Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Kur na ndan vetëm një ditë nga kjo festë kombatare, mbrëmjen e sotme në emsionin “Identiteti” nën drejtimin e moderatores Aida Shtino në Fax News, po flitet pikërisht për Pavarësinë e Shqipërisë.
Një ndër temat për të cilat po flitet është për historinë e flamurit kombëtar shqiptar dhe për origjinën e tij.
Shumica dërrmuese e historive të treguara për flamurin e shpalljes se Pavarsisë nuk dihet nëse janë të vërteta. Flamuri i cili u valevit ne Vlorë në 28 nëntor 1912 që ne jemi mësuar të shohim në fotogratite e filmave shqiptare të gjithë këtyre viteve nuk dihet nëse është flamuri i vërtetë i asaj dite.
Të gjithë protagonistët e debateve janë në mendime kontradiktore, të gjitha intriguese, por që prej të cilave nuk dimë se kë të marrim për bazë, sepse të gjithë duan autorësi absolute për Flamurin e datës se 28 nëntorit të vitit 1912.
Secili protagonist tregon nga një variant, duke marrë prej varianteve të të tjereve ndonjë detaj e duke shtuar detaje sipas deshirës, duke ngatërruar ngjarje e data. Nuk është çështja për të zgjedhur me bindësen, por të vërtetën.
Por cili është varianti më afër të së vertetës.
“Ka një variant të treguar nga baronesha Marie Amelie Freiin von Godin, të sjellë në anglisht nga Robert Elsie. Sipas saj, mëngjesin e 28 nëntorit te vitit 1912 Hyjed Efendiu i kishte kërkuar të merrte prej dhomës së Eqrem Beut flamurin, që ai e mbante atje në një kornizë, sepse atë ditë do të shpallnin pavarësinë dhe ju duhej të ngrinin një flamur. Baronesha shkruan se vajti e mori dhe ua dha atë flamur, që sipas saj Eqrem beu kishte tetë vite që e mbante me vete kur udhëtontë nëpër Shqipëri, në ato kohë kur askush nuk guxonte as shqip të fliste, se ar restohej dhe dë nohej.”
Por,Thanas Floqi ka shkruar se Petro Dhimitri ka qënë në Vlorë ditën e shpalljes së pavarësisë, pasi ka punuar bashkë me Marigo Pozion, kunaten e të vëllait të Thanasit, për gdhëndjen e figurës së shqiponjës, që u përdor si stampë për flamurin e ngritur atë ditë nga Ismail Qemali, i cili zbukuroi tërë qytetin.
Ky fakt duket i çuditshëm dhe i pabesueshëm, pasi nuk do t’i falej një fotografi, as ai nuk do t’ia falte kurrë vetes, të rrinte të gdhendte shqiponja e të mos shkrepte një fotografi ditën e shënuar të një kombi, një dite e papërsëriteshme në historinë e një populli. Duke u nisur nga ky arsyetim, mendohet se Petro Dhimitri, fotografi nuk ka qenë në Vlorë në 28 nëntor 1912. Ai ka qënë në Vlorë ditën e përvjetorit të parë, më 28 nëntor 1913 kur shkrepi fotografinë që njohim dhe ndoshta ka përgatitur edhe flamurë për zbukurimin e qytetit atë ditë.”
Ndërkohë sipas Spiridon Ilos, grupi që u nis nga Rumania për shpalljen e pavarësisë kishte marrë me vete edhe flamurin që do të ngrinin. Sipas djalit të tij, Vangjo Ilo, Spiridoni i kishte thënë: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj pasi e valviti Ismail Qemali unë e mbërtheva në parmak me sq epar.”
Por cila është e historia e flamurit dhe origjina e tij? Ku ka përfunduar flamuri original i shpalljes së pavarsisë dhe a ka ndonjë të dhënë se ku ndodhet sot?
Numan Sulo Bilani, u lind në Radhimë në vitin 1927. Qysh fëmijë ai ndjeu vështirësitë e jetës. Pasi kreu ciklin e ulët të shkollës në fshat, në vitin 1941 fillon studimet në shkollën Tregëtare Vlorë, i regjistruar me No. Amze: 804. I ndikuar nga veprimtarë ant ifashistë, me të cilët banonte në lagjen “Lirim”, u aktivizua qysh në fillim me lëvizjen an tifashiste në qytetin e Vlorës.
Eshtë pjesëmarrës në Demo stratën e Bukës në Mars 1942 së bashku me shokët e tij të shkollës Tregëtare. Duke u aktivizuar në ak sione të ndryshme si shpërndarje tra ktesh, grumbullime ndihmash për part izanët, etj. në mes rrez iqesh pa fund, djaloshi 14 vjeçar, u burrërua para kohe. Aktiviteti i tij ra në sy të fash istëve italianë, deri sa një ditë, qëndrimi i tij në qytet dhe vazhdimi i shkollës u bë i pamundur.
Prandaj në verën e vitit 1943, Numani detyrohet të hidhet në ile galitet, duke qenë gjithmonë aktiv në veprimtarinë an tifashiste. Merr pjesë në lu ftën e Drashovicës në Shtator 1943, duke treguar trimëri e guxim për vetë moshën e re që kishte. Më pas vazhdoi aktivitetin brënda në qytet, pranë Komitetit Qarkor të PK, deri më 28 Nëntor 1943, kohë të cilën u inkuadrua në radhët e bata lioneve të para të Brig. së V partizane. Luf tëtari i vogël, gjithmon dallohej për guxim e papërtueshmëri. E në një përpjekie me push tuesit na zistë në Dhjetor 1943, në Bolenë, bie trimërisht 16 vjeçari Numan Bilani, me fjalët e fundit: “Hak marrje! Ne do të fitojmë!…”
Eshtrat e Numanit pr ehen në vor rezat e dëshmorëve, Vlorë.
Gruaja më e bukur në botë e të gjitha kohërave është Fevzia Fuat Ali, vajza e mbretit Faruk dhe është me origjinë shqiptare.
Fawzia Fuad nga Egjipti, e njohur edhe si Muluk Fawzia e Iranit, ishte një princeshë egjiptiane që u bë Mbretëresha e Iranit si gruaja e parë e Mohammad Reza Pahlavi, Shah i Iranit. Fawzia ishte e bija e Fuad I, djali i shtatë i Ismailit.
Publicistja Nora Malaj duke komentuar faktin që femra më e bukur në botë është shqiptare, thotë:
“Kur e lexon ndjehesh krenare që jemi racë e bukur, me inteligjencë të lartë, me vitalitet, ndonëse jemi ende në terminal!
Malaj thekson se ne duhet të ndjejmë krenari për racën tonë të bukur e të pastër shqiptare.
Edhe pse vetë nuk donte të identifikohej si gruaja më e bukur në botë, Hollivudi ia ka dhënë këtë nder.
Kështu, është një shqiptare, gruaja më e bukur e të gjitha kohërave, duke lënë pas Marilyn Monroe apo Elizabeth Taylor.
Fevzia Fuat Ali, bija e mbretit Fuad të Egjiptit, ishte dhe grua e shahut të Iranit, Muhamed Reza Pahlavi.
Ajo konsiderohej si një figurë hyjnore në mesin e shekullit të shkuar.
Gazetat më të mëdha e kanë shpallur atë si Miss Bota e pashpallur.
Ajo u divorcua nga i shoqi në vitin 1948 dhe u martua me një kolonel me gjak shqiptar, Ismail Husein Shirin Bej.
Fevzia u lind në Aleksandri të Egjiptit më 5 nëntor 1921. Ajo vdiq në 2 korrik 2013 në moshën 92-vjeçare, në Aleksandri.
Qyteti antik i Orikut, i ndodhur pranë qytetit të sotëm të Orikumit, në Vlorë, i themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r.vijon të tërheqë vëmendjen e arkeologëve për kërkime dhe zbulimin e historisë nën rrënoja.
