Histori

Katër qirinjtë – Histori domethënëse

Katër qirinjtë – Histori domethënëse
Kater qirinj duke u djegur po konsumoheshin ngadalë.Vendi ku ndodheshin ishte shumë i qetë dhe dëgjohej qartë biseda e tyre .
Qiriu i parë thoshte :-Unë jam Paqja , por njerëzit nuk më duan dhe nuk më ngelet gjë tjetër veçse të shu hem .Kështu pak nga pak u shua krejtësisht.
Qiriu i dytë thoshte :-Unë jam Besimi , por tashmë nuk vlej për asgjë,nuk ka kuptim të rri ndezur .Pa mbaruar mirë fjalët fryu një erë e lehtë dhe e shuajti.
Tepër i tr ishtuar ,qiriu i tretë tha : -Unë jam Dashuria , nuk kam forcë për të vazhduar që të rri ndezur .Njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë time .Shumë herë preferojnë të urrejnë.Dhe pa e zgjatur shumë filloi të fikej ngadalë.
Në atë çast në vendin ku ndodheshin qirinjtë hyn një fëmijë dhe kur i pa të fikur iu tha :
-Po çfarë po bëni kështu ?! Ju duhet të rrini gjithmonë ndezur , unë e kam f rikë errësirën ,- dhe ia pla si të q arit ..
Atëherë qiriu i katërt me ëmbëlsi i tha :
-Mos u tremb , mos qaj , deri sa unë të jem e ndezur , mundemi gjithmonë të ndezim tre qirinjtë e tjerë : Unë jam Shpresa .
Me sy të mbyllur dhe të fryrë nga të qarët , djali mori qiriun e Shpresës dhe ndezi tre qirinjtë e tjerë.
Nuk duhet të sh uhet kurrë Shpresa brenda zemrës sonë dhe gjithkush prej nesh mund të gjejë mënyra , si ai fëmijë e të jetë i zoti në çdo çast për të rindezur me Shpresën e tij ; Besimin , Paqen dhe Dashurinë

Katër qirinjtë – Histori domethënëse Read More »

Elena Kocaqi habit me deklaratat për grekët: ‘Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve’

Historiania Elena Kocaqi në një intervistë për gazetarin Dritan Hila dha de klaratat e forta se grekët janë pjesë e racës së shqiptarëve.Kocaqi u shpreh se në antikitet fiset greke kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra sipas saj e gjithë popullsia greke janë ose pellazgë ose ilirë.

Gazetari: Grekët kanë një tezë që thonë se shqiptarët janë një komb i krijuar nga Perandoria Otomane, bile dhe gjuhën ia kanë krijuar. Ndërsa ti u thua: “Ju jeni një komb i sajuar.”

Elena Kocaqi:Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve. Unë e kam sqaruar në libër. Në antikitet fiset e tyre kanë ikur nga Epiri dhe nga Iliria, pra janë o pellazgë ose ilirë, s’ka asnjë tjetër.

Gazetari: Është një monument në Skinos, që është një fshat i humbur disa kilometra larg Athinës, ku jepen emrat e dëshmorëve të tyre të rënë gjatë luftës italo-greke. Dhe mbiemrat janë: Kryemadhi, Kokles.

Elena Kocaqi: Janë të gjithë shqiptarë. Ata kanë ose emrin ose mbiemrin para 600 vjetësh. Nëse e ka pasur mbiemrin ortodoks Logofeti, emrin e ka pasur Gjin, këtu kuptohet që është shqiptar. Dhe kështu është gjithë popullsia.

Elena Kocaqi habit me deklaratat për grekët: ‘Janë një damar, pjesë e racës së shqiptarëve’ Read More »

Historia e familjes Durazzo, shqiptarëve që arritën si sk llevër dhe që drejtuan Genova-n për 3 shekuj

Qyteti i marinarëve, Genova në saj të tregtisë detare arrit të bëhej një qendër multi-etnike dhe multi-fetare. Në historinë gjenoveze, shembuj të integrimit multi-etnik janë të shumta, por më i famshmi ka të bëjë me atë të familjes Durazzo.

