Histori

Shqiptarët janë inteligjentë, trima, besnikë dhe pa ligje -(Rrëfimi i Herbert)

“Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë”, thanë shqiptarët…

Ky është një përkthim i pjesshëm nga libri ‘A record of eastern travel’ (Një shënim nga udhëtimi në Lindje) i autorit Aubrey Herbert, mikut më të madh të shqiptarëve, i cili në këtë vepër paraqitet me pseudonimin e tij Ben Kendim.

Libri është botuar në vitin 1923 dhe kjo pjesë paraqet një shënim të shkurtër të historisë shqiptare që mbërthen periudhën e kohës otomane e deri në pavarësi. Në mënyrë interesante, shkrimi është thjeshtësuar më qëllim që të lexohet dhe kuptohet nga publiku i gjerë.

‘Ne nuk duam rrugë në vendin tonë për shkak se rrugët çojnë në okupim, eksploatim dhe në humbje të trashëgimisë sonë’, thanë shqiptarët.

‘Shumë mirë’, tha Stambolli, ‘nuk do të keni rrugë’.

‘Ne nuk duam as shërbim ushtarak për shkak se ne të gjithë kemi lindur të lirë, pa marrë parasysh a jemi katolikë, ortodoksë apo myslimanë’, thanë shqiptarët me vendosmëri të madhe.

Edhe me këtë kërkesë Porta u pajtua, kurse shqiptarët me të madhe iu bashkuan Armatës turke si vullnetarë.

‘Ne nuk i duam gjykatësit turq’, deklaruan shqiptarët.

‘E tash, mos e teproni’, tha Porta. ‘Mos shkoni aq larg pasi kjo çështje e prek thellësinë e shtetit. Pranojeni këtë kompromis. Lejoni gjyqtarët turq dhe ne ju premtojmë se ata nuk do ta gjykojnë askënd’.

‘Në rregull’, thanë shqiptarët.

Regjimi i vjetër në Turqi ka qenë i gatshëm që ta pranojë lirinë dhe lejen për ta aprovuar anarkinë në Shqipëri e cila në atë kohë ka qenë shërbëtore e dobishme e perandorisë. Është e drejtë të thuhet që ligji turk nuk ka sunduar askund në malet e Shqipërisë, edhe pse me ngadalësi është vendosur në qytetet si Shkodra, Elbasani dhe Janina.

Shqiptarët janë dhe gjithmonë kanë qenë dashurues të mëdhenj të tokave dhe shkëmbinjve të tyre dhe për sistemin e jetës që kanë ndërtuar. Ka qenë sistem i rëndë, por i përshtatej popullit; secili njeri ka qenë polic i mjaftueshëm i vetvetes kurse hakmarrja ka qenë ligji i tyre i pranuar.

Atë që Evropa do ta etiketonte si hakmarrje, shqiptarët e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të civilizuara, Shqipëria ka qenë vend pa ligj. Megjithatë, krimet e vogla që në Evropën Perëndimore i stërngarkojnë kronikat e gazetave, policinë dhe gjykatat, në Shqipëri kanë qenë shumë të rralla.

Ka shumë për t’u thëne për ligjin shqiptar. E vërteta, kurajoja dhe besueshmëria kanë qenë kualitete të këtij populli që i ka kultivuar me zell dhe ky fakt ka qenë i njohur në tërë Lindjen e Afërt.

Rojtarët e bankave, që nga Kajroja e deri në Greqi dhe nga Stambolli në Jerusalem, kanë qenë shpesh shqiptarë. Shkelja e besimit apo vjedhja e parave nga shqiptarët në këto pozita përgjegjëse ka qenë aq e rrallë sa që praktikisht është e panjohur.

Shqiptarët posedojnë edhe një kualitet të papërshkrueshëm. Ata kanë një sharm të llojit të tyre dhe një atraktivitet magjie për vendin e tyre e cila gjë lë përshtypje të përhershme të shumica e atyre që kanë qenë në Shqipëri.

Në pamje dhe me trup shqiptarët e veriut e rivalizojnë çdo racë të Evropës. Në ditë pazari në Shkodër, në kohët e shkuara, njeriu mund të shihte malësorët thatanikë me kokë gjysmë të rruar dhe me sytë e tij të pa pushuar që ndahen në mes interesimit për mallrat e tregut dhe kujdesit të tensionuar për mundësinë e ekzistimit të ndonjë armiku në afërsi.

Gratë e kanë një lezet që nuk ua shijojnë dy veta dhe që janë po ashtu ndryshe nga çdo racë tjetër. Ato duken sikur Madona që kanë zbritur poshtë nga malet me borë.

Por, inteligjenca dhe shpejtësia e mendjes së burrave të maleve është më interesante se bukuria e rrallë që kanë gratë e tyre.

Në vitin 1880 z. Goschen dhe Lordi Edmund Fitzmaurice hartuan një memorandum për formimin e një Shqipërie autonome. Kufijtë që ata i propozuan dallojnë gjerësisht nga të sotmit pasi që ata përfshinë rrafshin e Kosovës, vilajetin e Shkodrës, qytetin e Janinës dhe pjesë të vilajetit të Manastirit.

Ata kanë qenë njerëz të paanshëm, kurse propozimi i tyre kishte për qëllim arritjen e paqës. Propozimet e tyre nuk u miratuan.

Gjatë shekujve kur Turqia e dominoi Ballkanin ndjenja kombëtare ka qenë e mbështjellë dhe e pa ushqyer në tokat e sundimit të saj. Bullgarët kanë fjetur pa ëndrra, kurse serbët vetëm nga ëndrra e mbajnë në mend madhështinë e së kaluarës.

Aspiratat e grekëve kanë qenë të kufizuara vetëm në një rreth të vogël të inteligjencës së tyre. Në Shqipëri nuk ka pasë dyshime dhe as ëndrra për arsye se populli kurrë, as për një qast, nuk e ka humbur dijen për vërtetësinë e racës së vet.

Shpirti i bashkimit ka lundruar për një kohë të gjatë mbi ujë, por ende nuk e ka gjetur varkën e saj.

Para se vendi të arrinte qëllimin e përbashkët të artikuluar është dashur të kalojë nëpër një përvojë të zjarrit. Gjatë tërë dimrit të viti 1912 malazezët kanë qenë të angazhuar në punë propaganduese në drejtim të malësorëve në veri.

Një komision nën udhëheqjen e Adil Beut dhe i shoqëruar nga z. Robert Graves ka shkuar nëpër Shqipëri me qëllim që të eliminoj problemet që shkaktonin fermentim. Në Shkodër Adil Beu e emëroi Hysen Riza Pashën për vali dhe komandant ushtarak të qytetit të cilin ai menjëherë filloi ta fortifikojë.

Misioni ka qenë më shumë se një herë nën zjarr gjatë udhëtimit dhe dështoi të arrinte sukses. Shumë shpejt shpërtheu revolta shqiptare në Kosovë nën udhëheqje të Isa Boletinit.

Armët shqiptare triumfonin gjithkah. Shqiptarët e morën në posedim Shkupin dhe e mbajtën pjesën më të madhe të veriut ku unë kam pas fat t’i shoh incidentet të cilat do t’i përshkruaj në një kapitull tjetër. Porta e kuptoi se duhet të arrij marrëveshje.

