Histori

Përmasat e vërteta të një burri shteti shqiptar. Çfarë nuk dini për qeverinë e Vlorës

Kur lëvizja për pavarësi mori përmasa gjithëkombëtare, në të cilën morën pjesë gjithë shtresat e popullsisë, për lirinë e Shqipërisë luftuan krah për krah bujku dhe bariu, punëtori dhe intelektuali, feudali dhe tregtari, myslimani dhe i krishteri.

Në bashkimin e gjithë këtij “Konglomerati” social, në luftën për shqiptari, ndikuan idealistët kombëtar, ku rol të dorës së parë ka luajtur kleri e veçanërisht ai katolik.

Në këto përpjekje, Nikollë Kaçorrit i qëlloi të udhëhiqte popullin katolik të Arqipeshkvisë së Durrësit, me një shtrirje relativisht të gjerë që mori emrin Arqipeshkvia e Arbërisë, me qendër në fshatin Dilbnisht të Kurbinit.

Ideja e vjetër dhe e përhershme e Nikollë Kaçorrit ishte bashkimi dhe bashkëpunimi i tre komuniteteve fetare në realizimin e lirisë. Liria e shqiptarëve dhe çlirimi nga Turqia ishte feja dhe gjëja më e shenjtë për shqiptarët dhe ekzistencën e tyre. Ky klerik me zemër të madhe, luftoi gjithë jetën e tij, duke u tërhequr nga ky parim dhe ide themelore, si në planin politik, kulturor dhe atë të luftës për liri.

Në kushtet kur Perandoria turke ishte në momentet e fundit të ekzistencës së saj Shqipëria dhe shqiptarët u gjetën mes shumë zjarreve dhe në udhëkryq historik. Shpërbërja e Turqisë, shkëputja e Shqipërisë ndaj saj, rreziku i copëtimit nga fqinjët shovinistë sllavo-helenë. Situata komplikohej dhe nga interesat e fuqive të tjera evropiane, që kërkonin të ndikonin në formimin e hartës së re politike të Ballkanit. Ndaj celebrimi i Pavarasisë së Shqipërisë në këto kushte bëhej detyrë urgjente për patriotët shqiptarë.

Imzot Ndre Mjeda dhe Nikollë Kaçorri ishin ndër patriotët më kryesorë të përgatitjes së situatës për shpalljen e pavarësisë. Patrioti Abaz Çelkupa kujton:”Më 20 nëntor 1912, më dërguan dy telegrame ku më lajmëronte Ismail Qemali se më 21 nëntor do mbërrinte në Durrës. Po atë natë shkova tek Nikollë Kaçorri. U mblodhëm dhe afër mesnatës vendosëm që Stef Kaçulini do të dilte në pritje të Ismail Qemalit ndërsa ne të tjerët do merreshim me banesën dhe ushqimin.

Shtëpia e Nikollë Kaçorrit u përgatit dhe u bë shtëpia pritëse e I. Qemalit. Ismaili u prit me gjithë nderimet e duhura. Folën të dy për situatën e vendit dhe të Durrësit në veçanti. U mendua të mbahej një kuvend i zgjeruar për të bindur popullin pse duhet të ngrihej flamuri në Durrës. Durrësi ishte qendër sanxhaku, qendër konsullatash dhe një port me rëndësi dhe për këtë arsye u mendua që lajmi do hapej me shpejtësi në gjithë rajonin dhe në Evropë.

Mbledhja u bë në 22 nëntor dhe u drejtua nga Ismail Qemali. Mirëpo në sallë kishte shumë anëtarë të klubit xhonturk dhe përkrahës të despotit grek, Jakov. Ky i fundit tha para të gjithëve se ata njihnin vetëm flamurin anadollak dhe se ai ishte flamuri i shqiptarëve. . Kjo fjalë zuri vend dhe Ismail Qemali vendosi që flamurin ta ngrinte në Vlorë.

U zgjodhën delegatët nga klubi “Bashkimi” mbledhje që e drejtoi Nikollë Kaçorri. Aty u zgjodhën delegatët që do merrnin pjesë në këtë ngjarje madhore. Mbledhja u mbajt më 28 nëntor në Vlorë dhe në fjalën që mbajti Nikollë Kaçorri ishte kjo:”O flamur, o vdekje. Flamurin ta ngremë sot. Nëqoftë se do e lëmë për nesër të vdesim sot.

“Sot”,-I përgjigjet me lot në sy Ismail Qemali. Firma e parë në dokumentin e Pavarësisë është ajo e Nikollë Kaçorrit.

Kuvendi i Vlorës zgjodhi Qeverinë e Përkohshme me kryetar Ismail Qemalin dhe nëkryetar Nikollë Kaçorrin.

Gjatë qeverisjes së Vlorës pati suksese por lindën dhe shumë shqetësime sidomos pas emërimit të Esad Pashë Toptanit si ministër i brendshëm dhe i Luftës më 3 korrik 1913, marrëdhëniet me të cilin nuk qenë asnjëherë të mira. Interesat e grupeve të ndryshme që përbënin qeverinë e Vlorës si dhe rrymat përfaqësuese në Senat e në Qeveri, reflektonin jo vetëm shqetësime klasore të brendshme, por kondiciononin dhe pafuqitë e qeverisë për të kryer misionin kombëtar të qeverisjes së vendit.

Në mars 1913 Nikollë Kaçorri i paraqet me shkrim Ismail Qemalit dorëheqjen. Ishte një akt shumë i fismë por që nuk u mirëprit nga Ismail Qemali. Për shkak të interesave kombëtare dorëheqja e tij nuk u pranua. Nikollë Kaçorri mendonte se kufijtë vendosen jo vetëm me ec e jake diplomatike të Qeverisë. Qeveria e re dhe e dobët nuk mund t’i tregonte forcë Evropës, por nga ana tjetër populli me patriotët duhet të vepronin me forcë kundër inkursioneve të shovinistëve ballkanas. Ky kombinim sipas Kaçorrit s’do ta kompromentonte politikën diplomatike të qeverisë, por do e ndihmonte.

Në 17 dhjetor 1912 pas mbarimit të Luftës Ballkanike, Fuqitë e Mëdha u mblodhën në Londër për të diskutuar dhe vendosur mbi Ballkanin e ri, vendosjen e kufijve dhe krijimin e hartës së re politike atje. Esad Pasha i dorëzon Shkodrën Malit të Zi, më 12 prill 1913. Menjëherë Nikollë Kaçorri bën protestë në emër të Qeverisë, Konferencës së Londrës, duke i kërkuar fuqive të mëdha kthimin e Shkodrës në vartësinë e qeverisë së tij. Më 8 qershor 1913, Nikollë Kaçorri bëri një qarkore ku vihej në dukje mbrojtja e territoreve dhe bëhej e qartë se vendi ishte më në rrezik se kurrë.

Nikollë Kaçorri hodhi poshtë tentativën Serbo-Malazeze, për ta bërë Esadin princ të Shqipërisë së Mesme, dhe u konsiderua ky plan shkatërrimtar, jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë shqiptarët. Kaçorri hartoi dhe një qarkore tjetër, me tone të ashpra dhe paralajmëroi rrezikun që i kanosej vendit. Ai kërkoi që të shpallej botërisht nevoja e ruajtjes së Atdheut, si sytë e ballit. Në qarkore thuhej që të gjitha ceremonitë në kisha e xhamia të mbaheshin në shqip.

Duke pasur parasysh situatën e komplikuar, pas kthimit të delegacionit nga Londra, përçarja brenda qeverisë u bë evidente. Rryma kryesore antishqiptare e antiqeveritare ishte ajo e kryesuar nga Esati. Nikollë Kaçorri bashkë dhe me pak qeveritarë ka qenë kundërshtar pa ekuivoke i politikës esadiste, që në thelbin e saj ishte politikë kolaboracioniste në dëm të interesave kombëtare dhe në favor të interesave të tij për pushtet.

Ai i bëri thirrje popullit të ngriheshin kundër serbit për të të ndryshuar vendosjen e padrejtë të kufijve.

Por ngjarjet politike rrodhën si rrodhën me shqiptarët që gjatë gjithë historisë nuk janë marrë vesh kurrë me njëri-tjetrin dhe Fuqitë e Mëdha vendosën ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri.

Nikollë Kaçorri deri në fund të jetës së tij  u shqua për patriotizëm dhe dashuri të ethshme ndaj atdheut. Ndaj figura e tij është një nga më të rëndësishmet e patriotëve shqiptarë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre./Njekomb

Përmasat e vërteta të një burri shteti shqiptar. Çfarë nuk dini për qeverinë e Vlorës Read More »

Radhima / Fshati që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës !

Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.

Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinesi dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.

Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.

Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .

Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )

Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)

Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.

Historia

Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.

Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.

Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit./Wikipedia

Rezultate imazhesh për radhima fotoRezultate imazhesh për radhima fotoRezultate imazhesh për radhima foto

Radhima / Fshati që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës ! Read More »

Mirësevini në Vlorë / “Qytetin me dy dete”,“Portin Jugor i Adriatikut”,Perla e turizmit shqiptar !

Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe për këtë duhet të jemi krenar. E quajtur “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” ose “Porti Jugor i Adriatikut” konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj të bukura, gadishulli I Karaburunit, ishulli I Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës, Lumi Vjosa, me shumë plazhe, monumente, njerëz, produkte, toka dhe det etj.

Cfare duhet vizituar.

Në qendër të qytetit ngrihet “Monumenti I Pavarësisë” në festën e këtij eventi historic. Afër, shtrihet me nje pamje interesante Mozaiku I Muradies, i ndërtuar në vitin 1542, nga arkitekti I famshëm Sinani (që gjithashtu ka ndërtuar mozaikun e Sulejmanit në Stamboll). Një pikë krenare e Vlorës është edhe Kuzum Baba, pika më e lartë e këtij qyteti, e cila ofron panorama të mrekullueshme të të gjithë Vlorës me pamje nga deti. Në very te qytetit shtrihet Laguna e Nartës, e dyta më e madhja në Shqipëri. Natyrëdashësit do të gjejnë vendin ideal për ta. Laguna është e pasur me peshq dhe me gjallesa ujore dhe ka përmbajtje të lartë kripe.

Fshati I Nartës dhe Zvërnecit, të njohura per prodhimin e verës së tyre artizanale, janë afër gjirit të Lagunës. Kështu njerëzit mund të shijojnë peshkun e freskët dhe verën e bërë vetë. Aty mund të vizitosh edhe Manastirin e Zvernecit. Në ishullin e vogël të Zvërnecit ndodhet kisha Bizantine e Shën Mëris, e ndërtuar në shekullin e 14. Ishulli është I mbuluar nga pemë mesdhetare. Bashkë me pikën e Triportit, e bëjnë ishullin një vend shumë tërheqës.

Jo largë nga qyteti, në një pikë dominante është Kalaja e Kaninës në fshatin e Kaninës, e cila I përket shekullit të 3të, dhe ka qënë pronë në të cilën është rritur Donika, gruaja e heroit tonë nacional Skënderbeut.

