Histori

Kamber Delo Xhuveli, trimi qe va rrosi me nderime 13 te rene nga Tragjasi duke u betuar mbi shp ate per ha kmarrje!

Kamber Delo Xhuveli eshte nje nga figurat e shquhara te kohes. Misioni i tij kryesore gjate gjithe veprimtarise se tij ishte bashkimi i patrioteve vlonjate e me gjere ne lu ften kunder sundimi satrat te turqve. Ai gjeti mbeshtetje tek te gjithe dhe lu ftoi se bashku me te gjitha forcat e tij gjer sa qe gjalle. 

Lindi ne Tragjas ne vitin 1800. U edukua me mendime e ndjenja te larta patriotike e arsimdashese, prandaj mesoi punoi e veproi me trimeri e guxim ne jeten e tij. Kreu shkollen turke te kohes me rezultate te mira. Ishte mjaft i zgjuar dhe i pamshem. Ne Stamboll kryen shkollen e mesme dhe po aty kreu dhe akademine ushtarake me rezultate shume te mira. 

Ne perfundim te studimeve i jepet grada major. Emerohet vali per Vloren e Beratin po sundimin anadollak e urrente. U lidh me Zenel Gjoleken, Rrapo hekalin, Celo Picarin, Mahmut Bej Vloren (Babai i Ismail Qemalit), Dervish Ali Dukatin, Mahmud Hoxhen (Shyti) nga Tragjasi. Mori pjese se bashku me ata ne shoqerine “Beselidhja e Shqiperise se jugut” me 1928.

Kamber Delo Tragjasi ishte ne kryesine e lidhjes sepse ishe edhe nje nga themeluesit e saj. Si gjithe trimat e tjere ai luftoi dhe udhehoqi cetat ne kryengritjet fshatare te vitit 1847. Ne betejat me te ashpra ne Sinje e ne Konisbale te Beratit, Kamber Delo me shpate te ngritur perpjetë e me nderime varrosi shume te rënë, midis tyre edhe 13 nga Tragjasi.

U betua se do tu merrte hakun duke shpartalluar taboret turke. Ai mbajti lidhje shoqerore e miqesore me shume familje patriotike vlonjate e vecanerisht me ato te Mahmut Bej Vlores, Axhi Muhametit, djemte e te cileve do hynin ne histori si figura madhore te kombit: Ismail Qemali themelues i shtetit shqiptar me 28 nentor 1912 dhe Osman haxhiu komandanti i luftes se Vlores me 1920.

Miqesinë me keto familje do ta vazhdonte nipi i Kamber Delo Tragjasit, Xhafer Xhuveli me Ismail Qemalin, Osman Haxhiun dhe historia shkroi . Per trimerine e Kamber Delo Tragjasit ne kryengritjen fshatare te vitit 1947, populli kendoi :

Kamber Delua vret e pret,

Shqiperise ju be kismet

Në Vlore veqil kush mbet

Dhe te vdekurit i gjet !

Te vargu i fundit del interesimi i vecante i Kamber Delos per trimat e rene ne luften kunder otomaneve dhe vleresimi i tyre. Shume prej patrioteve opozitar, agjentura turke iv riste ne pabesi. Kamber Delo, jo vetem qe mbeshteste luften kunder pushtimit turk por ndihmonte dhe merrte pjese direkt me ceten e tij si ndodhi ne Smokthine, ku Dulo Zoto trim dhe luftetar u ndihmua drejt per se drejti nga Kamber Delo ne lufte kunder osmanllinjve, prandaj dhe populli kendon:

Kamber Delo vret e pret

Dulo Zotos ju be kismet

 Ky patriot e trim nuk u gjunjezua edhe pse turqi i moren te gjithe pasurinë, e internuan ne anadoll, e qorruan ne pleqeri por nuk e mposhten. Kamber Delo Tragjasi vdiq me 1882. Lajmi per vdekjen e tij u perhap ne te gjithe krahinen e dukatit , ne kazane e Vlores dhe te Beratit. Hidherimi pushtoi gjithe kazanë. Kush nuk qau dhe nuk uleriti sipas zakonit te laberise?