Shqiptarëve ju premtua autonomia e cila do ta përfshinte vilajetin e Kosovës, Shkodrës, Janinës dhe pjesë të atij të Manastirit. Ky koncesion erdhi me vonesë. Kjo i dha arsye agresionit të Aleancës Ballkanike e cila nuk e dëshironte një Shqipëri të pavarur.

Nuk nevojiteshin sytë e profetit për të parë ndarjen e Shqipërisë që ishte rezultat i fitores së Aleancës Ballkanike. Ismail Bej Qemali erdhi në Vlorë në gusht 1912, para shpalljes së luftës nga shtetet ballkanike dhe që në fillimt të luftës ai u kthye në Stamboll.

Ai u kthye sërish në Vlorë dhe e shpalli pavarësinë e Shqipërisë duke e ngritur flamurin kombëtar me 28 nëntor 1912. Qemali i lajmëroi Fuqitë të cilët nuk treguan ndonjë vëmëndje.

Grekët, të ngjallur nga lindja e shtetit të ri shqiptar, i morën gjërat në duar të tyre dhe e bllokuan Vlorën, selinë e qeverisë së përkohshme anëtarë të së cilës ishin Dom Nikollë Kaçorri, Mufid Bej Libohova dhe Mithat Bej Frashëri.

Në vitin 1913, delegacioni shqiptar, i udhëhequr nga Ismail Bej Qemali, që përbëhej nga Mehmet Bej Konica një mysliman nga jugu, Filip Noga një katolik nga veriu, imzot Fan Noli një ortodoks nga Ibriktepe dhe Faik Bej Konica i cili përfaqësonte emigrantët shqiptarë nga Amerika në kuadër të federatës së Vatrës, erdhën në Londër për t’i paraqitur kërkesat e tyre në Konferencën e Ambasadorëve.

Me 6 mars 1913, mbreti Gjorgj i Greqisë u vra në Selanik, kurse mbreti Konstantin erdhi ne fron. Ndërkohë, lufta shkonte keq për turqit: Selaniku u mor gati pa u shkrepur asnjë plumb; Adrianopoli [Edrene] bëri rezistencë heroike; Manastiri ishte ende i rrethuar.

Në Shkodër Hysen Riza Pasha u vra pasi që doli nga shtëpia e Esat Pashës ku kishte ngrënë darkë. Në Ballkan ka qenë zakon për nikoqirin që të dërgonte një apo dy njerëz të armatosur me fenerë për ta përcjellë mysafirin në shtëpi pas darkës. Hysen Riza Pasha u largua i vetmuar nga shtëpia e Esat Pashës.

Riza Pashën e sollën përsëri në shtëpi të Esat Pashës disa minuta para se të vdiste. Bounuo kim yapdi – ‘kush e bëri këtë’? – e kishte pyetur Esat Pasha. Sen bendenü bilirsin – ‘ti e di më mirë se unë’ – kishte thënë Hysen Riza dhe kishte vdekur.

Pastaj, Esat Pasha e mori komandën dhe bëri marrëveshje me serbët. Kritikët e tij kanë thënë se financat kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe se atij [Esat Pashës] ju premtua edhe principata e Shqipërisë së mesme.

Ai marshoi nga Shkodra me 23 prill. Fuqitë refuzuan ta njohin okupimin malazez të Shkodrës dhe admirali Cecil Burney shkoi në qytet si kryesues i forcës ndërkombëtare me 13 maj kur malazezët u detyruan të evakuonin qytetin.

Kështu ndodhi që Shqipëria, duke qenë e para në luftë për liri, në llogari të saj e hapi rrugën për ekspansionin e shteteve të tjera ballkanike.

Aletatë Ballkanikë e pushtuan Shqipërinë si miq dhe si çlirimtarë, por mbetën aty si posedues dhe si trashëgimtarë. Shqipëria ka qenë si Samsoni në Tempullin e Gazës. Ajo [Shqipëria] e rrëzoi Perandorinë Otomane dhe mbi kokën e saj ranë ngrehurinat./Njekomb

Shqiptarët janë inteligjentë, trima, besnikë dhe pa ligje -(Rrëfimi i Herbert) Read More »

“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë?

Që shqiptarët janë të njohur në mbarë botën kjo nuk mend pavarësisht se për çfarë njihen.

Por, deri vonë studiuesit më kryesor të kulturës, gjuhës dhe letërsisë shqipe ishin të huaj. Edhe albanologu i shquar Robert Elsie e përmend këtë në veprën e tij “Histori e Letërsisë Shqipe” kur tregon për ata studime mbi të cilët ishte ngritur edhe vepra e tij, shkruan “Konica”.

Mes këtyre albanologëve dallojmë Majerin, Noklin e shumë të tjerë të cilët kanë edhe një të përbashkët tjetër: Nuk jetonin në Shqipëri! Por, në fillim të viteve ’20, në Shkodër vjen një tjetër figurë, shumë më shqiptare se shumë shqiptarë të tjerë…

Atë Zef Valentini ishte vetëm 22 vjeç kur u emërua në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, vendthemeli i kulturës shqipe të ndarë tërësisht nga ajo osmane qysh në vitet 1850. Për këtë Kolegjë shkruan edhe Faik Konica në revistën “Albania”, kryeredaktor i së cilës ishte.

Atë Zef Valentini

Shumë pak kohë pas vendosjes së tij në Shkodër, Atë Zefi mësoi gjuhën shqipe dhe, pasi shkon sërish në Itali për tu lauruar në filozofi, rikthehet në Shkodër dhe emërohet si mësues pranë Kolegjit të famshëm. Sipas veprës kushtuar Atë Valentinit me autor Willi Kamsin, ai ishte “mësues italishtje, latinishtje, greqishtje, historie natyrore, algjebre, besimi, mâ parë në gjymnaz, mandej në licé”.

Pasi shugurohet meshtar i Urdhrit të Jezuitëve (Shoqëria e Jezusit), pas një përvoje 12 vjeçare, në krye të viteve ’30 boton për herë të parë Revistën “LEKA” me subjekt qartazi filozofik, por pa mënjanuar as atë letrar, social dhe kulturor.

Gjatë viteve të tij të studimit, Atë Zefi kreu edhe shumë kërkime lidhur me Shqipërinë në arkivat ndërkombëtare nga ku nxjerr dokumente me shumë vlerë të cilët më pas do t’i botonte në periodukët që do të drejtonte (LEKA dhe Lajmtari i Zemres s’Jezu Krishtit).

Në vitin 1941, Mbretnia Shqiptare i beson detyrën e këshilltarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Institutit Mbretnuer të Studimevet Shqiptare në Tiranë, detyrë që e mban deri në vitin 1943 kur largohet drejt Italisë për të mos u kthyer sërish në Shqipëri. Nga atje, ai i përkushtohet me tërë forcën e tij çështjes shqiptare.

Duke pasur një miqësi të afërt me Papa Palin VI, Atë Zef Valentini, në një aktivitet të mbajtur me rastin e 500 vjetorit të Skënderbeut, fton Papa Palin i cili, gjatë fjalës së tij thotë:
Shqiptarë! Duajeni At Zef Valentinin, se ai iu dashuron me zemër. Çmojeni, se ai punon pa prerë për të njohur përpara botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka vënë çështjes suaj mendjen dhe zemrën e vet”.
Në Itali ai nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ai bëhet titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themelon dhe drejton “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”. Më 1945, i dhanë emërtimin “Papa Xhovani i kritikës”. Por padyshim, vlera më e çmuar që i ka lënë letërsisë sonë janë kritikat e një niveli elitar, që ai ka dhuruar.

