Dona Morton, 31vjeç, ka sëmundjen që prekin neurone motorike (MND)dhe shanset janë se ajo nuk do të jetojë gjatë sa Abigail, vajza e saj të rritet. Burri i saj, Uill, 37 vjeç, tha: ” Abigail ishte vetëm tre muajshe kur Dona filloi të tregonte shenja se diçka nuk shkonte mirë”.
Ajo tha: “Rreth tre muaj pas lindjes, këmbët i kisha të dobëta dhe lodhesha duke ngjitur shkallët por mendova se ishte normale pasi kishe lindur një fëmijë. Një ditë isha jashtë me familjen time dhe unë rashë dhe nuk mund të ngrihesha dot dhe më thanë të shkoj tek mjeku.
“Mjeku më diagnostikoi meanemi dhe më dha suplement hekurit, por ata nuk bënin asnjë përmirësim.” Daën priti disa muaj para se të kthehej tek mjeku ortoped, pastaj tek një anestezist dhe një urolog. Por ata përsëri nuk e zgjidhën problemin. Më në fund takoi neurologun që do t’i jepte fund kërkimit të saj për një diagnozë. Ajo u pranua në spital për analiza dhe kaloi disa javë atje, derisa iu dha lajmi i zymtë.
Ajo tha: “Ishte e tmerrshme kur e dëgjova, se kisha menduar tashmë se MND mund të ishte një diagnozë, por sepse zakonisht ndikon në njerëz të moshuar, duke shpresuar se mund të ishte diçka tjetër. Daën tha:” Parashikimi nuk është shumë i mirë, por kuptova se duhet të përfitoj sa më shumë nga ajo që kam “.
Gjysma e të gjithë pacientëve i nuk jetojnë pertej 14 muajve por Daën ka mbijetuar tashmë përtej kësaj. Në fillim gjendja e saj përparonte ngadalë, por tani ajo po dobësohet dhe nuk mund të lëvizë aspak pa karrigen me rrota. Ajo nuk mund të ngrej as dorën për të prekur hundën e saj. Një makinë e ndihmon të marrë frymë 24 orë në ditë, sepse muskujt e saj janë përkeqësuar deri në atë pikë ku nuk mund ta zgjerojnë diafragmën e saj. Daën e di se do të vijë koha kur ajo nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë për vete – duke përfshirë përqafimin e Abigail.
Ajo tha: “Ajo sjell lodrat e saj për mua dhe ne luajmë edhe pse ajo e kupton se ajo duhet të luajë ndryshe me mua. Por më mungon të jem në gjendje ta vishja dhe ti krihja flokët e saj.” Ajo tha: “Kërkimi është çelësi. Unë jam në regjistrin e njerëzve me sëmundjen MND në Skoci, dhe kam dhënë mostër të pështymës në mënyrë që gjenet e mia të mund të shqyrtohen. Nëse i përshtatem kritereve për hulumtim, do ta bëj – gjithçka që të na ndihmojë të gjejmë një kurë. ”
Kalaja e Lëkurësit mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.
Në vitet 1878 fshati u sulmua nga andartët grekë.
Zhdukja e ketij fshati dhe emigrimi i popullsise ka ardhur si pasojë e këtij sulmi.
Kalaja ndodhet midis rrënojave të fshati Lëkurës mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet sipër qytetit të Sarandës.
Ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrint.
Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL.
Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona.
Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.
Shumë udhëtarë, historianë e studiues, e kanë quajtur një krahinë të banuar nga shqiptarë me prejardhje pellazge…
Historia e një krahine, e traditës, kulturës dhe trashëgimisë së saj. Çfarë fsheh Lunxhëria dhe fshatrat e saj? Vështirësitë, problemet, pasuritë dhe mungesa e mbështetjes.
Një dokumentar i përgatitur nga gazetari Marin Mema.
Votimja ishte personazhi i radhës që kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të rrëfyer historinë e dashurisë së saj.
Një dashuri që u bë burim konflikti midis familjes së Votimes dhe asaj. Historia nis kur ajo kishte qenë në 9-vjeçare dhe kishte dashuruar një djalë në fshatin ku ajo jetonte. Ky djalë ishte Sinani, të cilin familja e Votimes kishte refuzuar ta pranonte për shkak të diferencës në moshë që ata kishin midis tyre.