Vlora ka një pozitë të favorshme gjeografike si portë hyrëse në Rivieren Shqipëtare, dhe është perla për turizëm. E fillojmë nga “Uji i Ftohte” sepse është burim I ujit të ftohte, dhe vazhdojmë me tunelin I cili është kufiri natyror midis detit Adriatik dhe Jon. Aty fillon rruga për Rivierën Shqipëtare. 10 km. nga Vlora, Radhima është fshati me shumë hotele luksoze dhe piktoreske qe presin vizitoret te kalojne pushimet e tyre ne Vlorë. Do tju tregojme disa prej tyre në faqet në vazhdim. Duke lënë qytetin pas dhe duke udhëtuar drejt Sarandës, ne arrijmë në qafën e Llogorasë dhe Parkun Nacional, I mbuluar nga pyje te dendura pishash. Afër, ndodhet fshati turistik për të cilin do tju tregojmë ne faqet në vazhdim. Llogoraja është vendi Ideal për hedhje me parashuta. Është I njojtur për evente europiane në lloje të ndryshme sportesh. Llogaraja është një vend I rrallë ku ajri I fresket dhe I pastër I malit ndërthurret me ngrohtësinë e detit.

Traditat tona të rralla kulturore.

Vlora nuk është e njohur vetëm prej heronjve dhe luftëtarëve të qytetit,por sepse njerëzit e fshatrave të Vlorës janë të gjithë këngëtar, ata kultivojnë një zhaner specific të muzikës, folkun karakteristik të cilin askush nuk e këndon sic e këndojnë ata. Grupi polifonik I Vlorës është unik në të gjithë Botën. Së fundmi “Polifonia Labe” (e ashtuquajtur folku karakteristik) është pjesë e 50 riteve spiritual të Botës. Një fakt tjetër që e bën Vlorën të famshme është, pemët e ullirit. Ju mund të shijoni vajin e bërë nga fabrikat tona, I cili është më I miri në llojin e vet.

Akomodimi.

Strukturat e akomodimit në Vlorë janë luksoze dhe ofrojnë kushte shumë të rehatshme. Si gjithë Shqipëria, edhe në vlorë cdo gjë është ndërtuar 15 vitet e fundit, kështu që mobilimi dhe teknologjia e hotelit është pothuajse e re.

Gastronomia.

Vlora është një qytet I vecantë sepse në të njëjtin restorant ju mund të shijoni produktet e mishit dhe të peshkut. Ju mund të shijoni frutat e detit dhe peshkun dhe njekohësisht qengjin në hell. Në restorantet e Vlorës ka një shije unike. Kjo ndikohet prej tokës ku janë rritur, plot jod dhe kripë, e cila vjen nga erërat e detit Jon, kjo u jep një shije speciale qengjave.

Argëtimi

Ju mund të ushtroni të gjitha llojet e sporteve ujore ose ajrore, dhe gjithashtu mund të shkoni në mal. Udhëtime të gjata apo të shkurtra, parashutizëm, zhytje, lundrim në hapësira të mëdha, janë disa nga aktivitetet më interesante që Vlora ofron për pushuesit jo vetëm në verë.

Gjenden kompani të ndryshme në Vlorë që organizojnë sporte të ndryshme. Ato ofrojnë ndihmë në zhytje, për të eksploruar ujërat e dy deteve të Vlorës. Mund të shkoni tek “ekspedita blu” për të përjetuar eksperiencat në ujrat me kontakt me OUTDOOR ALBANIA, një grup në gjithë Shqipërinë. Në Vlorë gjatë pranverës kur deklarohet hapja e sezonit turistik, organizohet një aktivitet I rëndësishëm, Exploring Albania.

Gjithashtu në mënyrë individuale mund të ushtrosh sporte ujore si: sërf, gara me motorrat ujor, dhe të bëshë udhëtime të gjata në plazhin e Karaburunit, I cili ofron mundësi të pafundme për të vizituar shpellat e këtij gadishulli si dhe botën nënujore.

Në parkun nacional të Llogorasë ju mund të gjeni një faun dhe florë të pasur në thellësinë e pyjeve të parkut. Për alpinistët një mundësi e mirë është të arrinë në maj të malit të Cikës, të shijojnë panoramën magjike të detit, të ndërthurrur me male dhe pisha.

Përsa i përket jetës së natës, klube dhe disko organizojnë koncerte të mëdha ku këngëtarët shqipëtar ose të huaj këndojnë live. Një ndër këto klube mund të përmendim Summer Depo.

Ardhja në Vlorë është një zgjedhje e zgjuar, sepse është vendi që e viziton dhe e mban mend. Duke eksploruar Vlorën ju mund të shikoni vende shkembore, por duke hyrë brënda mund të shikosh një natyrë shumë të bukur, ushqim të shijshëm. Vlora është qyteti magjik, me njerëz mikpritës, solar, dinamik, të qeshur, pak impulsive por të sinqertë.

Qarku I Vlorës përfshin zona të mëdha të Shqipërisë në të cilën përshihet edhe Riviera Shqipëtare. Dy parqe nacionale dhe rezervate janë të përfshira si tërheqje natyrore të Vlorës, që ofrojnë 48 monumente natyrore të 3 kategorive. Aventura turistike ju garantohet pasi ju keni parë të paktën tarracën e Kuzum Babas, tarracën e Ujit të Ftohtë, shpellën e Gramës, Haxhi Alia në Karaburun, shpëlla e Lepenicës, maja e malit të Cikës, kanioni I Gjipes dhe pisha flamur në Llogora.

Vlora është e rëndësishme për fkatin se ofron potenciale të mëdha për turizmin blu dhe jeshil. Në parkun nacional të Llogorasë mund të ushtrosh dhe turizmin e bardhë gjithashtu.

Parku nacional ujor i ishullit të Sazanit dhe Gadishullit të Karaburunit.

Ky është parku më I ri në Shqipëri që përfshin zonat ujore te ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit poshtë ujrave blu të detit Jon. Një florë dhe faun e pasur ndodhet në zonat e këtij parku, të deklaruar në Maj të vitit 2010 si parku nacional I 15 I Shqipërisë.

Shumëllojshmëria e tokave është e rëndësishme për zonën mesdhetare, me pyjet alpine dhe subalpine, pishat (pinus nigra) dhe pinus peuce, pinus leucodermis, pisha maqedonase, pyjet konifer, shenja tipike mesdhetare, flora tipike e shkëmbinjve ujor etj. Në ujëra ne mund të shohim delfin (Delfinus Delphi dhe Tursiops Trumcatus) dhe lloje të tjera të mbrojtura nga konventa të ndryshme. Në ujërat e Karaburunit ka Foka (Monachus monachus) një nga llojet që është në rrezik zhdukjeje. Zondat me bimë endemike dhe subendemike si Taxus Bacata, Ceratonia Siliqua, etj. Zonat janë me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Parkut nacional I bashkangjitet edhe ishulli I Sazanit. Kjo sjell zhvillimin masiv të turizmit nënujor. Deri tani grupe të ndryshme profesionale organizojnë ekspedita zhytjeje për amator dhe profesionist.

Laguna e Nartës ndodhet në pjesën very perëndimore të qytetit të Vlorës. Ajo është e pasur me toka të lagura , me zogj ujor, me një florë tipike mesdhetare të tokave të kripura. Narta është laguna e dytë më e madhe në gjithë Shqipërinë përsa I përket zogjve të ujit, dhe kjo e bën atë një nga zonat natyrore të mbrojtura. 20 mijë zogj dimri që përfshin 40 lloje. Burim ushqimi për pelikanin kacurrel (Pelicanus Crispus) dhe për flamingon (Phenicoperus Ruber) rreth lagunës rritet një faun e pasur tipike e ligatineve mesdhetare. Zona e Zvërnecit është e famshme për tërheqjen të ndërthurur me pasurinë tradicjonale dhe kulturore që ka një potencial të lartë për zhvillimin e turizmit. Brenda në Lagunën e Nartës shtrihet ishulli I Zvërnecit, I famshëm për Manastirin e vjetër që ka vlera kulturore.

Loading…

Kushtet klimatike.

Vlora ka një klimë të ndërthurur malore dhe detare. Vera është e freskët me shumë diell, dhe dimri I ftohtë dhe I lagësht.

Flora dhe fauna.

Flora konsiston ne pyje konifer si pisha e zez. Pemët janë përgjithësisht mesdhetare, shumë të vjetra por të rëndësishme për ekoturizmin. Fauna e parkut është gjithashtu e pasur me rosa, shqiponja, ketra, etj.

Sportet dhe aktivitetet.

Llogoraja ka potencial të lartë për zhvillimin e ekoturizmit. Ju mund të organizoni sporte të ndrysme si ngjitje. Mund të bëni ekskursione ose piknik. Kampingu dhe gjuetia janë të lejuara vetëm në zona të caktuara dhe duhet të pyesësh autoritetin.

Cfarë mund të vizitosh.

Pisha flamur 900m mbi nivelin e detit, 20m e lartë me diametër 75 cm, është 100 vjece. Mund të vizitohet në rrugën Vlorë-Llogora-Palas. Shpella e Shën Gjergjit ndodhet në malin e Cikës afër fshatit Tërbac. Shpella karstike 100m e gjatë dhe 3-4m e gjerë. Thuhet që kjo shpell është përdorur nga Teuta e Ilirisë. Mund të vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Tërbac. Shpella e Lepenicës ndodhet afër fshatit Lepenic, muret e së cilës janë të shkruara me dizajne të ndryshme nga kohët prehistorike. Vizitohet gjatë rrugës Vlorë-Kotë-Lepenicë. Shpella e Haxhi Alisë ndodhet në gadishullin e Karaburunit midis Gjuhëzës dhe Gollovecit. Është 30m e gjatë, dhe 10-12m e gjerë. Mund të vizitohet vetëm nga deti, nga Vlora deri tek kepi I Gjuhëzës.

Ushqimi dhe akomodimi.

Në qoftëse viziton parkun e Llogorasë nuk duhet të humbasësh mundsinë për të shijuar mbretin e kuzhinës tradicionale të zones, qengjin e pjekur në hell. Ky lloj ushqimi ka një shije special sepse rritet ne tokë të kripur të pasur me jod deti. Gjithashtu ja vlen te provohet kosi I deles, ullinjtë, mjalti dhe vera e zonës. Shumë restorante të vegjël apo të mëdhenj e ofrojnë këtë duke filluar që nga Llogoraja deri afër Palasës edhe më tutje. Mundësi akomodimi ka shumë. Ju mund të gjeni hotele të shumta me kushte shumë të mira. Mund të themi se struktura akomoduese më e famshme është “Fshati Turistik Llogora” që ofron një strukturë moderne dhe luksoze.

Monumente natyrore.

Gjeo-monumentet:

Kuzum Baba ndodhet në pjesën lindore të qytetit të Vlorës. Në kodrën Kuzum Baba përreth 30m mbi nivelin e detit, gjatësia shkon 200-300m.

Tarraca e Ujit të Ftohtë, 30 m mbi nivelin e detit, është një shkëmb I vjetër 20-25m i lartë.

Intinerari ujor.