Familja mbërritën në brigjet italiane në fund të shekullit të 14-të nga Shqipëria për shkak të pushtimit osman. Giorgio Durazzo dhe familja e tij u blenë si skllevër nga Genoese Manuele De Valente në Messina në 1387. Pasi u transportuan në Genova, ata u liruan nga skl lavëria dhe filluan ngritjen e tyre shoqërore. Në mesin e shekullit të 15-të, puna si lëkurëpunues ose tregtarë lejoi familjen Durazzo të bëhet një nga familjet më të rëndësishme gjenoveze. Në vitin 1528, në regjistrin e fisnikërisë Liguriane, ata paraqiten me titullin e “fisnikë të rinj”, domethënë ato familje që kanë arritur gradën e të zakonshmeve. Në shekullin e 16 familja do të bëhet një nga më të pasurat në kryeqytetin Ligurian.
Giovanni Durazzo dhe Margherita Monsa, i pari nga gjashtë fëmijët e Giovanni Grimaldi Durazzo mbajti disa poste të rëndësishme politike në Genova. Familja e tij, tashmë pjesë e fisnikërisë gjenoveze, ishte angazhuar në disa raste në jetën publike të Republikës. Në 1533 ai u emërua si ambasador i Shtetit Papnor, ai ishte senator midis viteve 1556 dhe 1570 dhe në 1573 ai zë pozicionin e krye bashkiakut suprem. Gjithashtu në 1573 ai u zgjodh nga Senati i Republikës si krye i senatit të Genova-s. Dy vjet më vonë, në fund të mandatit të tij dhe pas një lu fte civile Giacomo Grimaldi Durazzo u zëvendësua nga Prospero Centurione Fattinanti.

Familja Durazzo nuk e përfundoi karrierën e saj në politikën gjenoveze me vetëm me zgjedhjen e Giacomo Grimaldi Durazzo. Nga kjo familje ka pasur më shumë se tridhjetë senatorë, dy kardinalë, pesë peshkopë, gjashtëmbëdhjetë ambasadorë dhe mbi të gjitha tetë kryetar senati të tjerë – Pietro Durazzo nga 1619 deri në 1621, Giovanni Battista Durazzo nga 1639 deri në 1641, Cesare Durazzo nga 1665 deri në 1667, Pietro Durazzo nga 1685 deri në 1687, Vincenzo Durazzo nga 1709 deri në 1711, Stefano Durazzo nga 1734 në 1736, Marcello Durazzo nga 1767 deri në 1769 dhe Girolamo Luigi Durazzo, i zgjedhur nën protektoratin e Napoleon Bonapartit nga 1802 në 1805 dhe i nderuar nga Napoleoni pas vd ekjes së tij me ruajtjen e zemrës së tij në Panteonin në Paris.

Pronarët të vilës madhështore të Durazzo-Pallavicini në Pegli, në perëndim të qytetit, familja Durazzo për rreth tre shekuj ka qenë e përfshirë në politikën gjenoveze , duke zënë pozicionet më të lartë të Republikës dhe duke kontribuar në shkëlqimin e Genova-s. Nga një familje emigrante, të cilën sot do ta quanim refugjat, te një fisnik.

Portofino – famous Italian village in province of Genoa (Liguria, Italy).

Historia e familjes Durazzo, shqiptarëve që arritën si sk llevër dhe që drejtuan Genova-n për 3 shekuj Read More »

Një pllakë prej guri e gdhendur është zbuluar të jetë harta më e vjetër e Evropës (foto)

Një pllakë prej guri e gdhendur me vija dhe motive të ndërlikuara që datojnë nga epoka e bronzit, është zbuluar të jetë harta më e vjetër e Evropës.

Duke përdorur teknologjinë 3D me rezolucion të lartë dhe fotogrametri, studiuesit rishqyrtuan pllakën Saint Belec – një copë guri të gdhendur dhe pjesërisht të thyer që u zbulua në vitin 1900, por u harrua për gati një shekull.

Studiuesit nga Instituti Kombëtar i Francës për Kërkime Arkeologjike Parandaluese (Inrap), Universiteti Bournemouth i Mbretërisë së Bashkuar, Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS) dhe Universiteti i Britanisë Perëndimore thonë se studimi i fundit i gurit ka zbuluar se është hartografia më e vjetër e territorit të Evropës.

