Histori

Në kujtim të viktimave të Holokaustit – Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës”

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u zhvillua sot paradite në Tiranë, ceremonia e shpalljes së Shqipërisë “Shtëpi të Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg” që u kurorëzua me përurimin e pllakatit.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të shumtë ku ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael, ministra, krerë të bashkësive fetare si dhe familje shqiptare që kanë shpëtuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë Holokaustit, Presidenti Meta, shprehu falënderim të veçantë për Fondacionin Ndërkombëtar ‘Raoul Wallenberg’ për shpalljen e Shqipërisë ‘Shtëpi të Jetës’.
“Kjo ngjarje, jashtëzakonisht kuptimplote, nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët.
Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit”,- tha Meta.
Shqipëria, vijoj më tej Presidenti, edhe pse një vend nën pushtimin nazist, është cilësuar si një “parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare” jo vetëm për qytetarët e saj hebrenj, që ishin gati 200, por edhe për ata hebrenj të cilët lanë shtëpi e katandi anembanë Europës, për të shpëtuar kokën, familjet dhe fëmijët e tyre nga “Zgjidhja përfundimtare” e shtazërisë së pamëshirshme hitleriane.
Gjatë fjalës së tij Meta nënvizoi se, Muzeu i Jad Vashemit në Jeruzalem ka vërtetuar historikisht se Shqipëria u bë shtëpia e përkohshme e atyre, të cilët ishin arratisur nga vatrat e veta, dhe i vetmi vend evropian që në territoret e veta numëronte në vitin 1945, dhjetëfishimin e hebrenjve në krahasim me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më 1939-n.
Duke sjellë në vëmendje, ngjarjet e dy dekadave më parë, Meta tha se, “ne u bëmë dëshmitarë të masakrave në Ruanda, në Bosnje e Hercegovinë, dhe për më tepër, të masakrave dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës”.
Zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenber”, Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se, “Në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi.
“Mësuam se kjo përpjekje shpëtimi nuk ishte rastësi. Përkundrazi! Ky gjest fisnik është pjesë e kodit gjenetik shqiptar, të njohur si BESA, fjala e nderit që shpjegon mikpritjen njerëzore të shfaqur nga populli shqiptar ndaj të përndjekurve, pa pritur e pa kërkuar asgjë në këmbim dhe duke u përballur me rrezikun e madh për jetën e shpëtimtarëve si dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse Fondacioni ynë e shpall Shqipërinë, vendin dhe popullin e saj, si ‘Shtëpia të Jetës’. Asnjë vendi tjetër nuk iu është njohur kurrë kjo njohje e vlerësim. Heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i shpaloset e bëhet me dije mbarë botës.”- tha /atsh

Në kujtim të viktimave të Holokaustit – Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës” Read More »

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali, me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Pasi u përul me respekt para shtatores së burrit të madh të kombit që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 1912 në Vlorë duke themeluar shtetit modern shqiptar, Presidenti Meta vendosi një buqetë me lule duke nderuar veprën e tij të ndritur.
Në prani të përfaqësuesve të mediave, Presidenti i Republikës u shpreh: “Ju falënderoj që keni gjetur kohën për të shoqëruar këtë moment, të përuljes përpara shtatores të themeluesit të shtetit tonë modern dhe Atit të Shqipërisë, Ismail Qemalit në këtë 100-vjetor të kalimit të tij në përjetësi, për shkak të veprës së tij të ndritur që ai me shumë patriotë të tjerë realizuan më 28 Nëntor të vitit 1912″

“Sot është momenti jo vetëm të përulemi përpara veprës së tij, por edhe të angazhohemi për forcimin e shtetit shqiptar për ruajtjen dhe lartësimin e simboleve tona kombëtare, por njëkohësisht edhe për përmbushjen e ëndrrës së tyre për një Shqipëri plotësisht europiane”, u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi sot veprën dhe kujtimin e atdhetarit Ismail Qemali Read More »

Sot 100 vjet nga vr.asja e Ismail Qemalit.Fakte dhe prova që vërtetojnë se kush e vr.au

Nga Roland Qafoku*/ Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut për 400 vjet dhe shpallte Pavarësinë e Shqipërisë, atë 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali sikur e parandjeu që privilegji i madh si baba i shtetit shqiptar do të shoqërohej edhe me vd.ekjen e tij. Më saktë akoma, me vr.asjen e tij. Në fund të fjalimit që lindi një shtet, themeluesi i tij tha:

“I dërgoj një lutje të madhit Zot….të pranoj që këtej e tutje të jem unë dëshmori i parë i Atdheut ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i lirë flamuri ynë në atdhenë tonë të lirë”. 444.

Vetëm 7 vjet më vonë nga ky moment sublim, Ismail Qemali ndërroi jetë larg Vlorës dhe larg Shqipërisë, në njëhotel në Peruggiaa të Italisë në rrethana që më shumë konvergjojnë në vr.asje se sa nga versioni zyrtar sipas të cilës ai pësoi hemoragji cerebrale. Por Ismail Qemali ndërroi jetë 5 vjet nga një thënie lapidare e zëvndëskryeministrit Preng Bibë Doda, i cili gjatë një drake në vitin 1914 iu drejtua princ Wied-it me fjalët:

“Nëse do që Shqipëria të bjenë në qetësi, duhet të vr.iten Ismail Qemali, Esad Pashë Toptani dhe unë.”

Ismail Qemali u ele.minua i pari i kësaj liste. Afro dy muaj më vonë, vetë Preng Bibë Doda u vr.a në një pritë dhe pak më shumë se 1 vit pas v.rasjes së tij, u v.ra edhe Esad Pashë Toptani.

NJË VD.EKJE PLOT DYSHIME

“Më hëngër me të pabesë”.

Njeriu që kishte nxjerrë nga goja frazat më të ëmbla në gjuhën shqipe për Shqipërinë, për herë të fundit në jetë mundi të shqiptojë vetëm këto 5 fjalë me 18 gërma po në gjuhën shqipe. Pak minuta më vonë ai vd.iq. Zyrtarisht vd.ekja e tij u cilësua natyrale, por edhe pse kanë kaluar 98 vjet, rrethanat, shkaqet dhe ndodhia, tregojnë se ajo ishte një vr.asje e pastër nëpërmjet he.lmimit. Pasi shpalli Pavarwsinw e Shqipsrisw, pasi qendroi nw detyrwn e kryeminsitti tw parw tw shtetit shqiptar pwr 1 vit, 1 muaj e 18 ditw, Ismail Vlora vendosi të kryente aktin final në jetën e vet, atw tw rikonfirmit tw pavarwsisw dhe shtetit shqiotar me tw gjitha trojet qw i ishin zaptuar. Rasti dukej se po vinte në Konferencën e Paqes në Paris. Viti 1919 sapo kishte hyrë dhe themeluesi i shtetit shqiptar po gjente mundësinë për të qenë edhe ai në këtë konferencë. Me premtimin e liderëve të Italisë deri të kryeministrit Vittorio Emenuale Orlando, Ismail Vlora po bëhej gati të shkonte në kryeqytetin francez për çështjen e madhe të Shqipërisë së vogël. Por entuziasmi po i linte vend zhgënjimit qw po dukej në horizont. Ja çfarë shkruan vetë Ismail Vlora në një letër vetëm katër ditë para vdekjes:

“Sot është dita vendimtare e Shqipërisë, do të ngjallemi apo do të vd.esim. Unë e dua Shqipërinë nën regjimin demokrat e federal për popullin shqiptar”. 555

Teksa në një dhomë në hotel “Brufani” në Peruxha të Italisë po priste lajmin për të takuar politikanët italianë, ndodhi krejt papritur vd.ekja e tij. Një vd.ekje shokuese jo vetëm për dy djemtë që nuk iu ndanë deri momentin e fundit të jetës, por edhe për ata që e mësuan këtë lajm. Ethem Vlora, djali i Ismail Qemalit që ishte me të kur vd.iq, ia ka treguar kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, qëndrimin e tyre në Peruggia:

“Një ditë i përgatitën babait një konferencë për gazetarët. Pas buke ai hyri në sallon ku e prisnin korrespodentët. Që në fjalitë e para të bisedës, i zverdhur e i lëkundur nisi të bëlbëzojë e të mos lidhte dot fjalët. Kërkoi ta çonin në banjë. Atje e mbyti shkuma dhe të vjellët”.