Duke qenë shumë i nderuar në rrethe shkencore dhe albanologjike në botë, por jo edhe në Shqipëri, Rosolin Petrotta dhe Ernest Koliqi, në vitin 1952, e lusin drejtuesin e Urdhërit Jezuit, Atë Janssen-in që të lejojë át Valentinin për të drejtuar Katedrën e Gjuhës Shqipe në Palermo.

Një kërkesë e tillë miratohet nga ana e drejtuesit të Urdhrit Atë Janssenit, pas konsultimit me papa Palin VI, dhe në vitin 1952 Atë Valentini zyrtarisht emërohet drejtues i “Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos,” ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”.

Me dëshirën e papa Palit VI, Atë Valentini në mes të viteve ’60, të shekullit XX, fillon shërbimin e tij në ritin katolik lindor. Një veprim i tillë, është vështirë të kuptohet, nëse nuk analizohet me kujdes veprimtaria e Atë Valentinit, miqësia e tij me papa Palin VI si dhe rrethanat politike të asaj kohe, jo vetëm në Itali, por edhe ato ndërkombëtare.

Personaliteti i Atë Zef Valenitnit, ishte më i përshtatshmi për një ndikim dhe kontroll të drejtpërdrejtë te arbëreshëve të Italisë, por edhe të kishës Uniate në përgjithësi, gjë që Selia e Shenjtë e bënte me kujdes dhe vëmendje të veçantë.

Për të, Ernest Koliqi ka thënë:
Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që i dashunuem me objektin e studimeve të veta, Shqipninë, me nji përkushtim të hapun ndaj rreziqeve, e kërkoi dhe e gjeti atë ndër arkiva dhe biblioteka, në kujtesën e në jetën e popullit, në manifestet e lashtësisë së tij fisnike, të asaj fisnikíe që siç thotë Valentini, e bân të dênjë popullin shqiptar për me pasë nji vend me virtytet e tij të veçanta etnike në gjinín e kombeve europiane”/Njekomb

“Shqiptarë, duajeni fort!”, për kë i thoshte Papa VI këto fjalë? Read More »

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarrimin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dyshime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët. Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh. Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të. Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës. Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.
Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal). Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët.

Zbulimi suprizues, çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut në Lezhë Read More »

Kur Tirana ishte mëhallë/ Personazhet e njohur, nga Lymi i Tutit, Kizi i Pazarit e Shaban Qosja

Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”. Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura.

Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse. Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.

Sot kemi kaq shumë informacione dhe gjallëri saqë shumë fenomeneve as që na del koha t’i kushtojmë vvëmëndje e jo më të merremi me to. Personazhe të shumtë vidhen nga zhurma e ditëve të ngarkuara, mjaftë ngjarje na zvjerdhin shijen e të qenurit njeri ku fokusi yn të jetë komshiu pranë, furra e bukës, i meti i lagjes, qefliu, thyerësi i ligjit…. Lagja jonë është vendi ku ne çdo ditë shohim jetët tona në sytë e tjetrit. Është vendi ku u lindëm, po rritemi, krijuam familjet, ndarjet, plakjet e prindërve tanë … e më pas tonën. – “C’ bo vaki n’komshi, prite n’shpi” është shprehja tipike Tiranse ku sedërton çdo kënd për raportet me njëri-tjetrin. Ne, qytetin tonë nuk mundemi ta mbajmë të pandryshueshëm, ndërsa kujtimet janë aty, stoike. Nuk duhet t’i lëmë të zëvendësohen me fluksin pa jetë të ditëve që po jetojmë. Le të kujtojmë pra, na bënë mirë për memorjen dhe orjenton fëmijët tanë për vazhdimin. Umberto Eko në një nga shkrimet e tij mbi kohët dhe kancerin e saj është lartësimi mbi dobinë e kujtesës jo vetëm për ne, por sidomos brezit të ri. Është një nga format më të këshillueshme ku zëvendesimi i teknologjisë duhet me urgjecë t’i kalojë raporteve njerëzore, kontaktit, rrugës, lagjes,librit, kujtimit. Tani,sot, pa qënë shumë vonë nesër.

Personazhet e qytetit tonë

Hajdutët që dorëzoheshin vetë

Dita e enjte ishte ditë pazari dhe të gjithë fshatarët e fshatrave rreth e rrotull zbrisnin në qëndrën e Tiranës me mallin e tyre, lidhnin gomerët në periferitë e qëndrës që ishte diku te farmacia 5 sot dhe shisnin produktet e tyre. Bashkia me sektorin e xhandarmërisë e dinte fare mirë se cilët ishin elementet të cilët vuanin nga mania e vjedhjes, kleptomania, gjithsej rreth 4,5 persona. Këto ishin të detyruar që në ditën e pazarit, pra të ejten, të qëndronin në xhandarmëri deri në orët kur mbyllej orari i shitjeve. Dhe ata e zbatonin rigorozisht duke u paraqitur vetë.

Lymi i Tutit

Një personazh sa simpatik aq edhe ironik përpost pamjes së tij prej endacaku. Lymi kishte pasion hekurishtet dhe çdo ditë mblidhte gjithçka që mundej për t’i depozituar ne shtëpinë e tij, të kthyer në një magazinë skrapi. Kënga “Siciljana bruna” ishte lajtmotivi I Lymit, gjë që vërteton natyrën e gëzuar dhe optimiste përkundrejt kushteve të jetesës. Flitet se vetë babai kryegjyshatës kujdesej për të pasi i doli në ëndërr profecia se ku duhej të ndërtohej ambjenti i tyre i kultit. Në Tiranën e atyre viteve ku syri të kapte vetëm hapsira bosh kishte alternativa pa fund oazesh për gjithçka.

Tirana e varfër kishte fare pak lypsa; ne do sjellim tre raste. I pari ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket kuptonte se fukarallëku I tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur. Rasti i dytë ishte i një personazhi që rinte gjatë gjithë kohës te “Bar Crimea” diku te zona e sahatit dhe priste kur dikush nga klientët ta qeraste. Lypsari nuk kërkonte para, por vetëm alkol. Klientët e “Crimea” (emër qyteti rus) e kishin objekt zbavitjeje, pasi në përgjithësi personazhi yn flinte dhe kur fansat e gjenin në gjumin rënduar edhe nga pija, e ngacmonin për ta zgjuar, ai u përgjigjej me batutat tipike – “ Shejtoni po fle, cke që e zgjo, jepi një dopjo ime”. Kur dikush e zgjaste humorin dhe e pyeste në donte të martohej pse jo edhe me nënën e tij, ai ironizonte – ”por kujto se do fle me të”. Sala, lypsari që këndonte. Te Bardhoshët (rrobaqepës profesionistë me emër) që ndodhen diku në rrugën Ali Pash Gucia(Kisha katolike) Sala kalonte vazhdimisht dhe nuk kërkonte asgjë, vetëm këndonte – kape zaro (qenin) kape leprin, haje me dhom e çoja të zotit. Me këtë tekst donte tu thoshte familjarëve se tani qeni do dali, por ai e këshillon tu qëndrojë besnik të zotëve. Pas kësaj plakat e shtëpisë dilnin dhe i falnin çfarë të mundnin, ndërsa Sala me bastunin-shok, largohej paqësisht.