Pllaka, e cila ka gdhendje të ndërlikuara dhe motive të shpërndara, ka pasur një jetë të ngarkuar: e zbuluar nga një tumë në Britaninë Perëndimore, mendohet se është ripërdorur në një varrim të lashtë drejt fundit të epokës së bronzit të hershëm (midis 1900 dhe 1640) Pes), thonë ekspertët, ku formoi një mur të një kutie të vogël, si arkivoli që përmban mbetje njerëzore.

Në kohën e gërmimit, pllaka 12,7 metra e gjatë ishte thyer tashmë dhe i mungonte gjysma e saj e sipërme.

Në vitin 1900, ai u zhvendos në një muze privat dhe deri në vitet 1990, ai u ruajt në Muzeun Kombëtar të Arkeologjisë në kështjellën e Saint-Germain-en-Laye, në një vend në hendekun e kalasë. Në vitin 2014, ai u rizbulua në një nga bodrumet e muzeut.

Kur studiuan pllakën e rizbuluara, studiuesit gjetën që gdhendjet i ngjanin një harte, me motive të përsëritura të bashkuara me linja.

Ekipi vuri re ngjashmëri midis gravurave dhe elementeve të peizazhit të Britanisë perëndimore, me territorin e përfaqësuar në pllakë që dukej se tregon një rajon prej rreth 19 milje me 13 milje, përgjatë rrjedhës së lumit Odet.

Clément Nicolas, një studiues postdoktoraturë në Universitetin Bournemouth dhe autori i parë i studimit, i tha CNN-së se zbulimi “nxjerr në pah njohuritë hartografike të shoqërive parahistorike”.

Por ka ende shumë të panjohura, duke përfshirë pse pllaka u thye në radhë të parë. /NOA.al

Një pllakë prej guri e gdhendur është zbuluar të jetë harta më e vjetër e Evropës (foto) Read More »

