Histori

Burri i parë e nxori prostitutë e me të dytin “e hëngri” më keq, Blerina rrëfehet mes lotësh për vuajtjet e saj

Një histori e denjë për telenovela ajo e Blerinës, vajzës e cila është detyruar të prostituojë nga ish-bashkëshorti dhe është braktisur nga e ëma.
Ajo u fejua në moshën 13-vjeçare pasi sipas zakoneve familja vendosi ta martonte me dikë që nuk e njihte.

Ndonëse i ati i saj, Ganiu dëshironte që e bija të ndahej nga i fejuari i saj që dukej se nuk ishte një njeri i denjë, atëherë vetëm një adoleshente, Blerina vendosi të martohej me Adriatikun për shkak të opinionit në fshat.

Pas martese ajo solli në jetë dy djem, por aty nisën edhe problemet me Adriatikun , i cili e dhunonte dhe nuk e linte të dilte nga dera e shtëpisë.

Jo vetëm kaq, por shumë shpejt ai filloi ta trafikonte si prostitutë duke e detyruar të shkonte me meshkuj për të fituar para. Blerina “punoi” për rreth 4 muaj, derisa një person e ndihmoi për ta denoncuar bashkëshortin. Ajo i la një vendtakim atij për t’i vërtetuar policisë gjendjen e saj, por Adriatiku e kuptoi dhe u largua. Pas 6 muajsh policia arriti ta arrestonte dhe e dënoi me 19 vite burg, por Blerina duke menduar për fëmijët e saj e fali dhe u kthye me të. Adriatiku vazhdoi ta dhunonte dhe prostituonte, ndaj ajo vendosi që të largohej dhe shkoi sëbashku me fëmijët tek e ëma. Kështu Adriatiku u fut përsëri në burg ku është akoma, ndërsa Blerina vazhdoi jetën e saj ku u njoh me një burrë tjetër, me të cilin lindi edhe një djalë. Ajo ishte e detyruar të punonte në një lokal nate për 3 vite si valltare për të fituar para që të mund të mbijetonte e të rriste djemtë e saj.

Por sipas saj edhe ai sillej përsëri keq tregoi ajo në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”.

Ajo u shpreh:

Rashë nga shiu në breshër. Edhe ai sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji, kur më dhunoi shumë keq, mora fëmijët dhe ika. Tani nuk jam më me të.

Blerina rrëfehet se i ati i saj, Ganiu nisi të pinte shumë alkool kur mësoi se çfarë i kishte ndodhur të bijës nga bashkëshorti i parë, pasi e përjetoi shumë keq.


Ajo tha:

I thoja çdo natë, edhe mbrëmë i thashë: ‘Ba, mos pi, rri i qetë sepse çdo problem unë e kam kaluar dhe unë do t’i kaloj. Ti mos e vrit mendjen sepse kur i kam kaluar disa gjëra edhe më të vështira në jetë, do t’i kaloj edhe këto!”

Ajo tregon se e do shumë njerkën e saj, Vjollcën sepse ajo e ka mbështetur dhe e ka pranuar në shtëpi, ndryshe nga e ëma që e dëboi kur kishte më shumë nevojë për të. Ndaj Blerina premton se do ta respektojë sa të jetë gjallë.

Blerina tregoi:

Nëna më dëboi nga shtëpia kur u ndava nga bashkëshorti sepse ishte nusja e djalit në shtëpi. Nëna tha: Nesër, pasnesër ti martohesh, ikën e sheh jetën tënde, unë prapë ngel me djalin. Më mirë ti ik nga shtëpia, unë mbaj djalin. Kam marrë dy fëmijët e vegjël dhe kam fjetur poshtë urës 2 ditë e 2 netë. Babi, unë jam sot këtu vetëm për ty dhe Vjollcën. Ti për mua ke bërë gjithçka. Një kërkesë kam për ty, vetëm alkoolin mos ta përdorësh sepse ty po të shkatërron gjithçka. Kurse Vjollcës i them që e dua shumë dhe ka zëvendësuar vendin e nënës. Unë asnjëherë nuk kam për t’ju lënë. Të flasë kush të dojë, le të flasin pas kurrizit, por unë jam kjo. Kur ta them fjalën që jam me ty, unë jam me ju dhe kam për të qenë sa të jem gjallë.”