Arsyeja tjetër që ata e kishin kundërshtuar këtë lidhje ishte jeta që bënte Sinani, sepse sipas tyre ai nuk ishte një njeri familjar. Pas shumë pengesash Votimja ishte martuar me Sinanin, por familja e saj e kishte mohuar.
Ajo iu drejtua programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i kërkonte falje familjes dhe të bashkohej përsëri me ta pas 6 vitesh. Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa, një tek prindërit e Votimes dhe një tek gjyshërit e saj.
Familja kishte refuzuar që të filmohej ftesa, por nëpërmjet një kamere të fshehtë u kuptua që babai i saj e dinte se kush e kishte dërguar atë. Për këtë arsye ai nuk kishte pranuar që të vinte në program. Gjithashtu edhe ftesa e dytë që i ishte dërguar gjyshërve pati të njëjtën përgjigje. Për arsye shëndetësore gjyshërit nuk kishin pranuar që të vinin në program.
Është hera e parë që në programin “Dua të të bëj të lumtur”, të ftuarit refuzojnë të vijnë në studio. Në fund Votimja i kërkoi falje familjes së saj madje tha: “Të mos më falin mua vetëm sepse jam vajza e tyre, por të më falin sepse mbesa kërkon vazhdimisht t’i takojë”.
Një i dënuar me vdekje në pritje të ekzekutimit, kërkoi si dëshirë të fundit një laps dhe një letër.
Pasi shkruajti për disa minuta, i dënuari thirri rojen dhe i kërkoi që atë letër t’ia dorëzonte mamasë së tij.
Në letër shkruhej:
“Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?
Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?
I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.
Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.
Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.
Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel
Doja t’ju kujtoj se:
Kush refuzon të dënojë fëmijën, nuk e do. Kush e do nuk heziton t’i bërtasë.
Poblemet familjare midis nuses dhe dhe vjehrres jane akoma nje plage per shoqerine shqiptare. Djali i martuar me dy femije i dergon nje leter ndjese nenes se tij pasi nuk kishte reaguar ne lidhje me sherret qe kishte pasur me nusen e tij duke i derguar nje leter asaj Kjo leter qe po shkruaj eshte nje mesazh per burrat qe mos ti harrojne nenat dhe do ti kerkoja grave qe nje here te vihen ne poziccionin e burtit te tyre Une jam nga jugu i Shqiperise nga qyteti i luleve. Tani jam babai i dy femijeve Babai im ka qene oficer kurese ime me shefe kuzhine. Ne kohen kur prindet e mi do beheshin me femi babai im u transfrrua ne kufi per dy a tre muaj. Ai u gezua shume kur ime me i tha qe ishte shtatezane e puthte dhe i fliste shpesh barkut te saj. Nje dite kur po kryente sherbimin ushtarak , nje pushk u shkrep pa dashje duke e lene ne vend babain tim. Kjo ishte nje dhimbje e madhe per nenen time qe dhe sot qe eshte 65 vjec e kujton me lot ne sy tim ate. Une vazhdova studimet e larta dhe u dashurova me nje vajze nga Shqiperia e mesme.
Ditën që i tregova sime mëje që isha dashuruar me një vajzë dhe nuk e dija nëse do t’i pëlqente edhe asaj, ajo më tha:
“Nëse të pëlqen ty, të jesh i sigurt se do të më pëlqejë edhe mua. Nëse do të të bëjë ty të lumtur, ta dish se do të vdes si nëna më e lumtur në këtë botë. Kjo është gjëja e vetme dhe e fundit që dua të shoh” – më përqafoi, më puthi e ndërkohë qante, por këtë radhë ishin lot gëzimi.
Ndenjëm një vit të fejuar dhe vendosëm të martoheshim. Edhe gratë e lagjes mbaj mend që kanë dalë kanë pastruar gjithë rrugicën, se “martohet Halimi, thoshin, ajka e fëmijëve”.
Sigurisht, të sapomartuar ishim të lumtur. Edhe ime shoqe ishte e qetë dhe e sjellshme. Pati fat e filloi punë shumë shpejt sepse një grua e nderuar doli në pension, por nuk është e thënë që gjërat të jenë gjithmonë mirë.