Dossier/ ‘Po me urën c’patën xhanëm…’/ Nga Gëzim Llojdia

Dossier
“Po me urën c’patën xhanëm….!.”
Ura është aty,lumi ka ikur tutje…
Aktori i batutes quhet: Mihal Stefa
Gëzim Llojdia
1.
…Kjo është ura, ku u xhirua filmi:”Kur zbardhi një ditë”.Dhe prej atij filmi lindi shprehja e atij plakut pra katorit korcar Mihal Stefa ikur ndër qiej në vitin 80 ,që herë pas here çast pas çasti përmendte urën dhe shprehjen:” Po me urën c’patën xhanëm…..!
Më kishte intriguar prej kohe.Mirëpo ku të lë koha.Urat e nisën garën nga kohërat më të hershme.Si i tillë edhe kjo vepër mbetet një urë lidhëse me pjesën ,që nuk shquhet përtej mjegullave.
Foton e kësaj ure është ajo,e gjetur te arkivi italian i vitit 15-18,fotografuar nga ushtria italiane, në vitet e pushtimit të luftës së parë botërore.Pamja e vitit 1915-18 është tunduese .Teknika e ndërtimit të saj: Është ure guri me hark të ndërtuar ku shquhen harqe e plotë.Por ajo zgjatet përmbi vorbullën e madhe të Izvorit, që rrjedh rëndë rëndë .Nga ajo kohë 105 vjet më vonë ka mbetur shumë pak pjesë të urës.Asgjëkundi syri,nuk të ndesh një monument kaq të veçantë, që të tundoj me pamjen e saj ,formën,mënyrën e vendosjes.Larg çdo përfytyrimi,ura përbënë dhuratën e njerëzisë ,për brezat vendosur në një vend diku : si pune e çdo ure, për të bashkuar: dy brigje .Këtu keni foton e urës në vitet 1915-18.
2.
…Ura ,qëndron atje për ku ishte nisur.Dhe ngeli ashtu e ngrirë.Për mote të tëra e heshtur.Silueta e saj është zbuluar vetëm ca vite më parë.Ku gjendet ura ?Dhe përmbi cilin lum, qëndrojnë krahët e saj?Lumi ku ura është shtirë në filles rreth 300 e ca vite më parë quhet :Izvorë. Një lumë me prurje të bollshme, që ka shkaktuar shpesh përm bytje.Në fotografin e viteve 1915 e tutje duket Izvori, që është i përhapur tej e tej urës e cila në përfund të saj ka një shkatërrim, që nuk dihet nga është shkaktuar.
…Kemi edhe këtë informacion .Duke qenë se nga vërshimet e shirave të vjeshtës së dimrit të vitit 1921 lumi i Izvorit në Tragjas kishte rr ezikuar jetë njerëzish, prej tyre u mor përsipër projekti i ndërtimit të urës së Izvorit.Shpesh cilësohet si përrua me ujera të rrje dhshme të përhershme nga burimi kartsike të Izvorit.
… Tragjasi është fshati, që gjendet në të majtë të urës së Orikumit.Ka një tabelë me ngjyrën blu ku shkruhet:”Tragjas”.12 vjet më parë ,isha Drejtor i parkut arkeologjik Orik dhe kërkuam të fotografuan objekte arkeologjike ,që mund të fshiheshin në këtë territor të lashtë.
…I ndodhur rreze malit të Lungares,mbi burimin e İzvorit.Lumi me ujëra të bollshme, ku ka edhe burimin e tij i qetuar rrjedh në rrjedhën e tij 3 km ,drejt detit. Gjurmët e vendbanimit te lashte janë shfaqur në qytezën e Sofës , dhe tuma ilire. Akoma dhe sot aty pranë Tragjasit të vjetër gjendet një vend i quajtur maja e qytetës. Janë datuar rr ënojat ndërtimeve nga shekulli i IV-VII para Krishtit.Kalaja mesjetare e Gjon Bocarit ,ndodhet mbi një kodër të ulët që shtrihet në perëndim të fshatit Tragjas i Ri, pranë Dukatit të rrethit të Vlorës. Kjo kala, së bashku me atë të Sofës në perëndim, 2 km larg saj, zotërojnë pamjen e hapur të fushës së Dukatit deri në gjirin e Orikumit të lashtë, duke kontrolluar dhe rrugën kryesore që lidhte në mesjetë Vlorën dhe bregdetin e Himarës deri në Sarandë. I pari që sinjalizon për kalanë e Gjon Boçarit është arkeologu K. Pate në fillim të shek. XX-të. Për kohën e ndërtimit të kalasë, e cila nuk përmendet në burimet historike, janë shprehur mendime të ndryshme, që e datojnë atë nga shek. XIV deri në shek. XVIII-XIX.Kalaja e Gjon Boçarit formohet nga një katërkëndësh kënddrejtë (30 x l8 m), me dy kulla poligonale në qoshen veriore dhe lindore, ndërsa hyrja e vetme, 2 m e gjerë ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.Kurtinat kanë një trashësi prej 1.80 m dhe po aq është edhe gjerësia e mureve të kullave. Gjithashtu e barabartë është edhe lartësia e tyre. Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 m, ndërsa parapeti, i ruajtur vetëm si gjurmë kishte një gjerësi prej 0,54 m. Në shtegun e rojes të çonin nga dy palë shkallë të ndërtuara brenda trashësisë së mureve veriperëndimore dhe juglindore, të cilat, janë vendosur në trajtën e shkronjës V. Kullat janë krejtësisht të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit, duke qenë kështu më tepër një vazhdim i mureve rrethuese. Muret e tyre, në pjesën e poshtme përshkohen nga frëngji për armë zjarri, të mbuluara me rrasa horizontale guri. Me frëngji të tilla duhet të ketë qenë pajisur edhe parapeti i mureve dhe i kullave. Ndërsa trashësia e plotë e kurtinave përshkohet vetëm prej dy frëngjish të vendosura në të dyja anët e portës.
3.
…Vetëm me këto vargje të pavdekshëm kënga të mbërthen me ison e bukur.
Dërgoi Pashai fermanë,
Lule Numan Bala lule,
Mbi Tragjas,mbi Dukat,
Ju pleq,te zini Numan,
Dhe ta zëmë dot se mbamë,
Se na vret na bene hatanë,
Na bene lakra me p alle.
Vrite me plume qerratane,
Se turpëroi Pashane,
te ilqa në të dalë,
Dy pl umba na pas të dhanë,
Se stë dilnin dot përballë.
4.