Së fundmi, arkeologët e palodhur po sjellin fakte interesante rreth zbulimeve të bëra në Fontanën Monumentale, Kishën Paleokristiane, Portën hyrëse në anën lindore ku janë zbuluar teknika të reja dhe periudha ndërtimi të pahasura më parë.
Rezultatet shkencore të këtij sezoni gërmimesh priten të dalin ku publiku dhe specialistët po i presin me padurim.
Qyteti antik i Orikut shtrihet pranë qytetit të sotëm të Orikumit, themeluar nga Eubeati në shekullin Vl p.e.r., në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r., si port i rëndësishëm i Adriatikut. U shfrytëzua nga romakët në luftërat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
shekullin Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin Maria. Këtë gjë e shohim tek manastiret e Ardenicës (Lushnje), Apolonisë (Fier), Manastirin rrënojë të Ballshit, Manastirin e Zvërnecit, Manastirin e Dhërmiut, etj.
Sot, qyteti i Orikumit mbetet një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore./atsh
Kalaja e Gjon Boçari është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe Shën Gjergjit.
Kalaja e Gjon Boçari është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë dhe Shën Gjergjit.
Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit. Kurtinat kanë një trashësi prej 1,80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave.
Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes, arrin 4 m, ndërsa parapeti i ruajtur vetëm si gjurmë, kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese.
Në burimet historike Gjon Boçari mendohet se shfaqet që në shek. XVII. Një regjistrim osman në fund të këtij shekulli, shënon në Sanxhakun e Vlorës një qytet me emrin Gjoniqestra, i cili kish edhe një lagje hebraike me 61 kryefamiljarë.
Ky vendbanim mendohet të jetë kalaja e Gjon Boçarit, pasi emri Gjoniqestra, mund të përkthehet kështjella e Gjonit, që i përgjigjet mjaft mirë kalasë së Gjon Boçarit. Fshati Gjonboçar përmendet në letrën që Himarjotët i dërguan careshës së Rusisë, Elisabeta Petrovna, më 1759.
Sot në veri të kështjellës ruhen rrënojat e banesave të këtij fshati dhe janë pjesë e zonës së mbrojtur të monumentit. Kështjella vizitohet për herë të parë nga arkeologu austriak Carl Patsch, në vitin 1904. Nga vëzhgimet e kryera prej tij në brendësi të kështjellës nuk u gjetën rrënoja objektesh, për këtë arsye ai mendon se garnizoni që qëndronte në këtë kala, ka ndenjur në çadra ose ndërtime druri të lehta.
Vëzhgime të tjera janë kryer nga arkeologu shqiptar Damjan Komata, i cili kështjellën dhe rrënojat e vendbanimit jashtë saj i daton rreth shek. XV. Nga vëzhgimet arkeologjike të viteve të fundit, në kodrën ku ndodhet fortifikimi janë gjetur gjurmë të një varreze antike./atsh
Sekretari i Mehmet Shehut: Fortifikimi, arma e fortë që i duhej ushtrisë
INTERVISTA/ Flet ish-zyrtari i lartë i ushtrisë shqiptare, Hysen Qendro: Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, e ka të domosdoshme përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër kryesorët është edhe fortifikimi
Historia e fortifikimit të jashtëzakonshëm të ushtrisë shqiptare në sistemin monist, shifra dhe fakte të pabesueshme rreth saj. Që të gjitha, vijnë përmes një interviste të posaçme për “Albanian Free Press”, të Hysen Qendros, një personalitet i njohur ky nga kuadrot e ushtrisë sonë të asaj kohe. Prania e tij në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, ka kontribuar në reformimin e ushtrisë, që u krye në vitet 1974-1981, nën drejtimin e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu. Për të cilin tregon edhe sesi ideoi e organizoi eksperimentin në rajonin e Rëzomave të Delvinës, ku u kryen qitje të drejtpërdrejta mbi qendrat e zjarrit. Sipas tij, fortifikimi atje ku u ndërtua nuk cenon asgjë, përkundrazi, “është një dëshmi e kohës e po të ruhet e mirëmbahet do të jetë i gatshëm për çdo rast”. “Ndjej keqardhje për politizimin që u bëhet objekteve fortifikuese nga politikanë e shtetarë”, pohon më tej ai…
Intervistoi: Albert Zholi
Z. Qendro, përse në atë sistem, fortifikimi ishte domosdoshmëri e mbrojtjes sonë?
Në kohët e sotme, zhvillimi dhe shpërndarja me shpejtësi e informacionit, është një e mirë e madhe dhe forcë lëvizëse edhe për fushën e mbrojtjes. Por pasja e informacionit nuk vlen pa nxjerrë përfundime dhe lypset pjesëmarrja e organeve të specializuara dhe specialistëve që kanë punuar për një kohë të gjatë në fushat përkatëse. Tek ne ndodh një dukuri e veçantë. Këtu ata heshtin dhe flasin politikanët, shtetarët e mediat, që nuk kanë njohuritë e nevojshme mbi problemet dhe që as kanë punuar në atë fushë. Kështu, p.sh., për fortifikimin që është ndërtuar në vendin tonë, nuk flasin ushtarakët të cilët e kanë ideuar dhe ndërtuar atë, por ata që nuk njohin ligjet objektive të luftës dhe as parimet apo rregullat e veprimeve luftarake, duke përhapur mendime dhe qëndrime të gabuara për këtë çështje. Ndjej keqardhje për politizimin që u bëhet objekteve fortifikuese nga politikanë e shtetarë. Vendi ynë i vogël me numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, me strategji të qartë për mbrojtjen e vendit të vet, e ka të domosdoshme përgatitjen që në kohë paqeje të çdo elementi të mbrojtjes, ku një ndër kryesorët është edhe fortifikimi. Situatat reale ushtarake e diktonin domosdoshmërinë e fortifikimit të pozicioneve, rajoneve dhe brezave tanë të mbrojtjes, si masë shumë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së saj. Kurse fortifikimi i përhershëm kërkon kohën e nevojshme dhe duhet kryer përpara fillimit të luftës, pra që në kohë paqeje, për të qenë i gatshëm për të mbrojtur forcat dhe mjetet nga goditjet e fuqishme të mësymësit në kohë lufte. Fortifikimi i ndërtuar sipas pozicioneve, rajoneve dhe brezave tanë të mbrojtjes, ka kushtuar vlera të konsiderueshme ekonomike dhe ka angazhuar fuqi të madhe njerëzore për një periudhë dhjetëvjeçare dhe atje ku u ndërtua nuk cenon asgjë, përkundrazi, është një dëshmi e kohës e po të ruhet e mirëmbahet do të jetë i gatshëm për çdo rast. Kur analizojmë dhe gjykojmë për vlerat e fortifikimit të mbrojtjes sonë, t’i shohim e t’i gjykojmë jo me gjendjen e sotme politiko-ushtarake dhe të sistemit ekonomiko-shoqëror të sotëm në vendin tonë, por me Shqipërinë e asaj kohe, me gjendjen, kushtet dhe sistemin ekonomiko-shoqëror të saj. Veç kësaj, atëherë dhe sot, lypset të kuptojmë se shkenca ushtarake me ligjet e saj kanë vërtetuar se terreni dhe fortifikimi janë aleatë të përhershëm. Ata janë “skena” ku kryhen veprimet luftarake, që përgatiten dhe pajisen me kohë, sipas planëzimit luftarak. Kjo është domosdoshmëri që nuk duhet e nuk mund të mohohet, sidomos për kushtet e vendit dhe ushtrisë sonë të vogël, të pozicionit gjeopolitik të Shqipërisë në Ballkan. Askush nuk na siguron se nuk do të ketë më nevojë për objekte fortifikimi. Ato janë të ndërtuara dhe duhet të ruhen.
Kur dhe si filloi fortifikimi i mbrojtjes sonë?