“Kjo s’hahet” – ulëriti një ditë ime shoqe sapo u ulëm në tavolinë kur u kthyem nga puna. I rashë pak me këmbë, për t’i dhënë të kuptonte që mund ta thoshte më butë, por s’fola. Nëna ime reagoi e para.
“Më iku dora e lëshova kripë pak më shumë se normalisht, por kam bërë gati darkën. Të të jap nëna ca nga ajo, se e rregullojmë pastaj?” – tha, ndërsa e mbajti gjithë nervin përbrenda.
Ky ishte acarimi i parë mes të dyjave, por jo i fundit. Kur u ula për të fjetur, u përpoqa me të mira t’i thoja sime shoqeje se imja ishte një nënë e veçantë që kishte sakrifikuar rininë e vet për të më rritur mua.
Ajo mund të më kishte abortuar menjëherë pas vdekjes së babait, por më lindi dhe më rriti mes gjithë mirave. Nusja, me gjysëm zëri, më kërkoi falje dhe fjetëm.
Pas disa kohësh edhe ime shoqe mbeti shtatzënë dhe sigurisht që u lumturuam. Gjatë gjithë shtatzanisë së gruas, ime më gatoi, lau, hekurosi e bëri gjithë punët.
“S’dua që të lodhesh fare, dua të më bësh një nipçe apo mbeskë të shëndetshme, pa punët e shtëpisë këtu janë. Kur të kem fuqi për t’i bërë do t’i bëj, kur s’kam, do t’i lëmë, po ti nuk do të prekësh asgjë me dorë.”
Kështu, ime shoqe ndenji si bijë mbreti jo vetëm gjatë shtatzanisë, por edhe pas lindjes së vajzës. Bëri vetëm gjysmën e lejes së lindjes se sigurisht, ishte nëna ime në shtëpi. Arriti deri aty sa, kur gruaja filloi punë, ime më tha që ta kalonim krevatin e vajzës nga dhoma e saj.
” Vajza qan natën se ajo është bebe, ndërsa ju duhet të shkoni në punë në mëngjes. Pastaj, ajo me mua po rri gjithë ditën…”
E kështu, krevati i vajzës kaloi nga dhoma e nënës sime, kurse unë e ime shoqeflinim e rehatoheshim si të ishim adoleshentë. Por e pushuar dhe e rehatuar siç ishte gruaja ime, sigurisht që do të nxirrte vickla për mirërritjen e vajzës.
“Pse s’ia ke larë buzët, moj mama? Shiko si duket çupa, sikur ka dalë nga kazani i plehrave! “– ulëriti një ditë sapo u kthyem nga puna.
Nga natyra jam burrë i durueshëm dhe i pallafe, por në atë moment më vloi gjaku. Më kujtohet vetëm që pashë krahun tim të ngrihej lart dhe kam dëgjuar zhurmën e shëmtuar që bëri ndërsa u përplas në fytyrën e bukur të gruas sime. Ajo ngriu dhe filloi menjëherë të qante. U nis për nga dhoma e gjumit që të mbyllte derën, por e ndoqa dhe arrita të hyja.
“Si ka mundësi të mos e kuptosh se ç’sakrificë po bën ime më që ne të dy të shijojmë gjithë martesën tonë? Si ka mundësi që nuk bën dot një krahasim të kushteve ku po rritet vajza jonë me fëmijët e tjerë që i ke spitaleve gjithë kohën? Vajza jonë shkon në spital vetëm kur ka vaksinat. Si dreqin arrin të mbyllësh sytë në këtë mënyrë?” – i thashë dhe dola nga dhoma.
Kur shkova në kuzhinë, gjeta time më që qante. Më kapi nga duart dhe më tha:
“Të lutem, drita e syve të mi, unë nuk jam e lumtur t’ju shoh juve të ziheni në këtë mënyrë. E bëj gjithçka që ju të dy të ndiheni mirë. I vetmi gëzim i imi është lumturia e familjes tënde” – më ktheu shpinën dhe vazhdoi t’i lante duart e buzët çupës.