…Aty nga viti 2009 bëra publike këtë foto.Fotua i përkiste kësaj ure ,ndryshe urës së mullirit, që e gjetën fshehur afër disa ullinjve. 12 vjet më vonë jam në Tragjas.Rruga është ajo,por ka më shumë ndërtime. Aty ku është taverna Kabello rreth 300m nga rruga ,pra te lumi .Kërkova andej këtej dhe spo shquaja vendin ku gjendej ura.Dikur kishte ca vaska, por ku është ura?Ullinjtë me kurorat e tyre,bari sapo ka nisur gjelbërimin .Pranverë është ,por ajo vjen e dekretohet më troç në 22mars,asohere uji vë rshon, nëpër gypat limfatik. Mirëpo bari këtu nuk ka pritur 22marsin,ai ka buisur,para kësaj dite. Vetëm pasi pash Izvorin, zgjatur tej mes rrapeve , diku syri më zuri fshehur, pas ullinjve larg 60-70m urën e famshme.
-Ja ku është atje ku ishte. Pronarit i thashë mund ti beja ca foto.Dikur aty nja 12 vjet më parë, por asokohe s´ishte taverna, por kopshtijet e de ndura , pas tyre ishte ura.Ura e mullirit sot është një urë tepër e çuditshme. Ura është, por lum,ska.Ose ura sot është jashtë funksionit të saj .Është thjeshtë një urë e mbetur ,që zgjatet ashtu përgjysmë mbetur cullake kështu nga koha e filmit,pra pasi u prish në kopshtijet me barin e dendur dhe ullinjtë. …Një urë e tillë duhet të futet në listën e trashëgimisë për shkak edhe të vjetërsisë së saj rreth 3 shekujsh, por edhe për funksionimin e saj ,ngase lidhte Tragjasine vjetur me pjesën e fshatit.Ura e mullirit duhet të futët në listën e objekteve të vizitueshme për turistët,që vijnë në këtë fshat historik me njerëz patriotë, por edhe me histori.Ata mund të shohin një urë,pjesët e mbetura të saj harqet e saj,mirëpo pa lumin e saj.
5.
…Si u bë e njohur ura?Një ekip xhirues nga Kinostudio:”Shqipëria e re”,meritën aty nga viti 71. Këtu do të xhirohej pjesa e dytë e filmit triptik :”Kur zbardhi një ditë”.Pjesa që autorët e filmit kishin zgjedhur aso kohe ishte ura.Autorët e këtij filmi me tre pjesë ishin: skenarist : A.KondoK.Dilo,P.Milkani . Kjo pjesë kishte si përmbajtje një fabule të thjeshtë:
…Pas çlirimit të fshatit, një komisar bashkë me fshatarët dhe partizanët rindërtojnë një urë të hedhur në erë nga pushtuesit nazistë gjatë inkursionit të tyre mbi fshatin. Tanimë të arr estuar, u duhet të punojnë për rindërtimin e urës që shk atërruan vetë. Përmes dialogëve të dukshëm dhe të padukshëm analizohet lufta dhe palët e ngërthyera në të.Në fakt ura nuk është hedhur në erë nga nzistët,por nga kineastët për arsye xhirimti të filmit.
Nga grupi i aktorëve:
Pandi Raidhi……Xha Loni
Rikard Ljarja……Komisari
Kadri Roshi……Kryetar i këshillit
Bexhet Nelku……Kapiteni gjerman
Adelina Xhafa……partizane
Mihal Stefa……fshatari plak
Albert Verria……Bakalli
Tonin Ujka……Arixhiu
Lavdie Bisha……Arixhofka
..Në kohën kur xhirohej filmi në vitet 70, ura ishte në funksion dhe lumi i Izvorit rridhte nën të.Dallohen qartazi harqet e saj dhe pjesa e prishur nga kineastët për tu për tu ribërë me dru.Nga gjithë ky ekranizim fantastik të bie në sy një shprehje e aktorit Mihal Stefa:”Po me urën, ç’patën xhanëm?Edhe pse aktori vdiq në vitin 1980 dhe filmi ishte prodhuar në vitin 71, kjo shprehje 50 vite më vonë, vijon të përmendet ende.
…Mihal Stefa lindi në Korçë në vitin 1902 dhe vd iq në Tiranë më 16 korrik të vitit 1980, ishte aktor i njohur shqiptar.Në skenë për herë të parë paraqitet në vitin 1922 në pjesën “Detyra e nënës”. Në 1929 vendoset në Tiranë dhe bashkohet me grupin e Mihal Popit në teatrin amator.Në Teatrin Popullor vjen që në vitin 1945 dhe interpreton në pjesën e parë “Topazi”, në rolin e Panikës. Interpreton edhe shumë role të tjerë më pas. Në karrierën e tij interpretoi mbi 45 role në Teatrin Kombëtar, duke krijuar figura të go ditura që flasin për një aktor të shkëlqyer dhe për një mjeshtëri artistike. Në galerinë roleve të tij shkëpusim komandantin tek “Fundosja e skuadrës”, Qatipi “Halili dhe Hajria”, “Luka Lukiçin “Revizori”, “Aleko “I çuditshmi”, Jovan Myzeqari “Dasma e madhe”, Varrmihësi “Hamleti “ etj. Ka interpretuar edhe në filmin artistik.
Filmografia
Tana – (1958)
Debatik – (1961)
Detyrë e posaçme (1963)
Toka jonë (1964) …. Mullisi
Vitet e para (1965) …. Mësuesi
Komisari i dritës (1966) …. Shërbyesi i kishës
Përse bie kjo daulle (1969) Roja e kantierit
I teti në bronx – (1970) Babai i Ibrahimit
Kur zbardhi një ditë – (1971) Fshatari plak
Shtigje të luftës – (1974)
Përballimi – (1976)
Tingujt e luftës – (1976) Roja i Shkolles
Skënderbeu-(1953) Gjergj Araniti (fotografia e profilit).
…Filmi “Kur zbardhi një ditë” është prodhuar në vitin 1971.Është i përbërë nga tre pjesë: Ar mët, Ura, dhe Meçua.Skenari : Anastas Kondo, Ksenofon Dilo, Piro Milkani
Regjia : Piro Milkani.Operator : Petraq Lubonja.Muzika : Feim Ibrahimi.Ekranizimi i tregimeve të inxhinierit gjeolog A.Kondo si dhe një krijimtari e gjerë e tij e shpuri deri në detyrën e zv-ministrit të kulturës.
… Film i xhanrit dramë , ka si datë përfundimi 08-03-1971.Filmi është një film i realizmit socialist .Duke qenë se një Shqipëri ka një debat për filmat e kësaj kohe.
…Do të propozoja në film të vendoset vetëm viti 1971 ,që tregon kohën e prodhimit të tij, gjatë gjithë shiritit të filmit duke u bërë kështu i kuptueshëm, për kohën e realizmit të tij.