Në dyqanet e viteve që po i referohemi edhe këtyre personazheve, nuk vidhej asgjë. Nëse vidhje një rrotë me pe që kushtonte njëmijë lek, dënoheshe me 1 deri në 3 vjet burg. Një tjetër personazh i njohur ishte edhe Kizi i pazarit, endacakja me aftësi të kufizuara dhe që vazhdimisht mbetej shtatëzan nga të panjohur. Haxhi Plasa njihet me batutën që kur i bie një glasë, thotë “ shyqyr që s’fluturojnë lopët”. Shaban Qosja ishte hundmadhi shitës i cili godiste klientat kur i shanin hundën me gurët e peshores, ndërsa në momentin që nuk ia përmendnin, ai ngacmohej vetë.

Këngë e valle për tu kërcyer?

Të gjithë e kemi dëgjuar e parë vallen “Ra Faja prej fikut” dhe gjithmonë çuditesha me tekstin e saj; citoj “Ra Faja pri’ fiku nuk e zu dekiku, ra faja pri’ moni, nuk e zu akshomi.” Pra flitet për Fajën pa fat i cili ra nga fiku dhe nuk mundi të jetonte gjatë, pra nuk e zuri minuti (dekiku). Ky Faja tjetër, ka rënë nga moni (mani) dhe nuk e zuri mbrëmja (akshami) se vdiq. Në të gjitha dasmat Tiranase (dhe jo vetëm) e kemi parë të inskenuar Fajën teksa kërcen topallce dhe njerëzit që zbaviten duke kërcyer apo kërcasin gishtërijtë, kjo është fuqia e asaj që vjen nga e shkuara e largët, largon emocionin dhe vjen vetëm si një copëz fotografie kujtimi.

Tirana, qyteti i sa e sa historive është edhe qyteti i im, është edhe qyteti i 300 mijë banorëve deri në vitet 90’. Ndaj kur rrëfej histori për të më duket sikur flas për familjen time me 300 mijë banorët më të bukur në botë, megjithë hallet e dertet Tiranase. E ketë ua servirë 1 milion banorëve të sotëm të cilët tashmë janë Tiranës të rinj, ndërsa ata të vjetrit janë aty dhe nësë do t’i dallosh, me fare pak vëmëndje kupton se përpara ke një Tirons den babaden. Se siç thotë edhe një shprehje e vjetër e saj se – Nëse nuk ke një carace në oborr, një budall në fis e një qenef (banjë) në fund të oborrit, sje Tirons! Në fakt caracën nuk e kam, budallin në fis e kam dhe më shumë se një madje, ndërsa në fund të oborrit kam pllakën e qenefit.

Tirana, dashuria që banorët megjithë varfërinë nuk ziheshin kurrë, nuk kenaqëshin me hallin e tjetrit; nuk zbaviteshin me kronikat e televizionit se skish, por harmonizonin paqtësinë e tyre në baret e bisedat pa fund./panorama

Kur Tirana ishte mëhallë/ Personazhet e njohur, nga Lymi i Tutit, Kizi i Pazarit e Shaban Qosja Read More »

Marigo Posio, atdhetarja e shquar, me dorën e saj qëndisi flamurin dhe shqiponjën e Flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor, 1912

Domosdo që në bisedat e shumta që bëhen në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, një vend të rëndësishëm zë edhe figura e Marigo Posio. Atdhetarja e shquar, me dorën e saj qëndisi flamurin dhe shqiponjën e Flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor të 1912-s.

Kush është Marigoja

U largua nga vendlindja e saj Hoçishti i Korçës dhe u vendos në Vlorë. Shkak i braktisjes së vendlindjes ishte persekutimi që po i bëhej atdhetarëve nga reaksioni osman. Në vitin 1904, bashkë me të shoqin u vendos në një shtëpi të lagjes Muradie, në rrugën që mban emrin e gazetarit francez Justin Goda. Shpejt ajo u fut në vatrat vlonjate me idetë e saj përparimtare, por edhe me qëndismat që bënte. Kur solli plaçkat nga Korça në fund të sëndukut kish vënë një flamur të qëndisur me dorën e saj. E kishte mbuluar me gazeta të vjetra të ngjitura me brumë, që të mos diktohej në rast kontrolli. Ajo u thoshte vajzave vlonjate: “Dëgjoni vajza. Në pajën tuaj duhet të keni medoemos një flamur, atë u a qëndis unë. Kjo intelektuale e shquar, patriote e flaktë, gjente kohë të lexonte libra e shfletonte gazeta. Ishte e vetmja grua që aktivizohej në veprimtaritë patriotike të kohës, duke u bërë edhe një shembull për masën e grave. Në shtëpinë e Marigosë, që u bë vatër atdhetare, hynin e dilnin Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Ibrahim Shyti, Jani Minga, Musa Çakërri. Në shtypin e kohës citohet se Marigo Posio, mori pjesë në Komitetin e parë që u formua në Vlorë për shpëtimin e Atdheut dhe ndihmoi me të holla.

Poezia dhe publicistika e Marigosë

Ndjenjat patriotike Margigo Posio i ka shprehur edhe në shtypin e kohës, ku ka shkruar me qindra shkrime, ashtu edhe në krijimtarinë e saj poetike. Më 28 nëntor të vitit 1918, në ditën e 7 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ajo do të ishte në ballë të demonstratës kundër pushtimi nga fqinjët dhe do të bënte thirrje në shtypin e kohës: Atdheu mbi gjithçka. Më 13 qershor të vitit 1920, kur Avni Rustemi, vrau Esat Pashën në Paris, Marigoja, do të thurte ndër të tjera edhe këto vargje: “Ti vrapove, porsi plumbi, / u bëre erë dhe hije,/ shkele, shkove dhe e shove, /Shqipërinë e shpëtove. Kjo poete patriote gjente kohë të shkruante vargje edhe për luftëtarët, që u gjymtuan në luftë dhe që nuk kishin me çfarë të jetonin: “Turp i madh, për Perëndi,/ Unë, ti dhe ai,/ Për nderin e atij gjaku,/ Qysh e lëmë e qan bonjaku…Mendimi iluminist dhe veprimtaria patriotike e shqiptares së shquar, është fiksuar në qindra artikuj dhe poezi në shtypin e kohës dhe kush i lexon ato prek patriotizmin e shqiptares së famshme Marigo Posio.

Fundi tragjik i familjes Posio në Vlorë

Bashkëshortët Jovan e Marigo Posio, do të lindnin tre fëmijë në Vlorë, vajzat Evridhiqi e Liria dhe djali me emrin Vaso. Vajza e madhe ishte bashkëpunëtore e ngushtë e nënës së saj dhe bashkërisht do të botonin gazetën “Shpresa e Kombit’. I biri ishte artist dhe merrte pjesë në koncertet kombëtare. Marigonë e ndëshkoi në mënyrën më mizore fati. Ajo do të përjetonte dhimbjen më therëse, pasi do të vdiste djali i vetëm, teksa kthehej nga Amerika. Dhimbjet do të pasonin njëra-tjetrën, pse të dy vajzat do të vdisnin nga tuberkulozi. Goditje përfundimtare është edhe për vetë Marigonë, që u sëmur nga tuberkulozi dhe u detyrua të mjekohej në Vjenë. Me gjithë dhimbjet që kishte në trup, në këtë kohë, ajo mblodhi forcat dhe bashkë me aktorin e madh Aleksandër Moisiu bënin veprimtari në dobi të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1932, mbylli sytë shqiptarja e shquar Marigo Posio. Ajo do të përcillej me nderim të thellë nga një lum i madh vlonjatësh, ndërsa regjimi i Zogut heshti.