Bardhosh Gaçe, një nga biografët modernw të Ismail Qemalit dhe studiuesi që ka bërë kërkime të thelluara për figurën e tij nuk ka dyshime. Ai është i bindur që Ismail Qemalin e helmuan. Dëshmia e pronarit të hotelit që sjell Gaçe është unikale.

“Pronari i hotelit pak moment përpara se të ndërronte jetë i është drejtuar të bijës dukei thënë: Po vd.es me një peng, kryeministrin e Shqipërisë ma h.elmuan këtu në hotel”.

Por dëshmia e Fatushe Shedulës, shërbëtores së Ismail Qemalit, e sjellë nga studiuesi Koli Xoxe e konfirmon plotwsisht versionin e hel.mimit.

“Plakun patriot e hel.muam në kafene. Pasi kishte pirë kafe i kishin filluar dhimbjet e mëdha në stomak. Plaku kishte thirrur me gojën e tij më hel.muan, e më pas vd.iq”

Diçka ishte hedhur në të dy filxhanët e kafesë që kishin pirë atë e bir në barin e hotelit, pak minuta para konferencës. E ndërsa plaku i gjorë ndërroi jetë, i biri, Ethemi, kaloi shumë peripeci në spital. Falë lavazheve të forta, moshës së re, por edhe nga fiziku prej një ushtaraku të stërvitur mirë, apo organizmit të fortë, ai nuk vd.iq. Por pasojat e këtij hel.mimi i ka ndjerë përgjatë gjithë jetës së vet.

Dyshimet kthehen në bindje kur kjo grua besnike e shkroi në ditarin e saj faktin se Ismail Qemali ishte he.lmuar por edhe ajo vetë u gjet e he.lmuar në vitet 30-të kur erdhi me banim në Tiranë. Si për ta mbyllur fare që kishim të bënim me një vr.asje, u zhduk edhe ditari i Fatushes.

ENIGMAT E VD.EKJES

98 vjet nga v.rasja është e vështirë por jo e pamundur të nxjerrës konkluzione, por faktet e renditura sërish anojnë nga vr.asja: Ismail Qemalit nuk I është dhënë ndihma e duhur mjekësore pas shqetësimeve dhe të vjellave që kishte. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se ekipi mjekësor shkoi aq me vonesë sa nuk u arrit që t’i jepej fare ndihmë. E vetmja punë e mjekëve ishte kryerja e formaliteteve pas vd.ekjes që në fakt nuk hedhin dyshime, por vërtetojnë se kemi të bëjmë me he.lmim. Mjeku ligjor që ka këqyrur kufomën ka lëshuar një deklaratë e cila përmban shumë gabime. Së pari ai shkruan se Ismail Qemali ka vd.ekur më 26 janar, kur në fakt vd.ekja ndodhi më 24 janar. Së dyti, mjeku ligjor shkruan se këqyrjen e kufomës e ka bërë më 27 janar, pra tre ditë pas vd.ekjes kur në fakt duhet të bëhej ditën e vd.ekjes. Kjo lë shumë dyshime se përse ka ndodhur kjo vonesë. Së treti, mjeku ligjor shkruan se varrosja duhet të bëhet pas 27 janarit për njw arsye që vetëm ai e ka ditur. Dhe si për t’i bërë pirg faktet kundër, mjeku nuk ka vendosur as emrin në fund të kësaj deklarate. Ja teksti i formularit orgjinal:

Komuna e Perugia-s

“Unë i nënshkruari sanitar deklaroj që kam vizituar trupin e Ismail Qemal Vlorës, i biri i Mahmudit dhe Hedijes, 75 vjeç, lindur në Vlorë, banues në hotel Brufani, që vd.iq më 26 janar 1919, ora 23.50, nga hemoragjia cerebrale. Deklaroj se kjo ku.fomë mund të traspotohet brenda disa orësh dhe varrosur pas datës 27 janar 1919. Sanitaroiu, firma”. 557 (Deklaratë e mjekut ligjor të spitalit të Perugia-s, Arkivi i Spitalit Shtetëror tw Peruigia-s, 27 janar 1917)

Por versionit të hel.mimit i vendos kapakun zyra e gjendjes civile të Perugia-s që i referohet raporti të Mjekësisë Ligjore, teksa shprehetse vd.ekja e Ismail Qemalit është e paqartë. Ja çfarë shkruhet në raportin zyrtarëtë kësaj zyre:

Komuna e Perugia-s/Zyra e gjendjes civile/Raporti nekroskopik

“Deklratat e sanitarit për hemoragjinë cerebrale si shkak i vd.ekjes së Ismail Qemalit është e paqartë. Zyrtari i gjendjes civile/Gabellini Era”. (Komuna e Perugia-s, zyra e gjendjes civile 27 janar 1919, numër 52, pjesa 1.)

Por provat për he.lmim shtohen me kalimin e viteve. Pas kryerjes së formaliteteve të vd.ekjes në Itali u bë balsamosja e k.ufomës që mori dy javë kohë dhe më pas u soll në Shqipëri për tu varrosur në Kaninë. Por në vitin 1932 varri u hap për ta varrosur për herë të dytë në Vlorë, aty ku ndodhet edhe sot. Por këqyrja e kuf.omës gjatë zhvarrimit nxori fakte të tjera. Në raportin e zhvarrimit të kufomës shkruhet:

“Në trupin e k.ufomës së Ismail Vlorës nuk kishte asnjë shenjë balsami dhe kufoma është gjysmë e dekompozuar”. 449

Atëherë çfarë ishte kjo lloj bal.samosje? Si ka mundësi që të dekompozohej trupi kur dihen mirë cilësitë e balsamit. Sot ende nëntoka zbulon të paprishura mumje mijëra vjeçare dhe si ka mundësi që të deko.mpozohej një kuf.omë e balsamuar para 13-vjetësh? Pra gjithçka çon në konkluzonin se Ismail Qemal Vlorën e vr.anë në një metodë që ishte në “modë” në atë kohë, me he.lmim.

SI U KRYE VR.ASJA?

Njeriu që privatisht ka kryer këto hetime ka qenë Nermin Vlora, vajza e vajzës së Kleoniqit, gruas së Ismail Vlorës. Ja çfarë thotë Bardhosh Gaçe për atë që ka bërë Nermini, një nga pasardhësit e Ismail Vlorës.

“Ismail Qemali është v.rarë, domethënë he.lmuar nga njerëz që nuk donin që ai të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris sepse donin që këtë konferencë ta zotëronte Esad Pashë Toptani. Autorët janë njerëz të afërm të Esad Pashë Toptanit. Janë nipërëit e tij, që janë autorë të kësaj vr.asje. Unë me Nermin Vlorën, mbesën e Ismail Qemalit, kemi ivestiguar për këtë vd.ekje. Kemi kontaktuar edhe me policinë e Peruxhas dhe të gjitha gjurmët na çonin në një hotel përballë hotelit “Brufani” ku qendronte Ismail Qemali, i cili ishte 35 metra larg tij”.(Intervistë e autorit të librit, me Bardhosh Gaçen, maj 2012)

Katër shqiptarë kanë udhëtuar me tren drejt Periudhax më 24 janar 1919 dhe kanë bujtur në hotelin përballë hotelit“Burfanit”. Ata kanë paguar kafexhiun e hotel “Brufanit”, i cili ka hedhur he.lmin në kafe. Biografi Bardhosh Gaçe, nuk ka dyshime por është i bindur se Ismail Qemalin e kanë vr.arë, pra he.lmuar. Po kush e hel.moi kryeministrin parë dhe babain që themeloi pavarësinë? Ja version tij për v.rasjen:

“V.rasësit shqiptarë kanë blerë kafexhiun që përgatiti kafen për Ismail beun dhe djalin e tij Ethem beu. E bija e pronarit mw ka treguar se i ati vd.iq me një peng sipas të cilws ishte he.lmimi jo vd.ekja natyrale e Ismail Qemalit.” 558. Intervistw e Bardhosh gaçes me Roland Qafokun, 2012.

KUSH E DONTE VDEKJEN E ISMAIL QEMALIT?

Armiku numër njëi Ismail Qemalit ishte Esad Pashë Toptani. Ishte Esadi që jo vetëm nuke aprovoi qeverinë e Vlorës dhe nuk pranoi as ofertën e Ismail Qemalit për të qenë ministër i kabientit, por ngirti dhe themeloi një qeveri paralele.