Fortifikimi i mbrojtjes sonë filloi pas një studimi dhe përnjohje të hollësishme të terrenit, nga kuadrot më të larta ushtarake, në bashkëpunim me komandat e njësive, sipas një plani të veçantë. Objektet fortifikuese u vendosën sipas koncepteve taktike, operative dhe strategjike të artit tonë ushtarak dhe drejtimeve përkatëse të mbrojtjes. I ndërtuar në atë periudhë, fortifikimi e kreu funksionin e vet duke u treguar kundërshtarëve se ky vend kishte zot; se në rast sulmi ndaj tij armiqtë do të përballeshin me një mbrojtje që nuk mund të kalohej kollaj. Ishte organizimi ushtarak i përsosur, përgatitja e vijueshme ushtarake e të gjitha strukturave dhe kontigjenteve, fortifikimi i rajoneve dhe brezave tonë të mbrojtjes, si dhe gatishmëria e lartë luftarake, të cilat synonin që mbrojtja e vendit të ishte e sigurt dhe e paprekshme. Fortifikimi i vendit për kohë lufte, i shërben mbrojtjes së forcave dhe mjeteve, veçanërisht gjatë përpunimit që armiku mësymës do t’i bëjë dispozitivit të mbrojtësit, që nga vija e parë e në thellësi, duke e goditur me aviacion, artileri dhe raketa, për ta paaftësuar e mbajtur nën goditje të pandërprerë kundërshtarin për një kohë të gjatë, siç vepruan forcat e NATO-s kundër objekteve të forcave serbe në luftën e Kosovës. Fortifikimi i ndërtuar në vendin tonë përballon në një masë të madhe jo vetëm goditjen e kundërshtarit me armët konvecionale, por edhe nga armët e dëmtimit në masë. Objektet fortifikuese ishin të shumëllojshme. Siç ishin edhe llojet e armëve e të shërbimeve, për të siguruar mbrojtjen vetjake dhe të përbashkët të luftëtarëve dhe të popullatës së paaftë për luftë. Duke e parë nga këndvështrimi i vlerave, që fortifikimi u jep veprimeve taktike dhe operative të trupave si dhe organizimit të sistemit të zjarrit, le të analizojmë disa nga argumentet konkrete si masë e domosdoshme e sigurimit luftarak. Përvoja e veprimeve luftarake në vija të fortifikuara dhe ajo e stërvitjeve me trupa e ushtrisë sonë, tregojnë se probabiliteti i goditjes së ushtarit, që lufton nga qendra e zjarrit, është shumë më i vogël sesa kur lufton në terren të hapur. Për ta vërtetuar këtë, në vitin 1988 në krye të një grupi oficerësh, efektivë të batalionit artmitralier të Çerenecit, në Peshkopi, kam kryer eksperimentin me qitje reale për të nxjerrë treguesit konkretë sesa plumba mund të hynin në frëngjinë e qendrës së zjarrit dhe sa goditje mund të merrte ushtari kur lufton brenda saj. Eksperimenti u krye mbi një qendër zjarri, që ndodhej në pjerrësitë e lartësisë 802, 500 metra larg lapidarit të partizanit Tercilo Kardinali, hero i LANÇ-it, efektiv i batalionit partizan “Antonio Gramshi”. Përfundimi: nga gjithë ai vëllim zjarri, plumbat goditnin kupolën dhe vetëm gjashtë prej tyre e rrezikonin ushtarin.
Si u veprua para se të kalohej në prodhimin në masë të qendrave të zjarrit?
Fortifikimi edhe në pikëpamje teknologjike është studiuar dhe eksperimentuar për cilësinë e ndërtimit të objekteve të tij. Përpara se të kalohej në prodhimin në masë të qendrave të zjarrit, për të parë qëndrueshmërinë ndaj goditjeve të artilerisë, të raketave dhe të efektit të zjarrit mbi efektivin, që do të luftonte brenda dhe jashtë tij, në vitin 1976, në rajonin e Rëzomave të Delvinës u kryen qitje të drejtpërdrejta mbi qendrat e zjarrit të një garnizoni pesësh. Ky rajon, në pikëpamje ushtarake, ishte një rajon tipik për vendosjen e forcave të skalioneve të dyta të mbrojtjes nga drejtimi bregdetar; por ajo ultësirë, e rrethuar nga lartësi, është shumë e përshtatshme, që kundërshtari ta përdorë për desantim, në ndihmë të forcave mësymëse që mund të veprojnë nga deti dhe nga drejtimi i Konispolit. Kjo ishte mbajtur parasysh në fortifikimin e atij rajoni. Me qëllim që qendrat e zjarrit të provoheshin për aftësinë mbrojtëse të tyre dhe shkallën e dëmtimit të forcave të gjalla nga zjarri i artilerisë, në to dhe në trashe, u futën kafshë eksperimentale; në secilën prej tyre zjarri u futën: një qen; një dele ose dhi dhe një lepur. Në gojë u vunë nga një shkop, për ta mbajtur të hapur, për efekt të krismave të predhave. Edhe në çdo element “E-4” u vendosën gjë të gjalla, si më sipër. Ndërsa në transhetë e qendrave të zjarrit, kafshët u vendosën çdo 6 metra. U vendosën dhe 20 figura në formën e pupacëve, me përmasat e trupit të njeriut. Kjo ishte gjendja që u sajua për të matur qëndrueshmërinë e fortifikatave dhe shkallën e dëmtimit të gjallesave, që ishin brenda dhe jashtë tyre, të cilat u qëlluan fuqishëm nga zjarri i armëve të kalibrave të ndryshëm të artilerisë. Në fillim u kryen qitjet me shënjim të drejtpërdrejtë, së pari me topin 75 mm, topin 107 mm, 85 mm dhe 100 mm. Pas tyre u krye qitja indirekte, me armët përkatëse, që përmendëm më sipër, duke filluar me baterinë e mortajave 160 mm, 120 mm dhe 82 mm. Pas këtyre dy lloj qitjesh, me bateritë e asaj artilerie, u krye qitja me zjarr të shpejtë me të gjitha bateritë njëherazi për pesëmbëdhjetë minuta mbi pozicionin e fortifikuar. Në fund u hap zjarr edhe me predha reaktive 130 mm.
Qendrat e zjarrit dukeshin me pajime të plota, ishin të pamaskuara dhe të parrafshuara me tokën. Në situatë reale do të jetë e vështirë të zbulohen, qendrat e zjarrit dhe të goditen me aq saktësi, si në provën eksperimentale që zhvilluam ne.
Në eksperimentin tonë i takoi 4,8 predha për m². Po të shumëzohet sipërfaqja që zë toga e këmbësorisë, 50.000 x 4,8, do të duhej të hidheshin 240.000 predha, që po t’i shumëzosh me peshën mesatare të një predhe, duhen 2660 tonë municion, vetëm për të përpunuar me zjarrin e artilerisë pozicionin e fortifikuar të një toge të këmbësorisë në mbrojtje. Kur të shkoni ndonjëherë në Sarandë, hidhni sytë nga ajo fushë, ku, do të shikoni disa njolla të bardha pulla-pulla. Ato janë copat e betonit që kanë mbetur nga shkatërrimi i qendrave të zjarrit në të gjithë atë sistem kodrash përreth fushës. Ato vulosin turpin e shkatërruesve të organizuar të qendrave të zjarrit, të cilët s’kanë të ndaluar edhe sot.
Cilat kanë qenë rezultatet e eksperimentit të kryer nga ushtria jonë?
