdhenj a të vegjël, popullata vendase do të na përshëndeste duke kënduar këto këngë”, tha Tole.
Akademiku Tole shton se, “kënga në fjalë, si trashëgimi shpirtërore e asaj epopeje vjen në 100-vjetorin e Luftës së Vlorës si dëshmi unike e asaj lufte heroike që ribëri Shqipërinë. Ajo do të shpërndahet në një botim të veçantë si CD, për pjesëmarrësit e konferencës shkencore që do të organizojë Akademia e Shkencave si dhe për publikun e gjerë”.
“Kënga ka qenë pjesë e repertorit të korit LIRA të Korçës, Ansamblit të Ushtrisë, Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura dhe korit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, tha Tole./atsh
4-7 Gusht 1943 ( pas 18 operacioneve të mëparshme)forcat fashiste italiane ndërmorën operacionin më të ashpër e më të madh për zhdukjen e fshatit ” rebel” Tragjasit, me 5000 ushtarë, tanke, bombarduan nga ajri, me mortaja dhe armatime të tjera. Ushtria fashiste ndeshi në rezistencën popullore e te çetave territoriale të krahinës dhe batalionet partizane.
Pas 48 orësh luftime të ashpra në 280 shtëpitë e shkatërruara nga bombardimet , ushtarët i dogjën edhe me zjarr njëra pas tjetrës. Pas luftës fshati i ndërtua aty ku është sot dhe i vjtri një rrënojë historike
Tragjasi në luftën për clirimin r vendit nuk kurseu as pronën dhe as jetën e 42 dëshmorëve te Atdheut, nga të cilët 4 heronj të popullit dhe 12 gra e vajza. Ata ishin të rinj që vinin nga fshati, shkollat vecanërisht nga shkolla tregëtare ku deri në 1944 u diplomua 89 nxënës, emigracioni..(vetëm në Amerikë.59 emigrantë ekonomikë) shumë prej të cilëve ua kthyen dhe kontribuon.
Tragjasi u zgjodh nga fashistët, sepse kishte 200 partizanë në luftë, nuk kishte pranuar asnjë pushtues, ishte fshat arsimdashës, mbështeti qeverinë e Vlorës, mori pjesë aktive kudo ku vendosej fati i vendit:në luftën e vlorës 1920, 1939 dhe LAÇ. Le të kujtojmë me respekt sakrificat dhe qëndresën historike fshatit tonë
Tragjasi sytë nga e ardhmja :zhvillim ekonomi, turizëm, bujqësi etj
Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.
Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.
Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit.
Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.
Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinesi dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.
Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.
Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .
Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )
Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)
Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.
Sadik Ramo Begotaraj,si u arratis radhimjoti dhe perfundoi ekonomist i NATO-s!
U lind në Radhimë në vitin 1906. Qysh fëmijë mbetet jetim, prandaj edukimin dhe rritjen e tij së bashku me tre motrat e merr përsipër e ëma, nën kujdesin edhe të xhaxhait të tij Sefer Sadiku. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, Sadiku vazhdon më tej në Vlorë, dëri sa përfundon shkollën tregëtare.
Mbas shkolle fillon punë si nëpunës në bankën e shtetit në Vlorë, deri në vitin 1942, duke mos i shkëputur asnjë herë marrdhëniet me fshatin, pasi në Radhimë kishte nënën dhe fëmijët.
Qysh në fillim ai aktivizohet me lëvizjen antifashiste, duke u zgjedhur edhe anëtar i këshillit të parë antifashist Nac-Çl të fshatit. Por më vonë, për arsye personale shkëputet nga kjo lëvizje, duke u larguar nga fshati dhe fillon punë si sekretar pranë prefektit të Vlorës. Në këtë kohë i ndikuar edhe nga i kunati, Bego Gjonzeneli, simpatizon Ballin Kombëtar.