Vdiq kamber Delo Tragjasi

Ulerin ujku ne brinja

Ulerin e çkuli fshanë

Per Kamber Delo Tragjasnë

Burra te tille te shquar që luftuan per kombin, nuk vdesin kurrë. Emri dhe veprat e tyre nuk kane për tu shuar në shekuj. Kamber Delo Xhuveli ishe me kulturë për kohën. Zotëronte gjuhën turiqsht, arabisht dhe persisht. Patriotë të tillë jane dhe do tëjenë nderi i kombit.

Brezat duhet të mësojnë shumë nga ata që gjithë jetën ja kushtuan vetëm mëmëdheut, flamurit kundër okupatorit për liri dhe pamvarësi. Ky përkushtim e ky qëndrim stoik i shqiptarit të jep forcë e krenari.

Marrë nga libri ‘ Tragjasi Burim patriotizmi’ me autor Halo Sinani

 

Kamber Delo Xhuveli, trimi qe va rrosi me nderime 13 te rene nga Tragjasi duke u betuar mbi shp ate per ha kmarrje! Read More »

A punon eskortë? Ish banorja e Big Brother flet për jetën në Dubai

Ajo nisi një aventure të re duke braktisur çdo gjë në Shqipëri madje dhe famën që i dha “Big Brother 3” për t`u zhvendosur në Dubai. 3 vjet pa ardhur në Shqipëri, kurioziteti për të mësuar më shumë për jetën e saj atje ishte i madh.

Inxhiniere mjedisi, ish banorja e Big Brother, Bertina, vajza e njohur për flokët kaçurela, ishet dje e ftuar në Top Show. Bertina Mehmeti: “Si në Dubai ashtu edhe në Shqipëri ka vajza ‘eskortë’ por unë jam një inxhiniere”.

“Më kanë ‘martuar’ disa herë me Sheik por unë jam zog i natyrës dhe jo i kafazit”. Përvec kësaj tregon arritjet e saj në karrierë në Dubai gjithashtu!

A punon eskortë? Ish banorja e Big Brother flet për jetën në Dubai Read More »

Historia e Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës me polic Gëzimin

Kjo histori mu kujtua sot kur lexova se Basha paska shtruar drekë për ish policët e shkruar nga puna. I pash me endje fotot, por nuk e pashë Gëzimin. Pash Hysni Burgajn, pash Agron Kuliçajn, pash Avenir Peken. (Këta Pekajt janë bërë si lebrit në kohen e komunizmit, që dy veta i conin me Ballin e dy me partine. Pastaj kush te fitonte bëheshe fisi). Aveniri me Lulzimin, Çimi me Shkëlzenin. E ç’vete ore!

Shkruan Ilirjan Blloshmi

Gëzimi, Lul Basha dhe ish policët.

Në kohen kur i ndjeri Sokol Olldashi ishte ministër, duke kaluar në aksin Prrenjas-QafëTthane shikon një polic që rrinte anash rrugës në shërbim.

Ndalon makinën, Gezimi merr qëndrim dhe e pershendet.

-Pse rri në diell? Pse nuk shkon tek ajo hija atje? E pyet i Olldashi. -Këtu me kanë urdheruar të rri zotri.

-Pas dy ditësh Sokoli ktheheshe nga Greqia ose Maqedonia. Në fshatin Pishkash shikon përsëri Gëzimin, në diell, në piskun e vapes. Ndalon makinen, zbret dhe e pyet si e ke emrin, i mban emrin shënim dhe para se të iki e pyet.

-Ore ndonjë lek ke bere? Jo zotri, epo pse na nxirrni namin kot. Merrni e mos na nxirrni namin.

Dy dit me vone, Gëzimit ju komunikua se qe nga ajo dite ai do të qakullonte, vetem me makinë ne Librazhd. Ne te gjithe qyetin u hap fjala se Gëzimi është mik i ministrit. Gëzimi asnje here nuk e përmendi Olldashin, pavarësisht atyre që thuheshin. Kur Lulzim Basha erdhi në atë ministri, Gëzimin e kapi “reforma” sikur nuk kishte arsimimin e duhur për polic. Pavarësisht se unë qëkur kam filluar të mbajë mend ne kete jetë, Gëzimin e mbaj mend polic.