Në eksperimentin që u krye rezultoi: transhetë, që lidhnin qendrat e zjarrit me njëra-tjetrën, u dëmtuan aq sa nuk ekzistonin më, ndërsa hyrjet e qendrave të zjarrit ishin bllokuar me dhè. Të pesë qendrat e zjarrit, të cilat kishin formë dhe cilësi të njëjtë teknologjike, nuk patën dëmtime të mëdha; vetëm nga qitja me topin 75 mm rezultoi i dëmtuar elementi “E-2”, për të cilin, pas eksperimentit, u prodhua një element përforcues, “E-6”, që iu montua përpara, për ta mbrojtur. Eksperimenti tregoi se zjarri i artilerisë, që u derdh mbi atë pozicion të fortifikuar, asgjësoi plotësisht forcat e gjalla, që u vendosën në transhe, ndërsa ato që ishin future në qendrat e zjarrit, patën humbje shumë të vogla. Ky eksperiment u ideua, u organizua dhe u udhëhoq drejtpërdrejt nga strategu ynë ushtarak me përvoja luftarake, Mehmet Shehu. Me qëllim që të provohej veprimi i predhës që binte në afërsi të qendrës së zjarrit, sidomos pranë frëngjisë, për të parë ç’efekt kishte brenda në qendrën e zjarrit në kohën e plasjes, ç’masë dheu zhvendosej prej saj dhe pasojat mbi frëngjinë, u provua me një predhë mortaje 160 mm (predhë eksplozive). Ajo u vendos afër elementit “E-6”, përpara frëngjisë, u gropos në thellësinë 1.82 m, sipas llogaritjeve që bënë specialistët, në bazë të gropës që hap predha kur bie në tokë me fortësi mesatare.
BINDJA
“Përfundimi i këtij eksperimenti dhe përvoja e veprimeve stërvitore të ushtrisë sonë na bindën se fortifikimi, që u zbatua në vendin tonë, si nga ana teknologjike ndërtimore, ashtu dhe në vendosjen taktike e operative të objekteve, siguronin mbrojtje të qëndrueshme dhe aktive”.
HISTORI
Harxhimet më të mëdha të municioneve të artilerisë
Harxhimi më i madh i municioneve të artilerisë, që njeh historia e Luftës së Parë Botërore, është ai i ushtrisë aleate kundër Gjermanisë. Gjatë kundërmësymjes që u zhvillua prej 13 deri më 26 gusht të vitit 1917, në një front prej 15 km, u hodhën 14.000.000 predha. Ose në betejën e Stalingradit, më 3 shkurt 1943, ku në 5000 garnizone u hodhën 70.000 predha, që i takon 140 predha për çdo garnizon. Kjo sasi predhash, në qoftë se do të përdorej për të krijuar dendësinë që u arrit në eksperimentin tonë, do të mjaftonte për të përpunuar me zjarr artilerie vetëm tre pikëmbështetje të fortifikuara toge. Po kështu, edhe gjatë luftës në Vietnam, ushtria amerikane, në vitet 1950-1952, mbi 400 garnizone hodhi 6.075.000 predha. Me këtë sasi predhash, në qoftë se do të arrihej dendësia e predhave të eksperimentit tonë, do të ishte e mjaftueshme për të përpunuar me zjarr artilerie 215 pikëmbështetje të fortifikuara toge ose 24 rajone të fortifikuara batalioni. Përfundimet na vlejnë për t’u mbajtur parasysh gjatë përdorimit të artilerisë e të zjarrit të saj nga kundërshtari, për bllokimin e qendrave të zjarrit dhe të humbjeve të forcave që janë brenda tyre.
INTERVISTA/ Flet Hasan Luçi, ish-zbulues politik i Shqipërisë në Francë: Kur vdiq Enveri, profesori dhe mjeku francez, Pol Miliez dha një intervistë për në TF 2 të Francës: “Enver Hoxha ishte sigurisht një njeri misterioz, por jashtëzakonisht inteligjent, frankofon dhe që e njihte mirë vendin tonë”
Intervistoi: Albert Zholi
“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”. Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar. Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2. “Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste…
Z. Luçi, kemi folur shumë për miqësinë tuaj me Pol Miliezin. Ndërsa në numrin e kaluar, ju dhatë gjithashtu disa detaje interesante të vizitës së tij në Tiranë, por edhe të kohës kur ai drejtonte shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri. Kur jeni takuar për herë të parë me të?
Nuk kisha asnjë javë që mbërrita në Paris dhe kam shënuar në ditarin tim datën 17 janar 1972, kur u takova me prof. Pol Miliezin, për çështjen e vizitës së Hysni Kapos, që kishte vajtur atje një javë para meje, më 11 janar. Që në vajtjen e parë në Paris e njoha si mjek, ku çonim njerëzit tanë të udhëheqjes për vizitë, kështu që në shoqatë patëm takime më të shpeshta dhe u lidhëm me miqësi të mirë. Ai ishte tepër i thjeshtë, gjithnjë buzagaz dhe i vëmendshëm në bisedë, më dëgjonte pa m’i hequr sytë pavarësisht nga mosha e re që kisha. Po, siç e kam thënë edhe në bisedën e kaluar me ju, ai ishte edhe kryetar i shoqatës së Miqësisë Francë-Palestinë. Origjina e tij spanjolle e bënte më të afërt me ne si burrë me karakter, i shoqërueshëm dhe me humor të hollë. Ai vizitoi edhe vendin tonë dhe shkroi me dashuri për të. Sikundër, me autoritetin e tij ai mblodhi në shoqatë edhe miq të vërtetë të Shqipërisë dhe e bëri atë një qendër albanologjike që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, duke u bërë nxitëse e studentëve të rinj për studime të gjuhës shqipe. Para çdo veprimtarie me rëndësi të shoqatës, ai do të merrte mendimin tonë, pasi paraqiste programin konkret. Nuk ishte njeri që të përdorte bërjen e faktit të kryer. Ai ishte njeri shumë i hapur dhe i durueshëm për të mbajtur edhe ekuilibrin e rrymave të ndryshme nëpër degët e shoqatës në Francë. Ai më këshillonte se me cilët persona duhet të punoja realisht në shoqatë për çështjet e shtypit e të kulturës dhe njerëz jashtë saj të këtyre fushave. Për mua, kjo mënyrë sjellje nuk bëhej për të na gabuar në punën tonë, përkundrazi. Por dua të theksoj se para Pol Miliezit, nismëtar kryesor i shoqatës Francë-Shqipëri ishte Zhilber Myri. Ish-nxënës i shkollës së njohur Normale Superiore. Kishte lindur në 1920. U njoha me të në pritjen e parë të nëntorit 1961 në selinë tonë. Binte në sy menjëherë që larg për kokën me ballin e madh, trupmadh, mbante shkop se i qe gjymtuar njëra këmbë dhe çalonte. Qe i njohur për pikëpamjet e majta si opozitë e majtë qysh më 1956-tën në lëvizjen komuniste franceze, pasi mbroi Stalinin kundër hrushovianëve dhe u bashkua në tërësi me Partinë Komuniste të Kinës dhe Partinë e Punës së Shqipërisë. Pikërisht, për këto qëndrime ai u përjashtua nga Partia Komuniste Franceze më 1966-tën. Ai u fut në lëvizjen maosite më 1966 si anëtar i Byrosë Politike dhe nga 1968-ta iu kushtua mbrojtjes së të mërguarve të pastrehëve, të papunëve, të aksidentuarve në punë etj. Ai kishte titullin “agrezhe dë filozofi” dhe për veprimtari politike u pushua nga katedra e sociologjisë në universitetin e Bordosë. Po kështu, u përpoq edhe për përkrahjen e veprimtarinë e Republikës Popullore të Kinës, Republikës Popullore të Shqipërisë, lëvizjes palestineze (OÇP-së), pasi qe mik i madh i Palestinës, si edhe prof. Pol Miliezi, dhe lëvizjeve revolucionare e çlirimtare në botë. Botoi një seri librash, një kritikë të katolicizmit francez dhe në mbështetje të kristianizmit fillestar në botën moderne. Ai hynte në grupin filozofik francez dhe mori një tezë doktorate pasi kaloi 50 vjeç. Ishte njeri me kulturë të gjerë, intelektual i formuar, qe njeri i drejtë dhe objektiv
Është folur shumë në mediat shqiptare dhe ato të huaja për intervistën e z. Miliez pas vdekjes së Enver Hoxhës. Madje është përmendur dhe ajo shprehja që ju e cituat në numrin e kaluar dhe që ju e hoqët se “Enver Hoxha mbetet udhëheqës totalitar. Një herë tjetër do vini tek mendimi im i palëkundur”. Si është e vërteta e intervistës së Miliezit?