Duket paradoksal, por armiqtë e dytë më tërrezikshëm të Ismail Qemalit ishin pjestarët e familjes së madhe Vlora. Mjaft tw komplikuara janë marrëdhëniet e Ismail beut me Syrja Vlorën, kushëririn të dytë të tij, babait të Eqrem Vlorës. Gjatw gjithw jetws ata kanw qenw rivalw nw pushtet dhe pasuri. Ndwrkohw qw Syrja Vlora ishte investuar nw jetw pwr pavarwsinw e Shqipwrisw por kwtw e realizoi Ismail Vlora dhe kjo ishte njw arsye e madhe pwr tw qenw njwherwsh ksuhwrinjw dhe armiq. Kjo është edhe arsyeja që kjo marrwdhwnie e çuditshme ndjehet hapur edhe në librin e famshwm me kujtime të Eqrem bej Vlorës. Edhe pse Ismaili e çmon nipin e tij, por vetë nipi përveç vlerësimeve maksimale për Ismailin gjen vend të “harrojë” apo edhe tregojë në një mënyrë apo tjetër inatet e vjetra tw familjes. Kulmi është kur Eqrem bej Vlora rrëfen gati me mburrje se nuk ishte pjesmarrës në momentin e shpalljes së pavarësisë mw 28 nwntor 1912. Kjo edhe sepse ai ishte zgjedhur delegat i Vlorës. Preteksi i Eqrem beut se ishte duke luftuar nw Himarw pavarwsisht kwrkesws kwmbwnguklwse tw Ismail Qemalit pwr tw qenw nw Vlorw duket qesharake kur dihet se mw shumw se armwn ai ishte I penws.

Në dokumentet e kohës është lënë shumë gjurmë në një rivalitet mes Ismail Qemalit dhe Syrja Vlorës.Në momentin kur ishin rivalë për deputet të Vlorës në vitin 1908, Syrja beu thotë në një kafe në skelë:

“Nja 100 vlonjatë kishin vajtur në Bari për të pritur Ismail Qemal benë. Pritën një javë edhe u kthyen në Vlorë kur mësuan se njeriu që prisnin shkoi n’ Athine me udhë të Napolit. Shqipëtarët janë si foshnja, të paditur edhe paopinion . S’ u arriti turp’ i Barit, nja 20 veta vanë dha e pritnë në Korfus! Kur arriti në Vlorë, edhe ata që s’ e donin i duallën përpara për të pritur : u-huathnë 10 topa, zgjithnë kuajt e qerres ku ryri Ismail Qemali dhe e muarën në krah. Vlonjatët, e dine se ç’ farë njeriu duke shkuar edhe në të vajtur edhe në është Ismail Qemali, po i bejnë gjithë kundrë Ferid Pashes”. 559. Gazeta Albania 1908)

Dhe ky ligjërim mbyllet sikur Syrja Vlora ta kishte armik Ismail Vlorën dhe jo djalin e xhaxhait.

“E çka ky njeri qëe presin me salltanete. A mos ka cifligjet e pallate? Le që ska sjellë gjë por është mbytyr edhe në borxhe nëpër hotelet e Evropës ku ka rendur si vagabond. Pa duan ta zgjedhin edhe deputet”.(Gazeta Albania 1908)

Por armiku akoma më i madh i asaj kohe i Ismail Qemalit ishte Faik Konica,i cili e ngjyen penën në acid ndaj Ismail Qemalit. Në gazetën “Dielli” të datës 14 janar 1922, Faik Konica shkruan:

“Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e Shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Se më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri:despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemali në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës.Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit”.560

TENTATIVAT PER VRASJE

Në jetën e Ismail Qemalit janë tre tentativa për ta vrarë atë. E para ka qenëmë 7 shtator 1901 kur sulltani kishte kërkuar kokën e tij si mik i Mithat Pashës, të cilin e vrau. Falë ndihmës që ambasadori anglez në Stamnboll, N.O.Konor i dha Ismail Qemalit, bashkë me familjen e nxorën nga kryeqytetei i perandorisë në të cilin e priste vdekja e sigurtë. 450. (Gazeta greke “Sotiria”) . Tentativa e dytë kishte të bënte me Gani Toptanin, vëllain e Esad Pashë Toptanin. Sipas dokumeteve të kohës, pwrveç pjesw e truprojws, Ganiu ishte një agjent direkt i sulltanit të Perandorisë Osmane dhe nuk ishin të pakta rastet që Ganiu kishte kryer vrasje me porosi direkte të tij. Ngjarja mori përmasa reale kur dy miqtë e Ismail Vlorës i thanë se sulltani kishte urdhëruar Gani Toptanin për ta vrarë. Në bisedë e sipër miqtëi kishin thënë Ismail Qemal Vlorës se Ganiu i kishte garantuar se edhe pse sulltani i kishte dhënë urdhër, ai nuk do ta vriste Ismail Vlorën, në të kundërtë do arratisej ose do vriste veten. Pak kohë më vonë Gani Toptani u vra.

10 FAKTE QË VËRTETOJNË SE ISMAIL QEMALI U VRA (HELMUA)

1.Ismail Qemal Vlora vdiq papritur duke pritur nw Itali të shkonte delegat në Konferencën e Paqes në Paris

2.Ismail Qemali ishte i ftuar nga kryeministri i Italisë Orlando për tu takuar, një takim që nuk ndodhi kurrë.

3.Mungesa e Ismail Qemalit në Konferencën e Paqes në Paris i hapi rrugën disa politikanëve mes tyre Esad Pashë Toptanit.

4.Ismail Qemali shqiptoi fjalët e fundit përpra se të ndërronte jetë,“Më hëngërt me të pa besë”.

5.Edhe Ethemi, i biri i Ismail Qemalit pati shqetësime me organet tretëse pas konsumit të kafesë. Ai mori mjekim në spital dhe shpëtoi nga vdekja falë organizimit të fortë si ushtarak që ishte dhe moshës së re.

6.Pronari i hotel “Brufani” nw Pruggia tw Italisw ku ndodhi vdekja ka deklaruar përpara se të vdiste, se pengu i jetës së vet ishte helmimi i kryeministrit të Shqipërisë në pronën e tij. Pronari i hotel “Brufani” pagoi të gjitha shpenzimet e sjelljes së trupit të Ismail Qemalit nga Peruxha në Vlorë duke marrë pjesë edhe vetë në ceremoninë e këtij varrimi në Kaninë.

7.Raporti i Mjekësisë Ligjore të spitalit pas këqyrjes së kufomës shkruan se vdekja është e paqartë, duke hedhur vetë dyshime për një simptomë që lidhej me organet e brendshme.

8.Katër shqiptarë kanë qëndruar vetëm pesë orë në një hotel përballë hotel “Brufanit” në Peruxha.

9.Rivali kryesor i Ismail Qemalit në periudhën e pavarësisë ishte Syrja Vlora, djali i xhaxhait të tij. Deri në vdekje Syrja Vlora nuk e kapërdiu faktin që kushëriri i tij dhe jo ai shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

10.Armiku numër një i Ismail Qemalit ishte Faik Konica. Në shkrimet e tij ai shpreh disa herë fjalën vdekje ndaj tij.

10 MISTERE

1.Përse Ismail Qemal Vlora u izolua në Peruxha të Italisë dhe si u arrit kjo?

2.Cilat ishin arsyet, përse njoftoi mbajtjen e konferencës për shtyp? Çfarë do të thoshte ai aty?

3.Përse nuk iu dha ndihma e duhur shëndetësore kur po shfaqte probleme serioze me shëndetin?

4.Përse balsamosja a e kufomës nuk u krye brenda cilësisë së duhur?

5.Përse procesverbali i policisë së Peruggia për vdekjen ka qenë pa të dhëna?

6.Cilët ishin 4 shqiptarët që atë ditë udhëtuan në Peruggiaa, morën një hotel përballë hotelit që qëndronte Ismail Qemali dhe qëndruan vetëm pesë orë aty?

7.Përse vajza e pronarit të hotelit ku vdiq Ismail Qemali ka thënë se i ati e kishte pengun e jetës sipas tij helmimin dhe jo vdekjen e Ismail Qemalit?

8.Kujt i interesonte eleminimi i Ismail Qemalit dhe kush përfitonte nga ky eleminim?