Homazh veprës së saj

Në historinë e mendimit politik e shoqëror të çerekut të parë të shekullit që iku, Marigo Posio, zë një vend nderi, duke u shndërruar në një nga përfaqësueset më të denja të femrës shqiptare. Pikëpamjet e saj të përparuara janë vazhdim i mendimit më të përparuar të Rilindjes Kombëtare. Kjo grua, me gjithë dhimbjet e hallet familjare që provoi, jetoi edhe me shqetësimet e Kombit..Ajo shërbeu si forcë lëvizëse për përparimin e Shqipërisë dhe idetë e saj atdhetare janë aktuale edhe sot. Cilësimi nga shtypi i kohës si gruaja më e ditur e qytetit, e bënte atë një model të thjeshtësisë mes grave vlonjate. Veprimtaria e Marigosë në fushën e emancipimit të femrës ushtruan një ndikim mjaft pozitiv në zgjimin e fuqive të ndrydhura të vajzave dhe grave shqiptare.

MARIGOJA DHE FLAMURI SHQIPTAR

Sipas të thënave, shoqet e fëminisë, Marigonë e thërrisnin Shqiponja. Kishte një arsye që e thërrisnin kështu. Dhe një arsye më shumë, ishte se ajo qëndiste qindra shqiponja me duart e saj Gazeta “Arbëria”, që botohej në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan: “Flamurin Kombëtar, që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit, është hartuar nga duart e Marigo Posio, mbi copën e blerë tek tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes, që kishin vizatuar patriotët Don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë fakt e dinin edhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj, ajo punoi edhe 500 flamuj për t’i vendosur në zyrat e shtetit të ri shqiptar. Një poezi e botuar në shtypin e kohës me titull “Marigo Posio”, lexohen vargjet: “Cila dorë e pat punue”, ose Kombit ia pat kushtue, at flamur, që valoi në Vlorë”…

HISTORIANI, DR. SHKENCAVE HISTORIKE ZEKO BRAHO PËR MARIGONË

Dr. Shkencave Historike Zeko Braho në Vlorë është autori i vetëm që ka hulumtuar mbi jetën dhe aktivitetin e Marigo Posio. Ai rrëfen për “Telegraf” se kishte bërë gati për botim një libër biografik për Marigonë dhe prej shumë vitesh e mbante në sirtar, pasi nuk i a botonin. Duhet të jetë Heroinë-  thoshin drejtuesit e Shtëpisë Botuese. Atëherë- thotë ai, i shkrova një letër Rita Markos, anëtarit të Byrosë Politike, që ishte nga Korça dhe kisha shpresë se do të ndihmonte, por jo. Në vitin 1990, kur shkrimtarja Helena Kadare është njohur me përmbajtjen e librit, është prekur dhe libri menjëherë ka hyrë në shtyp. Libri është ribotuar kohët e fundit, duke e pasuruar me fakte të reja dhe ndjehem i lumtur që më në fund u gjet varri i Marigosë, që kjo grua e shquar ka një varr madhështor në Zvërnec, ka një bust tek Kali i Trojës dhe që ish Presidenti i Republikës, prof. Rexhep Mejdani, në Kuvendin e parë të Gruas së shquar, që u mbajt në Vlorë, e nderoi me Urdhrin e Flamurit. Teksa do të festojmë 100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në palët e Flamurit ndrit figura e Marigosë, qëndistares së Flamurit që u ngrit më 28 Nëntor të 1912-s në Vlorë./Njekomb

Marigo Posio, atdhetarja e shquar, me dorën e saj qëndisi flamurin dhe shqiponjën e Flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor, 1912 Read More »

Kush është “Ana”, punonjësja e zjarrtë e hotelit në Sarandë që çmendi turistin e huaj gjatë komunizmit

Një letërkëmbim ku flitet për një aventurat erotike të një turisti Suedez në Sarandë vuri në alarm regjimin komunist në vitin 1988″>1988.

Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste.

Por jo në Shqipërinë e 1988″>1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë.

Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988″>1988″>1988″>1988. Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere.

Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij. Po sipas shkrimin, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988″>1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë.

Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzes shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist.

Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Puneve të Jashtme e atë të Puneve të Brendshme. Të gjithë u vunë në këkim të Anës.

Në kërkim të vajzes së fotos

Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Puneve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin.

Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988″>1988″>1988″>1988ministrit të Puneve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzes, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Nisin hetimet nga Dega e puneve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzes. Merren në pyetje njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën.

Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti Suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Raporti nga Stokholmi

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Puneve të Jashtme.

Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988″>1988″>1988″>1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”.

Kush është “Ana”, punonjësja e zjarrtë e hotelit në Sarandë që çmendi turistin e huaj gjatë komunizmit Read More »

La gruan, fëmijët dhe u martua me shoqen e vajzës, skandali që dënoi aktorin e madh

NgaRaimonda Shundi
Artisi i Popullit Viktor Gjoka lindi më 4 korrik të vitit 1922 në Tepelenë dhe vdiq më 26 tetor 2007 në Itali. Aktivitetin artistik e filloi në rininë e tij me lëvizjet amatore. Në vitin 1946 nisi punë në Teatrin Popullor (sot Kombëtar) dhe punoi deri në vitin 1971. Pa mbushur 20 vjeç realizon rolet e para ku kujton se sa e pashpresë qe përballja me spektatorin. Batuta e vetme nuk mundi të artikulohej dot nga ai edhe pas provave të shumta me idhullin e tij Mihal Popi.

Ndër rolet më të suksesshme përmendim Hliestakovin ne veprën “Revizori” të Gogolit (1952), “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Fytyra e dytë”, “Karnavalet e Korçës”. Pas rreth 13 viteve punë në teatër, në vitin 1959 mundi të marrë një bursë studimi për regjisurë në BS për dy vjet. Me ndërprerjen e marrëdhënieve në vitin 1961 kthehet në Tiranë për t’i vazhduar ato në Konservatorin e Tiranës. Rikthehet në Teatrin Popullor në vitin 1991 me këmbënguljen e drejtorit Artur Zheji, ku vishet me rolin e Spirakes në komedinë rumune “Valsi i Titanikut”(premierën e luan Roland Trebicka, Gjoka aktron në natën e dytë pasi ishte dublant) dhe më pas me rikthimin e komedisë që i dha suksesin në fillimet e tij në teatër “Revizori”, këtë radhë në regjinë e vetë Gjokës.

Filmi artistik ka qenë më pak i lëvruar, por edhe aty kemi një mori personazhesh si të zhanrit të komedisë, ashtu edhe të atij dramatik. Kujtojmë këtu “Kush është vrasësi”, “Vdekja e burrit” “Zëvendësi i grave”, “Babai i studentit”, “Historiani dhe kameleoni”. Nga punët në teatër janë të regjistruara vetëm me audio disa nga veprat e vëna dhe ndodhen në arkivat e Radio-televizionit Shqiptar. Kujtojmë “Rrëshqitjen” e Besim Levonjës.