Burri i parë e nxori prostitutë e me të dytin “e hëngri” më keq, Blerina rrëfehet mes lotësh për vuajtjet e saj Read More »

Zbulohet djali i shqiptarit nga SHBA, komandant i ISIS-it

Shqiptaro-amerikani u bën thirrje myslimanëve në SHBA të kryejnë sulme terroriste

“The Atlantic” ka botuar sot një speciale të gjatë për djalin e pronarit shqiptar të një picerie në New Jersey që është vënë në krye të Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS).
Ka pasur edhe raste të mëparshme shqiptarësh të përfshirë në terrorizëm dhe në radhët e ISIS, po asnjë nuk ka arritur në nivelin e Zulfi Hoxhës.

Hoxha njihet tani si një nga komandantët kryesorë të Shtetit Islamik dhe një nga fytyrat e përpjekjeve të grupit për rekrutim.
Sipas të dhënave federale, ai u largua nga SHBA në 6 prill 2015 dhe katër ditë më vonë ndodhej në një kamp stërvitor të ISIS. Për gjashtë muaj sipas disa zyrtarëve të rendit dhe sigurisë, ai ishte personazh në një video të tmerrshme.
Këto rrjete janë të rëndësishme për rekrutimin e të rinjve për t’u dërguar në Irak e Siri. Disa prej tyre, si Zulfiu janë lidhur nëpërmjet internetit dhe pastaj me anë të kontakteve të reja, lidhen me ndihmës të ISIS që i sigurojnë udhëtimin drejt Sirisë.
Sot, ISIS është duke humbur gjithnjë e më shumë terren dhe pyetja që vijon është ku do të shkojnë këta njerëz që po humbasin luftën?

Në maj 2017, zyra e medias së ISIS, në provincën Nineveh, në Irak lëshuan një video 45-minuta me titullin: “Ne do t’i kthejmë me siguri në rrugët tona”. Ashtu si shumë video nga ISIS edhe në këtë shfaqen disa luftëtarë vullnetarë nga vende të ndryshme. Një nga njerëzit e maskuar është një amerikan që e quan veten “Abu Hamza al-Amriki.”

Duke folur me theks amerikan, ai kritikon Amerikën dhe u bën thirrje besimtarëve në SHBA që të bëjne sulme brenda vendit: “A nuk jeni në gjendje që t’ia ngulni thikën një kafiri? Ta hidhni poshtë nga një ndërtesë? Ta shtypni me makinë? Çlirojeni veten nga zjarri i Ferrit duke vrarë një kafir”.

Më pas ai tregon para kamerës disa raketahedhëse, prodhim amerikan, që thotë se ua kanë marrë grupeve të armatosura kurde dhe Shiite pasi ISIS i ka mposhtur në fushëvbetejë.

Pas një hetimi dyvjeçar të kuadrove amerikane që kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak, agjentët federal më në fund kanë zbuluar se Abu Hamza al-Amriki i videos është Zulfi Hoxha.

Në kohën e regjistrimit të videos Hoxha ishte rreth 25-vjeç. Duke qenë se ka shkuar në Siri më pak se tre vjet më parë, ngjitja e tij në krye të ISIS ka qenë shumë e shpejtë. Ai nuk dihet se ku ndodhet sot, por nisur nga videoja e majit 2017, duhet të ketë qenë në atë kohë në Irakun veriperëndimor.
Kjo është hera e parë që agjensitë amerikane të zbulimit arrijnë të gjejnë identitetin e një prej amerikanëve që janë shfaqur në videoklipet e propagandës së ISIS-it. Edhe kur zbulohen emra nuk është politikë e qeverisë amerikane që të bëjë publike emrat e luftëtarëve nga SHBA. Mirëpo, Zulfi Hoxha është rast më ndryshe për shkak të statusit të lartë që ka si komandant në ISIS.
Ai mund të ketë qenë personazhi edhe i një videoje në tetor 2015, në të cilën një amerikan ia pret kokën brutalisht një ushtari kurd të peshmergës, “për t’i dërguar mesazh Obamas”.
Ekspertët nuk e dinë se si ka mundësi që Zulfi Hoxha u ngjit kaq shpejt kaq lart në strukturën e hierarkisë së Shtetit Islamik. Ndoshta u ka lënë mbresë udhëheqësve të organizatës me gatishmërinë e tij për të marrë pjesë kaq shpejt në prerjen e kokës së një ushtari armik.
Ajo që dinë me shumë saktësi tani është se cilët njerëz e kanë ndihmuar për t’u larguar drejt Sirisë si dhe veprimtarinë e tij në rrjetet sociale ku ka shprehur dukshëm pikëpamjet e tijk të sakjshme në përkrahje të ISIS-it. 