Në gusht 1944, rreshtohet në radhët partizane në zonën e Pogradecit, ku
pranohet edhe në radhët e PK. Pas ndjekies se gjermaneve deri ne zonen e
Shkodres, mbas çlirimit në dhjetor 1944 i inkuadruar ne forcat partizane
kthehet ne zonen e Bilishtit, Korce. …
Mbasi njihet rastesisht me urdherin qe kishte ardhur per arrestimin e tij; ndofta per te kaluaren, se bashku me dy shoke te tjere largohet drej Greqise.
Mbas disa muajve burg, përfundon në Frankfurt, RFGJ, ku fillon punë si
ekonomist në forcat e NATO-s, duke shkëputur çdo lloj lidhje me familjen…
Ne fillim te viteve 50-te si shume shqiptare te tjere te arratisur, mobilizohet dhe dergohet ne Bari, Itali per t’u pergatitur dhe hedhur ne momentin e mundshem ne Shqiperi, per te permbysur Pushtetin Popullor; por pa aktivitet…
Kështu, dy vajzat e tij, të ngelura në Shqipëri dhe të afërm të tjerë, vuajtën gjatë gjithë jetës së tyre përndjekien politike si rezultat i largimit të Sadikut…
I plakur, në vetmi, vdes në spital në Frankfurt, në moshën 83-vjeçare,
ndersa ne Maj 2010, me interesimin e vajzave te tij, eshtrat u rivarrosen ne Vorrezat e Radhimes !
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 100-vjetorin e luftës në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”.
Meta shprehet se, “lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX”.
“Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.
Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë”, shprehet Presidenti.
Meta thekson se, “Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit. Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe mbarë Shqipërisë”. /atsh
Publikohet historia e panjohur e Spiro Moisiut, ish-ushtarakut të karrierës që edhe pse në “Revolucionin e Qershorit” kishte marrë pjesë në radhët e forcave fanoliste përkrah kolonelëve Kasem Qafzezi e Rexhep Shala që marshuan drejt Tiranës dhe rrëzuan qeverinë, kryeministri Ahmet Zogu e thirri përsëri për të dhënë kontributin e tij në rradhët e Ushtrisë Kombëtare të Monarkisë, ku ai shërbeu me besnikëri në të gjitha detyrat që iu ngarkuan deri në prillin e vitit 1939 kur tentoi organizimin e rezistencës ndaj agresionit fashist italian.
Largimi i major Spiro Moisut nga fronti i luftës italo-greke së bashku me Batalionin “Tomorri” që ai komandonte dhe dënimi me vdekje nga Gjykata Ushtarake italiane, e cila i’a zbuti më pas dënimin. Përse e pranoi major Moisiu ofertën e krerëve më të lartë të Partisë Komuniste për t’u vënë në krye të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe konfliktet e tij me Enver Hoxhën pas mbarimit të Luftës, pasi ai s’pranoi asistencën e jugosllavëve në Ushtrinë Shqiptare, dhe si “i implikuar me Grupin e Deputëtëve”, ai u nxorr në lirim në moshën 47 vjeçare dhe më pas u la në detyra e poste honorifike, deri sa ndërroi jetë në vitin 1980.
Ka qenë 10-korriku i vitit 1978, kur në “Pallatin e Brigadave” teksa pritej që të mbërrinte udhëheqja e lartë e Partisë së Punës që do të merrte pjesë në ceremonitë e mëdha të festimeve jubilare të 35-vjetorit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, dikush u kujtua se në protokollin zyrtar ishte harruar dhe mungonte një nga emrat kryesorë që duhej të ishte prezent në atë ceremoni. Pas pak nga dera kryesore e “Pallatit të Brigadave”, doli një makinë luksoze e cila pasi e përshkoi me shpejtësi të madhe bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, ndaloi përballë një vile të vjetër në Rrugën “Fortuzi”.