Shkëmbi dhe shpella e Gramë, ndodhet pas Karaburunit. Gjiri I Gramës ka një breg shkëmbor dhe mund të ketë edhe shpëlla nënujore. Ndodhet dhe një zonë ku skllevërit kanë gdhendur emrat e tyre dhe të dhëna të tjera, që janë burim mesazhesh të rëndësishme për kërkuesit.

Intinerari Vlorë-Himarë.

Barrierat korale të grykës së Djallit. Habitati koral ndodhet midis Karaburunit dhe Sazanit, me një thellësi rreth 10m në ishullin e Sazanit. Shkëmbi I Sazanit bie direct në det në formën e një shkëmbi aktiv me një gjatësi prej disa qindra metrash, me altitudë 100-120m. Muret kanë thyerje, gropa, etj.

Mali I Cikës është një thyerje tektonike që është në formën e shkallzimeve me gjatësi 2-8 metra.

Intenerari Vlorë-Llogara.

Shkallëzimet aktive të Dukatit. 300m nga rruga rurale e fshatit Dukat, është një fenomen gjeologjik I rallë nga thyerjet dhe zhvendosjet e lumit 4-5 metra.

Intenerari Vlorë-Dukat dhe Fushë-Llogora.

Ndërprerja e aktive e re e Llogorasë. Në afërsi të fshatit Dukat, në llogore Jug-në anë të rrugës. Ka me qindra metra të sipërfaqes dalje.

Itinerari Vlorë-Dukat Fushë-Llogora.

Kanioni e Gjipesë. Ajo është e formuar nga karst. 800 m të gjatë, 10 m të gjerë, 100-120 m të lartë

Internerari Dhërmi-St. Theodor- Plazhi Gjipe

Dunat toka e Vunoit. Paraqesin peizazhin e degraduar në balta Kuaternarit, 10-15 m të trashë dhe të kuqe, arriti nga lartësitë. Ajo është formuar nga erozioni, intensifikimin e dëmtimin e faktorit njerëzor, dëmtimit vegjetacionit, zjarret.

Internerari Vlorë- Vuno ose Himarë-Vuno.

Rrethi i Gruas së Vjetër. Brataj, rreth 800 m mbi nivelin e detit, në formë si një vulë me tre qarqe, në gur gëlqeror formuar nga karstiket.

Vlorë-Kotë-Brataj-monument.

Dunat e Nartes. Dunat janë një grup prej 5-6 m të lartë dhe 20-30 gjerë m. Të mbuluara me bimësi, bari, shkurre, pisha mbillen 50 vjet më parë.

Internerari Kriporja- Gjiri i Nartës

Delta e lumit Palasa. Përbën në një kon të formuar nga depozitimi lumë, më i madhi në vend, me gjatësi 900 m, ndërsa baza kon është rreth 2 km, ku është plazhi ranor.

Internerari Vlorë-Llogora-Palasë.

Shpella e Shën George. Në shpatin e Cikës, i njohur si “Shpella e bletës”, e “Shkembit të kuq”. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, 100 m të gjatë, 3.5 m të lartë. Rreth 8 m nën hyrje shpellë, është një mur I lashtë. Besohet se shpella është përdorur nga mbretëresha ilire Teuta.

Vlorë-Kote-Tërbaç-shpellë.

Shpella e Ramikas. Shushicë, 1000 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në nguhtime dhe zgjerime me një madhësi prej 10-15 m.

Internerarin Vlore-Kote-Ramicë.

Shpella e Velçës. Brataj. Krijuar nga karstike në gëlqeror, Konsiston në ngushtime dhe zgjerimet dhe ka mikroforma. Disa metra të gjatë, 5.7 m të gjerë dhe të lartë. I njohur si zgjidhjen e njerëzimit neolitik, ende e pashkelur.

Itinerari o Vlorë-Kote-Velçë

Shpella i Boderit. Shushicë, 800 m mbi nivelin e detit. Krijuar nga karstike në gëlqerorë, është dy kate, rreth 200 m të gjatë, 10-15 m të lartë dhe të gjerë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Smokthinë.

Shpella e Haxhi Alisë. Karaburun midis kepit të Gjuhëzës dhe Goloveci. Krijuar nga karstike në gëlqerorë mbi 30 m të gjatë, 10-15 me 10-12 m të lartë dhe të gjerë. Emri është i lidhur me emrin e marinarit Haxhi Alia.

Itinerari Vlora- Kepin e Gjuhëzës

Shpella e shkruajtur e Lepenicës. Brataj. Krijuar nga karstike në gur gëlqeror, ku shumë vizatime të lashta janë zgjeruar në mure.

Vlorë-Kotë-shpella e Lepenicës.

Shpella e Bilbilejve. Grup i vogël i shpellave në gëlqeror karstikike në malin e Cikës, pranë Tërbaçit, Vranisht. Njohur dhe i quajtur si Shpella e Peshnjës. Këta njerëz janë strehuar nga pushtuesit.

Vlorë-Kotë-Tërbaç-Peshnjë.

Shpella e Porto Palermos. Në gjirin e Palermos. Shpella karstike, më pak të njohur.

Itinerari Himarë-Porto Palermo.

Shpella e Piratëve. I ndodhur pranë shkëmb detar në Manastirin të Shën Teodorit. Është shpellë karstike. Piratët janë strehuar atje me anije të vogla. Një shkëmb i ndarë në dy pjesë bllokon aksesin.

Plazhi i Dhërmiut.

Shpella e Serianit. I ndodhur në qytetin e Himarës. Njohur dhe me emrin “Shpella e Odisesë”. Është e njohur si shpellë karstike 20 m të gjatë, 7.8 m të lartë dhe të gjerë.

Shpella e Dukgjonit. Në Gjirin e Bristani. Kjo është një e njohur si shpelle karstike 30-40 m të gjatë, 20-25 m të gjerë dhe të lartë, me pellgje ujore etj

Itinerari I Orikum- Kisha e Marmiroit- Këmba e Kanalit.

Vrima e Vranishtit. Mali Bogonic, 1000 metra mbi nivelin e detit. Përfaqëson një vrimë karstike të zgjeruar.

Itinerari Vlorë-Kotë-Vranisht

Hidro-monumentet

Ujëvarë e Ramicës. Brataj. E njohur dhe e quajtur si “Fell doën ëater.” Formuar nga rrjedhja e ujëerave të Ramicës në shkëmbinj gëlqerorë, 10-12 m të lartë. Uji bie në një gropë rreth 1.5 metra të thellë.

Itinerari Vlorë-Kotë-Ramicë-Gjinoçicë.

Burimi kripur i Bashaj. Kjo është një burim karstik I kripur. Duket se gjatë rrugës përshkon shtresa kripë nëntokësore.

Vlore-Kote-Bashaj itinerarin.

Laguna Limopuo. I ndodhur në afërsi të fshatit Zvërnec. Ajo është e laguna bregdetare me biodiversitet të lartë të kripës karstike.

Itinerari Vlore-Pylli I Sodës- Zvërnec

20 Bio-monumente

Pema e Buronjat.

Pisha Flamur in Llogora.

Pema e Tërbaçit.

Rrapi i Dukatit.

Pema e Izvorit.

Rrapi i Tragjasit të vjetër.

Rrapi i Shënvarvarës në Velçë.

Pema e Drashovicës.

Pemët e ullinjve të Trumbullit në Karbunarë.

Pylli I Zvërnecit.

Pemët e Steeple-t.

Lisat e Pilurit.

Pema e Kosmarit.

Pema e Palasës.

Pema e shkollës Nr.1.

Rrapi I xhamisë.

Pema e Spigot.

Pemët e Zareli.

Pema e Shatërvanit të Madh.

Pema Laze.

Burimi: bashkia vlore

Mirësevini në Vlorë / “Qytetin me dy dete”,“Portin Jugor i Adriatikut”,Perla e turizmit shqiptar ! Read More »

Del dokumenti, kur Shqipëria i jepte para borxh Gjermanisë

Lufta e Dytë Botërore dhe ajo që ndodhi gjatë asaj periudhe në Shqipëri fsheh mjaft mistere.

Një dokument i nxjerrë sëfundmi nga studiuesi Hasan Bello konfirmon faktin se gjatë kësaj periudhe, komanda gjermane ka detyruar qeverinë e asaj kohe që t’i japë ushtrisë naziste plot 5 000 000 franga, të cilët me shumë gjasa nuk janë kthyer më.

Postimi i Bellos
Raportet shqiptaro-gjermane ne vitet 1943-1944 kur territoret shqiptare ishin okupuar nga ushtria naziste perbejne nje fushe e cila duhet rishikuar.

Kjo per shkak se pavaresisht situates se krijuar midis komandes gjermane dhe Komitetit te Perkohshem Ekzekutiv ekzistonte nje raport i “cuditshem”.

Komanda ne fjale i kishte lene “qeverise” shqiptare dore te lire ne shume drejtime. Nje konstatim i tille vihet re edhe nga ky dokument i Drejtorise Qendrore te Bankes Kombetare me Komitetin e Perkohshem Ekzekutiv, ku sipas te cilit drejtoria ne fjale, duke u mbeshtetur ne kerkesen e Konsullates Gjermane, i kishte levruar per te dyten here Fuqive te Armatosura Gjermane 5.000.000 franga.

A iu rikthyen ndonjehere Bankes Shqiptare keto borxhe nga ushtria gjermane? Besoj qe jo! Prandaj pervec reperacioneve qe iu kerkuan Gjermanise pas 1945-ses, keto borxhe ishin nje ze i vecante, qe nuk figurojne ne kerkesat zyrtare./albeu

Del dokumenti, kur Shqipëria i jepte para borxh Gjermanisë Read More »

Historiani i vjetër grek e thotë me zë të lartë: Shqiptarët janë banuesit e parë të tokës sonë

Kostantinos Pangalis, një historian me emër në shtetin helen ka deklaruar në një intervistë televizive që shqiptarët janë të parët në Ballkan, madje edhe në trojet greke.

Teksa në debat ishte edhe një arkeolog dhe diskutohej për rrënjët e popullimit të territorit grek, Pangalis tronditi jo pak opinionin ndërsa fliste për identitetin e grekëve të sotëm dhe shqiptarëve.

Historiani rrëfeu se shqiptarët janë banuesit e parë të kësaj toke dhe se historia e sotme greke nuk ka lidhje me atë të mëparshmen.

Historiani i vjetër grek e thotë me zë të lartë: Shqiptarët janë banuesit e parë të tokës sonë Read More »

CIA: Përplasje mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, ish-diktatori rrezikonte të humbiste postin. Si nisën përplasjet mes shqiptarëve në emigracion

Sipas dokumenteve të CIA-s pretendohej se mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut ka patur gjithmonë përplasje, ku sipas amerikanëve thuhej se Hoxha rrezikonte postin e tij. Sipas gazetës ‘’SOT’’ në dokumentet e deklasifikuara thuhet se ka patur edhe përplasje mes shqiptarëve në emigracion. CIA tentoi t’i përdor ata për të rrëzuar Enver Hoxhën.