Vdekja e Enver Hoxhës u diskutua shumë në mbarë botën, jo vetëm në Francë. Ishte një ngjarje që bëri shumë zhurmë. Kur vdiq Enver Hoxha, prof. Miliezi dha një intervistë të shkurtër në TF 2 të Francës më 11 prill 1985. Në tranzicionin demokrat vazhdohet të spekulohet shumë me qëndrimin e Miliezit për mendimet mbi Enver Hoxhën dhe mjekimet e tij. Po jap shkurt frazat më kuptimplote të prof. Miliezit pas pyetjeve të spikerit: “Ai, (E.Hoxha – H.L) ishte sigurisht një njeri misterioz, por ishte jashtëzakonisht inteligjent, frankofon, e njihte mirë vendin tonë, njihte shumë mirë politikën botërore, të cilën e ndiqte nga afër dhe sidomos në bazë të informacioneve me prejardhje nga Franca… Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit. Kjo ishte një besnikëri e plotë… Shqipëria nuk ishte një vend i izoluar, por ishte një vend që donte të izolohej që të mund të krijonte regjimin e tij…”.
Po pyetjes mbi spastrimet e shumta në rrethin fare pranë Enver Hoxhës, si iu përgjigj ai?
Pyetjes mbi spastrimet e shumta në rrethin fare pranë Enver Hoxhës, ai iu përgjigj: “Po, sigurisht. Ju e dini se në të gjitha regjimet e këtyre kohërave kështu ndodh. Është e sigurt që ka pasur pastrime, por unë nuk e di se ç’bëhej me njerëzit që zhdukeshin. Franca nuk ishte aspak e pranishme në këtë vend dhe jo më shumë se vendet e tjera”… Siç shihet, prof. Miliezi i përmbahet vijës së miqësisë, duke dhënë vlerësimet e tij për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë. Ai çmon se Shqipëria s’qe vend i izoluar, siç e paraqesin demokratët e sotëm. Ai vlerëson informacionin që Enveri merrte nga Franca (ambasada jonë). Miliezi vijoi të punonte për miqësinë mes dy vendeve derisa qe gjallë, e cila dha një ndihmesë të çmuar në luftën kundër fashizmit përkrah aleatëve antifashistë. Ai ishte i pari që e kishte cilësuar mes nesh Enverin totalitarist. Pasi u largova nga Parisi, çdo Vit të Ri i çoja urimet e mia dhe ai m’i kthente ato duke i shkruar me dorën e vet. Edhe në vitin 1991 i çova dhe së bashku me të shoqen më ktheu “Falënderimet dhe urimet më të mira”.
Po pas largimit nga Franca, si i keni mbajtur marrëdhëniet? Ai ruajtët dhe a komunikonit?
Në dhjetor 1994, mora këtë letër qortuese për vendin tonë nga zonja Miliez me përmbajtjen: “Më 12 qershor 1994, prof. Miliezi vdiq në spitalin Bruse. Shtypi dhe mediat e përhapën në tërë botën këtë lajm të trishtuar. Vetëm Shqipëria nuk e mësoi në atë kohë. Prof. Miliezi ishte një mik i madh i popullit shqiptar. Dëshmitar është kjo statujë e Skënderbeut, me filigrame argjendi, dhuruar nga populli shqiptar dhe që e zbukuronte sallonin ku priste prof. Miliezi. Ai veç mjekëve shqiptarë, pati njohur shumë udhëheqës të Shqipërisë, i kuroi ata. Ai kishte ende shumë miq në Shqipëri dhe i admironte pa rezerva”. Ajo bashkëngjiste fotografinë e tij në sallon pranë dhuratës së sipërme. Gjithashtu, bashkëngjiste edhe faqen e buletinit të Urdhrit të Mjekëve (korrik-gusht 1994), në kujtim të prof. Miliezit, nën titullin “Pol Miliezi, një nga figurat më të mëdha të botës mjekësore të pjesës së dytë të shek. XX, na la më 12 qershor”, shkruar nga presidenti i këtij urdhri, prof. Bernar Glorion. Sigurisht, qeveria e Partisë Demokratike e quante atë komunist dhe veproi edhe me miqtë e Shqipërisë si brenda vendit, me nenin 24/1, për të dënuar një popull të tërë dhe ngrinte lart tradhtarët e popullit, bashkëpunëtorë të fashizmit, të cilët i rehabilitoi pa asnjë rezervë, rast i vetëm ky në botë pas fitores së koalicionit antifashist botëror më 9 maj 1945. Nuk di ende nëse ngushëllimet e mia mbërritën, pasi s’pata përgjigje, por duket se censura ka bërë punën e vet, pasi atëherë më patën hequr edhe telefonin e shtëpisë.
Me cilin bashkëpunonte Miliez në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Francë?
Prof. Raimond Hudari, neurolog i shquar, ishte zv/kryetar i shoqatës. Ky qe një nga personalitetet e larta me të cilin pas Miliezit trajtoja çështjet e shoqatës. Ai qe trup pakët, shumë i urtë, fliste pak, por sytë i kishte pishë dhe veshët katër; shumë i qetë, i mençur dhe me fytyrë të qeshur. Më të takohesha edhe për çështje mjekësore, vetëm apo së bashku me mjekë shqiptarë për vizita e mjekime të udhëheqjes sonë. Patëm një mirëkuptim të plotë me të dhe bënte punë serioze në shoqatë, duke marrë pjesë në veprimtarinë e saj. Disa herë ndenjëm së bashku në presidiume. Gruaja e tij u bë njohëse dhe mike e Shqipërisë. Kushëriri i tij, Zhan Hudari, sekretari i kolegjiumit të gazetës “Lë Mond”, ishte po ashtu njeri i qetë dhe fliste pak. Këtë e ftuam në Shqipëri edhe me garancinë e vet prof. Hudarit dhe shkroi realisht për Shqipërinë. Çiftin e mjekëve simpatikë, Abraham Behar dhe Madëlenë Estrin i njoha gjatë punës me shoqatën dhe kryesisht nga miku Zhilber Myri me të shoqen, pasi kishin shumë miqësi. U miqësuam shpejt se takoheshim shpesh, rrinim në debate të gjata në dreka e darka në shtëpitë e tyre edhe me gratë tona dhe në seli, apo me raste veprimtarish. Të dy këta ishin socialistë të majtë, në një parti të vogël (SFIO), por që luante një rol në aleancat politike të elektoratit francez dhe vërtet udhëheqësi i saj, Mishel Rokari u bë kryeministër i Francës në vitet ’90. Estrini ishte çifute franceze, kurse Abrahami çifut i lindur në Turqi dhe mërguar familjarisht në Francë. Ky punonte në spitalin Bruse, ku qe bërë mik me prof. Miliezin. Ky çift erdhi disa herë në Shqipëri dhe përfundimisht botuan librin “Shqipëria-shëndetësia publike dhe mjekësia parandaluese (190 faqe, në koleksionin e shoqatës, shtëpia botuese NBE, Paris 1976). Të dy qenë shumë aktivë në shoqatë dhe Abrahami u bë sekretari i përgjithshëm i saj, pasi vdiq Zh.Myria. Me këta bëra edhe takime në degët e shoqatës nëpër Francë dhe në shoqatën e Miqësisë Belgjikë-Shqipëri. Këta ishin tepër praktikë në punë, aq sa rregullonin vetë edhe sallat e mbledhjeve, vendosjen e pllakateve, të materialeve mbi Shqipërinë, pa treguar asnjë lodhje, por me thjeshtësinë e tyre tërhiqnin edhe të tjerët në punë. Të dy shkruan shumë artikuj mbi Shqipërinë. Me këta dhe grup miqsh kaluam 2-3 herë edhe uikende në shtëpinë e tyre të pushimit rreth 200 km larg Parisit në fshat.