Pristanda e Karaxhales,”Një letër e humbur”, “Shërbëtorin e dy zotnive” të Karlo Gordonit, “Banjën” e Majakovskit në rolin e Ivan Ivanoviçin e Majakovskit, etj. Në veprën “Majlinda” të Xhemal Brojës, Viktori si i persekutuar pati një rol të vogël, por prezenca e një kritiku polak bëri që pena e tij të shkruajë për ‘atë infermierin brilant, i cili ngjasonte me Aleksandër Moisiun’. Mundi të marrë titullin “Artisti i Popullit”, por nuk e mbrojti dot nga ajo çka do t’i ndodhte. U ndëshkua dhe u dëbua, por shpirti i tij nuk u shkëput asnjëherë nga skena. Dashuria për teatrin dhe spontaniteti i tij si aktor dolën më të forta se burgu i persekutimit artistik dhe njerëzor.

Viktor Gjoka 1

E njoha Viktorin rreth viteve 80 kur ai po vuante dënimin në Bërzhit. Fshati pranë Tiranës po njihej me historitë e shumta të aktorin i cili po konsumonte artin e tij në aktivitetet modeste të kësaj zone. Në atë kohë ai donte te vinte në skenë dramën “Luiza Miler”, ndërsa mua më shihte si një alternativë të mundshme. Këtu nisi interesimi im për aktrimin. Kujtoj pasionin dhe detin e thellësisë që transmetonte që në takimet e para. Nuk kisha dëgjuar asgjë deri në atë kohë për bëmat dhe se cili ishte ky burrë simpatik e gazmor për teatrin popullor (kështu quhej për vitet që i referohem). Viktori ishte ashtu siç e kemi parë rrallë në filmat e fundit. Shëndet mesatar, rrumbullak, energjik, fjalëshumë e kureshtar, por me një buzëqeshje që hera- herës i qahej kur nisnin diskutimet për të shkuarën e tij, duke i lënë vendin trishtimit dhe lotëve.

Jemi mësuar të dëgjojmë për të rinj aktorë të talentuar dhe daljet e tyre rutinë në të gjitha emisionet kulturore (dhe jo vetëm) kur bëhet fjalë për premiera të reja apo profile artistësh. Dëgjojmë kaq shumë për ta në çdo kronikë kulturore, saqë emrat e tjerë sfumohen në heshtjen e arkivave gojëkyçur. Aktorët si Viktori apo shumë të tjerë janë pa interes (vetëm nëse flitet për vdekjen apo skandalet e tyre). Kjo është koha e konsumizmit të kudogjendur, dhe e “kokoshave majë gardhit”, ku i urti shtypet dhunshëm.
I kishin mbetur kaq pak “miq” nga ai kolektiv i rrahur nga pushteti sa diskutonte vetëm kalimthi për shfaqjet e fundit. Kjo bëri që Viktori të mos shkelte shpesh në atë godinë. Shijonte bisedat dhe kënaqësitë e vogla me amatorët apo aspirantët për aktorë. – Jam më i qetë me ta – më thoshte Viktori , “nuk gjykojnë për të shkuarën time, e më shohin me dritë për të ardhmen”. Me ta ripërjetonte emocionet e harruara në rrëfimet që nuk i ndaheshin kurrë. E shkuara në teatër, ish gjithçka për të. Mungesa në skenë zëvendësohej me ripërjetimet e copëzave “hit” që i sollën suksesin që ne sot po mundemi të sjellim në vëmendjen e lexuesve tanë. Fliste me pikëllim për mbledhjet e kolektivit, akuzat, apo “miqtë” që fërkonin duart për mundësinë e largimit të aktorit. Sytë i shkëlqenin kur rrëfente copëza nga rolet, ndodhitë me adhuruesit apo bashkëpunimet me regjisorët shqiptarë e Rusë. Por le të kujtojmë çfarë ndodhi me Viktorin e atyre viteve.

Viktor gjoka 2

Atmosfera në teatrin e viteve ‘60-‘70
Në vitet 60- 70 teatri ishte strehëza më e preferuar për artdashësit, pasi aktivitetet e kontrolluara e kishin asfiksuar vendin me propagandën pushtetare. Shfaqjet, aktorët, regjisorët, repertori, vëmendja por dhe pakëz nga liria e romanticizmit a marrëdhëniet më normale mund të prekeshin nga spektatorët që çdo natë mbushnin sallën. Biletat e shitura prej javësh nuk plotësonin dot të gjitha kërkesat e qytetarëve fatlumë Tiranas. Aktorët kishin një luftë të heshtur deri në momentin e marrjes apo fitimit të rolit, pasi fluksi i shfaqjeve bënte që shumë të ishin të dubluar. Grupi më i mirë merrte premierën, por edhe dublantët kishte fatin të bënin më të mirën e tyre pasi shfaqjet ishin mjaftueshëm. Emrat e njohur të teatrit luftonin shumë për të qenë pjesë e premierës, duke përftuar kështu edhe grupet përkatëse të shfaqjeve në vijim.

Por, ata nuk ishin në një palë (një pjesë ishte edhe fanatike e pushtetit popullor) me censurën, direktivat partiake apo “pastërtinë morale” duke bërë që shumë heronj të tkurreshin nga presionet e rrezikshme dhe paktizonin mbijetesën e tyre. Kish nisur një luftë e heshtur ndaj dy problematikave më të rëndësishme për kohën, “agjitacion e propagande” dhe “problemet e moralit”. Shumë emra aktorësh kërcënoheshin nga “partia” duke vënë në lëvizje mekanizmat e komitetit të partisë, të cilët shihnin në vrimë të gjilpërës çdo aktor sado i dashur për publikun të ish. Në këtë sitë qenë shumë nga emrat e rëndësishëm të teatrit, si Sandër Prosi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, por për emrat në veçanti do të flasim në shkrimet në vijim. Ky fat i takoi edhe Viktor Gjokës.

Ishte koha kur magjia e artit të shtatë, kinemaja, ish bërë ambicia dhe ëndrra e gjithë trupës së aktorëve. Kishin nisur aventurat e para filmike (filmi “Tana”( 58), “Oshëtim në bregdet”, Horizonte të hapura, “Dueli i Heshtur”, “Plagë të Vjetra”). Ky zhvillim aktorët i bënte të pavdekshëm në krijimtarinë e tyre, por njëkohësisht mprehte edhe thikat e passhpinës. Gjoka në këtë kohë nuk kishte mundur të filmonte asnjë shfaqje në teatër, pasi ende nuk qe kthyer në traditë.

Ndërkohë që emri i të riut nga Tepelena kishte nisur të tërhiqte vëmendjen falë përkushtimit, spontanitetit, improvizimit dhe punës me figurën artistike. Kur pjesa e “Revisorit” të Gogolit po vihej në teatër, puna kish nisur me aktorë të tjerë. Por kjo nuk e pengoi Gjokën të merrej “fshehurazi” me provat për figurën e protagonistit, Hljestakovin. Viktori ende nuk pati studiuar për aktrim, ndaj mëdyshja e regjisorit e bënte të punonte vetë. Dhe suksesi ishte i pamatë. Këmbëngulja dhe puna e tij mori shpërblimin e ëndërruar. Ky personazh e klasifikoi aktorin e ri automatikisht në qendër të vëmendjes dhe nga këtu, qe më i preferuari i regjisorëve, sidomos në zhanrin e komedisë. Spontaniteti, improvizimi, xhonglerimi tipik me figurën e bënë Viktorin mbretin e spektatorit.