Korrik 1953

Shfrytëzim i mundshëm propagande i ngjarjeve të fundit qeveritare në Shqipëri

Vërejmë se në riorganizimin e fundit të qeverisë më 23 korrik duket se kontrolli i pushtetit mbetet në duart e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, teksa i pari vazhdon si kryeministër dhe udhëheqës i partisë, ndërsa Shehu, edhe pse i liruar nga roli i sekretarit të Komitetit Qendror mban postin e ministrit të Brendshëm dhe të zv. kryeministrit. Nuk e di sesa informacion kemi mbi rivalitetin mes të dyve dhe as mbi lidhjet e secilit apo mbështetjen e BRSS që Shehu ka gëzuar deri tani.

Por doja të dorëzoja këtë zhvillim të fundit për t’u marrë në konsideratë për trajtim dhe shfrytëzim në elementet e propagandës. Unë mendoj se mund t’i japim atyre trajtim të zi ose të hirtë, sipas tematikës se Shehu është “njeriu i Berias” dhe se po vuan dhe ai pasojat e rrëzimit të Berias në BRSS. Por gjithsesi pozita e Shehut mbetet e fortë sa për të mos u shkarkuar plotësisht nga Hoxha, dhe në fakt ruajti postin e rëndësishëm të kreut të sigurisë së vendit.

Bazuar në informacionet e fundit nga burimet brenda qeverisë shqiptare që deri tani kanë rezultuar të besueshme, duket se do të ketë lëvizje të tjera të Hoxhës për të minuar pozitën e Shehut. Nuk dihet se deri në ç’masë Shehu është në dijeni të planeve për të, por supozohet se duhet të ketë informacione mbi komplotin dhe raportohet se ka marrë masa për mbrojtjen e vetes. Meqë ra fjala, ku jemi në lidhje me qasjen e re të DASH mbi rëndësinë e akordit të ri Greqi-Turqi-Jugosllavi për Shqipërinë. Subjekti i Shqipërisë u ngrit përsëri në takimin e fundit me PSB, ku u theksua nevoja e veprimit. Kryetari Dulles besonte se duhet të avancojnë aq shpejt sa e lejojnë kushtet diplomatike.

5 mars 1954

Tentativë Kupi-Kryeziu për diskreditimin e Komitetit Shqipëria e Lirë

Abaz Kupi dhe Said Kryeziu po tentojnë të diskreditojnë Komitetin Shqipëria e Lirë me anë të letrave drejt qeverisë së SHBA dhe Britanisë, ndërsa Gogo Gaqi me një iniciative private i ka shkruar sekretarit të shtetit Dulles në mbrojtje të aktiviteteve të Komitetit. Deklaratat e mëposhtme janë provat e fushatës së pamëshirshme për të sabotuar Komitetin e rikonstruktuar dhe për të diskredituar sponsorët e tij amerikanë. Burimi i informacioni karakterizohet si me anësi nga BKI por situata e prezantuar prej tij duket e saktë.

Kjo duhet marrë në konsideratë si një sinjal i mundshëm për kursin e ardhshëm të Komitetit. Pas hartimit të programit të ri, Komiteti i riorganizuar së fundmi hyri në një fazë konfuzioni dhe paqartësie, në një situatë që i leverdis vetëm armiqve të tij, qofshin ata Enver Hoxha, Tito apo ekstremistët e Ballit Kombëtar Agrar. Ka kritika të ashpra në rrethet shqiptare ndaj Komitetit, të cilat po intensifikohen nga propaganda e Partisë Agrare. Nga fundi i shkurtit 1954 sponsorët amerikanë të Komitetit njoftuan Vërlacin dhe Këlcyrën se Kupi dhe Kryeziu kishin dërguar letra proteste te ambasadat amerikane dhe britanike.

Komunikimet e tyre me agjencitë shtetërore në Uashington dhe Londër, thonë se metodat e Komitetit janë bërë arbitrare dhe po influencohet nga konsulentë të këqij. Më tej ata thonë se anëtarësia e Komitetit është artificialisht e fryrë dhe se nuk po funksionon në mënyrë demokratike pasi krerët e tij urdhërojnë kursin e veprimit pa konsultime e diskutime. Protesta e tyre përfundonte duke kërkuar që të ngrihet një komision hetimi i cili të marrë masat e nevojshme të korrektimit.

Krerët e Komitetit Verlaci e Këlcyra sugjeruar që të pakënaqurit të konfrontoheshin për protestën e tyre, sipas linjave të mëposhtme :

Duke theksuar se çdo hap i marrë pa njohurinë e kolegëve të Komitetit është mungesë besnikërie dhe vetëm dëmton Komitetin, i cili është duke u përballur me tentativa të tjera sabotazhi.

Kupi e Kryeziu të pyeten nëse ky është opinioni i tyre personal apo nëse përfaqëson linjën e partisë.

Të përcaktohet natyra e përmirësimeve që ata mendojnë se do të përmirësonte Komitetin

Ne nuk ishim gati ta çonim çështjen në sesion ekzekutiv, gjë që do të kishte qartësuar qëndrimin e Kupit e Kryeziut. Por menduam ta lëmë në dorë të Hasan Dostit trajtimin e dy të pakënaqurve duke kërkuar shpjegime. Dosti u takua me ta në shoqërinë e anëtarëve të tjerë dhe kërkuan shpjegime. Ata nuk mohuan ankesat dhe thanë se Komiteti dhe anëtarët e tij po ktheheshin në një kukull të CIA, se Komiteti ishte zgjeruar shumë dhe se nuk e pranonin zgjerimin e Komiteti me shtatë anëtarë kristianë, disa prej të cilëve ishin zgjedhur në kryesi pa kriteret e nevojshme. Gjonmarkaj theksoi se këto ishin kundërshtime që duheshin ngritur kohë më parë dhe jo në një kohë kur riorganizimi i Komitetit ishte aprovuar. Ai shtoi se anëtarët e kryesisë kishin rënë dakord veprimet e rëndësishme para nisjes së tyre. Ndaj kësaj Kryeziu u përgjigj i nervozuar se as ai e as Kupi nuk kishin nevojë për BKI dhe Gjonmarkaj (katolikët shqiptarë).

Në këtë pikë diskutimi dukej se po dilte jashtë kontrollit. Bajraktari i tha Kryeziut se një Komitet vetëm mysliman nuk i shërbente kauzës shqiptare dhe parimi i përfaqësimit sipas proporcionit fetar ishte në fuqi prej shekujsh. Gjatë takimit Kupi duket se ndryshoi qëndrimin e tij dhe nënkuptoi se pranonte programin e ti të Komiteti dhe strukturën e tij, duke pranuar të botonte listën e emrave në organin e shtypit të Komitetit SHqipëria e Lirë “Shqipëria”. Vetëm dy javë më parë qëndrimet e Kupit dhe Kryesiut ishin krejt të ndryshme nga atio që deklarojnë tani. Asokohe Kupi dukej i bezdisur se duhet të ndante pushtetin e Komitetit me 13 kolegë.

Ndërsa Kryeziu u përpoq të ruante aparencat duke përmendur kontributin e tij për riorganizimin e Komitetit, por nuk arriti të fshihte pakënaqësinë e tij dhe dakordësinë me linjën e propagandës ekstremiste të Ballit. Ata të dy kanë marrë një qëndrim agresiv dhe kanë rivendosur lidhje me disidentë të Ballit që më parë i konsideronin tradhtarë. Kjo e fundit ndoshta prej influencës së kolonel Oakley-Hill. Situata u komplikua pas gabimit teknik të nëntorit të kaluar kur çdo partie iu kërkua lista e anëtarëve të rekomanduar për asistencë financiare.

Kjo solli një periudhë euforie pasi edhe ata që merrnin asistencë mendonin se të ardhurat do u dyfishoheshin. Tashmë kanë kaluar tre muaj asistenca nuk u materializua. Liderët e Ballit Agrar i frynë zjarrit të pakënaqësisë duke krijuar një front të bashkuar kritike. Por fushata e tyre nuk pati shumë efekt pasi fondet e asistencës në fakt u shkurtuan. Një aspekt demoralizues i situatës së nacionalistëve shqiptarë është mungesa e vizionit dhe e ndjekjes së një linje të qartë e të fortë. Më 26 shkurt 1954 Gaqi Gogo i tregoi Verlacit një letër që kishte përgatitur për sekretarin e shtetit John Dulles, dhe i kërkoi atij ta nënshkruante.

Letra e Gogos mohonte protestat e Kupi-Kryeziut në lidhje me mangësitë e Komitetit, dhe përmendte meritat e pamohueshme, por nuk mori aprovimin e Verlacit pasi përmbante frazën: “Me këtë letër ne besojmë se shprehim aprovimin e Muharrem Bajraktarit dhe Atlant Koçit”. I pyetur nga Bajraktari se përse Bajraktari i Koçi nuk ishin kërkuar të nënshkruanin, Gogo tha se ata mund të informojnë ambasadën britanike. Verlaci tha se iniciativa klandestine të kësaj natyre nuk ishin dinjitoze. Gogo arriti të marrë firmat e Vërlacit, Gjonmarkaj e Këlcyrës për dokumentin, të cilët thanë se po firmosnin vetëm prej solidaritetit me eprorët amerikanë, të cilët i konsideronin viktima të sulmit të pajustifikuar të Kupit e Kryeziut.

Letra

Sekretarit të shtetit, i nderuari John Dulles,

Kemi mësuar kohët e fundit për një letër drejtuar shkëlqesisë suaj dhe ambasadorit Anthony Eden, nga Abaz Kupi dhe Said Kryeziu. Të dy autorët e letrës janë anëtarë të kryesisë së Komitetit Shqipëria e Lirë, dhe ju kërkojnë të hetoni sjelljen e përfaqësuesve të Komitetit dhe të zotit Archibald Lyall. Ne të nënshkruarit ju drejtojmë juve këtë letër, dhe nuk duam të përzihemi me britanikët, pasi letra drejtuar juve dhe zotit Eden duket qartë që tenton të diskreditojë përfaqësuesin tuaj në Komitet…

Ne e mirëpresim një komision hetimi dhe ju inkurajojmë të pranoni kërkesën e Kupit dhe Kryeziut, pasi besojmë se hetimet do të zbulonin se përfaqësuesi juaj është në fakt një autoritet i aftë dhe i shkëlqyer i qeverisë suaj. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm të besnikërisë dhe durimit që kemi treguar për kauzën shqiptare, dhe kanë qenë disa raste kur ne vrisnim mendjen sesi mund të mbajë një sjellje civile ndaj elementëve si Kupi e Kryeziu, të cilët kërkojnë kaq shumë dhe nuk japin asgjë në këmbim.

Në letrën drejtuar juve ata thonë se përfaqësuesi i juaj ka vepruar në mënyrë arbitrare për riorganizimin e Komitetit, por kjo akuzë është e padrejtë. Komiteti i ri është i gjerë në strukturë dhe proceset demokratike po funksionojnë, dhe kjo është arsyeja kryesore që Kupi dhe Kryeziu nuk janë të kënaqur.

CIA: Përplasje mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut, ish-diktatori rrezikonte të humbiste postin. Si nisën përplasjet mes shqiptarëve në emigracion Read More »

Ja si lindi ideja e Shqipërisë ”Madhe” Natyrale

Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, i vetëdijshëm për autoktoninë e popullit, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita perandorake maqedone e Aleksandrit të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhjeje të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansioniste, iu drejtua traditës më të afërme Principatës së Arbërit.