9.Kujt i hapej rruga për karrierë politike dhe sundim të Shqipërisë?

10.Si ka mundësi që shërbëtorja e Ismail Qemalit, Fatushe Shedule, që kishte shkruar në ditarin e saj se Ismail beu ishte helmuar edhe vetë ajo u gjet e helmuar në shtëpinë e saj në Tiranë?

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Sot 100 vjet nga vr.asja e Ismail Qemalit.Fakte dhe prova që vërtetojnë se kush e vr.au Read More »

Prefektët e Vlorës ndër vite – Prefekti i parë i Vlorës i emëruar nga Ismail Qemali ka qenë…

Prefekti i parë i Vlorës i emëruar nga Ismail Qemali ka qenë Refo Çapari nga Çamëria. Nuk mundi të vinte në Vlorë të merrte detyrën sepse Vlora ishte e bllokuar nga grekët.

Në pamundësi të ardhjes së tij, Ismail Qemali emëroi si prefekt Ahmet Durmishin, lindur në Karbunarë të Vlorës.

Në gusht të vitit 1913, prefekt do të emërohet Fehim Leskovikut dhe Ahmet Durmishi, do të mbetet në detyrën e zëvendës prefektit.

Koloneli hollandez, Thomson i cili kishte ardhur në Vlorë në 10 tetor 1913 në përbërje të KNK, pas dorëheqjes së Ismail Qemalit, do të kryente detyrën e kryegurvenatorit të prefekturave të Jugut, në të cilin përfshihej edhe Vlora.

Rauf Fico ka qenë prefekt i Vlorës nga 1 shkurt 1914 deri në 31 mars 1914.

Nexhip Basha nga Peja, në maj të vitit 1914, në mbretërinë e Princ Vidit, u emërua prefekt në Vlorë.

Osman Haxhiu në janar 1914, emërohet sekretar prefekture, më pas zëvendësprefekt dhe prefekt, detyrë të cilën e mbajti deri në gusht 1917. Zëvendës prefekt ka qenë Ali Asllani.

Seit Qemali u emërua nga italianët prefekt i Vlorës, duke zëvendësuar Osman Haxhiun. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në 3 shtator 1912 kur luftërat hynë në Vlorën e çliruar.

Qazim Kokoshi lindi në Vlorë, në vitin 1882. Në shkurt të vitit 1914, u emërua kryesekretar i prefekturës së Vlorës. Në 15 qershor 1920 u emërua prefekt në Drashovicë duke qëndruar në këtë detyrë deri në fillimin e vitit 1921, kur dhe u zgjodh kryetar i bashkisë.

Qazim Koculi, lindi më 14 prill 1883. Në fillim të vitit 1921 u emërua prefekt i Vlorës ku sekretar ishte Gani Iliazi.

Bajram Fevziu, në vitin 1922 është caktuar nga Ahmet Zogu prefekt i Vlorës, ku zëvendës prefekt ka qenë Hasan Dosti.

Zenel Prodani, nga 22 dhjetor 1928 deri në 25 gusht 1930 kryen detyrën e prefektit të Vlorës, pasi kishte qenë më parë gjatë vitit 1922 zëvendës prefekt në këtë qark.Më 26 prill 1939 emërohet përsëri zëvendës prefekt i Vlorës, për tu larguar prej këtej me detyrën e prefektit të Tiranës deri në vitin 1941.

Faik Bregu, nga 11 gushti deri në 11 tetor 1923 ishte me detyrën e zëvendës prefektit në Vlorë.Në këtë kohë, nënprefekt në Himarë ishte Dhimitër Qypi.

Halim Jakova, në 18 janar 1924 u emërua Prefekt i Vlorës duke qenë në këtë detyrë deri pas dështimin e kryengritjes së Qershorit 1924, me rikthimin e Zogut në Tiranë.

Niman Ferrizi – prefekt i vlorës në periudhën 1 korrik 1924 deri në 30 dhjetor 1924.

Qazim Bodinaku ka qenë tre herë prefekt i Vlorës. u emërua prefekt në shtator 1922 deri në nëntor 1922. Për herë të dytë më 17 maj 1925 deri më 24 shkurt 1926, për t’u rikthyer përsëri si prefekt në Vlorë më mëras të vitit 1927 deri në tetor të vitit 1928.

Dulejman Çela ka kryer detyrën e prefektit nga janari 1926 deri në maj 1926. Në maj të vitit 1926 u zëvendësua nga prefekti Rustem Ymer Dibra. Dulejman Çala është dëshmor i parë i luftës nacional clirimtare në Mat.

Rustem Ymeri, në maj të vitit 1926 u emërua prefekt i vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në fund të vitit 1926.

Vasil Kalluci, do të emërohet prefekt i vlorës për periudhën nga fundi i vitit 1926 deri në prill të vitit 1927.

Ismet Kryeziu më 1928 deri më 1930 ka kryer detyrën e prefektit në Vlorë.

Abedin Nepravishta ka kryer detyrën e prefektit nga viti 1931 deri në shtator 1933.

Siri Leskoviku zëvendëson në detyrën e prefektit Abedin Nerpravishtën deri në nëntor 1933.

Sadik Matra emërohet prefekt nga nëntori i vitit 1933 deri në fund të vitit 1936.

Abdurrahman Hoxha u emërua prefekt i Vlorës në muajin janar të vitit 1937 deri në 1939, kur vlora u pushtua nga Italia fashiste.

Faik Quku, emëruar prefekt në maj të vitit 1939 detyrë që e kreu deri në muajin gusht të vitit 1941.

Tafil Boletini ka kryer detyrën e prefektit vetëm për një peridhë tre mujorë, gusht – shtatot – tetor 1941.

Lele Koçi e ka kryer detyrën e prefektit të Vlorës nga janari i vitit 1942 deri në janar 1943.

Vehip Runa ka kryer detyrën e prefektit gjatë vitit 1942.

Ahmet Myftari është emëruar prefekt i vlorës në janar të vitit 1943 deri në tetoir 1943.

Vizhdan Risilia ka kryer detyrën e prefektit nga tetori i vitit 1943 deri në nëntor të vitit 1944.

Bahri Shanaj – prefekti i parë në Shqipërinë postkomuniste. U emërua në këtë detyrë në korrik të vitit 1994 deri në janar të vitit 1997.

Afrim Haçi ka qenë prefekt i Vlorë nga janari i vitit 1997 deri në maj të vitit 1997.

Tare Hamo ka kryer detyrën e prefektit pas trazirave të marsit 1997, nga gushti i vitit 1997 deri në dhjetor 2001.

Fatos Hamiti është emëruar prefekt në dhjetor të vitit 2001 deri në maj të vitit 2002.

Shpëtim Gjika është emëruar prefekt në maj të vitit 2002 deri në shtator të vitit 2003.

Bashkia Habilaj është emëruar prefekt në 1 tetor 2003 deri në shtator 2004.

Artan Nelaj e ka kryer detyrën e prefektit nga tetori i vitit 2004 deri në tetorin e vitit 2005.

Kreshnik Alimerko ka qenë prefekt i Vlorës nga tetori i vitit 2005 deri në shkurt të vitit 2007.

Dorotea Konomi është e para femër në historinë e prefektëve të vlorës, duke e kryer këtë detyrë nga marsi i vitit 2007 deri në tetor 2007.

Xhevahir Rexhepi është emëruar në detyrën e prefektit të vlorës më nëntor të vitit 2007 duke e kryer këtë detyrë derisa sa vdiq aksidentalisht më 20 qershor 2008.

Akil Danushi ka kryer detyrën e prefektit nga 21 qershor i vitit 2008 deri në gusht të vitit 2008.

Hasan Halili ka kryer detyrën e prefektit nga shtatori i vitit 2008 deri në tetor 2010.

Eduard Velçani është emëruar prefekt i vlorës në nëntor të vitit 2010 deri në tetor 2013.

Besnik Dervishi ka kryer detyrën e prefektit të Vlorës nga tetori i vitit 2013 deri në prill të vitit 2014

Etjona Hoxha është emëruar në detyrën e prefektit të Vlorës në prill të vitit 2014 deri në tetor të vitit 2017.