Gëzimi nuk beri fjale, nuk kapi as mik, kurrë nuk e tradhtoj PD-në. Madje dhe kur vinte Lulzim Basha në Librazhd shikonte në takime. Gëzimi hapi nje dyqan te vogël me materiale hidraulike në Librazhd, e sot e kesaj dite aty është me ate dyqan mbahet.

Aq njeri i respektuar është Gezimi sa dhe socialistët e duan, madje nusen nuk ja hoqën nga puna.

Kjo histori mu kujtua sot kur lexova se Basha paska shtruar drekë për ish policët e shkruar nga puna. I pash me endje fotot, por nuk e pashë Gezimin. Pash Hysni Burgajn, pash Agron Kuliçajn, pash Avenir Peken. (Këta Pekajt janë bërë si lebrit në kohen e komunizmit, që dy veta i conin me Ballin e dy me partine. Pastaj kush te fitonte bëheshe fisi). Aveniri me Lulzimin, Çimi me Shkëlzenin. E ç’vete ore!

Historia e Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës me polic Gëzimin Read More »

Nuk ia dal dot! 54-vjeçari nga Tirana s’duron më dhe denoncon ish-gruan, ja çfarë i bënte ajo

Një 54-vjeçar ka marrë urdhër mbrojtje nga Policia, pasi e dhunonte psikologjikisht ish-gruaja e tij 12 vjet më e vogël.

Sic thuhet në njoftimin e Policisë, Komisariati Nr. 6, më datë 28.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin G.H, vjeç 54, pasi dyshohet se ish-bashkëshortja E.P, vjeç 42, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij, shkruan “Panorama”.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Nuk ia dal dot! 54-vjeçari nga Tirana s’duron më dhe denoncon ish-gruan, ja çfarë i bënte ajo Read More »

Letra prekëse e fëmijëve të mjekut që u nda nga jeta.’Nuk i thamë dot njëri-tjetrit mirupafshim’

Dora rrëshqiti vetë tek numri yt i telefonit këtë mëngjes. Nuk e di në kërkonte thjesht një konfirmim prej heshtjes së stërgjatur në anën tjetër, apo priste të dëgjonte sërish zërin tënd. Përshëndetjen e zakonshme. Frymarrjen e rënduar.

Nuk e di ç’kërkonte, kur fjalët prej kohësh kishin filluar të pakësoheshin. Pyetjet e tua të përhershme… Përgjigjet e mia të shkurtra…

Vetëm tani e kuptoj sa gjëra lamë pa i thënë njëri-tjetrit, sepse dy burra mund të diskutojnë për gjithçka, por kurrësesi nuk mund të flitkeshin për gjëra kaq të thjeshta: Se përse ti nuk besoje kurrë se unë do arrija diku, apo se dje gjeta fijen e parë të bardhë mes flokëve dhe teksa shihja veten ne pasqyrë, befas m’u kujtove ti.

Por, tani nuk ka më kohë. Siç thoshe edhe ti gjithmonë prej mëse dy vitesh, teksa jetoje me sëmundjen që rritej brenda teje dita-ditës: “Jetoje jetën, se ndryshe ja… më shih mua!”

Vetëm një orë përpara se ti të ndaheshe nga jeta qëndrova i ulur në errësirën e dhomës sime duke u përpjekur të mblidhja një e nga një kujtimet që kisha prej teje, ndonëse ishte e vështirë.

I shihja teksa vraponin dhe unë i ndiqja pa ditur se ku. Në fund nuk ngelën shumë siç thoshe edhe ti, “vetëm ato më të rëndëshishmet…” I mblodha dhe u përpoqa t’i ruaj, për të mos i humbur nga pak me çdo psherëtimë dhimbjeje.

Herën e fundit nuk i thamë shumë njëri-tjetrit. Ti nuk flisje dot si dikur dhe unë nuk të shihja dot aq të pafuqishëm.