Kohëve të fundit në Ballkan, në Athinë e Beograd, dhe deri në Moskë, madje dhe në Evropën Perëndimore po flitet jo pak për “Shqipërinë e madhe”. Interesimi i Tiranës për bashkëkombëtarët e vet përfshijë dhe çamet, përpjekjet Prishtinës për përballimin e politikave neokolonialiste të Beogradit, shihen si orvajtje të “shqiptaromëdhenjve” për ringjallje e fantazmave të së kaluarës.

Përflitet për një projekt kinse ekspansionist që u drejtoka ende kundër fqinjëve dhe po rrezikoka të ardhmen evropiane të rajonit. Për këtë qëllim shpërdorohet një konstrukcion i frikshën, i cili çka vlen të theksohet që në krye të këtij shkrimi, historikisht nuk ka ekzistuar as si ide në mjediset shqiptare dhe asnjëherë si formacion shtetëror, ndërsa për përmasa perandorake të tij as që bëhet fjalë.
Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i vetëdijshëm për autoktoninë e popullit të vet, edhe pse për te nuk qe e huaj tradita perandorake maqedone e Aleksandrit të madh, iu referua Pirros së Epirit. Ai hedh poshtë çdo hamendësim mesjetar apo dhe të sotshëm, kinse modern, rreth ndonjë prejardhjeje të tij serbe apo greke. Përsa i takonte karakterit etnik të shtetit që po ngrinte ai, larg çdo aspirate ekspansioniste, iu drejtua traditës më të afërme Principatës së Arbërit.

Tradita shtetërore skenderbegiane nuk ka asnjë përngjasim me Perandorinë Bizantine apo me atë të car Dushanit, sa që t’u jepte paraardhësve tanë dhe aq më pak neve sot të drejtën të mbaheshim sado pak për shqiptaromëdhenj.

Kësaj tradite arbërore iu referua shprehimisht veziri i Shkodrës Karamahmud pashë Bushati në përpjekjet për t’u shkëputur plotësisht nga Stambolli, kur shpallte si ideal Skënderbeun. Nga ky qëndrim nuk bënte përjashtim as rivali i tij Ali Tepelena ne pashallëkun e vet të Janinës.

Pra, në Mesjetë dhe, siç do ta shohim, as gjatë Rilindjes në mendimin politik shqiptar nuk pati, dhe nuk mund të kishte, dokumente programatikë ultrashovinistë sikurse “Megaliideja” greke dhe “Naçertanja” serbe apo të ndonjë lloji tjetër.
Në vitet 40 shek. XIX, pas njohjes së shteteve serb dhe grek një pjesë e territoreve me popullsi serbe e greke ndodhej ende nën sundimin osman.

Porse Athina dhe Beogradi përtej synimit të drejtë për çlirimin dhe bashkimin e tyre me shtetet e tyre ndoqën politika ekspansioniste të frymëzuara nga ide shoviniste, që u shndërruan në vija themelore të politikës së tyre deri në ditët tona.


Në fillim të vitit 1844 kryeministri grek J. Koleti e formuloi dhe e shpalli zyrtarisht programin politik ekspansionist serbomadh, i cili hyri në histori me emrin “Megali Idea” (“Ideja e Madhe”).

Sipas tij, Greqia jo vetem kulturalisht si trashëgimtare e Bizantit duhej të shndërrohej në një shtet të madh me kryeqytet Stambollin (Konstandinopojën), në të cilin do të përfshiheshin jo vetëm tokat greke, por edhe të gjitha territoret me popullsi ortodokse jogreke të Ballkanit, që kishin qenë nën Perandorinë Bizantine dhe vareshin fetarisht nga Patrikana e Stambollit.

Brenda këtij koncepti historiko-fetar të Greqisë së Madhe bënte pjesë fillimisht e gjithë Shqipëria. Kurse pas viteve 60 të shek. XIX caktohej si kufi verior herë lumi Drin, herë Shkumbini, ndërsa shovinistët më të moderuar grekë e çonin atë deri në Vjosë.

Ky cak, me sa duket, përcakton, jo thjesht për nostalgji, kufirin e aspiratave të ithtarëve modern të “Megali idesë” në Athinë, të shenjuar me varreza dedikuar ushtarëve grekë te rënë gjatë Luftës italo-greke si antifashistë.

Ata për ne nuk kanë dhe nuk duhet të kenë asnjë ngjasim me “hierollohitët” (pjestarë të “kompanive të shenjta”) të para 100 vjetëve të ardhur që nga Kreta e vise të tjera Heladhës për “çlirimin” e “Vorio Epirit” për hesap të “Megali Idesë” panheleniste dhe panortodokse të Koletit.
“Megali Idea” greke gjeti një mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit, e cila humbi dora-dorës karakterin ekumenik dhe u kthye në kishë greke, vegël e politikës grekomadhe të Athinës. Kisha ortodokse dhe shkollat në gjuhën greke u shndërruan në vatra për helenizimin e besimtarëvet dhe të nxënësve që i frekuentonin ato.
Edhe qarqet sunduese të Beogradit në sinkron me ato të Athinës, po më 1844, shpallën programin e tyre “Naçertanie” (“Projekt”), të hartuar nga ministri i jashtëm I. Garashanin. Edhe ky program me pretekstin e çlirimit të tokave të sllavëve të jugut nga sundimi osman, synonte të përtërinte perandorinë e carit Stefan Dushani, që i tejkalonte tejmaset aspiratat e mirëfillta kombëtare të serbëve në kohët e reja dhe të sotshme.

Për t’u bindur për këte mjafton të kujtojmë masat e egra që parashikonte Zakoniku i tij ndaj shqiptarëve katolikë. Monumentet ortodokse të ritit pravosllav duhet të përcaktojnë edhe sot e kësaj dite, siç e dëshmon politika e Millosheviqit dhe e pasuesve të tij në Beograd, caqet e “Projektit” të Garashaninit në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë e, madje, dhe në Mal të Zi.


Në kufijtë e “Naçertanijes” moderne, do të hynin edhe viset e Shqipërisë së Veriut së bashku me Kosovën, që ministri serb e pagëzoi me emrin “Serbi e Vjetër”. Arkaizimi i emrit të Kosovës dardane, të quajtur prej tij “Stara Serbija”, nuk përligj pretendimet serbomëdha mbi këto troje.

Ai, si makrotoponim historik, jo vetëm që nuk mund të shtrihet përtej shek. VII të erës sonë, por as që ka ekzistuar në hartografinë dhe burimet historike të mesjetës deri sa u shpall Naçertanija.
Ky program shovinist do të mbetet në themel të politikës serbomadhe deri në fund të shekullit XX. Madje, dhe sot në Beograd ka politikanë që deklarojnë se Kosova na qenka amaneti i car Dushanit. Mendësi të tilla i shtyjnë qeveritarët serbe, kinse të alarmuar, të akuzojne Tiranën dhe Prishtinën se po kërkokan Shqipërinë e Madhe. Zëra të tillë natyrshëm jehojnë dhe në Athinë.
Të dy këto programe kishin karakter shovinist dhe shprehnin aspiratat ekspansioniste të borgjezisë greke e serbe.

Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit e të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe si pasojë kundërshtuan me force idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Sipas këtyre programeve, tokat shqiptare ishin të destinuara të ndaheshin midis Greqisë dhe Serbisë e, madje dhe Malit të Zi, i cili aso kohe quhej mikroskopik. Për realizimin e këtyre planeve shoven në vitet ’60 të shek.XIX u nënshkrua aleanca serbo-greke e cila hyri menjëherë në veprim.
Sipërfaqja e Ballkanit ishte tejet e pamjaftueshme për të kënaqur orekset e pangopshme të Megaliidesë, të Naçertanijas, të Bullgarisë së projektuar në Shën Stefan e, madje dhe të një Mali të Zi të parë me lente zmadhuese cariste në Shën Perburg si dhe ato, qofshin dhe republikane, në Paris. Pra, sipas këtyre orekseve, gadishulli ynë duhet të ishte shumë më i madh se sa është realisht.
Trojet etnike shqiptare u ndodhën në kryqëzimin e orekseve të tilla dhe përballë përplasjeve të egra në kurriz të këtyre trojeve. Si rrjedhim, Shqipëria u trajtua thjesht shprehje gjeografike në Shën Stefan si nga Rusia cariste ashtu dhe nga Perandoria Osmane. Ky konceptim udhëhoqi dhe punimet e Kongresit të Berlinit të kryesuar nga kancelari gjerman Bismark.


Në këto rrethana rilindasi ynë i madh Pashko Vasë Shkodrani, sapo u bë i njohur Traktati i Shën Stefanit, shpejtoi të sqaronte diplomacinë angleze, me shpresë se do gjente, sado pak, mirëkuptim në Londër, jo vetëm rreth përmasave gjeografike dhe demografike të Shqipërisë, por në veçanti për identitetin etnik e kombëtar të shqiptarëve të ngritur mbi baza mbifetare. Ai jepte mendimin e tij dhe për prespektivat e zgjidhjes së çështjes shqiptare që po lindte.
P. Vasa nuk e trajtoi çështjen shqiptare nisur nga pozita të ngushta por e shtroi në një kontekst të gjerë, si pjesë të mbarë problematikës së Çështjes Lindore.

Përkujtesa e 23 marsit 1878 e bindi ambasadorin A.H. Layard për “rrezikun, që ishte duke lindur nga frymëzimi i popullsive të ndryshme të Perandorisë Osmane, të cilët shpresonin, që “autonomia” mund të shërbente si ilaç kundër të gjitha padrejtësive. Madje, ai pranon, se shqiptarët tani po i jepnin vetes të drejtën për t’i shpallur institucionet autonome dhe deri dhe pavarësinë e plotë. Ai krijoi gjithashtu bindjen se shqiptarët e besimit islam dhe të krishterë do të bashkoheshin për këtë qëllim dhe do të bënin dhe aleancë me grekët, për t’i rezistuar depërtimit sllav.
Ishte pikërisht autori i Parashtresës, P. Vasa, ndër të parët, i cili kishte nisur punën për realizimin e bashkimit politik të popullit shqiptar. Pikëpamjet e P. Vasës ndikuan te A. Layard, edhe për një vështrim më objektiv të realitetit politik, etnik e fetar në Ballkan.

Ai paralajmëron diplomacinë londineze lidhur me pasojat negative që do të sillte në Ballkan zbatimi i Traktatit të Shën Stefanit. Nisur nga vizione realiste Vasa efendiu i parashtron me kurajo dhe me optimizëm diplomacisë angleze midis të tjerash, se “një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbulluara-çështje kjo e Shqipërisë.”


Parashikimi i shqiptarit të madh Pashko Vasa rezultoi plotësisht i saktë. Në përfundime të përaferta do të arrijnë diplomatët anglezë në Rumeli dhe në Stamboll, pas dy tre vjetësh, të bindur sado pak nga lufta këmbëngulëse e Lidhjes së Prizrenit kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe për realizimin e autonomisë së Shqiperisë.