Kush ishte vazhdues i punës së Pol Miliezit në marrëdhëniet me Shqipërinë?
Iv Lëturneri qe profesor filozofie, që jepte mësim në një lice në periferi të Parisit. Ai më parë kishte qenë arsimtar në Guadalupë, koloni franceze në Karaibe, ku kishte njohur edhe realitetin kolonial. Si i ri kundërshtues i padrejtësive, qe grindur edhe me nënën e vet, e cila kishte pikëpamje të djathta dhe sepse Ivi qe martuar në Guadalupë me një vendëse bukuroshe. Ai u bë një nga veprimtarët kryesorë më në zë i shoqatës dhe kryeredaktor i revistës së saj. Ai u ftua disa herë në Shqipëri dhe shkroi shumë artikuj për forcimin e miqësisë mes dy vendeve. Ai më njohu dhe më rekomandoi shumë miq të shtypit e radiotelevizionit francez dhe së bashku me ta mori pjesë edhe në emisione të ndryshme dhe në debate. Ai bëri edhe një debat të madh objektiv në një kanal të televizionit francez me Leka Zogun, duke fituar nderimin e dëgjuesve për argumentimin e saktë, e të dokumentuar kundër mbretit e princit shqiptar në mërgim. Në shtator 1978 e takova rastësisht në Hotel “Dajti” se kishte ardhur me një grup të shoqatës në Tiranë. Më tha se më kishin kërkuar, por u kishin thënë se nuk ndodhesha në Tiranë. “Nuk ma merrte mëndja, më tha duke qeshur me ironi, se do të ndodhesha para këtyre kinezërive këtu, mon cher camarade!”. “Epo, unë kam ndërruar sektorin e punës, -iu përgjigja, -jam pedagog si ti dhe diplomatët kanë punë apo jo, s’kanë nge të merren me ne ish diplomatët dhe të mbajnë vazhdimësinë e takimeve me miqtë e vjetër”. Qeshëm përsëri të dy, si atëherë me punën e artikullit të prof. Miliezit. Edhe ai ecte në po ato gjurmë. “Më vjen keq, -shtoi ai, -se na mungoni për disa arsye, pasardhësit tuaj nuk janë aq të hapur e punëtorë, mbajnë rezerva në marrëdhëniet me ne, s’di pse kështu?!”. “Kjo është bota”, -e mbylla unë këtë rrjedhë bisede (se s’kisha ç’t’i thosha kundër nesh), pastaj kujtuam kohën e kaluar së bashku, e pyeta për fëmijët e miqtë, por koha kaloi aq shpejt sa duhej të largohej. Në vitin 1991 i shkrova dhe më dha të reja nga familja, fëmijët qenë martuar. Ai shprehte miqësinë besnike për Shqipërinë në një letër të ngrohtë miqësore. E urova që kishte shpëtuar nga një fatkeqësi. Kur kalova një ditë në Paris-Belgjikë në 1996 e kërkova në telefon, por nuk m’u përgjigj asnjeri. Nuk e harroj këtë mik polemist, serioz dhe që miqësisë me Shqipërinë i kushtonte aq shumë kohë sa linte pas dore edhe punë të veta e të familjes.
Janë publikuar historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver Hoxhës internoi me dhjetra familje që konsideroheshin prej tij si: “reaksionare dhe armiq të popullit”, siç ishin familja: Kupi, Dosti, Petrela, Frashëri, Çelo, Kola, Kaloshi, Gjonmarkaj, Previzi,Radi, Mëlyshi, Dine, Ndreu, Merlika, Dema, Gjeka, Deçka, etj., ku pjesa më e madhe e tyre kishte njerëz të arratisur jashtë Shqipërisë, apo në arrati nëpër male, duke bërë rezistencë regjimit komunist në fuqi.
Dëshmia e dhimbëshme e shqiptaro-amerikanit Gjok Deçkaj, me origjinë nga fshati Kushe i Hotit, të Malësisë së Madhe dhe me banim në SHBA që nga viti 1966, kur ai u arratis nga Shqipëria, lidhur me tmerret që ai ka përjetuar vetë në atë kamp, si dhe ato që i ka treguar nëna e tij dhe bashkëvuajtës të tjerë që vuajtën aty familjarisht.
“Një natë, një grua e re nga Tropoja e cila priste të lirohej, shkoi natën për të hapur varrin e fëmijës së saj i cili i kishte vdekur në moshën 5-vjeçare, që kur ajo familje kishte ardhur aty në Kampin e Tepelenës. Duke hapur varrin me lugën që hanim supën, ajo pastronte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: ‘Nuk të lë nëna këtu ty, jo’. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e të birit me qëllim që t’i fshihte në rrobat e trupit, pa u kuptuar nga rojet e kampit, pasi nuk lejohej që t’i merrte. Atë natë, bashkë me të ka qenë dhe nëna ime, duke e ndihmuar dhe më pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e të birit dhe t’i varroste në Theth.”
Dëshmia e mësipërme, e cila duket si pjese e ndonjë skenari te filmave horror, nuk është as më shumë dhe as më pak, por një ngjarje krejt e vërtetë e ndodhur gjysmë shekulli më parë, në kampet e tmerrshme të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Rrëfen këtë histori, Gjokë Pjetër Deçkaj, i cili ka pasur vetë fatin tragjik të provonte këto kampe, në të cilat ka ardhur dhe vetë në jetë. Për këto dhe të tjera ngjarje nga jeta e tij, ai tregon në këtë intervistë, eksluzive për Memorie.al.
Zoti Gjok, cila është origjina e familjes suaj?
Origjina e familjes sonë është nga fshati Kushe i Hotit, në Malësinë e Madhe. Ne nuk kemi qenë familje shumë e madhe, por babai im, Mark Pjeter Deçkaj, ka qenë shumë i njohur si burrë i urtë dhe me emër të madh në të gjithë atë krahinë. Si gjatë kohës së Zogut dhe në periudhën e Luftës, baba nuk është përzierë me politikë, por ka qenë i njohur si nacionalist dhe patriot.
Çfar ndodhi me familjen tuaj me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1944?
Kur erdhën komunistët në pushtet, ne nuk na kishin me sy të mirë, dhe baba, Marku, shihej si njeri i dyshimtë. Kjo për faktin se në vitin 1945, ai ishte mobilizuar forcërisht nga një Repart Special i forcave partizane, dhe gjatë asaj kohe, duke parë krimet e shumta që bënte ai repart, me arrestime, vrasje, tortura, djegie shtëpish etj., kishte një urrejtje të madhe për ta. Pak kohë pasi u lirua nga ai repart, në vitin 1948, babai dhe gjyshi im, Pjetër Deçkaj, u arratisën nga Shqipëria.
Si ndodhi arratisja e tyre?
Atë vit, pra në 1948-ën, u arratisën 30 vetë nga Hoti, në një ditë të gjithë së bashku dhe kaluan për në Jugosllavi. Kjo ndodhi pasi një oficer i postës së kufirit u shkoi derë më derë dhe i njoftoi të gjithë këta persona, se ishin në listë për t’u arrestuar. Dhe kjo ishte e vërtetë, pasi një orë nga arratisja, forcat komuniste u shkuan shtëpi më shtëpi, duke kërkuar për t’i pushkatuar. Nga këta 30 burra, më të njohurit ishin; Prek Gjeto Marku, Nikoll Luc Doka, Mark Doshi Frangaj, Pjetër Gjon Luka etj. Bashkë me këta 30 persona, u arratis edhe komandanti i postës së kufirit.