Ti, që me shaka e quaje veten “perpetum mobile,” dhe unë e ndiqja shakanë vetëm me një buzëqeshje. Vetëm një ekran qelqi na ndante, edhe në mes një oqean i tërë nuk na la të përqafoheshim, ashtu siç rrallë, sa rrallë kemi bërë, sepse “burrat nuk përqafohen”.

Por tani s’ka më kohë. Ato pak orë të mbrëmjes që më ngelën i kaloj duke shfletuar një nga një fotografitë e tua, teksa mosbesimi ia lë vendin trishtimit, trishtimi inatit e ky i fundit psherëtimave të ngadalta, sepse në fund, vetëm ato ngelen.

Është e çuditshme se si njeriu mund të jetojë vetëm në pak fjalë, disa imazhe apo një buzëqeshje.

Një shëtitje me makinë gjithmonë do të shndërrohej në një bisedë për jetën, për letërsinë apo në dy tri shaka, të cilat mua dhe Fionën na bëjnë ende të buzëqeshim, sepse vetëm kështu mund të të kujtojmë.

Një njeri që nuk e humbi kurrë sensin e humorit ndonëse sëmundja e brente çdo ditë pak e nga pak. Tashmë teksa unë dhe Fiona mbajmë në duar biletat për të ardhur atje, u munduam sërish të të kujtonim. Aeroporti nuk do të jetë më aq i ngrohtë dhe e përhershmja, “Tuçii i babit!”

Ajo vazhdon të shpresojë se pasi të hyjmë në shtëpi, do të gjejmë sërish tek pozicioni yt i zakonshëm në kolltuk.

Shumë gjëra na mbetën pa i thënë njëri-tjetrit. Megjithatë teksa i kaloj një e nga një në mendje, bëhen përherë e më pak.

Aq sa mund t’i mbledhësh në një grusht dhe mund t’i hedhësh tej në ajër me shpresën se ti diku do të mund t’i mbledhësh.

Në fund mbeten vetëm gjërat më të rëndësishme. Se si nuk i thamë dot njëri-tjetrit “mirupafshim”. Sikur koha të mund të kthehej pas qoftë edhe vetëm për pak minuta, unë dhe Fiona vetëm kaq do të donim të të thoshim: Mirupafshim!

Po e mbyll me kaq. Siç thoshe ti gjithmonë, “askush nuk do të dëgjojë fjalime të gjata dhe të mërzitshme.

Aq më tepër në një varrim. Se ç’ka diçka mes dheut të lagësht dhe gurëve të ftohtë që na bën të gjithve të ndjehemi keq.

Sikur bartim rrahjet e një ore të padukshme mbi shpinë. E për më tepër sepse në fund, “s’kemi ç’themi më”. Koha është e pakët. Mjafton vetëm për gjërat më të rëndësishme.

Bjorni & Fiona

Shënim: Bjorni Runa ka punuar për një periudhe kohore si video-editor në “TemA”.

Letra prekëse e fëmijëve të mjekut që u nda nga jeta.’Nuk i thamë dot njëri-tjetrit mirupafshim’ Read More »

Të kërkosh azil – kohë e humbur.22 vjeçari bën thirrje

Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vje? dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil.

Qyteti bavarez Kitzingen, me kullën e famshme Faltertrum, ku sipas legjendës evropiane ndodhet varri origjinal i Drakulës. Qytetet buzë lumit Main, me katedralet romane dhe gotike në rajonin e Frankonisë do të jenë pika referimi dhe do të mbeten gjatë në kujtesën e Enea Shehut, 22-vje?arit nga fshati Lapardha në Berat.

“Do të kthehem atje një ditë, të takoj miqtë e mi gjermanë, të pimë një gotë verë të bardhë nga vreshtat e Frankonisë dhe t’i falenderoj për gjithë sa mora dhe mësova prej tyre,” – më thotë Enea, tek flasim në një klub, në fshatin Lapardha, në këto ditë shiu fund dhjetori.