Porse Evropa plakë, u angazhua vetëm në mbrojtjen dhe përkrahjen e popullsive të krishtera të gadishullit, duke injoruar myslimanët dhe katolikët, jo sepse i mugonin kapacitetet intelektuale për ta konceptuar një komb plurifetar si kombi shqiptar.

Realizimi i aspiratave kombëtare të shqitptarëve myslimanë dhe të krishterë nuk përputhej me planet e saj gjeostrategjike, rrjedhimisht gjeofetare, në rajon, sepse cenonte marrëveshjen e fuqive të mëdha për ruajtjen e status quos në Ballkan dhe më gjerë. Madje, dhe mendimet më realiste të diplomatëve të tyre në Rumeli dhe në Stamboll për të marrë në shqyrtim të paktën kërkesën e shqiptarëve pa dallim feje pë vilajetin autonom të Shqipërisë, nuk ndikuan sado pak në qëndrimin zyrtar të Londrës dhe të fuqive të tjera të krishtera ndaj çështjes shqiptare.
Në Kongresin e Berlinit delegatët e tij nuk morrën parasysh kërkesat kombëtare të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit e mbështetur nga një lëvizje e fuqishme popullore që zgjati trek vjet. Ata shqyrtuan dhe morrën vendime për çështje inekzistente që nuk kishin lindur ende të stisura nga politika europiane, si çështja armene e madje dhe ajo maqedone.
Vendimmarrësit në Kongres u angazhuan për të parashtruar çështjen e përfolur aq shumë dhe të artikuluar veçanërisht nga diplomacia francize, jo aq nga ajo ruse, të diasporës armene në territoret e gjera osmane, kryesisht në Anadoll. Ata ngritën edhe çështjen maqedone të padëgjuar deri më atëherë në një territor gjeografiko-historik të quajtur Maqedoni, territor shumëkombësh dhe plurifetar, ku ende askush nuk deklarohej etnikisht maqedon. Në pjesën perëndimore të saj mbizotëronte popullsia shqiptare.
Le të kujtojmë që në qeveritë osmane ministra armenë ashtu dhe grekë në kabinetet e sulltman Hamidit II, pa u shtyrë më tutje, vendosnin për fatet e shqiptarëve jo vetëm në çështjet financiare, por dhe në ato diplomatike. Kur në Berlin nuk përfillej çështja shqiptare dhe diskutohej çështja aq e përfolur armene më1879 ministër i jashtëm ishte janinioti Sava pashaj ndersa në ambasadën osmane në Paris punonte armeni Gabrijel Norunxhijan efendiu, i cili, më 1912-13 kur shqiptarët shpallën Pavarësinë dhe diskutohej statusi i Shqipërisë së re ishte ministër i jashtëm i Pernadorisë osmane.
Ndërsa Vasa efendiu bënte fjalë për një territor të banuar që në kohë të lashta “nga i njëjti popull sikurse edhe sot”, çka ai e ilustronte përmes krahasimit të trevave të Shqipërisë me përshkrimet e historianëve të lashtësisë.


Popullsia shqiptare shtrihej, sipas tij, nga Malësitë e Mbishkodrës e deri në Pejë, përfshijë sanxhaqet e Pejës, Prishtinës, Gjilanit, Kaçanikut, Shkupit, Përlepit, Manastirit, Follorinës, Kosturit, Mecovës, Kallaritës, Artës e gjer te Gjri i Prevezës.
Pashko Vasa përshkroi saktë përmasat reale të Shqipërisë në vitet ’70 të shek. XIX. Sigurisht që sot ato nuk përputhen me kufijtë e sotshëm të Shqipërisë Londineze dhe të Republikës së Kosovës apo dhe të viseve shqiptare në ish republikën jugosllave të Maqedonisë, pa përjashtuar dhe Çamërinë e injoruar nga diplomacia e sotme greke të marra së bashku. Mos të harrojmë se në Epir kanë ekzistuat dhe çamë ortodoksë, pasardhësit e të cilëve nuk guxojnë të pohojnë përkatësinë etnike.
Autori i Përkujtesës përcakton më tej se “të gjitha këto vende të bashkuara midis këtyre pikave dhe detit, qenësisht, historikisht dhe etnografikisht përbëjnë Shqipërinë; raca e banorëve, zakonet, sjelljet e tyre, traditat u janë identitke; dhe hudhin poshtë çdo argument tjetër që orvatet të vertetojë të kundërtën.”
Shqipëria, sipas Pashko Vasës, në tërësi, kapte 2.000.000 banorë, prej të cilëve 1.000.000 janë të besimit mysliman, 750.000 të besimit ortodoks, 250.000 të besimit katolik. Popullsitë e Malësive të Mbishkodrës që Traktati i Shën Stefanit kishte vendosur t’i kalonin Malit të Zi, ashtu sikurse Mirdita dhe Malësia e Lezhës vëren më tej ai, ishin katolikë, midis tyre rrallë gjendeshin ortodoksë dhe sllavë.
Aneksimi i krahinave të përmendura Malit të Zi ose ndonjë shteti tjetër sllav, të banuara që në kohët e lashta (ab antique) nga shqiptarët të cilët ndryshojnë qenësisht për nga gjuha, origjina, zakonet, traditat dhe religjionet, thekson Pashko Vasa, “nuk do të ishte vetëm një padrejtësi pikëlluese”. Ajo do të shkaktonte jo vetëm protesta por dhe “konflikte gjakatare”, sepse, banorët “të besimit musliman qoftë apo të besimit katolik qoftë, nuk do t’i nënshtrohen sundimit të ndonjë shteti sllav”. Ky parashikim do të vertetohet në luftrat e udhëhequra nga Lidhja e Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës dhe të Ulqinit.
Më tej, autori i Përkujtesës, argumenton aspiratat legjitime të shqiptarëve për sigurimin e të drejtave të tyre politike kombëtare të njëjta me ato të popujve të gadishullit.
“Në qoftëse Europa do të miratojë vetëvendosjen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë, se shqiptarët nuk mund të kënaqen me një administrim aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin kanë qenë deri më sot. Ata janë bindur, vijon autori i Përkujtesës, në të njëjtën mënyrë sikurse dhe shtetet e tjera (ballkanike) të Perandorisë, se qeveria turke nuk do dhe nuk mund t’u japë atyre një administratë më të mirë”. Kështu shprehej një nëpunës i lartë i shtetit osman, të cilit ambasadori Layard plotësisht me vend kujdesej të mos ia përmendte emrin.
Më tej, P. Vasa hedh idenë e vetorganizimit ushtarak të shqiptarëve për mbrojtjen e territoreve të kërcënuara në kushtet kur Perandoria Osmane pas luftës me Rusinë nuk ishte në gjendje ta kryente këtë detyrë: “shqiptarët janë të bindur se një fuqi e armatosur homogjene dhe e disiplinuar është e domosdoshme për t’u mundësuar mbrojtjen e vendit të vet kundër abuzimeve të fqinjëve, dhe meqenëse qeveria turke nuk mund të mbajë një detyrë të tillë pas humbjes së provincave mbi të cilat janë imponuar konditat e paqës, ata duhet të mbrohen vetë, dhe të gjejnë mjetet për të ngritur dhe organizuar këtë forcë duke i vënë në përdorim elementet e shquara ushtarake, me të cilat vendi i tyre është i pasur.” Sa më sipër autori i Parashtresës skicon domosdoshmërinë e krijimit të Lidhjes Shqiptare dhe ai vetë qe vënë në krye të aksionit për realizimin e kësaj detyre madhore dhe urgjente.
Po qe se Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina do të shkëputen, pak a shumë nga Perandoria, dhe do të vetqeverisen si të dëshirojnë përsa u përket interesave të tyre nacionale, thekson P. Vasa, “nuk ka arsye t’i detyrojnë shqiptarët që të heqin dorë nga përparësitë e një qeverisjeje autonome, apo nga dëshira për të parë depërtimin e një rreze të qytetërimit në atdheun e tyre, që injoranca dhe kerqpërdorimi e kanë mbështjellë në hijen e mjerimit dhe të degradimit.”
Vasa efendiu, katolik, duke iu referuar zhvillimeve në Perandorinë Osamne, qysh nga Traktati i Parisit i vitit 1856, dhe, duke folur jo vetëm si përfaqësues i të krishterëve por dhe i myslimanëve, kishte arritur në përfundimin, se qeveria osmane nuk qe treguar “qeveri e reformës dhe e programit, popujt e sunduar, myslimanë (nënvizimi im-g.sh.) dhe jo myslimanë, i kanë humbur të gjitha shpresat se do të shohin një administratë të vendosur në baza të drejta njerëzore…dhe garancinë më të vogël për barazim të drejtash, të detyrave, dhe të ndarjes së drejtësisë; racat e sunduara, unë them, të gjithë vetë, ndjejnë dëshirën për t’u bashkuar në baticën-zbaticën e lirisë, ata dëshirojnë të jetojnë dhe të ndjejnë se po jetojnë, një jetë më të lirë, më krenare, dhe më të ndershme.”
Nga kjo rrjedhë e përgjithshme e zhvillimeve në Ballkan dhe brenda Perandorisë Osmane, sipas Pashko Vasës, bashkatdhetarët e tij nuk bëjnë përjashtim. Ata “janë të gjithë të vendosur t’i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Turqinë, kërkojnë një qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre.” Shqiptarët thekson ai, “kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane të cilës i përkasin për nga raca dhe farefisnia.”
Me gjithë dëshirën e tyre për të shpëtuar nga sundimi pesëshekullor osman, shqiptarët kurrë nuk do të pranojnë t’i nënshtrohen ndonjë shteti sllav që Rusia po ua impononte me nenet e Traktatit të Shën Stefanit. Kjo nuk pajtohej me racën, gjuhën, traditat, krenarinë kombëtare dhe gjithçka tjetër. Prandaj ata ju kundërvunë vendimeve të tilla. Ai deklaron me vendosmëri, se “nuk është as e drejtë e as e mençur t’i lirojnë nga një zgjedhë e vetëm për t’i vënë nën tjetrën, e cila nuk do të përmirësonte në asnjë mënyrë pozitën e tyre sociale.”
Mbi bazën e arsyetimeve të mbështetura në zhvillimet në shkallë osmane, ballkanike dhe evropiane Pashko Vasa vijon, citojmë rishtazi: “Pra, nuk ka asnjë arsye që shqiptarët të heqin dorë me vullnet të tyre nga të mirat e një administrate autonome.
Ata janë të vendosur t’i këpusin të gjitha lidhjet që i bashkojnë me Turqinë… Ata kërkojnë një administrate të veçantë, që t’u përgjigjet më tepër nevojave dhe traditave të tyre. Shqiptarët kërkojnë të drejtën të hyjnë në gjirin e familjes së madhe europiane, pjesë e së cilës ata janë”
U zgjatëm paksa më sipër rreth pikëpamjeve që rilindasi ynë i madh i paraqiti amabsadorit angles Lajard në Stamboll më 23 mars 1878. Ai argumentoi aspiratat kombëtare të shqiptarëve, duke dëshmuar pa komplekse perandorake e as mbretërore nisur nga koncepte evropiane drejtësinë e tyre. Edhe pse Hymni i Lidhjes së Prizrenit “Bashkimi i Shqipnisë” me tekst të ideatorit, organizatorit dhe idealogut të Lidhjes së Prizrenit fillonte me vargun “Që prej Tivarit deri në Prevezë”, Programi i tij nuk ka kurrëfarë gjasimi as me “Idene e madhe” të J. Koletit dhe as me “Projektin” e I. Garashaninit as me projekte të tjera të këtij lloji.
Në konceptin territorial të Shqipërisë, të rilindasve, në Atdhe, në Stamboll dhe te arbëreshët dhe arvanitët në Itali dhe në Greqi, nuk përfshihen troje përtej Tivarit dhe Prevezës ku shqiptarët nuk mungonin por dhe nuk qenë aq në pakicë. Në mesin e tyre kishte plot ortodoksë pravosllave dhe grekë, emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk tregonin përkatësinë e tyre etnike.
Analizat, mendimet dhe përfytyrimet e parashtruara në Përkujtesën e Pashko Vasës jo vetëm përsa i takon shrirjes së trojeve shqiptare por dhe të ardhmes së tyre në një provincë autonome, kanë ndikuar drejt për së drejti dhe fuqimisht në një radhë dokumentesh të Lëvizjes sonë Kombëtare që e pasuan atë njeri pas tjetrit. Mjafton të përmendim me këtë rast Përkujtesën e shkodranëve dërguar lordit Biekonsfild më 13 qershor 1878, vendimet e Kuvendit themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 15 qershor 1878, për t’u ndalur te Kuvendit i Dibrës, më 1 nëntor të po atij viti. Në të gjitha këto dokumente me karakter programor për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare jo vetëm për ato ditë por dhe për të ardhmen ndjehet qartë mendja dhe dora e rilindasit të madh shkodran.
Në programin e miratuar në Kuvendin Përbashkues të Dibrës, ku morrën pjesë dhe përfaqësuesit e Toskërisë me Abdyl Frashërin në krye, theksohej, se për t’u bërë ballë rreziqeve që i kanoseshin atdheut dhe për të siguruar të ardhmen e tij shtrohej si “kusht i domosdoshëm të kryhen një orë e më parë në sanxhakët e Shkodrës, Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Beratit, Gjirokastrës, Prevezës dhe Janinës, të njohura me emrin Shqipëri, reformat e domosdoshme.