Dossier/ ‘Po me urën c’patën xhanëm…’/ Nga Gëzim Llojdia Read More »

‘Një rast i jashtëzakonshëm’/Gjeniu që tr onditi Enverin/ Si u zbulua fëmija 6-vjeçar që para alfabetit zgjidhte problemet e matematikës

“Një rast I jashtëzakonshëm” titulli i një reviste që tronditi diktatorin Enver Hoxha.

Nikë Marsh Kodra, në 1962 ishte 6 vjeç, asaj kohe ai ishte nxënës I klasës së parë në shkollën fillore të Palajshosht të Dukagjinit.

Para se të mësonte a,b,c Nika i varfër arrinte të zgjidhte problemet matematikore të shkollës së mesme. Ishte mësuesi Gjeto Voci ai që shkroi për nxënësin e tij të jashtëzakonshëm.

“Përpara se sa të mësoja të shkruaja dhe të kryeja veprime mbledhje, zbritje, shumëzim, unë përmendësh kisha kaluar të shumëzoja numrat treshifror.

Mësuesi ishte Gjeto Voci, ishte marrë më këtë rast jo normal për vendin dhe moshën ku unë isha rrit. Ai bën një shkrim dhe e çon tek revista ” Mësuesi”.

Redaktori i revistës, Petrit Dedja i vendos titullin ” Një rast i jashtëzakonshëm” . Një titull i tillë e kishte shqetësuar udhëheqjen”, Nikë Marash Kodra.