Personi që doli nga makina pasi trokiti disa herë në portën e shtëpisë, i’u drejtua atyre që i hapën derën, duke u thënë: “A është shoku Spiro këtu, se e kërkon Komandanti, shoku Enver, për të ardhur në ceremoninë e përvjetorit të Ushtrisë”? Ata që hapën derën e vilës, u vunë në siklet të madh pasi nuk dinin se ku mund ta gjenin kryefamiljarin e tyre, i cili kishte dalë që në mëngjez herët nga shtëpia. Ndërsa në “Pallatin e Brigadave” çdo gjë ishte gati e të gjithë personalitetet e larta të Partisë e të shtetit, si dhe të ftuarit e tjerë kishin zënë vëndet e caktuara nga komisjoni i festës dhe pritej vetëm ardhja e Komandantit, Enver Hoxhës, makina luksoze e Komitetit Qëndror me familjarët e vilës vazhdonin të kërkonin nëpër lokalet e Tiranës, ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, gjeneral-major Spiro Moisiun! Kur ata pothuaj i kishin humbur të gjitha shpresat se mund ta gjenin njeriun që kërkonin, dikush u kujtua që të shikonin në një nga lokalet e periferisë, që ai kishte filluar ta frekuentonte kohët e fundit. Dhe nuk ishin gabuar, ndërsa makina frenoi vrullshëm tek dera e lokalit, personi i panjohur zbriti me të shpejtë dhe pasi u afrua tek një tavolinë ku po pinin katër burra të moshuar, i’u drejtua njerit prej tyre, duke i thënë: “Më falni, shoku Spiro, ju kërkon Koamdanti, shoku Enver, që të vini në festën e jubileut të Ushtrisë”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011121314151617PreviousNext
Ish-Komandanti i Përgjithshëm i partizanëve shqiptarë, ngriti gotën e vogël të rakisë dhe pasi e toku me tre shokët e tij, ish-partizanë të vjetër, i’u përgjigj të porsaardhurit: “Po ja…, edhe ne 10 korrikun po festojmë…”. Po kush ishte Spiro Moisiu, cila ishte origjina e familjes së tij dhe ku ishte shkolluar ai? Cila ishte karriera ushtarake e tij, si u zgjodh ai në krye të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe përse pas mbarimit të Luftës ai u konfliktua me Enver Hoxhën? Si dhe përse e mënjanoi Enveri komandantin e famshëm të ushtrisë partizane, duke e nxjerrë në pension në moshën 47-vjeçare, për ta lënë më pas në funksione honorifike?! Lidhur me këtë dhe fakte e ngjarje të tjera nga jeta dhe karriera ushtarake e gjeneral-major Spiro Moisiut, po njihemi në këtë shkrim për të cilin jemi bazuar në dëshmitë e disa prej njerëzve që e kanë njohur nga afër ish-komandantin e partizanëve shqiptarë.
Kush ishte Spiro Moisiu?
Spiro u lind në vitin 1900 në qytetin e vogël të Kavajës në familjen e njohur të Moisive prej nga rridhte dhe aktori i madh me famë botërore, Aleksandër Moisiu. Spiro mbeti jetim në një moshë fare të re, pasi babai i tij u vra në vitin 1913, nga forcat rebele që kërkonin rrëzimin e qeverisë së Vlorës të kryesuar prej Ismail Qemalit.
Pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Kavajës dhe Durrësit, Spiro u dërgua për të ndjekur gjimnazin në kryeqytetin austriak, Vjen. Pas kthimit nga Austria, aty nga viti 1918 -‘19, ai mbaroi një kurs disa mujor në shkollën e Plotësimit të Oficerëve në Tiranë, e cila asokohe drejtohej nga instruktorë gjermanë e austriakë, ku dhe mori gradën e nëntogerit.
Një vit më pas, Spiro Moisiu mori pjesë në përbërje forcave qeveritare që u caktuan në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes, dhe po atë vit ai u caktua me detyrën e shefit të shtabit të grupit në luftimet që zhvilluan në Kaptinë të Martaneshit, kundra forcave serbe. Në vitin 1923, ai mbaroi në Tiranë kursin tjetër një vjeçar të oficerëve, që asokohe drejtohej nga ushtarakët gjermanë, ku dhe mori gradën e togerit.