Sikurse në Parashtresën e 23 marsit edhe këtë herë Pashko Vasa nuk e sheh të nevojshme të përmend edhe sanxhaqet e Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit, sepse vise të tyre nuk përfshiheshin në projektet me pretendime të tejfryra të mbështetura fuqimisht nga miqtë e fqinjëve tanë në Kongresin e Berlinit. Në vijim të kërkesave të mëparshme drejtuar forumit të diplomacisë evropiane delegatët e Kuvendit të Dibrës kërkuan në këto kuifij krijimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë.
Në mbrojtje të trojeve të mirëfillta shqiptare u ngriten nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbarë banorët e tyre, jo vetëm myslimanet e katolikët por dhe ortodoksët e konsideruar grekë, e, madje, dhe ata të ritit pravosllav në viset e parashikuara për t’ia dhuruar Serbisë, Malit të Zi e Greqisë, sipas vendimeve apo dhe rekomandimeve të Kongresit të Berlinit. Në këtë front të gjerë u rreshtuan dhe diasporat historike në Italinë e Jugut dhe në Greqi, dhjetra e pse jo dhe qindra mijëshe me arbëreshë dhe arvanitë. Midis tyre u dalluan personalitete si Jeronim de Rada e Anastas Kulluri(oti) dhe plot të tjerë.

Kemi parasysh Komitetin italo-shqiptar në Kozencë dhe gazetën “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) në Athinë.
Salaminasi Anastas Jano Kulluri mbrojti, që nga Athina, me shumë kurajo pa asnjë rezervë viset shqiptare të rrezikuara me vendimet apo dhe me rekomandimet e Kongresit të Berlinit. Përkundrejt pretendimeve të Athinës ai argumentonte, se Epiri aso kohe i takonte Shqipërisë jo thjesht për faktin se vilajeti i Janinës, sipas ndarjes administrative osmane, përbëhej në shumicë prej popullsisë shqiptare.

“Shqipëria, sqaronte ai, konsiderohet sot një dhe e pandarë prej kufijve të Serbisë e të Malit të Zi e gjer në Prevezë dhe të krahinave që ndodhen pranë (këtyre kufijve), duke përfshirë edhe vetë Epirin, i cili nuk mund të shkëputet nga Shqipëria tjetër.”
Në vijim botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” në Athinë i referohej dijetarit të mirënjohur grek nga Janina, Athanasios Psalidhas, i cili, përsa i takonte shtrirjes së Shqipërisë dhe kufijve të saj, theksonte: “Ndërsa Shqipëria kufizohet nga lindja me Maqedoninë e poshtme dhe Thesalinë; nga veriu me Bosnjën e Serbinë; nga perëndimi me detin Jon dhe nga jugu me gjirin Ambraqik… Shqipëria në kohën e vjetër formonte dy provinca ose mbretëri, atë të Epirit dhe të Ilirisë”.
Mbi argumente, të cilat vështirë që mund të kundërshtoheshin, aso kohe, A. Kulluri theksonte: “shqiptarët sot si shqiptarë dhe jo si pellazgë, zotërojnë dhe kanë të drejtë të zotërojnë ato që zotërojnë, si të gjitha kombet, krahinat që u përkasin atyre, dhe se grekët që u vendosën në Epir janë kolonë (të ardhur) si shqiptarët në Greqi dhe këtë na e mëson historia…”.

Prandaj thekson A. Kulluri ynë shqiptarët kanë të drejtë të pretendojnë mbi viset ku ata banojnë. Edhe Athanasios Psalidhas e konfirmonte mendimin e tij: “Në Shqipëri, shkruante ai, domethënë në Epir, ndodhen edhe shumë grekë kolonë…”. Fjala ishte për Epirin etnikisht arbëror/shqiptar, të konsideruar nga paraardhësit e tij helenët e lashtë të huaj, barbar jo grek.
Pavarësisht terminologjisë gjeografike, i ashtuquajturi “Vorio Epir” as që ekzistonte. Sipas studiuesit dropullit Filip Liço, si Psalidha, ashtu edhe botuesi i gazetës “I foni tis Allvanias” (Zëri i Shqipërisë) lidhur me kolonizimin e Epirit nga grekët mbështeteshin në burime të shumta greke antike dhe mesjetare. Profesor Filipi, pjestar i minoritetit grek dhe njohës i mirë i të folmeve të bashkëpatriotëve të tij, provonte se ajo nuk ishte vijim i greqishtes së përtej kufirit, çka provon katërcipërisht, se ato ishin kolonë të ardhur aty nga vise më të largta.
Kërkesat kombëtare të shqiptarëve të parashtruara nga Lidhja e Prizrenit vendimmarrësit e fuqishëm në Berlin nuk i morrën fare parasysh. Realitetetet historike dhe demografike të shqiptarëve në trojet e tyre të lashta ata i shikuan me mospërfillje thjesht si një shprehje gjeografike.

Me marrëveshjen e tyre për rujatjen e status quo-së në Ballkan Fuqitë e mëdha të Evropës i prenë rrugën jo vetëm dëshirës së popullit shqiptar për pavarësi, por dhe luftës së tij për sigurimin e Vilajetit autonom të Shqipërisë. Edhe realizimin e reformave në vendin tonë ata e lane në dorën e sulltanit. Evropa nuk mori parasysh kërkesat e popullit shqiptar në kuadrin e sanxhaqeve të parashikuara nga P. Vasa dhe Lidhja e Prizrenit.
Perfytyrimi i Fuqive të Mëdha për trojet e shqiptarëve dhe aspiratat e tyre kombëtare kushtëzohej ngushtësiht nga interesat e tyre gjeostrategjike dhe, çka vlen të theksohet, dhe gjeofetare të sanksionuara në marrëveshjen e tyre afro çerekshekullore, për ruajtjen e statuquo-së në Ballkan. Pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit ata dhe Porta e Lartë hoqën dorë dhe nga premtimet e mëparshme për t’i dhënë ca të drejta të paktën vilajetit të Shkodrës.
Në Berlin Evropa edhe përballë luftës 3-vjeçare të udhëhequr nga Lidhja u mjaftua vetëm me rikonfirmimin e privilegjeve krahinore të Mirditës katolike, të kushtëzuara me shërbimin ushtarak me pagesë të banorëve të saj nën komandën e bajraktarëve dhe kapidanëve të emruar kajmekamë dhe të graduar deri pashallarë prej sulltanëve të kohës; Bib Doda, më 1849, dhe i biri Prenga nga Sulltan Abdyl Hamiti II. Mirdita me 5 apo 12 bajraqe shkonte në luftë me thirrjen e sulltanëve deri në Danub nën flamurin e saj krahinor, i cili ishte një dorë me pesë gishta të hapur e qendisur kjo mbi një beze të kuqe, prapa së cilës disku i diellit shperndante rreze drite. Njohja e privilegjeve fisnore-fetare të Mirditës ishte shumë larg kërkesave kombëtare që formuloi dhe parashtroi më i pari mirditasi nga Fandi P. Vasa për realizimin e të cilave luftuan dhe mirditësit.
Gjithësesi, siç shihet, aso kohe, nuk u bë fjalë jo më për një “Shqipëri të Madhe”, por nuk u muarr parasysh as Shqipëria reale, që parashtroi qysh më 23 mars 1878 Pashko Vasa, të cilën ai së bashku me Iliaz pashë Dibrën dhe Ali pashë Gucinë e vunë në bazë të programit të Lidhjes Shqiptare në Kuvendin e Prizrenit, më 15 qershor të atij viti. As Stambolli osman dhe as Berlini evropian nuk arritën të përceptonin qoftë dhe një Shqipëri sado të vogël të cilën nuk e përfaqësonte dot as vilajeti i Shkodrës aq më pak një pjesë e tij si Mirdita.
Ky qëndrim osmano-evropian në thelb antishqiptar vijoi deri në fillim të shek. XX. Edhe kërkesa për autonomi e parashtruar nga kryengritjet e fuqishme antixhonturke (1909-1912) në Kongresin e Dibrës, në Kuvendet e Greçës dhe të Junikut nuk u mbështetën as nga Austro-Hungaria dhe Italia që kishin interesa të veçanta mbi trojet shqiptare. Ishte lufta e shqiptarëve që përshpejtuan fundin e sundimit Osman në Ballkan.