Në Shqipërinë e atyre viteve, adhurimi për artistët ishte i vetmi emocion i lirë dhe i pakushtëzuar. Pas shfaqjeve të super suksesshme, Gjoka që ndërkohë ishte lumturisht i martuar dhe me fëmijë, gjatë ecjeve në qytet shoqërohej me batutat e roleve apo kërkesat për autografe. Pas kësaj shfaqjeje nisën sukseset e tjera, të cilat u bënë edhe shkolla e shumë aktorëve tanë.

Viktor Gjoka 3

Skandali
Në këtë kohë nisi të pëshpëritej për “historinë skandaloze” dhe turbulluese – aktori i shquar i teatrit popullor ka lënë shtëpinë, gruan dhe fëmijët dhe ka vënë kurorë me një vajzë gjimnaziste, shoqen e vajzës së tij. Pas kësaj, Viktorin e hodhën në prodhim, duke i privuar edhe të drejtën për të luajtur në teatër. Ai tashmë ishte njëri nga të larguarit në “gjirit e ngrohtë të klasës punëtore”. Po atë nuk e la, atë çupëlinën bukuroshe, që i ishte ngjitur keqas. Ish 17-vjeç, dhe marrosja e saj verbale me Hljestakovin, Xha Halilin apo Mihallaqin, bëri të flitej gjatë.

Ajo, Elena shpërfillëse e një opinioni të frikshëm, mohuese e familjes së saj, e shoqërisë, verbohet për një aktor të madh, por dhe për një burrë gati të të pesëdhjetave, aspak të bukur. Kjo grua e re nuk iu nda në asnjë moment përpos vështirësive, të cilat nuk i mendonte se do i sillte dashuria e tyre. Në një nga intervistat e tij Viktori pohon se “Njeriu bie në dashuri si në një gropë të errët dhe shikon nga të kapet e të dalë përsipër. Por unë mbeta brenda dhe nuk dola dot. Por grua e mora, nuk e mbajta dashnore si shumë të tjerë”, madje njëherë provon të shkojë në zyrat e komitetit të partisë me shpresën se pas kaq vitesh mund të kishte shpresë për t’u rikthyr në teatër, ndërsa ai ju përgjigj – “Ah, more Viktor Gjoka, ç’na bëre”, Pse na e bëre si lopa more? I dhe një shkelm kusisë dhe na e derdhe qumështin”. “Po unë qumështin e derdha, i thotë Gjoka, por të na rrojë lopa, se lopa bën tjetër qumësht”. “Ah, për këto je i zoti ti, por, këtë që bëre… do ta vuash”. “Pse kapeni me mua që mora një nuse të re”, i thotë Gjoka. “Unë e bëra këtë mëkat. Po Babë Myslymi…?! “Pse, ore, Babë Myslymi je ti?!”.

Vendimi për ta larguar nga teatri ishte pas disa mbledhjesh me kolektivin. Por a do të mundej aktori të shkëputej nga ai teatër që i dha aq emocione? -Flitej se kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në strehëzat e tyre, nga lagja e Tiranës së re nga ku ai banonte, dilte dore për dore një çift duke bredhur rrugëve për t’i mbajtur këmbët nga Teatri Popullor nën pishat e errësirës me një hije trishtimi. Mbanin vesh, njëri shkëputej, tjetri rrinte në këmbë dhe ai që ish shkëputur (Viktori) puthte dyert dhe muret e teatrit, pastaj binte në gjunjë, pëshpëriste dhe bënte kryq.

Ishte kjo periudhe kur “armiku” Viktor Gjoka nuk mundej të siguronte as bukë në shtëpi, madje vete ai ka pohuar se shkonte dhe rrëmonte në kazanët e mbeturinave kotheret e bukës për t’i pastruar e servirur si ushqimin e ditës. Qarkullonin fjalë se bezdisjet e njerëzve të policisë (80 lekshave) ishin normalitet për netët e tyre, pasi komenteve të turpshme me zë të lartë i bashkohej edhe grushtimi i dyerve shoqëruar me fjalë fyese për të nxitur reagimin e çiftit. Fëmijët shiheshin rrallë, ndërsa gruaja e tij e re, dilte pak dhe kurrë vetëm. Pas kësaj nisi një “rehabilitim” i Gjoka-ve. E shoqja nisi punë si shitëse buke, ndërsa Viktori filloi të aktivizohej tek-tuk me ndonjë film. Kjo ishte edhe koha më e qetë për të projektuar edhe fëmijët e tyre.

Largimi
Në vitin 1997 largohet në Itali, aty nis gjithçka nga e para. Kampe, përpëlitje, miq të rinj … deri në momentin kur njihet me konteshën Romane, e cila u robërua nga elektriciteti i aktorit tonë, duke bërë që t’i siguroje strehë atij dhe familjes si shpërblim për artin e bukur. Pas kësaj shkruhet një histori më e qetë për Viktorin. Nis të jetë i lirë me aktivitetet që zhvillonte me emigrantë, krijon shoqatën e artistëve në pension “DEA”, vendos pjesë dhe bën të tërheqë vëmendjen e gjithkujt që interesohet për teatrin. Realizon filmin artistik “Tirana në Europë” pa humbur në asnjë moment kontaktin me Shqipërinë. Shoqata “Dea” i krijoi mundësi të realizonte të pamundurat e së shkuarës, e megjithëse në një moshë jo shumë optimale, ai vazhdoi të dominojë. Interpretoi në shqip, italisht, greqisht.
“Jam i sigurt se teatri bën pa mua, por unë nuk bëj dot pa teatrin” – thotë Kadri Roshi dhe po i të njëjtit mendim ishte edhe Viktori. Për të qenë pranë teatrit, ai i pranoi të gjitha sfidat.