Në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, Spiro u rreshtua përkrah ushtarakëve të komanduar nga kolonelët Rexhep Shala dhe Kasëm Qafzezi, të cilët u bashkuan me forcat fanoliste. Po kështu në dhjetorin e vitit 1924, Spiro Moisiu me gradën e togerit, mori pjesë me forcat qeveritare që dolën në Shkallën e Tujanit, për të penguar kthimin e Zogut në Shqipëri. Pas ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, Moisiu nuk u largua jashtë vendit ashtu si shumë fanolistë të tjerë, por ai qëndroi në Shqipëri dhe përfitoi nga amnistia që Zogu dha për pjesën dërmuese të atyre që morën pjesë pjesë në Lëvizjen Qershorit.
Ushtarak i Monarkisë së Zogut
Në vitin 1925, duke pasur parasysh aftësitë e tij si ushtarak tepër i aftë, Kryeministri Ahmet Zogu e rithirri toger Spiro Moisiun, duke e titulluar përsëri oficer në Ushtrinë Kombëtare. Karriera ushtarake e Moisiut erdhi në ngritje pas viteve 1929-‘30-të, kur ai mbaroi me rezultate të shkëlqyera në Tiranë shkollën e Perfeksionimit të Oficerëve që drejtohej nga instruktorët italianë, ku ndër 43 pjesmarrësit e atij kursi, ai u rendit i pari duke marë gradën e kapitenit.
Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, Moisiu shërbeu si ushtarak i karrierës në disa rrethe të vëndit dhe në vitin 1935 kur shpërtheu Kryengritja e Fierit, ai u gjend në atë qytet përkrah oficerëve besnikë ndaj detyrës dhe Mbretit, që e shtypën atë lëvizje.
Duke parë aftësitë e tij të rralla si ushtarak, (në atë kohë ai fliste gjermanisht, italisht, greqisht dhe serbisht) në vitet 1937-‘38 Moisiu u dërgua dhe mbaroi kursin e lartë të oficerëve madhorë që drejtohej nga ushtarakët italianë në Tiranë, ku ai doli përsëri me rezultate të shkëlqyera dhe mori gradën e majorit. Në prillin e vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë, major Spiro Moisiu shërbente me detyrën e Komandantit të Kufirit në Prefekturën e Shkodrës.
Në atë detyrë, ai përgatiti dhe organizoi forcat që komandonte për të bërë rezistencë të armatosur trupave ushtarake italiane, duke i dërguar ato deri në Shëngjin. Por, duke parë se si rrodhën e precipituan ngjarjet dhe për të mos i dorzuar ushtarët e oficerët që komandonte në duart e italianëve, major Moisiu u tërhoq së bashku me ta jashtë kufjive të Shqipërisë dhe u strehua në Jugosllavi, ku qëndroi si emigrant deri aty nga fillimi i vitit 1940. Në atë kohë ai u kthye në Shqipëri, duke i’u përgjigjur thirrjes për të shërbyer përsëri në rradhët e Ushtrisë Kombëtare.
Në fundin e vitit 1940, major Spiro Moisiu në krye të Batalionit “Tomorri”, u dërgua për të marrë pjesë në luftën italo-greke, por ai nuk pranoi të luftonte dhe u tërhoq nga fronti, së bashku me major Prenk Përvizin, duke nxitur dhe dezertimet në rradhët e ushtarëve shqiptarë që u dërguan në frontin e luftës me Greqinë. Pas kësaj, ai u transferua në një repart në fshatin Laç të Kurbinit, ku dhe u mbajt nën survejim deri sa Gjykata e Lartë Ushtarake Italiane, e dënoi me vdekje për dezertim nga fronti i luftës. Ky dënim u zbut më pas, për arsye se italianët kishin frikën e ndonjë rebelimi të ushtarakëve shqiptarë që vazhdonin ende të shërbenin në rradhët e tyre.
Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare
Pas nxjerrjes në lirim, në vitet 1941-‘42 major Spiro Moisiu me familjen e tij u vendos në zonat e Lushnjes dhe Beratit duke hyrë në lidhje me disa ish-ushtarakë të tjerë të Monarkisë së Zogut, që kishin filluar organizimin e ngritjen e çetave të para partizane.
Duke pasur parasysh të kaluarën e tij të papërlyer dhe aftësitë e rralla si ushtarak i karrierës, në korrikun e vitit 1943, krerët e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe personalisht Enver Hoxha, e thirrën atë në Labinot të Elbasanit, ku dhe i propozuan detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Lidhur me këtë, kolonel Edip Ohri, ish-Komandanti i Përgjithshëm i Aviacionit Luftarak të Shqipërisë në vitet 1951-1975, na tregonte: “Gjatë gjithë periudhës së Luftës, si për ne partizanët e thjeshtë ashtu dhe për kuadrot drejtuese, emri i major Spiro Moisiut si Komandant i Përgjithshëm, u bë tepër i njohur dhe në atë kohë Enver Hoxha nuk njihej fare. Të gjitha udhëzimet dhe urdhërat e Luftës, mbanin vetëm firmën e major Spiro Moisiut.
Ai pati gjithë meritën e organizimit të ushtrisë partizane, duke mbledhur rreth vetes ish-ushtarakë të Monarkisë së Zogut, si Dali Ndreun, Tahir Kadarenë, Bedri Spahiun, e shumë të tjerë, të cilët i emëroi në krye të formacioneve të mëdha luftarake partizane. Duke pasur parasysh emrin dhe famën e madhe që kishte krijuar Spiro Moisiu si Komandant i Përgjithshëm, në Kongresin e Përmetit më 24 maj 1944, të gjithë ne menduam se përveç asaj detyre, ai do të zgjidhej edhe në funksionin e Kryeministrit të Qeverisë Provizore. Por në fakt ndodhi e kundërta, sepse Enver Hoxha i përqëndroi të gjitha funksionet në duart e veta, duke u bërë edhe Komandant edhe Komisar i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Spiro Moisiun e la vetëm me detyrën e Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm.
Në atë kongres, grada e parë gjeneral-major për kuadrot e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, iu dha Spiro Moisiut. Gjatë viteve të Luftës, familja e Spiro Moisiut, (bashkëshortja e tij Aspasia dhe tre fëmijët: Alfredi, Arqileja dhe Jolanda), qëndruan në ilegalitet, duke strehuar në Tiranë tek familja e Sotir Manastirliut dhe më pas nga Kubatët u përcollën për në Arbanë”, kujtonte koloneli në pension Edip Ohri, lidhur me kontributin e gjeneral-major Spiro Moisiut në Luftën Antifashiste.
Kundërshton Enverin për jugosllavët
Pas mbarimit të Luftës në vitin 1945, Enver Hoxha e thirri në shtëpinë e tij gjeneral Moisiun dhe në prani të Koci Xoxes, i parashtroi atij idenë e tij, në lidhje me forcimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare sipas modelit jugosllav, gjë e cila do të bëhej me ndihmën e instruktorëve ushtarakë jugosllavë që do të vinin në Shqipëri. Gjeneral Moisiu e kundërshtoi propozimin e Enverit, duke i thënë: “Po çfarë do të mësojmë ne nga jugosllavët, kaçakë ne, kaçakë ata, partizanë ne, partizanë ata. Çfarë do të mësojmë ne nga ata, hiçgjë…” Pas kësaj debati u acarua dhe Spiro Moisiu u largua nga shtëpia e Enverit, duke e lënë atë në shoqërinë e Koci Xoxes.