Zbulohet djali i shqiptarit nga SHBA, komandant i ISIS-it Read More »

6 Prill 1939, si u dha kushtrim ne Radhime dhe gjithe burrat e fshatit u mblodhen ne Dukat te Hani i Abaz Geges dhe . . . !

LUFTA E DYTË BOTËRORE
RADHIMA, TOTALISHT ME LËVIZJEN ANTIFASHISTE
6 Prill 1939!
Kushtrim në Radhimë! Pothuajse të gjithë burrat e fshatit drejt Fushë
Dukatit; tek hani i Abaz Gegës. Për pak kohë numri arriti mbi 400 vetë nga
krahina jonë. Të shqetësuar kërkonin armë përpara komandës së
xhandarmërisë. Fjalët qarkullonin se mbreti kishte ikur nga Shqipëria;
italianët përsëri në Vlorë, prapë l uftë…
7 Prill 1939! Në Radhimë një zhurmë mbytëse po dëgjohej, e cila sa vinte e
shtohej. Kur dita zbardhi ushtarët italianë kishin zbarkuar në Skelë e në plazh
të Vjetër. Pa mbushur 20 vjet, përsëri ata në Vlorë. Por do ta mbrojmë
qytetin, s’ka vend për të huajt këtu!…
Ne Radhime plot fshatarë dolën në hundë të Erizit, nga ku dukej gjithçka
si në pëllëmbë të dorës; të tjerë që me natë, ishin nisur në këmbë drejt
Vlorës. Edhe rrugës takuan plot krahinorë; në Skelë, plazh te vjeter; të tjerë
burra nga kazaja dhe qyteti i prisnin, ndermjet te cileve me a rme ne dore
edhe Beqir Shuaipi. Poor, pothuajse asgjë. Në heshtje ata panë mjetet e
motorizuara se si mbushën skelën; avionët që nxinin mbi kokë, etj. Nuk
kishin ç’të bënin; disa pushkë ne Skele, ne plazh te vjeter e pastaj ne pritje te
nje urdheri tjeter ne Qafe te Topit dhe asgjë më tepër. Mbreti ishte larguar;
populli i pa armatosur… Ata kokë ulur shtërngonin grushtat, shanin nëpër
dhëmbë e asgjë më tepër…*
Pushtuesit zaptuan gjithçka, morën kontrollin kudo. Jua lamë vetë… Në
Çipe, Ramec, Moçale, Jonufër, Ravenë, Llogora, etj reparte ushtarake.

Në rrëzë të Ramecit dhe në rreth të Mullirit, dy depo municioni, ndër më të
mëdhatë në Shqipëri. E kudo kontroll, ndalim kalimi, mungesë lirije, mungesë
frymëmarrje. Mbas pushtimit të Shqipërisë, nëpërmjet tokës tonë, Italia
su lmoi Greqinë fqinje. Gjatë kësaj kohe më 1940 në Radhimë erdhi vetë kreu
i fa shizmit italian Benitto Mussolini për të vizituar të pla gosurit, të cilët
përkohësisht ishin dislokuar në Virua. Këtë luftë italianët e humbën si rezultat
i rez istencës heroike të popullit grek, të mbështetur edhe nga aleatët. Për t’u
përmendur është ngjarja e ndodhur me 14 Mars 1941, kur anija spitaliere
italiane e quajtur “PO”, qëndronte në spirancë përballë brigjeve të Radhimës.
Këtë datë në mbasdite në pritje për të tërhequr të pla gosurit që vinin nga
fronti grek ajo u su lmua nga avionë bom bardues anglezë, duke u fundosur
afërsisht një milje nga bregu. Nga 597 persona (të plagosur, ekuipazh dhe
personel që ndodheshin në bord) u mb ytën 23, ndër të cilët edhe tre
infermiere. Të tjerët dolën me not dhe me mjete shpëtimi në vendin e quajtur
Çipe, ku një ndër tá ishte edhe vajza e Mussolinit, Edda Ciano, që shërbente
si infermiere në këtë anije.*