E kaluam një javë në heshtje në shtëpi dhe gjërat filluan të qetësoheshin. Në fakt, heshtja kishte qenë vetëm në praninë time sepse ime shoqe kishte vazhduar të zihej çdo ditë me time më dhe ajo kurrë nuk hapi gojën të ankohej.
Pas dy vitesh, ime shoqe lindi djalin dhe filloi punë edhe më herët sesa me vajzën. Sigurisht, e kishte mendjen të fjetur që djali vetëm do të puthej e përkëdhelej nga nëna ime.
Ime më nuk pranoi as të çonte vajzën në çerdhe dhe i mbante të dy fëmijët. E kuptoja që lodhej dhe kur kthehesha mbasditeve, përpiqesha t’ia lehtësoja krahët në të gjitha mënyrat, ndërsa ime shoqe ruante thonjtë se mos i prishej manikyri.
Një ditë, ime më më tha se ishte gjyshja më e lumtur në botë.
“Jam jo vetëm gjyshe, po edhe nëna më e lumtur në botë. Kam lindur e rritur një djalë azgan dhe kam mbeskë e nip që më japin gjithë botën kur më zgjasin krahët të vijnë tek unë. E kështu fëmijët u rritën e u bënë për shkollë.
Ime më, si gjithmonë e urtë dhe e bindur, i çonte e i merrte nga shkolla e kopshti. Ndërsa vitet kalonin, ajo plakej e dobësohej. Në fillim mendova se e kishte nga mosha atë lloj dobësimi, sepse ajo nuk ankohej kurrë, por një ditë e pashë të ecte nëpër shtëpi duke u mbajtur për muri dhe i thirra mendjes. I shkova nga prapa dhe e mbajta.
“Të lutem, më thuaj, kështu ecën gjithë kohën apo pate ndonjë marrje mendsh tani për momentin?” – i thashë.
“Jam mirë bir”, – më tha ndërsa u kthye të më shihte dhe vetëm në atë moment pashë sytë e saj me lot. E gjithë bota m’u shkërmoq kur pashë ata lot dhimbjeje shpirtërore dhe fizike bashkë.
“Nesër do të shkojmë bashkë në spital”, – i thashë ndërsa e ndihmova të shkonte në banjë. E prita mbas dere dhe kur doli, e mora hopa për ta shtrirë në krevat.
“Për nesër gjej si të duash mundësinë të rregullosh fëmijët se mamanë do ta çoj në spital” – i thashë sime shoqeje.
Vizita në spital shkoi më për dreq sesa e kisha imagjinuar. Ime më ishte kujdesur për fëmijët e mi, për mua e për time shoqe, por pa patur asnjë dëshirë të vazhdonte të kujdesej për jetën e saj. Morëm ilaçet dhe e çova në shtëpi. U ula përkrah saj në krevat pasi e shtriva dhe fillova t’i flisja.
“Dua të të them diçka, e shtrenjta ime. Dashuria për ty është e njëjtë me atë që kam patur qysh ditën kur linda dhe kam pirë në gjirin tënd. Dhe të lutem, kuptoje se për mua je shumë e rëndësishme. E kuptoj që me time shoqe nuk shkoni mirë, por gruan s’e ndaj dot se janë dy fëmijët” – i thashë.
“Jooo, bir, mos ma shto dhimbjen” – foli me zërin e mekur.
“Atëherë do të bëjmë një pakt bashkë, ti do të kujdesesh për veten aq sa mundesh, ndërkohë që pasditeve do të kujdesem unë, por dije se nëse ti nuk kujdesesh për veten, unë do zihem e do ndahem e gruan time. Ti je më e shtrenjtë sesa krevati me atë, – i thashë dhe i përkëdhela faqen, e putha, qava bashkë me të dhe u nisa për në punë.
Atë ditë mbasdite, kur ime shoqe mbërriti në shtëpi, më gjeti me prerësen e thonjve në duar.
“Tani do presësh thonjtë e do t’i bësh ti punët. Mbaroi manikyri, fjalët e tua që plaka s’di të bëjë punë e gjithë yçklat e tua. Dhe ta dish që nëse edhe një herë të vetme do t’i thuash ndonjë fjalë nënës sime për ta lënduar më shumë se ç’ke bërë këto tetë vjet, ta dish se ne të dy do të takohemi vetëm në gjykatë”– i thashë ndërsa e shihja në dritë të syve.