Prefektët e Vlorës ndër vite – Prefekti i parë i Vlorës i emëruar nga Ismail Qemali ka qenë… Read More »

Tërbaçi, fshati me histori të ndritur, jo vetëm lufte, por edhe pune

Nga Bexhet Rrapo
Fshati i Tërbaçit në krahinën e Mesaplikut ka një shtrirje gjeografike territoriale të gjerë. Ai përfshihet midis vargmalit të Vetëtimës me majën më të lartë Çikën, me kuotë 2045 m, përfundon pranë lumit Shushicë me lagjen e tij Hora, e cila bashkë me Bramyshnjën kanë dhe tokat më pjellore. Pozicioni gjeografik i tij e bën atë me më shumë diell nga të gjithë fshatrat e Mesaplikut.
Nisur nga karakteristikat e relievit, terrenit tokësor ku është vendosur, banorët e Tërbaçit janë marrë kryesisht me blegtori, nëpërmjet së cilës kanë siguruar dhe drithërat e bukës, pasi toka është e pakët e jo shumë pjellore. Në Tërbaç pothuajse të gjithë mbanin bagëti të imta. Kështu, po të bëjmë një llogari me një numër mesatar për familje, rreth 80 krerë, rezulton së në Tërbaç duhet të mbarështoheshin 21000 deri 22000 krerë, gjë që është e pamundur. Për këto arsye etj., ka qenë i domosdoshëm emigrimi ose shtegëtimi. Familjet që kanë migruar për kullota janë kryesisht ato që mbanin 400-500 krerë dhe sidomos dele, pasi kullotat e Tërbaçit janë më të përshtatshme për dhinë. Nga të dhënat që disponohen rezulton se në periudha të ndryshme janë vendosur me banim të përkohshëm për shfrytëzim kullotash, si vijon. Në Kotë Hasko Haskaj, Zykaj, Bufaj e Çelaj. Në Kropisht, Rrapojt në marrëdhënie qinosie me Aredin Danushin. Familjet më të shumta kanë qenë vendosur në Shashicë, Drashovicë, Peshkëpi dhe Llakatund.
Vetëm në Shashicë qëndronin rreth 15 familje tërbaçjote dhe konkretisht: Sejdi, Xhebro, Sihat, Begë dhe Muhamet Gjika, Hasan Sulo, Rustem Çelaj, Dushan Aliko, Daut e Sulo Sinani, Nuro Bylyshi, Mustafa e Zenel Gjodeda, Xhelo Meta, Sulejman Skëndaj, Sulo Mali, Dulo Rroko etj. Vetëm këta mbarshtonin rreth 8000 krerë dele. Më vonë një pjesë nga këto familje do të shkëputeshin nga Tërbaçi duke filluar nga vitet 1930-1950.
Shpërnguljet e këtyre familjeve që banonin në Tërbaç do të lehtësonte ato familje që qëndruan për rritjet dhe zhvillimin e blegtorisë, pasi mbetën kullota dhe toka të lira.
Në sajë të punës dhe sakrificave të tërbaçjotëve mendohet se blegtoria në vitet 1940 të kapë shifrën mbi 20000 krerë përfshirë dhe të atyre të vendosura në fshatrat e tjerë. Ardhja e luftës nga pushtuesit italianë dhe gjermanë pati shumë dëmtime, rreth 12000 krerë. Në familjet që kanë mbajtur më shumë blegtori para 1940 e në vazhdim do të veçojme: Karafil Muço (Skëndaj) rreth 600 krerë, i cili shtegëtonte dhe në Karaburun. Ali Muço që gjithashtu ka mbajtur 600-700 krerë. Më vonë do të kemi Resul Veli Çela, Zenel Murati e Riza Tahiri, nga 500 krerë, ky i fundit, Rizai, është dhe vazhdues i traditës se të atit, Sulejmanit. Ibrahim Aliu është një nga ata që ka zhvilluar blegtorinë, por edhe me kapitalin e siguruar bleu kullota në Ujë të Ftohtë të Vlorës. Sot atje ka ndërtuar hotele dhe pallate nipi i tij, Maks Gega. Gjithashtu këtu kanë ndërtuar shtëpi dhe shumë tërbaçjotë.
Pas Luftës Nacionalçlirimtare, si për gjithë shqiptarët edhe për Tërbaçin filloi një fazë e re. Kështu siç ishte premtuar në fillim të luftës nga Partia Komuniste që mori pushtetin në 1946, u bë reforma agrare. Siç do gjë tjetër, edhe reforma agrare në Tërbaç nuk pati konflikte. Zbatimi i reformës agrare për tokën, shtetëzimi i kullotave, ndihma që dha shteti me specialistë, hapja e baxhove, por falë dhe eksperiencës e përkushtimit tërbaçjot si blegtorë të mirë, numri i krerëve të imta u rrit përsëri. Kështu në vitet 1946-1949 nga 11000 krerë arriti në 18000 krerë. Mbas zbatimit të reformës sektori shtetëror do të ndryshonte. Kështu ato ishin: kullota 1.117 ha, pyje 90 ha, tokë e pashfrytëzuar 24 ha. Bërja e kësaj reforme mobilizoi më shumë fshatarët për zhvillimin e blegtorisë e punimin e tokës tashmë private gjë që çonte në rritjen e të ardhurave familjare.
Krenari tërbaçe
Për t’u mbrojtur si nga hajdutët dhe nga egërsirat, blegtorët tërbaçjot e kanë zgjidhur më mirë se çdo fshat tjetër i Laberisë. Ata kanë mbajtur një rracë qeni shumë të fortë që ndeshesh dhe me ujkun. Është plotësisht e motivuar thënia “E ke kokën si qen Tërbaçi”. Kjo thënie është përhapur jo vetëm në Labëri, por dhe me gjerë. Nga kjo del se ata (qentë) e kanë patur kokën e madhe që ngjason me qenin “Mollosë” fise Ilir shumë i hershëm. Për madhështinë e tij ky qen është folur se mbahej në oborret e Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, kurse si skulpturë në muzetë e Londrës. Ndoshta tërbeçet e kanë ruajtur më shumë se kushdo këtë racë qeni. Blegtorët tërbaçjotë i kanë mësuar qentë që të ruajnë blegtorinë jo vetëm në stane, por edhe në kullota në male. Për të arritur këtë ata pozicionoheshin në vende dominuese në maja apo hipnin në ndonjë shkëmb që shikimi të ishte i lirë për blegtorinë.
Legjenda e Qyranës
Dashuria, vullneti e përkushtimi i tërbaçjotëve për zhvillimin e blegtorisë është shumë i hërshëm. Ata në përshtatje me terrenin kanë zhvilluar më shumë dhinë por dhe delen. Stanet e këtyre blegtorëve kanë qenë të vendosura në male larg qendrës së banimit. Shpesh herë u është dashur të ndeshen me egërsira si arinj, ujq e çakej, sidomos këta dy të fundit shumë dëmtuese për blegtorinë. Por krahas këtyre u është dashur të luftojnë dhe me piratë grabitqarë, të cilët nuk merrnin një apo dy, por edhe gjithë kopenë. Për këtë flet shumë qartë edhe një legjendë ajo e “Qyranës” që njihet vetëm në Tërbaç dhe që e zbërthen shumë mirë studjiuesi i apasionuar për Tërbaçin dr. Selim Beqiri. Ja shkurtimisht si na e sjell ai legjendën e cila ka disa emra e toponime reale: Çobani, i biri i Hilë Gjikës, ishte me bagëtitë e veta në Malet e Çikës. Hajdutët e kapën dhe e lidhën. Ai u lutet që t’i binte culës, ata me tallje e lejuan. Çobani filloi t’i binte culës, tingujt e të cilës vetëm Qyrana i deshifronte. Dhe ja çfarë i thotë ai: “Qyranë, moj qyranë!/ Ngrehu e zgjuaj babanë, /se dhentë i muarr’ dhe vanë,/ mua lidhur më kanë/ dashë larashin në hell’ e kanë…”. Qyrana ngriti vjehrrin nga gjumi, i cili njoftoi bashkëfshatarët dhe u nisën për në mal. Në grykë të Arabës, Qyrana nga nxitimi rrëshqiti në zallishte dhe humbi në një hon. Ky vend dhe sot quhet “Zalli i Qyranës”. Hajdutët, kur panë njerezit me pisha në duar me flakë, u larguan në panik. Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur aty nga vitet 1600, pasi dhe Hilë Gjika kësaj periudhe i përket.