Nga Neki Lameborshi

6 Prill 1939, si u dha kushtrim ne Radhime dhe gjithe burrat e fshatit u mblodhen ne Dukat te Hani i Abaz Geges dhe . . . ! Read More »

Radhime-Nga e ka marre fjalen ‘Rameci’ ! Kuptimi i plote i fjales. Nga Neki Lameborshi

Rameci eshte nje pllajë e pjerrët, që përfundon me shkëmbinj të thepisur në Kanulin e bukur në
buzë të detit. Në gjuhën bullgare, ramec do të thotë shpinë, formë të cilën ka
ky vend.

Ndofta qysh në mijë vjeçarin e I-rë, banorët e kanë quajtur shpinë,
kurriz e me ardhjen e pushtuesve, ju fol me të njëjtin emër, por tashmë
bullgarisht…

Gjatë Luftës së I-rë e të II-të Botërore në Ramec ka qenë e
dislokuar një bateri artilerie e pushtuesve. Përmendet në histori si
vendndodhja e depove të municionit nga më të mëdhatë në jug të
Shqipërisë, të cilat u hodhën pjesërisht në erë nga çetat vullnetare Radhimë
e Tragjas dhe plotësisht nga çeta“Plakë”, e ndihmuar edhe nga një grup
çobanësh radhimjotë.

Gjatë këtij aksioni është vrarë Mustafa Bello nga fshati
Vajzë, partizan i çetës “ Plakë”, sot dëshmor i Atdheut

Radhime-Nga e ka marre fjalen ‘Rameci’ ! Kuptimi i plote i fjales. Nga Neki Lameborshi Read More »

Njihuni me 26 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

E hartuar nga Celebrity Net Worth, ketu renditen 24 njerëzit më të pasur në botë të të gjitha kohërave. Mansa Musa I udhëhoqi Perandorinë Maliane të Afrikës Perëndimore në fillim të viteve 1300, dhe e kishte ndërtuar pasurinë e tij duke shfrytëzuar prodhimin e kripës dhe arit në vendin e tij. Shumë xhami që ndërtoi shekuj më parë, qëndrojnë ende sot. Kjo ështe lista e plotë e 26 njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave :

Mansa Musa I, (Sundimtari i Perandorisë Maliane, 1280-1331) 400 miliardë dollarë
Familja Rothschild (1740-) 350 miliardë dollarë
John D Rockefeller (industrialist, 1839-1937) 340 miliardë dollarë
Andrew Carnegie (industrialist, 1835-1919) 310 miliardë dollarë
Car Nikolla II i Rusisë (Perandori i fundit i Rusisë, 1868-1918) 300 miliardë dollarë
Osman Ali Khan, Asaf Jah VII (sundimtari i fundit i Hyderabad, 1886-1967) 236 miliardë dollarë

William the Conqueror (Mbreti i Anglisë, 1028-1087) 229.5 miliardë dollarë
Muamar Gadafi (ish lideri libian, 1942-2011) 200 miliardë dollarë
Henry Ford (themeluesi i kompanisë Ford Motor, 1863-1947) 199 miliardë dollarë
Cornelius Vanderbilt (industrialist, 1794-1877) 185 miliardë dollarë

Alan Rufus (Shoqërues luftarak i Uilliam the Conqueror, 1040-1093) 178.65 miliardë dollarë
Bill Gates (Themeluesi i Microsoft, 1955-) 136 miliardë dollarë
William de Warenne, Earl i Surrey (fisnik Norman, ?? – 1088) 146.13 miliardë dollarë
John Jacob Astor (biznesmen, 1864-1912) 121 miliardë dollarë
Richard Fitzalan, i 10-të i Arundel (fisnik anglez, 1306-1376) 118.6 miliardë
John of Gaunt (biri i Edwardit III, 1330-1399) £ 110 miliardë