E kuptoi që e kisha seriozisht gjithë ç’i thashë. Nga ajo ditë, ime shoqe pothuajse nuk foli më me time më, nëna ime u bë më mirë dhe e mori veten, por kujdesin për fëmijët e mi nuk e ka ndaluar as edhe një sekondë.
Tani jam më i qetë, por e kuptoj që i gjithë faji kishte qenë i imi. Jam rritur i llastuar dhe mendova se zgjat gjithë jeta ashtu. Tani, gruaja ime vazhdon t’i varë turinjtë herë pas here, por mua aq më bën, mjafton të mos ma ngacmojë mamanë.
Të lutem më fal nëna ime, ma bëj hallall gjithë vuajtjen që të shkaktova duke mos
Një nënë e mençur e cila i kishte tre djem dhe i kishte rritur me mundime të shumta pasi burri i saj kishte ndërruar jetë prej kohësh fillon tregimin e saj dhe thotë:
Unë i kam tre djem dhe të gjithë elhamdulilah janë martuar… erdhi koha që të ndahen dhe secili të dal në shtëpinë e tij…
Ende nuk dija se me cilin djalë të shkoj e ta kaloj pjesën e mbetur të jetës time dhe të shijoj pak rehati dhe lumturi në atë shtëpi në të cilën do të jetoj…
Më erdhi një ide dhe vendosa që natën e parë ta kaloj te biri im i madh, në mëngjes kur u zgjova kërkova prej nuses së tij të më sjell pak ujë që të marr abdes, pasi mora abdes dhe i fala dy reqate namaz, ujin e mbetur në enë e hodha mbi shtratin në të cilin fjeta….
Kur erdhi ta rregulloj dhomën time, i thash nuses: oj bija ime kështu është halli i pleqve, e kisha lag shtratin natën pa e hetuar…
Ende pa i përfunduar fjalët e mia, filloi të më bërtas reja ime dhe të më quaj me fjalët më të rëndë, derisa sa më tha: oj pshurravicë, tani vet kape e laje dhe thaje këtë shtrat se na e qelbe krejt shtëpinë e re, nëse edhe njëherë ndodh dije se çka ka me të gjetë..
E mbajta hidhërimin në gjoksin tim, por lotët nuk munda t’i mbaj, e mora e pastrova shtratin e tera, kur e takova birin tim të madh, edhe ai më shikonte me zemërim dhe e kishte vrenjtur fytyrën e tij…
Në natën e dytë, shkova të flejë te biri im i dytë, dhe veprova të njëjtën gjë, u hidhërua edhe reja e dytë, më ofendoi rëndë dhe e ftoi birin tim i cili më ofendoi më shumë se sa gruaja e tij, duke më thënë: nuk du me jetu ma me këtë pisllëk me të cilin kam jetu qe sa vite..
Dola prej tyre, e përbuzur dhe e nënçmuar dhe u drejtova te shtëpia e birit tim të vogël, kur u zgjova në mëngjes i kërkova ujë si zakonisht nuses dhe veprova të njëjtën gjë me ujin e mbetur, kur erdhi ajo, i tregova për urinën time…
Mu drejtua me fjalët: mos ke dert oj nënë … se kështu është gjendja e të moshuarve….sa herë e kemi bë nevojën në rrobat e juaja kur kemi qen të vegjël…t’i je zonjë në shtëpinë tonë, mos u ngushto për asgjë…
pastaj e pastroi shtratin e parfumoi, mi mori edhe pizhamet e mia të cilat i pastroi…
Shkova te oda vjetër dhe i nxora gjithë lirat e mia që i kisha kujtim nga bashkëshorti dhe nëna ime, i ftova tre djemtë me nuset e tyre dhe fillova t’ua tregoj ngjarjen, e u thash:
Ai uji mbi shtrat nuk ka qen urinë, por unë e kam hedh ujin e abdesit me qëllim që me jua pa fytyrën tuaj të vërtetë..