Shtetet ballkanike nxituan të përfitonin dhe filluan Luftën I Ballkanike, e cila më shumë se sa kundër Perandorisë Osmane drejtohej kundër Shqipërisë dhe tokave të njeri tjetrit për sigurimin e synimeve të tyre shoviniste. Këtë synim prioritar të tyre e dëshmoi qartë menjëherë shpërthimi i Luftës II Ballkanike midis vetë aleatëve koniunkturorë ballkanikë.
Konferenca e Ambasadorëve që u mblodh në Londër për t’i dhënë fund Krizës Ballkanike përsa i takon statusit të shtetit të ri në gadishull me vendimin e 17 dhjetorit 1912 u përpoq ta mbante atë të lidhur pas Sulltanit. Kur u pa se status kuo-ja nuk mbahej dot dhe nuk u hynte në punë, Fuqitë e Mëdha vendosën të njohin pavarësinë të cilën vetë shqiptarët kishin shpallur në Vlorë më 28 nëntor 1912.
Lidhur me kufijtë e Shqipërisë qeveria e Vlorës bëri një propozim të përafërt me projektin e P. Vasës dhe të Lidhjes së Prizrenit, i cili as që u morr në shqyrtim. Ndërsa propozimi i aleatëve ballkanikë përfshinte sanxhakun e Durrësit dhe jo të gjithë atë të Beratit. Konferenca pas shumë debatesh mbi bazën e propozimit austro-italian miratoi pak a shumë kufijtë që kemi dhe sot. Brenda tyre mbeten vetëm sanxhaqet e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës. Sanxhaqet e Novipazarit, Prishtinës, Prizrenit, Shkupit, Manastirit, Dibrës, Prevezës dhe Janinës, më se gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, mbeten jashtë këtyre kufijve.
Në katër vilajetet perëndimore të Rumelisë shqiptarët përfaqësonin 62 % të popullsisë, bullgarët që sot vetdeklarohen maqedon përfaqësonin 13,5 % të saj. Ndërsa grekë, serbë, turq e vlleh së bashku bëheshin vetëm 21%, pra sa 1/3 e shqiptarve.
Shqipëria londineze pas shumë pazarlleqeve, në të cilat nuk u përfillën fare propozimet e qeverisë shqiptare, rezultoi me këtë kompromis, i cili la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysën trojeve shqiptare.
Pa kaluar as dy vjet, me Traktatin e fshehtë të Londrës (26 prill 1915) midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane, nënshkruar për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe më gjerë si dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, parashikohej: – bregdeti shqiptar prej derdhjes së Bunës në veri deri në derdhjen e Drinit në jug përfshirë Shëngjinin, do t’i kalonte Serbisë dhe Malit të Zi; – Vlora dhe ishulli i Sazanit i kalonte Italisë; – Italia detyrohej të mos e kundërshtonte dëshirën eventuale të Francës, Anglisë dhe Rusisë që pjesët veriore e jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, ndërsa në Shqipërinë e Mesme do të formohej shteti shqiptar “autonom”, i cili do të ishte nën protektorat. Sipas këtij verdikti të ri, Shqiperia shtetërore nuk duhej t’i kalonte kufijtë e sanx, haqeve të Durrësit, Elbasanit dhe të Beratit.
Ky Traktat u hodh poshtë nga Kongresi i Lushnjës dhe u bë i pavlefshëm pas dëbimit të forcave italiane nga Vlora. Tërheqja e tyre u bë e pashmangshme si rezultat i botimit të traktateve të fshehta nga qeveria e Rusisë sovjetike, të cilët duhej, sipas justifikimit të qeverisë italiane para parlamentit, të mbeteshin të fshehta.
Pretendimet greke mbi këtë “Shqipëri të Madhe” në të ashtuquajturin Vorio-Epir do të vijonin dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa ndiqej një politike shfarosëse ndaje çamëve, të akuzuar kolaboracionistë. Gjatë Luftës italo-greke forcat greke hynë në Shqiperinë e Jugut jo si antifashistë por si “vorio-epirotë” si hierollohitët, pjesetarët e “kompanive e shenjta” para afro 20 vitesh. Çurçilli i mbështeste pa rezerva këto pretendime.

Titoja, nga ana e tij, në kuadër të politikës së tij socialiste të bashkim-vëllazërimit do të punonte sistematikisht për ta kthyer Shqiperinë në republikë të shtatë të federates së tij, ndërsa ndiqte dhe persekutonte një pjesë jo të paktë të shqiptarëvet si bashkëpunëtorë të okupatorëve nazifashistë. Sipas Kardelit, Stalini, i paska nxitur jugosllavët që ta gëlltisnin Shqipërinë. Tirana refuzoi kërkesën e tyre për të vendosur dy divizione në Shqipëri. Ndërkaq, shqiptarët nga Beogradi trajtoheshin të diskriminuar, si një pakicë kombëtare në nivelin e një krahine autonome në kuadër të republikës serbe.
Vilajeti i Kosovës i kohës osmane me shumicë shqiptare nuk mund të shërbente si bazë për organizimin e tyre admnistrativ në kuadër të federates së re. Prandaj, në të nuk u përfshinë në vijim të politikës së krajlëve gjithë trojet shqiptare të ndara pas aneksimit nga Serbia në banovina. Kështu, që pjesë të tyre shërbyen në Jugosllavinë e re për konstruktimin, në fakt, sajimin e Maqedonisë dhe të Malit të Zi për të justifikuar territorialisht statusin e tyre republikan. Jashtë kësaj krahine të Kosovës mbeti Shkupi, qendra e vilajetit me të njejtin emër (homonym), të cilin, më 11 gusht 1912, 6000 kryengritës shqiptarë të komanduar nga Bajram Curri e çliruan nga xhonturqit. Ato ditë Hasan Prishtina, udhëheqësi i Kryengritjes, parashtronte kërkesën për autonominë e trojeve shqiptare.
Gjysa e popullsisë së Shkupit, sipas Salnamesë (vjetarit) së vilajetit të Kosovës të vitit 1896, ka qenë myslimane, kryesisht shqiptare, dhe turke. Gjysa tjetër ishin shumica bullgarë, të tjerët jahudi si dhe ortodoksë të ritit grek dhe latinë (katolikë). Katolikët vendas ishin shqiptarë, por dhe midis ortodoksëve dhe bullgarëve për shkak të identifikimit të kombësisë me fenë kishte jo pak shqiptarë.

Kryeministri i sotëm i Maqedonisë ka kurajon të pranojë, se ka një prejardhje qoftë dhe jo të afërt shqiptare.
Serbomëdhenjte vijonin t’i quanin Shqiptarët shiftari në përpjekjet e tyre të pasuksesshme për t’i veçuar etnikisht nga allbanci-t e Shqipërisë.

Kur ishte puna për t’i deportuar në Turqi i trajtonin si turqë. Kurse në projektet e tyre për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare të aneksuara Çubrilloviçi, ministër i Titos në qeverinë e pas Luftës, i quante arnautë! Ndëkaq, vijonte politika për konvertimin e bullgarëve në maqedon. Përkundrejt këtyre realiteteve historike kohëve të fundit në Prishtinë dolën intelektual shqiptarë, të cilët po donin që përkatësinë shtetërore të shumicës mbizotëruese të qytetarëve të Republikës së Kosovës ta identifikojnë me identitetin e tyre kombëtar, të ndryshëm nga identiteti i shumicës së bashkëkkombësave të vet në mbarë trojet shqiptare. Pra, dhe Kosovën po e konsiderojnë të madhe dhe po përpiqen ta reduktojnë, ta “qethin” më tej përmes demarkacioneve dhe zajednjicave.
Shqipëria londineze është rezultante e pazarlleqeve, të cilat përgjysmuan trojet enike të banorëve autokton në Ballkan, të paktën, që para shekullit VII të erës sonë. Edhe Krahina autonome e Kosovës nuk përfshinte as qendrën e vet historike. Camëria/Thesprotia e lashtë nuk ekziston më dhe diplomacia greke nuk pranon të shqyrtohen as të drejtat njerëzore të banorëve të dëbuar prej andej. Për të drejtat e çamëve orodoksë as që mund të bëhte fjalë.
Sa u parashtrua më sipër besohet se del qartë se në histori asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë “Shqipëri e Madhe”. Edhe si koncept ajo ka qenë vetëm krijesë e propogandës fashiste në funksion të politikave pushtuese hitleriane dhe musoliniane. Ata përpiqeshin të shfrytëzonin për qëllimet e tyre pasojat e politikave thellësisht antishqiptare të Beogradit dhe të Athinës. Përpjekjet e pasardhësve të kolaboracionistëve për të justifikuar qëndrimin e të parëve të tyre janë tejet mjerane edhe sikur forcat e boshtit të kishin fituar luftën, sikur Adolfi të kishte pasur veç mustaqeve edhe mjekërr sado të vogël dhe Benitoja të kishte mustaqe të paktën sa të aleatit të tij të madh, se për mjekërr as që bëhej fjalë.

Me historinë me prrallat shoviniste dhe fashiste të disa qeveritarëve fqinj rreth fantazmës së “Shqipërisë së Madhe” nuk mund të pengohet integrimi i plotë i shqiptarëve në Bashkimin Evropian.
/Nga Prof. Gazmend Shpuza

Ja si lindi ideja e Shqipërisë ”Madhe” Natyrale Read More »

Oficeri serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit

Fshati Brezë i Karadakut, dikur heroik, tashmë është një fshat i braktisur dhe i harruar nga autoritetet e Maqedonisë.

Në këtë krahinë nuk ka asnjë kusht jetesë, ndonëse disa banorë vijojnë të frymojnë aty.

Por ndryshe këtij realiteti të trishtë të sotëm, Breza shquhet si vendi burrave trima në një të kaluar heroike.

Kështu konsiderohet sidomos periudha që nga viti 1912, kohë e rezistencës së shqiptarëve ndaj sundimit serb në ish-Jugosllavinë e atëhershme.Dhe në qendër të kësaj epoke qëndron Kadri Abazi, i cilësuar trim mbi trima, ai i cili i doli zot një motre shqiptare për t’ia ruajtur nderin nga një oficer serb, duke ia këput kryet.

Për këtë akt, Kadri Abazit i është kushtuar një këngë e veçantë edhe nga rapsodët tanë.Një fshatar i Brezës, flet për atë çka ndodhi atë vit të largët, që përbën dhe shenjën bazë të këtij fshati, atë që e identifikon si fshat trimash

“Në periudhën e vitit 1912-13 serbët u kanë shkaktu probleme të mëdha shqiptarëve.

Shqiptarët nuk kanë guxu të qarkullojnë lirshëm asnjëherë.

Ashtu siç këndohet edhe në këngët me qifteli, shqiptarët burra e gra të cilët duke u kthyer nga puna janë ndaluar nga policia serbe.

Dhe kështu, nji oficer serb ka zgjedhur vajzën më të bukur shqiptare që ta përdhunon.

Por Kadri Abazi, i ndikuar nga britma e motrës shqiptare ku thoshte ‘a ka shqiptar që më ndihmon?’, mori sëpatën dhe i’a hoqi kryet serbit.

Dhe pas këtij akti trimëror, e shpëtoi motrën dhe të tjerët, dhe vetë asnjëherë nuk i ra në dorë policisë.

Ishte në arrati afër 30 vite në malet e Karadakut”, sqaroi fshatari.

Dhe e veçanta është se aktin e Kadri Abazit, banorët e fshatit kanë vendosur që të përjetësojnë në një formë origjinale.

Mbi varrin e tij afër xhamisë së fshatit, si në një vepër instalative, figuron edhe sëpata e improvizuar me gjakun e serbit.

Oficeri serb tentoi të përdhunojë shqiptaren, sot sëpata që i preu kokën është simbol i fshatit Read More »