Stephen Girard (tregtar mongolez 1750-1831) 105 miliardë dollarë
Alexander Turney Stewart (sipërmarrës, 1803-1876) 90 miliardë dollarë
Henry, Duka i parë i Lancaster (fisnik anglez, 1310-1361) 85.1 miliardë dollarë
Friedrich Weyerhaeuser (sipërmarrës, 1834-1914) 80 miliardë dollarë
Jay Gould (sipërmarrës, 1836-1892) 71 miliardë dollarë

Carlos Slim (biznesmen, 1940-) 68 miliardë dollarë
Stephen Van Rensselaer (pronar tokash, 1764-1839) 68 miliardë dollarë
Field Marshall (themelues i Marshall Field & Company 1834-1906) 66 miliardë dollarë
Sam Walton (themeluesi i Walmart, 1918-1992) 65 miliardë dollarë
Warren Buffett (investitor, 1930-) 64 miliardë dollarë.

Njihuni me 26 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave Read More »

Befason shkencëtari: Nuk jemi krijuar as nga Zoti dhe as nga majmuni, ja nga e kanë origjinën njerëzit

Një pjesë e konsiderueshme e njerëzimit dhe gjithçka që e rrethon atë, nuk është material “autokton” i galaksisë sonë, por i mbërritur miliarda e miliarda vite më parë nga hapësira.

Në këtë përfundim ka mbërritur studimi i fundit i kryer duke shfrytëzuar simulimin kompjuterik të atyre që njihen si “transferta ekstragalaktike”.

Këto të fundit janë një zbulim relativisht i ri për shkencëtarët, që thonë se bëhet fjalë për erëra të forta në hapësirë që transportojnë me vete materiale nga njëra galaksi në tjetrën.

E në bazë të këtij simulimi, thotë astrofizikani udhëheqës i studimit, Daniel Anglés-Alcázar, mund të themi se me gjasa njerëzimi dhe një pjesë e konsiderueshme e materies, jo vetëm në sistemin tonë diellor, por në gjithë “Rrugën e Qumështit” është “emigrante” nga galaksi të tjera.

“Duke pasur parasysh sesa shumë materie e ekstragalakstike mund të ndodhet në galaksinë tonë, mund ta quajmë veten pa asnjë frikë si emigrantë ndërgalaktikë”, thotë ai.

Befason shkencëtari: Nuk jemi krijuar as nga Zoti dhe as nga majmuni, ja nga e kanë origjinën njerëzit Read More »

Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore, Sokoli tregon momentet e fundit të Enverit

Djali i Enver Hoxhës, Sokol Hoxha ka rrëfyer detaje të reja për diktatorin dhe sidomos për castet e tij të fundit.

Ai thekson se Enveri ishte i kthjellët deri në fund dhe sipas tij, në dukje ruajtja e etikës për anën shëndetësore të liderit ishte e domosdoshme, çka ishte e përkryer edhe brenda në familje.

“Fakt është që kur kemi parë filmimet në vitet ’90, jemi traumatizuar, se vetë ne nuk e njihnim babanë në atë gjendje, prej protokollit të etikës e jo më të filmuar e shpërndarë në të gjithë botën. Përveç këtyre momenteve faktike, dua të theksoj faktin që unë e njoh babanë të kthjellët deri në fund të jetës duke e takuar çdo ditë, natyrisht në momente të posaçme kur na kërkonte ai, sepse dy muajt e fundit të jetës si i paralizuar dhe me kujdesin për të mos folur edhe para nesh prej vështirësisë, komunikonte vetëm me mamanë, e cila na i transmetonte ne.

Pas ’90 e shoh të filmuar nga Sulo Gradeci duke u transportuar në karrige me rrota nga bashkëshortja dhe Ramiz Alia për në mbledhje të Komitetit Qendror, e për më tepër në momente jo të rregullta mendore, siç unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Shfrytëzuar këto çaste sigurisht të izoluara, kjo përbën një qëllim të poshtër, jo vetëm ndaj imazhit të tij, por ndaj Shqipërisë për t’u maskuar pas alibisë që është ky njeri kaq monstruoz “për pushtet vetjak” që na ka qeverisur”- thotë ai.