Pak ditë pas kësaj, në një letër që Vukmanoviç Tempo i dërgonte Josif Broz Titos, ndër të tjera i shkruante: “Enver Hoxha ka vënë në krye të Shtabit të Përgjithshëm një ish-major të Xhandarmërisë së Zogut, i cili e ka mbushur ushtrinë me oficerë të Monarkisë Zogiste dhe është kundër dërgimit të instruktorëve tanë atje”. Lidhur me këtë, kolonel Edip Ohri na tregonte: “Gjeneral-major Spiro Moisiu kishte të drejtë që e kundërshtoi Enver Hoxhën për sjelljen në Shqipëri të instruktorëve jugosllavë, sepse shumica e tyre ishin agjentë të UDB-së dhe nuk kishin asnjë lidhje me punët e ushtrisë.
Gjatë asaj kohe që Moisiu ishte në krye të Shtatmadhorisë, ai qëndroi idesë së tij kundër ardhjes së jugosllavëve në Shqipëri dhe ai ishte për lidhjet me sovjetikët, që në atë kohë ishin shumë të përparuar. Në këtë kuadër ai nxorri urdhërin dhe na dërgoi të studjonim në Akademitë e Bashkimit Sovjetik, shumë oficerë nga lloje të ndryshme armësh. Por ai nuk e pati mundësinë që ta çonte deri në fund planin dhe idetë e tij për forcimin e modernizimin e ushtrisë shqiptare, sepse në vitin 1946, Enver Hoxha e shkarkoi nga detyra.
Një nga shkaqet kryesore për këtë gjë u bë “Grupi i deputetëve” që dolën në gjyq në atë kohë, pasi gjatë hetimeve, njeri prej tyre kishte deponuar, duke thenë se; ‘për rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës, ata kishin me vete dhe Spiro Moisiun’. Nuk e di sa e vërtetë ka qenë kjo gjë, por ishte fakt se Spiro Moisiu kishte miqësi të ngushtë me disa nga krerët kryesorë të ‘Grupit të deputetëve’ që u dënuan në atë kohë, siç ishin Shefqet Beja dhe Enver Sazani”, dëshmonte Edip Ohri, lidhur me shkaqet që çuan në prishjen e Enverit me Spiro Moisiun.
Ndonëse gjeneral-Moisiu ishte akoma në detyrën e Shefit të Shtatmadhorisë, me porosi të veçantë të Enverit, ai u vu nën survejim nga Sigurimi i Shtetit. Kështu në një letër që ministri i Brendshëm Koci Xoxe i dërgonte sekretarit të parë të Qarkut të Beratit në fillimin e vitit 1946, midis të tjerash i shkruante: “Nesër në qarkun tuaj vjen për vizitë gjeneral-major Spiro Moisiu, të merren masa urgjente dhe të survejohet pasi ka mundësi që në pyllin e Ardenicës ku ai do shkojë për gjah, të takohet me Hamit Matjanin dhe forcat e tij. Për çdo gjë, të veprohet sipas udhëzimeve tona”.
Shkarkimi e degradimi i Moisiut
Pas disa konflikteve të vazhdueshme që Enveri pati me Shefin e Shtatmadhorisë gjeneral-major Moisiun, në vitin 1946 ai nxorri urdhërin e lirimit dhe e shkarkoi nga detyra, duke e nxjerrë atë në pension në moshën 47-vjeçare. Në vëndin e tij Enveri emëroi Mehmet Shehun, të cilin e thirri urgjent nga Moska ku ai vazhdonte studimet në Akademinë e Shtatmadhorisë dhe gjatë dorzimit të detyrës, çelsat e zyrës, Moisiu ia hodhi Shehut tek këmbët. Për ta denigruar fare gjeneral-Moisiun, Enveri e caktoi atë në detyrën e Kryetarit të Shoqatave në Ndihmë të Ushtrisë (SHNU) dhe pas pak kohësh e emëroi në funksionin e Kryetarit të Gjuetarëve të Shqipërisë.