Çfarë ndodhi me familjen tuaj pas arratisjes së babës dhe gjyshit?
Unë linda më 17 shtator 1948, në 5 të mëngjesit (dy javë pas arratisjes së babës dhe gjyshit) dhe në ora 9, kur nëna ime (File Pashk Ademi) ishte akoma me sikletet e lindjes, erdhën dhe na morën forcërisht, duke na çuar në burgun e Koplikut. Gjyshja ime shkoi te Kol Maçi, i cili ndërhyri tek komunistët duke na kthyen prapë në fshat.
Ju ngacmuan më pas kësaj?
Në fshat na lanë më shumë se 3 muaj dhe më 23 prill 1949, na internuan në Tepelenë. Atë ditë që na çuan në Tepelenë, baba kishte ardhur afër fshatit me dy shokë të tij, trima, për të na marrë me vete, e me dal në Jugosllavi. Ai është afruar jo më larg se 500 metra nga ne, duke më dëgjuar edhe mua që qaja pa pushim, por nuk mundi të na ndihmonte dot. Ata dy shokët i thanë: “Medet, Mark, ç’ka të bejmë”? Dhe baba i’u përgjigj: “Më ngushtë nuk e kam pa veten kurrë. Kam frikë se ma vrasin djalin, prandaj nuk mundemi të ndërhyjmë”. Pas një udhëtimi të gjatë në rrugë pa rrugë, ne na çuan në kampin e Tepelenës. Djepi ku isha unë, ishte duke u rrëzuar nga shpina e kalit dhe e ka mbajt, Bora e Prek Gjeto Markut, se ndryshe do kisha rënë në greminë. Në Tepelenë ne gjetëm edhe familje të tjera nga Hoti e Kastrati dhe midis tyre edhe 13 priftërinj katolikë të internuar. Unë kam qenë i vogël në atë kohë, por nëna më pas më ka treguar për vuajtjet dhe tmerret e paimagjinueshme që kemi kaluar aty.
Si përshëmbull…?!
Kur u rrita, nëna më ka treguar, se Kryetari i Kooperativës së fshatrave përreth kampit dhe sekretari i Partisë, kishin porositur fshatarët e këtyre fshatrave të Tepelenës, që fëmijët e tyre t’i shanin dhe t’u gjuanin me gurë të internuarve. Dhe ka pas disa raste që kur ktheheshin nga mali, u dilnin përpara fshatarët dhe shanin e gjuanin të internuarit.
Çfar mbani mënd ju personalisht nga ai kamp, apo nga ato që ju ka treguar nëna?
Aty vdisnin njerëz çdo ditë nga uria dhe sëmundjet, ku më së shumti fëmijë të vegjël. Puna ishte mjaft e rëndë dhe sfilitëse. Të internuarit punonin në transportim lëndësh drusore nëpërmjet lumit Vjosë dhe kur lumi ishte shumë i rrëmbyeshëm, qëllonte që lënda drusore t’i godiste dhe i linte të vdekur në vend. Nga Gjirokastra, sillnin dhe i hidhnin aty me qëllim, qen të ngordhur dhe qelbej i gjithë kampi.
Po për personalin e kampit, pra polic e nënoficerë, çfar u kanë treguar si silleshin dhe u trajtonin ata?
Një tmerr i vërtetë i kampit të Tepelenës, ishte një kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja, duke i futur forcërisht në një magazinë për t’i përdhunuar.
Kapterr Tomin, e mbani mënd ju vetë personalisht, apo u’a kanë treguar?
Kapterr Tomin e mbaj mënd vetë, pasi kur kam qenë 5 vjeç, ai më mbajti disa minuta në ujë të ftohtë, me qëllim për t’i bërë presion nënës sime. Aq shumë zullume bëri kapter Tomi me gratë e vajzat e internuara, saqë vetë komanda, u detyrua dhe e hoqi. Nëna më lidhte me brezin e djepit tek krevati që të mos bija, pasi ne flinim në krevate me tri kate. Herë pas here, nënën e nxirrnin para të gjithë kampit dhe i shanin babën, Markun, duke thënë se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh të tjera. Por nëna u’a kthente: “Unë e njoh për burrë shumë të mire”. Po këtë gjë, i’a bënin edhe Borës së Prek Gjeto Markut (Lulaj), por ashtu si nëna edhe ajo nuk fliste asnjë fjalë të keqe për burrin e saj, përkundrazi e lavdëronte. Po të mos kishim pasur ndihmën e dajave të mi dhe gjyshes Katrine Prela, të cilët na vinin dhe na sillnin ushqime të thata në Tepelenë, ne do të kishim vdekur urie, si shumë nga bashkëvuajtësit tanë.
Çfar kujton ndonjë ngjarje tjetër nga ai kamp?
Një natë, një grua e re nga Tropoja, Drane Jakaj, e cila priste të lirohej, shkoi natën për të hapur varrin e fëmijës së saj, që i kishte vdekur në moshën 5-vjeçare, që kur kishte ardhur ajo familje në atë kamp. Duke hapur varrin me lugën që hanim supën, ajo pastronte eshtrat me fustanin e saj dhe i thoshte: “Nuk të len nëna këtu ty, jo”. E shkreta grua, u detyrua t’i thyente eshtrat e të birit me qëllim që t’i fshihte në rrobat e trupit pa u kuptuar nga rojat e kampit, pasi nuk lejohej që t’i merrte. Atë natë bashkë me të ka qenë dhe nëna ime duke e ndihmuar dhe më pas ajo mundi t’i merrte eshtrat e të birit dhe t’i varroste në Theth.
Kur u liruat nga ai kamp?
Në vitin 1954, ai kamp u mbyll dhe ne na dërguan në kampin e Savrës në Lushnjë. Bashkë me të tjerët, edhe nëna ime punonte deri në brez në ujë në tharjen e Kënetës së Tërbufit. Në një rast, nënën e sulmuan shumë ushunjëzat dhe asaj i ra të fikët, saqë shoqet e saj e nxorën në breg duke e ditur të vdekur. Tone Nuthi, me kunatat e saj nga Pjetroshani i Bajzës së Kastratit, u përleshën me policët, të cilët donin ta fusnin nënën ashtu gjysmë të vdekur me punu në ujë, duke i thënë: “Çohu dhe puno moj kriminele”!
Sa kohë punoi nëna juaj në ato kushte?
Në atë punë nëna punoi për 3 vite. Në vitin 1956, një ditë kur erdhi aty një oficer madhor i Ministrisë së Punëve të Brendëshme për inspektim, Rrok Kont Marashi, më mësoi mua t’i dilja përpara dhe t’i thoja se isha i pafajshëm.
Çfar ju mësoi ai…?!
Konti m’i kishte shkruar në një letër se çfar do t’i thoja oficerit dhe unë ashtu bëra. I thashë se baba më kishte lënë në bark të nënës kur ishte arratisur dhe ç’faj kisha unë?!
Çfar u tha ai, ju ktheu përgjigjie?
Ai u prek nga fjalët e mia dhe tha se do e studionin punën time. Mbas disa kohësh erdhi letra dhe unë u lirova kur isha 8 vjeç, ndërsa nëna mbeti aty. Erdhën kushërinjtë dhe më morën nga kampi e më çuan në fshat. Por edhe aty nuk më lanë të jetoja, pasi fshati ishte zonë kufitare dhe më çuan në Kastrat, ku bëja çdo ditë nga 2 orë rrugë për të shkuar në shkollë dhe 2 orë për t’u kthyer në shtëpi. Shkollën 8-vjeçare e mbarova shkëlqyeshëm duke qenë nxënësi më i mirë dhe bëra një kërkesë që të shkoja në Konviktin “Tom Kola” në Shkodër, por më thanë: “Rri urtë e mbyll gojën, se ti je djali i kriminelit Mark Deçkaj. Shtrëngo fort kazmën dhe mos u ndiej”.