Në karrocë me rrota dhe përçartje mendore, Sokoli tregon momentet e fundit të Enverit Read More »

“Më martoi babai 3 herë me zor”, gruaja kërkon ndihmë, por i vëllai e fëlliq në Tv

Martesa e parë e saj u bë në vitin 2000. Një lidhje me shkesi e iniciuar nga babai dhe familja. Emigruan në shtetin grek, por u kthyen prej andej shumë shpejt pasi bashkëshorti ndiqej nga Interpoli dhe ajo mori vesh për herë të parë se ai kishte kryer një vrasje. Nga martesa me të kishte sjellë në jetë një vajzë, e cila shkonte e takonte babain në qeli deri në momentin kur ai kreu vetëvrasje.

Pas dështimit të kësaj martese dhe vuajtjeve të pafundme që ju desh të kalonte familja sërish e lidhi me një tjetër njeri. Solli në jete një tjetër vajzë, por pas një zënke me thika edhe bashkëshorti i dytë do të përfundonte në izolim. E gjendur në një situatë të tille me 2 vajza të vogla u kthye serish tek familja e saj, por vëllai nuk e pranonte, sjellja e ashpër dhe agresive e tij e detyroi të atin të rregullonte për të bijën një martese të tretë.

36-vjeçarja e konsideron këtë martese një tjetër ferr, pasi bashkëshorti vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi solli në jetë një djalë me të edhe kjo martese mori fund. Ai e dhunoi të birin aq shumë sa përfundoi në reanimacion dhe Sonilës nuk i ngeli me asgjë tjetër përveçse të largohej një herë e përgjithmonë. Sot Sonila ka me shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e familjes, pasi njëri prej vëllezërve e ka përzënë nga banesa duke e lënë në mëshirë të fatit.

Sonila, nënë e tre fëmijëve tregon se si e martoi babai për tri herë radhazi, ndërsa tashmë jeton me nënën e saj të moshuar, por pa përkrahjen e vëllezërve.

“Më martoi babai. Nuk i kam kundërshtuar kurrë prindërit, dhe as vëllezërit më të mëdhenj. Pasi u martova për herë të parë, zbulova gjatë kohës që isha shtatzënë se burri kërkohej nga Interpoli për vrasje. Më pas ata e burgosën dhe më pas u vetëvra në burg. Më pas më martuan sërish, nga ajo martesë linda sërish një vajzë. Por edhe ai gjatë një konflikti me thikë u plagos dhe u fut në burg. Më pas më martuan për herë të tjerë, me një person me probleme mendore. Me të linda një djalë, por desh ma vrau, e ika nga shtëpia. Si fillim shkova tek mbesa, pastaj tek nëna ime. Por më pas më përzunë. Dua që të më mbështesin dhe të më përkrahin fëmijët”, tha Sonila. Ndërkohë, një tjetër version për ngjarjen tha vëllai i saj, Arjani.

Në një lidhje telefonike për emisionin, vëllai i 35-vjeçares pohoi se e kishte mbështetur gjithmonë motrën e tij dhe fëmijët e saj, ndërsa nga ana tjetër i ‘nxori’ në dritë një konflikt me ish-burrin e dytë. Arjani tha se Sonila i kishte thënë burrit të saj të dytë se vajzën nuk e kishte me të.

Arjani: Ajo duhet t’ja dijë për faleminderit motrave dhe vëllezërve. Le ta dëgjojë gjithë Shqipëria. Pasi Sonila kur ka pasur debat me burrin e dytë, në syrin tim i ka thënë që; se kam vajzën me ty. Këto të tregoj Sonila. Nëse ka pasur mbështetje, ta harroj. Unë e kam ndihmuar si Perëndinë dhe kudo që të shkojë ajo është motra ime.

Sonila: Dua një mbështetje më shumë dhe të sillet pak më mirë të paktën me fëmijët e mi.

Arjani: Unë fëmijët e t’u si ndaj nga fëmijët e mi. Sonila unë djalit tim si dhashë asgjë, dhe djalit tënd po. Shpirtin nuk ua jap dot. Ça do më ti? Djali ishte deri në orën 20:00 tek unë, shpitin s’ta jap dot më. Tek fëmijët bëj shumë.

Sonila: Sillu pak më butë me fëmijët e mi

Arjani: Normale. Kur fejoi vajzën nuk më pyeti. Ndaj do rri si ‘uji i ndenjur’.

“Më martoi babai 3 herë me zor”, gruaja kërkon ndihmë, por i vëllai e fëlliq në Tv Read More »