U drejtu kah reja e saj e vogël dhe tha: Kjo është bija jem me të cilën du me i kalu këto ditë të jetës time, se ju më bërët të qaj si fëmijë, kurse kjo më ledhatoi dhe më gëzoi si fëmijë…
Andaj këto lira i takojnë vetëm kësaj si dhuratë për sjelljen e saj…
Dy djemtë e mëdhenj së bashku me nuset e tyre mbetën të shtangur dhe u penduan thellësisht për veprimin e tyre…
Pastaj iu drejtova djemve të mi me këto fjalë: këtë do t’ua kthejnë fëmijët tuaj kur të mplakeni o bijtë e mi andaj përgatituni për pendim në këtë ditë ashtu siç i rash pishman unë për mundin tim ndaj jush përveç vllaut tuaj të vogël… ai ka me jetu i nderuar dhe ka me taku Zotin e tij i gëzuar…. e juve nga kjo ju privuan grat e juaja kur nuk ia mësuat vlerën e nënës tuaj.
Kjo krahinë shtrihet midis Lumit të Shushicës dhe atij të Borshit në Perëndim të Vjoses në Veri e Verilindje dhe të Kardhiqit në Jug.
Për vetë karakterin e terrenit ku shtrihet krahina dhe fshatrat që e përbëjnë atë, Kurveleshi ndahet në Kurveleshi i Siperm dhe Kurvelesi i poshtem. Kurveleshi i Siperm përbëhet historikisht nga 10 fshatra dhe konkretisht : Gusmari, Vermiku, Nivica, Rexhini, Progonati, Kekdushi, Golemi, Kaparieli, Picari dhe Kolonja (në përbërje të kësaj të fundit hyn edhe Medari). Kurveleshi i poshtem përfshin 5 fshatra : Kuç, Bolenë, Kallarat, Fterre dhe Çorraj.
Krahina e Kurveleshit ka sipërfaqe të përgjithshme prej afro 700 km². Është zonë malore, e ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut e pjesërisht nga flishi, me reliev të lartë e të ashpër në pjesën më të madhe të tij, që në Kurveleshin e Sipërm merr karakterin e një rrafshnalte shumë të copëtuar nga përrenjtë me shtretër të thellë e gryka të ngushta në trajtë kanionesh (deri 150 m të thella), rrëpirash e humnerash (si në Nivicë, Lekdush etj.). Janë të përhapura shumë dukuritë dhe format karstike si : gropa, puse, galeri, shpella si dhe mjaft fusha karstike (fusha e Progonatit, e Golemit etj.), ku janë përqendruar edhe qendrat kryesore të banimit dhe tokat bujqësore. Ujërat e shirave e të borës së shumtë, nëpërmjet hinkave, puseve e të çarave të tjera karstike, depërtojnë shpejt në thellësi të tokës. Kjo bën që, sidomos Kurveleshi i Sipërm, të ketë burime të kufizuara uji. Rrjedhojë i karstit është edhe varfëria e bimësisë, sidomos në Kurveleshin e Sipërm. Më e pasur është zona barishtore me kullota të shumta, ku gjenden shumë bimë mjekësore, mjaltesa e aromatike (çaji, salepi, trëndelina etj.), duke e bërë Kurveleshin një vend të përshtatshëm për zhvillimin e blegtorisë, sidomos asaj të imët (deles, dhisë etj.).
Kurveleshi e kryesisht ai i Sipërm, në pikëpamje natyrore, është një kështjellë nga ku, për të dalë në qendër të tij, në Gusmar, mund të futesh vetëm nëpër disa drejtime e kryesisht grykash malore si : Gryka e Bënçës, Gryka e Vërmikut, Gryka e Borshit për në Kuç e Grykë të Shurit deri në Gusmar dhe Gryka e Kaparielit, që të nxjerr në Golem-Gusmar apo edhe Qafa e Kreshtës. Ky pozicion gjeostrategjik e shkëput disi Kurveleshin, sidomos atë të Sipërm, nga krahinat e tjera dhe ka favorizuar qëndresën e armatosur të kurveleshasve, por edhe ruajtien e vlerave etnokulturore sa më autoktone.
Në vitin 1606 një çetë nga Kurveleshi sulmoi sanxhakbeun e Delvinës, i cili kishte marrë përsipër të vilte taksat në sanxhakët e Vlorës, Delvinës, Elbasanit etj., dhe i rrëmbyen xhizjen e vjelë.