Azilkërkues në Bavari

Historia e tij është ajo e mijra të rinjve nga Shqipëria që duke përfituar nga lëvizja e lirë në zonën Shengen, mbrritën në Gjermani për të kërkuar azil dhe kush më herët, kush më vonë sot është i riatdhesuar apo e pret riatdhesimi.

“Kam ikur me tren nga Bolonja në Mynih. Nuk njihja asnjeri atje, por një shok më kishte dhënë emrin e kampit, në qytetin bavarez Kitzingen, ku qëndronin të gjithë ata që aplikonin për azil në Bavari, nga shumë kombësi. Qëndrova atje 4 muaj, pastaj shkova në një kamp tjetër azilantësh në Ëürzburg. Atje bashkia, pas një farë kohe, më dha një banesë pa para dhe 335 euro në muaj për ushqim. Por aplikimi im pas një viti u refuzua. Autoritetet gjermane më thanë që Shqipëria është një vend i sigurtë dhe Gjermania nuk pranon azilantë nga vende të sigurta. Pas refuzimit mora një avokat me 700 euro. Shqyrtimi zgjati 6 muaj. Nuk fitova. Nuk doja të qëndroja në mënyrë të paligjshme, të më kapnin dhe të më hiqnin për 5 vjet të drejtën e lëvizjes në zonën Schengen. Në janar të vitit 2016 u ktheva vetë në Lapardha, me një biletë avioni të paguar nga autoritetet lokale në Ëürzburg,” më tregon Enea.

Papunësia – shtysa drejt kërkesës për azil

Në Lapardha Enea mbaroi gjimazin e fshatit. Nuk vazhdoi universitetin se nuk kishte mundësi financiare. Punë në fshat apo në Berat nuk gjeti. Atëhere filloi të shkojë në Greqi, në Itali, të mbledhë agrume dhe ullinj apo të punojë në ndërtim. Kur mbaronin tre muajt e lejuar nga rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e zonës Shengen, kthehej në fshat ku rrinte tre muaj pa punë për të rifilluar përsëri punën sezonale në tre muajt e lejuar.

“Kjo erdhi dhe u bë e vështirë për mua. Papunësia ishte shtysa kryesore që shkova në Bavari duke shpresuar se mund të kisha shans që ta merrja azilin. Sajova edhe një histori hakmarrjeje por pa rezultat. Më thanë të njëjtën gjë: Shqipëria është vend i sigurtë. Që ti nuk gjen punë, që ke situatë të vështirë ekonomike, që je 20 vje? dhe kërkon të kesh një të ardhme më të mirë – të gjitha këto për autoritetet gjermane nuk janë arësye për të marrë azil. Nga 100 shqiptarë që ishim në kamp vetëm njëri fitoi të drejtën të qëndronte, pasi pati një kontratë pune ”- thotë Enea.

Rinia kërkon të ikë

Fshati Lapardha, me 18 mijë banorë shtrihet në një zonë fushore-kodrinore me ullishta, shtëpi të reja një- dhe dykatëshe, rrugë të shtruara, ka gjimnaz, kafene dhe klube. Shumica të ndërtuara nga paratë e emigrantëve, kryesisht në Greqi. Por që nga kriza greke ata nuk dërgojnë më para. Papunësia ka sjellë emigrimin e banorëve drejt qyteteve të mëdha, apo për punë sezonale në bujqësi dhe ndërtim në Greqi dhe Itali. Kryeplaku i fshatit Lapardha, Tafil Bil?ari, është shumë i shqetësuar nga ikja e rinisë.

“Rreth 20-30 të rinj nga fshati janë kthyer pas refuzimit të azilit. Por janë të papunë. Situata ekonomike është e vështirë. Të rinjtë duan të ikin. Fshati po zbrazet. Në fshat ka mbetur popullsia e plakur që merret me prodhimet bujqësore në sera dhe vjeljen e ullinjve. Perimet na i marrin tregëtarët me ?mime shumë të ulta dhe nuk kemi fare leverdi t’i mbjellim dhe t’u bëjmë shërbime. Ulliri ka shumë shpenzime, kërkon spërkatje që të mos të zërë miza dhe t’i hyjë krimbi. Edhe produktet blegtorale të fshatit na i marrin me shumicë me ?mime shumë të ulta: një litër qumësht na e marrin 20 lekë dhe e shesin 350 lekë. Nuk kemi subvensionim nga shteti për bujqësinë dhe blegtorinë, nuk kemi investime në fshat. Këto hapin vende pune dhe mbajnë një pjesë të rinisë në fshat. Një pjesë tjetër natyrisht do të ikë, në kërkim të një jete më të mirë, por brenda rregullave dhe ligjeve” thotë kryeplaku.