Nikë Marashi, ishte një kuriozit edhe për drejtuesit e shtetit. Ministri I Mbrotjes asaj kohe Beqir Balluku shkoi deri në Shkodër për ta pare se kush ishte ky fëmijë gjeni.

“Një nga pyetjet e Ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku ishte kjo: Sa vetë jeni ë shtëpi? 11 i them unë. Ai më pas më thotë një njëri han treçerek buke, sa bukë hani ju?

Unë i them, jo, i vogli është 6 muajsh nuk han buk. Në rregull thotë vij unë mik. Unë i them 8 bukë e njëçerek. Si gjete tha ministri. 11 nga 3 çerek bëjnë 33 çerek, buka ka 4 çerek, 33 nuk pjesëtohet me 4, një çerek e fus në xhep . 32 e pjesëtoj me 4 dalin 8, kujdes mos harro çerekun në xhep”, tha Kodra.
Inteligjenca e Nikës Marashit ishte e papranueshme për dik tatorin e Enver Hoxha.

” Enver Hoxha për gjërat që donte, ishte ai donte ta merrte vendimin.

Por shkon e pyet Ramiz Aliajn çfarë do të bëni me atë gjeniun. Ramizi i thotë do të sjellim në Tiranë dhe do të kujdesemi për të. Ai mund të bëhet shkencëtari vendit.

Por kjo do të mbetej e Ramizit dhe jo vendimi i Enverit, kështu ai tha: Jo do të rri tek vendi i lindjes të v uaj dhe të kalitet, të bëhet i fortë pastaj ta marrim në Tiranë”, tha Kodra.

Kush e takonte Nikën, tentonte ta pyeste atë për një problem matematikor. Ai duhej të ishe I pagabueshëm në çdo gjë. Nika thotë se kjo trysni me vr au fëmijërinë.

Për këtë arsye kur shkoi në shkollë të mesme edhe pse ishte nxënës absolute Nika e urr ente matematikën, dhe ishte zotuar që nuk do të shkonte në universiteti për këtë degë. Por edhe kësaj here vendosi udhëheqja.

“Unë duhet të isha i përkryer. Të h umbet e drejta e pse-së. Për këtë arsye e urr eja matematikën. Ma kishin premtuar që nuk do të japim bursë për matematike.

Por në vitin 1972 vjen Nexhmie Hoxha tek Kongresi i Gruas dhe thotë ku është gjeniu i matematikës aty mësuesit i thonë, ai nuk e do matematikën. Jo thotë ajo ai do të shkoj për matematikë”, tha ai.

Nika nuk e përfundoi kurrë shkollën e lartë për matematike, por ky ishte fati I një gjëniu në kohën e dik taturës, I cili nuk u pyet asnjëherë se çfarë ai pëlqente të bënte./lajmifundit

‘Një rast i jashtëzakonshëm’/Gjeniu që tr onditi Enverin/ Si u zbulua fëmija 6-vjeçar që para alfabetit zgjidhte problemet e matematikës Read More »

18 janar 1984 – Anijet ushtarake të SHBA hynë në ujrat territoriale detare të Shqipërisë. Nga baza detare e Sazanit dolën KS-314 dhe KS-316