Ujë nga shkëmbi, puset e famshëm të Tërbaçit
Duke zhvilluar blegtorinë tërbeçët nuk kanë lënë mënjanë dhe bujqësinë, pasi njeriu nuk mbahet vetëm me mish, djath e qumësht, ka nevojë dhe për drithëra. Megjithëse dispononin pak tokë dhe ajo e varfër ata kanë punuar për ti marrë sa më shumë asaj toke. Kjo është realizuar duke shfrytëzuar vendburimet e ujit të pijshëm. Poshtë çdo burimi u ndërtuan puse për të mbajtur ujin e tyre, por edhe të rrjedhjeve nga shirat. Nëpërmjet këtyre puseve është siguruar vaditja e bahçeve dhe kopshteve. Puse të tilla kanë qenë, pusi i Kiçe në Vozdol, ai i Salate në Vreshqira, vende me shumë burime. Në këto dy zona janë kultivuar më herët perimet, zarzavatet dhe vreshtaria falë dhe një mikroklime mjaft favorizuese. Duke parë rritjen e rendimentit nëpërmjet këtyre puseve do të shtoheshin të tjerë për t’i përdorur dhe për drithëra. Të tillë do të ishin: Pusi i Hodajve, i Bojkojve, i Gjondedajve, i Shiroke, i Male, i Berdojve, i Hoxhajve, i Liçue, i Tahire etj. Më vonë rreth vitit 1830 në Tërbaç do të shfrytëzohet edhe uji i lumit Shushicë për vaditje. Nëpërmjet një tuneli e kanali 4 km do të merrej ujë për vaditjen e 12 hektarë tokë në zonën e Horës, gjë që rriste ndjeshëm prodhimin për shumë familje. Këto ishin disa masa të marra nga vetë banorët për rritjen e prodhimit që në njëfarë mënyre kanë patur ndikim, por jo në zgjidhjen e nevojave plotësisht. Banorët e Tërbaçit në këto vite drithërat e bukës i kanë plotësuar me blerje në tregjet Vlorë, Fier, Delvinë nga të ardhurat e blegtorisë.
Artistë duarartë
Jetesa në Tërbaç krahas blegtorisë dhe bujqësisë është siguruar dhe me aktivitete të tjera profesionale, kryesisht murator, marangoz dhe sidomos në punimin e imët të gurit. Kështu është punuar në zbukurimin e ambjenteve shtëpiake dhe portat e tyre. Kjo duke shfrytëzuar ekzistencën e një guri të bardhë, i punueshëm i ndodhur në vendin e quajtur Gjinakriq. Në këtë drejtim më herët janë dalluar, Muharrem e Tartar Baço, Hito Çane, Ibrahim Hoxha, Beqir Mehmeti, Mete Liço, Cane Laze, Mehmet Cacaj, Adem Salataj, Aredin Gjini etj. Më vonë këto profesione do të vazhdojnë dhe nga disa trashgimtarë të tyre si: Sinan Hoxha në vazhdim të babait të tij, arriti të punonte gurin në nivel më të lartë, duke formuar figura të ndryshme me gur të skalitur. Ai ishte një skulptor i vërtetë.
Maliq Rrapo edhe ky si vazhdues i veprës së babait, Hysos, i cili për 25 vjet ishte drejtues i sektorit të mirëmbajtjes së rrugës Kotë-Kuç. Ai ndërtoi mbi 30 ura të mëdhaja e të vogla me beton dhe me qemer guri (me harqe). Maliqi duke punuar dhe ky në mirëmbajtje rrugë si teknik arriti të merret dhe me bërjen e mozaikëve me gurë të vegjël me ngjyra. Ai me këtë metodë arriti të ndërtojë disa mozaikë historikë, si ai i Rrugës Luftarake të Brigadës V Sulmuese në Bramyshnje të Tërbaçit, ai në qafën e Llogorasë, në Qafën e Ullijve në hyrjen e Vlorës (Bestrovë) etj. Ai ka zbukuruar edhe shumë porta shtëpish e vilash si në Tërbaç, Borsh, Qeparo, Himarë etj.
Adif Cani, edhe ky bir i një gurskalitësi ka vazhduar veprën e babait, ai është një ndërtues shumë i mirë si dhe punues i gurit në çdo formë. Ai me mjeshtëri ka ndërtuar Varoshin e birit të lavdishëm të Tërbaçit, Hysni Kapos. Dora dhe mjeshtëria e Adifit është në disa vepra në Tërbaç, si porta e Muzeut, Pallati i Kulturës, Lapidari i Dëshmorëve etj. Këtu ai do të ketë edhe mbështetjen e një gurskalitësi tjetër Arif Kiça, Adifi nuk do të punonte vetëm në Tërbaç, ai ka punuar dhe në fshatra të tjerë si në portën e Kasnecëve, Kishën e Himarës dhe në Konispol duke zbukuruar vepra muzeale.
Njerëz të përkushtuar
Një burim tjetër të ardhurash mbas vitit 1945 me fitoren e Pushtetit Popullor kanë qenë dhe punësimet në sektorët e ndërmarrjeve shtetërore. Duke përfituar dhe nga zanati i tyre disa u punësuan në ndërmarrjen e mirëmbajtjes rruga, si Lulo Aredini, Hito Çane, Beqir Mehmeti, Brahim Hoxha, Tartar Muho, Nazif Abili etj. duart e arta të këtyre specialistëve e kanë mbajtur këtë rrugë shumë më mirë se sot.
Sektor tjetër nëpërmjet të cilës kanë siguruar të ardhurat ka qenë ai i tregtisë. Më i parë në këtë aktivitet ka qenë Nuro Hoxha; më vonë do të punojë Barjam Muço Skëndaj mbas kthimit nga emigrimi në Francë në vitet 1935-1936; Hyso Rrapo mbasi punoi disa vjet në shoqërinë italiane të ndërtimit të rrugës Kotë- Bramyshnjë. Me të ardhurat e realizuara ai hapi një dyqan në vitin 1938 në Qafë të Elimit, Hore. Rreth viteve 1955 do të hapet dyqan në shtëpinë e Rustem Xhakës. Me krijimin e Sektorit Shtetëror mbas viteve 1945 në ndërmarrjet tregtare Brataj do të punonin dhe disa tërbaçjot: Hamdi Kapo do të ishte drejtor i kësaj ndërmarrjeje për shumë kohë, i cili do të influeconte dhe në punësimin e shumë tërbaçjotëve si: Bendo Hoxha, Selman Çela, Bejo Gjodeda, Sherif Gjoka, Sinan Rrapo, Sadihan Shiroku, Milika Skendaj etj. Në këtë periudhë lokalitetin apo Komunën Brataj, për shumë kohë e kanë drejtuar kuadro tërbaçjot, Muço Delo e Baxhul Gjondeda, kurse në Postë-telegraf Feta Barjami. Sektori i Shëndetësisë ka qenë një tjetër burim të ardhurash për tërbaçjotet, këtu kanë punuar Kadri Hoxha, Selime Hoxha, Asqeri Liço dhe më vonë deri në ditët e sotme ndihmësmjeku Pajtim Skëndaj.
Punësimi në këta sektor me paga më të larta se të ardhurat nga puna vetjake do të ndikonin në përmirësimin e jetës dhe të mirëqenies familjare. Por me gjithë keto mundësi të krijuara, punën e madhe dhe sakrificat e banorëve për një jetë më të mirë sipas kërkesave të kohës në rritje, kishte varfëri ekonomike e kulturore, të cilën nuk e zgjidhi as kolektivizimi i ekonomisë nëpërmjet krijimit të kooperativës bujqësore në vitin 1956.
Sot një pjesë e tërbaçiotëve, si në të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë, është larguar nga fshati drejt qyteteve të mëdha, Vlorë, Tiranë, Durrës etj., por malli për fshatin i mbledh ata çdo vit dhe vinë aty për të pushuar dhe festuar.
*Kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Tërbaçi”