Të kërkosh azil – kohë e humbur

Në kërkim të një jete më të mirë Enea jetoi një vit gjithsej në dy qytetet bavareze Kitzingen dhe Ëürzburg. Tani është i bindur që rruga që zgjodhi ishte e gabuar.

“U them te gjithëve mos e provoni. Është kohë e humbur!”- thotë ai.

Enea ndjen mirënjohje për gjithshka që përjetoi dhe mësoi në vitin e tij bavarez 2015-2016.

“Banorët, njerëzit e thjeshtë në Kitzingen dhe Ëürzburg ishin shumë të kulturuar, bujarë dhe të ndjeshëm ndaj azilantëve. Na sillnin ushqime dhe veshje në kamp pavarësisht nga ato që na jepnin autoritetet. Atje mësova që korrektesa është një vlerë që nuk duhet të më mungojë, që punën kur e bën duhet ta bësh të saktë, që më tepër se sasia është cilësia ajo që të jep dinjitet. Repektimi i ligjit, qëndrimi aktiv i banorëve ndaj çështjeve që prekinin gjithë komunitetin më ka bërë shumë përshtypje: Atje bëra miq që kam qef t’i takoj përsëri një ditë,” – thotë Enea.

Viti bavarez ia hoqi një herë e mirë nga koka idenë që të vazhdojë të kërkojë azil në një vend tjetër në BE apo jashtë tij. Më thotë që ka zëra se në Angli është më lehtë të gjesh punë në të zezë dhe se rrjetet e krimit të organizuar kriminale kërkojnë 15 mijë dollarë që të pajisin me dokumenta fallco. Por ai nuk i ka këto para dhe me përvojën që pati Gjermani, ka krijuar tani bindjen se rrugët jo të ligjshme janë rrugë qorre, që nuk të nxjerrin askund.

“Kam qef të vazhdoj shkollën e lartë. Dua të bëhem infermier. Do të punoj në Itali dhe Greqi në tre muajt që më lejon lëvizja e lirë, do të mbledh para që të shkoj në universitet për infermier. Do të kem një zanat, këtu në Shqipëri apo diku tjetër.” – thotë Enea.

Të kërkosh azil – kohë e humbur.22 vjeçari bën thirrje Read More »

Fotografi të rralla nga varrimi i Naim Frashërit

Naim Frashëri është poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare. Ai shkroi gjithë jetën për vendit e vet, por ndërroi jetë në Turqi.

Për të nderuar veprimtarinë e tij, eshtrat u sollën nga Stambolli në atdhe, në vitin 1937. Italianët i ndërtuan një varr monumental e për rrjedhojë i riorganizuan një ceremoni tjetër në 1940 në Tiranë, që dëshmohet nga këto foto të arkivit italian “Luce”.

Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi; herën e parë për ta vendosur në lulishten pranë kryeministrisë e herën e dytë për ta vendosur pranë dy vëllezërve të tij.

Fotografi të rralla nga varrimi i Naim Frashërit Read More »

Flet vëllai i Mehmet Shehut tregon detajet e frikshme: Si më ndiqte këmba- këmbës

Duro Shehu, vellai i ish kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu ka ndare ne media përjetimet e trishta nga dita e mortit të të vëllait, vdekja e të cilit vijon të mbetet një nga ngjarjet më misterioze të regjimit komunist.

Ju ndodheshit jashtë shtetit kur vrau veten Mehmet Shehu?

Jo, kisha vetëm dy ditë që isha kthyer nga Austria.