Nga Artur Mecollari

18 janar 1984 – Anijet ushtarake të SHBA hynë përsëri në ujrat territoriale detare të Shqipërisë
Datë në historinë e të drejtës kombëtare të detit
Në 18 janar 1984 dy luftanije të Forcave Detare të SHBA, një kryqëzorë dhe një frigate, hynë në ujrat territoriale të Shqipërisë, në distance mbi 12 milje detare, por brenda 15 miljeve detare. Për këtë qëllim nga baza detare e Sazanit dolën KS-314 dhe KS-316. Ndërkohë, nga bordi i kryqëzorit u ngrit dhe u ul edhe një helikopter. Mas një fare kohe lundrimi në kurs parallel me vijën bregdetare anijet amerikane dolën nga ujrat shqiptare.
Ky veprim i SHBA konsiderohet veprimi i dytë, mbas atij të 12 dhjetorit 1981 në kuadër të programit të “Lirisë së Lundrimit” (“Freedom of Navigation”), i drejtuar nga Departamenti i Shtetit dhe i zbatuar nga Departamenti i Mbrojtjes (Forcat Detare), me emërtimin “operacion deklarimi”. Programi i “Lirisë së Lundrimit” ka nisur në vitin 1981 dhe vijon ende të zbatohet nga SHBA. Ai ka si qëllim të detyrojë shtetet aleate, mike dhe kundërshtare të respektojnë dispozitat e të drejtës ndërkombëtare të detit.
Shqipëria në vitin 1976 kishte shpallur gjerësinë e detit territorial 15 milje detare, gjerësi në kundërshtim me parashikimet e Konventës së OKB-së mbi Detin Territorial të vitit 1958 (LOS 1958), në të cilën Shqipëria nuk ishte palë. Në 10 dhjetor 1982 filloi të firmoset Konventa e OKB-së mbi të Drejtën e Detit 1982 (UNCLOS 1982), e cila hyri në fuqi në vitin 1994.
Duke nisur nga viti 1981 dhe deri në vitin 1987, Forcat Detare të SHBA kanë kryer disa operacione deklarimi në detin territorial të Shqipërisë. Ky program me Shqipërisë kulmoi me notën verbale të derguar nga SHBA në korrik 1989 nëpërmjet Ambasadës Franceze, ku kundërshtonte 1) gjerësinë e detit territorial të Shqipërisë, 2) metodologjinë e ndërtimit të vijës së drejtë bazë dhe 3) pezullimin e të drejtës së kalimit paqësor të anijeve të luftës nëpër detin territorial të Shqipërisë.
Në mars 1990 Shqipëria ndryshoi legjislacionin për kufijtë detar duke 1) shpallur gjerësinë e detit territorial 12 milje detare dhe 2) shfuqizuar pezullimin e të drejtës së kalimit paqësor për anijet e luftës nëpër detin e saj territorial. Ky akt përfaqëson pranimin nga Shqipëria të UNCLOS 1982. Shqipëria aderoi në UNCLOS 1982 në vitin 2003.

18 janar 1984 – Anijet ushtarake të SHBA hynë në ujrat territoriale detare të Shqipërisë. Nga baza detare e Sazanit dolën KS-314 dhe KS-316 Read More »

Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë!

HOMAZH
Njeriu që fati zgjodhi për ne, për të vendosur mbi kryet e Nënës Shqipëri, kurorën e sovranitetit, ishte një shqiptar i kurorëzuar nga virtutet dhe hiret. Sado larg të shtrihet vështrimi ynë në histori dhe në kohë, do të shëmbëllejë gjithmonë si yll i bardhë fytyra e hijshme dhe ogurmirë e kasnecit të Pavarësisë, Ismail Qemal Vlorës.
Vetmitar e megjithatë kurdoherë me dishepuj, shqiptar unik e kozmopolit, që kur i thonë ha bukë krejt më vete, Ismail Qemal Vlora çau me jetën e tij një shteg që sot e përjetë është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar.
Oxhak i vjetër, mendjehapur, luajal, i pavarur, i përkushtuar ndaj ideve, por i lirë dhe pragmatik, e jetoi me pasion dhe vendosmëri jetën e shënuar nga provania, duke u bërë shembull i lartësive njerëzore dhe morale për tërë brezat e mëpastajme. Me dashuri u martua me një zonjë jo të fesë së tij, prej dashurisë la të mirat e një pushteti të trashëguar, për, siç i shkruan trashëgimtarit të Osmanit, “të bërë diçka për vendin tim, Shqipërinë”.
Që shqiptarëve t’u mbetej në fund midis tyre, të paktën atdhe-dashuria, shpërfilli deri pushtetin që i dha jo trashëgimia, por historia, gjatë një pleqërie kaluar syrgjyneve. Diti sa e sa herë t’ia fillonte nga e para, si për shembull kur megjithë lodhjen e hallet e moshës u mandatua nga shqiptarët e Amerikës t’u printe në luftën politike për mbrojtjen e atdheut në Konferencën e Paqes. Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë zëri dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur, që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje e përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë.
Nuk di për çfarë mund t’i themi këtij të pavdekshmi faleminderit më parë, në këtë përvjetor të lindjes së tij!
Në mendje më vijnë vetëm një grusht me fjalë:
Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë!
#TëPAHARRUESHËM🙏
Edi Rama

Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com