A ishte teatral?!
Teatraliteti që kryesisht ndjehej te aktorët në atë periudhë nxitej më shumë edhe nga fakti i ngritjes se zërit apo mimikës së ekzagjeruar pasi salla e madhe ishte pa akustikë dhe spektatori duhej ndihmuar të kuptonte tekstin e veprës. Ndërkohë që aktorët, të cilët po merreshin me filmin po e largonin pak nga pak këtë dukuri. Filmi i mësoi aktorët e kastit, të qenë më të vërtetë dhe më të besueshëm, duke bërë që interpretimi i tyre të ishte më i natyrshëm. Viktori duke mos e pasur mundësinë e realizimit të asnjë filmi, rrezikohej më shumë nga kjo lojë, gjë që e ndeshim pjesërisht në filmat e pakët që mundi të realizonte. Por teksa dëgjojmë pjesët e regjistruara shohim se ky interpretim ishte i natyrshëm për të gjithë trupën e aktorëve.
Viktori nuk e pati shansin t’i filmoheshin shfaqjet, apo t’i organizohej diçka speciale në teatrin ku ai u formua dhe la aq shumë, madje nuk ka të mbjellë as edhe një pishë me emrin e tij, siç e kanë një pjesë e kolegëve të teatrit, pasi ishte ende gjallë kur u mbollën në atë oborr ku orët ishin të pallogaritshme. Megjithatë ne ende flasim për figurat e tij falë asaj çka na ka mbërritur nga rrëfimet e kolegëve apo spektatorëve që mundën të prekin lojën e Viktor Gjokës. Shiritat e regjistruar në radio dhe koleksioni modest i filmit, vetëm sa munden të na kujtojnë se dikur ka qenë edhe një aktor, i cili për shkaqe banale, persekutohet dhe i ndalohet ushtrimi i profesionit që donte aq shumë, nga teatri. – Kanë qenë kolegët-aktorë ata që më kanë thënë “Sa bukur e ke luajtur këtë gjë”, “Sa bukur ke qëlluar në këtë rol” dhe me një sy kritik të vëmendshëm më kanë treguar detajet e filozofisë sime të aktrimit – thotë Viktori. Nga ana tjetër politika, gjithmonë ka qenë në rivalitet me artistin. Ajo e ka anashkaluar atë, vazhdimisht duke e minuar me mungesën e investimeve për ta. Janë fatlumë të gjithë ata që kanë mundur ta shohin në skenë, fatkeq ata që nuk kanë mundur ta shohin, dhe të dëshiruar për ta parë do të ketë gjithmonë! /GazetaShqiptare/

La gruan, fëmijët dhe u martua me shoqen e vajzës, skandali që dënoi aktorin e madh Read More »

HISTORIA E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE NE FOKUS/ JA VLORA NE VITET ‘20-30, KUR “HIDHTE NE DET” ITALIANET E PERANDORISE SE MADHE

Epopeja e Luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920 ёshtё njё nga faqet mё tё lavdishme tё historisё tonё kombёtare. Mё 29 maj 1920 u mbajt kuvendi nё Barçalla, njё shpat mali pranё Dukatit ku pjesemarrёsit aprovuan propozimin pёr tё filluar sa mё parё kryengritjen çlirimtare kundёr pushtuesit Italian. Mё 26 prill 1915 midis qeverive tё Italisё dhe ANTANTЁS u nёnshkrua Traktatit i Fshehtё i Londrёs pёr copёtimin e trojeve shqiptare.

Nё kёtё traktat Vlora, ishulli i Sazanit, Himara dhe Hinterlandi i saj ju la Italisё. Pёr kёtё arsye nё Kuvendin e Barçallasё ku ishte pjesmarrёs dhe kryeministri i Qeverisё sё Lushnjёs Sulejman Delvina, u zgjodh njё Kёshill Kombёtar prej 30 vetёsh dhe nga gjiri i tij doli Komiteti “Mbrojtja Kombёtare” prej 12 anёtarёsh, tё cilёve ju ngarkua drejtimi i kryengritjes.

Kryetar i komitetit u zgjodh patrioti Osmёn Haxhiu. Mё 2 qershor 1920 nё Beun u mblodhёn rreth 4000 luftёtarё nё pёrgjigje tё thirrjes sё Komitetit tё Mbrojtjes dhe lidhёn besёn pёr tё luftuar deri nё vdekje kundёr pushtuesve.

Kjo ishte njё luftё jetike pёr mbrojtjen e kufijve tё shtetit shqiptar, tё cilat pёrveç rrezikut Italian, rrezikoheshin tё coptoheshin nё veri dhe jug nga ushtritё greke e serbe.

Bashkimi i Vlorёs dhe mbarё Shqipёrisё nё kushtrimin pёr liri kundёr ushtrisё Italiane bёri qё tё fitohej njё nga luftrat mё tё rёndёsishme nё historinё moderne tё Shqipёrisё, ku nё harkun kohor tё 5 qershorit dhe 3 shtatorit tё vitit 1920 trupat italiane tё mposhteshin nga ato shqiptare dhe tё ktheheshin kokёulur nё Gadishullin Apenin.

Udhëheqës të Luftës së Vlorës ishin Qazim Koculi, Ahmet Lepenica dhe Osmën Haxhiu. Çlirimi i Vlorёs i hapi rrugё çlirimit dhe tё krahinave tё tjera shqiptare qё mbaheshin tё pushtuara nga ushtritё greke e serbe, duke mundёsuar nё kёtё mёnyrё çlirimin e gjithё trojeve Shqiptare.

Betimi i datës 29 Maj 1920 në Barcalla: “Me ndihmë e pa ndihmë të viseve të tjera të Shqipërisë, do të luftojmë deri sa të bashkohemi me shtetin tonë ose, në mos e arrifshim këtë ideal, të vdesim me armë në dorë që ta marrë vesh bota e qytetëruar se shqiptari për lirinë e vet din të vdesë dhe kur vendos të vdesë, s‘e trembin milionat me ushtri e topa”.

Më poshtë janë disa foto të Vlorës së atyre viteve, para dhe pas luftës me italianët.

Selam Musailindi më 1860 në fshatin Salarì të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj.

Nuk ishte i arsimuar por ishte një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj qeveritarëve turq. Mbasi u rekrutua ushtar, kaloj 5 vjet në Jemen, ku mori dhe titullin Agë. Më pas shtëpia dhe stani i Selam Salarisë ishin shndërruar në qëndra të rëndësishme për çetat patriotike dhe pjestarë i çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Në 1911 mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundë trupave turke e më pas kundër andarteve greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi të mbronte Jugun e Shqipërisë nga forcat greke ku edhe u plagos. Trimëria e shqiptarëve do të çudiste kolonelin Tomson që komandonte forcat e rregullta shqiptare. Në Hormovë lufta do të ishte e rëndë, Selam Musai do të plagosej. Bilbil Zekua nga Hormova do ta shpëtonte nga vdekja duke rrezikuar jetën e tij. Andartët grekë do të masakronin në 29 prill 1914 më shumë se 200 burra nga Hormova në një kishë. Pjesa më e madhe e Labërisë do të shpërngulej. Ky kalvar do zgjaste deri më 1920, vit në të cilin Selam Musai do luante një rol të rëndesishëm. Më 1920 bëhet anëtar i Mbrojtjes Kombëtare me kryetar Osman Haxhiun, të ngritur në krahinën e Tepelenës në Baçardha u mblodhën prijësat e Labërisë, më 23 Maj 1920, dhe u vendos t’i dërgohej ultimatum italianëve, për dorëzimin e Vlorës. Kur rreziku u bë i madh në fshatrat dhe qytetin e Vlorës, Selam Musai udhëhoqi fshatarët e Labërisë kundër forcave okupuese italiane me garnizonin e Kotës, Drashovicës, Kaninës e rrethinave të Vlorës. Në luftime, u shqua aftësia e tij udhëheqëse dhe trimëria e tij, në luftimet që shkuan deri në trup më trup në “Qafë të Koçiut” dha jetën për çlirimin e vendit më 12 qershor 1920, dhe u bë simbol i patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit popullor të Labërisë e mbarë Shqipërisë. Heroizmin e Selam Salarisë, populli e përjeton me këngë: “Ç’e zure topin nga gryka, lule more Selam lule“, kurse presidiumi i kuvendit popullor e deklaroi Hero të Popullit

HISTORIA E SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE NE FOKUS/ JA VLORA NE VITET ‘20-30, KUR “HIDHTE NE DET” ITALIANET E PERANDORISE SE MADHE Read More »