Në këtë detyrë Moisiu qëndroi deri në vitin 1949, kur Enver Hoxha u prish me jugosllavët dhe në atë kohë ai u detyrua dhe e thirri përsëri Moisiun në Ushtri, por duke e lënë përsëri në detyra pa asnjë rëndësi, siç ishte ajo e Komandantit të Garnizonit të Tiranës. Në vitet që pasuan, dalë nga dalë Enveri e la krejt në harresë gjeneral Moisiun, emrin e të cilit e hoqi edhe nga Historia e Shqipërisë e tekstet e tjera mësimore ku flitej për Historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, (të cilat hartoheshin nën kujdesin e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste që e drejtonte Nexhmije Hoxha), duke përvetësuar kështu edhe të gjitha meritat për drejtimin e Luftës Antifashiste. Gjeneral Moisiu u la formalisht në detyrën e deputetit dhe atë të antarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të cilat për atë kohë nuk kishin asnjë lloj rëndësie, ku dhe ai rrallë shkonte.
Enveri s’pranon të vizitojë gjeneral Moisiun e sëmurë
Aty nga vera e vitit 1980, kur Enver Hoxha me bashkëshorten e tij Nexhmijen bënë një vizitë në klinikën e udhëheqjes, ku ishte i shtruar kryeministri Mehmet Shehu, kur po dilnin dëgjuan rënkimet e një pacienti të moshuar, që vinin nga një dhomë aty pranë.
Pasi pyetën, dikush u tha se; aty ishte i shtruar dhe tepër i sëmurë edhe shoku Spiro Moisiu, i cili po dergjej nën ethet e forta të vdekjes. Edhe pas atyre fjalëve, Enveri nuk bëri të ngjiste shkallët për një kat më lart, por u nis në drejtim të ashensorit për të zbritur nga kishte ardhur, duke i thënë Nexhmijes dhe atyre që e shoqëronin; “Do vijmë njëherë tjatër”.
Spiro Moisiu ndërroi jetë pak ditë më vonë dhe në atë kohë të gjithë nxënësit e shkollave që dëgjuan njoftimin në Radio-Televizion, u habitën kur mësuan se Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare që ata kishin mësuar nëpër librat e historisë, kishte qenë gjallë deri në atë kohë. Si për të kompesuar disi harresën që Enveri i bëri komandantit të tij të parë gjeneral-major Spiro Moisiut, pak kohë më vonë, ai i emëroi të birin e tij, Alfredin, në funksionin e zv/Ministrit të Mbrojtjes Popullore.
Por ndonëse Alfred Moisiu ishte diplomuar dy herë në Akademitë e Bashkimit Sovjetik dhe ishte specializuar edhe në Kore, Francë dhe Zvicër, e konsiderohej si një nga ushtarakët më të përgatitur të ushtrisë shqiptare, në vitin 1982, Enver Hoxha e shkarkoi përsëri dhe e transferoi në qytetin e Burrelit, ku ai komandonte disa ushtarë dhe survejohej rregullisht nga Sigurimi i Shtetit./Memorie.al/
Ymer Radhima ne prag te shperberjes se perandorise turke, punoi e luftoi per nje Shqiperi te pavarur e perparimtare. Ai ishte mbeshtetes i Ismail Qemalit; nga qeveria e te cilit u ngarkua per organizimin e mbrojtjes se Llogorase prej pushtimit grek; gjat periudhes se shpalljes se pavaresise, Isa Bolutini ka banuar ne shtepine e tij ne Lagjen Muradie.
Ai u bashkua me luften e popullit te Vlores kunder Italise me 1920 dhe kunder intrigave per coptimin e Shqiperise si dhe kunder njerezve si Marka Gjoni, qe donte te luante rolin e agjentit jugosllav kunder pavaresise shqiptare. Ne keto vite ate e gjeje ne Vlore ne krye te kesaj lufte dhe si perkrahes i programit te Avni Rustemit, Ymeri ka dhene nje kontribut te shquar ne luften per clirim kombetar. Me 1921 ai ka qene ne krye te udheheqies se keshillit te Federates “Atdheu” ne Vlore, qe perbehej nga pese veta dhe qe kishte si kryetar patriotin Jani Minga; po kete vit ai ka qene kryetar i keshillit “Mbrojtja Kombetare”.