Bilanc historik
Kontributet e tërbaçjotëve për liri e pavarësi në të gjitha kohërat janë të shumta. Mbi 35 – 40 veta nga ky fshat kanë dhënë jetën në luftërat e vitieve 1732 – 1760 kundër regjimit turk, mes tyre dy gra, Miro Tërbaçe dhe Gego Skëndja; 40 luftëtarë kanë marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Janinës me thirrjen e Ismail Qemali të parë; 116 1uftëtarë, prijësa e komandantë çetash tërbaçiotë janë vrarë në përiudhën 1900-1912; 226 veta kanë marrë pjesë në Luftën e Vlorës 1920; 31 veta në periudhat 1924-1939. Në radhët partizane në luftën Nacionalçlirimtare, përfshirë dhe çetën e fshatit, u radhitën 290 veta. Tërbaçi ka 52 viktima të Luftës; 6 dëshmorë të periudhës 1914-1924; 1 dëshmor i Atdheut mbas 1945, piloti i talentuar Bego Hoxha; 4 Heronj Populli dhe 3 Heronj të Punës Socialiste.

Tërbaçi, fshati me histori të ndritur, jo vetëm lufte, por edhe pune Read More »

Balzaku i letrave shqipe, si lexoheshin në fshehtësi veprat e Sulejman Krasniqit

Sulejman Krasniqi, shkrimtari i madh shqiptar i njohur ndryshe si Balzaku i letrave shqipe, është përkujtuar në ditën e tij të lindjes në një takim letrar të zhvilluar sot në Prizren.

Mes shkrimtarëve, njerëzve të penës, familjarëve të tij, lexuesve të disa brezave që kanë lexuar dhe adhuruar krijimitarinë e tij duke u njohur me to edhe në fshehtësi, risollën për publikun kosovar jetën, veprat dhe shpirtin e tij “rebel” ndaj kohës, por të pavdekshëm në realizmin e tyre të çdo epoke.

Në mbrëmjen përkujtimore kushtuar figurës por edhe veprave të shkrimtarit Sulejman Krasniqi, Nexhat Cocaj mbajti ligjëratën e tij duke e cilësuar atë një mjeshtër edhe të historisë, ku hollësirat historike të romaneve të tij ndikuan në krijimtarinë kombëtare.

Njeriut që ngriti në art figurat historike të kombit duke i kthyer në mite të pavdekshëm dhe që i bëri ballë presioneve e internimeve në Shqipëri vetëm për hir të kombit, Cocaj propozoi që studiuesit të bëjnë një monografi për jetën dhe veprën madhore të Sulejman Krasniqit, pasi e gjithë vepra e tij ka qënë në shërbim të çlirimit të Kosovës.

“Sulejman Krasniqi i takon brezit shqiptar, që brenda një periudhe të shkurtër kohore sa jetoi në Kosovë gjithsej 21 vjet, t’i përjetoi tri stinë të Kosovës: lindi në sistemin e Mbretërisë Jugosllave, si fëmijë u rrit në kohën që populli e njeh si Shqipnia e Dytë deri më 1944, për ta vazhduar rritën në sistemin e shtypjes së egër rë regjimit serb pas riokupimit të Kosovës më 1945 dhe dhjetë vite më vonë edhe në kohën e Aksionit të armëve ose siç njihet në popull kohën e Rankoviçit. Mbase do t’i duken dikujt pse po përkujtohet Sulejman Krasniqi në Prizren, përgjigja është thjeshtë, sepse ai në hapat e parë të krijimtarisë së tij letrare e nisi pikërisht në Prizren, derisa ishte nxënës në gjimnazin e qytetit historik të Prizrenit, kur botoi përrallën “Pallati prej Dukati” me 1500 vargje, historia e lavdishme e këtij qyteti që do ta përcjellë gjatë gjithë jetës së tij”, – tha Cocaj gjatë fjalës së tij.

Më tej, ai u drejtua të pranishëmve duke nënvizuar se “për krijimtarinë letrare të Sulejman Krasniqit deri më tash kanë shkruar autorë kritikë të letrave shqipe, të cilin e kanë cilësuar si shkrimtar të faktit dhe jam i vetëdijshëm se brenda pak rreshtave nuk mund të them diçka më shumë se ata që kanë shkruar më parë, por do të përpiqem që në këndvështrimin tim t’i them disa gjëra për të cilat mendoj se kanë ndikuar në krijmtarinë kombëtare të tij e në veçanti në romanet historike, të cilat i shkroi me aq mjeshtëri dhe me hollësira historike. Gjatë leximit të vëmendshëm të romaneve historike të Sulejman Krasniqit të lënë përshtypje pos ngjarjeve historike, edhe saktësia e shkrimit të vendeve ku autori e ndërton rrëfimin artistik. Në këtë mënyrë Sulejman Krasniqi ngjarjet që i rrëfen i përshkruan me një saktësi topografike, sa të lë përshtypjen se vetë autori ka qenë i pranishëm.
Veprat si “Tri motra, tri histori”, “Në shpellën e banditëve”, “Beteja të nëndheshme”, “Besëlidhja Shqiptare”, “Belbacakja”, “Rrëfimet e majorit”, “Makthi i hijeve”, “Kreshnikët”, “Evropë”, “Rapsodi e Kosovares”, “Rebeli i bajraqeve”, “Jetëshkrim” etj.
Gjithashtu, Sulejman Krasniqi shkroi edhe novela, ese, drama e melodrama, siç janë: “Rrustë Kabashi”, “Heronjtë e borës”, “Kreshnikët”, “Evropë deri ku do të keqpërdorësh durimin e Kosovës shqiptare”, etj. Këto vepra autori i ka shkruar duke u bazuar në të dhëna historike, ato të dhëna që autori i letrarizon. Për fund, i vetëdijshëm se me pak fjalë nuk mund të përshkruhet veprimtaria e madhe e Sulejman Krasniqit e as të analizohet me pak rrjeshta, propozoj që dikush nga studiuesit ta marrin për obligim, që ta bëjnë një monografi për jetën dhe veprën madhore të Sulejman Krasniqit. Dhe kjo detyrë na takon neve në Kosovë, sepse e gjithë vepra e Sulejman Krasniqit ka qënë në shërbim të çlirimit të Kosovës, të cilin çlirim e përjetoi vetëm për pak vite”.

Nga Instituti i Biografive të Kembrixhit, Sulejman Krasniqi është klasifikuar si personalitet botëror mes 2000 shkrimtarëve të botës së shekullit XX.

Si lexoheshin brenda 24 orëve librat e shkrimtarit Krasniqi 

Berat Batiu, Kryetari i Shoqatës së Krijuesve në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se veprat e Sulejman Krasniqit ishin të ndaluara për kohën, megjithëse ato lexoheshin fshehtas, natën, brenda 24 orëve.

“Është ditëlindja e shkrimtarit Sulejman Krasniqi. Deshëm ta kujtojmë veprën e tij dhe personalisht Sulejman Krasniqin”. Secili thotë unë kam lexuar librat dorë pas dore të Sulejman Krasniqit, – u shpreh Batiu, duke shtuar se një nga arsyet e këtij aktiviteti ishte edhe që, – ta ringjallim krijimtarinë e tij letrare edhe në qytetin e Prizrenit”.

Batiu kujtoi se “në vitin 1999 me kthimin e tij në Prizren dhe në vendlindje ishte vërtetë një festë e veçantë, festë e madhe e lirisë, pasi Sulejmani kthehej pas 40 e ca vitesh në shtëpinë e tij. Na kanë mbetur përshtypje të jashtëzakonshme, kemi ndenjur me ditë të tëra, ne kemi pasur endje ta takojmë Sulejmanin, pasi i kishim lexuar veprat e tij në mënyrë ilegale”.

Veprat monumentale të Sulejman Krasniqit për figura historike të popullit shqiptar, si Mic Sokoli, Bajram Curri, Shote Galica, Oso Kuka etj., siguroheshin në fshehtësi dhe qarkullonin dorë më dorë duke u lexuar brenda 24 orëve.

Vetë Batiu tregon se e merrnin librin nga shoku në kohë të caktuar, brenda 24 orëve për t’u lexuar në fshehtësi, ndryshe dënimi për këtë ishte i rëndë, deri në burg. “Prijësja e komiteve” e kam lexuar për 24 orë, e gjeta në një kishë, pasi vepra e Sulejman Krasniqit ishte e vështirë për t’u gjetur pasi po të zinin me veprën e Sulejman Krasniqit dënoheshe me burg, sepse duke lexuar veprat e tij, ti ishe kundra shtetit”, – u shpreh i emocionuar Batiu.