Kuroheshit në Austri…

Kisha shkuar aty nga fundi i tetorit 1981. Pra, në kulmin e konfliktit midis Enverit dhe Mehmetit, që edhe pse i rezervohej opinionit, përflitej gjithkund në mjediset e zyrtarëve partiakë. E ndeva këtë edhe në Vjenë, madje që në takimin e parë me personelin e Ambasadës që më priti ftohtë. Acari i marrëdhënieve të tronditura në Tiranë kishte mbërritur edhe atje. Diplomatët, për natyrën e punës që kryejnë, me sa duket ishin njoftuar për këtë histori të pazakontë.

Se bëhej fjalë për përplasjen e numrit Një me numrin Dy të regjimit. Me ambasadorin Musin Kroi dhe sekretarin e parë të Ambasadës Engjëll Koloneci, pinjoll i familjes së Teki Kolonecit, krushkut të Enver Hoxhës, isha njohur dhe më parë dhe kisha pasur raporte të mira, po me sa duket këtë radhë ata ishin futur në njëlloj sikleti. E kuptoja shumë mirë pozicionin e tyre dhe mundohesha që të kisha kontakte sa më të pakta, jo vetëm për t’i ruajtur, por edhe për t’i shpëtuar syrit të njerëzve të Sigurimit, që më gjurmonin ngado nëpër Vjenë. Se të them të drejtën kam pasur jo pak provokime nga njerëzit e këtij kallëpi.

Ju kanë provokuar njerëzit e Sigurimit në Vjenë?

Ata më kanë gjurmuar këmba-këmbës gjatë gjithë kohës që qëndrova aty. Po nuk kanë munguar dhe provokimet nga sejmenët e tyre…

Kur thoni ju kanë provokuar, çfarë keni parasysh?

Më kanë ndodhur ngjarje nga më befasueset gjatë qëndrimit në Vjenë. Ngjarje që inicioheshin nga profesionistët e zbulimit sekret. Mjafton t’ju kujtoj një të tillë për të kuptuar sjelljen misterioze të këtyre njerëzve që dirigjoheshin nga zbulimi politik i Tiranës. Më 29 nëntor 1981, Ambasada jonë atje organizoi një pritje me rastin e festës së çlirimit. Si zakonisht, në të tilla evente ishin ftuar diplomatë të akredituar në Vjenë, miq të Shqipërisë dhe bashkëkombas që jetonin atje. Njëri nga punonjësit e Ambasadës më njoftoi dhe mua të merrja pjesë.

Fillimisht hezitova, por këmbëngulja e tjetrit më bindi dhe shkova. Shkova, por më doli ajo që nuk e prisja. Një çast, gjatë ceremonisë, teksa qëndroja me familjarët e personelit të Ambasadës, m’u drejtua një burrë shtatlartë me mustaqe. Si u përshëndetëm, më pyeti për Mehmetin. “Si e kemi Kryeministrin me shëndet, se kemi dëgjuar që ka qenë sëmurë?”. Aty për aty u mundova të dredhoja, duke i thënë se më kishte ngatërruar me ndonjë tjetër. “A s’jeni ju Duro Shehu, vëllai i Kryeministrit?!”, ma ktheu ai me një shqipe të pastër të dialektit kosovar. Mbeta ngushtë dhe nuk dija çfarë të bëja.

Në rrëmujë e sipër u largova pa rënë në sy. Tërë natën nuk e vura syrin në gjumë. Çfarë ishte ky kosovari që interesohej për shëndetin e Mehmetit. Të nesërmen pyeta një shok të Ambasadës se kush ishte ai kosovari që u takua me mua. Ai më tregoi se është një mik i mirë nga Kosova që kishte ardhur bashkë me vëllain nga Gjermania. Kjo ngjarje e papëlqyeshme më bëri që të kërkoja kthimin në Tiranë, mirëpo zyrtarët tanë atje më detyruan të vijoja kurimin. Ashtu bëra. Në Tiranë u ktheva më 15 dhjetor 1981. Gjatë gjithë udhëtimit jam ndjekur nga afër nga njerëzit e policisë sekrete…

Flet vëllai i Mehmet Shehut tregon detajet e frikshme: Si më ndiqte këmba- këmbës Read More »