Se bashku me kryeredaktorin e Gazetes “Fjale e Lire” avokat Agjah Libohoven, Ymeri udhetoi me 17 Nentor 1921 me vaprin “LLOJD” Vlore-Shengjin e pastaj drejt Shkodres per t’u takuar me Avni Rustemin, ku prej nga te tre bashke udhetuan drejt Mirdites per t’u takuar e biseduar me Marka Gjonin si dhe per te protesuar ndaj veprimtarise se tij pro jugosllave ne dem te indipendences se Shqiperise. * Ymer Radhima merr pjese me nje grup bashkefshataresh ne festen qe u organizua ne Vlore me rastin e 1-vjetorit te Luftes se Vlores. Ne kete miting eshte perpiluar e derguar nje telegram Keshillit Kombetar te Qeverise ne Tirane, me anen e te cilit
47
kerkohej te beheshin zgjedhje te lira; te miratohej me ligj liria e votimit per te zgjedhur nje asamble kushtetuese, prej se ciles do te dilte qeveria. Ky telegram, qe nenshkruhet nga 80 burra ne emer te popullit te Vlores, u firmos edhe nga 5 (pese) burra nga Radhima qe ishin: Ymer Radhima, Xhafer Asllan Ramosaco, Avokat Mehmet Halil Lameborshi, Elmaz Ali Alikapo dhe Mulla Sali Xhafer Lameborshi. * * Ymer Radhima gjate gjithe jetes se tij ka qene nje figure e paster patriotike, ai ka qene vullkan patriotik dhe si i tille kujtohet me respekt nga gjithe radhimjotet. Ne kujtim te veprimtarise se tij, me 26 Nentor 1962 eshte dekoruar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Per Veprimtari Patriotike”.
Skënder Muço lindi në Tragjasi të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, luftëtar i pavarësisë dhe daja, Alem Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në “Luften e Vlorës”
Lufta e Vlorës më 1920, lanë gjurme tek Skënderi i vogël. Shkollën e ulët e kreu në Shënmitër në Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës. Skënder Muço shkruan “Halim Xhelo Tërbaçi”, punon shumë në Itali për çeshtjen shqiptare.
U kthye në Atdhe dhe punoi si avokat. U arrestua në vitin 1932 si pjesëtar i organizatës politike “Lëvizja e Vlorës” bashkë me Hasan Dostin, H.Lepenicen dhe miq të tjerë, u dënua me vdekje. Falet prej një amnistie të nënshkruar nga Mbreti Zog.
Më 7 prill 1939 mori pjesë në demostratat antifashiste organizuar në Vlorë kundër pushtimit italian. Më pas mori pjesë në rezistencën shqiptare në anën e Ballit Kombëtar.
Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”. Në krye të saj ai mori pjesë në shumë luftëra kundër pushtuesve fashistë e nazistë, siç është beteja e Gjormit, ku u vra dhe koloneli italian Klementi, lufta në Dukat, në Qafën e Dushkut, në Vajzë, në Selenicë, në Gorisht, në Drashovicë, etj.
Skënder Muço ishte misionar i bashkimit. Ai ka marrë pjesë në disa takime në rrethin e Vlorës me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares.
Ishte kreu i Ballit Kombëtar për Vlorën dhe pjesëtar i këshillit organizativ. Në Konferencen e Mukjes dha një ndihmesë të çmuar për arritjen e marrëveshjes dhe të krijimit të Komitetit për Shpëtimin Kombëtar.
Furnizoi e drejtoi disa beteja të përbashkëta të forcave nacionaliste dhe nacionalçlirmtare kundër pushtueve italianë e gjermanë. Më datën 9 shtator 1943 çeta “Shqiponja” hyri në Gjirokastrën e liruar.
Kapet më 7 gusht 1944 nga gjermanët, kur po shkonte në Vlorë. U ekzekutua tri ditë më vonë në fshatin Bubullime të Lushnjes.