“Mic Sokoli” i Krasniqit, në fshehtësi nga Shqipëria në Kosovë

Veprimtar i lirisë dhe pedagog, eseist dhe publicist i shquar, poet e dramaturg, novelist e romancier i shkëlqyer, me mbi njëzet vepra të botuara, Sulejman Krasniqi konsiderohet si përfaqësues dhe mbrojtës i vlerave historike shqiptare, por edhe një nga kultivuesit më të zellshëm të tyre.

Një prej botimeve të tij, libri me titull “Mic Sokoli, i botuar me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, do të sillej fshehtas nga Shqipëria drejt Kosovës për t’u lexuar po në fshehtësi brez pas brezi.

Hidajete Osmani Bytyçi, tregon mënyrën se si i fshihnin librat e tij, për të mos u kapur nga udhëheqësit e kohës.

“Librin “Mic Sokoli” ma solli dhuratë nga Tirana, sepse unë nuk kisha të drejtë të shkoja për vizitë në Shqipëri, sepse isha e bija e një të burgosuri politik. Këtë libër e kemi lexuar dorë pas dore duke ua dhënë edhe shoqeve që jetonin në konvikt me sugjerimin që natën ta lexonin, ndërsa ditën ta fshihnin tek parmaku, nën llastrën e dritares, në mënyrë që të mos lagej dhe të ruhej për të mos u zbuluar. Më pas në vitin 1981 unë jam burgosur, libri ka mbetur në konvikt pasi kanë rikonstruktuar konviktet e studentëve ndoshta e ka gjetur dikush, nëse e ka gjetur dikush këtë libër, ai është imi”.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Sulejman Krasniqi, lindi më 7 dhjetor 1937, në fshatin e lashtë të Kosovës, në Hoçë të Vogël.

Sulejman Krasniqi radhitet ndër figurat më të shquara të letërsisë shqiptare. Disa nga kritikët e quajnë si “Balzaku shqiptar”, të tjerët e vlerësojnë si “shkrimtar i të vërtetës historike”, ndërsa një kategori tjetër e kritikëve thonë se ka qenë “shkrimtar i rezistencës dhe i frymëzimit të brezave”.

Në të vërtetë, shkrimtari që shkruajti historinë e u bë më në fund vetë pjesë e historisë dhe pavdekësisë, Sulejman Krasniqi ka qenë shkrimtar i së vërtetës historike dhe simbol i rezistencës e i frymëzimit të brezave me dashurinë ndaj vendlindjes. Ai ishte një figurë komplete si njeri, një intelektual i një kalibri të lartë, një shkrimtar i shquar dhe një atdhetar i flaktë që e donte njësoj çdo pëllëmbë të tokave shqiptare. Këtë e dëshmoi me punën dhe veprën e pavdekshme të tij.

Në shtypin periodik dhe ditor Sulejman Krasniqi ka shkruar mijëra faqe si skica, tregime, artikuj, reportazhe, pamflete e të tjera dhe ka ka botuar mëse 21 vepra të veçanta, përfshirë këtu edhe romanin e fundit autobiografik, i cili u botua pak kohë para se të ndërronte jetë shkrimtari. Ndër veprat më të njohura janë: “Tri motra, tri histori”, novelë, 1972, “Në shpellën e banditëve”, roman, 1973, “Qielli i përflakur”, roman 1974, “Prijësja e komitëve“, 1975, “Beteja e nëndheshme“, 1976, “Lindita”, 1977, “Rrustë Kabashi”, 1978, “Mic Sokoli”, 1979, “Besëlidhja shqiptare”, 1980, “Pushka top, Bajram Curri”, 1982, “Dardanët”, 1985, “Heronjtë e bores”, 1985, “Oso Kuka”, 1986, “Shqiptarofobia e serbomëdhenjve”, “Njeriu dy herë i pushkatuar”, 1991, “Belbacakja“ 1982, “Rrëfimet e majorit”, 1993, “Evropë, deri kur do të keqpërdorësh durimin e Kosovës shqiptare”, 1996, “Rapsodia e kosovares”, 1999, “Rebeli i bajraqeve”, 2010 dhe libri i fundit autobiografik, “Jetëshkrim”, 2011.

Shkrimtari i mirënjohur, Sulejman Krasniqi, lëvroi me pasion historinë duke sjellë që nga viti 1958 në Shqipëri botën e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi.

Sulejman Krasniqi është ndarë nga jeta më 16 korrik 2011.

Balzaku i letrave shqipe, si lexoheshin në fshehtësi veprat e Sulejman Krasniqit Read More »

“Ballkani flet shqip , iku koha kur Serbia sillej si superfuqi në Ballkan”

Kohët e fundit, ndikimi Rus ka shqetësuar jo vetëm Kosovë, por Evropën në tërësi, për më i prekur është Ballkani dhe kjo politikë e vjetër rishfaqet herë pas here, madje rishfaqet kur nuk gjen stabilitet politik në vend, si në Kosovë dhe në Shqipëri, Maqedoni dhe me gjerë.
Masa e marrë nga qeveria e Kosovës rreth taksës 100% gjithsesi se është përgjigje politike, sepse Serbia po shfrytëzon pozita për të përfituar nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbi

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike dhe juridike Ilir Vata i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë shikuar në aspektin nacionalist taksa 100% është gjeja e duhur dhe është një përgjigje flakë për flakë.

“Në aspektin nacional është veprim i qëlluar, kurse sa i përket aspektit politik mendoj se është e pa menduar mirë, pasi e ardhmja e Kosovës është në BE, dhe zëri i tyre duhet të jetë udhërrëfyes për politikën e Kosovës, sigurisht pa anashkaluar partnerin e madh strategjik të shqiptarëve SHBA.

Kurse shikuar në aspektin e tregtisë së lirë, është një rrënim, është shkelje e marrëveshjes CEFTA , cenon mirëqenën e shtetasve të Kosovës.

Në aspektin e sigurisë së Kosovës kjo taks nuk ka të bëjë sepse Kosova është e pavarur, shtet legjitim dhe në këtë koncept askush nuk mund ta cenojë sigurinë e një shteti tjetër nga vendimet e një qeverie, se pafajësish se si janë legjitime dhe varen nga vetë qeveria e Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Vata.

Ai ka theksuar se lobimi i Serbisë kundër Kosovës do vazhdojë edhe me tej, ndërsa Kosova, partnerët ndërkombëtarë, Shqipëria duhet të vazhdojnë misionin e tyre diplomatik, lobues për integrimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare dhe kryesisht në BE.

“Kohët e fundit, ndikimi Rus ka shqetësuar jo vetëm Kosovë, por Evropën në tërësi, për më i prekur është Ballkani dhe kjo politikë e vjetër rishfaqet herë pas here, madje rishfaqet kur nuk gjen stabilitet politik në vend, si në Kosovë dhe në Shqipëri, Maqedoni dhe me gjerë.
Por ajo që vlen, sa më shumë që Serbia të punojë kundër Kosovë, apo të nxisë provokime institucionale, apo territorialë është në dëm të saj. Ka ikur koha kur Serbia të sillet si superfuqi në Ballkan, tani Ballkani flet shqip në kuptimin politikë, sepse shqiptarët kanë qenë viktima të serbëve në luftën e dekadës që lamë pas”, ka thënë Vata.
Ai konsideron se shqiptarët kanë qenë ata që e pësuan me ndarjen e territoreve një shekull më parë, dhe mëkatare ishte Evropa por falë SHBA-ve atëherë u bë shtet Shqipëri dhe së fundmi dhe Kosova.

“Padrejtësia ndaj shqiptarëve ka marrë fund, askush nuk mund ti cenojë ata në liri, pra stabiliteti i Kosovës lidhet me stabilitetin e vetë Ballkani, por dhe nëse rajoni destabilizohet shqiptarët do ta bëjnë edhe më të vogël Serbinë, sepse padrejtësia sado të zgjas do të dalë në dritë dhe shqiptarët ndahen mes vetes me pesë shtete”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Ilir Vata.

“Ballkani flet shqip , iku koha kur Serbia sillej si superfuqi në Ballkan” Read More »

Gjirokastra ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike

Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare.Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron…

Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut.

Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.

Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.

Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V – II p.e.s., shekujt V – VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII – XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).

Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij.

Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.

Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli.

Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.

Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”.

Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.

Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.

Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.

prejardhja e emrit gjirokaster

Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.

Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste).

Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës.

Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.

Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre.

Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.

Sot Gjirokastra është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale.

Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore

Gjirokastra ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com