Ku u rritët ju, pasi nënën e kishit në internim?
Deri në moshën 16-vjeçare, mua më rritën dajat. Në atë kohë unë isha i rritur dhe duke e kuptuar se nuk kisha asnjë shpresë për jetën, fillova të mendoj që të arratisesha nga Shqiperia dhe të shkoja tek baba.
Ku ndodhej babai juaj në atë kohë?
Deri në atë kohë, baba ishte në Itali, ndërsa gjyshi në Tuz të Malit të Zi, dhe ne komunikonim me letra me ta.
A kishit provokime dhe a ju ndiqnin njerëzit e Sigurimit?
Një person i quajtur Ndue Nikoll Markhelli, i cili ishte i dekoruar nga Ministri i Punëve të Brendëshme, Kadri Hazbiu, më provokonte vazhdimisht, duke vënë radion te “Zeri i Amerikës”, gjoja se do fliste baba im. Po kështu, herë pas here ai më thoshte të arratiseshim së bashku. Unë e kuptoja këtë provokim dhe nuk i lashë kurrë të kuptonte se doja të arratisesha. Një ditë i thashë nënës (në 1959 ajo u lirua nga internimi), që të arratiseshim së bashku, por kur ajo pyeti nënën e saj, gjyshja tha: “Mos e len, se do na vrasin djalin dhe do na marri në qafë të gjithëve”. Kështu nëna më tha se ajo nuk vinte dhe unë nuk duhet të ikja. Por unë e kisha vendosur së bashku me dy shokët e mi, Kol dhe Gjelosh Narkaj, dhe kështu u arratisëm.
Si mundët të arratiseshit nga Shqipëria?
Më 13 qershor 1966, ditën e festës së Shën Ndout, i thashë nënës se do të shkoja në kishë. Në fakt, së bashku me shokun tim, Kol Narkaj, (Gjeloshi nuk erdhi se martonte vëllanë), që ishte një vit më i madh se unë, morëm rrugën dhe në fshehtësi dolëm tek Leqet e Hotit, poshtë në Grabam dhe kaluam kufirin duke dalë në Jugosllavi. Aty u dorëzuam te një shtëpi ku i treguam të vërtetën dhe ata na pritën shumë mirë. Ajo shtëpi kishte lidhje miqësie me familjen tonë dhe gjetën mundësinë të lajmëronin se ne ishim dorëzuar tek ata.
Ç’ndodhi më pas me ju, ku u çuan?
Më pas, sipas rregullave, ata na dorëzuan tek ushtarët, të cilët na morën dhe na dërguan në burgun e Leshkopoljes, ku na mbajtën 2 muaj në hetuesi duke na pyetur. Gjatë asaj kohe, me ndërhyrjen e Rroko Keqit (nga Tuzi), tek autoritetet jugosllave, ne nuk na kthyen në Shqipëri, por na liruan dhe unë shkova tek gjyshi im, Pjeter Deçkaj, i cili ishte në Tuz.
Sa kohë qëndruat aty?
Me gjyshin qëndrova 9 muaj në Tuz dhe në atë kohë, baba që ndodhej në Amerikë, kishte bërë letrat dhe më 27 shkurt 1967, me doli azili politik për në SHBA. Kështu nga Beogradi u nisa për në New-York, ku më priste baba me një foto timen në dorë, të cilën i’a kisha dërguar me postë.
Si e kujtoni atë takim, a mund të na e përshkruani?
Ka qenë një takim prekës ai me babën në aeroportin “Xhon Kenedi” të New-Yorkut. Baba më shikonte dhe unë e shikoja. Kur m’u afrua, unë i thashë: “ti je baba im”?!“ “Po” tha ai,”vetëm një herë ta kam dëgjuar zërin. Të kam lënë në bark të nënës dhe thosha a do jetë djalë”. Lotët na kishin mbuluar të dyve. Unë i thosha: “O Mark Deçkaj. Bëhu i fortë, pse qan”?! Baba më pyeste se pse kisha ardhur dhe unë i thosha se kisha pritur 17 vjet dhe doja t’i shikoja sytë e ballit babës tim. Ndërsa ai me puthte, unë i thoja: “Tash nuk jam ma i varfën, nuk jam i pa babë”!
Po pas arratisjes suaj, çfar ndodhi me nënën?
Pasi ika unë, një vit më vonë, ndërsa nëna ishte në bjeshkë, spiuni Ndue Nikoll Markhelli, lajmëroi policinë se nëna donte me u arratis, dhe ata erdhën e morën dhe e internuan në Hajmel, ku qëndroi për 19 vjet me rradhë.
Gjatë kohës që babai juaj Marku jetonte në Amerikë, a është marrë me politikë?
Me politikë baba është marrë që kur ishte në Itali, ku u zgjodh kryetar i “Bllokut Indipendent Kombetar” duke bashkëpunuar ngushtë me Ernest Koliqin, Gjon Markagjonin, Ismail Vërlacin, Kol Bibë Mirakajn, etj. Gjatë asaj kohe, njerëzit e Sigurimit të Shtetit Shqiptar, i bënë babës një atentat me pistoletë, por ai mundi të shpëtonte i plagosur në krah.
Po pas kësaj, a pati më problem nga njerzit e Sigurimit të Shtetit që dërgoheshin aty me mision nga Tirana?
Puna e atentatit nuk mbeti me aq, pasi edhe në spital atë deshën ta helmonin me disa biskota, të cilat i solli aty nje grua e veshur si murgeshë, e cila pas hetimeve te Ernest Koliqit, rezultoi se kishte dale nga Ambasada Shqiptare ne Rome. Pas kësaj, baba u detyrua dhe shkojë në Amerikë.
Po me nënën tuaj kur u bashkuat?
Më 16 gusht 1990, kur isha 42 vjeç, unë erdha në Shqipëri dhe takova nënën e cila në atë kohë banonte e vetme në Shtoj. Baba dhe gruaja ime, më thoshin të mos vija, se akoma nuk kishte rënë komunizmi, por unë e kisha vendosur, me mua erdhi dhe bashkëshortja ime.
Patët problem për të ardhur, pasi në atë kohë ende nuk kishte rënë regjimi komunist?
Në Rinas më nxorrën shumë probleme dhe fillimisht nuk donin të më vulosnin pasaportën, por pas një debati prej 15 minutash, ma vulosën.
Çfar ju tha nëna kur u takuat?
Nanës i kërkova falje dhe ajo më tha se ma kishte bërë hallall. Pas 5 javësh, munda t’i bëj letrat nanës dhe e mora me vete në Itali, ku më pas erdhi dhe baba. Kështu pas 42 vjet e 3 muajsh, ata u takuan në Romë.
Si e kujtoni atë takim?
Ka qenë një takim prekës ku vetëm lot kishte. Baba dhe nëna jetuan 3 muaj në Itali dhe më pas erdhën në Amerikë ku u bëmë të gjithë bashkë. Unë i shihja kur ata qanin për njëri-tjetrin. Kur nëna e pa se sa mirë jetonim, tha: “Tani jam gati me vdek”. Dhe ashtu ndodhi vërtet: Më 2 korrik 1991, ditë e martë, ata të dy humbën jetën në një aksident automobilistik.
Po ju, kur e krijuat familjen?
Unë jam martuar më 22 tetor 1971, me Lajde Mark Gjonajn, babai i së cilës, Pashuk Markgjonaj, rrjedh nga një familje nacionaliste mjaft e persekutuar nga regjimi komunist, njësoj si ne.
Sa fëmij keni?
Unë kam 3 djem: Robertin, Palin dhe Tomin, i cili është asistent-regjisor dhe producent filmash në Holliwud, ku ka bashkëpunuar në 34 filma./Memorie.al